Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim urgjent me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt me 50 vota pro në Këshillin Bashkiak. Mbledhja nisi në orën 11:00 në ambientet e Kryeministrisë dhe mori pjesë edhe Ogerta Manastirliu, kandidatja e PS-së për Tiranën.
Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se kryetarja në detyrë e Bashkisë, Anuela Ristani, është larguar një orë më herët nga takimi, dukshëm e mërzitur, pasi kjo i është kërkuar nga Kryeministri.
Vlen të përmendet se Anuela Ristani ka qenë më parë objekt kritike nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili e akuzoi për mungesë zgjidhjeje të problemeve të qytetarëve dhe arrogancë në drejtim.








