Shkruan Zef Ndreka
Në zhargonin popullor, shpesh thuhet se qingji i urtë thith dy nëna. Por kjo gjysëm e vërtetë, nuk funksionon aspak në politikë.
Konkretisht, në politikën shqiptare “qingjat e urtë” kanë mbetur për shumë arësye ose kryetarë të partisë pa anëtarë, pa deputet, pa asnjë peshë reale në jetën e vendit, duke menduar vetëm e vetëm për vetën. Me pas, ose i janë bashkuar grupimeve politike të mëdha, ose janë zhdukur nga politika.
Kemi rastin e mocionistëve që per hir të fitorës së PD-së nuk u ngritën e nuk folen me popullin në momentin e duhur. Ata pritën të rifitonte Berisha për të mos e dëmtuar PD-në, por më pas, për shumë arësye u shuajtën duke u shpërndarë. Ishte një grup elitar i momentit që meritonin të merrnin në dorë fatet e vendit. Por heshten, bënë qingjin e butë kur duhej të kishin shpërthyer dhe fatet e Shqipërisë e të pluralizmit do të ishin ndryshe.
Kështu pak a shumë ka ndodhur me Kalakulën, me Pollon, me Xhozin, me Patozin etj. Për fat të keq, vijon kjo heshtje edhe me PD-në zyrtare, e cila pati fatin historik të shkëlqente e të bëhej alternativë e besueshmë e pushtetit.
Qëndrimi i liderit të PD-së zyrtare në rolin e qingjit të urtë flet shumë. Ose nuk ka këllqe ta mbajë atë peshë, ose nuk di.
Por një gjë duket e sigurte: Ai nuk bëhet dot lider për të sjell ndryshim. Të vjen keq për mijra e mijra demokratë që rezistuan dhe mbështetën betejën e ekzistencës së PD-së me shpresë se viti 2025 do të ndryshojë fatet e Shqipërisë dhe do të shpëtojmë nga këto dinozaur që mbajnë peng politikën, opozitën dhe qeverinë.
Por më zgjedhjet e fundit, po ndodh që treni i PD-së është ndalur. “Posagjeret” mund të merzitën dhe do gjejnë alternativa për të lëvizur përpara.
Trenisti ka mbetur në gjumë.
Përse ndodh kjo?
E ka taktikë si “qingji i urtë”?!
Ka mëkate që ruhet prej tyre?!
E ka bisnes politikën?!
Apo nuk ka stofin e liderit që të ngroh?!
Sidoqoftë, PD-ja zyrtare është në ditët e saja me të zeza. Me kot gënjehet kur nuk kontrollon grupin e deputetëve, kur nuk del me deklarata shtypi e me qëndrime të përditshme politike.
Kapja e kësaj pjese të opozitës, ka vetëm një synim: Ngritjen e një minikështjelle për Bashën ashtu siç Berisha ngriti Foltorën e tij pas shpalljes non grat-a.
Elektorati i PD-së zyrtare nuk mundet dhe nuk do të pranojnë të përdoret mish për top. Janë të qartë se duhet betejë, duhet guxim për të arritur objektivat. Aq më tepër për një lider që pretendon të bëhet Kryeministër i vendit.
Lideri, duhet të jetë luftetarë, zemërzjarrtë, trim.
Nuk di asnjë rast të fitohet betejat me lepuj apo me qingja të urtë.
PD-së sot i duhet alternativë, vizion, ide dhe jo veç shëtitje e buzëqeshje…