Shkruan Albert Vataj
Nuk është një truk. As se bëhet fjalë për manipulim. Është një erë e re e fotografisë. Bëhet fjalë për një zhanër dhe shumë specifik. Nuk është thjeshtë një foto. Çdo realizim ka të bëjë me një ide dhe koncept të jetësuar në atë që njihet si shkas për komunikim shprehës të fotografisë.

Ata janë të gjitha të bukura, shembëllim i përsosmërisë, janë të zhveshura nga çdo petk, por të veshura me limfën e jetës, me qumështin. Nën këtë stolisje prej lënde të lëngët dhe të bardhë, ata reflektojnë një hir ngasës, një bukuri patëshoqe, një dlirësi që struket nën këtë bardhësi, si në një lojë shkujdesjeje solemniteti.

Kur pasioni dhe përkushtimi, puna e stëmundimshme dhe përpjekjet shndërrohen në trofe suksesi. Ai, fotografi Jaroslav Wieczorkiewicz ka zënë një vend nderi në sfidën e risisë. Pas një dështimi për t’iu kushtuar arkitekturës, ai i dedikohet fotografisë.




Jaroslav Wieczorkiewicz ka lindur në Poloni, i arsimuar për Artet e Bukura dhe Arkitekturë, por që njihet për foton e shpejtë. Fama e tij fillon kur ai themeloi Studio AurumLight, e cila është specializuar në fotografinë konceptuale.






Promoted Content