Ka nsiur procesi i numërimit të votave pro dhe kundër, referendumit kushtetues në Itali mbi reformën e drejtësisë. Numërimi ka nisur që në orën 15:00 ndërkohë që tani po dalin të dhënat e para të cilat tregojnë për një dështim të nismës së kryeministres Giorgia Meloni.
Sipas përditësimit të fundit, pro ndryshimeve kushtetuese kanë votur rreth 45.33 për qind ose (4,518,294 vota). Kundër ndryshimeve kushtetuese kanë votuar 54.67 për qind ose (5,449,468 vota)
Trendi tregon për një epërsi të atyre që i kanë thënë (Jo) ndryshimeve kushtetuese, por ka ende shumë kuti për t’u numëruar. Aktualisht mësohet se janë numëruar vetëm 24,362 qendra nga 63,740 në total.

Vlen të theksohet se në dy ditët e votimit, kanë marrë pjesë 26,972,681 qytetarë me të drejtë vote, ose rreth 58.93 për qind e votuesve.
Numërimi po ecën me ritëm të shpejtë, por ende mungojnë shumë qendra, sidomos nga rajonet jugore dhe ato jashtë vendit, ku vota për (Jo) zakonisht është më e fortë. Të dhënat e plota priten në orët e ardhshme të pasdites/së mbrëmjes së sotme, ndoshta deri në mbrëmje vonë ose natën.
Kujtojmë se ky është një referendum konfirmues: nuk kërkohet quorum, vendos shumica e votave të vlefshme. Nëse (JO) konfirmohet si shumicë, ligji kushtetues i miratuar në tetor 2025 nuk hyn në fuqi dhe Kushtetuta mbetet e pandryshuar. Nëse (PO) merr shumicën reforma hyn në fuqi menjëherë.








