Shkruan Kolec P Traboini
23 vjeçar ishte djaloshi shkodran Ndoc Jakova, i pjekur me frymën e atdhetarisë që i ri, atdhetar që e çmonte lirinë, e donte edhe popullin të lirë, që i urrente shtypjen e mizoritë e diktaturës. A është jeta e tij një shëmbëllesë për brezat e rinj të Shkodrës? Them se po. Ata që aspirojnë lirinë e popullit të vet janë nderi i çdo qyteti a fshati, por edhe i mbarë kombit. Po ne sa e nderojmë të riun Ndoc Jakova?
Shkruan Kolec P. Traboini
Ata ishin 4 vëllezër, Ndoc, Dedë, Prenkë dhe Çesk Jakova, siç shihen në këtë fotografi familjare rreth vitit 1942. Morën rrugë të ndryshme në jetë. Deda u bë një nga fotografët e njohur të Shkodrës, ndërsa Prenkë Jakova i kaloi kufijt e qytetit te lindjes duke u bere kompozitori me i shquar shqiptar. Prenk Jakova ishte mësues në kohën kur komunistët, që e pushtuan e jo e çliruan qytetin, siç llomotisin pasardhësit e komunistëve, nisin të kërkonin atdhetarët shkodrane, kryesisht intelektualet shtëpi në shtëpi. Një nga ata që kërkohej ishte dhe Ndoci, vëllai i Prenkë Jakovës. Meqë nuk po gjenin vëllain komunistet, arrestuan Prenkë Jakoven pa pasur asnjë shkak. Vetëm kur ja arritën qëllimit të vrisnin Ndoc Jakoven, Prenkë Jakovën e liruan. Prenkë Jakova me një familje që konsiderohej armike e Partisë, mbijetoi në saj të talentit të madh dhe natyrës së tij të përmbajtur. Ai krijoi kryeveprën e tij operën “Skenderbeu” të cilën e lanë në hije duke evidentuar operën e tij “Mrika” me regji të Andrea Skanjetit dhe libret të Llazar Siliqit. Madje ashtu si krimineli kthehet në vendin e krimit Enver Hoxha, si dinak që ishte urdhëroi t’ia sillnin krijuesit kryesorë në zyrën e ti. Madje të bënin fotografi. Thua nuk e dinte Enver Hoxha se vëllain e Prenkë Jakoves e kishin vrare banditet e ti. Po ai vetë kishte urdhëruar. Nuk e dinte vallë se vëllai i Andrea Skanjetit, Mariani që kishte fituar titullin regjisor filmi nga Cine Cita, kalbej burgjeve politike? Sigurisht që i dinte, por donte të shfrytëzonte talentet e tyre e ti shiste si suksese të Partisë Komuniste. Demagogji e thellë, e mirëmenduar. Hap pas hapi e pa cak. Por çfarëdo që të bënin, gurin e dhembjes në shpirt për vëllain 23 vjeçar Prenkë Jakovës nuk ia hiqnin. Ai do ti mbetej tërë jetën, derisa dhe ai tragjikisht i dha fund jetës së vet. Argumentet sociale që sjellin për vetëvrasjen e tij nuk të bindin, ai kishte brenda vetës një thelb tragjik. Mund të kishte dhe faktor të tjerë rrethanore që e kishin rënduar sa Prenkë Jakova të humbiste çfarëdo dëshire për jetën. Dhe i dha fund me vetvrasje.
Ardhjen e komunisteve në Shkodër i riu 21 vjeçar Ndoc Jakova, i brumosur me ideale kombëtare e konsideroi pushtim. Veçmas aleancën me serbo-jugosllavët e konsideronte tragjedi kombëtare. Kishte dhe një grup djemsh të rinj shkodranë që ndanin me Ndoc Jakovën të njëjtat mendime. Duke parë rrezikun e arrestimit ata u mblodhën dhe vendosen të jetojnë maleve, edhe pse në kushte të vështira, por të paktën në liri. Nuk ishte grup që bënte aksione, thjeshtë përpiqeshin të mbijetonin në liri. Një vit kaloi ashtu mal në mal e shkëmb në shkëmb, herë në ndonjë shtëpi bujare, por më së shumti në shpella. Pasi kishin bërë masakra në Malësinë e Madhe, banditet e Ndjekjes i morën fshatrat me radhë duke kërkuar të ikurit nga Shkodra. Shpesh bënin thirrje edhe për tu dorëzuar, por në Kelmend Mehmet Shehu shumë nga ata që u dorëzuan i pushkatoi pa gjyq. Kësisoj për dorëzim nuk bëhej fjalë. Kështu ndodhi edhe me Pjetrin e Shan Dedës me gruan e vet, ata nuk pranuan të dorëzohen tek bishat komuniste dhe të dy vranë vetën. Kësisoj grupi i djemve të Shkodrës e kishin vendosur të mos dorëzoheshin. Me ta ishte bashkuar dhe një prift, Dom Alfons Tracki i cili dhe ai kërkohej nga komunistet. Ky prift ishte një gjerman që kishte shërbyer në kishat katolike të Shqipërisë tërë jetën, e donte Shqipërinë dhe shqiptaret. Por komunistet kërkonin që këtë dashuri t’ia shpërblenin me plumba. Ne fillim të shkurtit 1946, në kushtet e një dimri të egër dhe me borë e ngrica, grupi i të rinjve shkodrane gjatë lëvizjes ra në pritën e banditevë të ndjekjes. Mbasi që kishin informacion të plotë qëlluan papritur. Grupi nuk arriti as të vendosej në gjendje luftimi. Prifti Dom Alfons Tracki nga vendi ku kishte zëne për t’u mbrojtur nga plumbat, vuri re se Ndoc Jakova ishte plagosur. Atë çast ju ngjall në shpirt ndjenja e detyrës baritore, për t’i dhëne ndihmë nëse ishte e nevojshme ose për t’i bërë të riut shartet e vdekjes, nëse ishte në çast të fundit. Rituali katolik e kërkon që para se të vdes i krishteri duhet t’i gjendet afër prifti që njeriu të shkojë në amshim në paqe me Zotin. Por atë çast që po bekonte të riun, një dorë më egërsi e kapi për supit, e tërhoqi fort dhe i lidhi duart me litar. Banditi i ndjekjes i drejtoi pushkën në kokë të riut Ndoc Jakova e duke thëne “Ja bëjmë ne shartet e vdekjes këtij qeni”, shkrehu armën.Prifti pa tmerrin. I riu vdiq në vend. Atë tmerr që do ta provonte sërish kur edhe atë Dom Alfons Trackin do ta ekzekutonin pranë murit të jashtëm të Vorrëve të Rrmajit. 23 vjeçar ishte djaloshi shkodran Ndoc Jakova, i pjekur me frymën e atdhetarisë që i ri, atdhetar që e çmonte lirinë, e donte edhe popullin të lirë, që i urrente shtypjen e mizoritë e diktaturës. A është jeta e tij një shëmbëllesë për brezat e rinj të Shkodrës? Them se po. Ata që aspirojnë lirinë e popullit të vet janë nderi i çdo qyteti a fshati, por edhe i mbare kombit. Po ne sa e nderojmë të riun Ndoc Jakova? Kemi rrugë në Shkodër me emrin Evlia Çelebiu, kronikan sulltanesh e që shkruante se shqiptarët janë dembele e rrojnë me vjedhje, e nuk na shkon mendja tek Ndoc Jakova, por edhe tek Marie Shllaku, tek sakrifica e Pjetrit të Shan Dedës me gruan, pra tek ata që për lirinë vunë jetën e vet në plumb gjakatarësh komunistë pa ju dridhun qerpiku. Ata nuk kanë nevojë për ne se janë të vdekur. Jemi ne të gjallët që kemi nevojë për shembëllesen e kujtimin e tyre. Mjerë ai popull që vë
në peidesdal tradhtarët dhe harron atdhetarët, martirë të kombit të vet.
Promoted Content