Çfarë duhet bërë për të parandaluar Putinin të lërë fushën e lirë në Evropë dhe Lindjen e Mesme? Përgjigjen e kësaj pyetje mund ta gjejmë nëse bëjmë një analizë në Lindjen e Mesme.
Që nga lufta në Siri, Moska ka përqendruar dhe zbatuar strategji luftarake dhe politike në rajon nën sytë e Perëndimit. Në vitin 2011 fillojnë protestat në Siri dhe janë shtypur përgjakshëm. Një vit më vonë, Rusia dhe Irani ndihmuan regjimin sirian të Bashar al Asadit me linjat e furnizimit ushtarak për të zbutur izolimin e tij ndërkombëtar dhe për të frenuar përparimin e grupeve xhihadiste.
Me hyrjen e Rusisë në lojë, si një strateg i madh, konflikti hyn në një fazë tjetër ku Moska luan një rol të rëndësishëm. Ishte vetë Putini, ai që në vitin 2013 përditësoi planet e tij të politikës së jashtme, duke theksuar urgjencën për t’iu kundërvënë hegjemonisë ekonomike dhe politike të shteteve perëndimore, e cila në atë kohë ishte në rënie drastike. Dhe pikërisht në konfliktin sirian, marrëdhëniet midis Moskës dhe Teheranit bëhen një aleancë e vërtetë.
Ndërsa Perëndimi nis thirrjet për një armëpushim, Irani dhe Rusia po i bashkohen Assadit në një aleancë që synon të sjellë rend dhe stabilitet në rajon duke hequr grupet xhihadiste si Fronti al-Nusra dhe duke dobësuar fushën perëndimore të veprimit jo vetëm në vend por në të gjithë Mesdheun lindor.
Prania e Rusisë në Siri ndikon kryesisht në ndihmën e vetë Turqisë për Ukrainën, përfshi dhe dërgimin e dronëve turq Bayraktar, të prodhuar në tokën ukrainase. Në fakt, kërcënimi i një ofensive ruse në zonën e Idlibit qëndroni në derë.
Ofensivat në verilindje të Sirisë do të shkaktonin qindra mijëra refugjatë në Turqi, të cilët do të përkeqësonin krizën humanitare në një moment delikat për qeverinë e Erdoganit afër zgjedhjeve.
Edhe pse Moska nuk e ka forcën për të kryer operacione të ngjashme, kërcënimi mbetet i pranishëm.