Shkruan Zef Ndreka
Edhe po qëndrojë edhe po të largohet me dorëheqje tjetër siç ndodhi një herë , Berisha dhe PD-ja mbetën edhe 4-vite të tjera në opozitë, kryesisht për faj të tij dhe të Bashës, të cilët shkatërruan një aset kombëtar, përçanë opozitën tërësisht, duke ia këputur ashtin për të cilën lindi dhe u rrit deri në vitin 2013.
Berisha dhe Basha tashmë përfundimisht i përkasin të shkuarës. Do të kishte qënë e udhës që demokratët të kishin guxuar dhe ta kishin kuptuar më parë këtë dhe mos të luanin poker për ti dhënë vetës një mundësi më shumë, apo për të provuar një shanc të humbur që rezultonte që në nisje.
Sepse, pikërisht nga mungesa e dritës, e ndriçimit dhe e shpresës, e mbajtjes peng të opozitës dhe përzgjedhjes nepotike të kandidatëve, të ligjit të ndryshuar elektoral me lista të mbyllura, të mungesës së programeve dhe ideve, të mungesës së organizimeve dhe paaftësisë së njerëzve apolitik, të mungesës së figurave dhe lidërve, PD-ja mori atë rezultat që e riturpëron edhe pse dukej se kishte ardhur momenti të ndodhte në Shqipëri rrotacioni normal i pushtetit.
Por kjo gjë nuk mund të ndodhë me bufa kënetash, me zhaba e nëperka, me njerëz që iu pëlqejnë moçalishtet.
Sido që të vijojë proçesi i numërimit të votave, opozitës i duhet shumë kohë e punë për të bërë ndryshimin dhe shërimin nga infeksionet berishiste, pasi edhe pas dorëheqjes tjetër të Berishës së turpëruar, opozita që nuk lihet pa u kontrolluar prej tij, do e ketë nē mos të pamundur, tepër të vështirë ta marrë vetën, e të bëhet alternative qeverisëse.
Shqipërët votuan dhe zgjodhën për 4-vite të tjera të drejtohen nga socialistët. Me të drejtë, edhe pse, PD-ja humbi 4 herë radhazi duke kontestuar 4-herë zgjedhjet e humbura prej tyre.
A ka më ndonjë alibi për tu shpikur nga Berisha e të mbaje me gajret demokratët me protesta?!
Sepse votuesit shqiptarë ia rivulosën humbjen duke “e rrahur” 4 herë në ringun elektoral.
Kjo humbje, duhet të kthehet në mësim për “ngelësit në klasë”, për opozitën…