Kush janë vëllezërit Karriç që dalin te Porti i Durrësit/ Lidhja e tyre me politikën në Shqipëri

0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar me akuza për Portin e Durrësit. Ai sot ka zbardhur të tjera detaje, duke i përmendur me emër dhe mbiemër, personat e përfshirë në këtë aferë, sipas tij.

Sipas Berishës, aksioneri kryesor në aferën e Portit të Durrësit është Edi Rama, bashkë me vëllezërit Karriç.

Më tej Berisha ka sqaruar se kush janë vëllezërit Karriç.

“Tani, lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpëmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunim me Lukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht te këto kompani që po merret Edi Rama me to.

Vëllezërit janë aty, i ka botuar Euroactiv, i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç ishin. Pra bëhet një formalitet, por ata janë përfaqësuesit e Aleksandër Vuçiç dhe Lukashenkos në Dubain e Edi Ramës në Portin e Durrësit.

Natyrisht aksioner më kryesor është vetë Edi Rama. Unë isha mbrëmë me gazetarët dhe me të drejtë ata pyesin, ku e di ti këtë, që thua Edi Rama? Shumë e thjeshtë, nuk mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshija të tjerët që janë. Si mund t’i fsheh popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve? Kjo nuk ndodh kurrë, kjo ndodh veç kur e ke ndërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj”, është shprehur Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu