Shkruan Zef Bushati
(Office of Overseas Prosecution and Development) OPDAT është një Mision pranë Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së që ofron ndihmë teknike dhe trajnime profesionale për sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht pas Reformës në Drejtësi.
Mandati i OPDAT përfshin: a) Asistencë në hartimin e Legjislacionit dhe rritjen e Kapaciteteve Institucionale të Prokurorisë dhe Gjykatave. b) Këshillim për zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. c) Trajnim për Hetues dhe Prokurorë në teknikat e Procedurës Penale dhe punën e Ndërkombëtarëve.
Pse OPDAT nuk ka “Autoritet Ligjor “ apo “Ekzekutiv” në Shqipëri ?
Se OPDAT nuk është “Institucion Vendim-Marrës”, por vetëm Këshillimor. Veprimet e OPDAT janë të bazuara në kërkesat e Institucioneve Shqiptare. ( SPAK & Qeveria ) Ndihma ofrohet vetëm nëpërmjet Marrëveshjeve dhe Kërkesave të Qeverisë/Partnerëve Shqiptarë. (?)
OPDAT nuk hyn në çështje po nuk patën ftesë apo mbështetje ligjore. Në hapat e para për fillimin e aktivitetit të OPDAT në Shqipëri, politika bëri akuza për “veprim të paligjshëm të OPDAT” që buronin nga keqkuptime e keqinterpretime politike, për “cënim të integritetit” Ka pasur sulme politike ( p.sh. karikatura me ambasadorin Lu, etj. ) se OPDAT po “jep sugjerime” për çështje politike. Këto janë ironike, dhe retorikë politike, pa vërtetësi Ligjore, por thjeshtë nga frika e përfshirjes se ndonje politikani në korrupsion.
Mandati i OPDAT është Asistencë Teknike/Trajnime për Reformën e Drejtësisë në Shqipëri. Autoritet ligjor?
Jo, OPDAT nuk është pjesë e strukturës Kushtetuese ose Ligjore e Republikës së Shqipërisë. OPDAT nuk ka të drejtë të japë urdhra, të vendosë ose të ushtrojë kompetenca shtetërore. Mandati OPDAT është të asistojë teknikisht, përmes trajnimeve, këshillimeve ligjore, dhe ndihmës për institucionet shqiptare, si SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor etj. OPDAT nuk mund të caktojë e propozoje prokurorë, nuk jep vendime ligjore dhe nuk ndërhyn në gjykime.
Pse perceptohet sikur OPDAT “vepron në ilegalitet” ? Kjo vjen nga keqkuptime publike, mungesë transparence, dhe mbivlerësim të ndikimit politik ne Shqipëri, dhe ndikimit që kanë disa diplomatë apo këshilltarë të huaj. Politikes i pëlqen të gënjejë e te krijojë opinione se SPAK drejtohet nga SHBA. ( Do ishte shumë mirë të ishte )
Mungesa e informimit publik për rolin real të OPDAT është se aktivitetet zhvillohen “prapa skene”, në takime teknike ose ndër-institucionale. Në realitet OPDAT nuk ka përgjegjësi direkte ndaj publikut shqiptar, sepse OPDAT vepron përmes institucioneve shqiptare dhe jo në mëvetësi e në pavarësi. Pra nuk ka influencë në procese të ndjeshme (si emërimet në Drejtësi, rekomandime për Reformën, etj.) Këshillat e OPDAT merren “seriozisht” nga Institucionet Shqiptare, por nuk janë detyruese. OPDAT funksionon në përputhje me Marrëveshjet dypalëshe Shqipëri–SHBA por nuk është pjesë e strukturës formale ligjore shqiptare, por OPDAT nuk është as i jashtëligjshëm. Ky perceptim ushqehet nga mungesa e komunikimit zyrtar, dhe nga takime pa protokoll publik, simbas rolit real të OPDAT. Qeveria e Opozita i kanë vënë “Kufirin tek Thana” OPDAT, me motivin e “ruajtjes së Integritetit të Shqiperisë”. Rrini te qetë, mos u shqetësoni, SPAK, GJKKO, BKH, nuk drejtohet nga OPDAT, por drejtohet e komandohet nga Qeveria, Partia dhe Opozita.