Klasë politike pa vizion, pa përgjegjësi dhe e mbushur me akuza për korrupsion!

0

Shkruan Zef Bushati

Maxhorancë dhe Opozitë – të dyja palët nuk bëjnë ligje që i duhen vendit, por bëjnë me zell ligje që i shërbejnë vetes, siç është rihapur përsëri edhe tema e Ligjit Zgjedhor, të cilin Maxhoranca dhe Opozita e përdorin si një “armë” për të mbajtur pushtetin dhe jo për ta ndarë pushtetin me popullin Shqiptar.
Politika shqiptare është kthyer në një pazar mashtrimesh, interesash dhe korrupsioni. Maxhoranca dhe Opozita gënjejnë dhe mashtrojnë njëra-tjetrën ditën për diell, në parlament, në media, dhe pastaj, nën hijen e natës, bashkohen për të mashtruar qytetarët Shqiptar se do bëjne një Reformë Zgjedhore të re, ndryshe nga ajo që po ata vetë, me po ata njerëz e kane bërë para dy-tre viteve.
Kjo,është e vërteta e hidhur, që duhet ta shohin në sy qytetaret dhe shoqëria civile. Binduni: nuk kemi një konflikt mes pozitës dhe opozitës për Ligjin Zgjedhor por një bashkëpunim të fshehtë për interesat e tyre kundër interesave te popullit Shqiptar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu