Edi Rama i gatshëm për transparencë pasurie thote se kushdo ka bërë korrupsion do marrë atë që meriton!

0

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot nga Peshkopia për zyrtarët e lartë që mund të jenë përfshirë në raste korrupsioni gjatë qeverisjes së tij. Rama u distancua dhe tha se kush ka bërë korrupsion të marrë atë që meriton ndërsa tha se kjo histori është e 5-6 viteve më parë, pasi sot tha ai ësht një qeveri e re.

“Pse në bërjen e kësaj pune disa individë dyshohen se kanë bërë korrupsion, po kush ka bërë korrupsion në bërjen e një pune të marri atë që meriton. Po si mund të kthehet kjo në një baltovinë nga të gjitha anët? E kjo është një histori e 5-6 viteve më parë, sot është një qeveri tjetër e re e kësaj kohe”, tha Rama.

Kryeministri foli dhe për akuzat e opozitës se qeverias mbron oligarkët. Sipas tij, “ne jemi ata që po ju marrim mijëra metra katrorë të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”.

“U akuzuam shumë që ja prapë oligarkët, është si vazhdimi i asaj rreje sa më fort dikë që të të besojë e këtu rrenat kanë arritur në një kulminacion të madh ndërkohë që ne jemi vendosmërisht që nga dita e paarë një forcë politike që jei në krahun.

Ne ja kemi rritur taksat të pasurve, ne ja kemi bërë jetën më të vështirë, mjafton të shikosh aksesin në fondet publike, do të thotë është rritur konkurenca. Ne jemi ata që po ju marrim mijëra metra katrorë të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi.

Ndërkohë që ata që na thonë ne ‘ju jeni për të pasurit, për oligarkët’ janë ata që i shëmbëllen.

Edhe kur ne axhustuam cmimet për kompanitë që bëjnë punë publike na thoshin që po ua jepnim oligarkëve . Cilëve? Po mos ua jepnim do ndalonin punët publike. Se këta thonë ndalojini ose bëni investime, jepini njerëzve lekët se po vuajnë.

Po patjetër po këto punët publike kush i bëjnë kinezët apo austrialianët? I bëjnë shqiptarët. Sa mijëra e mijëra familje janë që mbahen nga puna në investime publike”, tdeklaroi kryeministri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu