Përmblodhi Qamil Gjyrezi
Përmblodhi Qamil Gjyrezi -Përmbledhje e zhvillimeve politike në Shqipëri, nën këndvëshrimin e Z. Lulzim Basha dhe PD-së. -Interesi kombëtarë dhe publik në Shqipëri. Komenti im: ‘INTERESI KOMBETARE DHE PUBLIK NE SHQIPERI, ALIAS ‘LOJA’ E ‘REVIZIONISTEVE’ DHE ‘AKSIONISTEVE’ -REVIZIONISTET ALIAS ‘EDI RAMA AND COMPANY’, REVOLUCIONARET -AKSIONISTET ALIAS ‘SALI BERISHA AND ALLEY FRIENDS’, RRUGICETARET’. -Qëndrimet politike dhe zhvillimet politike në Shqipëri, po ndikohen negativisht nga loja e Rilindjes, Edi Rama dhe loja e opozitës për interesa personale e Rrugicës së Sali Berishës. Po sjelli me shkurtime deklaratën e Z. Lulzim Basha në konferencën për shtyp. 1.’Gjatë javës që po lëmë pas është përvijuar kërcënimi që i paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në veçanti , sa i takon interesit tonë kombëtarë dhe Kosovës dhe nga revanshizmi i Serbisë nën ‘dogmën’ e botës serbe.
Armatosja dhe pregatitja e Sërbisë për një konjukturë të volitshme politike për revansh në Ballkan dhe në veçanti revansh në Kosovë. Republika e Kosvës dhe partnerët tanë strategjik i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre, jo vetëm me fjalë, jo vetëm me mesazhe jashtëzakonosht të qarta siç ishin deklaratat e ish-kryeministrit Z. David Cameron gjatë vizitës së tijë të parë këtë vit në Prishtinë, por edhe me vepra siç janë angazhimet e partnerit tjetër strategjik SHBA për të përditësuar dhe forcuar kapacitetet mbrojtëse të FA të Republikës së Kosovës. Ndërkohë që në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër përveçse Kukuvajkave të mëngjezit të kryeministria e te Kuvendi dhe Kukuvajkave të Darkës tek rrugica e ‘Aksionistëve’, shënimi im.
Asgjë për interesin kombëtarë, asgjë për sigurinë kombëtare. Kjo është simtomë e një klase politike të shkëputur totalisht nga interesi kombëtarë dhe qytetarët shqiptarë. Debati zhvillohet tek ‘loja me porta të vogla’, të cilat janë ndërtuar për interesat e tyre personale të ‘këtij’ Edi Ramës, që është në pushtet dhe që bën teatrin me regji të zhvillimeve pseudo-politike të javës. Për ata që nuk marrin parasysh asgjë, në lidhje me diçka sic është Siguria kombëtare dhe e Kosovës.
Për atë që i takon interesit të Shqiptarëve në lidhje me: -ekonominë dhe emigracionin masiv -pamundësinë për të përballuar jetesën me pagat aktuale, -zhvatjen që i bëhet vëndit me një paketë buxhetore më të lartën në 33 vite nga e cila ‘nuk pikon’ asgjë tek -shresat në nevojë -tek fermeri shqiptarë, -tek specialistët, përkundrazi merren më shumë taksa nga shtresat e mesme, profesionistët e lirë, etj. 2.Po kthehem edhe njëherë tek çeshtja kryesore. Përgjegjësi që i takon qeverisë dhe opozita duhet të bëjë punën e vet. Qeveria ka ‘Zero interes’ në parkrahje, përvec fjalëve të bukura në drejtim të Koosvës. Dhe së dyti qeveria duhet të bëjë atë që ka në dorë.
Opozita ka në dorë jo thjeshtë të tregojë me gisht plagën, por të vërë para përgjegjësiësë shkaktarin e kësaj plage. Opozita të kërkojë hapa aktivë, në mos thellimin e kësaj plage, apo shërimin me plagë të tjera. Ditën e Hënë PD, do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë një amendament të ‘Megabuxhetit’ që u kalua për 4 minuta, prej 7 miliard EU me afro 1.3 miliard EU shpenzime kapitale, do të kërkojë rialokimin e 50.milion EU ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Ky është interesi esencial i sigurisë sonë kombëtare, sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste me aleatët tanë. Kjo kërkesë nuk duhet të bjerë në nivelin e ‘debatit mjerueshëm politik’ ku e kanë future protagonistët e teatrit të përditshëm. Ekspertët ekonomik të PD-së kanë hartuar një amadament të plotë, që është plotëisht e mundshëm, pa cënuar ndonjë interse tjetër. Kërkohet vota unanime dhe Shqipëria të vendos një rregull për kontributin e përvitshëm në ndihmë të ushtrisë së Kosovës’.