Nevoja e një Forumi mbarë shqipëtar në Botë

0

Pregatitur nga Caush Xhufi dhe Agim Kocillari

Është shumë e rëndesishme të ngrejmë ndërgjegjen kombëtare Shqipëtare në nje nivel të tille të larte që të
zbatojme moton që vunë edhe Rilindsat e Vertetë të fundit të shekullit 19, (Vaso Pasha, vëllezerit Frasheri Sami,
Abdyl, Naim me thirrjet brilante: “Shqiperia mbi te gjitha”, “Kombi mbi gjithshka”, “Feja e shqipëtarit
eshte Shqipëtaria”.
E për këtë duhet të njohim historinë e kombit tonë, kush kemi qënë, kush jemi e ku do te shkojmë?!
Duhet të dijmë e zotërojmë gjithashtu ato njohuri bazë dhe eksperienca të popujve e shteteve të tjera që kane
manifestuar e zbatuar per mbrojtjen dhe zhvillimin e kombeve te tyre:
– Le te kujtojme motot e SHBA – “Amerikanet per Ameriken” – perdorur si bosht të politikes prej
pothuaj gjithe presidenteve te SHBA.
– Le te kujtojme historinë e krijimit te Shtetit te fortë Israelit, fill pas luftës se Dytë Boterore prej
popujve hebrej të shperndar kudo në botë.
– Le te kujtojme bashkimin e dy Gjermanive pas rënies se Murit te Berlinit (v.1990)
– e shumë shembuj të tjerë.
Kombi Shqipetar ka një histori sa te dhimshme aq edhe me vlera te rangut botëror, vlera që ne duhet t”i
njohim, se po i njohëm – nuk do të kemi inferioritetin, por do kemi krenarinë, do kemi kurajon, bindjen dhe
besimin se ne duhet të luftojme për të drejtat tona qe na janë mohuar dhe që na takojne në baze të konventave
nderkombetare.
Cila eshte ana e dhimbshme apo fatekeqësi e Historisë së popullit Shqipëtar?
Trojet Shqipëtare historikishtë janë lakmuar dhe pushtuar gjithëmon nga disa perandori (ajo Romake
apo Binzantine), më pas nga Perandoria Otomane (Turqia) për rreth 500 vjetësh, është copëtuar e
gllabëruar nga Sllavet ku në territorin Shqipëtar janë instaluar shtete të tjera si Serbia, Maqedonia, Mali i
Zi. Populli Shqipëtar eshte dëbuar me forcë nga Sllavet për në Turqi në vitet e luftes së parë dhe të dyte
Botërore dhe me pas në kohën e regjimit të Titos dhe Miloshevicit. Gjithashtu lakmime, grabitje territori
dhe reprezalje e genocide të vazhdueshme ka treguar edhe fqinji jugor, Greqia, qysh në luften e pare
boterore (1914 – kujtojmë masakrën e Hormoves, fshat pranë Tepelenes – ku dhe sot po behet përpjekje
nga patriotë tanë per ngritjen e nje memoriali në kujtim të viktimave të kësaj masakre – por shteti yne nën
nështrimin ndaj shtetit grek – nuk po e lejon ngritjen e një memoriali të tillë – eh sa ngjarje të tjera të
neveritshme të kohes së sotëme ka dhe duhet të renditen në nje kapitull më vehte – por sa për të cikur një
prej treguesve shqetësues të soteme!) dhe që përfundimishtë tregoji genocidin e shqipëtareve çam te vitit
1949 – edhe kjo çështje më vehte – për tu trajtuar si kapitull më vehte – në lidhje me inferioritetin e shtetit
të sotëm shqipëtar që nuk arrin të kërkoj të drejtat e pasojave të ketij genocidi dhe kthimin e popullit të
dëbuar në trojet e veta.
2-Populli apo Kombi Shqipetar u copëtua nga fuqite e Mëdha të Europes (Konferenca e Londres – 1913)
dhe u nda duke ju dhënë pjesë te konsiderueshme të tij prej gati 1.5 here më tepër territore – shteteve
fqinjë, dhe sot ato janë pjesë e Serbisë, Malit Zi, Maqedonise dhe Greqise. Pra shteti jonë mbeti një
shtet që kufizohet nga të gjitha anët me shtete ku banohet me shqipetarë. E kjo është gjë e
dhimbshme – dhe një e pa drejtë historike që i eshte bërë ketij populli.
Trojet Shqipëtar akoma lakmohen dhe janë në qendër të pikësynimeve të fqinjëve shovinist: Serbi –
përpjekjet për të mos njohur Shtetin e Ri te Kosoves, Greqi – përpjekjet për ëndrrën me sy hapur të
“Vorio Epirit” – pretendim edhe sot i qarqeve Greke duke e quajtur tokë të tyre jugun e Shqiperise, deri në
Shkumbin (kapitull më vehte dhe ky), po keshtu perpjekjet e Turqisë për të futur influencen e vetë në
shtetin dhe popullin tonë si shtet që gjoja “i ka dashur historikisht të mirën popullit shqipetar” (kujtojmë
influencën dhe perpjekjet e përfaqsuesve turq për shkollat dhe ndërtimin e xhamive në Kosove dhe
Shqipëri)
Histori e dhimshme e këtyre 30 vjeteve të fundit dhe vazhdim, të ashtuquajtur Demokraci, është
gjithashtu uzurpimi i drejtimit të shtetit nga elita pushtetare korruptive (të Djathta e të Majta) duke
mos bërë një politikë të jashtëme të drejtë e me dinjitet, por që kanë treguar gjithëmon inferioritet
e nënshtrim e mos-zgjidhje të çështjeve kombetare konform të drejtave ndërkombetare. Kjo situatë
është kryesishtë për efekt të korrupsionit gjithëpërfshirës shtetëror, ku këto elita drejtuese, duke qënë
të kapura nga vet-vehtja prej vjedhjeve, abuzimeve, bëjnë lëshime fqinjve shovinist në dëm të interesit
Kombëtar. Kjo situatë është gjithashtu – edhe për mungesë profesionalizmi, sepse, për shkak të
korrupsionit, vendosen në poste drejtuese vetëm partiak e servila e jo professional.
Dhe e dhimbshmja e fundit eshte se: nuk ka një Akademi të drejtë shkencore të sotëme, që të luftoji
për ndërgjegjësimin e kombit shqipëtar si komb me vlera dhe me te drejta të barabarta me shtetet e tjera
në bazë të të drejtave ndërkombetare. Akademitë egzistuese (te Shqiperise dhe Kosoves) i ka kapur edhe
ato infektimi i virusit korrupsion dhe nuk merren fare me kete objektiv të shenjtë.
Cilat jane vlerat e rangut botëror të Historise së popullit Shqipetar?
Populli shqipetar ka qene gjithemon popull paqësor dhe liridashës. Ai asnjëherë nuk ka pushtuar ndonjë
territor apo një shtet tjetër – ndër rastet unike në botë.
Populli shqipetar eshte popull i lashtë, ai rrjedh nga Pellazget dhe Iliret qe kane jetuar 3-4 mijë vjetë me
parë, dhe vlera unike e rangut boteror eshte se ai e ka ruajtur gjuhën e vetë megjithë pushtimet,
dhunimet, genocidet, përpjekjet per ta zhdukur atë gjuhë – kujtojme persekutimet e patriotëve shqipetarë
nga Perandoria Otomane apo dhe shovinistët Grek që përpiqeshin te hapnin shkolla shqipe (Papa Kristo
Negovani, Petro Nini Luarasi, etj. , etj., ). Pra gjuha Shqipe është Gjuhë e lashtë – për te cilen duhet te
jemi krenar, krenar për popullin që ka një GEN të veçantë që e ruan gjuhën e vetë.
Me origjinë nga populli shqipëtar janë prijësa apo udhëheqesa të famshëm të historisë së lashtë botërore si
Aleksandri i Madh, Perandori Konstandin, Pirua i Epirit, Bua, Teuta, ……. etj..
Ndër vlerat dhe krenaritë më të mëdha të Popullit Shqipetar është epopeja e Gjergj Kastriot
Skenderbeut – që ishte prijës me përmasa botërore, që me nje ushtri të vogel, të pa krahasueshme me
Ushtrinë e hordhive Turke (Skenderbeu kish një ushtri prej 20 – 30 mijë, ndërsa Sulltanet nje ushtri mbi
100 mijë) i mposhti keto ushtri per 25 vjet, dhe bëri Histori të Lavdishëme. Atë e falenderon bota, dhe
sidomos ajo perëndimorja, per mbrojtjen e botes krishtere perëndimore prej mësymjeve hegjemoniste
myslymane të Sulltanatit të atëhershem. Monumentet e Skenderbeut i gjen në shumë vende të Europes. E
si te mos jemi krenar ne për këtë histori te tij?!
Vlerë e madhe e karakterit botëror e popullit shqipëtar është jo vetem ruajtja e gjuhës, por edhe ruajtja e
folklorit me kolorit, më te larmishem ne botë. Imagjinoni vetem në Shqiperi kemi gjithe keto lloje te
ndryshme këngësh e vallesh brilante popullore që rrallë i gjen në ndonjë vend apo territor tjeter të botës. E
kjo përbën jo vetëm një thesar por edhe na jep një krenari të vecantë – të jesh Shqipetar.
3- Eh, këto karakteristika, vlera dhe njekohesishte padrejtesira historike dhe moderne, të sotëme – duhet te dihen nga
populli dhe sidomos intelegjenca e vertetë e patriote – në mënyrë që të arrihen e te zgjidhen shume çështje
imperative të rëndësishme, të tanishme dhe të perspektivës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu