Kryepeshkopi i Maltës: Kisha katolike duhet të lejojë martesën e priftërinjve

0
Beqaria e priftërinjve është prekur si temë nga Kryepeshkopi i Maltës Charles Scicluma. Ky i fundit, në një intervistë për mediat tha se Vatikani duhet të rishikojë rregullat për t’u lejuar priftërinjve katolikë mundësinë për t’u martuar. Me një detyrë të rëndësishme në Vatikan, Scicluma tha se kjo temë duhet diskutuar seriozisht. Rregulli fetar mbi beqarinë e priftërinjve është debatuar publikisht për dekada, por autoritetet lokale të Kishës, deri më tani, e kanë mbrojtur gjithmonë atë, duke këmbëngulur se jeta e një prifti duhet t’i kushtohet vetëm Kishës dhe komunitetit të tij. Për shkak të këtij rregulli, kryepeshkopi tha se ka priftërinj që dashurojnë, krijojnë lidhje të fshehta e madje kanë edhe fëmijë.

“Kjo është ndoshta hera e parë që po e them publikisht dhe do të tingëllojë heretike për disa njerëz. Pse duhet të humbasim një të ri që do të ishte bërë një prift i mirë, vetëm sepse do të martohet? Dhe ne humbëm priftërinjtë e mirë vetëm sepse ata zgjodhën martesën”, tha Kryepeshkopi.

Kisha Katolike Romake në ritin e saj latin është e vetmja fe e krishterë që kërkon nga të gjithë priftërinjtë e saj të jenë beqarë, të përmbahen nga martesa dhe marrëdhëniet seksuale dhe këtë rregull e vendosi në shekullin e 12-të. Mbrojtësit e beqarisë mbështeten shumë tek Mateu 19:12, ku Jezusi citohet të ketë thënë se “… ata janë bërë eunukë për hir të mbretërisë së qiejve.” Eunukët interpretohen si një referencë që heq dorë nga martesa dhe është celibata, por nuk ishte gjithmonë kështu pasi në mijëvjeçarin e parë pas vdekjes së Jezusit, priftërinjtë në përgjithësi lejoheshin të martoheshin dhe të kishin fëmijë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu