Shkruan Zef Ndreka
Në një farë kuptimi, vëndi ynë ka qënë përherë në krizë.
” Zhyt e myt e del në zallë ” -shprehej Fishta.
Janë shumë pyetje që kanë nevojë për përgjigje ekspertësh.
Për të përballuar krizën që e ka pushtuar gjithë ekonominë e vëndit, dihet se:
duhet të reduktohet informaliteti, të rritet sasia e parasë në qarkullim, miratohet saktë e përdoret si në të gjithë botën paketa anti-krizë, të ulen në maksimum taksat për bisnesin të bëhet indeksimi i inflacionit duke mbrojtur vlerat dhe parimet e djathta për nxjerrjen e vëndit nga mjerimi, nga skamja, përmes politikash konkrete për frenimin e largimit të rinisë, si plaga me e madhe sot për sot.
Ç’po bën qeveria për të dalë nga kriza?!
Ç’po bën qeveria me Projekt Ligjin për Amnistinë Fiskale, se jemi pa info?!
Apo e hodhi sa për testim! Sa për të tërhequr vëmendjen nga korrupsioni galopant dhe nga frika e deshtimit të hapjen se negociatave me BE-në?!
U tërhoq qeveria apo e ka seriozisht që do e përdori Amnistinë Fiskale, si një nga format e rritjes së parasë në qarkullim?!
E thënë më qartë, a do t’a fusin në sistem paranë e pa deklaruar me ligj nga shteti?!
Ngaqë kjo qeveri ka pothuaj 10 vite që ka dështuar, vetëm ka vjedhur, ka shpërdoruar paratë e buxhetit dhe të ndihmave, duke rritur pambarim borgjet, tani se fundmi doli me propozimin për Amnistinë Fiskale.
Kjo reformë financiare, nxjerr problemet e veta në ekonomi.
Ajo, po të miratohet, do të bëhet vetëm për të pastruar paratë e krimineleve, të hajdutëve , të organizatave të drogës, të qeveritarëve të korruptuar, etj.
Por, llogaritjet e vlerës faktike të parave që mund të vijnë nga projekti i qeverisë, nuk mund të bëhen saktë.
Amnistia, do të mund të bëjë një rrumpallë në ekonominë informale shqiptare, ashtu siç i ka bërë ligji për tokën nr 7501, dhe ligji i legalizimeve. Pasojat e të cilave dihen. Dëmet e tyre në ekonomi janë të pa llogaritshme.
Aplikimi i ligjit për Amnistinë Fiskale, do të shkatërronte përfundimisht shpresën e mesme në Shqipëri, për arësyen e thjeshtë se kjo shtresë nuk kanë patur asnjëherë dhe nuk kanë resurse të fshehura. Janë shtresa që kanë kontribuar më shumë në buxhetin e shtetit duke paguar gjithmonë taksat.
Kjo shtresë, në Shqipëri po zhduket edhe pa miratuar Amnistinë, me ikje, me migrim.
Ky është rrezik i madh për ekonominë.
Kriza do të përballohej me sukses, vetëm kur ustallarët e 30 vitëve që e sollën vëndin në këtë gjendje, të mos i kemi më nëpër këmbë në politikë, në parlament e në qeveri.
Të gjitha ndërmarrjet e qeverive nga Berisha , Meta e Rama, si në politikë dhe në ekonomi, kanë qënë dhe janë si firmat piramidale, vetëm për t’a vjedhur për vete dhe për t’a zhytur më keq vëndin.
Promoted Content