Edhe PD-ja zyrtare ka kaluar në rreth rrotullim…

0

Shkruan Zef Ndreka

Siç duket, ish PD-ja nuk po gjen forcë dhe rrugët për të rifituar “autoritetin” apo vendin e vet në skenën polake shqiptare.
Për mbi dy vite, kemi deklaruar dhe kemi ekitekuar Foltorën e Berishës se është futur në në një rreth vicioz, ku veçse vetë rrotullohet rreth të njejtëve përsona, duke mbështetur hallet përsonale te Berishës dhe familjes së tij.
Por hallet e Berishës dhe grupimit te tij mbështetës, nuk janë dhe nuk mund te jenë hallet politike te një force politike që synon pushtetin.
Berisha e mbylli një herë në vitin 2013 me humbje spektakolare duke marrë nga shqiptarët mbi një milion vota kundër. U detyrua të largohej dhe kinse hapi garën e pa drejtë për kreun e PD-së, siç është prononcuar vetë, duke mbajtur anësi në përzgjedhjen e Kryetarit të ri. Këtë tashmë e dinë të gjithë. Autoriteti i Berishës që kishte mbajtur dy mandate postin e presidentit dhe te kryeministrit, sigurisht ndikonte siç ndodhi në realitet.
Garat për kreun e PD-së, duhet theksuar se kanë qënë përherë formale, të pa ndershme dhe të manipuluara.
Ndaj jemi në këtë gjendje sot.
Me shpalljen non grat-a të Berishës familjarisht nga SHBA-të, për PD-në nisi një situatë e re, e panjohur dhe e pa ndodhur më parë në partitë politike shqiptare.
Berisha, për të zgjidhur hallet e veta dhe te familjes ndaj damkosjes për korrupsion dhe shkatërrimin e sistemit të drejtësisë, zgjodhi rrugën e gabuar, duke përzier PD-në në hallet e tij.
Dhe këtu nisi gabimi fatal i të ardhmës se PD-së. Ajo rrugë, sigurisht do të dështonte me pasoja për këtë forcë politike, duke e përçarë e copëtuar siç e kishim parashikuar.
Nga ana tjetër, Basha me mbështetësit e tij, rezistuan presionet, sharjet, anatemimet, shpifjet, sulmet e papara e të pa drejta qe vinin kryesisht nga dirigjimet e Berishës dhe mbështetësit e tij, foltoristë.
Shumë pengesa nga PD-ja zyrtare thuajse u tejkaluan, megjithëse gabimet trashanike legale që lidhen me regjistrimet e vendimeve dhe ndryshimeve statutore ne regjistrin e partive politike në gjykatën e rrethit Tiranë. Ato gabime, kanë rrezikuar seriozisht humbjen e legjitimitetit ashtu siç humben zyrat ne Selinë e PD-së, ku sot përdorën nga një subjekt i pa regjistruar, jo legal, falë një vendimi absurd te një gjyqtari të plepave të Durrësit.
Sido që ka ndodhur, ish PD-ja, sot e mbyll vitin 2023 e shkatërruar plotësisht. Aq sa pa frikë mund të thuhet se nuk ekziston më si forcë politike.
Zyrtarisht, për arsyet që dihet, vula ka mbetur nga Basha, ndërsa elektorati nga Foltorja. Kjo do të thotë shumë. Së pari do të thote se asnjëra nga këto subjekte nuk e shikon as me dylbi pushtetin.
Mbase, edhe sikur të jenë së bashku.
PD-ja zyrtare, humbi kohë dhe shanset e ofruara nga SHBA-të. Në momentet kur duhej të shpërthente, ajo ka heshtur, ka dorëzuar zyrat me pekule, i ka lenë fushë krejtësisht të lirë Berishës dhe grupimit te tij mbështetës për tu faktorizuar, pikërisht pas shpalljes non grat-a nga amerikanët.
Dhe kjo është bërë enkas, për të shlyer borxhet e vjetra.
Heshtja më se një vjeçare e PD-së zyrtare, e dobësoi atë dhe rolin që do kishte realisht si opozitë. Rimarrja e kreut të PD-së nga Basha, nuk rezultoi asgjë tjetër veçse nje ngrehinë mbrojtëse për të, por vetëm për të.
Përjashtimet kinse të njëri-tjetrit për të mos bashkëvepruar asnjëherë në të ardhmen në fushatë elektorale, e lënë zbuluar PD-në dhe në çdo përballje, ajo nuk do të arrij të marrë votat e elektoratit gri, që mund të variojnë mga 25- 30%.
Tashmë, PD-ja zyrtare, po imiton Foltorën. Ka vazhduar rreth rrotullimin rreth boshtit të vet, pa arritur ta zgjerojë rrezën e rrethit.
Nuk shikon përsonalitete dhe as hapje reale të Partisë. Te njëjtat fytyra, të njëjtët kryetarë degësh të rretheve aty ku janë. E njëjta kryesi, kryesisht nga Elbasani, zonë.ku ka kandiduar dikur Basha. Kryesi e emëruar dhe Këshillë Kombëtarë i zgjedhur pa votim. Kjo është PD-ja zyrtare sot!
Çfarë mund të presësh prej saj?
Berisha, nga njëra anë me foltorën, Basha nga ana tjetër me vulën zyrtare, nuk dalin dot jashtë rreth rrotullimeve të tyre, duke mbajtur peng ato copa të PD-së sejcili në visin e vet.
Mirë Berisha, që kaloi në arrest, po Bashës i është lagur baruti që nuk shkrep?!
Ky është problemi i vërtetë i gjithë PD-së.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu