Një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare

0

Berisha: PD ka nevojë të bashkohet jo vetëm me të gjithë mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet me të gjithë spektrin opozitar

Asnjëri nga ne, nuk ka të drejtë të shohë asnjë prejt tyre në sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm.
Nëse kemi parasysh faktin se ky është bashkim në betejë, secili para se ti lejojë vetes skepticizmin apo shpërfilljen, duhet të mos harrojë se i bën një shërbim armikut tonë të përbashkët, armikut të egër të shqiptarëve, Edi Ramës.
PD ka nevojë të bashkohet jo vetëm me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet sot më shumë se kurrë me të gjithë spektrin opozitar.
Sot në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe shoqëria shqiptare, një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare.
Të dashur miq!
Edi Rama është në pushtet, dhunon çdo ligj dhe kushtetutë të këtij vendi, edhe për faktin e vetëm se ne e lejojmë atë. Ne sigurisht nuk jemi një institucion ligjzbatues, por ne jemi mbrojtës të pamposhtur të kushtetutës dhe rendit të saj në Shqipëri si opozitë.
Edi Rama është sot armiku më i egër i pakrahasueshëm në historinë e këtij vendi, me përzënien nga Shqipëria, duke përdorur termin e tij, si mish të freskët të 35% të shqiptarëve në 8 vite.
Nuk ka mënxyrë që të ketë njohur kombi shqiptar në tërë ekzistencën e tij më të madhe se sa kjo.
Nuk ka motiv më të fuqishëm për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë të luftojë me forcën më të madhe këtë regjim ç’njerëzor për shqiptarët.
Por ky është aspekti më tragjik kombëtar.
Aspekti i tillë është edhe narkoshteti dhe përpjekja e tij demoniake për një Shqipëri pa opozitë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu