Nënkryetari i Foltores, Luçiano Boçi thotë se pas protestës së 7 Korrikut, vendi mund të shkojë drejt mosbindjes civile në shenjë proteste kundër “Qeverisë Rama” e cila më 25 prill në mënyrë demokratike fitoi mandatin e tretë.
Boçi theksoi se Shtatori është muaji kur Foltorja do të rinisë protestat dhe pretendojnë se me 10 mijë militanë do ta rrëzojnë Qeverinë Rama. PD-ja kërkon zgjedhje të parakohshme, kurse Partia Socialiste me në krye Edi Ramën janë të vendosur që zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në vitin 2025.
“Është për mosbindje civile dhe mënyra si do menaxhohet ka etapat dhe fazat e veta. Në Shtator PD nis stinën e saj, jo për arsye temperaturash sepse temperaturat janë tashmë të sfiduara, por për arsye të organizimeve dhe gjetjes së momentit kur këtë e kërkon edhe shoqëria civile” tha Boçi.