Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar situatën e rëndë me zyrtarët e lartë në PS të cilët janë arrestuar për narkotrafik.
Në postimin e tij në Facebook, Tomorri ka ‘formuluar’ një ushtrim matematikor, duke kërkuar të gjehet shkalla e kriminalizimit të PS-së, ku sipas tij janë të ngjashëm me kartelin e Medelinit, Los Zetas dhe ai i Sinaloas.
Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:
Ushtrim matematikor
Cdo dite arrestohet nga nje zyrtar i larte socialist per narkotrafik.
1-Gjeni shkallen e kriminalizimit te Partise Socialiste e shprehur si raport i socialisteve spacatore mbi totalin e anetareve te partise?
2-Krahasojeni kete tregues me shkallen e kriminalizimit te shoqerise shqiptare?
3-Cfare perfundimi mund te nxjerrim nga krahasimi i mesiperm? Ilustroni pergjigjen me shembuj te ngjashem si psh karteli i Medelinit, Los Zetas, ai i Sinaloas etj.