Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, ka folur këtë të hënë mbi arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.
I ftuar në Ora News, Hoxha u shpreh se Bashkia e Himarës tashmë është një tragji-komedi ku kryetari dhe fituesi janë në burg, referuar dhe arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Hoxha shtoi se bashkë me Goron duhet të ishin arrestuar edhe Xhaçka me bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, por shtoi se këta të fundit nuk preken nga drejtësia me regji.
Hoxha: Që më parë kam pasur një qëndrim publik, duke thënë se një pjesë e SPAK-ut drejtohet me regji nga kryeministri. Padyshim që në atë strukturë nga njerëz me integritet të lartë që të kemi një drejtësi reale dhe të pavarur. Himara është një tragji-komedi ku kryetari dhe fituesi janë në burg. Të dy që vijnë nga minoriteti grek janë nën arrest dhe mund të ndajnë qelinë.
Goro duhet të shkonte më herët në burg, duhet të ishte edhe Xhaçka dhe bashkëshorti i saj. Shpresoj që SPAK-u t’i shkojë deri në fund kësaj afere. Dihet zhvillimi që po merr jugu dhe ajo është një zonë e lakmuar. Ne ketë aferë e kemi denoncuar në PD, së bashku me prona të tjera në bregdet. Xhaçka gëzon mandatin e deputetes dhe nuk thirret nga prokurorët.