Diskutohet Media, paqa dhe siguria në kongresin e 50-të të UPF

0

Shkruan nga Dakar Arben   Lagreta*

“Media, paqa dhe siguria” ishte tema e Kongresit të 50-të të Unionit Ndërkombëtar të Shtypit Frankofon – UPF  i cili u mbajt në Dakar nga 9 deri në 12 janar të këtij viti. Ditën e celjes zyrtare të këtij eventi ndërkombetar të përvitshëm ishte i pranishëm edhe Presidenti i Senegalit Macky Sall i cili përshëndeti gazetzrët e pranishëm të UPF me një fjalim.

Nga vizita zyrtare ne Shqiperi e Presidentit te Kosoves Behgjet Pacolli, tetor 2011

Ishin të pranishëm edhe Presidenti  Ndërkombëtar i UPF, senegalezi Madiambal Diagne,  Madiambal DIAGNE, Sekretarja e Përgjithshme Ndërkombëtare e UPF Zara Nazarian, i dërguari i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, deputeti Bruno FUCHS si dhe i ftuari i Nderit të Presidentit të Senegalit, ish Presidenti i Kepit të Gjelbër Jorge Carlos de Almeida Fonseca(2011-2021).

Ndërkohë duke shfrytëzuar hapësirën kohore për t’i drejtuar pyetje apo edhe mesazhe këtij paneli, ndërmjet të tjerash u shpreha:

“Jo vetem Afrika ka probleme në kuadër të të drejtave të njeriut si dhe të lirise së shtypit dhe të shprehjes së mendimit por edhe në disa vende të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja dhe Serbia ku të paktën që prej 15 vjetësh ka një rikthim të tendencave autoritariste dhe një regres të theksuar përsa i takon lirisë së shprehjes së mendimit, të shtypit dhe shkeljes së të drejtave demokratike dhe ekonomike  të gazetarëve por edhe të drejtave të njeriut në pergjithësi. E gjitha kjo po ndodh në një vend si Shqipëria e cila është në mes të Europes ose vetëm 1 orë e gjysëm me avion larg nga Parisi. Sipas raportit të fundit të Reporteret pa Kufij (Reporter sans frontiere) Shqipëria ka humbur 20 vende në klasifikimin e përgjithshëm botëror përsa i takon lirisë së shtypt dhe të shprehjes së mendimit duke e radhitur atë të fundit në Ballkan dhe në nivele të përafërt me vendet e fundit të Afrikës. Në këtë kënvështrim Shqipëria ndodhet në Europë vetëm në aspektin gjeografik.

Nga fjala e Presidentit te UPF MADIAMBALBDIAGNE

Paneli i përbërë nga personalitetet e mësipërme si dhe audienca pej më shumë se 200 gazetarësh frankofonë të ardhur nga 4 kontinente si dhe gazetarët vendas  u informuan për paradoskin që po luhet të paktën në dekadën e fundit në rajonin historikisht të trazuar dhe problematik të Ballkanit Perëndimor në të cilin po lobojnë fort për të influencuar krahas Bashkimit Europian, tashme edhe Rusia, Kina dhe Turqia. Duke e parë në këtë këndvështrim kërkova po aty që  rajoni i Ballkanit Perëndimor të ketë më shumë hapësirë në projektet dhe aktivitetet ndërkombëtare të UPF e jo vetëm të presim një vit për tu takuar drejtpërdrejt nga kongresi në kongres.

Kanë përshëndetur gazetarët e pranishëm në Kongresin e tyre të 50-të Presidenti i Senegalit Macky Sall, Presidenti Ndëkombëtar i UPF Madiambal Diagne si dhe deputeti i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë Bruno Fuchs.

Kongresi i 50-te i shtypit frankofon i ka vijuar punimet në ditët në vijim ku isha përzgjedhur paraprakisht nga organizatorët në panelin: “Manipulimi dhe dezinformimi: Si duhet rezistuar përballë tentativave për kontrollin e medias” panel  i cili dominohej nga emra të njohur të gazetarisë investigative në eurozonen frankofone.  Po keshtu kishte edhe tryezë të përbashkët të rrumbullakët me tëmë  “Media dhe terrorizmi” dhe “Vendi dhe roli që luan media ne kohë lufte?” e cila moderohej nga emra të njohur të lektorëve dhe te gazetarisë franceze dhe frankofone të eurozonës.

PRESIDENTI I UPF DIAGNE, NJERIU I VITIT 2023 NE SENEGAL

-Sipas një anketimi të gazetës së përditshme senegaleze Le Point

Presidenti Ndërkombëtar i Unionit të Shtypit Frankofon (UPF) Madiambal Diagne është shpallur “Njeriu i vitit”për vitin 2023 në Senegal. Në këtë përfundim ka arritur gazeta e përditshme senegaleze “Le Point”pas një anketimi të zhvilluar me këtë rast.

Ajo që ndikoi më shumë në akordimin e këtij titulli ishte angazhimi i tij i menjëhershëm për të liruar 2 gazetarët togolezë nga burgu, anëtarë të Seksionit Togolez të UPF një muaj më parë. Këta të fundit u akuzuan me pa të drejtë gjoja për përhapje të informacioni të rremë kur në fakt zbuluan dhe publikuan një artikull ku dyshuan për ekzistencën e 400 milionë frangave togoleze kesh në shtëpinë e Ministrit të Urbanistikës së Togos. Në këto kushte Madiambal Diagne udhëtoi menjëherë drejt kryeqytetit të Togos, Lone, ku edhe u takua me ministrin Kadzo Adedze me të cilin negocioi qysh në krye të herës për lirimin e tyre. Nese nuk do të kishte edhe autoritetin e tij si gazetar investigativ si dhe President Ndërkombëtar i Unionit Ndërkombëtar të Shtypit Frankofon (UPF), kjo organizatë ndonëse ndërkombëtare gazetarësh dhe e shtrisë në katër kontinente do ta kishte shumë të vështirë e në mos të pamundur për lirimin e dy gazetarëve togolezë Loic Laëson dhe Anani Sossou.

Por këtij kongresi jubilar të UPF nuk i munguan edhe surprizat dhe të papriturat. Ato ishin dy…

MUNGON KRYETARJA E UPF TE SERBISE. ARSYEJA?  SENEGALI E KA NJOHUR KOSOVEN

Në Kongresin e 50-të të Unionit Ndërkombëtar të Shtypit Frankofon – UPF kësaj here mungonte kryetarja e Seksionit të Serbisë, Gordana e cila nuk mbahej mend që të kishtë bërë ndonjëherë mungesë edhe nga ata kryetarë seksionesh më të hershëm se unë. Arsyeja nuk do shumë mend për tu kuptuar për më tepër që ajo punon si redaktore në një nga revistat periodike të linjës tradicionale në Serbi. Sepse Senegali është një ndër ato shtete afrikane i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës menjëherë pas shpalljes së saj në parlament ose vetëm 24 orë më pas, e pikërisht më datë 19 shkurt 2008.

E në këtë njohje të republikës së brishtë të Kosovës në këtë shtet të kontinentin e largët afrikan nga Senegali e jo vetëm merita e padiskutueshme i takon Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli i cili i parapriu këtyre njohjeje në këtë kontinent duke shkuar kryeqytet më kryeqytet me avionin e tij privat për të lobuar fillimisht në avancë e në vijim në vazhdimësi me krerët e këtyre shteteve me një pjesë të të cilëve e lidh natyrisht edhe biznesi i kompanisë së tij lider në sektorin e ndërtimit, MABETEX.

AMBASADA FRANCEZE NUK JEP PRITJE PER GAZETARET

Për herë të parë në historikun e UPF, Ambasada e Francës në Dakar nuk dha kësaj here një pritje me rastin e Kongresit të 50-të të Shtypit Ndërkombëtar Frankofon, për më tepër në një kongres jubilar. Në bazë të rregullit diplomatik, për të pasur një reception në ambasadë duhet bëre formalisht një kërkesë por duket se kjo nuk ishte bërë nga ana e dy drejtuesve kryesorë të UPF, Presidentit Ndërkombëtar dhe Sekretares së Përgjithshme Ndërkombëtarë. Kërkova shpjegime për këtë detaj në mbledhjen e Komitetit Ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë të gjithë kryetarët e seksioneve por nuk u dha një përgjigje e plotë me arsyetimin se nuk jemi mbledhur për këtë temë..

Por ajo që vërejtëm të gjithë, kush më shumë e kush më pak është fakti se ndërmjet drejtuesve të UPF dhe Francës ka një ftohje. Arsyet i dinë ata por një gjë dihet publikisht. Kongresi i 50-të i UPF ishte planifikuar që të mbahej në vjeshtën e vitit 2023 në Nigeri por u anullua. Kjo për arsye se në Nigeri ka një grusht shteti të shkaktuar nga ndërhyrja e trupave komando Wagner të Rusisë c’ka nuk garantonte siguri në mbajtjen e këtij eventi ndërkombëtar të UPF. Wagner ka të paktën zyrtarisht prej shumë vitesh statusin e një njësie speciale komandoje ushtarake private e cila ndërhyn në të katër anëet e botës për shuarjen e konflikteve nga më të ndryshmet në këmbim të pagesës.

*Autori është Kryetar i Seksionit Shqiptar të UPF me qendër në Paris dhe gazetar investigativ pranë Agjensisë Ndërkombëtare të Investigimit “Stop Krimi” në Tiranë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu