Lajçak: Është koha për tu përqendruar në hapat e ardhshëm në dialog

0

Ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, po e quan javë të vështirë, atë që po e lëmë pas, si shkak i angazhimeve në Davos.

Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve dhe aktiviteteve atje, me shumë liderë e diplomatë nga e gjithë bota, tani Lajçak thekson se është koha për dialogun Kosovë-Serbi.

”Por pas një jave magjepsëse të zhytur në perspektiva të ndryshme brenda “flluskave” globale të mendjeve, tani është koha për të ripërqëndruar plotësisht në hapat e ardhshëm në Dialog”.

Lajçak mes tjerash flet për përshtypjet që u dha ky Forum Ekonomik, këtë herë.

”Diskutimet tona mbuluan një spektër zhvillimesh të rëndësishme të parashikuara këtë vit, si brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe në skenën globale”.

Madje Lajçak lë të kuptojë se pas qëndrimit në Davos, me t’u kthyer, në Bruksel gjeti borë por me diell.

Gjatë qëndrimit në Davos, Lajçak ka zhvilluar takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, por jo edhe me kryeministrin Kurti,ndërsa para filmit të samitit ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu