Forca reale e një partie vjen nga besimi i qytetarëve

0

Shkruan Zef Ndreka

Që në ditët e para të fillimit të punimeve në parlamentin e ri të Shqipërisë, u shfaq padurimi i theksuar i veprimeve politike të opozitës për të krijuar kakofoni. Edhe pse atone dijnë shumë mirë nga teoria politike dhe praktika parlamentare e gjithë këtyre viteve se në çdo demokraci parlamentare, forca e një partie matet vërtet me numrin e votave, por edhe me aftësinë për të ndërtuar aleanca, për të bërë opozitë të përgjegjshme dhe për të respektuar institucionet.
Në shumë drejtime, grupi i PD-së dhe opozitës në tërësi, ndjehet dhe shihet i vetëcoptuar, i vetëndarë në shumë grupe parlamentare, dhe e filloi betejen në mënyrë të papërgjegjëshme duke dhënë shenja të qarta se nuk dëshiron aspak të respektoje institucionet, edhe pse thellë thellë nuk duan ta njohin parlamentin e dalë nga votat popullore të zgjedhjeve të 11 Majit, por nga frika e vetëshkrirjes totale nuk e vraktisin atë.
Kështu, pavarësisht njohjes zyrtare për efekte rrogash e beneficesh, shihet qartë dhe dijtiminqë duan ti bëjnë parlamentit me anullime e përsëritje seancash, bllokime etj, shënja të qarta të një partie pa mbështetje popullore e ndërkombëtare
Prishja e seancave plenare që në fillimetve punimeve të parlamentit, është një mjet ekstrem që rrezikon të dëmtojë vetë opozitën, sepse po shkel rregullat e Kuvendit.
Rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta parashikojnë të drejtën e debatit, por jo bllokim fizik apo pengim të punimeve. Kryetari i seancës mund të kërkojë largimin e deputetëve që nuk respektojnë rregullin.
Nga ana tjetër, veprimet e tilla politike dërgojnë sinjale negative tek votuesit, sidomos tek qytetarët e pakënaqur e veçanërisht tek elejtorat gri. Sepse publiku i pavendosur zakonisht kërkon stabilitet dhe zgjidhje, jo kaos.
Si do ishte më mirë për PD-në dhe opozitën?!
Sigurisht, të funksionojnë më mirë mjetet demokratike, si debati i argumentuar në sallë, si dhe përdorimi i kohës së fjalës për të paraqitur fakte, amendamente dhe propozime konkrete.
Të funksionojnë komisionet parlamentare, përmes thirrjes së ministrave, dëshmitarëve, ekspertëve për hetime dhe mbikëqyrje ligjore.
Në zbatimin e procedurave ligjore dhe mocioneve, si mocione mosbesimi, kërkesa për interpelancë, amendamente ligjore etj, që praktikisht janë mjetet që detyrojnë shumicën të japë llogari.
Të bëjnë fushata publike dhe qytetare, konsultime me shoqërinë civile, peticione, tryeza publike etj. Këto forma e zhvendosin debatin nga obstruksioni fizik tek përmbajtja.
Të rrespektojë gjykatat dhe institucionet kushtetuese. Aty ku konstatohen shkelje të Kushtetutës apo procedurave, rruga e duhur mbetët ankimi në Gjykatën Kushtetuese ose institucionet e drejtësisë.
Këto duhet të bëjë opozita, e bindur se më shumë se çdo protestë në sallë, forca reale e një partie vjen nga besimi i qytetarëve dhe respektimi i rregullave demokratike.
Përdorimi i mjeteve institucionale e rrit kredibilitetin, ndërsa prishja e seancave e dëmton më tej besimin qytetarë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu