Fasonët/ Si po i nxjerr në rrugë dhjetra punonjës keqqeverisja

0

Shkruan Greta Bardeli Gjoni deputete

Fasonët mbajnë peshën e 40% të eksporteve!
Veç në Qarkun Shkodër dhe Lezhë janë 1600 persona/familje që mbahen nga rroga e të punësuarve në këtë sektor që është sot në krizë!
Por kush është shkaku i krizës?
– Paraja e zezë po shkatërron ekonominë dhe po e gropos sektorin fason në vend.
– ⁠Çmimi lartë karburanteve që vjen nga tregu monopol mbrojtur nga oborri i kryeministrit!
Ndoshta 500 të punësuar që përfaqësojnë familje në zonat e veriut që do humbasin punën nuk janë asgjë për një Qeveri “të majtë” e korruptuar në palcë që shpenzon 10 milion euro për 1 kilometër rrugë. Por rroga e njërëzve që punojnë në fasoneri është buka e përditshme e familjeve në zonën më të varfër dhe më të begatë në Shqipëri që është në të njëjtën kohë me numrin më të lartë të emigracionit në nivel kombëtar vitet e fundit!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu