Shkruan Zef Ndreka
Eshte mirë të tregohen ëndërrat nganjëherë.
Sapo doli dje nga bunkeri ku flinte, Basha ndër të tjera tha:
“Kam dy reagime, njëri është në rrafshin përsonal, tjetri në rrafshin politik. Në rrafshin përsonal nuk më vjen mirë, më vjen keq që një njëri që kam bashkëpunuar, një njëri që ka dhënë kontributet e veta të përfundojë këtu.”
Nga kjo deklaratë lind pyetja:
Për cilin i vjen keq këtij makiavelisti?!
– Për destruktorin e PD-së dhe të Shqipërisë?!
– Për kryekriminelin që një zot e di listën e viktimave të tij në tre dekada?!
– Për spiunin e Sigurimit të Shtetit e më gjërë?!
– Për manipulatorin dhe gënjeshtarin që është për rekorde në Librin Guiness për çfarë ka mashtruar këtë milet dhe vazhdon akoma?!
– Për djalin shpirtëror që trashëgoi atë zanat dhe ca zanate të tjera të tij?!
– Për minuesin e demokracisë i vjen keq?!
– Për kryehajdutin familiar si rast unikal në historinë e SHBA-ve!?
– Për bllokuesin e drejtësisë ndër vite?!
– Apo për non grat-en familiare, mqs atje brënda ka dhe “motërzen“ e tij nga Kosova , Argiten e babit të Zenit?!
– Apo për urdhërat që bashkërenduan në 21-janar për të lënë jetimë 8-fëmijë?!
– Apo për sa e sa të tjera, ku vazhdon kapja e Lulzim Bashës.
Përse e bëri këtë deklaratë Lulzim Basha?
Duhet lexuar mirë, sepse ai e di fort mirë se suporti mbështetës ndaj tij është vetëm 2,6%.
Janë të dhëna nga raportet e botuara ditët e fundit. Kurba e mbështetësve ndaj Bashës është vazhdimisht në renje.
Sidoqoftë, në këto muaj që kanë ngelur nga 2,6 %, me DJ aktuale të PD-së dhe Bashës, shpresojnë të bëjnë progres të madh dhe të arrijnë të kapim shifrat 126 %. Ëndërrojnë të marrin mbështetësit e Berishës!
Por, mbas disa muajsh do bëjmë bilancin tjetër, pa filluar vakancat, dhe do shohim ku do ketë mbërritur, se bilanci i parë mbas 7- muaj nga grabitja e drejtimit të PD-së së copëzuar e pamë dhe urdhero ku gjendemi!
Nuk ngrihet dot ky makiavelist! Edhe pse për të përherë:
Beteja sapo ka filluar!