Drejtuesi i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dyshohet se ka pastruar paratë e korrupsionit të vjehrrit Alltun Çela, ish kryegjyqtar i Sarandës. Tre pasuri të paluajtshme, me vlerë qindra mijëra euro, që figurojnë në emrin e babait të Adriatik Lapajt, Ferman Lapaj, i cili kryesoi listën për deputet të të birit në Qarkun e Beratit, janë produkt i parave të korrupsionit të ish-kryegjyqtarit Alltun Çela, krushku i Fermanit dhe vjehrri i Adriatik Lapajt. Bëhet fjalë për godinë banimi 2 kate, njësi me sipërfaqe 296 m² dhe apartament me sipërfaqe 150m².

(Adriatik Lapajt me babanë e tij Ferman Lapajn)
Sipas Komisionit të Vetingut, i cili largoi Alltun Çelën nga drejtësia si të korruptuar, Ferman Lapaj nuk ka burime të ardhurash të ligjshme për të justifikuar këto pasuri. Gjithashtu, trupa gjykuese ka zbuluar se Alltun Çela i ka dhënë dhjetëra mijëra euro Ferman Lapajt, gjoja hua, para të cilat janë investuar në pasuri të paluajtshme.
(Adriatik Lapaj me vjehrrin Alltun Çela)
Ka dyshime të forta se Adriatik Lapaj është angazhuar për pastrimin e parave të korrupsionit të vjehrrit, duke investuar në pasuri të palujtshme, pasuri të cilat i ka mbuluar me emrin e babait.

Fakte dhe rrethana
Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, në vitin 2018, ka përpiluar një raport sekret për veprimtarinë e ish kryegjyqtarit të Sarandës, Alltun Çela, për llogari të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut.

(Raporti i siguruar nga Prapaskena)
Në raport konkludohet se Alltun Çela dyshohet se është përfshirë në veprimtari korruptive si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Sarandës, duke favorizuar shtetas në procese gjyqësore në këmbim të parave. Sipas raportit, i cili është konfirmuar nga Komisioni i Vetingut si i vëretë, vjehrri i Adriatik Lapaj ka marrë edhe vendime të paligjshme për përvetësim pronash në Butrint.

Në raportin për figurën e Alltun Çelës referohen disa raste konkrete korruptive. Raporti konstaton se Alltun Çela ka ndryshuar edhe gjeneralitetet, ndryshime të cilat nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Në raport konkludohet se Alltun Çela nuk është i përshtatshëm për të qenë pjesë e drejtësisë.

Po si ka përfituar Lapaj nga veprimtaria korruptive e vjehrrit?
Në vendimin e Komisionit të Vetingut për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Alltun Çela, për shkak të pasurisë së pajustifikuar, paaftësisë profesionale dhe figurës së njollosur, konstatohen edhe disa pasuri të dyshimta të Çelës, të cilat janë përdorur nga dhëndri i tij Adriatik Lapaj. Këto pasuri dyshohet se janë produkt i veprimtarisë korruptive të Alltun Çelës.

Më konkretisht, sipas një denoncimi, Alltun Çela kishte disa pasuri të fshehura, në një godinë në emër të disa shtetasve në Kanada, në favor të të cilëve Çela kishte marrë vendime.
KPK ngriti dyshime se një nga këto pasuri në Sarandë, figuronte adresa e dhëndrit të Alltun Çelës, Adriatik Lapaj, i cili ushtron aktivitet në fushën e avokatisë.
Alltun Çela tha para KPK-së se dhëndëri i tij Adriatik Lapaj nuk kishte atë adresë të zyrës së avokatisë, por një adresë tjetër. Komisioni e cilësoi këtë deklarim të rremë para tij, pasi sipas vendimit, një verifikim i thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) zbuloi se adresa e zyrës së avokatisë ishte në një nga këto pasuri.

Në vendimin e KPK-së, i lënë në fuqi nga KPA, ngrihen dyshime të forta se disa pasuri në emrin e babait të Adriatik Lapajt, Ferman Lapajt, (godinë banimi 2 kate, njësi me sipërfaqe 296 m² dhe apartament me sipërfaqe 150m²) janë produkt i parave të pista të Alltun Çelës, pasi krushku i tij Ferman Lapaj nuk kishte burime të ardhurash të ligjshme për t’i justifikuar.
“Në shpjegimet e tij me shkrim, subjekti (Alltun Çela) ka sqaruar se nuk ka lidhje me këto pasuri, ato janë vetëm pasuri të shtetasit (Ferman Lapaj). Subjekti megjithatë ka dhënë shpjegime, të cilat “po i jap kundër
deshirës sime që një letër anonime vihet në levizje duke më krijuar një emocion mua dhe vajzës sime”, – pretendon subjekti. Pasi shqyrtoi shpjegimet me shkrim dhe provat paraqitura nga subjekti, e dëgjoi atë në
seancë, Komisioni konstaton se këto shpjegime nuk janë aspak bindese. Nisur nga të dhělënat e administruara nga bankat
nivelit të dytë rezulton se gjendja financiare ndër vite e shtetasit F.L. nuk mundëson krijimin e këtyre pasurive. Nga ana tjetër subjekti ka qenë kontradiktor në
deklarimet e tijnë seancë“, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, Alltun Çela nuk justifikon me të ardhura të ligjshme as pasuritë që figurojnë në emrin e tij. Komisioni i Vetingut ka vënë në dyshim edhe një pasuri tjetër në emër të babait të Alltun Çelës.

Shtëpia e trashëguar nga babai ishte rregjistruar pas një padie në Gjykatën e Delvinës në kohën kur Çela ishte kryetar i kësaj gjykate. Vendimi u mor për 6 ditë. Po ashtu një shtëpi në Sarandë, me sipërfaqe 220 metra katrorë, u përfitua ligjërisht pas një vendimi të Gjykatës së Sarandës në kohën kur Çela ishte kryetar i saj.
Çela, kryetar gjykate, ngriti padi ndaj Bashkisë Sarandë për njohje të pronësisë mbi një godinë 220 metra katrorë, e pasqyruar 110 metra në vendimin e gjykatës. Gjykata doli me vendim në favor të kryetarit të saj vetëm 20 ditë pas rregjistrimit të padisë. Sipas vendimit të shkarkimit, në të dyja rastet Çela ishte në konflikt interesi dhe se vendimet ishin marrë mjaft shpejt përndryshe nga sa bëhej në raste të ngjashme.