Shkruan Azgan Haklaj
Harku Euroatlantik thërret parlamentin vendor!
Levizja politike e Lulzim Bashës që përcaktoi dhe emrin demokratët EuroAtlantikë nuk ishte një nominacion politik propagandistik.
Ajo përcakton vetë thelbin e asaj që ishin demokratët e vërtetë dhe duhej të ishin gjatë gjithë ekzistencës dhe veprimtarisë së tyre: Aleatë të ngushtë e pa ekuivok me SHBA-të, BE-në, Mbretërinë e Bashkuar.
Pas shpalljes së Sali Berishës non grata dhe deklarimit hapur nga aleatët tanë se kushdo që ndiqte me fanatizëm direksionin dhe retorikën e tij do të konsiderohej njëlloj me të ishte domosdoshmëri veçimi dhe specifikimi ynë si “EuroAtlantikë”, jo vetëm formalisht linguistikisht, por në vete thelbin e sematikës politike.
Kjo lëvizje erdhi përpara grabitjes me ujdi nga gjykatëset e apelit të siglave e simboleve tona të PD-së, duke thirrur e institucionalizuar “Harkun Opozitar EuroAtlantik”
Kjo tryezë është një bashkim vullnetesh politike që me gjithë specifikat partiake kishin të përbashkët qëllimin thelbësor:
Luftën kundër korrupsionit, autokracisë dhe paprekshmërinë e relacioneve të ngushta me aleatët tanë.
Tryeza u përsërit në dimensione politike dhe teknike lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore si dhe përcaktimin e parimeve themelore demokratike për garantimin e votës së lirë, korigjimin e hartës aktuale elektorale, hapjen e listave dhe votimin nga diaspora si një detyrim kushtetues.
Krijimin e një koalicioni të gjerë bazuar në principet moderne demokratike të konservatorizmit.
Dhe si e patjetërsueshme ruajtja dhe forcimi i marrdhënieve të shëndosha dhe bashkëpunimin me SHBA-të dhe aleatët e tjerë Euro -Atlantikë. Duke e paramenduar dredhinë e Edi Ramës dhe Sali Berishës për ta mbajtur me ujdi marrveshjen e tyre të vitit 2008-të Harku Opozitar EuroAtlantik është i vendosur që me alternativën e vet fituese të siguroi të gjithë mundësitë ligjore për tu përballur me establishmentin e vjetër ne zgjedhjet e vitit 2025 dhe për të shpëtuar demokracinë, pluralizmin politik dhe shtetin e së drejtës.
Ndaj asnjë presion gjatë rrugës siç ishte rasti i paprecedent’ i grabitjes të siglave dhe vulës si dhe ndonjë barrikadë që simulohet si përherë nuk na bën të tërhiqemi por përkundrazi na jep forcë e energji po ashtu dhe zgjerim të suportit nga elektorati i cili tashmë ka identifikuar se kush janë shkaktarët e vërtetë të përçarjes dhe kallauzët e ujdisë me pushtetin e kleptokracisë. Një ndihmë shumë të madhe po i jap kauzës sonë dhe aspiratës të gjithë shqiptarëve prokuroria dhe gjykatat e posaçme të cilët sistematikisht po çojnë përpara drejtësisë shkaktarët e korrupsionit dhe autokracisë.
Mirëpo duke qenë të ndërgjegjshëm se një koalicion efektiv, konkurues e fitues nuk mund të jetë i tillë vetëm me marrveshje nga lart të liderve politik’ demokratët EuroAtlantik dhe aleatët e tyre po i drejtohen së bashku bazës.
Një kuvend i rëndësishëm i cili do të thirret me dt 25 ora 18-të në Hotel Tirana me të gjithë të zgjedhurit lokal ka si qëllim institucionalizimin e parlamentit të përbashkët vendor.
Kjo do të bëjë që të marrë jetë bashkimi organik e kapilarizimi i tij si kusht i domosdoshëm për sukses.
Këto veprime janë një realitet i strategjisë sonë elektorale.
Natyrisht që ka përshpëritje, interesa okulte penguese që vijnë nga të gjithë anët por kauzat e drejta kanë deshmuar se kanë brenda vetes kurajon dhe fitoren.
Sigurisht që për të triumfuar duhet një reagim i fortë sepse jemi në një kolaps të plotë institucional ku po zhbëhet sistemi.
Gjykata e Apelit rrezon Gjykatën e Lartë, KQZ, hirarkinë administrative e gjyqsore elektorale, zgjedhjet e 14-të majit duke zhvleftesuar këshilltarët tanë të votëbesuar nga sovrani.
Me arsyetimin absurd rrezon ankimimin e Alibeajt dhe thotë se nuk ka fuqi juridike sepse ka dhënë dorëheqje publikisht Lulzim Basha që ia delegoi përfaqësimin.
Natyrshëm lindin disa pyetje??
Ku është fuqia juridike e komisionit të përkohëshëm të rithemelimit KPR!
A deklaroi publikisht KPR, G22 se u ka mbaruar afati dhe bënë zgjedhje dhe zgjodhën Sali Berishën kryetar dhe e shpallën publikisht!
Si ka mundësi që gjyqtaret nga njëra anë delegjetimojnë fuqinë juridike të Alibeajt si nën Kryetar dhe ushtrues detyre të çertifikuar nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqsore elektorale dhe legjetimojnë KPR që vetë kanë deklaruar se ka skaduar afati i përkohëshmërisë dhe kanë kryer aktin publik duke zgjedhur e shpallur Sali Berishën kryetar!
Në regjistrin e partive me dt 22 korrik kanë regjistruar komisionin e përkohëshëm të rithemelimit KPR dhe menjëherë komisioneri Celibashi deklaroi se është regjistruar në KQZ PD, komisioni i përkohëshëm i rithemelimit përfaqësuar me prokurë nga Sali Berisha për të marrë pjesë në zgjedhje në Himarë!
Berisha nuk ëshhtë kryetar!
Nuk figuron në regjistrin e partive!
Ata kanë regjistruar komisionin e përkohëshëm të themelimit ku Berisha është i barabartë me Evi Kokalarin që ka ikur, të ndjerin Nishani, kryetarin e partisë “Mundesia” Agron Shehajn.
Shkurt i barabartë mes të barabartëve, mes 22 bashkëkryetarëve të gjallë, të vdekur dhe të ikur.
Po nënkryetarët dhe grupi i gazelëve ku janë?!!
Keshilli kombëtar i nongratës, kryesia sa legjitimitet kanë?
A janë nul?
A kemi të bëjmë me mashtrim publik?!
Grupi parlamentar i kujt është?!
Tashmë gjithçka është e qartë!
Kemi të bejmë me një grup të strukturuar kriminal që duhet paditur penalisht.
Vendimi i Gjykatës së Apelit inkurajoi përfituesit e paligjshëm të titullit zyrtar të PDSH-së të sulmojnë SPAK-un investimin e trinomit SHBA-BE-Mbretëri e Bashkuar.
Parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Eshtë e qartë se demokracia, pluralizmi, shteti i së drejtës janë marrë peng nga Trekëndëshi i Bermudës, i cili ka rikthyer ujdinë e vitit 2008-të ku ju ba atentat kushtetutës dhe u asgjesua vota e lirë dhe përsëri ma anë të komisionit të dialogut do të çertifikojnë në tavolinë vazhdimin e sundimit, Rama pushtetin, Berisha opozitarizmin.
Harku Opozitar EuroAtlantik ka mision kombëtar të lëshoj kushtrimin sovranit:
Të shpëtojmë demokracinë, pluralizmin politik, shtetin e së drejtës nga pengmarrja e Trekëndëshit të Bermudës!
Hapi i parë rekursi në Gjykatën e Lartë.
Betejë ligjore shterruese!
Dorëzimi i rekursit në Gjykatën e Lartë hedh poshtë të gjitha thashemet e industrisë mediatike të triumvuratit që ka sunduar, jo qeverisur 33-vjet për Lulzim Bashën.
Ky akt tregon se Lulzim Basha është dorëzanë i opozitës shqiptare properëndimore, pro SHBA-së!
Ky akt deshmon se Lulzim Basha është dalzotës i euroatlantizmit.
Aktet do të vazhdojnë.
Njoftim në Inspektariatin e Lartë të Drejtësisë dhe në KLGj për këtë padrejtësi totale!
Njoftim për situatën I trupës diplomatike në Tiranë!
Padi penale për të gjithë aktorët e këtij grupi të strukturuar kriminal që kanë marrë peng opozitarizmin për ti shërbyer autokracisë!