Ilir Beqa në 2 muaj, mbi 11 fatura fiktive

0

Përgjimet telefonike dhe ambientale të SPAK-ut identifikuan të paktën 11 raste në 2 muaj lëshimin e faturave fiktive nga kompani private për llogari të projekteve që menaxhoheshin nga Agjencia SASPAC.

Faturat që referuar dosjes së Prokurorisë nisnin nga 44 mijë Lekë deri në 35 mijë Euro, u lëshuan nga kompani me kërkesë të shtetasit Ermal Kurtulaj, për mbulimin e shpenzimeve të programit që ai koordinonte, por edhe programeve të tjera të SASPAC.

Në komunikimet telefonike, Prokuroria thotë se Kurtulaj i orienton bashkëpunëtorët e tij për vlerën e faturave që i duhen, si dhe i ka nisur atyre edhe një listë me çmime të fryra për aktivitetet.

Nga ana tjetër, SPAK pretendon se ka zbuluar një skemë korrupsioni nëpërmjet një biznesi në Kalanë e Tiranës, për të cilin ngre dyshime se menaxhohet në hije nga Ermal Kurtulaj, për llogari të ish-ministrit Ilir Beqaj. Bizneset që merrnin punë nga Agjencia SASPAC, më pas paguanin sipas Prokurorisë fatura të këtij biznesi si formë ryshfeti.

Në 27 Dhjetor, Gjykata e Posaçme urdhëroi kontrollin fizik të ish-ministrit Ilir Beqaj, shoferit të tij, Arben Dani, Ermal Kurtulajt, i konsideruar lidhje e ish-ministrit dhe 5 personave të tjerë, kontrollin e 5 banesave, 8 zyrtarëve dhe 5 makinave.

Këto hetime që deri më tani janë regjistruar vetëm në emrin e shtetasit Ermal Kurtulaj, vijnë në një kohë kur ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dhënien e koncensionit të sterilizimit.

Të premten në 29 Dhjetor pas kontrolleve, Beqaj mohoi të jetë përfshirë në paligjshmëri dhe tha për mediat se ishte i hapur për hetime.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu