Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me emigrantët në shqiptarë në Greqi ka kërkuar heqjen e ligjit të e luftës që është ende në fuqi, duke e konsideruar si absurde.
Ai tha se nëse do ishte vullneti i mirë mes 2 palëve, atëherë kjo çështje do duhet të ishte zgjidhur pa kaluar dhe shumë vite të tjera, siç ka ndodhur deri më tani.
“Rri akoma në fuqi ligji i luftës se Greqisë me Shqipërinë, ai ligj i 10 nëntor 1940, përcakton c’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte, në 1947 Greqia ratifikon traktatin e paqes me Italinë ndërsa me Shqipërinë dekreti i ligjit të luftës dhe pasojat e ligjit të luftës mbeten në fuqi, sot e gjithë ditën, edhe pse në 1998 kanë miratuar traktatin e miqësisë, po si ka mundësi mes 2 shteteve që kanë nënshkruan një traktat miqësie, që janë bashkë në ANTO të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të shfuqizuar 84 vite më parë. Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona, gjithashtu jemi përpjekur që t’i adresojmë sa më drejtë, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes 2 shteteve sepse unë jam i bindur se nëse kanë vullnet të mirë të gjitha çështjet mund të zgjidhen pa kaluar 84 vite të tjera”, tha Rama.
Mbajtja në fuqi nga Greqia që këtu e 84 vite me radhë e ligjit të luftës me Shqipërinë është precedent i rrallë në Europë.
Historia e Ligjit të Luftës fillon më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë.
Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisë e kryeministrit Jorgos Xolagoklus e hoqi Ligjin e Luftës.
Por pas përfundimit të luftës qeveria e sapo formuar në vitin 1945 e rikthen atë duke i rishpallur luftë përsëri Shqipërisë me një dekret të ri numër 13.
Në 1947 Greqia përfundoi një Traktat Miqësie me Italinë, duke i dhënë fund gjendjes së luftës. Kjo nuk ndodhi kurrë me Shqipërinë. Në 1971, Greqia dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë. Sidoqoftë, ky aksion, jo automatikisht do të thoshte që gjendja e luftës është hequr ‘de jure’, që kur palët ranë dakort që asnjë problem që mund të komplikojë marrëdhëniet bilaterale, nuk do të diskutohet.