Incidentet në Gramsh dhe Poliçan, Meta: Ushtria në gjendje të mjerueshme

0

Në një konferencë për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar mbi incidentet e ndodhura në Gramsh dhe në Poliçan gjatë fundjavës. Ndër të tjera, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të reagojë lidhur me kërkesën e bërë për ndalimin e hyrjeve të shtetasve rusë dhe atyre bjellorusë derisa të ketë një qartësim të plotë të situatës. Ai gjithashtu theksoi se ajo çfarë mbetet e rëndësishme është që popullit shqiptar t’i kthehet pushteti dhe kjo sipas tij arrihet nëpërmjet referendumit.

“Problemi është që ushtria jonë ëshë në një gjendje shumë të rëndë dhe këtë e kam të faktuar. Ushtria jonë e ka të vësëhtirë sot të thotë se cilat janë pronat e saj në Shqipëri dhe kapacitetet e saj. Sepse kanë ndodhur gjëra të paligjshme që unë edhe i kam denoncuar. Ushtria jonë është në nivele zero për sa i përket bazës ajrore. Po kështu në situatën e zjarreve. Ushtarë me lopata dhe fshesa. Pastaj nuk dua të flas për pagesat dhe nivelin e arsimit. Sepse gjithnjë e më pak me arsim të mesëm dëshirojnë të shërbejnë në ushtri. Megjithatë jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s dhe përshëndësim avionët B52 që do tregojnë një mision solidariteti.Duhet të përfitojmë nga ky rast që të reflektojmë dhe të mësojmë. E ftojmë kryemiistrin të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë, për sa kohë Rusia do nuk do ndryshojë qëndrim në lidhje me Ukrainën”, tha Meta

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu