Shkruan Azgan Haklaj
Platforma për shtetin komb dhe jetësimin e tij domosdoshmëri historike panshqiptare.
Elitat politike, akademike, kulturore të brumosin shqiptarët me vlerat kombëtare.
Gjuha, territori, historia e kultura janë elementët bazikë që e identifikojnë shtetin komb, apo shtetin nacional sipas përkufizimit perëndimorë.
Kongresi i Manastirit ka meritën historike sepse krijoj Alfabetin Shqip dhe e identifikoj Shqipërinë para Europës dhe botës si një komb kulturorë.
Me zgjedhjen e shkronjave latine, korifejtë e kulturës kombëtare i treguan perëndimit se Shqipëria është një popull me kulturë e histori thellësisht europiane dhe se shqiptarët janë fara dhe rrënja e qytetërimit europian.
Ata deshmuan se orientimi i tyre kulturorë dhe politik drejt vlerave të civilizimit perëndimorë ishte jo vetëm domosdoshmëri ekzistenciale por dhe mënyra më e sigurtë për t’u shkëputur përgjithmonë nga kthetrat e Perandorisë Otomane dhe të asaj Ruso -Sllave.
Gjuha si simboli themelor i një populli është faktor kohezioni vetëm atëherë kur ajo shërben për unifikimin e të gjitha teksteve që nga abetarja e deri tek literatura universitare e ajo akademike.
Një tekst i abetares për të gjithë femijët në hapsirën etnike shqiptare është alfa e betejës për ta bërë sistemin arsimorë mbarëkombtarë një gurë themeli dhe premisë të sigurt për të ardhmen e brezave që vijnë.
Kuvendi famëmadh i Arbërit i vitit 1703 i mbledhur nën kujdesin e Papës Shqiptar Klementi i Xl-të Albani është jo vetëm djepi i Rilindjes Kombëtare por është interpreti i deshirës së flaktë të arbërorëve për ta mbrojtur gjuhën e kulturën e vendit të tyre.
Hapja e seminareve dhe kolegjeve në zona të ndryshme me vendim të Kuvendit historik të Arbërit, ku mësimi jepej shqip dhe me tekste të unifikuara, na tregon jo vetëm mashtrimin trashanik e kriminal që historiografia komuniste e dirigjuar nga qarqet antishqiptare sllavo-greke ka bërë për moshën e gjuhës shqipe, por edhe dëmin e madh ndaj kujtesën tonë historike, duke na lënë kështu tre shekuj prapa së veni në jetë projektin e stërgjyshërve tanë.
Një sistem i unifikuar i gjuhës e shkollës shqipe do të thotë që femijët, nxënësit dhe studentët në Shqipëri, publike “Kosovë”, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës të kenë në duart e tyre një tekst mësimorë, të kenë të drejta e kritere të njëjta për të hyrë në universitetet tona dhe diploma të barazvlerëshme në gjithë hapsirën shqiptare.
Njësoj si për universitetet publike ashtu edhe për ato private.
Kualifikimet pasuniversitare, doktoraturat e gradat shkencore duhet të jepen sipas një sistemi të njësuar nacional.
Bashkimi shpirtëror i kombit me një projekt nacional i paraprin’ bashkimit politik dhe ekonomik.
Ai përgatit terrenin dhe shërben si gurë-themel i shtetit komb.
Trashëgimia kulturore dhe historike janë një e të pandara për të gjitha trojet etnike ku banojnë shqiptarët.
Këtë na tregon më së miri folklori, etnografia, e së fundmi historia e arkeologjia e epokës ilire, para kristiane dhe e mesjetës së hershme.
Vertetuam në këtë punim me argumenta të pakundërshtueshme historike dhe shkencore se të parët tanë kanë patur jo vetëm hemogjenitet përsa i takon gjuhës, mënyrës se jetesës, riteve, dokeve e zakoneve, të dalluar qartë nga popujt e tjerë të Ballkanit dhe Europës, por dhe një civilizim të shkallës më të lartë.
Shqiptarët ndodhen sot përballë kërcënimit serioz të trinomit antishqiptarë, Moskë-Beograd-Athinë.
Në këto qendra përpunohen taktikat e hartohen strategjitë për të groposur njëherë e përgjithmonë kulturën e vjetër shqiptare dhe kujtesën tonë historike.
Shkatërrimi e tjetërsimi i monumenteve të lashta dhe autentike shqiptare, duke përfshirë edhe ato të kultit, përpjekja për të përvetësuar figura të shquara Iliro-dardano -arbërore dhe për ti etiketuar ato si sllavo-greke, mundimi donkishotesk për t’u marrë shqiptarëve Eposin e Kreshnikëve, trashëgiminë ilire, Gjergj Kastriotin, Migjenin apo Nanë Terezen vertetojnë katërcipërisht këtë tezë.
Shqiptarët të ndarë në pesë shtete pa strategji të përbashkët kombëtare, me akademi shqiptare që flenë gjumë, akoma nuk e kanë krijuar nëse shprehemi në gjuhën ushtarake mburojën raketore kundër armiqve tanë historikë.
Ka afër dy dekada që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” si institucioni me i rendësishëm i kulturës kombëtare shqiptare, vepron në të gjithë hapsirën etnike të Kombit Shqiptar për të promovuar artin tradicional, folkun, këngën, vallen, etnografinë, si pashaportë autentike, si adn-në e Kombit tonë.
Festivalet kombëtare, spektaklet, koncertet tematiko-patriotike janë organizuar nën moton;
Një komb, një kulturë-një gjuhë- një flamur-një histori-një atdhe dhe së fundmi në Plavë-Guci:
“Një Komb një Shtet”.
Keto manifestime janë kthyer në referendume artistiko -qytetare.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar është shndërruar në laborator i platformës së unifikimit të kulturës kombëtare, i cili padiskutim mund të quhet parlamenti shpirtëror i Kombit tonë.
Ky konstatim me vjen natyrshëm për shkak se ai është i shtrirë me aktivitete të rendësishme në mbarë hapsirën shqiptare dhe se ka si lidership ajkën e artit kombëtar shqiptar.
Mesazhet e tij kanë qenë domethënëse për kohën dhe i kanë paraprirë zhvillimeve politike.
Veprimtaria shumëdimensionale e tij ka qënë art diplomatik e diplomaci artistike, politikë artistike e art politik.
E kemi theksuar se sipas përcaktimit filozofik të kombit, Kombi ynë nuk përfshihet tek kombet dinastike apo politike, por tek kombet etno -kulturore, prandaj jetëgjatësia dhe shpëtimi nga asimilimi rrugës së gjatë që ka shtegtuar kulturës tonë i dedikohet.
Profeti Muhamed na mëson se:
“Jetëgjatësia e një populli varet nga jetëgjatësia e trashëgimisë shpirtërore të tij.
Qindra-mijra artistë të Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë i bijen kryq e tërthorë Atdheut me diplomaci artistike e art diplomatiko-politik, ashtu si Shen Pali Ilirikumit për të përhapur Ungjillin.
Mesazhet e artit e të kulturës janë të shpejta dhe efektive.
Ato depërtojnë aty ku nuk hyn dot politika e diplomacia.
Projektet kombëtare, festivalet folklorike, strategjia afatgjatë për të zbuluar e promovuar breza të rinj artistësh kërkon bashkëveprim mes qeverive shqiptare e faktorëve relevantë etnokulturorë të Kombit tonë dhe mbështetje financiare e logjistike, prandaj duhet një kordinim real ndërqeveriterë dhe bashkëpunim serioz me të gjithë faktorët panshqiptarë.
Natyrshëm lind pyetja ka diplomaci kulturore mbarëkombëtare?
Sigurisht që jo, por duhet krijuar menjëherë një strategji e përbashkët gjithëkombëtare.
Hap tjetër i rendësishëm i qeverive shqiptare e faktorit politik shqiptar në të gjitha trojet etnike për realizimin e platformës së shtetit komb është krijimi i hapsirës së lirë ekonomike, krijimi i komunuellthit ekonomik shqiptar.
Politika të unifikuara të zhvillimit, të sigurisë kombëtare dhe diplomacisë.
Është e pafalshme që vazhdojmë akoma me barriera doganore, me politika reciprociteti në kufirin shqiptaro-shqiptarë.
Princ Dhimitri i shtetit të Arbërit 800 -vjet më parë bënte tregti të lirë me Raguzën dhe i merrte në mbrojtje në territorin e vet.
Kjo ka ndodhur dhe dy shekuj më vonë me Gjon Kastriotin dhe djemtë e tij, të cilët u zotoheshin venedikasve se do ti mbronin dhe do të paguanin çdo dëm që pësonin në territorin e tyre.
Një komunuellth shqiptarë ekonomik duhet tu japë garanci bashkëkombasve se nuk do t’u shfaqet si makth trau i doganave apo taksimi i dyfishtë.
Hapsira e lirë ekonomike për të dhënë frytet e saj kërkon në radhë të parë lëvizjen e shpejtë të mallrave e sherbime me shpejtësi në hapsirën panshqiptare.
Kjo ndodh vetëm atëherë, ashtu siç u finalizua Rruga e Kombit të finalizohen projektet e mëdha të infrastrukturës, Rruga e Arbërit, Korridori Adriatik-Alpe, autostada Shkup- Bllacë, autostrada Ohër- Strugë-Kerçovë-Gostivar, krijimi i një infrastrukture kombëtare moderne lidhja e porteve shqiptare me rrjetin hekurudhorë të Kosovës.
Të bëhet një rrjet i unifikuar i energjisë.
Këto janë investimet strategjike pa të cilat shqiptarët nuk mund të pretendojnë të hedhin bazat ekonomike.
Siguria kombëtare e diplomacia e përbashkët janë pjesë e rëndësishme e platformës së shtetit-komb.
Përtej slloganit:
” Një Komb, një qëndrim” qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës duhet ta kuptojnë se ushtritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të trajtohen njësoj, të shkollohen në një akademi e me një program të vetëm.
E kjo mundësi duhet tu krijohet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës dhe të Çamërisë.
Të kenë të njëjtin sistem gradash dhe të njëjtën strategji të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, apo kundër rreziqeve që vijnë në mbarë hapsirën etnike shqiptare nga fqinjët shovinistë.
Politika e jashtme ka qenë nyja gordiane e shtetit shqiptar për 100- vjet.
Çlirimi i Kosovës e pavarësimi i saj, faktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe nënshkrimi i marrëveshjes me palën fituese maqedonase për kryeministrin e parë shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit qeverisës, faktorizimi i shqiptarëve në Mal të Zi, ndërkombëtarizimi i çështjes Çame e Luginës së Preshevës ka sjellë një realpolitikë të re, të cilën duhet t’ua imponojmë armiqëve tanë shekullorë, sllavëve që ta njohin.
Eshtë koha të presim me shpatën e drejtësisë nyjen e djallit.
Sot shqiptarët jënë në zenitin e tyre, ata janë më të fortë se kurrë.
Vetë Zoti po flet shqip.
Homeri i ndjesive shqiptare Gjergj Fishta nënvizote:
“Kah’ është forca është arsyeja”.
Shqiptarët duhet ti flasin botës me një gjuhë.
Diplomacia duhet të jetë mbarëkombëtare.
Shqiptarët nga komb etnokulturorë duhet të bëhen komb politik.
Ka arrdhë koha që ata të kenë shtetin Komb.
Një mik i madh i shqiptarëve ish ambasadori i Amerikës në Kosovë William Walker( përfaqësues i OSBE) deklaroj para pak kohësh.
“Unë nuk i ndaj shqiptarët të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut, të Çamërisë, të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës.
Shqiptarët janë një dhe kanë një flamur, një histori e duhet të kenë një shtet.
Promoted Content