Shkruan Zef Ndreka
Lezha, është një nga Bashkitë më më shumë resurse në Shqipëri. Ta marrim nga të gjitha drejtimet. Si nga turizmi, historia, vendndodhja, largësia nga deti, nga kryeqyteti, nga shtetet fqinje, etj.
Lezha e Kuvendit të Arbrit, e Beslidhjes së Gjergj Kastriotit, është e bekuar nga vetë Zoti.
Si rrallë vend tjetër në Shqipëri, Lezha ka detin, fusha pa mbarim dhe male.
Demografia, për shkak të këtyre konditave është pak a shumë e larmishme. Ajo, përveç Mirditës që ia kalon në përqindje, por jo në numër banorësh, është e banuar me katolik dhe shumë pak musliman. Komunitetet tjera fetare, pothuaj janë të papërfillshëm.
Brënda besimit katolik, mbi 85% e tyre, janë mirditore, aq sa plotësisht është e natyrshëm të thuhet se Lezha është Mirditë.
Mbase, herë tjetër do të kemi rastin të shkruajmë diçka speciale për Lezhën, per turizmin, per emigrantet e saj, për bisnesmenet dhe pushtetin lokal.
Tema që doja të trajtoja sot, lidhet me energjinë elektrike, me problematikat e e zonave që rrethojnë qytetin e Lezhës dhe vështirësitë që iu krijohen banorëve dhe bisneseve.
Si fillim, doja ta theksoja me zë të lartë se energjia në tërësi, por ajo elektrike në veçanti, është në finale politikë.
Si e tillë, ajo dhe funksionimi i saj, shpërndarja dhe vjelja e konsumimeve por edhe mirë administrimi i këtyre të ardhurave duhet të shikohet si prioritet.
Deri më sot, ka patur dhe ka probleme të pjesshme, por serioze.
Ta spjegojmë për lexuesit.
Drejtorit rajonale elektike, mënyrë që ka zgjedhur Ministria e Ekonomisë per ta administruar, është OSHEE-ja me qëndër në Shkodër.
Drejtuesi i kësaj Drejtorie, është Armand Zhuka, dhe kryeinxhinier Ermiz Tuzi, një djalosh i ri pa përvojë në punë.
Ndërsa në Lezhë, para dy muajsh, është i emëruar inxhinieri burrelas me banim në Tiranë Gentian Fiqori.
Drejtoria OSSH-së që mbulon Drejtorit i ri i Lezhës, ka një përsonel rreth 70 punonjës nga të cilët 25 janë elektiçistë për të mirëmbajtur rrjetin e shpërndarjen, 30 faturistë dhe diferenca pjesë e administratës.
Për ta kuptuar më thjeshtë, duhet të theksojmë se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në Lezhë, ka 24 fidra me re cilët Shpërndarjen energjia elektrike nga N/stazioni elektrike Lezhë, drejtë gjithë konsumatorëve të rrethit.
Nga 24 fidra, 12 prej tyre janë kabllor ndërsa 12 fidra të tjerë janë linja shpërndarje ajrore.
Qyteti i Lezhës, i Shëngjinit, hidrovoret dhe ujesjellesi furnizohen nga linjat kabllore, dhe pothuaj nuk kanë asnjë problem me shpërndarjen e energjisë elektrike.
Problem i pa zgjidhur mbetët shperndarja e energjisë elektrike në Balldre, në Kallmet, në Fishte, në Troshan, në Treshë e Zejmen, në Malësi dhe në Shënkollë-Tale. Megjithë financimin para 6-vitësh në fidrat e shpërndarës me linja ajrore në shumën 750 mijë euro, këto fshatra shpesh mbetën pa energji elektrike. Po ashtu edhe bisneset e këtyre zonave.
Degëzimet e këtyre linjave kryesore drejt konsumatoreve kanë problematika që në më të shumtën e rasteve lidhën me mënyrën e organizimit
Nuk mund të justifikohen që këto linea nuk kanë thika apo automate. Mungojnë paisjet më të thjeshta si izolatorë, tela, mjete pa të cilat elektriçistet nuk kanë çfar të bëjnë.
Por, mungon edhe numri i nevojshëm i elektriçisteve.
Psh, linja ajrore e Shënkollë-Tales, ka një gjatësi prej 185 km dhe funksionon me tre fidra. Për çdo fider, për arësye sigurese të mbrojtjes në punë, duhen nga dy elektriçistë. Pra, 185 km linje, ka domosdoshmëri mirëmbajtjeje 6-elektriçistë. Ndërkohë që është vetëm një per momentin dhe ai, pa makinë, pa mjetet e nevojshme të punës.
Çfarë mund të bëjë i vetëm ky elektriçist?!
Po kështu është është në linjen ajrore të Zejmenit prej 140 km. Një elektriçist, sido që të jetë, është e pa mundur të mbajë në gadishmëri 100% këtë linjë shperndarje i vetëm.
Mënyra e organizimit të gadishmërisë, lë për të deshiruar.
Psh, nëse ndodh një defekt në linje pas ores 16.00 kohë kur elektriçisti nuk është në punë, duhet të presin urdhërin e punës për riparimin e linjes së shpërndarjes. Kështu, i bie që deri nesër në mëngjes sa të firmoset ai i famshëm urdhër punë, fshati mbeti pa drita!
Dhe rëndom, konsumatorët, ia vënë fajin Kryetarit të Bashkisë, që në fakt, është krejtësisht i pa fajshëm sepse asnjë organizim apo funksionim i kësaj OSSH-je nuk është në administrimin e tij.
Pra, përgjegjësia politike bie mbi të, si mbi çdo Kryetarë, ndërkohë përgjegjësit e vërtetë, luajnë bilardo, domono, etj…
Sido që të jetë, banorët duan energji elektrike. Nuk kanë pse paguajnë vetë nga xhepi i tyre shpenzimet për izolatore, thika e automate, apo per raste të tjera defektesh.
Mirë menaxhimi i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, presupozon edhe forma të tjera organizimi, plotesim të numrit të punonjesve efektive, sisteme operative shërbimi 24-orëshe për rrjetet e shperndarjes etj.
Le të marrin shëmbull në OSHEE-në e Korçës!
Promoted Content