Lidhjet me mafien e lojërat me Amerikën, e detyrojnë Edi Ramën të sillet si Erdogani

0

Gjatë vizitës në Shqipëri më 20 qershor 2024, Edi Ramën nuk e takoi as Koordinatori i DASH për Anti-Korrupsionin Global, Richard Nephew, por takoi vetëm drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, fakt që dëshmon se SHBA nuk i beson më partneritet e konfidencialitet Edi Ramës, për shkak të shumë qëndrimeve të tij anti-amerikane e lidhjeve me krimin.

P.sh., më 26 qershor në mbledhjen e grupit parlamentar të PS,  kryeministri Edi Rama, me ironi e nënkuptim, tha se nuk ka nevojë për mendje, partneritet e mbështetje nga SHBA, mbasi Amerika premtoi demokraci e zhvillim në Afganistan, por atje dështoi.

Ngaqë është i bindur, se SHBA nuk e beson dhe nuk e preferon më si bashkëpunues, por vetëm si kryeministër protokollar në detyrë, Edi Rama vazhdon të bëjë akte politike, diplomatike e ligjvënëse, që bien ndesh me linjën zyrtare amerikane dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.

Goditjen e fortë, Edi Rama e mori pas skandalit “McGonigal”, që vërtetoi se për interesat e pushtetit të tij personal me profil mafioz, ai korruptoi dhe përdori zyrtarin e lartë FBI, duke i dhënë çeqe financiare, ortakëri biznesesh me oligarkë rusë dhe pazare për heqjen e “non- grata” Tomë Doshit, Aqif Rakipit e mos sanksionim të Olsit, ministrave e oligarkëve.

Ashtu si për Sali Berishën e Ilir Metën, SHBA ka mbajtur “ditar” edhe për zullumet e Edi Ramës, me prova për përfshirje në grupet mafioze brenda e jashtë Shqipërisë, për fuqizimin e tyre ekonomiko- financiar me ligje e vendime qeverie të posaçme për koncesione, dhurim të pasurive publike, bankave, telefonisë, leje ndërtimi dhe pengim të drejtësisë për të mos i prekur.

SHBA e di, që Edi Rama ka krijuar një qeveri paralele me familjarë, oligarkë, trafikantë, bosë të të Camorras, Cosa-Nostra, Ndragheta, Sinaloa dhe grupeve mafioze ruse, turke, serbe, malazeze, meksikane, bjelloruse, arabe, rumune, hungareze etj., më të cilët qeveris “de facto”.

Rastet e kullave, koncesioneve të landfilleve, shëndetësisë, Butrintit, Divjakës, Himarës, Sazanit, projektit “Alabbar” në Durrës, monopolet, amnistia fiskale, bastet on-line, skandali “TIMS” etj.,  dëshmojnë se ligjet dhe vendimet e qeverisë i sajojnë Edi Rama dhe grupet mafioze të lidhur me të.

Ndër to, mund të përmendin, karshillëkun ndaj SHBA, duke krijuar komisionin “Xhafaj”, që ka si synim kapjen plotësisht të SPAK-ut, Gjykatës së Posaçme, KLSH-ës, Prokurorisë, SHISH, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese e çdo institucioni të pavarur kushtetues.

Por dhe komisioni “Braçe”, me objekt goditjen e mediave që denoncojnë aferat e qeverisë e grupeve mafioze të lidhur në interesa me kryeministrin, ministrat, familjarët dhe klanet e tyre.

Zhytja në rrjete mafioze e lojëra me SHBA; detyrojnë Edi Ramën të veprojë dhe të sillet si shefat dhe miqtë e tij autokratë Taip Erdogan, Milorad Dodik, Viktor Orban, Aleksandër Vuçiç e Aleksandër Lukashenko, të Kinës e botës arabe, me të cilët ka krijuar lidhje të forta personale e ka bërë shumë marrëveshje zyrtare, pas të cilave janë grupet mafioze.

P.sh., ai doli kundër SHBA, duke bashkëpunuar me “non grata” Sali Berishën; i dha vulën e PD-së, nuk i hoqi mandatin e deputetit dhe po bën presion ndaj drejtësisë, për ta nxjerrë nga arresti.

Është fakt, që Edi Rama i bënë karshillëk Amerikës, duke u takuar me autokratët lindor dhe qarqet ruse, sa herë që SHBA i kundërshton aleanca diplomatike e ligje që cenojnë demokracinë, fuqizojnë korrupsionin e krimin, cenojnë sigurinë në rajon e bashkëpunimin me SHBA-BE dhe favorizojnë interesat e dominimin ruso- kinez./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu