Goditet një rrjet i trafikut ndërkombëtar të drogës

0

Një rrjet i madh i trafikut të drogës me shtrirje në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar u godit sipas Prokurorisë së Posaçme të hënën, ndërsa u arrestuan 67 persona dhe 12 të dyshuar të tjerë morën masa parandaluese. Operacioni i koduar “Muratori” u krye nga SPAK, në bashkëpunim me seksionin Antimafia të Prokurorisë së Firences dhe me ndërmjetësimin e EUROJUST dhe Europol.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga SPAK, rrjeti trafikonte heroinë, kokainë dhe hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishta ose ndarje të fshehta. I njëjti grup ishte goditur edhe një vit më parë përmes arrestimit të 21 shtetasve shqiptarë dhe sekuestrimit të një sasie droge me vlerë prej 2.7 milionë euro.

Përveç arrestimeve, operacioni ka targetuar edhe pasuritë e personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike në kuadër të grupit kriminal. SPAK deklaroi se kishte sekuestruar 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 mjete motorike, mbi 200 llogari bankare dhe 19 pasuri të paluajtshme me një vlerë të përllogaritur në 5 milionë euro. “Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore,” thuhet në njoftim.

Përveç autoriteteve shqiptare dhe italiane, në operacion morën pjesë edhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu