E MAJTA NE EMER TE TE GJALLEVE PERÇAHET, NE EMER TE TE VDEKURVE BASHKOHET! A mund të emancipohet politika me pasim faji që vjen nga faji?
Pas gijotinës së “kokave të prera”në kampin rozë, kryesocialisti Rama politikbërjen e ktheu në një lojë kalamajsh plot emocione e prova, si ato me mikrofon; një, dy, tre, prova teknike, një, dy, tre, prova teknike, e shëndërroi në një amusement lodër, plot impulse, si ato kur zbavitej si emigrant rrugëve të Parisit, POLISIT të zemrës, me tanë ç`ka burri, përjashta. Fshatrat e tërër Shqipërisë i shetiti, duke u prëmtuar fshatarëve së programin e qeverisë do e bëjnë ata vetë. Ata që nuk dinin të shkruanin, flisnin me gojë, e Rama shënonte, për programin qeverisës. Por kjo strategji sikur nuk funksionoi, pasi Xhuveli që kish votat e fshatarëve e rrinte serbes në krah të Berishës, u çonte nga një deceitfulness të vockël duke i mashtruar me ca investime në kanalet kulluese a ca litra naftë me çmim më të lirë, pasi edhe Meta, megjithëse harbut dhe shumë mëkatar deri sot para shqiptarëve, përçante elektoratin e majtë, duke i matur bërrylin e duke i trguar gishtin e mesit Ramës. Kështu, kur Shqipëria iku disi nga ferr-terri, kur nuk mund ta futje këmbën në gropë për të kërkuar pak rrugë, kur makinat nuk ndërronin amortizatorët krye 5-6 muajsh, kur qeverisë nuk i ngjitnin as sesi akuzat tekniko-ekonomike, kryesocialisti hypë në një trampolin tjetër, per tu hellur në sulm se pse fshatarëve nuk u është rritur sa duhet kallini i misrit. Këtu u dasshka bërë kurban Ministri i Bujqësisë e Ushqimit Jemin Gjana, e pas tij qeveria. Prapë si për hartimin e programit qeverisës, fshatarët që nuk prodhuan dot misër thirren në skenën e politikës të prodhijnë politikë. U bëhet thirrje publike të denoncojnë në tre numra telefoni; 042 22 34 08, 042 22 88 36 dhe cel. 068 34 00 044 . Secili është i lirë të deklaroi me telefon humbjen nga fara e “tredhur” dhe Rama do i japë paratë, edhe pse numri i parë është i kabinetit rozë, i dyti i një femre që përgjigjet e thotë lajmëro në celular dhe, celulari duket se është i djalit të “Babe Myslimit”. Eshte krejt e saktë kjo, mund ti provoni numrat, përmes të cilëve Rama pretendoi të përligjë spastrimin e vet dhe të partisë, të diktuar nga anatemomi i vetë i strukturave dhe shumë energjive njerëzore të zhgënjyera që, ç` është e vërteta, ose i patën ikur tek Meta që këto ditë u kthye në shtëpi, ose prisnin, pse jo edhe presin, Nanon që tu prijë. Perdja e aktit të parë të dramës së politikës rozë u hap, dhe, Rama deklaroi se janë 186 fshatarë që u ka mbetur xhuxh kallini. Një diagnostifikim i politikave shtetbërëse se186 fshatarë akuzojnë qeverinë me telefon se nuk u ka bërë misri kokrra, mund të përbëjë skandal qeveritar vetëm për pak (as)kën, ose thënë me gjuhën e përshtatshme për ata që marrin vesh se si duhet të funksionojë opozita, veprimi i kryesocialistit ngelet qartaz deshifrim sipërfaqësor dhe orientim haptaz për nga një hendek më i thellë. Nëse këto përralla me misër do i kapërdinin socialistët, nuk do përligjnin kurrsesi as rimodelimin, as kurajimin e së majtës si pjesë e riskut politik në zgjedhjet e qershorit 2009. Strumbullar i çoraditjes duket se është vetë kryetari, i cili duke fragmentizuar vetëm faje të qeverisjes e deri pardje edhe të Metës dhe duke mos nominuar as edhe një sukses a ide të veten, merr përsipër të mos bëjë opozitë, merr përsipër tu hellë hi syve edhe socialistëve, për të qënë tribu i bashkisë Tiranë, ku në të vërtetë ka punuar më mirë se gjithë parakënësit e tij aty, por ama për ta lënë partinë në konditat e një ekuacioni pa zgjidhje. E fasada e politikës lyhet edhe me të keqen e më të këqiave që u regjistrua këto ditë si dhimbje njerëzore, me vdekjen e shqiptarit të mirë e të guximshën Kosta Trebicka. Kjo vdekje, edhe në qoftë politike, nuk i bën Had as Edin, as Ilirin, megjithëse vdekja i bashkoi. Meta gjen justifikim për të bërë një sidelsip, kthim në krah të Ramës, megjithëse edhe paqja e tyre është me “shpata”. Gati rrinë edhe Gjinushi e Milo, paçka se me “helmeta” te dy. Pra edhe në qoftë se kjo qeverisje duhet të mos ketë shumë rrugë e shumë jetë, ç`farë risish besuesmërojnë këta burra që çdo zgjidhje e servirin si pasuese të fajit që rrjetëzohet nga faji?! Po paratë e misrit u harruan? Sokol Pepushaj NJË NENE 53 VJEÇE QE I KERCENOHET JETA Eshte 53 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, prej vitesh me punë e jetesë ne Greqi. Ajo disa ditë me parë, me lotë në sy deklaroi për gazetën “Shqipëria Etnike” se ka nxjerrë shtëpinë në shitje dhe jeten e ka aq shumë të kërcënuar sa nuk mund të rikthehet kurrmë në qytetin e vet që e don aq shumë. Kam shkuar edhe në Amerikë, por nuk e kam mënduar të rri atje, – shprehet Drita Nezir Alija. Por situata e saj është vërtet tragjike. Kjo për shkak të një ish biznesmeni të njohur në gjithë Veriun e Shqipërisë. Drita Alija,duke qëlluar kunata, motra e gruas së biznesmenit tashmë të falimentuar Petrit Zenuni, është vënë nën presione deri me jetë. Zenuni siç dihet, kish grumbulluar shuma të mëdha parashë, duke marrë borxhe, të cilat mbas dështimit të bujshëm të biznesit nuk kishte mundësi ti kthejë dhe u zhduk. Pjesën e biznesit të tij natyrisht e morën bankat ku edhe atje kishte marrë kredi. Por borxhlinjtë privat duan paratë e tyre. Kështu Dritës kërkojnë ti marrin forcërisht shtëpinë në qytetin e Shkodrës. Kjo për arsyen se Drita dhe motra e vet Liljana, grua e biznesmenit të falimentuar, kishin trashëguar një shtëpi nga babai i tyre. Ajo, deri kohët e fundit, duke jetuar e punuar shumë mirë në Korfuz të Greqisë, bashkë me dy vajzat e saj, pasi djalin tashmë e kishte të stabilizuar me dokumenta të rregullt ne Amerikë, ishte e qete. Por ata që kërkojnë me patjetër ti marrin forcërisht shtëpinë për borxhe të kunatit Zenuni, e gjejnë edhe atje. I bëjnë telefonata kërcënuese, arrijnë edhe ti vënë persona në ndekje në Korfuz. Natyrisht të paguar nga Shqipëria. Pasi ka ndjerë rrezikun e eleminimit fizik, nga Korfuzi thotë se ka telefonuar e vënë në dijeni drejtorinë e policisë së Shkodrës, ku i është kërkuar të vijë në Shqipëri. Dhe ashtu ka vepruar. Ka depozituar denoncimin dhe kërkuar mbrojtje nga shteti, nga shteti që nuk arriti të mbrojë as biznesmenin shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka, dëshmitarin kyç që denoncoi botërisht aferën korruptive të armatimit kinezë me etiketa të fallsifikuara mes kompanisë amerikane “AEY” dhe asaj shqiptare “MEIKO”, i cili tashmë është nën dhe i vdekur. Pra, edhe pas denoncimit ka pare ti sidhen njerëz rreth shtëpisë, në të cilën është detyruar të mos banojë. Për aq net sa ka qëndruar në Shkodër ka fjetur në ilegalitwet të plotë. Edhe motra e saj Liljana Zenuni ka një vit në ilegalitet. Madje Dritës i kanë shpërthyer edhe shtëpinë, për të cilën ka denoncuar. Gjithsesi ajo e ndjen veten shumë të rrezikuar ndaj edhe qanë kur thotë se nuk ka asnjë rrugë, se në greqi e kanë zbuluar ku jeton, ndërsa në Shkodër parandjen vrasjen në qoftë se vjen. Rifat Ymeri
AZIA KA MBROJTUR PLURALIZMIN E TOLERANCEN SHUME KOHE PARA RILINDJES Përse qëndrojnë afër brigjeve të Birmanisë luftanije franceze, britanike dhe amerikane, por jo kineze apo malajziane, të ngarkuara me ushqime dhe mallra të tjera të domosdoshme për viktimat e ciklonit Nargis? Përse reagimi i Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) ndaj fatkeqësisë natyrore, që goditi një nga shtetet e tij, ishte kaq i ngadaltë dhe i mefshtë? Sekretarja franceze e shtetit për të drejtat e njeriut, Rama Jade (Yade), deklaroi se ndaj Birmanisë, nëse nevojitet, duhet të zbatohet forcërisht parimi i OKB-së “i përgjegjësisë për të mbrojtur”. Kurse lideri i opozitës malajziane, Lim Kit Siang, tha se mosveprimi i vendeve aziatike “i damkos me turp të gjithë liderët dhe qeveritë e ASEAN-it. Ata përfundimisht mund të kishin bërë më tepër”. Kështu, mos vallë evropianët dhe amerikanët janë më të dhembshur se aziatikët? Duke patur parasysh se historia e Perëndimit regjistron luftëra të tmerrshme dhe një imperializëm shpesh herë brutal, kjo duket pak e besueshme. Për më tepër, mënyra si kinezët e thjeshtë u bashkuan për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Siçuan ishte po kaq e jashtëzakonshme, sa dhe përpjekjet spontane të banorëve të Birmanisë për të ndihmuar bashkëqytetarët e tyre, ndërkohë që ushtria bëri shumë pak. Budizmi thekson dhembshurinë dhe mëshirën jo me pak se krishterimi. Indiferenca ndaj vuajtjes nuk është në natyrën e asnjë kulture aziatike. Në të vërtetë, asnjë vend aziatik nuk u shpreh kundër kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut më 1948. Në deklaratë thuhej se “njohja e dinjitetit të qenësishëm dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të të gjithë pjesëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë”. Por në mënyrën si kuptohet jetësimi i mëshirës mund të ketë ndryshime kulturore. Ideali i barazisë dhe i të drejtave universale i detyrohet disi historisë së qytetërimit Perëndimor, nga “drejtësia natyrore” e Sokratit para krishterimit, deri te deklarata franceze e të drejtave të njeriut. Popujt perëndimorë jo gjithmonë janë sjellë në përputhje me idealet e tyre universaliste, por në botën moderne ndërtuan institucione, të skicuara për t’i zbatuar ato në Evropë dhe jashtë saj. Deri tani nuk ka ndonjë institucion mbarë-aziatik për të mbrojtur të drejtat njerëzore të aziatikëve, pa folur të të gjithë njerëzimit. Në fakt, kinezët dhe aziatikët e tjerë kritikojnë shpesh Perëndimin se i përdor të drejtat e njeriut si justifikim të imponimit të “vlerave Perëndimore” në ish-kolonitë e tyre. Padyshim, të tilla akuza janë veçanërisht të zakonshme në autokracitë, sundimtarët si dhe apologjetët e të cilave e shohin idenë e të drejtave universale të njeriut si kërcënim për monopolin e tyre mbi pushtetin. Por mosbesimi ndaj universalizmit në Azi nuk kufizohet tek autokratët. Në shumë vende aziatike favoret, me hir o me pahir, krijojnë detyrime, që ndoshta janë shkaku pse njerëzit ngandonjëherë nuk duan të ndërhyjnë në problemet e të tjerëve. Ju jeni të detyruar të kujdeseni për familjen, miqtë dhe bashkatdhetarët tuaj. Por ideja e mëshirës universale është gjithashtu abstrakte dhe vjen erë ndërhyrjeje të papëlqyeshme që imperialistët Perëndimorë – dhe misionarët e krishterë, që erdhën pas tyre – praktikuan për një kohë shumë të gjatë në Lindje. Nocioni i “vlerave aziatike”, i propaganduar kryesisht nga autoritetet e Singaporit, ishte pjesërisht kritikë ndaj kërkesave universaliste Perëndimore. Aziatikët, sipas kësaj teorie, kanë vlerat e veta, ku përfshihen zhvillimi, respekti për autoritetin, sakrifikimi i interesave individualë ndaj atyre kolektivë dhe besimi se vendet nuk duhet të fusin hundët në punët e të tjerëve. Së këtejmi rrjedh dhe reagimi ngurues i qeverive të Azisë Juglindore – dhe i opinionit publik – ndaj fatkeqësisë birmane. Një nga linjat e mundshme të kritikës ndaj këtij lloji të menduari është thjesht pohimi i epërsisë së vlerave Perëndimore. Por një qasje tjetër, më dashamirëse, do të tregonte se të drejtat individuale dhe nocionet e lirisë nuk janë kurrsesi të huaja për qytetërimet jo-Perëndimore. Amartya Sen – nobelist indian në ekonomi – ka shpjeguar se sundimtarë të mëdhenj indianë, si Ashoka (shek. III para e.r.) dhe Akbar (shek. XVI), mbronin pluralizmin, tolerancën dhe arsyen shumë kohë përpara Rilindjes evropiane. Gjithashtu vërejti së në shtetet demokratike nuk ka zi buke, sepse liria e informimit ndihmon në parandalimin e saj. Nuk është për t’u befasuar që Seni është kritik i spikatur i shkollës së “vlerave aziatike”. Gjithsesi, u bë i zakonshëm opinioni se demokracia, si dhe të drejtat universale të njeriut, janë ide tipike Perëndimore, dhe që autokracia aziatike, siç praktikohej në Kinë, për shembull, jo vetëm u shkon përshtat aziatikëve, por është edhe më efikase. Qeveritë demokratike pengohen nga grupet lobiste, interesat specialë, opinioni publik, politika partiake etj., ndërsa autokratët aziatikë mund të marrin vendime jopopullore, por të nevojshme. Dy fatkeqësitë e fundit natyrore, që ndodhën në Birmani dhe Kinë, vunë seriozisht në provë këtë ide. Në Kinë punët shkuan jo kaq keq, kryesisht sepse qeverinë e saj e shtrëngoi shembulli birman, publiciteti i pakëndshëm rreth demonstratave tibetiane dhe afrimi i Lojërave Olimpike, gjë që solli liri informimi më të madhe se ç’ndodh normalisht. Mbetet vetëm të shpresohet se kjo rreze lirie do të rritet me kalimin e kohës. Birmania dështoi me turp, dhe, pavarësisht përpjekjeve të vonuara për të bërë gjithçka të mundur për kapërcimin e rrethanave të tmerrshme, po këtë fat pati dhe ASEAN-i. Tek e fundit, sigurisht, nuk ka rëndësi se kujt ia vëmë fajin për dështimin – autokracisë apo mosndërhyrjes në diçka posaçërisht “aziatike”. Pavarësisht shkakut, pasojat janë të vajtueshme. Ian Buruma Profesor i të drejtave të njeriut në Kolegjin e Bardit KONFLIKTE QE PARALAJMEROJNE VIKTIMA Konflikti për pronat vitet e fundit ka regjistruar shumë viktima të pafajshme. Ligji 7501, një ligj i debatueshëm, përditë merr jetë njerëzish, Në këtë kuadër, vetë kryeministri Sali Berisha ditët e fundit e mbrojti ligjin në fjalë si më të mirin të mundshëm dhe u tregua tepër i ashpër me pushtetarët që kanë spekulluar me detyrën duke ndikuar jo vetëm në uzurpimin e shumë pronave për vete ose për përfitime ekonomike, por edhe në përmasimin e ngatërresave. Por gjithsesi, ka shumë konflikte, pavarësisht se qeveria urgjentisht përcaktoi një komision për pronat. Më shumë viktima janë regjistruar në Veriun shqiptar, ku njerëzit e bëjnë ligjin vetë. Kështu në këtë shkrim ne po publikojmë një konflikt të “ndezur” për tokën, në fshatin Drisht, komuna Postrribë, konflikt i cili paralajmëron vrasje. Eshtë shtetasi Shendet Bahçja lindur më 28 janar 1973 që sot e ka shumë të rrezikuar jetën e vet dhe të të afërmve. Shkak i këtij konflikti është pikërisht toka. Ligji 7501 e ka bërë pronar këtë person, por nuk është dakord një komshi i tij, Maliq Curri. Konflikti mes dy fiseve ka degjeneruar jo vetëm me presione por edhe me dhunë. Nje ngastër toke e ndarë sipas ligjit, nuk ka ligj që e mbron nga presioni primitiv, kur dikujt ia thotë mëndja ta uzurpoi me forcë, të mos e njohë fare ligjin.Familja Bahçja, nga presionet dhe dhuna janë detyruar të mos guxojnë ta mbjedhin tokën në fjalë, se ndryshe, vepron plumbi. Madje më 15 maj 2007, vëllai i Shendetit, Brahim Halil Bahçja duke u mbrojtur nga një sulm ka plagosur me mjete të forta, me shat (një vegël pune kjo) Maliq Currin, pasi ky i fundit i ka shkuar tek toka dhe e ka gjetur duke mbjedhur pak speca dhe për këtë e ka sulmuar për ta vrarë. Ai në vetmrojtje e ka qëlluar me veglen e punës Currin. I dëmtuari mësojmë se nuk ka denoncuar fare në polici, mesa duket duke e ndjerë veten fajtor dhe duke shfrytëzuar edhe ligjet e Kanunit mesjetar për tu hakmarrë, ligjet e këtij Kanuni shumë potent dhe autoritar. Tashmë plagosjes megjithëse në vetmrojtje, fisi Bahçja sipas traditës i ka borxh një jetë njeriu. Fisi Curri kërkon hakmarrjen. Qysh atë ditë të zezë të 15 majit 2007, Brahim dhe Shendet Bahçja familjarisht jetojnë në ilegalitet. Gjithsesi, ata problemin tashmë e kanë denoncuar tek shoqata e Misionarëve të Paqës dhe Pajtimeve të Shqipërisë, e cila sipas dokumentit zyrtar me Nr. Protokolli 171, të cilin e kemi në dosje të redaksisë, deklaron konfliktin dhe pamundësinë e saj deri tashti për të sheshuar. Përpjekja e tyre, na thane se është maksimale, por fisi Curri nuk pranon pajtim. Kështu, ky konflikt rrezikon të sjellë viktima. Arben Cubaj
Viktimë e skenarëve mafiozë Investoi për një Shqipëri demokratike, të lirë e pa dhunë, por u bë vetë viktimë e dhunës dhe padrejtësive njerëzore. Ishte djalë i ri Renato Nogaj në fillim të proceseve demokratike në fillim të vitit 1990, kur u rreshtua krah protestuesve kundër simboleve dhe ideologjisë diktatoriale në qytetin e Shkodrës. Duke lindur në një familje të përbuzur, të nëpërkëmbur nga komunizmi më 27 prill 1968, u rrit me zëmrën plot mllefe kundër diktaturës. Kështu Renato Nogaj ishte në krye të revoltës antikomuniste në rrëzimin e bustit të Stalinit më 14 janar 1990 si dhe në shëmbjen e shtatores së Enver Hoxhës më 13 dhjetor 1990. Një djalosh 22 vjeçar aso kohe u rrah barbarisht, si edhe shumë bashkëmoshatarë nga policia fashiste e Ramiz Alisë, e cila edhe vriste njerëz, siç pat pushkatuar dëshmorin e demokracisë Pëllumb Pëllumbi, varrosja e të cilit më 16 qershor 1990 u kthye në një protestë të hapur me parudha publuke kunder Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës dhe gjithë Byrosë Politike të PP-së. Dhe vjen 2 prilli 1991, kur rinia shkodrane shëmbi Komitetin e PP-së në Shkodër, në revoltë per vjedhjen e votavë nga policia komuniste dhe dhunën e ushtruar ndaj kundërshtarëve të regjimit. Atë ditë u plagosën rëndë 63 persona, u rrahën e dhunuan qindra e u pushkatuan në mes të qytetit Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka. Renato Nogaj atë ditë, ishte njëri nga ata që provojë dhunën e policisë mbi trupin e njome që kerkonte vetëm liri.Duket se që atëherë u fut në listat e zeza për ta vrarë, siç edhe janë vrarë shumë deri sot. Më 14 shtator 1998, kur u varros Azem Hajdari, zgalemi i lirisë e demokracisë shqiptare, deputeti i pushkatuar në mes të Tiranës, Renato Nogaj që mori pjesë në kortezhin e lamtumirës, u rrah kafshërisht me shkopinj gome, grushte e shqelma nga policia. Pasi e mori veten dhe qendroi ca kohë i fshehur, filluan kërcënatat përmes telefonit dhe letrave anonime. Duke parë se shumë shokë të tij po vriteshin, ai gjen mundësinë dhe largohet për në Itali. Atje sistemohet shumë mirë , por ata që donin ta eleminojnë e gjejnë edhe atje. Por e gjejnë familjar, me grua dhe dy fëmijë. Para pak kohësh në Itali, ai për mrekulli i ka shpëtuar një atentati. Dikush arrin dhe i vëndosë lëndë plasëse në makinën personale, e cila shpërthen dhe digjet. Por Renato fatmirësisht nuk ishte brënda.Sipas policisë italiane lënda plasëse është vëndosur në një shishe. Pra edhe në Itali jeta e tij dhe e familjes është e rrezikuar. Skanari i mafies duket se është i studiuar dhe kjo familje është vënë në shënjestër të zhdukjes. Vasel Gilaj Perralla e liberalizimit te vizave Nje televizion prane qeverise aktuale, trunpetoi me te madhe lajmin me te mire per te gjithe shqiptaret: brenda vitit 2009, shqiptaret e Shqiperise mund te levizin pa viza ne hapesiren e Bashkimit Evropian! Me shume se lajm, ishte ky mesazhi qe donte te percillte nje media vizive- megafon i ekzekutivit. Ajo cfare ishte interesante, per te mbeshtetur kete ide, ishte ilustrimi me nje takim qe ministri i jashtem Lulzim Basha kishte zhvilluar me komisionerit per zgjerim ne BE, Olli Rehn. Pertej asaj cfare percillte kronika televizive, Rehn tha qarte se ne do te shohim raportin e njerezve tane qe po punojne ne Tirane dhe me pas do te paraqesim nje progres- raport realist per Shqiperine. Vetem pak kohe me pare, nje gazete e perditeshme qytetase qe shperndahet falas ne rruget e lokalet e Tiranes, thuajse kishte thene te njejten gje, madje duke paraqitur si afat te realizimit te endrres me te madhe te shqiptareve, liberalizimin e vizave me BE-ne. Per te mbeshtetur idene e saj, gazeta kishte cituar disa burime brenda nje ndertese, te ciles i permendej edhe emri duke rezultuar salle plenare e Parlamentit Evropian. Viti 2009 eshte vit elektoral, ndersa kane mbetur sipas gjasave, jo me shume se 10 muaj nga data e zgjedhjeve. Si gjithmone, shqiptaret duhet te pergatiten te perballojne “parajsen” qe u ofrohet nga premtimet e partive politike. Sipas gjasave, edhe ceshtja e liberalizimit te vizave, do te jete nje teme permes te ciles mund te fitohet kredibilitet dhe kapital politik. Koncepti i madh dhe thuajse i pakuptueshem per pjesen me te madhe te shqiptareve, integrimi ne BE, permblidhet vetem ne realizimin e levizjes se lire te shtetasve ne hapesiren evropiane. Ata qe e kane provuar te sigurojne nje vize, jo vetem per emigrim te perhershem apo te perkohshem per arsye ekonomike, por qofte edhe per turizem apo edhe per te ndjekur nje ndeshje futbolli dhe u eshte refuzuar viza, e dine mire se cfare kalvari eshte. Si per ironi te shqiptareve, politika kerkon te integroje shqiptaret te pakten permes levizjes se lire ne BE dhe akoma nuk ka nje konsensus apo zgjidhje per integrimin e emigranteve tane ne Evrope ne fatet e Shqiperise- shtepise sone te perbashket. Jane mese 1 milion shqiptare te cilet qe pas viteve ’90 jetojne ne emigracion dhe asnjehere nuk kane patur mundesi reale te votojne per fatin e vendit te tyre, tek i cili nje dite ata natyrshem do te kthehen. Nderkohe, jo pak syresh, pa ardhur ne atdhe, kane rezultuar edhe votues sipas interesit te forcave te ndryshme politike. Edhe ne prag te 2009- es, duket se emigrantet do te kene te njejtin fat, ate te harreses ne thirrjen e pergjithshme per te votuar. “Ata qe jane te interesuar te votojne, kthehen ne atdhe”- ka qene refreni me i degjuar i ketyre 17 viteve. Ndersa, kemi akoma te fresketa ne mendje autobuset qe sillnin te organizuar per te votuar kryesisht ne Jug te vendit emigrantet tane ne Greqi. Nese zgjedhjet do te zhvillohen diku ne fund te qershorit apo fillim te korrikut, emigrantet do te mbeten pa shprehur mendimin e tyre per politiken permes votes. Periudha kur ata parashikojne pushimet- te kthehen ne atdhe, eshte e njejte me ate te pushimeve ne Itali, Greqi apo thuajse ne gjithe BE-ne: muaji gusht! Politika nuk kerkon te zhvilloje votime ne kete periudhe me justifikimin banal se “kane nisur pushimet” per shqiptaret qe jetojne brenda territorit te Shqiperise apo se njerezit nuk kane interes te votojne “nga vapa e madhe”. Behet fjale per nje sakrifice minimale, te nje spostimi disa oresh nga plazhi i Velipojes apo Razma ne qytetin e rrethinat e Shkodres; nga plazhi i Durresit ne Tirane apo Elbasan; nga Voskopoja ne Korce apo nga Dhermiu ne Vlore apo Fier! Nderkohe, emigranteve u kerkohet te kthehen, duke pershkuar me mijera kilometra, me nje kosto mjaft te larte per vete dhe familjaret e tyre qe kane te drejte te votojne, te lene ne mes punen me te cilen sigurojne jetesen ne vend te huaj por duke rrezikuar edhe humbjen e punesimit nga “padronet” e huaj. E gjithe kjo, per te thene fjalen e tyre, per te rrezikuar gjithcka ne fund te fundit, per nje vote qe akoma ata nuk jane se sigurte se do te shkoje ku e kane hedhur. E gjithe kjo, per te mos vendosur nje date fikse per zgjedhjet e pergjithshme politike apo edhe per zgjedhjet vendore, mundesisht ne nje periudhe, e cila tashme edhe per shqiptaret brenda Shqiperise, po merr qytetarine si pushimet zyrtare te veres apo edhe te dimrit: muaji gusht apo 15 ditet e fundit te dhjetorit! Nuk duket aq e zorshme apo e parritshme qe dicka e tille te implementohet ne ligj apo kod zgjedhor. Prandaj me duket se levizja e lire e shqiptare, cdo dite e me shume i ngjet nje perralle, te cilen nje femije e degjon aq shpesh, saqe fillimisht e perserit pasi e ka mesuar permendesh, por me pas i thote gjyshit te mos ia tregoje se do te fleje edhe pa te! Cdo kush e ka mesuar- edhe ai femija qe permendem me siper se integrimit ne BE apo edhe levizja e lire e shqiptareve, mund te realizohet vetem nga dashamiresia e institucioneve te Evropes se Bashkuar, mbase edhe si nevoje e zgjerimit te kufinjeve e tregjeve ne favor te ekspansionit te ekonomive super te zhvilluara komunitare. Nga ana tjeter, edhe ato kushte, te cilat natyrisht duhet ti plotesoje cdo vend si dokumentat biometrike te identifikimit, siguria e kufinjeve apo marreveshjet e ripranimit, jo vetem na jane imponuar por jane realizuar me asistencen dhe mbeshtetjen financiare te BE-se apo vendeve te vecanta antare. Ketyre u duhet shtuar edhe nje faktor tjeter shume i rendesishem per sistemin demokratik te nje vendi: realizimi i zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe te pranuara nga te gjithe! Ky eshte kushti themelor qe duhet plotesuar dhe prej ketu do te nise, nese do te nise ndonjehere, levizja e lire e shqiptareve ne Evrope. Edhe ky kusht, i cili medoemos duhet plotesuar ne zgjedhjet e vitit 2009, eshte ne doren e politikes shqiptare. Une e kam te qarte, besoj edhe ju- nese jo ndergjegjesohuni: Shqiperia nuk do te hyje ne Evrope, nuk do te levizin lirshem ne kontinentin plak shqiptaret nga merita e klases sone politike! Vetem nese Evropa do na marre “per dore”, me shume per interesin e saj se tonin, atehere mbase mund te realizohet levizja e lire ne BE! Te jeni te sigurte, se nese do te ekzistoje ky vullnet, afati mund te jete shume i shkurter, edhe me prane se fundi i vitit 2008! Blerti DELIJA Shqipëria mes blerizmit dhe energjisë bërthamore Që vendi ynë ecën me dy marshe të ndryshme kjo gjë duket qartë nga disniveli i jashtëzakonshëm eko-nomik, nga standardet e skajshme të jetës, nga stili i jetës me ekstremet e veta që variojnë nga makina luksi e pushime në vendet me ekzotike të botës, tek një segment masiv i shoqërisë që mbijeton me një bujqësi me vegla mesjetare. Dhe kuptohet që ky lloj oligarkizimi i shoqërisë shqiptare manifestohet edhe në mënyrën e ligjërimit dhe përfaqësimit politik, ku duket qartë që ka një elitë tmerrësisht të shkëputur nga konteksti apo interesat dominante të shoqërisë shqiptare. Ky hendek që sa vjen e thellohet midis realitetit shqiptar dhe elitës politike manifestohen në shumë forma, por njëra ndër tyre është edhe debati publik dhe mënyra sesi shtrohen apo trajtohen çështjet që dominojnë rendin e ditës.Rasti më i fundit është ai i energjisë bërthamore, ku qëndrimi i mbajtur nga opozita i ngjan më shumë një qëndrimi ekstravagant ambientalist të Evropës së Veriut, sesa qëndrimit të një opozite të majtë në kushtet e një vendi të varfër në zhvillim e sipër. Zelli i madh për t’u shkëputur nga një e kaluar socialiste të diskredituar dhe të dominuar nga personaliteti dhe mjeshtëria e spikatur e Nanos, ka shtyrë lidershipin aktual që të promovojë një të majtë të re, duke u përpjekur që të inkuadrojë në Shqipëri rrugën e tretë, ose Blerizmin. Mirëpo kjo gjë po bëhet duke përkthyer mot à mot pa e shqipëruar në harmoni me realitetin apo kontekstin shqiptar. Për ata që e kanë ndopak haberin nga kjo fushë, dihet mirë që ambientalizmi dhe agrarja vështirë se pajtohen në politikë. Kjo, sepse bujqit duan gjithnjë e më shumë kullota dhe toka buke të përdorura me rendiment të lartë, kurse ambientalistët duan gjithnjë e më shumë pyje nëpër këto kullota e biodiversitet gjithnjë e më të lartë të përhapur në sa më shumë territor dhe përdorim sa më të kufizuar të pesticideve, insekticideve apo plehrave kimike që janë vendimtare për rendimentin e lartë të tokës. Pra, është e vështirë se mund të pajtohen këto interesa të kundërta në politikë, paçka se në Shqipëri ka një sterile dhe amorfe të titulluar parti agrare dhe ambientaliste. Dhe duke u kthyer tek Blerizmi, është normale që atje rruga e tretë të përqendrohet tek ambientalizmi në shoqërinë e parë botërore që u shkëput nga bujqësia, duke u industrializuar dhe më tej sot duke qenë në një shoqëri kryekëput shërbimi, ku jo më me tokën, por as me industrinë nuk janë të lidhur më njerëzit. E si mund të merret kallëp një realitet politik i kontekstit britanik dhe të transplantohet në shoqërinë shqiptare, e cila ende varet në mënyrë bindëse nga bujqësia e vetëm dekadën e fundit ka nisur një proces të mirëfilltë urbanizimi. Prandaj ambientalizmi alla Tony Blair është mish i huaj në një të majtë që e ka bazën elektorale te segmentet konservatore rurale shqiptare. Dhe kësaj përpjekje për ta bërë Partinë Socialiste të blertë, meqë edhe Xhuveli nuk e bëka sa duhet këtë punë, me fat i doli në shteg një nismë e ekzekutivit për të stimuluar përdorimin e energjisë bërthamore në Shqipëri. Dhe e gjithë artileria e rëndë e PS-së dhe oborrit përkatës është vënë kundër energjisë bërthamore, sikurse luditët dikur kundër makinerive e teknologjisë. Në fakt, vendi ynë ka vend për ambientalizëm dhe nëse PS-ja ka zgjedhur ambientin përkundrejt zhvillimit, kjo është punë për këtë forcë politike. Por kur flitet për ambientin jam i sigurt që përpara frikës nga centrali bërthamor ka shumë më tepër prioritete të prekshme si erozioni, prerja e pyjeve, smogu i qyteteve (shkaktuar në një pjesë të mirë nga gjeneratorët), mostrajtimi paraprak i mbeturinave urbane apo kërcënimi i biodiversitetit të faunës dhe florës shqiptare. Sulmi nihilist ngjyer jeshil që po i bëhet energjisë bërthamore dhe arritjeve të shkencës në këtë fushë, është me të vërtetë vite dritë larg realitetit shqiptar, por gjithashtu përmban edhe spekulime faktesh, pasi jepen fakte të njëanshme dhe nuk pasqyrohet e gjithë panorama. Ndërkohë që qëndrimi i PS-së ndaj termocentralit të shumëdebatuar të Vlorës ka qenë krejt ndryshe. Ajo që duhet vënë në dukje është se një pjesë e mirë e komunitetit shkencor ndërkombëtar është shumë i bindur se energjia bërthamore është jo vetëm efikase, por edhe shumë më e gjelbër dhe e qëndrueshme se format e tjera të prodhimit të energjisë, si termocentralet që e mbushin qiellin me tym e hidrocentralet që kryejnë një mutacion drastik në terrenin, florën e faunën përreth. Kjo është arsyeja pse sikurse tregojnë të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, 17% e rrymës sigurohet nga energjia bërthamore; Franca dhe Lituania sigurojnë tre të katërtat e energjisë nga centralet bërthamore, Belgjika, Bullgaria, Hungaria, Sllovakia, Kore e Jugut, Suedia, Sllovenia sigurojnë mbi 1/3-ën, ndërsa Japonia, Gjermania e Finlanda sigurojnë 1/4-ën e totalit të prodhuar. Dhe kuptohet ndjeshmëria apo përkushtimi ndaj ambientalizmit i vendeve si Zvicra, Suedia apo Finlanda është shembullore në gjithë globin. Pra, pa hyrë në detajet teknike që iu takojnë profesionistëve të fushës, analogjia e shumë vendeve të zhvilluara dhe të përkushtuara ndaj ambientit dëshmon se shkenca e ka bërë të mundur sot që energjia bërthamore të shfrytëzohet pa penalizuar rëndë ambientin. Kundërshtimi ndërkombëtar ndaj përdorimit të energjisë bërthamore ka më shumë të bëjë me një shqetësim strategjik ndaj sigurisë sesa ndaj ambientit në vetvete. Së pari, në historinë bashkëkohore, e sidomos gjatë Luftës së Ftohtë, opozita kundër përdorimit të energjisë bërthamore vinte nga lëvizjet pacifiste e kishte të bënte më tepër me frikën që shkaktonte përdorimi ushtarak i kësaj industrie. Teknologjia që i shërbente pasurimit të uraniumit fare lehtë mund të përdorej për të prodhuar pluton për bomba bërthamore. Edhe sot shumë nga rezervat ndaj kësaj energjie ka të bëjë me faktin që nuk ka garanci për qëllimet finale të disa vendeve që po zhvillojnë kapacitete të prodhimit të energjisë bërthamore, si Irani apo Koreja e Veriut. Mirëpo për qëllime grabitqare as që mund të kihen dyshime për vendin tonë, kur dihet se me sa shumë zell jemi ndër vendet e para në botë që ka shkatërruar tërësisht lëndët helmuese luftarake, minat kundër njerëzve apo edhe teknikën dhe municion konvencional ushtarak, paçka se jemi në një situatë e rajon aspak të volitshme ndaj vendit tonë. Së dyti, ka të bëjë me sigurinë teknike të këtyre centraleve dhe këtu lidhet me panikun e shkaktuar nga aksidenti i Çernobilit në vitin 1986. Dëmi i shkaktuar nga një aksident i tillë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, por me avancimet e teknologjisë sot dhe me ndjeshmërinë, përkujdesjen apo monitorimin e autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj sigurisë teknike sot, një përsëritje është pothuaj e pamundur. Aksidenti vinte jo thjesht si rezultat i pamundësive teknike për të garantuar sigurinë, por edhe me dekadencën tipike që po pësonte Bashkimi Sovjetik si dhe me një neglizhencë të theksuar të sovjetikëve ndaj ambientit. Mjafton që të përmenden katastrofa ambientale si ato të pellgut naftëmbajtës në Baku apo transformime të tjera gjiganteske ekologjike si i lumenjve Amur e Sir Darja apo detit të Aralit, për të kuptuar se një vend totalitar i imunizuar ndaj presionet ndërkombëtare nuk e kishte për gjë që të tregohej shpërfillës ndaj ambientit e sigurisë teknike. Mirëpo sikurse e detyruan Bullgarinë të mbyllte reaktorët atomik të vjetruar me standarde të dyshimta sigurie, edhe neve, që jemi ushtarë ku e ku më të bindur të BE-së, padyshim që do të na imponoheshin standarde e kushte jashtëzakonisht të rrepta për të garantuar përdorimin e energjisë bërthamore nga çdo aksident të mundshëm. Së treti, ka pasur të bëjë me mënyrën e trajtimit të skorieve dhe faktit që shpesh vendet e zhvilluara i plandosnin këto skorie për pak para në vendet e botës së tretë apo ish-kolonitë. Shqipëria është aktor i dobët në nivel ndërkombëtar, dhe shumë i varur nga standardet e imponuara nga organizatat ndërkombëtare dhe vendet Perëndimore, andaj as që mund të mendohet që vendi të abuzonte me skoriet nëse do të ndërtonte centrale bërthamore. Prandaj duke qenë se bëhet fjalë për një sektor nevralgjik si energjia dhe se bëhet fjalë një nismë afatmesme që mund t’i japi vendit tonë një avantazh të krahasuar në ekonominë ndërkombëtare dhe duke ditur se mundësitë e vendit tonë për avantazhe të krahasuara janë tmerrësisht të kufizuara, unë mendoj se çështja e energjisë bërthamore duhet të zhvishet nga zelli politik i momentit e trajtohet me më shumë gjakftohtësi e largpamësi nga opozita. Adri NURELLARI RROKAQIEJT E TARIFAVE DHE ORARET E TERRIT QË SHPIK KESH-i Krizës së rëndë energjetike, së cilës ka gjasa t’i bëjë derman edhe kësaj here vetëm Zoti, si për qesëndi kanë ardhur t’i bëjnë karshillëk novacionet dhe idetë revolucionare që gëlojnë në mendjet e ndritura të “dikasterit të territ”. Korporata Elektroenergjetike me tërësinë e ideve që hedh në tregun “qirindritës” është kthyer në një laborator eksperimental. E thënë më ashiqare, konsumatorin dhe pasurinë e dhuruar nga djersa e papaguar e qirakëve të Enver Hoxhës, i ka kthyer në një kavie. Udha për të gjetur “Thembrën e Akilit” nuk është as pëshpëritje homerike para dyluftimit epik, por as rrokaqiejt e mendimeve të tarifimeve fasho-orarë që shpik tash së fundi KESH. Ndërtimi i filozofisë së energjisë si mall dhe konsumatorit si blerës, është ndër të vetmet zanafilla nga duhet nisur. Çdo qasje për ta parë këto marrëdhënie me optikën e politikës do ta përkeqësonte deri në kufinjtë e pamundësisë prurësin e të vetmit shpëtim nga krizat energjitike. Përpjekjet e vazhdueshme tasheandej e tashekëndëj në këtë sektor kaq strategjik për ekonominë dhe shumë jetik për qytetarët, janë kthyer në një lojë. Loja ka nxjerrë lojën dhe sërish ka lojë. Ky laborator në axhendën e eksperimentimeve fillimisht i jep prioritet aplikimit të matësve të rinj, më pas atyre matësve me kartë. Këto të fundit u instaluan në disa qytete të vendit dhe nuk bëhet e ditur se çfarë u bë me to. Së mbrami KESH ka nxjerrë një marifet tjetër, studimin për matjen e konsumit të energjisë elektrike mbi bazën e fasho-orareve, që do të thotë, se për orët e ditës çmimi është më i lartë nga sa mendohet për konsumin e orëve të natës. Megjithëse specialistët e KESH janë të mendimit se nuk ka ndonjë ndryshim të konsiderueshëm të konsumit pjesëndarës ditë-natë, ata mbeten tek ajo se do pasohet me avantazhe. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të KESH: “Përparësitë që do të japë matja e konsumit të energjisë elektrike mbi bazën e fasho-orareve, do të jetë mundësia e përdorimit me një tarifë të diferencuar, sidomos në fundjavë dhe natën do të krijojë mundësinë e balancimit të kostove brenda përbrenda KESH-it, e cila do të spostojë ngarkesën, sidomos të biznesit në periudhën kur energjia kushton më lirë”. Nuk kanë munguar skeptikët e këtij projekti. Borizani i kampit socialist, ndryshe ish-drejtuesi i Korporatës Elektroenergjetike, Andis Harasani, është i mendimit se ky projekt është i pamundur për t’u zbatuar, sipas tij do të hidhen poshtë gjithë sistemin e matjes së energjisë elektrike, do të dalin jashtë funksionimit 800 mijë matës të rinj dhe njëkohësisht humbja do të jetë e konsiderueshme. Idetë dhe revolucionarizimit në KESH nuk kanë asnjë emër tjetër, vetëm fshehje nga mosfunksionimi i hallkave të tij. Është e vërtetë që novacionet janë perspektivë e përsosmërisë së funksionimit të strukturave që vënë në lëvizje një mekanizëm të tërë. Por a duhet një kohë e ndërmjetme, që quhet kohë testi. Apo nga njëri eksperiment vijmë në tjetrin shkojmë. Në kushtet e një prodhimi që varët nga Zoti, të një sistemi shpërndarës tejet e të amortizuar, të një administrate me përgjegjësi minimale për detyrën, të një politizimi polarizues marrafrymës, të një konsumatori që vjedh, këto eksperimente janë një luks me kosto të lartë. Dhe këtë kosto natyrisht as nuk e pagoi Harasani, as Beli, por ajo minorancë qytetarësh që kanë vendosur në pozita korrekte veten e tyre në marrëdhënie me shtetin dhe të gjithë përbërësve të tij. Ky turravrap i KESH për të gjetur “Thembrën e Akilit”, veçse një pamundësi është një “hedhje hi syve” të atyre që vuajnë krizën e rëndë energjetike. Nuk mbeten zgjidhje asnjë nga mjetet e lartpërmendura, as rritja e çmimit të energjisë, as matësit e rinj, as ato me kartë, sikurse as tarifimi mbi bazën e fasho-orareve. Tjetërkund fle lepuri zotërinj të KESH apo edhe më lart. Energjia është një produkt, kush e blen duhet ta paguaj, ndryshe ai mbetet pa të. Për zbatimin e kësaj nuk duhet të na ndal as preferencat politike fushatore, as klasifikimet e shoqërisë, as toleromi i shtetit ndaj shtetit për detyrimet. Një tarifim i saktë, një politikë efikase i mbledhjes së të ardhurave për energjinë e konsumuar, ngritjen e një hierarkie monetare për përmbushjen e parametrave teknikë sipas standardeve bashkëkohore për shpërndarjen dhe tarifimin, këto përbëjnë “Thembrën e Akilit”. Hallakatja ndër dyer të tjera është tentativë dashakeqe dhe shtirje në sytë e qytetarëve. Me kamuflim dhe barriera të larta koperturash vetëm sa rritet kostoja, nuk ofrohet zgjidhja. Albert VATAJ
PDK dhe katoliket Pjesa katolike e popullsise se Shqiperise, perbejne diku ne mes 11- 12% te numrit te pergjithshem. Ne fakt, nuk ka nje rregjistrim te plote dhe te sakte te popullsise pas vitit 1990 dhe ne fuqi jane me shume statistika vetedeklarimesh, testimesh por edhe hulumtimesh. Shume me i veshtire behet procesi i rregjistrimit te popullsise por edhe perkatesise fetare, nisur nga emigrimi ne shkalle te gjere i familjeve por edhe fiseve te tera ne BE, SHBA, Kanada e deri ne Australi. Se bashku me orthodhokset, katoliket mund te perbejne diku me pak se 30% te popullsise shqiptare. Kjo shifer vlen thjeshte per statistike, nisur me shume nga trashegimia e besimit ate- bir, pasi 23 vite ateizem kane luajtur rolin e tyre edhe ne kulturen fetare. E thene me shkoqur, pjesa me e madhe e besimtareve i drejtohen kulteve ne dite festash apo edhe kur e ndjejne veten ne veshtiresi te ndryshme. Jane te pakte ata individe qe respektojne thellesisht traditat e besimit ne vendin tone. Ne jeten politike shqiptare, ne fillim te viteve ’90 u shfaq nje force politike, e cila direkt ose indirekt kishte nje sfond fetar, te pakten ne emer. Pavaresisht se demokracia kristiane ka vene themelet e Bashkimit Evropian, duhet pranuar se ne Shqiperi, vend ne mazhorance muslimane ne fillim te viteve ’90, Partia Demokristiane u paragjykua. Eshte kjo nje nga arsyet se ne te gjitha takimet elektorale, kjo force politike nuk arriti ne nivele te kenaqeshme per nje subjekt. Pervec se paragjykohej nga pjesa me e madhe e popullsise, PDK paragjykohej edhe nga vete katoliket apo te krishteret ne pergjithesi. Asnjehere nuk u arrit qe kjo force politike te fitonte te pakten gjysmen e mbeshtetjes se popullsise katolike shqiptare. Nderkohe, ne nje shtet ku me kushtetute garantohet laiciteti i shtetit por edhe i strukturave te tij- sic jane edhe partite politike, PDK dhe drejtuesit e saj u perpoqen qe te largojne imazhin si parti vetem e katolikeve apo te krishtereve. Rreth saj u bashkuan eksponente, ne fakt te pakte ne numer edhe te besimit musliman, nga Shkodra ne Diber dhe deri ne Gjirokaster. Madje, u arrit deri atje sa te kandidoheshin edhe hoxhallare apo bij te tyre si kandidate te PDK-se. Duhet thene e pranuar se, sot e kesaj dite, nuk eshte e qarte nese keto levizje ishin demagogji e lidershipeve te PDK-se, apo vertete kerkohej te hiqej imazhi si parti e te krishtereve. Keto dite po degjojme “zhvillime interesante” nga PDK-ja, me sakte nga njera prej partive, e drejtuar nga ish- ministri i Shendetesise Nard Ndoka. Jo vetem qeveria shqiptare qenka e vetmja ne Evrope pa nje minister katolik (perfaqesues i katolikeve shqiptare?!), por madje kryeministri Berisha, gjithnje sipas kryetarit Ndoka, paska nuanca islamike. Nje deklarate e tille, per cdo politikan normal ne perendim, do te ishte vetevrasje politike: jemi ne muajin e Ramazanit, i cili ngjall ndjeshmeri te shumta tek te gjithe besimtaret! Nga ana tjeter, si ish- minister, Ndoka mund te ishte shprehur me heret per Berishen si “islamik” dhe jo ne momentin kur ai e largoi nga kabineti qeveritar. Nese Berisha ishte i tille dhe nese Ndoka paraqitet si perfaqesues i katolikeve shqiptare, ne emer te ketyre te fundit, duhej te kishte refuzuar portofolin e ministrit te shendetesise. Problemi i mungeses se nje ministri- katolik, “perfaqesues i katolikeve shqiptare”, ka kaluar kufinjte e Shqiperise, pas deklarimeve te Ndokes pertej Adriatikut. Eshte e qarte se deklarata te tilla, nuk kane asnje impakt ne hapesiren nderkombetare. Nuk duhet harruar se ne mbare Evropen, prej dekadash ngrihen madheshtore faltore dhe jo vetem te besimit kristian, por edhe atij musliman e hebraik. Nuk duhet harruar se shqiptaret kane ditur, dine dhe do te dine te bashkejetojne mes tyre edhe pa patur nje minister katolik perfaqesues ne qeverine Berisha. E mbi te gjitha, nuk duhet harruar shembulli i qytetit te Shkodres, si simbol i mirefillte i respektit dhe nderimit reciprok. Meqenese jemi ne muaj Ramazani, mjafton te ndiqen iftaret kur jane krah per krah ne nje tryeze, duke ndare buken e perbashket, katolike, muslimane e orthodhokse. Ne fakt etja per pushtet, por me shume deshira per te ripatur nje karrike te rrezuar apo per te qene ne qender te vemendjes se politikes e skenes publike shqiptare, te nxit edhe te sajosh. Kush e ka thene ndonjehere se PDK eshte perfaqesuese e katolikeve shqiptare, aq me pak nje kryetar partie, i cili jeten politike e ka nisur ne nje force tjeter, pikerisht ate te themeluar nga Berisha qe sipas tij ka “nuanca islamike”? Kush e organizon Komunitetin Katolik Shqiptar qe te vihet ne rresht per te votuar per PDK-ne? Per te dy keto pyetje, pergjigja eshte e njejte: Askush! Nese do te kerkohej nje organizim politik i katolikeve shqiptare per perfaqesim ne Parlament apo Qeveri, natyrisht forcen e vetme, te pakten shpirterore, do te kishte Kisha Katolike ne Shqiperi. Por asnjehere, jo vetem Kisha Katolike qe eshte e centralizuar, por as besimet e tjera kryesore ne vend, nuk kane preferuar te ndikojne direkt apo indirekt ne jeten politike. Nese do te ndodhte e kunderta, ne bote do te kishte nje PDK me kryetar Papen, nje parti tjeter politike me drejtues nje klerik te larte musliman te perbotshem, nje tjeter me nje klerik te larte orthodhoks, hindu e keshtu me rradhe. A mund ta perfaqesoje komunitetin katolik shqiptar nje parti tjeter politike, nje minister nga nje subjekt i ndryshem nga PDK-ja? Natyrisht qe po! Ka ndodhur, ndodh dhe do te ndodhe edhe ne te ardhmen. E duke iu rikthyer perfaqesimit te katolikeve nga PDK-ja, mjafton te qendrojme ne Shkoder. Katoliket shqiptare jane perqendruar pikerisht ne hapesiren nga Tirana e lart, pa mohuar se ka edhe ne rajone te tjera te vendit. Pavaresisht kesaj, asnjehere nuk jane rrezikuar te fitohen nga PDK- ja bashkite apo komunat kryesore te vendit, perjashto rastet e aleancave me subjekte te tjera politike, mes te cilave edhe PD-ja e drejtuar nga Berisha, qe sipas lidershipit aktual njeres PDK ka “nuanca islamike”. Numri i votave te fituara nga PDK, nuk i afrohet as 10% numrit te pergjithshem te katolikeve ne rajonin e Veriut te vendit. Eshte kjo nje pergjigje e qarte e votuesve, ne kete rast e votuesve katolike ne Veri te vendit, mbase per problemet e thella apo luften me veteveten apo “mullinjte e eres” qe prej rreth 17 vitesh ka perfshire PDK-ne. Natyrshem, gjate kesaj kohe mjaft te gjate, te gjithe jane te lodhur, te merzitur nga politika dhe perjashtim nuk bejne as votuesit katolike. Sidomos kur flitet ne emer te tyre, nga “perfaqesues” te tyre, te cilet kujtohen per ta vetem ne kohe fushatash apo kur humbasin karriket. Ne fund te fundit, edhe PDK vuan sindromat e semundjeve te te gjitha partive te tjera shqiptare, pavaresisht se perpiqen te fshihen pas mbiemrit demokristian, i cili mesa duket po ndikon te na largoje me shume nga Evropa drejt te ciles jemi nisur. BD GREQIA SHUME SHPEJT ME KONSULLATE NE SHKODER Burime pranë ambasadës greke në Tiranë thonë për gazetën “Shqipëria etnike” se janë rreth 28 500 aplikime në vit për viza dhe legalizime dokumentash nga Veriu shqiptarë. Fluksin kaq të madh të veriorëve drejt Tiranës e pranojnë edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme tonën, por shprehen se nëse edhe pala greke është e interesuar, (dhe sipas një burimi të besuashëm Athina mëndon se janë pjekur kushtet),humë shpejt do nisin procedurat për hapjen e një konsullate të dytë në qytetin verior. Pra, krahas konsullatës italiane, duket se brënda këtij mandati qeveritar do jetë edhe një shërbim tjetër diplomatik që jo vetëm do eleminojë gjithë atë rrugë drejt kryeqytetit të dhjetëra mijëra qytetyrëve, gjithë atë humbje kohe , miliona euro të shkuara dëm, dhjetëra mijëra ditë punë të humbura, gjithë atë ngarkesë të personelit diplomatik grek në Tiranë, por edhe do u shërbejë dy vëndeve mike në forcimin e mardhënjeve dhe do i japë një impuls të ri biznesit e kulturës me interes të ndërsjelltë në, deri tashti çuditërisht të lënë mjaft larg Jugut. Pjesa kryesore e tregtisë, si në importe, ashtu edhe eksporte , kryhet me Italinë dhe Greqinë. Shteti italian prej kohësh ka në Shqipëri një ambasadë dhe dy konsullata . Orientimi ynë drejt partnerëve europianë shtron domosdoshmërinë e pranimit se integrimi ynë varet shumë tek marëdhëniet e shkëlqyera me shtetin grek, jo vetëm për arsyen se vota greke na duhet me patjetër, por edhe se aktualisht sot jetojnë andej 1 078 000 shqiptarë, ndërkohë që në Itali kemi 374 000 të tillë. Qeveria Karamanlis, këto ditë do paraqesë në parlament projektligjin e ri që u jep të drejtë votimi pranë selive diplomatike më të afërta, të gjithë shqiptaëve që kanë Kartën e Homogjenit, pra gjithë atyre që kanë dyshtetësi. Që ky ligj të kaloi shpejt dhe pa debate, vetë ministerja e jashtme Dora Bakojanis, po negocion me përfaqësuesit e partive politike opozitare si Andrea Lovedrou (PASOK), Foti Kouveli SYRIZA), Achilles Kantartzi (KKE) dhe Andoni Georgiadis (LAO). Në mars të këtij viti, vetëm me një vëndim kolektiv 1106 shqiptarë, pas kërkesës së tyre, fituan veç asaj shqiptare edhe nënshtetësinë greke, çka u jep të drejtën që të votojnë për jetën politike e ekonomike sipas kushtetutës dhe, brënda dëshirës mund të kryejnë edhe shërbim ushtarak prej tre muajsh në vëndin fqinj, njëlloj si gjithë grekët e ish bllokut lindor. Dyshtetësi kanë edhe qindra shqiptarë nga Veriu i Shqiperisë që sa herë grekët votojnë u duhet të udhëtojnë drejt Tiranës për të shprehur vullnetin e lirë që u garanton kushtetuta e vëndit të shtetësisë, bazuar edhe në udhëzimin 2004/ 114 të Bashkimit Europian. Lidhjet me shtetin mik grek përditë po marrin përmasa të reja dhe rruga e integrimit ballkanik ka si çelës Greqinë. Shteti grek këto ditë nxorri Dekretin Presidencial me nr. 101 / 2008 “Për lejet e qëndrimit për studime dhe shërbimin vullnetar”, çka favorizon shumë studentët që duan të specializohen në Greqi, pra në një vënd të BE-së.Është paradoksale se si asnjë medie e shkruar a vizive nuk tha një fjalë, te e fundit të informoi qytetarët e vet. Kështu, studentët shqiptarë mund të vazhdojnë universitetet greke vetëm nëse plotësojnë ca kushte , të lehta. Ata, kërkohet të kenë një pasaportë me afat tre muaj më të gjatë se afati i vizës, e cila jepet lehtë në ambasadën grekë ,një vertetim regjistrimi nga institucioni arsimor që pranohet studenti dhe një dokument shkollor nga institucioni arsimor shqiptar, sigurim shëndetësor dhe raportë mjekësore, tre fotografi me ngjyra,prova të disponimit të mjeteve financiare dhe taksën e regjistrimit në institucionin arsimor përkatës.Vëndimi nr. 4415/2006 përcakton një depozitë bankare prej të paktën 500 euro dhe deklaratë se kjo shumë do rinovohet në bazë mujore për përballimin e mësimit dhe jetesës atje. Të gjithë ata që janë poshtë moshës 18 vjeç, duhet të sjellin dokument për pëlqimin e prindërve për qëndrimin e tyre në Greqi. Ndërsa për kohën e rinovimit të lejes së qëndrimit për studime, Dekreti Presidencial në paragrafin 5 të nenit 6 thotë se “Kohëzgjatja maksimale e lejes së qëndrimit për studime universitare është e barabartë me kohën normale të programit përkatës, plus 100% të kësaj kohe , plus një vit për mësimin e gjuhës greke, kur kjo kërkohet nga institucioni përkatës mësimor”. Që të interesuarit të jenë të qartë para se të kontaktojnë prane ambasadës greke, ose që të mos ngurojnë të aplikojnë , për një program katër vjeçar, koha e lejes së qëndrimit në Greqi është 1 vit mësim gjuhe+ 4 vjet studime + 4 vjet të tjera shtesë, pra gjithsej 9 vjet. Bile, leja e qëndrimit nuk ka nevojë të rinovohet çdo vit, por studenti ka të drejtë të kërkojë e të marrë që në fillim nga bashkia një leje qëndrimi të vetme deri në fund të studimeve. Për raste të tilla, duhet paguar paravolo 150 euro, herë numrin e viteve të qëndrimit si dhe çdo dy vjet të paraqesë në bashki vertetim për regjistrimin ,pjesëmarrjen në provime dhe deftesën analitike të notave. Kur nuk plotësohen këto, brënda dy muajve nga kalimi i dyvjeçarir që nga dhënia e lejes së qëndrimit, ajo revokohet dhe ai ose ajo duhet të largohen menjëherë nga teritori grek, pa formalitete. Këto dhe shumë ligje të tjera favorizuese për shqiptarët bëjnë domosdoshmëri çeljen e konsullatës greke në shkodër. Ogur i mirë drejt Europës është edhe veprimi i Ministrisë sonë të Arsimit që para pak ditësh aprovoi hapjen e 16 shkollave në gjuhën greke në Gjirokastër, duke eleminuar mundësinë e shprehjes së dyshimeve se ne nuk prodhojmë hapje hapësirash drejt integrimit Euro-Atlantik. S.Pepushaj
Në anijen politike të PD-së e PS-së nuk mund të ketë vënde bosh për karrieristët e partive pa ELEKTORAT Sistemi i ri zgjedhor, ndryshimet kushtetuese, kanë sjellë dhe shkundjen e jo pak partive, që mundohen të zënë të tjera pozicione në formatin e ri që pritet në zgjedhjet e 2009-s. Nuk është as vonë, por as shpejt për të vendosur se ku duhet shkuar dhe trazirat kanë përfshirë subjekte, të cilat nuk e kanë pasur boshtin e fortë, por e kanë formuar atë sikur të ishte prodhim serash, duke importuar e eksportuar deputetë brenda Parlamentit. Pavarësisht prejardhjes elektorale që ato kishin realisht, “Dushkut” të sidoprodhuar në këto legjislatura, kanë nisur t’i bien gjethet dhe trungjet mbajtëse, duhet të kujdesen për mbetjen e tyre në zonën e gjelbër. Demokristianët, që realisht lindën si fenomen në këtë Parlament, por dhe parti të tjera në kampin e djathtë, e LSI me aleatë të tjerë dhe e majta janë në vorbullën e tentativës për t’u qetësuar, pasi në anijet e mëdha politike si PD e PS, vendet bosh sa vinë e po rrallohen. Qoftë Berisha te PD dhe Rama te PS, tashmë kanë në duart e tyre formimin e shumicës së Parlamentit të ardhshëm me emra të tjerë, ku jo pak prej aktualëve ndihen të pastrehë. Lëvizjet kaotike të partive, deputetëve, duke kërkuar qëndrueshmëri, nuk kanë përfunduar dhe shoshitja do të vazhdojë jo pak deri në mbylljen e tregut që ka vendosur rregulla të reja që ndryshon shumë ekuilibra, por sjell dhe vëmendjen e një balance që thjesht mund të humbet nga pakujdesia ose euforia. Duket se dhe me padashjen kohore të Kryeministrit Berisha, ndryshimet në qeveri po bëhen domosdoshmëri, sërishmi. Republikanët megjithëse muarën ministri po reagojnë ndaj prokurorisë që po heton ish-ministrin Fatmir Mediu, duke pretenduar për herë të parë pabesueshmëri dhe tendencë në punën e Ina Ramës. Qortimit të nxituar republikan i është përgjigjur Presidenti Bamir Topi menjëherë, duke përkrahur e mbështetur kryeprokuroren në hetimin e ngjarjes së Gërdecit. Dakortësia e kreut të shtetit është një siguri për hetimin për të vepruar deri në fund, sipas veprimeve të detyrueshme që sjellin provat. Pro ka qenë dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që ka konfirmuar vazhdimësinë e qëndrimit të mazhorancës në votimin pro heqjes së imunitetit për cilindo deputet, në këtë rast dhe të ish-ministrit Fatmir Mediu, kur ai akuzohet nga institucioni i prokurorisë. Por duket se aleatët më të afërt e besnikë të demokratëve nuk janë aq të shumtë në deputetë sa të rrisin presionin, duke kërkuar rikthim detyrues. Loja bëhet me më shumë lojtarë, duke parë dhe zhvillimet intensive në Partinë Demokristiane që kërkojnë largimin e kryetarit Nard Ndoka nga kreu i partisë pas humbjes së postit ministror. Por kryesia e kësaj partie e përgjysmuar, njëra pjesë pro Ndokës e tjetra kundër kanë çelur gropë në politikën demokristiane. Anton Gurakuqi zëvëndësministër i jashtëm dhe Zef Bushati zëvëndësministërt i integrimit duket se janë më afër PD-së, me të cilën demokristianët janë në koalicion. Palët përjashtuese pretendojnë se janë gjysma legjitime secila dhe vendimmarrja e tyre është e detyrueshme. Trafiku politik duket goxha i rënduar dhe rripi i sigurimit që tentohet të vihet me vonesë ka gjasa të ketë sjellë efektet e mosvendosjes prej kohësh të këtij elementi që tashmë e ka bërë aksidentin e vet. Ndërsa aleatët tek e djathta kanë probleme më shumë të brendshme se të importuara, e majta vazhdon të komunikojë më së shumti me SMS sesa si koalicion. Rama dhe Meta të bashkuar për herë të fundit në zgjedhjet e 2007-s, ku pushtetin e fituar e administroi i pari dhe zhgënjimi tek i dyti prodhoi ndarjen e re. Kriza tek e majta thellohet dhe rrjedhjet janë prezente, duke përcjellë dhe ikjet sa tek njëra tek tjetra parti. Pas gjashtë deputetëve të përjashtuar me votimin e Presidentit, Petro Koçi, është i shtati që vetëlargohet nga PS, pa shtuar këtu Fatos Nanon që nuk bën pjesë në asnjë ekip që nuk është i tij, por dërgon sipas lëkundjes në një vend të sigurt të tijtë. Nga ana tjetër, Meta me të vetët, me koalicionin e ri të majtë, kërkon të bindë Ramën, që të tërhiqet nga reforma zgjedhore kushtetuese, ku u miratuan ndryshimet, që t’i bashkohet një iniciative pakice dhe ta bëjë atë ligjore, duke iu imponuar shumicës. Kjo është më tepër një tërheqje litari mes të majtës, që kërkon rritjen e aksioneve në kampin e opozitës, duke ia përcjellë tentativën më tepër dëshirës për marrje të elektoratit. Por rënia dakord për reforma e vullneti politik që solli ftesën për në NATO më 3 prill 2008 në Samitin e Bukureshtit, është vazhdim i qartësisë së detyruar, kthjelltësisë së domosdoshme që duhet të ketë tashmë politika shqiptare, për të parë e lexuar se koha e të gabuarit, është kohë e shkuar. Në pritje të anëtarësimit të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe bërjes gati për kandidat potencial në BE, në 2009 vijnë zgjedhjet e reja parlamentare dhe numërimi mbrapsht ka të bëjë me plotësime detyrimesh, mbikëqyrje të ecurisë, monitorim të vendimeve, sjelljeve politike dhe qeverisëse. Ndaj dhe rruga që i ka të gjitha shenjat e dukshme ku duhet qarkulluar nuk ka përse të sjellë aksidente dhe rripi i sigurimit duhet vënë sa më parë që të paktën të shërbejë. Parlamenti i 2009-s do të ketë tjetër përbërje cilësore. Ai ka ndryshuar që më 3 prill me ftesën për në NATO dhe nënshkrimin e MSA-së, e të kërkosh Parlamentin e vjetër vetëm sa humbet kohë të dobishme, qoftë dhe politikisht. Nga Basir ÇOLLAKU
Himarjotët ndihen më mirë në polis-in grek E vërteta, uni dhe identiteti janë të gjitha relacionale, jo relative, të qenësuara, jo të qenësishme. “Ne” dhe gjithçka që na bën “ne”, vazhdimisht qenësohemi në formën që jemi. Të qenit është të vdekurit, të qenësuarit është vetë jeta. Ajo që shtyn motorin e të qenësuarit është ekzistenca e një shpirti të dytë; e tjetrit që nuk është unë. Njeriu i parë, Adami, u bë njeriu i parë, pasi erdhi për të ekzistuar shpirti i dytë. Aty nuk do të ketë kurrë një njeri të fundit. Një njeri pa njerëz të tjerë, nuk është më njeri. Në të vërtetë ai do të ishte zot. E vërteta e tij do të ishte absolute, uni i tij i gjithëfuqishëm, identiteti i tij i vetëpërcaktuar. Vetëm pak njerëz pretendojnë të jenë zota: të pagabueshëm, të domosdoshëm, të paprekshëm. Politika, në kuptimin që e përdorën grekët antikë të lidhur me termin “polis” – qyteti i jetës – është vendi ku gjejmë shpirtin e dytë, është vendi ku ne “qenësohemi”. E vërteta ka lindur dhe rilindur (në të dyja kuptimet) brenda kësaj “zone publike” ndërpersonale. Nëse kjo “zonë publike” është e dominuar nga ideologjitë totalitariane, ne bëhemi “një dhe të njëjtë”. Ne kërrusemi nga forca centripete e politikës. Nëse kjo zonë publike është e dominuar nga anarkia, ne shkriftohemi deri në atë pikë sa të humbim marrëdhënien. Shpirti i dytë ekziston vetëm nëpërmjet marrëdhënies që ne krijojmë me njëri-tjetrin. Pa marrëdhënie nuk ka jetë. Mungesa e marrëdhënieve mund të shpjegojë shumë ndodhi në polis-in e çoroditur shqiptar, që nga debatet rrëmbimthi politike e deri tek Vasil Bollano, të cilin kori i mërzitshëm i gjoja nacionalistëve shqiptarë na e ka shndërruar në ikonën e komunitetit grek në Shqipëri, fakt për të cilin më i mërzitur se kushdo tjetër duhet të ndihet Vangjel Dule i PBDNJ-së. Por kur kori i diskursit publik merr vetëm një rrjedhë, atëherë dikush duhet të bëjë avokatin e djallit, jo në kuptimin metaforik, por në kuptimin e drejtpërdrejtë. Pika në të cilën sulmohet Bollano është se ai është mbrojtës i interesave greke, kërkon të formojë një zonë greke në Jug të Shqipërisë në Himarë, ku realisht nuk ka minoritet grek, por shqiptar thuajse të greqizuar për shkaqe ekonomike. Vasil Bollano është në të drejtën e Zotit të kërkojë pavarësinë e një zone që në ëndrrat e tij është Epiri i Veriut, edhe mua po të më tekej do të krijoja një organizate me qëllim krijimin e Republikës së Mirditës, çfarë dëmi do të shkarkonte kjo?! Në një sistem demokratik, liria e shprehjes dhe angazhimit politik është e garantuar, përndryshe Umberto Bossi në Itali duhet të ishte futur 20 herë në burg se kërkon shkëputjen e Italisë së Veriut. Ëndrra të kësaj natyre mund t’i lindin gjithsecilit prej nesh, por sistemi normon mënyrën se si vihen në jetë angazhimet politike. Mediokrizimi i debatit nga kinse nacionalistët shqiptar i jep një armë të fortë në dorë Vasil Bollanos. Diskursi publik duhet të fokuset pikërisht tek mënyra se si Bollano kërkon të vërë në jetë tezat e tij. Ai është i lirë të shprehë angazhimin e tij politik, qoftë edhe për krijimin e asaj që e quan Epiri i Veriut, por më parë duhet të bindë të gjithë popullin e Republikës së Shqipërisë se ai ka të drejtë dhe bindja në një sistem demokratik testohet me vota, e nëse këtë e realizon, le ta shpallë Epirin. Bollano duhet të akuzohet jo se ka këtë ambicie, e cila është krejt legjitime, por nëse ka fyer apo nxitur urrejtje ndaj kombit shqiptar, nëse ka fyer flamurin apo simbolet e shtetit shqiptar, apo ka sulmuar institucionet e shtetit shqiptar. Këto do ishin forma antidemokratike për të vënë në jetë një qëllim politik, dhe nëse rezulton se Bollano ka konsumuar qoftë edhe një prej këtyre delikteve ai duhet t’u bashkohet atyre që kanë thyer ligjet e shtetit shqiptar. Por problemi mbetet diku gjetkë. Ne i kemi dhënë një armë në dorë Vasil Bollanos! I kemi dhënë një Himarë të varfër, një Himarë me një bukuri të rrallë natyrore, por me një infrastrukturë të shekullit XIX. Një Himarë me shqiptarë të sfilitur nga mungesa e shtetit të tyre. Një Himarë me shqiptarë të përjashtuar nga marrëdhënia me shtetin e tyre. Një Himarë me shqiptarë që ndjehen më mirë në polis-in grek se në polis-in shqiptar. Ajo që mund të bëjmë më mirë sesa të ulërasim për Himarën që po na greqizohet është; T’i bëjmë ato himarjotë të ndjehen më mirë në polis-in tonë sesa në atë athiniot. Mentor BEQA
“Trebicka”, mediat dhe politika Si gjithmone, politika pati rastin te tregonte se mund te perfitoje apo kerkon te pakten te perfitoje edhe mbi mortin e shqiptareve. Rasti nuk eshte i pari dhe as i fundit. Pavaresisht se vazhdon te mbetet ne kuadrin e abuzimit jo vetem me te gjallet, por edhe te vdekurit. Akumulimi i nje kapitali politik, qofte edhe sado i vogel, vijon te prevaloje mbi fatin tragjik jo vetem te nje shqiptari- tashme i ndjere, por edhe mbi fatin e te gjalleve. Nuk eshte rastesi qe prej disa vitesh, me sakte, dicka me shume se tre, edhe tregu mediatik shqiptar eshte polarizuar. Me kot media te shkruara apo edhe audio- vizive, tregojne me krenari sllogane apo epitete per “pavaresi” ne pasqyrim, pasi opinionet apo analizat natyrshem paguhen ose me para ne dore, ose me favore direkte apo te premtuara me ardhjen ne pushtet. Morali- qofte njerezor apo edhe profesional, eshte i vetmi pas te cilit mediat- sidomos ato kombetare, nuk mund te fshihen me. Te gjithe “kufinjte” jane kapercyer dhe do te vazhdojne te kapercehen ne emer te perfitimit financiar jo vetem te “boseve” por edhe disa gazetareve “vip” me rroga apo shperblime mujore deri ne 4- fishin e pageses se nje presidenti shqiptar. Ne emer te ruajtjes se imazhit te nje pioneri te medias shqiptare bashkekohore, u harrua, po, po u harrua nje vajze e re qe kishte lidhur fatin e saj me njeriun qe donte, duke u ndare vetem nga vdekja. E tashme, ajo cfare eshte me e rende, eshte perfitimi nga fundi i tmerrshem i jetes se nje bisnesmeni, i cili me shume se emri apo mbiemri i tij, nder vite do te filloje te njihet si fenomeni “Trebicka”. Natyrshem, vdekja e nje njeriu- deshmitar i rendesishem ne nje proces ku hetohen struktura te larta te shtetit, ngjall dyshime te shumta. Vecanarisht pasi disa ore me pare, kryeprokurorja e nje vendi dha disa detaje pikerisht ne lidhje me hetimin e ketij procesi, kur nga SHBA-te rritej presioni per ti vajtur deri ne fund procesit, e aq me teper kur jane perfolur direkt apo indirekt si pergjegjes hierarke te larte te pushtetit dhe njerez te tyre te afert. Menjehere nisen aludimet per vrasje, atentat por edhe thjeshte aksident. Gishti u drejtua edhe ne organe te ndryshme shteterore por edhe individe. Duhej ruajtur apo jo “Trebicka” si nje deshmitar i rendesishem ne nje proces si “Gerdeci” ku pritet te implikohen direkt si te pandehur edhe shume njerez te pushtetshem? Pergjigja eshte e thjeshte: PO! Megjithate, ka edhe nje vazhdim te shkurter. Policia deklaron se nuk ka patur kerkese nga prokuroria per te mbrojtur deshmitarin. Prokuroria replikon duke thene se deshmitari nuk ka kerkuar asnjehere te mbrohet. Ne mes eshte jo vetem fati i nje njeriu, por edhe i nje procesi te tere qe duket zuri fill pikerisht nga deklarimet e “Trebickes”. Deshmite e tij jane dhene para prokurorit dhe tashme sipas specialisteve, vlefshemria e tyre eshte dobet krahasuar me mundesine e dhenies se tyre para nje gjykatesi. Gjithsesi, ato mbeten deshmi, ne disa raste te mbeshtetura edhe nga pergjime telefonike. Strukturat e shtetit, permes hetimeve, gradualisht po kristalizojne idene se “Trebicka” ka gjetur vdekjen si pasoje e aksidentit gjate gjuetise ne afersi te Korces. Po sa te besueshme jane, te pakten nga opozita, strukturat aktuale te shtetit? Deklaratat e kahershme, por edhe keto te fundit, lene shume pak shteg per hamendje. Mbetet disi me e besueshme nga opozita prokuroria, e cila natyrisht kerkon me shume kohe e prova per nje version perfundimtar te ngjarjes tragjike ku humbi jeten bisnesmeni. Gjithsesi, ka edhe nje tjeter shtet qe interesohet per “Trebicken”. Ai kishte mbajtur ne xhep per shume vite pasaporten e SHBA-se dhe zbardhja kesaj vdekje, eshte detyre per amerikanet. Asgje nuk mund t’u fshihet pervec rasteve kur interesat e larta te SHBA-se, kerkojne te kunderten. “Trebicka” tregoi qarte nje ngerthyerje te cuditshme ne mes bisnesit, medias dhe politikes ne Shqiperi. Natyrisht, ajo ekziston ne te gjitha vendet e globit, por nuk zbulohet kaq lakuriq asnjehere. Per te siguruar audience por edhe per te kercenuar per perfitime te ndryshme, mediat preferojne denoncime te skandaleve te ndryshme nga bisnesmenet. Keta te fundit, per te realizuar qellimet e tyre permes presionit te hapur publik dhe mediatik, “i dorezohen” gazetave dhe televizioneve, ne pak raste edhe duke iu lejuar abuzim me tituj e thenie. Nderkohe, politika ne raste si ai i “Gerdecit” qendrojne ne pritje per tu orientuar se nga vjen goditja apo se kush duhet goditur. Deri me sot, viktima kane rezultuar bisnesmenet, ndersa gazetaret- mediat dhe politikanet- partite, deri diku jane fshehur pas imunitetit zyrtar apo edhe te njohur pa ligj. Besoj se e keni konstatuar edhe ju, se prej disa vitesh, mbase me shume se 3, termat “komunist” dhe “antikomunist” po perdoren perhere e me rradhe, per te mos thene jane shuar. Sigurisht, eshte efekti “kohe” ai qe ka zbutur gjakrat, por njekohesisht verehet edhe nje fenomem tjeter. Media nuk i intereson shume nese ne pushtet eshte nje i djathte apo nje i majte, nje komunist apo nje antikomunist. Interesi i tyre primar eshte perfitimi i gjithanshem nga lidhjet me pushtetin ne fuqi, apo edhe ate qe mendohet te vije ne fuqi. Pra, eshte pa asnje kosto- pervec asaj profesionale, te kthehet ne megafon publik te njeres apo tjetres parti, te njerit apo tjetrit grupim. I njejti rregull vlen edhe per bisnesment. Bisnesi i tyre mund dhe duhet te lulezoje me cdo kusht, qofte nen udheheqjen e te majteve, qofte te te djathteve ne pushtet apo ne opozite. E thene ndryshe, “parate nuk kane ngjyre” partiake apo politike, sic edhe favoret e ndryshme qe jepen kryesisht ne menyre individuale nga njerez te veshur me pushtet. E politikes, thjeshte i mbetet te lundroje mbi kete oqean te pafund por edhe te perfitoje pushtet duke dhene fare pak para, nga ai “thes” shume i madh, ku edhe pse hiqet per mediat e bisnesin, ngelen serish per te ndare mes deputetesh, kryetaresh, kryeministrash, ministrash e me poshte ne nivel qendror e vendor. Askush nuk ka guximin te pranoje se Shqiperia dhe ne bashke me te, po perjetojme nje periudhe te cilen e kane kaluar thuajse te gjitha vendet: instalimin e MAFIAS, lidhjeve te ndesjellta me krimin e organizuar por edhe mediat. Ne ndryshime nga vendet e tjera, ku shume gazetare apo media jane vetesakrifikuar ne luften kunder instalimit te MAFIAS, ne Shqiperi pikerisht ajo (natyrisht jo e gjitha) po jep nje kontribut te rendesishem per te kunderten. Te gjitha pushtetet ne Shqiperi, duket se jane te semura ose kerkohet te paraqiten si te tilla: Gjyqesori, Ekzekutivi dhe Legjislativi. Edhe “i katerti”, i cili si rregull duhej te ishte me i imunizuar, tashme “ka marre nje plevit” te rende dhe per ta sheruar, duhet nje kure e forte por edhe gjate. Eshte e qarte se pas instalimit te MAFIAS ne Shqiperi- proces qe veshtire te bllokohet plotesisht, do te kete edhe nje rizgjim te shtetit, mbase edhe te mediave ne luften kunder saj. Do te kete mbase edhe nje “Duar te pastra” shqiptare, mbase edhe nje gjykates- Di Pietro shqiptar. Natyrisht do te kete zbardhje dhe zbulim skandalesh, te cilat po thuren me kujdes ne hije prej rreth 20 vitesh e do te vazhdojne te thuren. Do te kete edhe te arrestuar, te denuar e burgosur afatgjate. Nje gje eshte e sigurte: nuk do te na kthehen keto vite qe po i leme pas, nuk do te kemi moralin te shohim femijet tane ne sy pasi te na pyesin se si e lane gjendjen te shkonte deri ketu. E kjo vlen per te gjithe por me shume per gazetare, per mediat- sidomos ato qe thjeshte kerkojne perfitimin financiar te momentit. Te gjithe, nje dite do te pendohemi! B.Delia
“Vargjet e Lira” më 1936 nuk u ndaluan e nuk u çensuruan Emisoni në Top Show, të Top Chanel i Alban Dudushit, “Leksione Migjeniane”, me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së Migjenit, ditën e enjte dt.18 shtator 2008. Të ftuar në studio: Angjelina Ceka (Luarasi), prof. Adriatik Kallulli, prof. Rozeta Uçi, dhe nga Shkodra poeti Ridvan Dibra dhe poetesha Ledia Dushi. Ky emison më ka indinjuar pa masë: në demokraci ndalohen përsëri Arshi Pipa dhe Gjovalin Luka! Mohohen kontributet e sa e sa studiuesve! Injorancë e pajustifikueshme e dy përfaqësuesve poetë shkodranë, që nuk i njohin e nuk i lexojnë as literaturat e as kontributet e Shkodrës…
U ndalua botimi, “Migjeni, Vepra, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, botim 1954, NSHB Tiranë!
SL E AKUZOI GJ. LUKËN “SE KISHTE PUSHTUAR 7-8 PROZAT E PABOTUEME”… NJË POLEMIKË E VJETËR E VITEVE 50-TË; POLEMIKA E RINGJALLUR E VITEVE 2003, 2005, 2006, 2008… DHE NJË AKTUALIZIM ME: ANGJELINA CEKA (LUARASI), P.S. LUARASI, D.KALOÇI, DR. M. ZEQO, I. KADARE, R. UÇI ETJ, NË TOP SHOW DHE ME “ZBULIMIN E FUNDIT” TË ELSA DEMO, “BOTIMI I NDALUAR MË 1936 EKZISTON”, SHEKULLI, 28 GUSHT 2008, F.20-21.
Paksa informacion retrospektiv Mbas botimit dhe promovimit të librit “Migjeni VEPRA”, Mbledhur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi, 1957- në ribotimin e redaktuar dhe korrektuar nga Angjelina Ceka (Luarasi), 2002, nën kujdesin e Zonjës Arta Dade, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, ne nuk patëm ndonjë reagim të menjëhershëm dhe as që filluam të parët ndonjë debat e polemikë publike. Z. Angjelina Ceka Luarasi i kishte hequr komplet ato pjesët e botimeve të vitit 1957 e të ribotimit të 1961, me ato ish pretendimet e pandershme dhe tendencioze, të Skënder Luarasit, në adresën e Gj. Lukës. Me njëfarë mënyre, dashje pa dashje, me gjith fshirjen komplete nga Bibliografia të Gj.L., Angjelina e kishte pranuar se babai i saj kishte ekzagjeruar e shpifur tej të gjitha përmasave të së vërtetës dhe se komentimet dhe mbledhja e materialeve të Migjenit, nga Gj. Luka, më 1954, ishin një punë me vlerë dhe autentike. (“Migjeni, Vepra, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, bot. NSHB, Tiranë, 1954) (Shkrimi është shkurtuar për shkak hapërise në gazetë. Më poshtë me …AL) Në reagimin e tërbimin e Petro Luarasit, ndaj librit të motrës së tij nga babai, ne papritur e padrejtësisht u sulmuam pabesisht, në mënyrën më të poshtër e të ulët në ato 7 serialet dyfaqëshe, të botuara te “Gazeta Shqiptare”, nën emrin e autorësinë e Dashnor Kaloçit, sipas së ashtuquajturës veprës së pabotuar e mbetur në dorëshkrim dhe daktilografim të Skënder Luarasit “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”, lapsangjyrosur nga Petroja. (GSh, 14-20 prill 2003) Petro Luarasi kishte rihapur pas afro 50 vjetëve një polemikë të vjetër, që SL e kishte fituar me ndihmën e regjimit të Hoxha-Shehut, madje mburrej me të madhe edhe në shekulli ri të XXI se SL e kishte shpëtuar miku i tij “Qytetari i Nderit i Mallakstrës” Mehmet Shehu! Ç’tallje e ç’tragjedi ironike … Ndryshe nga e motra që i kish “lënë në shejtninë e tyre” ato rrangallet, shpatën, përkrenaren-legenin e Mambrinit dhe tërë labirinthet e S. Luarasit”, Petroja, “i prezantoi botës shqiptare, anën e pa dukshme të hënës”, një Skënder Luaras sensasional, një Janus dyfytyrësh: edhe “vigjilent e shërbyes” i PPSH e Hoxha-Shehut, që kish spiunur sa e sa intelektualë, njëkohësisht edhe një demokrat disident vetflijues, një martir që kish bërë aq e aq sakrifica për Migjenin, që kish lëftuar me aq e aq ujq të lukunisë për ta kullufitur vetë, sa që e kish hallall të quhej edhe si bashkëvuajtës edhe si bashkëautor me Migjenin. Debati u rihap. GSH nuk pranoi të ma botonte replikën time dhe me këshillimin e të ndjerit P. Arbnori replika u botua në RD, 27-29 prill 2003, vazhdoi me replikat e Petros, pati ndërhyrje te gazeta Drita e cila e kishte vlerësuar si botimin për herë të parë librin e Gj. Luka (Drita,13 prill 2003 etj) Ishte rihapur debati i vjetër, me një thikë pas shpine dhe i ideuar nga Prokuroria enveriste e PS-së … Kështu erdhëm te publikimi im në SHE për dy dokumente autentike, me tre vijesa (SHE, 26 tetor 2005; 16 nëntor 2005; 7 dhjetor 2005), pastaj replikoi inxh. Petro, te Korrieri (23 nëntor 2005), pa mbaruar akoma edhe pjesa e tretë e shkrimit tim. Korrieri e Shqipi etj, mazallah se pranonin diskutimet e faktuara të mijat me e-maile për këtë temë… Madje si njëherë e qëmoti Tirana më futi në një indeks inkuzicionist… gjene mirë që mbahet Shkodra me SHE… Kështu, kishte rifilluar ndeshja e shtyrë pas dy vjetëve dhe pas kësaj lëvizje, te gaz. Korrieri, Petroja kishte bërë një lëvizje të gabuar fatale, por ai ishte në eufori duke kujtuar se më kishte kapur mat! Duke kujtuar se kishte më shumë figura, kishte harruar të vlerësonte pozicionin… Petroja i sigurtë në fitore, më propozoi, një shtyrje të re për afro tre vjet, sepse angazhohej që krahas detyrimeve për botimin e “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”, “Libri i hapur i Konferencës III të LSHSH”, të botonte me përshpejtim, në inat të Agron Lukës, librin “Migjeni në shtratin e Prokurstit”, dhe për hatrin e migjenologjisë unë pranova. … Realisht unë vendosa t’i hyja më thellë njohjes dhe gjithashtu me seriozitet për të pregatitur edhe unë një libër, sepse hallakatja andej këndej nëpër gazeta e televizione, nuk mund të ishte një gjë serioze. … Kaq me rëndësi e konsideron ti çeshtjen e nderit… prano o Agron birboja i bablokut shkodran dhe mos u kap pas emblemave të vjetra të Dh.S. Shuteriqit… se sa për lavdërata të sjell unë me letra të daktilografuara…, se e di ti kush ishte Skënderi, ishte “dekani i migjenologjisë”, ishte ai “maratonomaku i kominternit” që kish shkruar edhe kundra Gj. Fishtës, ku shtëpia botuese Luarasi e kish shkarravitur edhe një vepër të Fishtës… ishte ai që ia mbushi mendjen Migjenit më 1935 të shkruante, andej nga Shtoji i Zallit të Kirit, dhe që e kishte siguruar liçencën e botimit të veprave të Migjenit, qysh nga janari 1936, që e kishte përforcuar duke paguar edhe një këst shtypshkronjës Gutenberg e I. Totos… Është shpallur “Nderi Kombit” nga Sali Berisha ore, vetëm se Neritani dredhoi paksa atje te Ura e Lanës dhe te Ura e Zogut me Azemin… Ka qenë S. Luarasi ai që shpiku përkufizimin se “Migjeni ka qenë themeli i letërsisë sonë të realizmit socialist, sidomos me tre kyevepra” në bot. e 1957, f 46, dhe jo vetëm aty por edhe më përpara qysh te 1949… Skënderin dhe Shuteriqin, siç edhe gjoja misteriozin KB (do ta tregoj edhe origjinalin e Koço Bihikut me mbinjeriun E. Hoxha, me firmën e SL, me rradhë…) i kishte kundërshtuar babai im Gj. Luka, duke debatuar se “Migjeni mbetet brenda caqeve të realizmit kritik, megjith ndonjë penelatë se e njihte të majtën, bolshevizmin, rrymat e reja materialiste etj. Te Migjeni ka ndikime niçeane, ekzistencialiste, ka edhe nota nihiliste e pesimiste etj. Nuk është e vërtetë se Migjeni ka qenë komunist, as socialist, as se ka dashur të pajtojë dy grupet komuniste…”. (Bot. 1954, f 47, komenti te vjersha Motivet …) S. Luarasi e luftoi Gj. Lukën me shumë poshtërsi, por Z. Petro tani, në ato materialet me postë, dt. 27/05/2003, më shkruan se, S. Luarasi, në disa “letra postume” e kishte lavdëruar GjL me fjalët më të mira si trim që, kishte kundërshtuar Dh. Shuteriqin dhe V. Balën, në përkufizimin e tyre se “Migjeni ishte shkrimtar i realizmit militant revolucionar”, sepse Migjeni nuk ka qenë as shkrimtar socialist e as komunist. Është e qartë se Skënderi dhe Petroja, përveç të tjerave kanë mbledhur edhe disa copra nga komentet e botuara në librin e 1954, gjë që konstatohet fare lehtë. O z. Petro edhe sikur ta zëmë se unë të kap mat, gjatë lojës, për një apo disa lëvizje e llafollogji të gabuara tuat, po të them se e kam aq ndërgjegje, të të tregoj se ku ke gabuar dhe ku ke improvizuar ndryshe nga babai yt. Edhe loja e shahut regjistrohet apo jo edhe analizohet me lëvizjet më të mira të mundëshme, ku i humburi mund të kishte fituar, apo jo. Dhe këtu ne nuk po luajmë shah e as ndeshjen tonë. Mendoj se edhe ti duhej të kishe vepruar kështu. Një gjë është më se e sigurtë, ti e ke tejkaluar S. Luarasin, në ato që ai ka deklaruar zyrtarisht. Tashti ty për çdo shkrim, të dalin fletë të reja nga libri i pa botuar “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”. Ti me që e paske ditur “Kritikën Anonime” të botuar te revista Nëndori, Nr. 5, maj 1954 dhe ato materialet e tjera të PPSH-së që gjindeshin aty, pse nuk e bëre për zë askund në shkrimet tua se kjo ishte Kritika Zyrtare e LSHSH e PPSH dhe Sigurimit?! Po Angjelina hipokriteja?! Unë ju kërkova diskutim e jo sharje! Këtu të flisnit. Për ju do të ishte një avantazh, së paku do të mund të krahasonit një Kritikë Zyrtare të Partisë dhe LSHSH, të majit 1954, me atë të pretenduarën tuaj të 1- 2 prillit 1954 të SL. … Apo ke edhe ti ndonjë mani persekutimi dhe faji, si S. Luarasi i ndjerë?! … Në materialet familiare, që fatmirësisht disa shpëtuan nga shkatërrimet dhe kontrollet e sigurimit, gjatë internimit në Roskovec, kohët e fundit e gjeta Diskutim-Kritikën origjinale të Skënder Luarasit (ose të klanit të dorës së tij), dhe Përgjigjen e dhënë nga babai im Gjovalin Luka. Këto dy dokumente janë origjinale të daktilografuara dhe mund t’i verifikojmë për autenticitetin, kur të duash e ku të duash. Duke ndjekur atë Andrea Stefin, alias Corvusin e famshëm (ish trockisti sipas A. Pipës), që ishte kamufluar aq bukur më 1954-1955 me SL dhe që P. Marko ia njihte dhëmbët dhe dhëmballët, (Drita, 17 gusht 2003, f 13) konstatova se Angjelina, ndryshe nga ati, ku Corvusi i laraskës zinte vendin e parë në citimet e Parathënies së 1957, në botimin 2002 e kishte përzënë dhe pastruar komplet nga Parathënia e saj e 2002! (Dhe R. Uçi tashti ma quan Parathënie e mrekullueshme… shtesë AL) Po kështu gjatë kërkimit në bibliotekën e Shkodrës, ndërsa ishte në botim shkrimi im te SHE, më rezultoi edhe mua që ky Diskutim-Kritikë kishte qenë i botuar zyrtarisht edhe te revista “Nëndori”, Nr. 5, 1954, f 125-130 dhe pa emër dhe unë nuk kisha gënjyer asgjë. Pra, nuk kisha mbetur në mëshirën tënde dhe për talljet e tua si “hulumtues e zbulues arkivash”. Turp është për ju të dy Luarasët vëlla e motër, që i keni ditur dhe i keni fshehur shumë e shumë gjëra…! Por, le të më thotë ndonjë që e ka përjetuar atë epokë, a mund të kishte ndonjë botim anonim të kësaj përmase në atë kohë, dhe ku pa te Nëndori, pa “dorën e ngrohtë” të Partisë dhe Sigurimit dhe xhaxhit Enver?! Por, që ajo Kritikë-Diskutim ka për hise e një dorë Iskënderiane si konsulent të paktën këtë e afroj mjaft. Kjo del e qartë nga “Përgjigjia” që i ka dhënë babai im. (vijon) Kushdo që ka një gjykim rracional e objektiv, mundet ta kuptojë se përderisa ne po debatojmë e replikojmë kaq gjatë, jemi ende edhe në një proçes hetimi, por edhe në një hall të madh. Unë e kam shqetësimin më të madh, sepse Petro S. Luarasi, me një prepotencë prej vagabondi më ka marrë nëpër këmbë nderin e babait dhe nderin tim. Normalisht trimi Petro as duhej ta rihapte fare këtë temë pas një gjysëm dekade edhe sikur babai im t’i kishte marrë ato 7-8 copë novelat e sakatosura në Arkivin e Lidhjes Shkrimtarëve të Shqipërisë, sepse të tjerët i kishin marrë më përpara. Nënvizoje këtë Arkiv, Petro, se mos e dredh pastaj në ndonjë arkiv tjetër me ndonjë letër të daktilografuar! Mirë dakort, edhe unë po e quaj si “Kritika Zyrtare e 54-trës”, megjithse shkon bojagi bukur edhe në unison me atë “Kritikën” tënde të pretenduar të 2 Prillit 1954, nga e cila ti nuk ke paraqitur asnjë lloj faksimileje e dokumenti zyrtar nga arkivat. … Po çfarë kërkon ti pra, o z Petro, që unë ta quaj ty zyrtare e dokument historik, një copë kartë të shkruar me copa të mbledhura poshtë e përpjetë, të zografisura me maqinë daktilografike me dt. 2 prill 1954?! Dokument të duket ty?! Shkresë zytare e vitit 1953, të duket ty një copë kartë e daktilografuar me adresën për Zyrën e Kontrollit e Çensurës Arsimit, pranë KQ. të PPSH, pa kartelën dërgese zyrtare, pa kthim përgjigjen zyrtare të KQ të PPSH të vulosur, pa le kulmi as e firmosur fare as nga S. Luarasi?! … Urdhëro mor zotëri, përsëri të bëj thirrje, të shkojmë si miq a si shokë, ku të duash ti dhe t’ia bëjmë provën e autenticitetit dhe të kronologjisë të dy këtyre materialeve dokumentare që kam paraqitur unë dhe atyre të tuat, te cilido institucion i specializuar edhe në kriminalistikë e ku të duash. … O zoti Petro, punën e botimit “të novelave të ashtuquajtura të pa botuara”, nga babai im e kemi trajtuar e ezauruar njëherë. Pse devijon degë më degë si harabel?! Nuk pretendojmë, as nuk e duam meritën, as të zbuluesit e as të botuesit të parë, a ka më troç se kaq! As autorësinë e patundur të Migjenit, nuk e kemi diskutuar asnjëherë. Nuk të hyjnë ty në rradake këto?! Për ato çka ke sajuar ti me Kaloçin, edhe përtej S. Luarasit, Prof. Dh. S. Shuteriqi, plaku afro një shekullor, fare në prag të fundjetës, ta mbylli ty gojën kështu: “Më 1945, menjëherë pas çlirimit, Instituti i Shkencave, i bleu të 7 (shtatë) prozat e quajtura “të gjata” të Migjenit. Migjeni, që në atë kohë, u vu në qarkullim të plotë, me ç’ka dihej të kish lënë si Vepra. Lindi, pra, edhe dëshira e lexuesve, që t’i kishin në një vëllim të vetëm veprat e autorit. Një përmbledhje të tillë e realizoi Gjovalin Luka më 1954… Hedhja baltë mbi Gjovalin Lukën nuk e nderon Skënder Luarasin. Ky, shkruan se Përmbledhja e Gjovalin Lukës (më 1954) ishte një përmbledhje që Skënder Luarasi kishte dorëzuar në Komitetin Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve më 1948. Ky pohim mbetet i dyshimtë, posa Luarasi nuk rrëfen se kujt ja pat dorëzuar. Komiteti në fjalë përbëhej prej shumë vetëve dhe pak prej tyre punonin në Lidhje. Unë dhe Vehbi Bala, nuk kemi të bëjmë fare me punën e Gjovalin Lukës… ky ishte bllofi i Kujtimeve të çoroditura të Skënder Luarasit”. (Dh.S. Shuteriqi, “Ja e vërteta e akuzave të Luarasit”, “Gazeta Shqiptare”, 17 maj 2003, f 12-13) Shuteriqi, ta ka shkruar pastër e qartë, posaçërisht për ty e për motrën tënde dhe për të gjith migjenologët edhe për M. Zeqon edhe për I. Kadarenë e R. Uçin e të gjith kallam kusurin tuaj … Ti, dhe as motra e jote (që të ka kritikuar ty në mënyrë verbale e jo me shkrim), nuk e patët kurajon t’i përgjigjeshit flakë-për flakë, prof. Shuteriqit dhe as sa qe gjallë, por e kapërditë këtë me turp! Pse nuku e hape gojën more trim atëhere, po këtu te Korrieri e ke hapur çorap dhe këtë Deklaratë të Shuteriqit e ke bërë të paqenë! Nuk dimë as ndonjë trim migjenolog, që ta ketë kundërshtuar Shuteriqin! Zeqoja përshembull pse nuk e kundërshton, sepse edhe ndaj atij e ka detyrë morale… (Do ta botoj edhe atë qyfyrin e amanetit, se e kam ruajtur Origjinalin, kur se ke mbajtur ti, pse do ta mbaj unë.) Tashti o Petro, te “Klubi Demokracinjëria”, te “Korrieri”, ke sajuar si “triumfator” një fillim “Da Capo” nga mesi, si gjoja xhelozia e Agron Lukës, për suksesin e librit të motrës Angjelina në një ekspozitë! Kjo qe fillesa e dytë me Noenë, pas asaj të parës me Adam/Ademin “për hir të së vërtetës historike në fillim Gj. Luka ishte i pari”, kështu i ke shkruar apo jo. … Pa le, po jeni pajtuar edhe një herë me D. Kaloçin dhe keni shitur edhe një herë një mall të vjetër nga “Gazeta Shqiptare” e prokurorisë letrare, te biblbil gjyzari “Shqip-i”. (4 nëntor 2006, f 18-19, “Letrat e panjohura të Luarasit për Enver Hoxhën dhe anëtarët e Byrosë politike. Kur disidenti i madh mbrojti Kadarenë”. Dhe kë mbrojti Kadarenë…, që Ramizi e kishte në pesëshen e parë, bashkë me Nanon, Gjinushin, Berishën e Mejdanin, kurse Ceka ishte në rezervat…) …
Epo mirë, le ta zëmë se është ashtu si thua ti… Dhe ja ku jemi, pas tre vjetësh, të ndeshjes së shtyrë. … Ti, Petro si inxhinier mekanik (edhe dr. Moikomi), sigurisht e ke mësuar atë mënyrën e arsyetimit, ku fillimisht e marrin si të mirëqënë një postulat, për të vërtetuar të kundërtën? … Ti, Petro S. Luarasi, e ke cituar për të disatën herë këtë ngjarje dramë shumë të dhimbshme migjeniane, por te Korrieri ke zgjedhur më të bukurën e me ngapak nuanca më të ndryshme, ku citon baba Skënder Luarasin: “Deri në vitin 1948, i ndihmuar edhe nga rasa, arrita të mbledh gjithë krijimtarinë e Migjenit në prozë e poezi. Pjesa më interesante do të ishin novelat e panjohura që më pati dorëzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata përgatitur edhe një biografi të tij rreth 100 faqesh të pasuruar me plot fotografi dhe faksimile… Megjithse isha një nga themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve, shkoja atje rrallë e tek më të shumtën e rasteve kur kishte nevojë të ngutshme Kryesija apo interes personal sekretari i saj Dh. S. Shuteriqi. Një ditë i vajta në Komitetin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe e pyeta sekretarin Dh. S. Shuteriqi ndë kishin interes të botonin, jetën dhe veprën e Migjenit, me shtatë novela ende të panjohura, në rastin e 10 vjetorit të vdekjes në 26 gusht 1948… -Shtatë novela të panjohura? Vërtetë?! Dhe kështu ia dorëzova të daktilografuar materialin, veprën e Migjenit, poezi e prozë dhe biografinë njëqind faqe me foto e faksimile.” Pikërisht këtu ka ndërhyrë interpret Petrua në kllapa dhe sqaron: (Materiali i daktilografuar me shpejtësi qëlloi të qe shkruar me shumë gabime ortografike. U dorëzua i tillë (në gusht 1948) meqë dihej se korrekturën e redaktimin do t’ia bënte Skënder Luarasi. Shën. i P.L.) Përmbledhja që dorëzova u botua e copëzuar. Dh. S. Shuteriqi e M.N. botuan shumë nga poezitë e novelat e Migjenit (bashkë me dy nga novelat e reja) në organin e Lidhjes së Shkrimtarëve “Literatura Jonë”, me shënimin sikur t’i kishin zbuluar ata. Ndërsa materialin e plotë të mbledhur prej meje Kryesija e Lidhjes, për fat të keq, gjetën e ia dorëzuan Gjovalin Lukës, duke na futur në sherr. Asaj kohe ndër të plotfuqishmit në rradhët e intelektualëve qe edhe Sekretari i Shoqatës Shqipëri Bashkimi Sovjetik, Gjovalin Luka… Gjovalin Luka sillej mirë me mua, më respektonte…”. (gaz. Korrieri, 23 nëntor 2005, f 29, kolona 1; shih edhe fotokopjen) {Shkencë në konfidencë, brenda kllapave gjarpërushe, që mos ta lexojë publiku, që ia drejtoj, Petros, Angjelinës dhe Neritanit, nën gjykimin edhe të dr. Moikomit, prof. Rozetës dhe Kadaresë. Problemë: Kemi 7 novela që Skënderi i dorëzoi vullnetarisht te zyra e Dh.S. Shuteriqit, si dhuratë për të tërë komitetarët, aty nga fillim gushti 1948, pa asnjë lloj dokumenti zyrtar, falas e pa asnjë kontratë shitjeje etj. Si të thuash“vajti cjapi vetë te kasapi”. Por, Shuteriqi i bie mohit: “te unë, more zotëri në zyrë, nuk ka ardhur ndonjë Skënder, e as nuk më ka dorëzuar kush gjë, pastaj ç’i desha, kupton apo jo, unë i kisha 7 novelat e gjata të pa botuarat, në Arkivin e Institutit të Shkencave, se ato u blenë qysh më 1945. Edhe Arshi Pipa ka hyrë e ka dalë në shtëpinë e Olgës më 1944 e 1945… Se kush tjetër nga komitetarët, që t’i ketë dalë zot mallit të Skënderit me vulën e 1948, vallahi e për ideal të Partisë nuk di gja, se komitetarë kishte plot”. Tashti, nga këto 7 novelat, Mall i Skënderit/Të drejtat e Skënderit të 1948 me laps, një bashkohet nga dy gjysma, dy i pushtojnë me përzgjedhje Dh. S. Shuteriqi dhe anonimi M.N. (te “Literatura Jonë”, tetor 1948), dy të tjera i pushton Shuteriqi a Musarai (te “Letërsia Jonë, gusht 1953, Studenti në shtëpi dhe Të çelen arkapijat). Atëhere sa novela i ngelën për “t’i rrokur e pushtuar”, shokut Gjovalin, nga ato që nuk ishin botuar asnjëherë? Kaq shumë zhurmë për asgjë?! Ndërsa Skënderit të gjorë, megjithse si ish pronari, i mbeten edhe nja dy skelete. Detyra: Gjeni sa novela të pa botuara ishin gjithsej? Bëni edhe provën. Dhe z. Neritan, ju si deputet, kandidat për President i RSH, arkeolog-historian, dhëndër i Petros: Gjovalin Lukën qysh aty nga fundi i 1947, para vrasjes së Nako Spirut, e shkarkuan nga detyra e Sekretarit, pra nuk ishte më as i plotfuqishëm, por vetëm si kryeredaktor i revistës Miqësia Shqipëri-BRSS. Ky është një fakt i dokumentuar. Mos i jep, o burrë, letra-rekomandime e telefonata rekomandimi botimi te Astrit Patozi, këtij kalamani pa eksperiencë… Po ti e di vetë o Neritan se, e ke pasur atë eksperiencën e hidhur të replikave me Baletën e Benin… Ç’mu desh mua që u futa në këtë replikë, tuj e ditë dhe tuj e deklarue qysh në fillim se hajde t’i shqitesh grethave… O Neritan, zv. dekani i arkeologjisë dhe ju dr. Zeqo “migjenologu”: Arshi Pipa, më 1944 shkruante se gjithsej proza/novela të Migjenit ishin 25 copë, nga të cilat siç rezulton 17 copë kanë qenë të botuara dhe 8 copë të pa botuara. (Rev. “Kritika”, Nr. 3-Nr. 4, maj, qershor 1944) 17 copë proza në një kopje-daktilografim nga origjinalet e botuara i ruajmë ne, nga materialet e Gj. Luka. Gj.Luka ka pasur edhe një kopje të 8 prozave të pabotuara dhe aty kishte ndoshta një surprizë të pabesueshme… Pipa shkruante: “Një studim mbi Migjenin e vetëm “Vargjeve të Lira” nuk mund të jetë i plotë. … Këto proza gjithsejt rreth njëzet e pesavet- pa njehë disa novela të cilat sot gjenden ndër duer të ndryshme, e pa njehë edhe do të tjera që mund të kenë humbë përgjithmonë … (sipërcit.) Atëhere 17+8=25. Çfarë bëri Skënderi, ia adresoi ndonjërën tjetër kujt?! Bashkoi dy gjysma, por edhe ndau njërën, si përshembull në dy gjysma trumcakësh…?! Hë hëë ëh… Tashti te Korrieri, Petro S. Luarasi, jo vetëm se na rinxjerr atë “shkresën dt. 11 korrik 1953 për Zyrën e Arsimit dhe Kulturës në KQ. të PPSH, në varjantin e kopjes me letër kopjative, që Skënderi gjoja ia ka futur pa protokoll poshtë derës F. Gjatës, por na pohon plot gojën me një fletë të panjohur, se S. Luarasi, të gjitha do t’ja bënte hallall Gjovalinit, edhe tërë materialin komplet me Vepër, me 100 faqe biografi, me foto e faksimile, por vetëm ato 200 gabimet te “Studenti në Shtëpi”, nuk do t’ia falte kurrë e më hollë ato bragashat, se ato e kishin indinjuar aq shumë sa që s’kish pyetur e s’kish ditur më se çfarë kishte bërë… Pa le se përveç 200 gabimeve studentore e kishte lehtësuar studentin edhe nga një inçest nën jorgan… (Në fakt aty nuk ka 200 gabime por nja 60 trajta gjuhësore që S. Luarasi i kishte ndrequr më 1957, si disa apostrofa, hecë-ecë, shum – shumë, kumbulla – kumlla, mëdhaja – mbëdhaja, mish mash – shish – mash etj) Pra Skënder Luarasi vetëm për hatrin e “Studentit në shtëpi” e paditi aq rëndë Gjovalin Lukën, kur mirëfilli e ka ditur se edhe po të ishte ashtu siç pretendonte ai, ato gabime buronin nga ai vetë! Si e bëre këtë gafë mor trashigimtar e kompetent posthum?! Si or burrë, pse se the këtë te RD-ja po e ruajte te “Klubi Lubonjëria”, siç i thotë vetë Kadareja… Shikoni, për zgjidhjen e problemës, duhet të keni parasysh konditën se autori i vërtetë i zhalavitjeve gabimeve me makinë daktilografike më 1948 dhe më veçanërisht i 6-7-8 novelave-proza të gjata, ka qenë Skënder Luarasi. Këtë e pohon në mënyrë të dokumentuar, historiani dhe kritiku lerar, inxh. Petro S. Luarasi, nipi i Petro Ninit. Ashtu se si qëlloi, që ato kohë Skënderi kur shkruante për të dashurin Migjen dhe për Shkodrën dashnoren, i hypte një mall sa që pinte nja dy-tre shishe verë Malaga e Bordoje, zakon që i kish ngelur qysh nga Spanja kur i vriteshin shokët ndër duar dhe nga ajo Fusha e Përqëndrimit në Francë, kur dëgjonte luftën me radio gjermane… Dhe shikoni se u tha te Kritika Zyrtare 1954 se Gj. Luka këtë novelën “Studenti në shtëpi” e kishte marrë të botuar nga botimi i 1953 dhe jo nga shkarravitja e 1948 e S. Luarasit, megjithse Gj.L. ka pasur në dorë një kopje të daktilografuar edhe të atyre 7 copë novelave, të kohës së 1945. Hajde fol tashti po deshe Petro, nxirr ndonjë fletë të re interpretuese, se ato fletët e atij Librit tënd vazhdimisht rinovohen e riinterpretohen…} Tashti të merremi edhe paksa me shkencë, kritikë hulumtimore historiko-letrare migjenollogjike, se jemi në lëvizjet finale. Qysh në krye të herës, duhet të rradhisim një tog pyetjesh që janë njëkohësisht edhe çeshtje që Skënder Luarasi duhej t’i kishte sqaruar me vakt e me kohë dhe gjynah që ia besoi Petros “post mortum”, megjithse e porositi, “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar” nuk është për t’u botuar, por i kushtohet vogëlushit Petro, kur të kem mbyllur sytë, që të dijë të orjentohet pët të anë kur të rritet…” Atëhere: Me çfarë fakti e vërteton Petro Luarasi se, i gjith materiali migjenian poezi e prozë dhe 100 fletët biografi ishin daktilografuar më 1948, me shpejtësi të madhe me shumë gabime ortografike, gabime fjalësh dhe daktilografimi etj?! Sa km/orë ishte shpejtësia dhe ç’rrol luajti këtu rastësia?! Se ashtu qëlloi apo jo? Kishte kopje të tjera daktilografike me fletë kopjative apo jo?! … Po qysh dekani i fakultetit të migjenologjisë, nuk ia dha shkencës shqiptare asnjëherë, as si faksimile, ato manoskritet me laps, “origjinale të origjinalit, i e origjinalit”?! A thua i ka M. Zequa, në MHK?! Po si nuk e konstatoi Luarasi, aq i rrahur me vaj e me uthull, hilenë e Shuteriqit, qysh më përpara, por vajti e u mbyt në një lugë ujë, te Shuteriqi a te komitetarët, me me një thes letrash të shkarravitura me shpejtësi?! Po, a nuk kishte dashur t’i botonte Skënderi ato letra me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Migjenit?! Ishte vetë S. Luarasi daktilografisti, teto Ollga e Nikollaitëve, apo kishte pajtuar ndonjë bakall?! Atë shkurtesën, si psh atë heqien e atij episodit vëlla e motër, nën jorgan te “Studenti në shtëpi”, Skënderi e kishte bërë apo daktilografisti?! Po pse pretendojnë Skënder Luarasi, Petrua dhe Angjelina e madje edhe M. Zeqo, se ajo biografija me 100 faqe është identike me atë të 1956/1957-1961?! Themi kështu se nga biografija 1956-1957, me 43 faqe, po të heqim pjesët që zë me citime Andrea Stefi (Corvus), i cili sigurisht se nuk kishte zë më 1948, si dhe ndonjë gjë tjetër, atëhere ç’mbetej nga 100 faqet e 1948?! Le pastaj se çfarë mund të kishte përrallisur Luarasi aso kohe dhe që i autoçensuroi dhe i zhduku vetë, sapo ra nga fiku xinxëri Xoxia i Madh, kushëriri i Luarasëve… (Nqs se i kishte shkruar ndonjëherë ato 100 faqet…) Por, po ta pranoj unë se Gjovalini mori kopjet e Skënder Luarasit të 1948, atëhere ku do t’i çoni ju, gjithato ato male me kritika, me shpirtligësi e me lista me 500 gabime, 200 vetëm te “Studenti në shtëpi”, me 15 faqe në Ndreqie Gabimesh, me dërgesa me zarf në shtëpi, gazetë më gazetë, e madje deri edhe te Korrieri?! Çfarë njerëzish për seri e cinikë paskeni qenë more?! Ju kujtuat se ju sponsorizoi Arta Dade, PS-ja dhe ish Prokuroria letrare dhe morët turr… Po a nuk ju duket, se pas pohimit e atij sqarimit fatal të Petros te Korrieri, me të gjith llogjikën e botës del se autori e fajtori i vërtetë i tërë atyre gabimeve zhalavitjeve të leksikut migjenian etj, ka qenë vetë S. Luarasi, ose daktilografisti i tij?! Apo e kishte fajin vetë maqina mekanike daktilografike?! Pse nuk i dërgoi S. Luarasi, edhe një fletë të daktilografuar proteste E. Hoxhës, qysh më 1948, apo më 1949, një edhe mikut të tij M. Shehut, ose Zyrës së Ankesave, Zyrës së Arsimit, Kulturës e Kontrollit pranë KQ të PPSH, për “pushtimin” e lëndës nga Dh. S. Shuteriqi dhe M.N.?! (Ç’të jetë ky anonim xhanëm, Mane Nishova a Mehmet Myftiu, a?!) Pse nuk i bëri ndonjë Kritikë të 1948 edhe një tjetër Kritikë të 1953, me lista me korrektime e redaktime edhe këtyre?! Nga 48-ta te 53-shi, sikur janë plot 5 vjetë dhe ndërkohë pse nuk e rikorrektoi e riredaktoi dekani Luarasi, komplet veprën postume të Migjenit?! … Po, nga i mori Gjovalin Luka ato novela të pa botueme, normalisht do të pyesni? Gj. Luka, në SHËNIM, në bot. 1954, shkruante: “Proza të pa botueme, njihen deri tashti 7 copë. Këto janë: Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Bukën tonë të përditshme falna sot…, Historija e njenës nga ato, Të çelen arkapijat, Pak poezi, N’ at anë gardhit asgja e re. Po botojmë 5 prej tyne, tue lanë jashtë: Pak poezi dhe N’at anë gardhit asgja e re, që asht lanë prej Migjenit vetëm sa e fillueme.” Tashti të sqarojmë, “Proza të pa botueme”, quheshin këto 7 novelat, sepse nuk ishin botuar me gjalljen e Migjenit. Sigurisht si grezo që ishin, si dorë e parë e dalë nga fonderia me gjuhë popullore, kishin disa karakteristika të ndryshme,fjalë arkaike, trajta dialektale, shenja diakritike të hundoreve karakteristike shkodrane, apostrofa, neologjizma etj, që sadokudo kërkonin edhe aso kohe njëfarë pune nga specialistë korrektorë e redaktorë në shtypshkronjat e botimit. Siç njihet në kohën e Zogut gegnishtia kishte përparësi, por nuk kishte ndonjë gjuhë zyrtare, dialektet nuk ndaloheshin etj. Kjo gjendje vazhdoi për pak kohë edhe mbas 1944, madje gegnishtia mbijetonte edhe deri te vitet 60-të. Në vitet 50-ta veprat e Migjenit ishin botuar, pothuajse ashtu siç ishin, sepse kjo punë, simbas gjykimit të Gjovalinit, po ashtu siç edhe unifikimi i gjuhës zyrtare (jo i gjuhës letrare, se kjo është tjetër gjë), do të kryhej në të ardhmen me një pjesmarrje kolektive akademike e të specializuar. Para vitit 1954, pra para GjL, ishin botuar nja katër copë novela nga ish të pa botuarat, shto këtu edhe ato dy copët që iu lanë Skënder Luarasit, për botim e për një hetim se mos i gjente ndonjë manoskript me vazhdime etj. Por, ajo që ka “harruar” dhe që e anashkalon Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Petro Luarasi është se 7 copë prozat e pa botueme, njiheshin edhe më përpara 1948, ato njiheshin qysh nga 1945. Familia Nikolla disa herë i ka shitur krijimtaritë e Migjenit, jo vetëm më 1945, por edhe më pas. Disa persona me kokrra i kishin lexuar dhe kishte kopje të daktilografuara, kjo është e vërteta dhe nuk është ashtu siç deklarohej S. Luarasi, se ato ishin “një sekret e monopol i vetëm Olga Nikollës”. Në letra-kujtimet e dy Luarasëve babë e bir, te Korrieri, tashti shkruhet se, “zbulimi i 7-8 copë novelave më 1948 (Olga thoshte se janë 8) bëri bujë”, por, ndërkaq ka kaluar kaq e kaq kohë dhe nuk kanë sjellë asnjë citim nga buja e shtypit të kohës! … Me sa kujtoj nga babai, “novelat e panjohura” i ka njohur edhe Arshi Pipa. (Shih, A.P., “Kujtim i Migjenit”, revista “Bota e Re”, N. 3, Tiranë, shtator 1945, f 51-52.) Dhe A. Pipa ka kontribuar edhe për botimin e “Vargjeve të Lira” edhe më 1944, në kohën e regjencës dhe jo vetëm prof. K. Cipo, siç pretendonte SL dhe GjL këtë e ka deklaruar në Përgjigjen e tij të vitit 1954. Gjovalin Luka, për 7 prozat/novelat e gjata të pa pa botuara ka pasur një kopje nga kopjet e daktilografuara të siguruara më 1945. Gjovalini ka pasur botimin e 1936 dhe të 1944 në origjinal, ka pasur edhe një kopje tjetër të daktilografuar të 17 prozave të botuara dhe një kopje të 7 novelave të pabotuara, bazuar në kopjet e 1945, ka pasur të gjithë koleksionin e plotë, edhe të 1939 edhe të 1941 të botimit nga E. Koliqi e K. Gurakuqi… Vijmë tashti te ajo që e përmend prof. Shuteriqi, në lidhje edhe me “ndonjë shkurtim-heqie cope të pa nevojshme”, që iu bënë materialit grezo të 7 novelave të pa botueme. Qysh aty nga 1953, por edhe më 1954, “Studenti në shtëpi”, shkoi edhe në Zyrën e Kontrollit pranë KQ të PPSH-së. Atje u gjet si i kritikueshëm ai episodi, ku fëmijët e familieve të varfëra flenin bashkërisht motra e vëllezër, nën jorganin e ngrohtë, ku puthiteshin e ku lëvizte ndonjë si gja e tretë që rritej… Kishte pasur raste ku ndodhnin edhe inçeste apo edhe si tentacione infantile, si më veçanërisht në kushte injorance e në kushte kur përziheshin edhe nga dy-tre palë fëmijë me gra të ndryshme etj. Pra nuk e hoqi Gjovalini atë pjesë, u hoq me urdhër nga Zyra e Arsim-Kulturës dhe e Kontrollit në KQ të PPSH… Mangësi duhet të ketë pasur edhe nga kopje daktilografimet e ndryshme. Gjovalinit ia ndaluan me urdhër (jo se e bëri vetë) botimin edhe të vjershës Trajtat e Mbinjeriut psh. (Te komenti “Të lindet njeriu”, f 13, Gj. Luka e citonte dhe e komentonte edhe vjershën “Trajtat e Mbinjeriut” dhe kjo nënkuptonte se botimin e saj ia kishin ndaluar) … Ah, po kemi edhe ato bragashat se desh harrova. E kam sqaruar njëherë se trajta bragasha përbën një lloj shqiptimi që nuk përdoret nga shqiptarët në Shkodër, por në Vrakë e në gjuhën nashkelije. Petro, korrektonjësi e redaktonjësi i Skënder Luarasit, edhe më përpara te GSh e RD, por edhe tani te Korrieri, 23 nëntor 2005, f 29, te kolona 1, në fund e shkruan trajtën si tironçe “bregashe”. Po pse ia ndërron formën origjinale të dekan Skënder Luarasit, mor birko (jemi 1 me i me epitetin birko e birbo), a nuk i ke sytë në ball se te botimi i 1957, në f 171 shkruhet: “Hiqi bragashat”! Hiqe edhe ti maskën e derrit o Petro dhe tani rrotullohu sa të duash në një valle dervishësh me fustanellë ose po të duash vish ndonjë palë bragasha apo bregashe… Te një botim te “Koha Jonë”, “Universi i Migjenit, zbulime të reja” (11 maj 2006, f 10-11), dr M. Zeqo e ngre në qiell prof. S. Luarasin edhe “si dekani e si krijuesi i migjenologjisë”! (kur edhe Shuteriqi nuk i lipsej më…) Unë, kisha kujtuar se shpikësi i atij termit “migjenologji”, kam qenë unë, por ja që na paska qenë dr. Zeqo, ndërkaq nuk besoj se i mbetet hatri mikut Zeqo, se termi “krijuesi i migjenologjis shqiptare”, mbase më mirë do i shkonte Migjenit vetë! Si dekan mbase edhe do i shkonte S. Luarasit, “medet, po të mos kish vdekur pa thënë të vërtetën”, megjithse “një sekret unë e di akoma shumë mirë”, shkruan M. Zeqo. Epo, sado që nga ana e llogjikës kjo shkon si “e ëma e Zeqos, maje thanës së thartë”, kur e di, ç’pret thuaje! Si shije e si preferencë, babai im, po qe se ke ndonjë farë vlerësimi për të, preferonte që si dekan të ishte ndonjë njeri më i ditur e më human se SL, atë mendim kam edhe unë. Hë për hë, madje po guxoj të shtoj se kam mjaft simpati për Arshi Pipën si dekani, para Skënderit, megjithse e kishte pasur si profesor… Ju, dr. Moikomi, i keni rënë me vare R. Elsjesë për atë ish trajtesën si origjinë sllave të families së Migjenit dhe e keni nënkuptuar edhe Arshi Pipën për atë simbiozën sllave-shqiptare, siç edhe ndonjë studiues a pseudostudiues në atë hulli. Jam dakort me ju se nacionaliteti përcaktohet nga atësia (kom-ja fillimisht përcaktohej edhe nga feja), por ka edhe raste që përcaktohet edhe nga vetë përzgjedhja e vetdeklarimi, pas ndonjë simbioze bilinguiste etj. Por, te gjyshja malazeze, te amësia ka një problem të vockël, që e kishte deklaruar vetë Migjeni, dhe unë e kam shkruar njëherë trajtimin për pjesën e Gjovalinit, prandaj ti si detyrë morale e kishe t’i thoshje nja dy llafe haptazi. Ti edhe Kadareja, që kur erdhi te shtëpia e F. Shirokës në Shkodër, nuk gjeti temë më të rëndësishme por, xhilit e te shqiptarësia e Migjenit. Se kur i shan Kadareja serbët si të përzier me ciganë e arixhinj, apo tironsit si të përzier me turq e persianë… Aman, aman, temë sterile, se pakë sllavë, goranë, podgoriçanë, maqellarë, pak aromunë, xinxër, shule, sakarakaçanë, çobanë, vllehë, eflakë, pak grekër e çifutër, pak magjypë-egjiptianë, pak gabelë, pak osmanllinj e turq, ka në Shqipëri e në Kosovë!… Po ti e di o Moikom se edhe antropologjia është një shkencë apo jo. Edhe shiko: nga borgjezia shkodrane katolike e myslimane në vitet 30-të pak kush mbante më brakesha, brâňavekë e barnavekë (me metatezë), brekushe e poture, prandaj kot u bë kaq gurgule kjo çeshtje nga gjuhëtari Petro, i cili në vend që të sjellë 500 copët e gabimeve të fjalëve më sjell disa dhjetra të dhjera nga i ati. Me rradhë punët… Ama, shkencë gazetash o dr. Moikomi, po si e lejoni bie fjala Elsa Demo-n (Shekulli 28 gusht 2008), që të “zbulojë” se “botimi i ndaluar i 36-tës i Vargjeve të Lira, ekziston” se e paska “zbuluar” ajo e para në BK, te A. Plasari! A. Pipa e kishte sqaruar me kohë se kishte 1000 kopje në magazinat e shtypshkronjës Gutenberg, dhe se si kishte qenë në original ajo puna e “çensurë-ndalimit”. Nuk ka pasur ndonjë Vendim shtetëror “ndalim-çensurimi”, por një problem financiar me shtypshkronjën dhe një autovendim ndalimi të vetë Migjenit. A e kupton se lapsangjyrimet e S. Luarasit, në Parathëniet 1957 e 1961, ishin të bazuara te A. Stefi (Corvusi), për një muhabet ashtu mbas xhamit te Kafia e Madhe dhe janë një trillim e ekzagjerim banal jashtë gjithë përmasave! Ka edhe një kontradiktë tjetër, sepse Migjeni ka vazhduar të shkruajë në prozë deri në fund në organet vendore, në të njejtën linjë dhe askush nuk e ka trazuar, sado që regjimi nuk ia kishte pëlqyer as shkrimet e as atë luhatjen midis komunistëve e fashistëve. Nuk ka asnjë llogjikë të të ndalojnë dhe të të çensurojnë në poezi dhe të të lejpjnë në prozë … Edhe aq më tepër kur Zogu, ka lejuar edhe Grupin Komunist të Korçës legalisht e me tre revista… Të ishte Migjeni, nën Enver Hoxhën, hë hë, vepra po e po, por edhe koka e as varri nuk do t’i ngelej ose do kishte përfunduar pa tru nga spitalet nervopsikiatrike, konformë me atë nenin 55 të riun edhe të vjetrin… dhe të vazhdonte kjo inerci enveristësh edhe sot as në mendje nuk më kishte shkuar… Pipa ka pasur në original një nga ato kopiet e 1936, edhe Gj. Luka, ka pasur të 36, edhe të 1944, edhe atë të 1939 e të 1941… (ruhen edhe tani) E. Demo shkruan tani se, Migjeni kishte paguar një këst parash nga ato të kursimeve të ilaçeve, në prag përfundimin e librit më 1936. Po me çfarë dëftese e vërteton, sepse S. Luarasi me gojën e Luaras-Kaloçit kishte pohuar se ia kishte paguar SL nga kuleta e tij një këst paradhënie! (GSH/1, e enjte 17 prill 2003, te Sinteza) Po ja jap unë edhe një fotokopje origjinale, Demos. Një origjinal të “Vargjet e Lira” e ka edhe biblioteka e ULG, dhuruar bibliotekës së Institutit të Lartë Pedagogjik Shkodër, nga mësuesi koleg i tij në Pukë Filip Ndocaj. Ka edhe një origjinal të 1944… Edhe shiko o z. Moikom, a ta bëj edhe një surprizë, sa për atë çeshtjen e dekanit: kompozimi i S. Luarasit, bot. më 1957, simbas gjoja faksimiles origjinale të 1936, në f 59, lëre se ka shtuar edhe një palë “Këngë” më shumë, por e ka shkruar edhe gabim edhe formën-trajtën e shtypshkronjës si “Gutemberg” e jo si origjinali “Gutenberg”, madje edhe Tiranën e ka vënë poshtë në vend që ta kishte lart. (shih fotokopjet e skanuara). Kjo do të thotë pak a shumë se nganjëherë vetë dekani ka punuar me kopje të daktilografuara dhe pastaj i ka lapsangjyrosur! A ta tregoj edhe një gafë të Ismailit? Te vjersha, që ti e ke me aq pasion, “Parathania e Parathanieve”, te Drita, 17 gusht 2003, f 5, te vargu “me mundue për një idhull që nuk përgjegj”, fjala origjinale në botimin e 1936 është “me mendue”, kurse fjala “idhull” në origjinalin e 1936 ishte “ishull”, po kështu ishte edhe te “Bota e Re” (Shtator, 1945, Nr. 5, f 45.) Historia e kthimit të ishullit në idhull, shkon qysh te 1945, në një diskutim e përkthim frëngjisht për I. Ehrenburgun, dhe “Idhullin” e këshilloi dhe e diskutoi fillimisht Gjovalin Luka, dhe pastaj e botoi ashtu, mbas një diskutimi kolektiv, ku ka qenë prezent edhe O. Nikola, A. Buda, Dh. Shuteriqi, S. Luarasi etj. Nga konteksi i vjershës te vargu, Zoti, si pjellë e njeriut, padyshim se kishim të bënim me zotin/kryezotin Zeus dhe ish zotërit më të vjetër si krijim i njeriut në terrakota e deri te statuja madhështore e Zeusit nga skulptorët. Por, te botimi Parathanja e Parathanjeve, 1954, GjL nuk e kishte sqaruar ishullin si idhull, në shënimet. Më vonë GjL, te Përgjigjia ndaj Kritikës Zyrtare, të majit 1954 e pranonte se ishte dashur që të kishte më tepër sqarime në shënimet, por në ato ishte kufizuar për të shmangur disa polemika. Në një diskutim, më 1955, ku merrnin pjesë shkrimtari i njohur e kryetari i Akademisë së Shkrimtarëve të BRSS, I. Ehrenburg dhe akademiku me famë botërore A. I. Oparin u diskutua edhe interpretimi si ishull zotërish politeistë, se mbase shkonte sipas Leukipit, Epikurit, Aristarkut, Demokritit, Heraklitit, Pitagorës, Plutarkut, Lukianit, Diogjen Laercit etj. (Sipas Epikurit etj, Zotat dhe Perendia Zeus, nuk rrijnë në yje, se yjet janë diej, por në hapësirat planetare midis tyre) Por Gjovalini e trajtonte se sipas kontekstit fjala shkonte si idhull, siç e pamë, por edhe sepse edhe në disa krijime të tjera Migjeni ashtu e trajtonte. Herakliti e zanafillonte jetën në tokë nga zjarri dhe thoshte se “Zotat janë njerët të pavdekshëm, kurse njerëzit janë zota të vdekshëm”… Simbas Gjovalinit, “Parathanja e Parathanjeve” nuk ishte ashtu drejpërdrejt si ateiste e kundra monozotit. Asull-asull, Migjeni flet në një shumës, më shumë për zotat e politeizmit dhe idhujt aty, se sa për monozotin infinit, i cili edhe ai vetë i prishi idhujt, siç edhe bënë Apostujt/Havariunët e Krishtit Zot edhe Muhameti etj. Infinit Natyra dhe Infinit Zoti/një qytetërim me inteligjencë të super zhvilluar janë të ndërthurura dhe dikush mundet të ketë zhvilluar edhe eksperimente kimiko-biologjike në tokë + evolucionin… Dhe nëqoftëse në tokë 1+1=2, në matematikën infinitiste, 1 Infinit Universi Nëna Natyrë + 1 Baba Zotin Infinit të Arshit = 1 Infinit, që do të thotë se nuk mund të luajmë kungulleshash me ndarje arbitrare me 7 copë dynjara apo me aq e aq miliarda galaktika, metagalaktika etj… Ta kam treguar paksa te zyra jote o Moikom…
Skënderi ia kopjoi Gjovalinit, idhullin, po ashtu të gjith të tjerët deri te Angjelina Luarasi, dhe Petroja, po t’ia mbajë tani, le të na nxjerrë një fletë të re të “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar” me fjalën ishull… Olga ia kish vënë, qysh më 1944, në dispozicion edhe disa dorëshkrime të vjershave me shënime korigjime anash me laps edhe A. Pipës. Gjovalini i ka pasur ato dorëshkrime, por ato iu dukën të dyshimta dhe nuk bëri ndryshime. (Për këto kemi një studim të plotë në një trajtesë tjetër) Te botimi i Gj. Lukës, nuk hynte fare PKSH-ja e shokët bolshevikë sovjetikë, madje këta i kishte përjashtuar, duke mos e ndryshuar origjinalin, sipas një anëshkrimi gjoja origjinal të Migjenit… te Gj. Luka nuk ishte as Enver Hoxha, ai Mbinjeriu, siç e donin S. Luarasi, K. Bihiku e madje edhe Ll. Siliqi që kishte shkruar: “Andra ma e guximshme e Migjenit qe pikërisht një “burrë që shkatrron dhe që ndërton sërish… dhe ky burrë ishte shoku Enver Hoxha që themeloi Partinë më 1941, që u priu në luftë e në fitore të birve të shekullit të ri”. (Migjeni, Vepra të Zgjedhura, bot. 1969, Ll. Siliqi, f 3-7) Dhe punën shkatrrimtare e ndërtimtare të këtij me nder “burri” e kishte nxjerrë nga vjersha me ndikime nitzscheane e Migjenit, “Një natë pa gjumë”! Kjo ishte arsyea Tashti me kënaqësi, po presim dy-tre librat akademikë të Petros, simbas edhe angazhimit solemn te Korrieri, që do t’i botojë me përshpejtim në inat të studiuesit Agron Luka. … Sot dikush po kërkon të ndalojë edhe diskutimin e lirë dhe evolucionin, madje siç po shihen bathët edhe mendimin e lirë… dhe vaj me det, kur dy përfaqësues të Shkodrës demokrate, dy poetë rrinë si dy guakë, në “Leksionet Migjeniane”… të paktën të kishin cituar studimin e fundit tonin në SHE, 6 shtator 2008. (Shih edhe studimin A. Haxhi, T. Topalli, “Disa vlera gjuhësore të botimit të veprës së Migjenit nga Gjovalin Luka, 1954”, në “Seminari VI, Shkodra në Shekuj”, nëntor 2005, Vëll II, bot. MH Shkodër 2006, f 61-64) Më 1965 edhe i vëllai i Gjovalinit, Kol Luka, e kishte realizuar e botuar në Francë, një përkthim për “Vargjet e Lira” të Migjenit në frëngjisht, punë të cilin e kishte paraprirë përgjatë viteve 1954-1959. Libri u botua në Francë me një Parathënie të Andrea Varfit, i cili gjithashtu ka qenë një lëvrues e admirues i Migjenit. Mjaft turp për Bashkinë e Prefekturën që nuk ia rregullojnë atë pllakën e varrit dhe atë “hundën e thyer” të Migjenit, por pranojnë të diskriditohen në sy të gjith Shqipërisë… AGRON LUKA
Qyteti i Koplikut pa institucione kulturore Nuk e dija se në shkollën tonë, ku punoja prej shumë e shumë vitesh, në Shkollën e Mesme të Bashkuar Reç po punohej për diçka interesante e me vlerë. Kisha parë disa herë që nxënës të vitit të dytë, djem e vajza, mblidheshin në një klasë të lirë, me kolegun tim, mësuesin e letërsisë së kësaj shkolle, Ragip Vajushi, një poet i talentuar. Patjetër mendova përgatitej një aktivitet letrar, ku edhe unë vetë ndër vite isha marrë me përgatitjen e nxënësve për aktivitete letrare, për shfaqje të thjeshta në përvjetor të ndryshëm. Meqenëse kolegu im, për atë çfarë punonte nuk më kishte kërkuar ndonjë ndihmë, mendova se me nxënësit të cilëve u jepte mësim, donte të punonte i pavarur nga askush dhe nuk u përzjeva. Por një ditë si mësues i leximit letrar, letërsisë u bëra kurioz se për çfarë punohej dhe vetëm kaq. Mësova se vetëm me nxënësit e vitit të dytë punohej për të vënë në skenë dramën moderne “Tri këngë dashurie” të Stefan Çapalikut. Merrnin pjesë si interpretues tre djem dhe tri vajza. Pashë tekstin e dramës, pashë provat dhe pak a shumë hyra në brendësi të dramës dhe nuk m’u duk aq e lehtë për t’u vënë në skenë dhe u largova me përshtypjet e mia duke i lënë në punën e tyre. Provat vazhdonin prej muajsh dhe, para se të mbyllej viti shkollor, u dha si shfaqje para shkollës sonë. E ndoqa me vëmendje shfaqjen dhe më pëlqeu shumë puna regjizoriale e interpretimi i nxënësve. Kjo dramë u bë e mundur të transmetohej dhe nga TV Kopliku dhe akoma më tepër vlerësova shfaqjen e dramës jo vetëm si fillim të një pune të vështirë, por dhe si shprehje reale të punës regjizoriale e lojës së aktorëve nxënës. Konçidoi që nga burim i sigurtë mësova se shkolla e mesme e Koplikut, mësues-nxënës kishin provuar të vinte në skenë një akt nga “Hamleti” i Shekspirit. Dhe këtu, ndonëse nuk e kishin parë shfaqjen, vlerësova shumë: guximin, kurajon e mësuesve drejtues dhe nxënësve pjesëmarrës si interpretues. Dhe menjëherë kujtova veten time atëherë kur isha nxënës i shkollës 8-vjeçare dhe i gjimnazit të Koplikut. Kur në mënyrë të organizuar në kinoteatrin e vogël të Koplikut shikonim dramat e Shekspirit të realizuara në film, realizime nga më të bukurat, veçanërisht, “Hamleti” që interpretohej nga aktori i madh anglez Lorenc Oliveri që konsiderohej si interpretuesi më i mirë i “Hamletit”. Kujtova mësuesit e letërsisë: Lec Rranzi e Adem Bala që parapërgatisnin sallën e mbushur me nxënës, duke dhënë shpjegime plot emocion që filmi të ndiqej sa më me interes. Veçanërisht kujtoj mësuesin e letërsisë Adem Bala, ku gjatë filmit “Makbethi” kishte zënë vend në fundin e sallës, nuk përmbahet dhe fillon shpjegimin e skenave, një shpjegim i zjarrtë, plot emocion, duke shtuar interesin për filmin dhe pastaj kujtova shfaqjet teatrore të shkollës sonë, punën e shkëlqyer regjizoriale të mësuesve Skender Bilali e Loro Mandi që me shumë sukses vunë në skenë një dramë të Loni Papës, ku aktorët – nxënës: Vitore Zekaj, Isuf Ujka, Marash Kaçaj, Ahmet Mema interpretojnë shkëlqyer. Kjo dramë në konkurimin e grupeve teatrale zë vendin e parë dhe Vitore Zekaj vlerësohet interpretuesja më e mirë, që fiton dhe kupën e konkurimit teatror. Skender Bilali, mësuesi ynë i historisë një njeri me horizont të gjërë e interesa të shumta punën regjizoriale e fillon qysh në rrethin e Tropojës ku punonte si mësues, ku do të ishte pikërisht ai që do të themelonte estradën e Tropojës, ku brenda estradës do të ishte regjizor aktor dhe valltar i talentuar. E më vonë do të bëhej dhe gjyqtar futbolli i kategorisë së parë, e me këtë do të ushqente dhe djalin e tij që fillon të gjykojë ndeshjet e të rriturve qysh kur ishte nxënës i tetëvjeçares. Dhe, patjetër që faktori bazë qe Skender Bilali e Loro Mandi që bënin punën e tyre ishte kinoteatri i vogël i Koplikut që vihej në dispozicion sa herë që donin regjizorët për provat që bënin. Kinoteatri i Koplikut ishte një institucion kulturor i konsoliduar. E meritë të veçantë për këtë kishte kinooperatori i shkëlqyer, përgjegjësi i kinemasë, i ndjeri Adem Rustemi, ku me punën e kujdesshme me aparaturat, me rregullin, disiplinën, pastërtinë e ktheu kinoteatrin në një objekt të dashur për spektatorët, me spektatorë pothuajse të abonuar dhe mbi bazën e xhiros së kinemasë, të ardhurat materiale prej saj fiton besimin e kinostudios “Shqipëria e Re” dhe gjithë filmat që shfaqeshin në Shkodër vinin dhe në Koplik. Të gjitha premierat e Estradës së Shkodrës, estrada më e mirë në Shqipëri, premierat e teatrit “Migjeni”, premierat më të mira të ndermarrjeve, kooperativave, shkollave shfaqeshin në kinoteatrin e Koplikut e salla mbushej plot, e jo të gjithë mund t’i shikonin se problem ishte një biletë. Në Kinoteatrin e Koplikut organizohet festivali i parë i këngës me nxënësit e shkollës 8-vjeçare dhe të gjimnazit të Koplikut, ku të gjitha këngët këndoheshin për herë të parë e në sallë asistonte një juri tepër e kualifikuar me kompozitorë e muzikantë të talentuar. Organizator i këtij festivali ishte mësuesi i muzikës së shkollës 8-vjeçare të Koplikut, fizarmoniçisti i talentuar Valter Ujkani dhe drejtues i orkestrës së këtij festivali. Hyrja në këtë festival u bë me ftesa, unë pata një ftesë e ndoqa me vëmendje duke e vlerësuar si arritjen më të madhe për muzikën në Koplik. Po sot kinoteatri i Koplikut?! Ai nuk ekziston. Kopliku ka patur kinoteatër dhe shtëpi kulture, ato janë bërë inekzistente ose i vetmi institucion kulturor aktiv ka qenë biblioteka e qytetit të Koplikut e drejtuar nga poeti Sokol Zekaj, fitues i Pendë së Argjendtë në poezi, ku bibliotekën e qytetit e ktheu në një aneks të shkollës së mesme dhe i gatshëm të shpërndajë libra për lexuesit e rregullt. Kinemaja e vjetër u mbyll, po nuk u zevëndësua me një të re, shtëpia e kulturës u mbyll, por nuk u zëvendësua me një Pallat Kulture aq shumët ë përfolur. Që nga 1990, nga hapja e proçeseve demokratike s’ka kandidatë për kryetar Bashkie i majtë apo i djathtë që nuk i ka premtuar Koplikut Pallatin e Kulturës dhe duke mbetur thjeshtë një premtim ose mashtrim elektoral majtas apo djathtas, sepse ende nga askush nuk është vënë një gur për këtë pallat. Në zgjedhjet e fundit për kryetar Bashkie në Koplik kandidati fitues Ramadan Lika u premtoi tek “Besjoni” të rinjve, të rejave, qytetarëve të Koplikut, Pallatin e shumëpërfolur. Mbetet edhe mjaft kohë gjer në përfundimin e mandatit të kryetarit, kuptoi edhe vështirësitë që ka kaluar Bashkia, por shpresoj, sinqerisht, që do të hapen themelet e do të fillojë puna e ndërtimit, pasi edhe brenda qytetit, jo në periferi gjendet vendi për ta ndërtuar. Besoj se do të fillojë, se pa filluar asgjë nuk bëhet. Se Pallati i Kulturës është shtëpi e të gjithë qytetarëve. E populli thotë: Filloje, se në shtëpi të ndihmon Zoti. E kujtoj përsëri. Me kurajo e filluan bajzjanët dhe e ndërtuan Pallatin e Kulturës, duke qenë vetëm komunë. Bajza ka Pallat Kulture, Kopliku jo. Fola për aktivitetin teatror të dy shkollave të gjimnazit të Reçit, gjimnazit të Koplikut. Nuk kam informacion për aktivitetin teatror të gjimnazit të Gruemirës, Bajzës, Tamares, por mendoj që ka ardhur koha që çdo shkollë të ketë një grup serioz dhe konkurentë teatror. E këto grupe të paraqiten në një festival të organizuar, duke gjallëruar jetën kulturore të nxënësve e banorëve të Malësisë së Madhe. Çdo fillim është i vështirë. Ndofta pa pretendime të mëdha në vitet ’30 u vu në skenë në Shkodër drama “Skënderbeu” e Kolë Mirditës (Helenau) që është drama e parë shqiptare që vihet në skenë. Por mori vlerësime shumë pozitive nga autoritetet letrare të kohës. Mehdi Duli
Papa Benedikti XVI i kthen përgjigje studiuesit shkodran Agron Luka (Çeshtja po shqyrtohet dhe hetohet në arkivat e Vatikanit) Në lidhje me letrën që Shoqatat Atdhetare Dukagjini dhe Integrimi në Europë, i kanë dërguar Atit të Shenjtë Papa Benedikti XVI, me anën Nunciaturës Apostolike në Tiranë, ka mbërritur kjo përgjigje, të cilën po e japim në fotokopjen e skanuar. Bëhet fjalë për studimin e studiuesit shkodran Agron Luka, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Mbreti i Albanëve dhe Epirotëve dhe kryepeshkopi Pal Êjlli Kardinal”, ku trajtohet çeshtja se si titullaturë mbretërie e si gradë e rangut fetar, këto i ishin akorduar këtyre dy figurave të ndritura të popullit tonë, nga Selia e Shenjtë dhe Papa Piu II. Humanisti Enea Silvio Pikolomini ose Papa Piu II vdiq në rrethana misterioze, kur sapo ishte imbarkuar në anije në Ankona, për në Durrës, ku do të zhvillohej edhe ceremonia e ritet përkatëse, të kurorëzimit të Gjergj Kastriotit si mbret me kurorë dhe peshkopit Pal Êjlli me festen si kardinal, simbas vendimit që ishte marrë e vendosur më përpara. Aktualisht këto i kërkohen në mënyrën honorifike e retrospektive, për rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ose minimumi të rikonfirmohet një fakt i tillë që, rasti në fjalë të vendoset në histori me realitetin që i takon. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte e është edhe sot Heroi ynë nacional dhe qysh me gjallje mbahej nga populli i tij porsi Eneu i lashtë dhe e respektonte e gjithë Europa e Rilindjes. Ndërkaq kryepeshkopin Pal Êjlli populli e nderonte si një ahat i Gjergj Kastriotit, ai ishte një nga njerëzit më të ditur të shekullit XV me pikpamje republikane dhe autori i formulës së pagëzimit në gjuhën albanishte me germa latinishte, gjuhë që shkruhej në tërë zonën e Shkodrës me këtë mënyrë qysh nga vitet 1332 e 1367. Mbretëria e Albanisë, ishte kurorëzuar e shpallur zyrtarisht në shkurt 1272, si Regnum Albaniae me mbret Karlin I Anzhu si Rex Albaniae, nga Papa Inocenti IV me kryeqendër Durrësin, por më vonë kjo mbretëri mbeti pa mbret, megjithatë atë e pretendonte si trashigimi legjitime princi Karl Topia. Ndërkaq në kushtet e shek XV të kontributeve të albanëve, dhe pas një kundra ofensive panevropiane, në këtë mbretërinë e Albanisë do të hynin edhe epirotët, një emër ky që ishte ekuivalent me albanët dhe me një përhapje mbarë popullore në parametrat e nacionalitetit, me një gjuhë etj. Për këto plane e kishte dhënë miratimin edhe Ferdinandi i Napolit, i cili deri atëhere ishte edhe si mbreti, ku princi Gjergj Kastrioti ishte vasal i tij. Edhe flamuri i fisit epirot të Kastriotëve, me shqiponjë e zezë dykrenore, e kishte fituar nëndhe konkurrencën si flamur nacional.
Shtegtime historike në kishën e Shën Klementit në Vukël Historia e kishës katolike në trevën e Kelmendit të Malësisë së Madhe është shumë e hershme, ndaj shpesh studiues dhe historianë e identifikojmë emrin e kësaj treve me Shën Klementin, apo edhe me Kalanë ose Qytezën Klementiana. Por ne menduam të shtegtojmë vetëm në një histori të dekumentuar rreth 350-400 vjeçare të kishës së Shën Klementit, Vukël, e jo historisë rreth DY MIJË vjeçare të besimit e qytetërimit kristian në trojet e Kelmendit. Kisha e Shën Klementit në Vukël gjendet për herë të parë e shënuar në hartat hartografëve të njohur të shekullit XVII-të (Atë Vinçenzo Coronelli dhe Giacomo Cantelli). Hartat e Koronelit (Coronellit) në të cilat paraqitet Shqipëria e Veriut kanë qenë gdhendur dhe shtypur në Venedik mes viteve 1688 dhe 1691. (Ermanno Armao, “Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore”, fq. 23). Ndërsa harta e Kantelit (Cantellit) mban datën (vitin)1689 (E. Armao, po aty, fq. 27). Ne sot kishën, që i dedikohej Shën Klementit mund ta identifikojmë me muriet dhe rrënojat e mbetura në mes të lagjeve (apo fiseve) të Vuklit; Grishaj e Nilaj, në afërsi të Ujit që del nga formacione shkëmbore të njohur me Hidronimin, Burimi i Jasminës, ku kjo kishë ka funksionuar (me konstruksionet e rikonstruksionet që imponuan motet e shekujt) deri në vitin 1967, kur komunizmi i shpalli “luftë FESË, për t’u bërë vetë FE”. Bashkë me Selcen, Nikçin dhe Bogen, Vukli është një ndër katë bajrakët në të cilët ndahet Fisi luftarak dhe i shkathët i Kelmendit. Një varg fraksionesh përbëjnë fshatin e Vuklit, dhe ndër to Speia (Shpia), (ndoshta Spaja, emri i hershëm me të cilin identifikohej Vukli, N.B.) ku gjindet KISHA E LASHTË E SHËN KLEMENTIT, e ndërtuar këtu më 1651 nga Etërit Françeskanë”. (E. Armao, po aty, fq. 128). Është interesant të citohet një studiues tjetër i cili ka qenë edhe famullitar në trevat e veriut të Shqipërisë, i cili ndër të tjera shkruan: “Fisi malo shqiptar i Kelmendit në vitin 1700 u nda në dy bajrakë, njëri në bregun perëndimor e tjetri në bregun lindor të lumit Cem; të parët themeluan famullinë e Selcës, e këta të tjerët famullinë e Vuklit. Librat e amzës datojnë nga viti 1737, Vukli ka Qelen famullitare të bukur me Kishë. Famullinë e përbëjnë 10 fshatra me 2106 banorë (Lavro Mihaceviq, “Nëpër Shqipëri 1883-1907, mbresa, udhëtime dhe etnografi”, fq. 79). Në një relacion të Dom Shtjefën Gasparit, vizitor apostolik në Shqipëri në vitin 1671 shkruhet se: “Kelmendi, me kishen, e ndërtuar prej vet kelmendasve në vitin 1651, përfshinte: Muriqin me 6 shtëpi e 40 frymë, Gjonoviqin me 7 shtëpi e 60 frymë, Lesoviqin me 15 shtëpi e 120 frymë, Milloshin me 7 shtëpi e 40 frymë, Vuklin me 32 shtëpi e 200 frymë, Rrvesten afër Komes të Kuçit me 6 shtëpi e 30 frymë, Rrabjenin e Radotinës me 60 shtëpi e 400 frymë. Të gjithë shkojnë me pa meshë në SPANIK (ndoshta SPAJA, emri i vjetër i Vuklit, N. B.) ku kanë edhe Vorret. (Gjush Sheldija, Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës e Dioqezat Sufragane, shënime Historike, fq. 58-59). Ndërsa po nga ky burim mësojmë se Vukli në vitin 1864 kishte 1621 besimtarë që administroheshin nga Françeskanët.. (Gj. Sheldija, po aty, fq. 63). Një burim intresant informacioni për famullinë e Vuklit, gjindet në dorëshkrimet arkivore të Dioqezës së Shkodrës të vitit 1745, me rastin e një vizite baritore të Ipeshkëvit të asaj kohe, Imzot Pal Pema Kamsi, ku ndër të tjera mësojmë se Vukli ende shënohej me emrin e vjetër SPAJA dhe bënte pjesë në Misionin e Kastratit (Kishës Katundit të Kastratit N. B.), si dhe numronte 81 shtëpi me 691 frymë. (Nevila Nika, Dioqeza e Shkodrës gjatë shek. XVIII, sipas dorëshkrimeve arkivore, fq. 89). Gjatë shekujve Kisha e Vuklit, për banorët e kësaj treve ka qenë një institucion besimi e qytetërimi, ku punët e shpirtit, besimit dhe atdhedashurisë nuk kanë pasur të ndarë kurrë. Tek kjo kishë janë marrë shumë vendime që u kanë shërbyer banorëve të Kelmendit e më gjërë, për t’u lehtësuar hallet dhe jetën e përditshme, shpesh edhe në zgrip të mbijetesë, si rezultat i luftrave shekullore kundër pushtuesve Otomanë (në mbrojtje të identitetit, trojeve dhe të drejtave të tyre), por edhe i ligjeve të “egra” të kanunit të trashëguar ndër shekuj pa pasur shumë kohë, për ta reformuar këtë kanun, që shpesh kishte pësuar edhe deformime nga dashakeqësia e pushtuesve turq dhe shovinistëve fqinjë sllavë. Një kuvend me vlera për të lehtësuar plagën e gjakmarrjes është marrë në shtator të vitit 1902, nga Bajraku i Vuklit i cili vuri Kanunin që për gjakmarrjen: “MOS ME BUA VEÇSE SHPIA SHPINE, duke u bërë thirrje bajrakëve të tjerë të Kelmendit që edhe ata të veprojnë njësoj.” (Kahreman Ulqini, “Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror, fundi i shek. XVII deri më 1912). Gjithsesi sot në Vukël gjindet kisha e re e ndërtuar në qendër të fshatit që në vitin 1997, duke i lënë muriet e rrënojat e Kishës së Vjetër në “Shenjtërin” e tyre. Ndërsa Festa kryesore që kremtojnë me miq, shokë e dashamirës, banorët e Vuklit është ajo e njohur me “emrin” ZOJA E VUKLIT, me ditë 24 majin, që në fakt kjo festë i kushtohet ZOJËS NË NDIHMË TË TË KRISHTERËVE, pra Shenjtores Mari. Kjo datë ka mbetur në histori duke ju kushtuar Shën Mari-së që nga Papa Piu V, pas fitores së Ushtrive Kristiane të Europës kundër ushtrive Otomane në Lepanto me 7 tetor të vitit 1571 (Ferdinand Schevill, Ballkani, Historia dhe Qytetërimi, fq. 204), fitore që u arrit me ndihmën e Zojës Mari pas lutjeve për ndihmë nga Kristianët. E ndërsa dekada e shekuj kanë kaluar duke bërë punën e tyre, nga Kisha e Vjetër kanë mbetur ato murie e rrënoja që i shohim sot, por që më shumë se një shekull më parë, një studiues dhe albanolog, që kishte qenë edhe Konsull i ish Perandorisë Austro – Hungareze në Shkodër, ndër të tjera do të shkruante: “Përmbi një taracë të ultë, në bregun e djathtë të lumit (Cem, N.B.) ndodhet fshati me kishë, Vukli. Nga kisha hapet para syve një panoramë e bukur për nga mbyllja e luginës, atje ku buron Prroni i Cemit. (Theodor Ippen, “Shqipëria e Vjetër”, fq. 23, ish Konsull i Përgjithshëm i Austro – Hungarisë në Shkodër, 1897 – 1904). Gjithsesi kelmendasit në përgjithësi dhe banorët e Vuklit në veçanti, edhe sot krenohen me kishën e tyre famëmadhe, që i kushtohej Shën Klementit, që dikur njihej si Shenjti mbrojtës i Malit të Kelmendit, pa ndihmën e të cilit madhështia e qëndresës e mbijetesës zor se do të kishte bërë emër nëpër Dhenat e Kralnit e Euroës e më gjërë. Ndaj kjo nuk duhet të harrohet. Ndue Bacaj
SHQIPËRIA KA NEVOJE PËR NJË SHKOLLË TE RE HISTORIKE Kohët e fundit në ambjentet e kulturës shqiptare asht hapë debati rreth “rishkrimit të historisë” ose rreth nevojës së nji historie kombtare në të cilën faktet, ngjarjet e personat të paraqiten ndryshe, pa e randue dhe pa e zbeh realitetin. I trajtuem në këto terma problemi paraqitet i thjeshtëzuem dhe nuk zgjidh lamshin e ngatrruem të çeshtjes historike. Jepet përshtypja se mjafton me rreshtue në nji formë tjetër ngjarjet, me paraqitë persona dhe me ilustrue momente të «harrueme» dhe kjo gja do të përbante “rishkrimin” e historisë. Sigurisht që përditë dalin prej arkivave të ndryshme dokumente historike, të cilat mjerisht vijojnë të botohen në vendet ma të papërshtatshme për me paraqitë në pikëpamjen shkencore historinë, ndër gazeta. Dalja e këtyne dokumenteve asht pozitive dhe ndihmon patjetër, por ato në vetvete nuk janë tout court historia e nji populli. Aktiviteti i historianit nuk asht thjesht ai i nji grumbulluesi apo i nji hetuesi të zellshëm, mbasi historia nuk asht thjesht sasia e plotë e dëshmive që ndriçojnë nji ngjarje. Puna e historianit asht mendimi dhe interpretimi i fakteve, lidhja e tyne organike dhe gjetja (atje ku ekziston) e nji ideje simbas parimit shkak/pasojë, në mënyrë që të ofrojë çelësin e leximit të historisë. Historiani i vërtetë asht i pajisun me shqisën e gjurmuesit që heton fluturimin e shpirtit mbi ngjarjet e mbi faktet, ai ndjek në momente të caktueme të historisë edhe topitjen dhe vdekjen e shpirtit, ringjalljen e tij, zbehjen, pra mënyrën ciklike të lëvizjes së tharmit të ideve që kanë mundësue ngjarjet, faktet dhe kthesat e mëdha. Dihet se historianët e formuem në kohën e komunizmit e në përgjithsi ata që kanë qenë aktivë në atë periudhë kanë përdorë nji metodologji marksiste në paraqitjen e historisë. Nuk do të ishte krejt për t’u përçmue ajo metodologji po të mos kishte qenë në rastin e tyne thellësisht dogmatike, e mbushun me aksioma engelsiane dhe e drejtueme prej nji determinizmi historik që mohon krejtsisht lirinë e personit dhe veprimin e shpirtit. Puna e tyne kufizohej në lakimin burokratik të fakteve historike me disa dogma ideologjike të pavërtetueshme në asnji kandvështrim shkencor. Kjo asht, me ndonji përjashtim të vogël, historia e shkrueme prej historianëve të kohës së komunizmit edhe mbas ramjes së tij. Fakti që në nji botim të viteve ’60 apo ’80 lavdet për E. Hoxhën derdhen pa kufi dhe në nji botim të viteve ’90 ato janë heqë nuk e ndryshon gjendjen anemike dhe pa ide të mirëfillta historike të atyne teksteve. Edhe sot kemi gati po ata historianë që e shkruejnë dhe e ri-shkruejnë historinë. Mendoni sikur historinë bashkëkohore të Gjermanisë në vitet ’60 ta kishin shkrue historianët e kohës së Hitlerit, apo sikur apologët e kohës së fashizmit të kishin shkrue historinë e Luftës së Dytë Botnore! Problemi themelor nuk asht se duhet të «ri-shkruejmë» historinë, mbasi faktet që deri dje msheheshin me ligje dhe me dekrete, me ekstrapolime arbitrare dhe me të famshmet pikat […] sot janë të konsultueshme dhe drita mbi to asht objektivisht ma e fortë. Ne na duhet interpretimi historik i fakteve, na duhet nji shkollë e re historike që të shkruejë historinë e shqiptarëve me mendje të shëndoshë dhe jo me zemër të sëmurë, na nevojitet nji shkollë e udhëhequn prej nji metode të vërtetë shkencore dhe jo prej paragjykimesh dhe dogmash ideologjike, pseudo-patriotike apo prej urrejtjes ndaj kombeve tjera. Për me ilustrue idenë e masipërme mund të përmendim si shembull punën e historianit të ri Oliver Jens Schmitt, i cili mbas disa viteve pune kërkimore na ka dhanë frytin e mendimit të tij historik në veprën «Arbëria Venedikase», e cila vendoset si arritje shumë vite dritë larg kolegëve të tij shqiptarë, mbrenda e jashtë kufijve polikë, që ndërtuen, mbajtën dhe mbrojtën si istikame private institute akademike dhe katedra universitare. Pse ekziston gjithë kjo humnerë mes teksteve të historisë së shkrueme prej brezit të vjetër shqiptar dhe historianëve të huej si Bartl apo Schmitt? Asht e vështirë me u ndërrue mbas shumë vitesh nji metodologji pune me të cilën asht formue nji individ, asht e vështirë me heqë dorë prej disa paragjykimeve dhe prej ideve të pranueme në mënyrë jokritike. E në fund asht edhe ma e vështirë me dalë kundër vetvetes dhe kundër asaj që ata kanë mbështetë dhe propagandue verbtas si të ishin teoremat e Euklidit! Deri para pak vitesh në ambjentet e historianëve shqiptarë denigroheshin me retorikën e dacibaove historianë të shquem si Alain Ducellier etj. Merret vesht sesa e vështirë asht sot për po të njejtit individë me paraqitë dhe me pranue vlerat studimore të këtyne personaliteteve! Ardian NDRECA PEDAGOG NË UNIVERSITETIN KATOLIK TË ROMËS
“Shkoder- Hani i Hotit” dhe rruga e Shqiperise Nese kujtesa ime eshte e sakte, ka qene diku nga vjeshta e vitit 2001 apo fillimi i vitit 2002 kur Qeveria Italiane, permes “Cooperazione Italiana” vendosi te akordoje nje fond ne forme kredie te zbutur prej 200 miliarde lireta per Shqiperine. Ishte koha kur nuk ishte adoptuar akoma monedha e perbashket evropiane Euro dhe per Shkodren, ishte planifikuar nje investim i rendesishem prej rreth 50 miliarde lireta per rrugen qe lidhte qytetin me te madh te Veriut shqiptar me Malin e Zi permes Hanit te Hotit, por edhe pjesen tjeter te vendit me republiken e vogel, aso kohe pjese e Jugosllavise se mbetur. Duke shfletuar disa arkiva, te cilat tashme gjenden lehte ne internet, sipas raportimit te korrespondentit te ATSH-se nga Shkodra ne ate kohe, thuhej se kopmania “Albavia” do te niste punimet shume shpejt, madje diku nga fundi i qershorit 2002. Sot jemi ne vitin 2008, pra kane kaluar thuajse 7 vite nga akordimi i fondit per realizimin e nje vepre kaq te rendesishme per Shqiperine, por vecanarisht per Shkodren e Veriun e vendit tone. Gjate kesaj periudhe, si edhe shume vepra te tjera, “Shkoder- Hani i Hotit” eshte paraqitur si sukses i arritur por edhe i pritshem i shume mazhorancave dhe qeverive. Prej asaj kohe, jane nderruar shume kryeministra dhe pak mazhoranca, por rruga ka mbetur ne te njejten gjendje si me pare. Teksa e majta qeveriste Shqiperine per 8 vite rradhazi, meqenese Shkodra e Veriu ishin (sic edhe jane) bastion i PD-se dhe te djathtes, mosrealizimi i kesaj vepre madhore paraqitej si “peng i mbajtur”. Situata dukej se po shkonte drejt permiresimit me ardhjen ne pushtet te mazhorances se djathte pas 3 korrikut 2005. Dashamiresia e PD-se dhe te djathtes ndaj Shkodres- bastion i palekundur per mese nje dekade, parashihte nje lume investimesh por edhe realizim te veprave te mbetur pezull nga te majtet, me apo pa dashje gjate 8 viteve. Ne fakt behej fjale per nje fond te Qeverise Italiane, edhe pse shume here ishte perdorur edhe per motive fushate elektorale shqiptare. Megjithate, premtimet nuk munguar per fillimin konkret te punes, qofte nga pushtetare te larte qendrore por edhe ata vendore. Filluan edhe vendosjet e afateve per gjashtemujorin e pare, me pas per gjashtemujorin e dyte te vitit 2006, 2007, 2008 e keshtu me rradhe. Ne fakt, u organizua edhe nje tender, i cili duhet thene se deshtoi serish per mungese interesimi te sipermarresve apo konkurruesve serioze e te fuqishem. Problemi ne dukje eshte i nderlikuar, por realisht eshte shume i thjeshte: parate e vena ne dispozicion, me sakte te mbetura, nuk mjaftojne per perfundimin e aksit Shkoder- Hani i Hotit. Kur u akordua, fondi i percaktuar ishte 50 miliarde lireta, i konvertuar ne ate kohe ne euro, ishte me shume se 25 milion duke patur parasysh se kursi ishte 1 euro = 1937 lireta apo dicka e tille. Nderkohe, sot, pas thuajse 7 viteve, fondi rezulton te jete me i ulet, pa llogaritur se do te kete edhe dy “by- pass”- e ne qytetin e Koplikut. Per nje rruge cilesore, para disa vitesh, sipas specialisteve thuhej se per cdo kilometer rruge ne parametra optimale, duhen investuar 1 milion euro. E ne fakt sot, duke perllogaritur gjatesine e aksit qe mendohet te ndertohet, jemi nen kete mesatare. Natyrshem qe do te kete deshtim te tenderit, mungese interesimi te firmave prestixhoze. Ketyre u duhet shtuar edhe rritja e cmimeve te materialeve qe perdoren per rruget, por deri diku edhe e fuqise punetore (rrogat). Nuk po llogarisim ketu edhe perqindjen (te pakten teorike) qe duhet dhene per te siguruar fitoren ne tender, rregull qe mesa duket nuk vlen per firmat e huaja prestixhoze. Fatmiresisht, shpronesimet te kasin nga do te kaloje traseja jane marre persiper nga Qeveria Shqiptare, pasi ndertimi i rruges edhe me keto telashe, do te behej nje sipermarrje e pamundur. A ka nje zgjidhje? Natyrshem, per cdo problem ka nje zgjidhje. E vetme: nderhyrja e shtetit permes ridimensionimit te fondit, duke perllogaritur te gjitha cfare thame me siper, perjashto perqindjen qe duhet paguar per tu shpallur fitues i tenderit dhe qe ne fakt nuk mund te perllogaritetet asnjehere ne Shqiperi!? Eshte e kote te flitet per perfitimet e Shkodres, M.Madhe, Veriut e vendit tone me ndertimin e kesaj superstrade. Historia e saj eshte mjaft e ngjashme me ate te kalase “Rozafa”, pavaresisht se “muri” nuk ka filluar te ndertohet asnjehere diten per tu shembur naten. E ndersa shkruaj keto rradhe, nuk e di pse fati i “Shkoder- Hani i Hotit” me duket i ngjashem me ate te Shqiperise ne rrugen drejt Evropes. Ne fillimvitet ’90 endrra e te gjithe ishte “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Ne fakt, ishim shume prane realizimit te saj, diku nga viti 1996. Asnjehere me prane Evropes se Bashkuar nuk gjendeshin shqiptaret, por ndodhi ajo qe dihet tashme. Serish nisem ri-rrugetimin tone, per te mberritur ne vitin 2006, kur “MSA”- ja na beri te ndjehemi fare prane Evropes. Ne pamje te pare, i ngjajne te gjithe keto procese “tenderit” te Shkoder- Hani i Hotit, te cilet ne fakt edhe nuk u hodhen, por edhe deshtuan. E njejta gje edhe per antaresimin ne NATO, duke shpresuar te jete “nje tender” qe Shqiperia do ta fitoje me ne fund ne pranveren e vitit 2009. BD
DUKE NDJEKUR EMISIONIN “njerëz të humbur” nga Brukseli Ashte prove bame kjo pune se krejt zhvaten. Atyne qysh tash u asht ngreh kurtha kush e kush me xan ma shume per veti. Nigoni mixhen e veni shenj çka pu thot, kofsha i gabuem, por qe besa boll tutem se qeshtu ka me kane. Funi dalt hajr… Duke biseduar per gjendjen ne shqiperi (gjuha vete ku dhemb llembi), disa shprehin bindjen se tani ne shqiperi, njerzit jane te lire, e mund ta zgjellin vet menyren e jeteses, e kjo i bene ata te lumtur. Agroni, qe deri athere po degjonte pa folur, po i flet ca fjale, qe na mbeten ne mendje: Asnjehere nuk kame qene pesimist per jeten, dhe qamatin kurr se kam menduar, por edhe fort optimist s’mund te jeme, per faktin se gjithnje mbas botes kemi mbetur, por une jam rrealist e me pelqen te flas vetem per faktet qe shoh me sy. A me thoni per ç”fare lirie e keni fjalen? Per kohen e lire qe populli e shtyne pa pune? Per lirin e kryeministrit te shaje me liber shtepie, deputetet opozitare? Per lirin e bandave kriminale qe grabisin bankat ne mes te dites, qe djegun pyjet, qe hellin ne ere ujsjellesa e shtyllat elektrike?, Per lirine e “trimave” qe vrasin tjetrin per hiç gje? Per lirine e disa klerikeve per trafikimin e njerezve te gjalle e te vdekur? Per lirin e “specialisteve” per te mbjell qindra ha me “faren e vdekjes”? Apo per lirine e aferave korruptive te qeveritareve tane qe i nxiu jeten popullit? Jo zoteri, kjo lloj lirie pa demokraci eshte kot. Kjo liri na ka renditur deri tani ne kuotat me te ulta ne aurope ne te gjitha fushat e jetes. Kjo liri prollon pa siguri per te ardhmen. Per pak çaste brenda klubit ra heshtja, si per te vertetuar se Agroni kishte te drejt. Por qetesine e then Viktor Ndoja tek hyne ne klub i qeshur dhe i gesuar dhe kishte arsye, sepse mbas shume vitesh “loje dje kishte fituar grand jackpod”. Eshte paisur me dekumenta definitiv, prandaj ku pyetet sot qerasja me nga nje gote uiski e te gjith shokeve… Teme debati e ketyre diteve qe lidhet direkt me ne, eshte edhe nisma interresante qe Levizja G99, ka perfshire ne programin e saj, votimin e emigranteve, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 2009-es. Edhe ketu vlojne debatet. Nje pjese ka optimizmin karakteristik te emigrantit dhe shpresojne shume, se kesaj rradhe votimet do jene te pasterta. Disa s’jane ne te njejten simfoni, por shprehen mosbesues, se vota e tyre do te shkojne ne destinacionin e deshiruar, duke permendur faktin se atyre u eshte vjellur vota sy nder sy ne shqiperi, e jo me prej mijra km largesi. Bujar Kazazit qe si interesojn fare debatet politike, pasi lexon faqen sportive ne Koha ditore, e le menjean, e urt e bute si e ka zakon, i flet dy fjale me shpoti e nenkuptim:”Si po duken bathet e priftit, nuk ka pashke sivjet”(me kuptimin mosbesues per mundesimin e kushteve pet te votuar)Ne mundesha me mbajt zotimin qe i kame vene vehtes, per me i fut femijet e mij ne jete ashtu si duhet jam ne rregull, pastaj edhe me vdek une s’kam gajle, sepse per keta femije kemi marr rruget e botes. Sa per votime eshte kollaj ajo pune. Te tjere indiferentizmin e shokut te tyre e kundershtojne duke u shprehur: se duhet te votojme e te kontribuojme sa te jete e mundur per demokracine ne vendin tone, por nje shqetesim prej kohesh e kemi: A do ishte me mire qe politikanet tane te nderuar te majt e te djatht, perpara se t’na kerkojne voten tone, te pyesin vehten e tyre: Sa i kemi mbrojtur ne emigrantet tash 18 vjet rrugeve te Botes? Sa te bindur jane emigrantet qe tani ne kemi moralin e nevojshem e perkushtimin ndaj tyre, qe t’na japin besimin? Por tani kerkojne nga ne, qe tu mundesojme karrigen. Per ata politikane qe na than “ikni e thyeni qafen, e beni çajre vehtes tuaj, se s’kemi ç’tu bejme”. DHe na detyruan te vejme peng jeten e femijeve tane, duke i stivuar neper gomonet e vdekjes. KERKOJME VETVEHTEN Jemi degdisur ane e kende globit ne kerkim te vetvehtes. Na shkoje jeta ne toke te huaj, duke pritur te drejten e ligjeshme per te jetuar si te barabart me te tjeret, megjithse kjo e drejte ekziston ne paragrafet e ligjit per emigrantet, perseri jemi te detyruar te presim prej 10-12-15 vjetesh, per tu paisur me dekumenta, dhe asnjehere se kuptuam aresyen: Pse duhet te presim kaq gjate. Si per ti dhene pergjigje kesaj pyetjeje po me kujtohet nje shprehje aq praktike e shkrimtarit Sabri Godo: Se e drejta nga nje here vjen shpejt, nganjehere ajo vjen ngadale, dhe rradh here e drejta vjene ne kohen e duhur. Keshtu ne fati na spostoje ne dytet ne rradhe, duke vrare kohen me shpresen se durimi dhe kemngulja do te shperblehen nje dite. Mandej duke qen ne dhe te huaj, jemi edhe nen urdherat e te tjereve prandaj dytyrimisht duhet te pajtohemi edhe me vonesen, megjithse pasojat e saj negative me shume se sot, do ti ndjejme ne te ardhmen, mjafton te nenvizojme vetem e faktin e mos punesimit gjate gjith ketyre viteve, te cilat do t’na mungojne ne te ardhmen per efekt pensioni. Por le ta pranojme(te sforcuar) se edhe tani jemi ne kohen e duhur. Ne fund te fundit, sa do vone qe te behet nje e mire, ajo gjithmone ka efektin e vete pozitiv, e sidomos kur mendon per te kap fillin e jetes se femijeve. Gezohemi per nje pjese te shokeve tane, qe mbas shume vitesh pritjeje e ankthi, me ne fund u eshte dhene kjo e drejte. Ata tani jane rregulluar mire, e natyrisht nuk i vuajne keto simptoma. Por kjo eshte njera ane e medaljes. Ne fjalen e kemi per dhjetra e ndoshta qindra mijra te tjere qe shpresojne akoma. DHjet vjete ketu ne Bruksel, me kane dhene rastin te njof shume, ne mos te gjithe emigrantet e ketushem me problemet e tyre, me nje pjese takohemi shpesh e qajme hallet se bashku, dhe pyesim njeri-tjetrin: Deri kur do vazhdojme te shtyhemi keshtu? Veç nje Zot e di fatin tone per pjesen tjeter te rruges. Ftohtesia e dheut te huaj, shpesh here me kalon ne dejet e qenjes time, duke me ul ne nje njeri te tallur moralisht e shpirterisht. Ja dy-tre shembuj qe flasin vet: Ne nje bisede te lire me nje klerik nje dite ai me pyeti: Beson tek Zoti? Natyrisht qe besoje ju pergjigja, por ekstremist nuk jam. Zoti me tha ai, e di mire gjendjen tende, por don me te provua se sa mundesh ti per tu rreziztuar veshtersive, Kame vuajtur ne shqiperi sa te duash, i thash, e me eshte dashur se s’ben tu rrezistoj, po tani akoma edhe ketu do t’me len Zoti ne vishteresi? Lum ata qe vuajne shume ne kete jete, me tha ai, se jane te sigurt se parajsa krahhapur i pret. Lutju Zotit biri im, lutju dite e nate, pa pushim, me muaj e vite rresht. Duhet akoma shume durim deri sa lutja juaj te bien ne vesh te Zotit, per ta sjell te miren. Sa per lutje i thash, s’ kam lene nje mangut, jame lutur Zotit me gjith shpirt, por edhe shtetit kerkese me shkrim i kame bere, por deri sot s’kam pergjigje. Mandej kur Zoti e di hallin tim, pse s’mi jep dekumentat me lutjet qe i kam derguar, duke urdheruar institucionin perkates gezoje tani, se boll e kemi munduar kurbetliun, por don t’me mundojne akoma? Merci beaucoup monsieur, e “falenderova” ne frangjisht dhe u largova vertet duke u lutur: O Perendi jepu edhe shqipetareve nje pjese dielli si te tjereve kendej ne mergim! Vazhdojme Po luanim nje loje shahu me nje shokun tim, ne parkun e lagjes ku banojme. Prane nesh kalon nje komshi i jone, me nje qen per dore. Njihemi, eshte afrikan. Krejt afer nesh qeni po kryente nevojen dhe i zoti po qeshte gjith kenaqsi, une ne menyre krejt shoqerore i thash: Te lutem çoje kafshen te bejne nevojen tek vendi i caktuar. Por atij i erdhi keq per keshillen dhe mu drejtua ne menyre teper fyese: Ti s’ke te drejte as sa qeni im, sepse ky ka te gjith dekumentacionin e rregullt, qe i nevoitet per te udhtuar po deshi edhe deri ne fund te botes, kurse ti s’ke asgje. Tju them te drejten per momentin syt mu erresuan e qielli mu be i zi, por kuja e femijve aty prane: Mos baba mendo per ne, me kujtoj shprehjen biblike: Te sundosh vetvehten, ne momente kritike, eshte veper trimerie, dhe kjo me fali arsye e durim, edhe pse rrealisht, ndodhesha para nje kontrasti bardh e zi, ku une shqipetari fatkeq, si njeri s’kam te drejt as sa nje qen, ketu ne tok te huaj. Nuk e besoni? Po e faktoj: E imagjinoni brengen e nje emigranti, qe i mbetet perjetesisht ne zemer kur i vdes nena e tij, e te mos kete mundesi per te shkuar e per ti bere nderimet e fundit, te pakten nje grusht dhe mbi varrine saj, vetem per munges dekumentacioni? E ndjeni se sa i gjymtuar shpirterisht eshte ai? Kjo me ndodhi mua para disa muajsh. Tani gjykoni j… Ecim me tej Po pinim nga nje gote me nje te njohurin tim Belg. Njihemi prej 7-8 vjetesh. Eshte rrobeqepes. . Duke mi kuptuar problemet qe me jane krijuar nga mungesa e dekumentave, me rrekomandoje, “duke zgjellur nje menyre teper origjinale”: Me qe shteti-me tha ai- nuk mendon per ty, po ti pse nuk mendon per vehte? Si e pyeta i interesuar. Ti duhet te martohesh ne te bardh me nje belge, d. m. th, sa te fitosh dekumentat, e pastaj te ndaheni, kuptohet edhe me pelqimin e partneres. Pse ç’te keqe ka ketu? Keshtu kane vepruar nje pjese e madhe emigrantesh, dhe kan dale te fituar. Kame une nje kushuriren time, (me siguroj ai) madje me nje çmim te aresyeshem. Degjo i thash: Nuk e drejtojne te gjith gishtin tregues nga une e te thone me te drejt, ja ky burri, babai i tre femijeve i martuar fadhso? SHkurt nuk ia aprovova. Ti beje punen tende, e mos shiko gishtat e te tjereve. Ke per tu penduar me tha, sepse te humbasish nje dore euro, nuk eshte ndonje gje e madhe edhe sikur borxh ti marrish, sepse ato i zevendeson se shpejti me te fituar dekumentat, por te humbasish te gjitha keto vite, eshte e tmerrshme sepse ato ikun e nuk i zevendeson kurr me. ç’moje kohen ajo eshte flori. Faleminderit o miku im, por kostumi qe me afrove mua, eshte shume modern, e di se ky model aktualisht preferohet shume, e s’po pyet kush me per moshe, por per natyren time nuk me rri mire. Une i kame mbetur besnik klasikes… E thame me siper, per ne qe jemi pe dekumenta, puna eshte kadegorikisht e ndaluar me ligje. Vertetesine e ketij ligji e kame provuar une ne veten e pare, prandaj do tua rrefej konkretisht ashtu siç me ndodhi para disa muajsh: Me deshiren e shoqerise shqipetare ketu dhe timen u vura ne krye te nje ASBL-i. Per te qene i sinqert nje lek i vogel tepronte nga shoqeria, sa per te kryer ndonje nevoje minimale per femije. SHerbeva ketu disa muaj, sipas te gjitha rregullave, duke menduar se kjo zgjillje provizore, po me ndihmonte sa do pak, per te pritur disi me i qete pergjigjen e rregullarizacionit, qe kishim bere kohe me pare. Mire po edhe ketu s’qe e thene qe ti gezohesha punes, (fukaraja nuk shpeton kurr) sepse ne nje dite te bukur shprese, ne klubin e shoqates erdhen nje grup policor, dhe pasi ushtruan nje kontroll te imtsishem, dhe pasi konstatuan se gjithçka ishte sipas te gjitha rregullave te sanksionuara ne ligj, per çudin e te gjitheve aty, me shoqeruan ne ambientet riatdhesimit te emigranteve, pa as me te voglin motiv. Isha apsulutisht i sigurt ne vetvete se s’kisha bere as fajin me te vogel, (perveç se isha pa dekumenta, ky s’eshte faji i im. ) E pyeta shefin e zyres se pse. . . por ai me urdheroj prer: Mos fol. Do te kthejme ne shqiperi. Atje eshte vendos demokracia. Une vertet nuk fola, sepse ky urdher “me preu gjuhen”, e me beri te rri sus, mandej kur s’te mbron ligji, ndjehesh i pa sigurt ne vetvehte e eshte kot te kundershtosh, sepse ai vendoste per te ardhmen e femijeve te mij. . Nejse. Ndersa shefi i zyres, po plotesonte formularin qe ta firmosja une, per largimin familjarisht nga Belgjika, une ne heshtje po mendoja, ndoshta ato qe do ti kisha shprehur me ze: Ka 10 vjete qe pres me shprese, per paisjen me dekumenta qendrimi. DHe tani ti çoje femijet e mij nga Brukseli te studiojne ne SHkoder? Per pune sekondash mendimi me fluturoje tek gjendja aktuale, tek “demokracia” ne shqiperi. Atje nuk ka kushte kurrsesi si ketu per te studiuar femijet, sepse mungojne elementet baze per nje jete normale. Mungon energjia elektrike, dhe nxenesit mundohen te mesojne nen driten e mekur te qiriut. Analfabetizmi atje rrezulton ne nivele te alarmante. Prandaj kush mundet i dergon femijet e tij jasht shtetit, kryesisht ne perendim, per te studiuar dhe per tu diplomuar, sepse as diplomat te universiteteve te shqiperise nuk njihen ne perendim. Qeverit e rradhes edhe Zotin fajsojne per mungesen e dritave (sepse 90%e energjise elektrike atje, vjen nga burimet hidrike), por vehten e tyre, kurr jo, edhe pse ata vet e dine se e kane humbur garen me kohen, e duke humbur keshtu edhe rrugen per ku nisem ne vitin 1991. Hallet rreale te popullit gjithnje ne rritje, shtrojne ne plane te pare mbijetesen. Politikes shqipetare, gjithnje ka pikuar çatia ne 1001 vende, por tani bash kulmi i saj eshte çare e po rrjedh rreke pa u ndalur. A se verteton kete Gerdeci e jo vetem ky? Ne vendin me te varfer te europes, ku spitalet nuk kane as medikamentet e nevojshme por ka mjek te korruptuar, ku biznesmenin e ndershem e quajne hajdut e hajdutin e quajne te “zotin”, ku populli s’ka as karta identiteti, shkurt ku korrupsioni eshte prezent pothuajse ne c’do institucion, e po mund ligjet e shtetit, ka kthyer popullin ne pezimizem, ata nuk besojne me ne rrecitimet e genjeshterta te politikeberesve te vendit te tyre, kete e degjon kudo ne bisedat e lira te tyre, ne shqiperi dhe sidomos kendej, fjala e pare boll renqethse qe vihet ne ball te bisedave eshte: SHqiperia s’behet. Akoma deri sot, nuk doli nje klase e mirfillt politike qe te mendoje konkretisht per punesim e mirqenje. Paaftesit e tyre te majta e te djathta, i kane kufizuar ne minimum hapsirat per te punuar e jetuar ne ate vend. Keto jane disa nga arsyet, qe populli ka humbur besimin, e si pasoje ka detyruar mbi 30% te popullsise, te moshes me produktive te jetes dhe te punes, per te emigruar ne europen perendimore, ne Amerike, e deri ne australine e larget, per te punuar e jetuar, dhe nuk e shikojne aspak te aresyeshme, qe te kthehen me ne vendin e tyre. Duke qene fatkeqsisht keshtu, une kame bindjen se po te ishte e mundur te hapeshin kufijet shqipetar vetem per 24 ore, shumica dermuese e 70% e popullsise se mbetur ne ata vend, do te drejtoheshin per ne shtetet perindimore per te siguruar te ardhmen e tyre, sepse ne fund te fundit, atdheu i gjithsecilit eshte atje ku zhvillohet me shume. Prandaj, ju lutem shume mos me ktheni ne shqiperi, mos mi humbni 10 vjet pritje. E di Z. shef se do te ishte 1000 here me mire te punojme ne vendin tone, se sa te dalim kendej ne perendim e te punojme per te tjeret, madje shpesh dinjiteti yne nepekembet nga bota, por ja qe politika e shqiperise keshtu mendoj per ne. Prandaj na kuptoni , ne se qeveria e vendit tim nuk e ve gishtin ne koke per shtetasit e vet, ju lutem Ju veni doren ne zemer per ne. ( rrethanat nga nje here te detyrojne te kerkosh lemosh. ) Une kerkoje nga shteti i Juaj te drejten e barabart si te gjith te tjeret, sepse ndjehem i motivuar per te jua shperblyer me pune, e cila mu privua nga shteti im. Ja, kjo eshte “demokracia” e ketij vendi, i ndodhur ne europen juglindore Z. SHef, thash ne heshtje, se me ze nuk munda. Nuk munda edhe per urdherin qe ai me dha te mos flisja, por edhe per arsyen se nuk eshte e lehte te flasish rrealitete te hillura per vendin tim, sepse ndjej keqardhje e dhimbje te brendshme, se e dua edhe ashtu siç e kane kadandisur te pa aftet, aq ma teper e duam tani qe jemi larg tij. Natyrisht kisha deshiruar qe ato pak gjera te mira qe jane bere ne SHqiperi gjate ketyre 18 vjeteve postkomuniste, te ia dedikojme qeverive te rradhes, por ato s’jan te tyre, faktikisht ato jane merite e padiskutueshme e impenjimit maksimal te perendimoreve. Te jemi rrealist, kjo eshte e verteta. Dielli me shoshe nuk mbulohet. Per aq minuta sa shefi i zyres, po bisedonte ne telefon me drejtorite e shkollave te femijve per mbarvajtjen e tyre, (ndoshta ketu varej edhe riatdhesimi im ose jo) mua mu ngjallen shpresat, sepse isha i bindur se pergjigja e drejtorive te shkollaved o ishte 100% e mire. DHe vertet ashtu ndodhi. *DHe kjo ishte dhurata me e mire qe me bene femijet e mij ne ato momente, te cilet po me prisnin ne shtepi prej 24 oresh per te festuar 50 vjetorin e datlindjes time, qe per koinçidence qelloje pikerisht ata dite. FADIL BALAJ, Emigrant në Bruksel
Toponimastika e prefekturës së Dibrës Gazeta “Shqipëria Etnike” me rastin e 70 vjetorit të Toponomastikës së shqipëruar apo përshtatë me gjuhën shqipe të kohës, si dhe me rastin e 80 vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, po vijon pjesën e tretë të publikimit të vendimit historik nr. 753, dt. 06.7.1938 të Qeverisë së Mbretërisë të botuar në fletoren zyrtare me datën 26 gusht (1938), ku mjerisht ky vendim mjaft me vlera edhe për ditët e sotme të vitit 2008, gjindet ende i “Burgosur” edhe pse ky “burgim” po i kalon 70 vitet. Gjithsesi në numrin tjetër ne publikuam Toponomastikën e Nënprefekturave Lezhë dhe Mirditë, që ishin kampion edhe i qëndresës së Toponomastikës shqip, gjë që e vërteton edhe vendimi i qeverisë së Mbretërisë që kishte pasur fare pak nevojë, për shqipërimin apo përshtatjen me shqipen e kohës të emrave të fshatrave, lagjeve, katundeve e tjerë. Ndërsa sot po publikojmë të kundërtën ku vendimi i Qeverisë ka qenë i detyruar të “shqipërojnë”, ose përshtasin rreth 70% të Toponomastikës së Prefekturës së Dibrës me dy Nënprefekturat e saj: Nënprefektura e Matit dhe atë të Artës (Zerqanit). Ne për të qenë sa më korrekt dhe më pak të mërzitshëm me lexuesit po publikojmë vetëm ndryshimet të cilat janë:
NËNPREFEKTURA E DIBRËS Ishte Bëhet Bellova Bardhusha Gerjani Krraba Çetushi Bregasi Dohoshishti Hysenaj Greve Grindushe Ilnica Kreshtle Melani Miellaj Pejka Bishtore Pjeça Kurrizaj Pollozhani Kuqelinë Rabdishta Luginë Rrashnopoja Rrafshinë Staroveci Shëngjergji Tomini Dëshmoraj Trepça Vjeshtaj Ushtelenca Begatë Zagradi Qyteza Zimuri Dimnueri Harapaj Arapaj Hoteshi Tejdrin Lishani Ledhaj Luznija Petritaj Allajbegija Drangueoni Ballata e Epër Burimi i Epër Ballata e Poshter Burim i Poshtëm Çemena Zheshkore Dovolani Lëndinë Erebara Herebar Grazhdani Moisiu Herbeli Harabeli Kerçisht i Eper Gur i Epër Kerçisht i Poshtëm Gur i Poshtëm Klloboçishta Lis i Madh Kvashica Farkore Kurtegaj Kurtaj Majtara Mjatarea Oboku Bujkaj Pesjaka Rranxë Proçesti Ujmirë Popinavra Pjeshkorea Rreshani Reshan Vojnika Brrakaj Kraja Kreje Bahutaj Mollasi Buleç Kulaç Vajmidhaj Vajmedhenj Blliçaj Shalës Borovjani Perpjekas Brest i Epër Brez i Epër Brest i Poshtëm Brez i Poshtëm Berzhdani Karshasanaj Deshati Gjylaj Kishaveci Kishaj Limjani Lymaj Renci Renz Sohodolli Thatinë Shimshani Shemri Vranita Pishaj Kalla Kellez Sllatina Florini Sllove Lajthizë Shumbani Dushkaj Vanishta Veneshtë Ratkaj Rathaj
NËNPREFEKTURA E MATIT Baza Baz Bishkashi Pishkashi Karica Karrizë Darsi Dares Fshet Fshat Klosi Dullinjas Selishta Shpatinaj Bejni Shkreptinë Berbullej Borbullaj Derjani Deregjan Kullë Pashaj Kulla e Pashës Slliu Shenllia Shqefeni Shtjefni Bozhiqi Krismaj Lkundi Lekundea Kome Kambaj
NËNPREFEKTURA E ARTËS (Zerqani) Bulqizë Bylmetaj Bulqizë Dushaj Njomëza Bulqizë e Madhe Fusha e Madhe Bulqizë Vajkal Vrapkalaj Gotvija Vijasi Krajka Krekeza Luboleshi Pjellore Peladhia Pelasi Sofracani Tryezëgjanë Strikcani Thatush ZERQAN ARTE Brataj Vëllaznaj Çereneti Sukthi Gjoricë e Epër Bukurosh i Epër Gjoricë e Poshtër Bukurosh i Poshtëm Homeshi Skënderaj Kovashica Gurramirë Muzhica Kështenjasi Okshatina Mirosh Stushaj Dushkaje Topojani Uras Viçishta Valas Vleshaj Vlashe Xhurasi Gurrasi Borova Brinjas Gjinovec Gjinaj Klenja Theknorja Sebishta Trimaj Stebleva Shllinez Trebisht Çelepi Treanes i Mesëm Trebisht i Eper Treanes i Epër Trebisht Mucine Treanes i Poshtëm Vernice Frashen Zabzun Ushtimë Lejçani Gurakuq Lladomerica Djegasi Okshtuni Hoxhmungelli Ostreni i Madh Plakoni i Madh Ostreni i Vogël Plakoni i Vogël Radoveshi Rrange Smollniku Shkoze Terbaçi Shekas Ternova Spathar Tuçepi Kumbell Golovisht Shpatllas Izvire Bushaj Sepetova Gropaj Miresh Miraj
Duke e mbyllurn pjesën e tretë të publikimit tonë, nuk kemi arsye të mohojmë një të vërtetë historike, e cila del në dritë edhe në vendimin historik të Qeverisë së Mbretërisë Shqiptare të Toponomastikës Shqip, ku qëndresa e trevave simbol të binomit FE dhe Atdhe (Malësi e Madhe, Dukagjin, Lezhë, Mirditë…) ka pasur edhe një qëndresë historike për ruajtjen e Toponomastikës Shqip në koherencë me besimin dhe qytetërimin e këtyre trojeve Ilire – Shqiptare dhe Europerëndimore. Për këtë Komisionit Shkencor të Mbretërisë i është dashur fare pak punë për shqipërimin apo përshtatjen në shqip të emrave të fshatrave, katundeve, lagjeve e vendeve të tjera të asaj kohe. |