Edi Rama drejt burgut/ Si u shumëfishuan pasuritë e çiftit kryeministror dhe dyshimet për falsifikimin e pronës në Surrel

0

Në një deklaratë për shtyp, Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD ka denoncuar parregullsi të rënda lidhur me pronësinë e tokës në Surrel dhe financat e bashkëshortes së kryeministrit, Lindita Rama. Sipas saj, prona prej 4,483.50 m² është kaluar nga statusi “shtet” në truall privat përmes falsifikimeve të dokumenteve dhe manipulimeve ligjore.

Në vitin 2004, Komuna Dajt i konfirmoi pronësinë shtetasit Isuf Isufi bazuar në Ligjin Nr. 7501, por më pas dokumentet u ndryshuan në mënyrë të paligjshme. Banorët e zonës denoncuan këto shkelje, duke çuar në hetime nga Prefekti i Tiranës në vitin 2011. U zbulua se Isuf Isufi kishte përfituar në kundërshtim me ligjin rreth 8,800 m² tokë.

Në vitin 2013, prona i kaloi Lindita Ramës për një çmim simbolik prej 193.88 lekë/m², ndonëse ajo figuron si pronë shtetërore. Në vitin 2016, Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë vendosi shfuqizimin e disa AMTP-ve dhe kthimin e tokës në pronësi shtetërore. Megjithatë, vendimi nuk u zbatua, dhe çështja u mbyll në vitin 2021 kur Agjencia e Kadastrës hoqi dorë nga padia.

Nga ana tjetër, Lindita Rama është akuzuar për përfshirjen e saj në ABI Bank. Ajo ka shërbyer si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të bankës deri në vitin 2018, kur dha dorëheqjen. Pas dorëheqjes, kapitali i bankës u zvogëlua me 52 milionë USD, duke ngritur dyshime mbi vendimmarrjen financiare.

Kryetarja e Komisionit të Apelimit ka ngritur pyetje edhe mbi pasurinë e çiftit kryeministror, duke theksuar mungesën e transparencës mbi burimin e të ardhurave dhe përfitimet nga prona. Ajo vuri në dukje se prona në Surrel ndryshoi statusin nga “arë” në “truall” pas blerjes nga Lindita Rama, gjë që rrit vlerën e saj tregtare.

Po ashtu, u denoncua fakti se dokumentet e pronësisë kanë kaluar në disa procese ligjore kontradiktore, duke nxjerrë në pah dobësitë e sistemit të drejtësisë dhe ndërhyrjet politike. Prefekti që nisi hetimet mbi pronën u shkarkua nga detyra dhe nuk u përfshi në listat për deputet.

Siç u citua nga pikëpamja financiare, bashkëshortja e kryeministrit deklaroi se ka dhënë 3 dorëheqje pa ia kërkuar njeri, por nisur nga integriteti moral i saj.

Pyetja që ne bëjmë sot, po nga dy të ardhura shumë të rëndësishme, shumë të qenësishme për çiftin kryeminstror, pse nuk ka dhënë dorëheqje Lindita Basha Xhillari Rama?

Më poshtë, unë do t’ju bëj një rezyme të shkurtër që lidhet me pronën në Surrel dhe në fat nuk daton në datën që prona është blerë de jure, por daton që nga viti 2008, ku bashkëshortja e kryeministrit i kishte vënë syrin kësaj prone, që për interes të publikut duhet të theksojmë se përveç se ka qenë në zonë të gjelbër, e ndaluar të shpërndahej me ligjin 7051, edhe në ish-ZRPP-në e kohës, ka qenë me emërtimin pronë-shtet.

Ju po ndiqni dokumentacionin që, ne jo vetëm kemi bërë denoncime në çdo moment, por i jemi drejtuar edhe SPAK me një kallëzim penal për të cilin unë do t’ju jap informacion të plotë në fund të kësaj konference.

Çfarë e lidh Lindita Basha Xhillari Rama me pronën në Surrel?

Siç po e ndiqni, në numrin 17 është kartela e pasurisë. Po ta ndiqni, thuhet në, 6.12.2013, është kontrata e blerjes.

Ka një histori kjo pronë. Bashkëshortja e kryeministrit nuk është blerësja e parë e pronës, por këtu ka filluar falsifikimi në lidhje me këtë pronë, sepse u gjetën disa persona që të bëjnë rolin qoftë të përfituesit, me ligjin 7501, por qoftë edhe të blerësit të parë.

Dhe çuditërisht, blerësi i parë është një person i afërt me ish-deputetin e PS, i cili sot është ambasador në SHBA, ndërkohë që falsifikimi bëhet nga një banor i zonës, i cili deklaron në komunë dhe thotë që më ka humbur akti i marrjes së tokës në pronësi.

Pas denoncimit që bëhet po nga banorë të zonës, vetë Prefekti i qarkut Tiranë, ndaj të cilit u morën masa e dhe nga kryeministri Rama, duke e shkarkuar dhe duke mos e vendosur në listat për deputet në periudhat në vazhdim, dhe sipas vendimit të Prefekturës, u ngrit një komision i posaçëm ku vendos shfuqizimin e plotë të aktit të marrjes së tokës në pronësi, nr 62, datë 26.11.1992.

Të dhënat për tokën në Surrel:

1. Sipas shkresës Nr. 304 Prot., datë 08.03.2004 të Komunës Dajt, shtetasit Isuf Isufi, bazuar në Ligjin Nr.7501 datë 19.07.1991 “Për tokën”, i konfirmohet Akti i Marrjes të Tokës në Pronësi.

2. E njëjta shkresë, më vonë falsifikohet dhe bëhet “Dublikatë” me Nr. 62 datë 20.04.1992 (dokumenti 1).

3. Sipas shkresës Nr. 1918 Prot., datë 15.12.2004 të Komunës Dajt, shtetasit Isuf Isufi, bazuar në Ligjin Nr.7501 datë 19.07.1991 “Për tokën”, i konfirmohet Akti i Marrjes të Tokës në Pronësi me Nr.62 datë 26.11.1992 (dokumenti 2).

4. Po kështu, sipas shkresës Nr. 3044/1 Prot., datë 17.12.2004 të Sektorit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, shtetasit Isuf Isufi, bazuar në plan rilevimin e pronës, i konfirmohet prona më Nr. 62 1 llojit “arë”, me sipërfaqe 2,770 m2 (dokumenti 3).

5. Sipas shkresës pa Prot dhe pa datë të vitit 2008, Krye Rregjistruesja e ZRPP Tiranë, i kthen përgjigje (dokumenti Nr.50) shtetases Lindita Xhillari (sot Rama), ku vërteton pronësinë për AMTP Nr. 62 (1 dhe jo dublikatë), dhe Nr. 42 në emër të shtetasit Isuf Isufi (dokumenti 4).

6. Më datë 05.10.2011, Prefekti i Qarkut Tiranë vihet në lëvizje nga një ankesë e ardhur nga shtetësaj Haxhire Hoxha, ku sqarohet se shtetasi Isuf Isufi ka përfituar tokë në kundërshtim me ligjin prej 8,800 m2 sipas AMTP nga ato që i takojnë në fakt (dokumenti 4/1):

– AMTP Nr.42 datë 10.06.1992 me sipërfaqe 2,600 m2;

– AMTP Nr.62 datë 26.11.1992 me sipërfaqe 2,770 m2;

7. Më datë 09.10.2011, Prefekti i Qarkut Tiranë me shkresën Nr.38 Prot., dhe më datë 21.10.2011 me Nr. 2413/1, i drejtohet Komunës Dajt për një informacion të hollësishëm lidhur me pronësinë e shtetasit Isuf Isufi  (dokumenti 5 dhe 6) dhe sipas shkresës Nr. 2413/4 datë 06.08.2012, Prefekti i Qarkut Tiranë njofton  shtetasin Isuf Isufi se AMTP-të e tij po shqyrtohen  (dokumenti 7).

8. Sipas shkresës Nr.2070/1 Prot., datë 10.08.2012 të Këshillit të Qarkut Tiranë, sqarohet se pronat në emër të shtetasit Isuf Isufi  (dokumenti 8) janë:

a. Pasuria Nr.108 e llojit “arë” me sipërfaqe 5,200 m2;

b. Pasuria Nr.60 e llojit “ullishtë” me sipërfaqe 33,000 m2;

c. Pasuria Nr.61 e llojit “arë” me sipërfaqe 45,100 m2;

9. Më datë 10.10.2016, sipas shkresës pa Nr. prot., bëhet kqyrja fizike e prnave të përfituara nga shtetasi Isuf Isufi bazuar në ligjin Nr.7501 nga ku rezulton se në pronësi të ëktij shtetasi janë:

a. AMTP pa Nr. datë 19.01.1991 e llojit “arë” me sipërfaqe 8,200 m2 dhe 36 rrënjë ullinj;

b. AMTP Nr.42 datë 10.06.1992 e llojit “arë” me sipërfaqe 8,200 m2 dhe 36 rrënjë ullinj;

c. AMTP Nr.62 datë 26.11.1992 e llojit “arë” me sipërfaqe 2,770 m2 “DUBLIKATË”;

d. AMTP Nr.62 datë 20.04.1992 e llojit “ullishtë” me sipërfaqe 750 m2;

e. Gjithsej 11,720 m2 (dokumenti 9, 10, 11, 12, 12/1, 13).

10. Sipas kartelës së pasurisë datë 10.01.2014 të ZRPP Tiranë, kjo pronë figuron si pronë “SHTET” (dokumenti 13 dhe 14).

11. Referuar shkresës Nr.26016/1 Prot., datë 23.09.2016 të ZRPP Tiranë, paraqitet gjendja e pasurive të shtetasit Isuf Isufi, të kallëzuarës Lindita Rama (Xhillari) dhe ajo shtet sipas kartelave bashkëngjitur kallëzimit (dokumenti 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 27, 28, 29, 30, 30/1 dhe 31).

12. Bazuar në këtë përgjigje, Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë (KVVTP), me vendimin Nr. 306 datë 30.11.2016 vendos:

a. Shfuqizimin e plotë të AMTP Nr.62 datë 26.11.1992 “DUBLIKATË” me sipërfaqe 2,770 m2;

b. Detyrimin e familjes Isuf Isufi të paguajë vlerën 1,240,960 lekë për pasurinë e shitur me sipërfaqe 2,770 m2;

c. Shfuqizimin e plotë të AMTP Nr.62datë 20.04.1992 “DUBLIKATË” me sipërfaqe 750 m2;

d. Kthimin në pronësi SHTET të sipërfaqes me Nr.60/16, vol 5, fq 245, ZK 3550 me sipërfaqe 750 m2;

e. Shfuqizimin e pjesshëm të AMTP Nr.42 datë 10.06.1992 me sipërfaqe 8,200 për sipërfaqen 682 m2;

f. Kthimin në pronësi SHTET të sipërfaqes me Nr.33/2, vol 1, fq 211, ZK 3550 me sipërfaqe 1,300 m2 (kjo pasuri mbetet 672 m2;

g. Shfuqizimin e plotë të AMTP pa Nr.  datë 19.01.1992 me sipërfaqe 8,200 m2 (dokumenti 33, 37, 38).

13. Sipas kartelave të pasurisë dhe hartave bashkëngjitur, kjo pronë megjithëse figuron prone SHTET, i shitet nga shtetasi Isufi shtetases Rreli (vjehërra e ish deputetit dhe anmbasadorit në SHBA Ervin Bushati), dhe kjo e fundit me të njëjtin çmim prej 193.88 lekë/2 (dokumenti 30, 30/1, dhe 31), të kallëzuarës Lindita Rama (Xhillari).

14. Edhe te kartela datë 06.12.2013, pasqyrohet kalimi i pronës SHTET të pronarja e re Lindita Rama (megjithëse e kishte kërkuar që në vitin 2008), me sipërfaqe 4,483.50 m2 në shumën 869,287 lekë ose 193.88 lekë për m2  (dokumenti 28) duke ndryshuar dhe emërtimin nga tokë “arë” në TRUALL.

15. Referuar shkresës Nr. 4992/1 Prot., datë 09.12.2016, dërgohet për gjykim administrative vendimi i Komisionit Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë (KVVTP), me vendimin Nr. 306 datë 30.11.2016 (dokumenti 39, 40, 41 dhe 42).

16. Sipas shkresës datë 04.01.2017, edhe Avokatura e Shtetit, mbështet padinë e ngritur nga Prefekti i Qarkut Tiranë (dokumenti 32, 34 dhe 35).

17. Sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë Nr. 505 datë 15.02.2017 është vendosur:

–   Pranimi i kërkesë padisë së Prefektit të Qarkut Tiranë.

– Deklarimin e pavlefshmërisë dhe shfuqizimin e AMTP Nr.62 datë 26.11.1992, AMTP Nr.62datë 20.04.1992 si dhe AMTP Nr.42 datë 10.06.1992  për sipërfaqen e marrë tej normës prej 7,700 m2.

–   Kthimin në pronësi SHTET të sipërfaqes marrë tej normës për frymë prëj 1,432 m2.

–  Detyrimin e familjes Isuf Isufi të paguajë në favor të Buxhetit të Shtetit vlerën 1,240,960 lekë (dokumenti 43 dhe 44).

18. Referuar vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit Nr. 664 datë 24.06.2020 është vendosur:

–   Prishjen e vendimit Nr. 505 datë 15.02.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe kthimin e çështjes pranë kësaj gjykate me tjetër trup gjykues (dokumenti 45 dhe 46).

19. Sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë Nr. 13 datë 14.01.2021 është vendosur:

–   Pushimin e gjykimit të padisë administrative bazuar në kërkesën për heqjen dorë nga padia nga ana e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (dokumenti 47, 49 dhe 49).

20. Referuar provave që disponojmë, ky vendim ka hyrë në fuqi më datë 09.08.2021, pasi ndaj tij nuk ka bërë  ankim  as  Avokatura e Shtetit.

Të dhënat për Abi bank sh.a:

21. Referuar ekstraktit të shoqërisë aksionare “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a, ka si aksioner të saj me 100 % të aksioneve shoqërinë “Tranzit” (dokumenti 51 – gjithsej 53 fletë).

22. Po sipas këtij ekstrakti, figuron se aksionerë të shoqërinë “Tranzit” (dokumenti 52) janë:

Shoqëria “NCH BALKAN FUND L.P”, ……….., me seli: Box 309 Ugland House, South Church Stret, George Toën, GRAND CAYMAN, KYI – 1104, ISHUJT KAJMAN.
Shoqëria “NEË CENTURY HOLDINGS XI, L.P”, ……….., me seli: Box 309 Ugland House, South Church Stret, George ToËn, GRAND CAYMAN, KYI – 1104, ISHUJT KAJMAN.
Andi Ballta, i biri i …….

23. Nga ana tjetër, referuar ekstraktit të shoqërisë aksionare “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a, (dokumenti 51 – faqe 3) e kallëzuara prej meje Lindita Rama, është emëruar Anëtare e këshillit Mbikqyrës më datë 07.01.2016 me mandat deri në 07.01.2020.

24. Sipas po të njëjtit dokument, (dokumenti 51 – faqe 40), më datë 09.01.2019 rregjistrohet në QKB dorëheqja e të kallëzuarës prej meje Lindita Rama, ndërkohë që efektet ligjore të “dorëheqjes” fillonin nga data 20.12.2018.

25. Sipas këtij dokumenti, (dokumenti 51 – faqe 40), më datë 11.01.2019  më datë 11.01.2019 (pra pas dy ditëve), kapitali i bankës pakësohet me 5,276,328,452.37 lekë ose rreth 52 milion USD.

26. Po sipas ekstrakti të kësaj banke, më datë 09.05.2018, në QKB depozitohet Rezuluta e aksionarit të vetëm Nr.81, date 12.09.2017, ku eshte vendosur miratimi i zmadhimit te kapitalit aksionar dhe përditësimin e vlerave te kapitalit ne statutin e Bankes, si dhe depozitim i Statutit te përditesuar datë 12.09.2017, ku vlera e Kapitalit ishte 7,615,176,375.57 lekë dhe u be 7,983,629,453.99 lekë.

27. Po kështu, më datë 11.07.2018 në QKB depozitohet rezoluta Nr.87, date 28.06.2018, ku është  vendosur: Miratimi për zmadhimin e kapitalit aksionar të bankes duke emetuar aksione të reja të përfituara pas konvertimit pjesor të borxhit të varur në kapital aksionar të paguar, si dhe depozitimi i shkresës Nr.3303/1 datë 20.06.2018 lëshuar nga Banka e Shqipërisë për miratimin e rritjes së kapitalit të Bankës nëpërmjet borxhit të varur dhe duke shtuar vlerat e Kapitalit nga 7,983,629,453.99 lekë në 8,361,787,206.92 lekë.

28. Më datë 19.01.2019, në QKB depozitohet vendimi datë 19.11.2018, ku është vendosur, zvogëlimi i kapitalit të shoqërisë dhe depozitimi i shkresës së Bankës së Shqipërisë datë 28.12.2018, për dhënien e miratimit për zvogëlimin e kapitalit të shoqërisë nga 8,361,787,206.92 lekë në 3,085,458,757.55 lekë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu