Kuvendi i heq imunitetin Sali Berishës dhe i hap rrugë arrestit të tij

0

Sali Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit.

Në më pak se 8 minuta, pa asnjë surprizë, me 75 votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, pas kërkesës së SPAK për ashpërsim të masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitje në “Arrest me burg/shtëpie”, me akuzën për korrupsion pasiv.

Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi.

Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.

Tani nuk ka më punë me Kuvendin, por me drejtësinë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu