Kështu lulëzon Xhakaranda

0

Shkruan Zef Ndreka

Sot do të ndaj me ju, miqt e mi, një foto dhe një përshkrim intetesant për një lloj peme.

Quhet Jacaranda dhe është simbol.i mënçurisë, i rilindjes, i pasurisë dhe fatit të mirë.
“Jacaranda” është quajtur fillimisht Guarani që do të thotë: ” me aromë”.
Sipas një legjende të amazonës, një zog i mrekullueshëm i quajtur Mitu, do të zbarkonte në një pemë të Jacaradës, duke mbajtur në krah një priftëreshë simpatike, intiligjente.
Priftëresha, e quajtur Bija e Hënës, zbriti nga pema dhe jetoi mes fshatarëve. Ajo ndau me ta njohuritë, mençurinë dhe etikën e saj, duke iu treguar atyre dallimin midis të mirës dhe të keqës.
Pasi mbaroi misionin e saj, u kthye në pemën e zbukuruar me lule të Jacarandës dhe u ngjit në qiell ku iu bashkua premtimit të Birit të Diellit, i cili kishte kryer një mision të ngjashëm në një pjesë tjetër të xhunglës.


E rritur në Portugali, në Argjentinë dhe në Brazil, Jacaranda është një lloj bime që i përket familjes Birmroniacaea, një familje që përfshin 49 lloj specie, të gjitha me origjinë nga rajonet tropikale dhe subtropikale të Amerikës së Jugut, Amerikës Qëndrore, por edhe Afrikën e Jugut dhe Karaibet.

Lloji më e përhapur dhe më e fanshme është mimosifolia jacaranda ose jacaranda blu, e quajtur kështu sepse kujton bimën e mimozës.
Lulëzon në pranverën e vonë dhe në disa raste sheh një lulëzim të ri në vjeshtë.
Kjo pemë, ka një aromë të embël, të butë që ngjason me aromën e mjaltit.
Këto janë foto që tregojnë si lulëzon kjo pemë në Buones Aires, Argjentinë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu