Kërcënimet e Vuçiçit përralla

0

Analisti politik, Azem Vllasi duke komentuar kërcënimet nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për pushtim të Kosovës, ka thënë se janë përralla dhe sipas tij, kjo është thjeshtë politikë nacionaliste serbe.

Për Vllasin, Vuçiq deklarimet e tilla po i bën sa për të mos e humbur përkrahjen e opinionit që e ka përbrenda.

Ai ka vlerësuar se krejt çka po synon Vuçiq është arritja e themelimit të Asociacionit si një “gogol” përbrenda, për ta destabilizuar strukturën kushtetuese të Kosovës.

“Vuçiq e ka për qëllim si ta heq qafe Kosovën dhe mos ta humb përkrahjen përbrenda duke deklaruar se ai vetëm e ka preokupim çështjen e serbëve të Kosovës dhe çështjen e tyre ta zgjidhë më Bashkësinë e Komunave Serbe dhe të mbetet ajo si një instrument i qeverisjes se serbëve të Kosovës dhe territoret e komunave në veri t’i qeverisë prej Beogradit. Dhe atë Zajdenicë ta lë si ‘gogol’ përbrenda për ta destabilizuar strukturën kushtetuese të Kosovës. Këto kërcënime janë përralla, sepse Serbia nuk mund i turret më me forcë askujt, e ka vetëm politikë nacionaliste”, është shprehur ai

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu