Kryti im i krisun

0

Shkruan Mimoza Rexhvelaj

Diell,
mos ma jep për lëmoshë dritën
por shkëndijën që djeg terrin falma.
Hapma shtegun e ballit si flakë,
dua të ndihem pronare e dritës sate.

Bjeshkë,
mos më jep pushim,
por ajrin e ashpër që më kalit,
ta bëj frymën dritë që prin
rrugëve që nuk falin lodhje në shpirt.

Mal,
mos më jep madhështi për hijeshi,
por fuqinë që kryti im i krisun
të qëndrojë krenar edhe kur shembet bota,
të mos përkulet kurrë para stuhisë.

Qiell,
të falënderoj që ma mësove lirinë,
ta paguaj haracin me çdo frymë pa mallkim,
edhe ndaj atyre që guxojnë me pafytyrësi
të më shkelin mbi kufinj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu