Homazh në 30 vjetorin e tragjedisë

0
Fitore e jetës përballë vdekjes!
– mirënjohje e thellë për të gjitha bluzat e bardha të Rreshenit, që në çastët dramatike jo vetëm nuk u tërhoqën, por u bënë mburojë jete…
Shkruan Xhovalin Leka
Në këtë kthesë të mprehtë, në zemër të një rruge që sot duket e qetë dhe pa asnjë pllakë përkujtimore, para 30 vitesh, saktësisht me 12 qërshor 1995, u ndal fryma e jetës për gjashtë bashkëqytetarë tanë mirditorë.
Një aksident i rëndë ndodhi me makinën tip IFA që la pas dhimbje, lot dhe kujtime të pashlyera në kujtesën e komunitetit mirditor e më tej.
Ky aksident ka lënën gjurmë që nuk kanë si harrohën!
Në këtë ditë, përsoneli mjeksor i spitalit të Rreshenit u gjënd në gadishmëri të plotë, me një përkushtim dhe profesionalizëm, duke arritur të shpëtojnë jetën e pjesës tjetër të pasagjerëve, njëlloj si 50 vite më parë kur përballuan tragjedinë e studentëve tropojanë ku pati tre viktima.
Aktiviteti i organizuar me rastin e 50-vjetorit të atij aksident, realisht tregon vlera njërzore dhe humane të Mirditorëve dhe Tropojanëve.
Po për aksidentin në Gëziq, përse flitët pak apo aspak?!
Po sjell në vëmendje ato vite, kur Drejtoja spitalin e Rreshenit,dhe pikërisht dt 12 qërshor 1995, kur aksidenti poshtë shkollës së Gëziqit pati pasoje të menjëhershme 6 të vdekur. Atë ditë, organizimi i pritjes dhe trajtimi mjeksor ka qënë i jashtëzakonshem duke filluar me manipulimin e plagëve, ndërhyrjet kirurgjikale, reanimimin e të sëmurëve rënde. Gjithashtu, përgatitja e 11 pacientëve që u transportuan me helikopter, të shoqëruar me personel mjeksor me perfuzione dhe gjak për trajtim të specializuar në Tiranë.
Mobilizimi i përsonelit mjeksor ishte i jashtëzakonshëm. Mjekët me provojë, me përkushtim dhe aftesi profesionale, arritëm të bënim mrekullinë.
Kirurgu i talentuar Dr.Gjovalin Bushi, kirurgu me provojë Dr.Bardhok Doda, reanimatori i aftë Preng Simoni, mjekët, Dr. Zef Prenga, Dr.Simon Kala, Dr. Pjeter Pjetri, i ndjeri Dr. Kol Doda, Dr. Fran Biba dhe të tjerë punonjës në Spital e Mirditës.
Mirenjohje pa fund për përsonelin e mesem te urgjences, radiologjisë, laboratorit, të pavioneve dhe të sallës së operacionit të punktit të gjakut. Mirënjohje për të ndjerin Rasim Marku, që me ambulancen e tij ka qënë mbresëlënës atë ditë të vështirë, kur 11 here është ulur helikopteri në fushën e sportit.
Aksidenti i 30-viteve më parë, për të cilin nuk po kujtohen(!), njëkohësisht, mbetet edhe dëshmi e shpirtit të sakrificës, përkushtimit dhe profesionalizmit të bluzave të bardha, ku spitali i Rrëshenit, me kapacitetet e asaj kohe, u shndërrua në një vatër shprese.
Mjekët, infermierët dhe gjithë personeli u bënë krah jete për të plagosurit, punuan pa orar dhe me guxim për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohej. 11 të plagosur të dërguar me helikopter në Tiranë, falë reagimit të shpejtë, i mbijetuan tragjedisë . Kjo ishte një fitore e jetës përballë vdekjes.
Në këtë përvjetor, përkulemi me respekt për 6-përsonat që humbën jetën, dhe një mirënjohje e thellë për të gjithë ata që në ato çaste dramatike nuk u tërhoqën, por u bënë mburojë jete.
Dritë u baftë shpirti i tyre!Nderim bluzave të bardha.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu