Hashim Thaçi dhe labirinthet e drejtësisë…

0

Shkruan Zef Ndreka

Hashim Thaçi, ish-kryeministër dhe president i Kosovës, po përballet me akuza për krime lufte përpara Gjykatës Speciale të formuar në Hagë (Specialist Chambers), jo përpara Tribunalit të OKB-së (ICTY) siç mund të mendohen nga disa gabimisht dhe qëllimisht.
Gjyqi i Thaçit dhe bashkëakuza përfshin edhe Kadri Veseln dhe dy të tjerë, një proces që ka rëndësi të madhe për stabilitetin politik dhe në rradhë të parë për procesin e drejtësisë në Kosovë.
Informacionet për fatin e katër liderëve nuk janë të azhornuara për publikun. Kështu do të ishte mirë të dinim:
– Cili është ndikimi i procesit në stabilitetin dhe legjitimitetin politik në Kosovë?
Në radhë të parë, duhet të verifikohet statusi aktual i proçesit, pasi gjyqi është ende në vazhdim, por është e pa qartë në çfarë faze ndodhet proçesi.
Për të bërë një analizë mbi ndikimin politik të ketij proçesi të manipuluar që në krye të herës, na ndihmojnë pyetjet:
* Çfarë domethënie ka për legjitimitetin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë?
* Si ndikojnë në stabilitetin politik, partneritetet ndërkombëtare dhe besimi i qytetarëve?
Pikërisht për këto arësye, në Kosovë, me shumë vonesë u protestua denjësisht. Efektet e atij tubimi masiv ndjehën, në radhë të parë politikisht, por edhe në ndihmë të drejtësisë, të një vendimi të qartë që nuk cënon luftën për çlirimin e Kosovës nga makineria ushtarake serbe.
Nuk duhet dhe nuk bën të nepërkëmbën sakrificat sublime të luftëtarëve të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj që mbetën krenaria e Kosovës dhe krejt shqiptarisë. Kush mendon dhe vepron ndryshe është antishqiptarë!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu