Kjo është gjoba 120 milionë euro që ish-ministrja e Financave Anila Denaj ia “fali” BANKERS-it më 31 maj 2019 me porosi të “palloshit”.
Për këtë gjobë kam folur në Parlament në vitin 2020 dhe ia kam lënë në dorë KM Ramës, ose siç e thërrasin “koleget” me përkëdheli, Palloshit, dhe nuk reagoi.
Prej 5 vitesh Gent Gazheli, Palloshi drejtor i Doganës, nuk ka pasur kohë të merrej me këtë gjobë se ishte shumë i “zënë” me gjoba të tjera.
Meqenëse dosja e Bankers-it ka kaluar në SPAK dhe pashë nëpër portale që agjentë të BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, po ua jap unë që të mos lodhen kot.
Në atë kohë SPAK-u, i drejtuar nga enveristi Kraja, nuk kishte kohë të merrej me gjëra të “vogla” si kjo gjoba 120 milionë euro, se kishte hallin e autokombajer Bektashit nga Kozare dhe të Prof. Edvin Priftit, që ishte kundër vaksinave Covid-19 që sajuan qelbesirat e Sorrosit me në krye një fëlliqësirë si Fauci.
Por më duket se ky lajm për kontroll në Ministrinë e Financave mund të jetë show për të humbur vëmendjen nga ngjarjet e ditëve të fundit, dhe nuk besoj që SPAK-u e ka seriozisht hetimin e BANKERS-it, sa kohë që gjyqtari i GJKKO-së Erjon Çela liroi nga burgu njërin nga dy ish-administratorët e BANKERS-it që ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.
Ndoshta pasi të gjejnë këtë gjobë që është “falur” apo të transkriptojnë telefonat BQ, SKY, ECRO, ku gojët e liga thonë se Anila thotë “më ka urdhëruar Palloshi”, mund t’i rrasin një të liruar edhe administratorit tjetër që është kinez prej vërteti, jo “kinez” si ai që kanë liruar.
Dhe për çudi, të gjitha mediat dhe portalet u “trodhën” e nuk belbëzuan asnjë fjalë si lajm për lirimin nga burgu dhe daljen në arrest shtëpie të ish-administratorit me afat të gjatë të BANKERS PETROL, hajdutëve të politikës shqiptare prej vitit 2004.








