Harku Euro-Atlantik-një realitet i pakthyeshëm, mision për shpetimin e demokracisë dhe pluralizmit!

0
Shkruan Azgan Haklaj
Nevoja imediate e grupimit dhe aktivizimit real politik të Harkut EuroAtlantik bëri që në një tryezë serioze e efikase mes të barabartësh të diskutohej e konkludohej me vendime të rëndësishme për të ardhmen e demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri!
Kur themi demokracia dhe pluralizmi jemi të ndërgjegjshëm që ky binom i domosdoshëm është më i rrezikuar sot nga autokratizmi qeveritar dhe ai uzurpimi opozitar nga për shkak të ujdisë politike të Rilindjes me Rithemelimin për të mos trazuar establishmentin 30 -vjeçar, i cili ka modeluar dhe materializuar këtë tablo të zymtë të varfërisë korrupsionit, mungesës së shpresës e depopullimit.
Pavarësisht përbetimeve të rrejshme të dy poleve politike dominante për 3 dekada sot vota e lirë dhe e barabartë është vetëm vegim, votimi i diasporës një mashtrim, tregu e konkurenca ekonomike e politike një çoroditje hibrite e një zvetnim. Pseudo përleshjet parlamentare me sfond revolucionar flakadanësh të pseudo -opozitarizmit në parlament kulmuan me ujdi e marrveshje për deshtimin e komisionit të reformës zgjedhore dhe krijimin e komisionit të dialogut i cili ka qëllim mbajtjen e sundimit të Trekendëshit të Bermudës. Amnistinë penale për të liruar zyrtarët e korruptuar. Krijimin e komisionit Xhafa për të goditur reformën në drejtësi dhe përgatitja për të i’a msy SPAK-ut dhe GjKKO-së. Shpetimi i mandatit të Sali Berishës pa interpretim kushtetues.
Përdorimi i tre gjyqtareve të apelit me lidhje nepotike me qeverinë për ti dhënë vulën Rithemelimit në shkelje flagrante të ligjit duke rrëzuar hirarkinë gjyqsore pasi nuk u zbatua vendimi i Gjykatës së Lartë për gjykimin në themel por u dha një vendim proçedurial për rrëzim ankimimi e ndonëse jemi në limitet e afatit ende nuk e kanë zbardhur. Kjo deshmon se jemi në limitet kohore për të reaguar fuqishëm e pa kthim ndaj kësaj klase të korruptuar e cila interesave të veta përsonale e abuzive ju ka dhënë qytetari e mbështetje ligjore duke imituar monarkitë despotike të mesjetës.
Pseudo opozita bën zhurmuesin me daulle, goma e molotovë ndërkohë që së bashku pushtojnë qiellin me pallate 65 katëshe me para të pista. Gazmend Bardhi me të tijët i bashkohet ballkonit antiamerikan ndërkohë që Belinda Balluku firmos abuzivisht miliarda euro koncensione në e infrastrukturë.
Të tjerë mjeranë politiqarë të dominuar nga ethet e karrierizmit e kolltukomanisë shpikin grupacione me drejtim post-titist të partisë, me kolegjialitet, regjencë e lloj lloj shpikjesh, apo krijimin e partisë së re televizive pa patur kurajon që idetë e tyre ti shpalosin në strukturat që u kanë dhënë mbështetje për një kohë të gjatë. Në këto kushte Harku EuroAtlantik është një rreze shprese që po instalohet me paritet e norma demokratike për tu futur në betejën elektorale me doktrinë, parime e synime të qarta me misionin: Shpetimi i pluralizmit dhe demokracisë! Harku EuroAtlantik në pluralitet të plotë mendimi e diskutimi ka rënë dakort për principet bazike të bashkëpunimit paraelektoral dhe qeverisës duke pasur si parime të panegociueshme sigurimin e lirisë se votës së barabartë, votës elektronike, listave të hapura, ndryshimin e hartës elektorale, Shqipëria një zonë zgjedhore, votim i diasporës, e mbi gjithçka palëkundshmërinë e besimit tek aleatët tanë strategjikë SHBA-të, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar. Mbështetja e organeve të reja të drejtësisë kryesisht të SPAK-ut dhe GJKKO-së është njëri nga principet që na bashkon në Harkun EuroAtlantik.
Por ky bashkim politik nuk do ngelet thjesht në nivelin e konstatimeve dhe sygjerimeve por shumë shpejt do avancojë drejt një programi unik elektoral të besueshëm e të realizueshëm në unifikimin e burimeve njerëzore e strukturore në mënyrë kapilare në të gjithë vendin si dhe në diasporë.
Si hap i parë i bashkërendimit të aksionit politik të Harkut Euro-betejë, Atlantik do të jetë tubimi i përbashkët së shpejti i parlamentit vendor ku të gjithë këshilltarët tanë do të bashkërendojnë punën dhe veprimtarinë e tyre në shërbim e korrelacion me aleatët. Natyrisht mentaliteti i vjetër e pesimistët e demotivuar nga uzurpimi i demokracisë, meskinët e disfatistët e quajnë donkishoteske këtë levizje, por e ardhmja e shpejtë do e demantojë këtë mentalitet. Levizja e ndryshimi politik që po dominon kontinentin nuk kanë si të jenë indiferentë ndaj nesh. E për më tepër një situate “sos” për demokracinë e kur në krah kemi suportin e pakursuyer euroatlantik. Gjithsesi kjo është një betejë dhe në beteja duhet luftuar me qëndrueshmëri, parime, guxim e dinjitet për të fituar. E ata që me meskinitet i dredhojnë betejës thjesht janë pjesë e harresës …pa dashur të them atë që shpesh e mendoj se në front ka qëndrestarë por si jo rrallë herë në historinë tonë infiltrohen dhe hamzallarë.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu