OBAMA – NJE FAQE E RE E HISTORISE AMERIKANE
Prej më se tetë vitesh, harta elektorale e SHBA-së dominohej nga ngjyra e kuqe. Por vetëm pas përfundimit të zgjedhje, para 19 diësh, më 4 nëntor, të cilësuara si historike për këtë vend, gjithçka do të merrte fund. Shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë me votat e fituara dhe përkrahjen e marrë nga dominimi i kuqtë, bëri që bluja të dominojë. Senatori demokrat hyri në histori. Amerika ka regjistruar numrin më të madh të pjesëmarrjes në zgjedhje që nga zgjedhjet e vitit 1960. Obama fitoi bindshëm duke fituar betejat në shtetet kyçe të Ohajos, Floridës dhe Pensilvanisë. Në fjalimet e deritashme Obama ka deklarua se forca e vërtetë e Amerikës buron nga idealet e saj të demokracisë dhe lirisë. “Atyre që duan ta përmbysin botën, u themi: Ne do t’ju mundim. Atyre që duan të kërkojnë paqe dhe siguri, u themi: Ne do t’ju mbështesim. Dhe të gjithë atyre që kanë pyetur veten nëse fanari amerikanë ende ndizet i bardhë, u themi: Ne dëshmuam edhe një herë, se forca e vërtetë e kombit tonë nuk vjen nga fuqia e armëve dhe shkallës sonë të pasurisë, por nga fuqia e qëndrueshme e idealeve tona, demokracisë, lirisë, mundësisë dhe shpresës së palëkundur” Obama, faqe në historinë e Amerikës Demokrati Obama është presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, disa dekada pas përpjekjeve për të drejta të barabarta të afrikano-amerikanëve në jugun e ndarë të vendit. 47 vjeçari që pas 20 janarit do drejtojë Shtëpinë e Bardhë, vjen 50 vjet pas fillimit të Lëvizjes për të Drejtat Civile, që u dha fund ligjeve të ndarjes racore në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, që i trajtonin afrikano-amerikanët si qytetarë të dorës së dytë. Afrikano-amerikanët nuk mund të ushtronin lirisht të drejtën për të votuar në jug të vendit deri në vitin 1965, kur Kongresi miratoi Aktin e së drejtës për të votuar nën presionin e aktivistëve të së drejtave civile. Më parë frikësimi, dhuna dhe ligjet që donin t’i kufizonin të drejtat e afrikano-amerikanëve, nuk i lejonin ata të votonin, megjithëse u ishte dhënë e drejta e votës që në vitin 1870 me amendamentin e 15-të të Kushtetutës. Akti për të drejtën e votës i dha fund këtyre taktikave diskriminuese. Obama, i ati i të cilit ishte nga Kenia dhe nëna një amerikane e bardhë, ka realizuar arritje historike edhe më parë, Në vitin 1990, ai ishte i pari president afrikano-amerikan i revistës prestigjioze Harvard Lau Reviev, që konsiderohej posti më i lartë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Harvardit. Obama është senatori i pestë afrikano-amerikan në historinë amerikane por asnjë tjetër afrikano-amerikan nuk shërbyen sot në Senat. Po shqiptarët a ndjehen pjesë e fitores? Shqiptaro-amerikanët që ndihmuan kandidatin demokrat dhe fushatën e Partisë Demokratike janë emra në zë,të respektuar në vëndin e lirisë e demokracisë njerëzore. Një pjesë e këtyre personaliteteve dhanë ndihma dhe donacione financiare në mbështetje të fushatës Obama- Biden dhe ndër këto emra njihen: Harry Bajraktari, Ekrem Bardha, Ilir Zherka, Ilirjan Rusi, Dr.Sami Repishti, Nikolas Pano, Jane dhe Van Kristo, aktori Luan Bexheti dhe shumë emra të tjerë të biznesit. Pra, edhe shqiptarët kanë nderin e vet, paçka se për këtu është mirë të mos zgjatemi, Sfidat e Obamës Asnjëherë sfidat nuk kanë qenë kaq të mëdha. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq e rëndësishme për presidentin e ri, që ta nisë punën me vrull. Për shkak të krizës globale, luftës në Irak dhe Afganistan dhe një mori problemesh si brenda vendit ashtu edhe në botë vështirësitë, me të cilat do të përballet Barack Obama po krahasohen me sfidat e presidenti Franklin Roosvelt në mesin e viteve 30-të të shekullit të kaluar, në kulmin e depresionit të madh. Liderët botëror vlersime për zgjedhjen e Obamës Si askurrë tjetër, Liderët botërorë u turrën të mirëpresin fitoren e senatorit demokrat. Ndër të parët që kanë përshëndetur fitoren e tij, ka qenë Presidenti francez, Nikolas Sarkozi. Ai ka uruar Barak Obamën për atë që ai e quajti “fitore brilante” të zgjedhjeve në Amerikë. “Në kohën kur të gjithë përballemi me sfida të mëdha, zgjedhja e juaj i rrit shpresat në Francë, Evropë dhe gjetkë në botë”, tha Presidenti francez. Sipas tij, amerikanët, besnikë të vlerave qe kanë përcaktuar gjithmonë identitetin e Amerikës, kanë shprehur me forcë besimin e tyre tek progresi dhe e ardhmja. Këto kanë qenë fjalët, me të cilat Sarkozi komentoi zgjedhjen e Obamës President. Ndërkohë, Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barozo e uroi Barak Obamën për fitoren në zgjedhjet e SHBA duke thënë se ai shpresonte se do të ndihmonte në gjetjen e një zgjidhjeje të re, për t’i dhënë fund krizës financiare. “Ne duhet të ndryshojnë krizën aktuale në të cilën ndodhemi, për të cilën kemi një mundësi të re. Ne kemi nevojë për një marrëveshje për botën e re”, deklaroi Barozo. Ai siguron senatorin Obama për mbështetjen e Komisionit Evropian dhe për mbështetjen e tij personale në përparimin e këtij angazhimi, për t’i bërë ballë së bashku ndryshimeve të shumta që i nevojiten vendeve. Afrikanët i kushtuan më shumë vëmendje këtyre zgjedhjeve sepse kandidati demokrat, senatori Barak Obama, bir i një emigranti nga Kenia, është jashtëzakonisht popullor në Afrikë. Për të huajt, Barak Obama përfaqëson një ndryshim nga politikat e Presidentit Bush, që kanë shkaktuar zemërim lidhur me luftën në Irak dhe të drejtat e njeriut. Obama zgjedh kabinetin për Amerikën ndryshe Presidenti i ri Barak Obama, fillon përgatitjet për marrjen e Shtëpisë së Bardhë. Ai ka nisur bisedimet dhe ofertat për të kompletuar kabinetin e tij me bashkëpunëtorë dhe personalitete të rëndësishme. Në postin e shefit të kabinetit është vendosur Ram Emanuel. Ai është një personalitet i njohur i radhëve të demokratëve dhe aktualisht kongresmeni nga Ilionisi. Pritet që Emanuel, me qëndrimet e tij të forta dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Barak Obamës të pranojë një detyrë të tillë. Ndërkohë nga mediat amerikane, mësohet se ish-senatori demokrat i ka kërkuar 48-vjeçarit Emanuel të jetë shef i kabinetit të Shtëpisë Bardhë. Gjithashtu, në krye të postit të Sekretarit Amerikan të Shtetit është vëndosur zonja Klinton. Ndërkohë, detyrë e ndjeshme aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe Sekretariati i Financave, pas krizës financiare në këtë vend. Këtë detyrë, demokratët pritet t`ia besojnë ish-sekretarit, Lorens Samers, kryetarit të Thesarit Federal, Pol Volker dhe presidentit të Bankës Njujorkeze për rezerva federale, Timoti Gajtner. Kjo detyrë në sferën e financave do të jetë e përcjellë me probleme dhe sfida të ndryshme, pas krizës financiare dhe miratimit të pakos prej 700 miliardë dollarësh për tejkalimin e krizës, mjete këto që do të shpërndahen nga përbërja e re e pushtetit në SHBA. Obama ka deklaruar se ka disa ide të mira për njerëzit që do t`i vendos në pozitat e larta shtetërore, por ai përmendi se kryesisht do të përfshihen dhe republikanë në kabinetin e tij. Qendra e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka nisur që t`i shpërndajë dhe informojë Presidentin e sapozgjedhur, me të gjitha raportet që kanë të bëjnë me politikën e brendshme dhe të jashtme. Sipas Foksnjuz, Obama mendon që të mbajë në postin e Sekretarit të Mbrojtjes, sekretarin aktual Robert Gejts, por emër i mundshëm në këtë post përmendet edhe Riçard Dancing. Pranim dorëzimi i detyrave në administratën amerikane do të bëhet përgjatë 58 ditëve të ardhshme deri në inaugurimin e Presidentit Barak Obama më 20 janar të vitit 2009. Sfidat në politikën e jashtme Janë mjaft aktive përpjekjet e Presidentit të ardhshëm dhe ekipit të tij, për të bërë zgjedhjet e nevojshme për sfidat që i presin me fillimin e mandatit në janar. Ekspertët politikë dhe analistët e politikës së jashtme thonë se Presidenti i ri do të përballet me sfida të vështira që në fillim.Është vërtet largpamësi diplomatike edhe një analizë e spikatur e zëvëndëskonsullit amerikan në Tiranë Matthew Wuall, dhënë një ditë para zgjedhjeve në Amerikë në “TV 1 Channel” të Shkodrës përballë kolegut tonë Blerti Delija ne emisionin “Eureka”, i cili u tha shqiptarëve se Amerikën e pret një beteje që sado e vështirë është, do jetë e fituar. Shqiptarët e ndoqën me vëmendje të madhe zotin Wuall që dha mesazhe paqeje dhe demokracie të vërtetë.Dhe vërtet, sapo të fillojë detyrën Presidenti i sapozgjedhur Obama, do të gjendet përballë problemeve të lëna pas nga Presidenti Bush, përfshirë krizën financiare, luftërat në Irak dhe Afganistan, mundësia që Irani të prodhojë armë bërthamore dhe një numër situatash të tjera që kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Profesori i Shkencave Politike në Universitetin “Rice” Uerl Blek, bashkautor i librit “Amerika e Ndarë”, thotë se presidentëve të rinj u është dashur shpesh të përballen me probleme të lëna pas, nga paraardhësi i tyre. “Ai do të përballet për shembull me një situatë të ngjashme me atë që e priti Presidentin republikan Ronald Regan, kur mori pushtetin në janar të vitit 1981. Ai do të trashëgojë të gjitha problemet që kanë lidhje me administratën paraardhëse”, shpjegoi ai. Profesori Blek thotë se një problem për Presidentin e ardhshëm Obama mund të jenë shpresat e mëdha që ai ngjalli tek përkrahlsit e Tij, SOKOL PEPUSHAJ
Jeta e personit mbrohet me ligj! Po jeta e 10- te deputeteve!? Greva e urise e 10 deputeteve shqiptare, eshte ky togfjalëshi me i përdorur keto javet e fundit dhe jo vetem nga mediat e shkruara dhe audio- vizive. Edhe ne familjet me pak te interesuara per zhvillimet politike ne vend, edhe aty ku varfëria eshte ulur kembekryq prej dekadash, edhe aty ku njerëzit jetojne per shpresen e premtimit te rradhes per nje vend pune, kryefjala ka qene “greva e urise se 10- te deputeteve” te PDK-se, LSI-se dhe “PS ‘91”. Pavaresisht motiveve qe i shtyne keta burra per te ndermarre nje akt vetëflijimi te ngadalshem dhe ne syte e medieve e kolegeve politikane, te gjithe duhet te përqendrohemi tek njerëzit. Nje “kod zgjedhor” eshte mjaft i rendesishem edhe per fatet e demokracise se nje vendi te rilindur si Shqiperia. Por nje gje eshte e sigurte tashme: komunizmi, megjithe zgjatimet e tij te çuditshme permes bijve apo nipërve qe si rudimente i varen politikes se pas viteve ’90, nuk mund te kthehet me ne Shqiperi! “Kodi zgjedhor” eshte thjeshte nje ligj i rradhes, i cili kërkon te tentoje standarde me te larta ne zgjedhje shqiptare, kurrhere te hasura keto 18- te vite. Nje ligj qe si shume te tjere, ngjall polemika përpara hartimit, ngjall me shume polemika dhe rremuja gjate zbatimit, per tu arkivuar vetem pak muaj pas zgjedhjeve. Rasti me i fresket jane zgjedhjet vendore 2007 dhe tashme ato te vitit 2009, qe sipas te gjitha gjasave, do te zhvillohen me nje kuadër te ri zgjedhor te fiksuar serish ne nje “kod”. Pertej hamendësimeve, etiketimeve nga me te ndryshmet, te gjithe shqiptaret duhet te kene dicka te qarte, madje aq te qarte sa eshte edhe vete drita e diellit, e rradhe ne keto dite te ftohta qe paralajmerojne afrimin e stines se dimrit. Me shume se per fatin e bashkeqytetareve, me teper se per “fatet e demokracise”, politikanet brenda dhe jashte salles se Kuvendit, jane te interesuar per veten e tyre dhe te ardhmen ne Akropolin politik shqiptar. Me deshiren me te madhe do te deshiroja qe ne menyre modeste, te ftoja te gjithe shqiptaret te shohin edhe zhvillimet me te fundit ne vend, qofte antare te PD+ PS, qofte edhe ata te partive qe jane jashte sintonise me kete binom historik qeverises te vendit (pozite- opozite prej 18 vitesh!). Megjithate, e gjithe kjo “mesele” (me falni qe e quaj keshtu!) ka edhe nje ane tjeter, te cilen askush deri tani nuk eshte kujtuar ta refkeltoje ne mediume te ndryshme. Pavaresisht kontestimeve qe ne procesin e hartimit te saj, pavarësisht retushimeve dhe shtesave ne trupin e saj, Kushtetuta e Shqiperise e miratuar me shume dyshime te opozites se asaj kohe ne vitin 1998, vazhdon te jete ne fuqi. Ne kapitullin e dyte, pikërisht ne Nenin 21, thuhet shkurt e sakte: “Jeta e personit mbrohet me ligj”. Ne fakt, nje fjali kaq e shkurter dhe koncize, nuk le shteg per shume komente, te cilat nuk i zgjati as edhe Gjykata Kushtetuese, e vetmja me tager per interpretimin e Kushtetutes. Me kete arsyetim te thjeshte, denimi me vdekje u zevendesua ne te gjitha ligjet shqiptare me “burgim te perjetshem”, pasi u nënshkrua protokolli per heqjen e denimit me vdekje me Keshillin e Evropes. A vlen nje nen i tille edhe ne rastin e greves se urise se 10- deputeteve? Kesaj pyetjeje eshte shume e veshtire ti kthehet nje përgjigje juridike nga ana ime, por natyrisht ka edhe përgjigje morale, pse jo edhe analogji. Greva eshte nje mjet i luftes demokratike, i përdorur kryesisht edhe gjerësisht ne boten e qytetëruar- kryesisht nga sindikatat dhe grupimet e ndryshme shoqerore. Ka patur raste sporadike, si psh ne Itali, qe lidere te njohur kryesisht radikale, kane nisur greve vetëflijuese (urie) por qe eshte nderprere pas pak diteve. Ne Shqiperi, greva fitoi “te drejten e qytetarise” pas viteve ’90, njeheresh me lirine e organizimit politik. Nje greve e thjeshte, nje oreshe, nje ditore apo edhe pa afat, rrezikon te rastin me te keq kaos ne nje sektor te caktuar apo te gjithe sektoret publike apo privat, por asnjehere nuk rrezikohet jeta e asnjë njeriu (përjashto rastet e konfrontimeve fizike). Ndryshe qendron ceshtja per greven e urise. Thjeshte nje pyetje: cili eshte ndryshimi me greven e zakonshme, po e quajme? Me deshiren e vet, nje individ niset drejt vetëflijimit apo vdekjes se ngadalte, duke denuar vetveten, apo sic quhet shkurt ne nje gjuhe te përbotshme “eutanazia”. Ne kushtet e mungeses se ushqimit, ne raste ekstreme edhe te ujit te pijshem (sic ndodhi edhe ne greven e 10- te deputeteve), vdekja fizike eshte nje destinacion i sigurte. Gjithe ky arsyetim, ka nje baze nese greva e urise zhvillohet ne kushte te respektimit te saj dhe jo kur “bifteku” te merzitet dhe duhet ndryshuar me “peshk”, por duhet te durosh pasi me pesh merr ere salla e greves! Ne nje fare menyre, qytetaret, mediat dhe politikanet keto dite mund te quhen deshmitare te nje “vdekjeje kolektive te paralejmeruar” nga nje greve urie. “Jeta e personit mbrohet me ligj”, citojme serish Nenin 21 te Kushtetutes sone. Po cili ligj duhet ta mbroje ate? Cili ligj duhet te ndaloje nje person ti jape fund jetes qofte edhe me vdekje graduale si greva e urise? Cili organizem e ka per detyre te garantoje respektimin e këtij neni te rendesishem te Kushtetutes Shqiptare? Asgje, asnjë ligj, qofte edhe Kushtetuta nuk mund te krahasohet kurrsesi me vleren e nje jete njerezore. Po me jeten e 10-te njerëzve? Po me jeten e 10- te njerëzve- deputete? Mbase ka ardhur koha, ndoshta edhe ka kaluar, qe te mendohet per nje ligj te tille, qe te ndaloje nje forme ekstreme te protestes dhe presionit sic eshte greva e urise. Ne cdo vend te botes, struktura te shtetit: nga psikologet, specialistet e policia, përpiqen te shpetojne jeten e nje njeriu qe kërkon te hidhet nga nje lartesi. Askush nuk kujtohet ta pyese se cila ishte arsyeja qe e beri te ndermarre nje hap te tille, edhe pse me pas mbase mund te arrestohet. I njëjti rregull vlen edhe per “sportistet ekstreme”, te cilet fshehtas policise realizojne akrobacite e frikshme. Me duket se edhe me greven e urise, ka shume pak ndryshime, ndersa rezultati eshte i njejte: vdekja! Kjo eshte ana tjeter e medaljes e greves se 10- te deputete shqiptare! Te pakten ne kendveshtrimin tim! Blerti DELIJA A nuk janë këto themelet e mafies ekonomike Shqetësimi qytetar për konkurrencën e pandershme Aty nga data 30 e tetorit u organizua një Konferencë e stomatologëve shqiptarë. Në të morën pjesë veç mjekëve stomatologë, të ftuarve të fushës, anëtarë të shoqatës, edhe përfaqësues të Qeverisë, të cilët dhanë mendimet e tyre. U diskutua gjerë e gjatë për problemet shqetësuese aktuale që ka në vend në këtë fushë. Diskutuan edhe përfaqësues të Shoqatës së Stomatologëve shqiptarë. Them të SHSSH, sepse në fund të fundit këtë Konferencë ata e organizuan. Në këtë takim u ngritën një sërë problemesh e shqetësimesh të vërejtura gjatë periudhës që klinikat stomatologjike funksionojnë si private. U ngritën shqetësime për licensimin e klinikave stomatologjike, për cilësinë e punës së tyre, për cilësinë e materialeve të punës etj, etj. Deri këtu mirë, sepse janë shqetësime të mbarë shoqërisë, shqetësime të prodhuesve dhe shqetësime të konsumatorve. Por momenti më interesant dhe më i papranueshëm që mua më bëri shumë përshtypje dhe që e vlen të prononcohem ishte kërkesa për vendosjen e çmimeve dysheme për shërbimet stomatologjike. Me këtë prononcim të kësaj shoqate vetë funksioni dhe misioni i saj ndryshoi 100%, sepse që në këtë moment kjo shoqatë del jashtë funksionit të krijimit në mbrojtje të stomatologëve dhe kalon në Kartel, në një Kartel të ngjizur prej çmimit dysheme, duke injoruar dhe degjeneruar tregun. Kalimi në pasojat e kësaj strukture, humbja e konkurencës, do të ndjehet prej konsumatorit shqiptar. Konsumatori do të paguajë sot më shumë se dije për të njëjtin shërbim. Nga e nxjerrim këtë konkluzion? Këtë konkluzion e nxjerrim nëse shikojmë shkurt se sa lloj firmash kemi, në çfarë struktura tregu veprojnë ato dhe çfarë janë çmimet dysheme. Është e nevojëshme të shpjegojmë strukturat e tregut pasi shumë njerëz me treg kuptojnë thjesht një vend që shit- blihet pa u thelluar se pas këtyre veprimeve fshihen marrëdhënie të fuqishme ekonomike që janë të lidhura jo vetëm me këtë treg mallrash por edhe me tregun e faktorve, tregun e fuqisë punëtore, tregun monetar dhe tregun botëror. Është lodhur Ngjela në fushatën elektorale për Kryetar Bashkie duke folur për tregun dhe duke treguar rolin dhe rëndësinë e tij. Nuk ka pasur takim me zgjedhësit pa folur për tregun. Dhe kjo është mëse e drejtë. Koha po tregon gjithnjë e më shumë rëndësinë dhe pasojat e deformimit të tij në kurriz të buxhetit të konsumatorëve Organizimi firmave dhe llojet e tregjeve ku veprojnë Kemi tri forma të organizimit të firmave që veprojnë në katër struktura tregu. Sipas organizimit pronësor firmat i ndajmë në firma individuale, me ortakëri dhe shoqëri aksionare ose siç quhen ndryshe korporata. Këto lloj firmash veprojnë në strukturat e tregjeve. Firmat individuale janë përgjithësisht të vogla ku pronarët janë edhe vetë punonjës. Të tilla firma tipike mund të veçojmë kioskat, floktoret, berberanat, stomatologët, ekonominë e vetmuar fshatare etj, etj. Kanë të veçantë se me lehtësi mund të kalojnë kapitalet nga një aktivitet në një aktivitet tjetër. Janë të pa fuqishme për të ndikuar në çmimet e tregut, pra janë çmimpranuese ngase nuk kanë fuqi tregtare etj. Firma me ortakëri është ajo formë organizimi ku ortakët, numri i të cilve është i kufizuar, grupohen për arsye të veçorive personale të pjesëmarrjes në kapitalin themelor të ndërmarjes dhe formojnë një shoqëri që të jetë me emër kolektiv. Konkurojnë fuqishëm në treg. Mund të tërheqin kapitale të konsiderueshme nga Bankat. Kanë më shumë mundësi investimi dhe për realizimin e transaksioneve të mëdha, etj. Të tilla, në rastin tonë kemi në stomatologji dhe në shumë degë të ekonomisë. Ato konkurojnë fuqishëm firmat individuale në të gjitha aspektet. Vendosja e çmimeve dysheme dhe jo aplikimi i “dumpingut” është pikërisht një artificë në interes të tyre që konkuron pandërshmërisht deri në falimentim firmat individuale. Firmat aksionare ose korporatat. Kuptohet ajo formë organizimi i biznesit ku anëtarët e tyre aksionerë janë të bashkuar në bazë të aksioneve dhe jo mbi konsiderata personale. Janë të fuqishme dhe mund të ndikojnë në çmimet e tregut, janë konkuruese dhe mund të realizojnë investime të konsiderueshme në të tri format e mundëshme, bile edhe duke emetuar dhe shitur letra me vlerë etj. Këto lloj firmash veprojnë në treg. Diferencojmë katër lloj strukture tregu: Treg të pastër konkurencial; monopol; konkurencë monopolistike dhe oligopol. Diferencimet midis tyre kushtëzohet nga disa faktorë ndër të cilët dy janë më kryesorët, lehtësia ose vështirësia e hyrjes në të dhe e dyta nga shkalla e kontrollit që firmat kanë ndaj çmimeve. – Tregu i pastër konkurencial jepet me këto karakteristika: Firmat janë çmim pranuese, dhe nuk kanë ndikim mbi çmimin e mallit në treg. Ato mund të shesin sasi pa kufizim por duke ju nënështruar çmimit të tregut. Janë të shumta në numër, janë të vogla si madhësi, kanë njohuri të plota për kostot dhe çmimet, mund të hyjnë dhe të dalin me lehtësi nga dega si dhe të shesin prodhimë të njëjta. Nuk ka tregje të tillë. Ky është edhe tregu më simpatik në aspektin teorik të liberalizimit që shpreh dhe mbron një konkurencë të lakmueshme dhe të nderëshme. Në këtë lloj strukture tregu kemi zëvendësues të afërt. Rritja e çmimit në mallin zëvendësues nuk do bëjë gjë tjetër por veç do rrisë kërkesën për mallin tjetër, siç është duke ndodhur rëndom midis energjisë elektrike me gazin e lëngët etj. – Monopoli. Është ajo strukturë tregu ku një firmë të vetme prodhon dhe shet një lloj malli në të gjithë tregun. Pra në këtë rast nuk kemi mall zëvendësues për tu përfshirë në lojën e konkurencës. Kjo firmë është tepër e fuqishme që ofron e vetme mallin e degës. Nuk ka zëvendësues të afërt dhe përcakton çmimin e tregut. Këtë çmim e përcakton prej fuqisë së tregut. Në Shqipëri nuk kemi shembuj të tillë ose kemi shumë pak me veprime të pandjeshme në treg. – Konkurenca monopolistike. Është një shartesë midis një tregu të pastër konkurencial dhe një monopoli. Është një strukturë tregu ku veprojnë një numur i madh firmash dhe relativisht të vogla, me prodhime të ngjajëshme që kanë ndryshime të papërfillëshme, të lira për të hyrë dhe dalë prej kësaj lloj konkurence. Këtu dallojmë procesin e diferencimit të prodhimit që është edhe tipari kryesor i kësaj lloj konkurence. Shkurt, është shprehje e një konkurence perfekte në kushtet e botës reale. Ku konsiston procesi i diferencimit të mallrave? Kemi diferencim nëpërmjet reklamave, nëpërmjet etiketimit dhe amballazhimit, nëpërmjet vendosjes dhe shërbimeve që i bëhen vetë mallit, në madhësinë fizike të tij apo në shije. Këto diferencime bëjnë që tregëtarë të ndryshëm të shesin të njëjtin mall me çmime të ndryshme, për shembull nuk ka një çmim rakia e Skraparit me rakinë e Tepelenës, ose një Slims nuk kushton njësoj si në Kamëz edhe në Rogner, etj, etj. Pra, ky lloj tregu duhet të jetë më i pranueshmi dhe mbisunduesi. Sot për sot, është strukturë mbisundues në Shqipëri por krahas tij ka lindur edhe struktura e katërt e tregut, kanë lindur oligopolet. – Oligopoli. Është ajo strukturë tregu ku veprojnë një numur i kufizuar firmash të fuqishme të cilat ofrojnë pjesën më të madhe të prodhimit në treg. Në të bëjnë pjesë aq firma sa edhe e fundit është e aftë të ndikojë mbi çmimin. Ekzistenca e një numri të kufizuar firmash bën që ato të kenë fuqi tregtare si dhe të gjenerojnë vartësi në marrjen e vendimeve të tyre. Në tregjet oligopol ka vartësi si në kontrollin e çmimeve ashtu edhe në kontrollin e sasive, prandaj në oligopol kemi firmë drejtuese dhe firma të tjera pasuese të lidhura me nivelin e çmimit dhe të sasisë. Konkurenca monopolistike dhe oligopoli janë sunduese dhe më të mirat e tregut në raport me monopolin apo kartelet. Në këto kushte duhet punuar në ruajtjen e statukuosë dhe mos degjenerimin e tyre. Sot kjo strukturë është prezente dhe në ekonominë tonë. Kartelet dhe marrëveshjet e fshehta. Kartelet janë marrëveshje legale që bëhen midis firmave në oligopol për kontrollin e çmimeve dhe të sasisë së prodhimit. Karteli më i madh sot në botë është OPEK. Veprimet e tij trondisin ekonominë botërore. Vendet anëtare kanë të përcaktuar sasinë e prodhimit, tregjet dhe nivelin e çmimeve. Në Shqipëri për pasojë të kërkesës së lartë kemi tendenca të tyre në fushën e karburanteve, të prodhimit të bukës etj. Këto tendenca dhe veprime shihen sot në treg, në çmimin e lartë unik të karburanteve pavarësisht se në tregjet ndërkombëtare çmimi i tyre është përgjysmuar nga 147 dollarë për fuçi në korrik, në 63 dollarë për fuçi në nëntor. Kjo shihet në çmimin e bukës. Megjithse çmimi i drithit në botë ka rënë, çmimi në Shqipëri nuk po ndryshon por është i fiksuar që prej më shumë se një viti. Ky çmimi u vendos njëkohësisht prej gjithë anëtarve të Sh.F pa asnjë rritje të kostos së lëndës së parë. U desh ndërhyrja e qeverisë, revolta e popullit që ky çmim të binte në 80 lekë në një kohë që ka furra që shesin të njëjtin prodhim me 60 lekë. Shembuj të tillë ka edhe në fusha të tjera. Shteti dhe Enti Konkurencës nuk duhet të lejojnë marrëveshje të tilla që nxisin konkurencën e panderëshme. Humbja e konkurencës së nderëshme falimenton, ose shkatëron qindra biznese vendase dhe së dyti dëmton konsumatorët që do të përballojnë një çmim më të lartë nga ai që do përballonin nëse do të kishte një treg të pastër konkurencial, një konkurencë monopolistike apo një oligopol. Askush nuk po e ul çmimin prej këtyre firmave sepse ka një marëveshje midis tyre dhe kjo po rëndon përditë e më shumë mbi buxhetin e konsumatorit shqiptar. Degjenerimi tregut alla shqiptarçe. Më lartë analizuam strukturat e tregut që njihen dhe veprojnë sot në botë. Këto struktura, pavarësisht nga shtrirja dhe pjekuria e tyre po veprojnë aktualisht edhe në ekonominë shqiptare. Deri këtu jemi në rregull sepse dihet veprimi i tyre si prej konsumatorve ashtu edhe prej shtetit. Shteti me mënyra të ndryshme vepron mbi to për të kufizuar konkurencën e panderëshme të tyre në mbrojtje të qytetarit. Njëra nga format që shteti mund të mbrojë qytetarin është të vendosi çmime tavan. Domethënë që t’i diktojë Kartelit një çmim tavan që ai nuk duhet ta shesë mallin e tij mbi këtë çmim. P.sh mund të vendosë që çmimi i naftës të mos jetë më i lartë se 100 lekë, ose çmimi i bukës më i lartë se 60 lekë. Shteti e ka këtë të drejtë sepse mbron qytetarin e vet nga konkurenca e panderëshme e Shoqatave- Kartel. Shteti ka të drejtë që të vendosi edhe çmime dysheme. Çmim dysheme është çmimi që dikton shteti ku malli nuk do shitet nënë këtë çmim. Këtë e bën që të mbrojë tregtarët ose prodhuesit prej konkurencës së panderëshme. Pra në rastin e çmimeve tavan mbronte qytetarin. Në rastin e çmimeve dysheme mbron prodhuesin. Theksoj se këtë gjë e bën shteti, vetëm shteti dhe askush tjetër. Sot në Shqipëri ndodhin çudira. Vetë Shoqatat në prezencë të përfaqësuesve shtetërorë vendosin në mënyrë flagrante çmime dysheme në dëm të qytetrve shqiptarë. Nuk do flas për Shoqatën e Ndërtuesve që nëpërmjet çmimeve dysheme falimentoi El- Saedin ”me pallatet në Laprakë që kishin çmime të ulta”, por do trajtoj problemin që nisa lidhur me Shoqatën e Stomatologëve. Çfarë do thotë të vendosësh një çmim dysheme në stomatollogji? Marrim një rast të zakonshëm. Heqja e një dhëmbi në periferi të Tiranës ku veprojnë klinika të vogla kushton 500 lekë. Në qëndër ku veprojnë klinika të fuqishme me mjete dhe kushte më të mira kushton 1000 lekë. Çmimi dysheme presupozon që të gjitha klinikat si në periferi dhe në qëndër këtë shërbim ta shesin me 1000 lekë. Pra për të shkulur një dhëmb të paguash 1000 lekë si në periferi ashtu edhe në qëndër. Cila është pasoja? Qytetari do paguajë dyfishin e çmimit e para dhe e dyta do ketë konkurencë të pa nderëshme midis klinikave të mëdha e moderne në qëndër dhe atyre në periferi sepse kur çmimi është i njëjtë klientët e periferisë do ti drejtohen qëndrës. Qytetarët që nuk kanë lekë do shkulin dhëmbët me spango ndërsa ata që kanë do tu drejtohen klinikave më të mira. Nëpërmjet çmimeve dysheme firmat e fuqishme do tu marrin klientët firmave të vogla duke bërë që një pjesë e tyre të mbeten pa punë, të falimentojnë dhe qytetarët të shpenzojnë më shumë. Në këto kushte është shteti ai që nuk duhet të rijë sehirxhi. I takon zonjës Godo që nuk i mungojnë aftësitë, guximi e kurajoja të reagojë ndaj këtij veprimi. Godo e ka kapur demin nga brirët, nuk po merret me ”korupsionin e mjekve” por po merret me vendosjen e të aftëve në vendin e punës, me ligjshmërinë e tenderave aty ku abuzohet realisht më shumë se kudo. Çfarë të keqe kanë këto marrëveshje në aspektin politik? Kanë një të keqe sepse këto bashkime të fuqishme oligopolistike janë të gatshëm të financojnë për të pasur përfaqësuesit e interesave të tyre në Parlament dhe në Qeveri. Arritja e këtij synimi bashkon kapitalin ekonomik me kapitalin politik duke instaluar mafjen shtetërore në ekonomi. Nga ALBERT VATAJ
Konflikti i pronave po merr jetë njerëzish Një ndër zonat problemore në Shqipëri ku ka mbivëndosje pronash është Shën Gjini. Një zonë bregdetare në Veri ku janë vënë në pranga shumë drejtues vëndor dhe mafia e tokave ka lulëzuar këto 18 vitet e fundit, ka futur konflikt të thellë mes pronarëve të vertete dhe atyre që kanë uzurpuar tokën apo kanë bërë ndertime informale. Objekt i këtij shkrimi është një konflikt mes familjes Baxhaja dhe asaj Merturi. E para thotë se ka dekumentacion të rregullt që e njeh si pronare te një siperfaqeje, teksa familja Merturi ia ka bllokuar, madje ka bërë edhe ndertime. Kështu, më 3 korrik të ketij viti Sadri Baxhaja dhe nipi i tij Rejmir Skender Baxhaja shkojnë tek prona e tyre per të gjetur nje menyre zgjidhjeje për pronën e zënë. Por situata është renduar gjate shkëmbimit të fjalëve dhe kështu në acarim e sipër Sadri Baxhaja ka plagosur me thikë shtetasin Luan Merturi. Ky i fundit ka marrë tre plage në pjesën e barkut dhe sipas burimeve është mjekuar ilegalisht duke futur në këtë mes Kanunin që të ketë në krah të vet të “drejtën” për të marrë gjak. Sipas kanunit të Lekë Dukagjinit, i cili ka autoritet edhe mbi ligjet, gjaku lahet vetëm me gjak. Kështu që nga ajo ditë axhë e nip ngujohen, pasi i pret vetëm plumbi. Tashmë nuk bëhet më fjalë për pronën, por u kërcënohet edhe jeta. Rejmir Baxhaja është një djalosh i ri, i datëlindjes 1 maj 1985 dhe sot pa asnjë faj detyrohet të jetojë në ilegalitet, si rrjedhojë e kësaj çmendurie që merr përditë jetë të pafajshme njerëzish. Shteti është i pafuqishëm përballë këtij fenomeni, ku një lagje e tëre në vëndin e quajtur Livadet në Shkodër përbëhet vetëm nga të ngujuar. Ndue Bacaj Zjarrfikësit financiarë të BE-së BE po intervenon kudo – Për ruajtjen e Hungarisë nga bankroti shtetëror, për aprovimin e paketave të shpëtimit të bankave, apo për ndihmën për sektorin e automobilëve. Si pasojë e krizës financiare ndërkombëtare një sërë vendesh evropiane kanë rënë në vështirësi. Kështu Hungaria e rrezikuar nga bankroti shtetëror merr 20 miliardë euro, për të përmbushur detyrimet e saj financiare. Eshtë fjala për një kuader kredish, në të cilën FMN-ja do të kontribuojë me 12,5 miliardë euro, BE me 6,5 miliardë, ndërsa Banka Botërore me një miliardë. Si kundërpërgjigje qeveria hungareze është e obliguar, që të punojë në konsolidimin e buxhetit. Ajo ka shpallur shkurtimin e rrogave të nëpunësve dhe të pensioneve. Komisioni i BE-së bëri të ditur, se do të rrisë fondet e shpëtimit për shtetet anëtare të ndodhura në vështirësi të ngjashme në deri 25 miliardë euro. Të notojmë së bashku ose do të fundosemi së bashku Para aksionit të shpëtimit për Hungarinë komisioni që të martën (28.10.) aprovoi paketën gjermane për shpëtimin e bankave prej 500 miliardë eurosh. Komisioni bëri fjalë për një çrregullim të madh të ekonomisë gjermane, i cili e justifikon një masë të tillë. Por jo vetëm në institutet financiare flitet për koordinim. Barroso duke folur për krizën Presidenti i komisionit José Manuel Barroso tha pas takimit në Bruksel se: „Në ekonominë reale si në tregjet financiare duhet të notojmë së bashku, ose, kështu mendoj unë, do të fundosemi së bashku. Bashkëpunimi evropian nuk është mundësi ekstra. Kjo është rruga e vetme, me qëllim që 27 ekonomi të gërshetuara me njëra-tjetrën të mund ta përballojnë stuhinë.” Komisari për çështjet monetare Jokin Almunia (Joaquín Almunia) kërkoi nga vende të veçanta, që të shfrytëzojnë hapësirat e paktit të stabilitetit, për të minimizuar pasojat e krizës ekonomike. Synimet e stabilitetit duhet të ruhen medoemos. „Pakti i ri na bën thirrje që të kursejmë në kohë të mira dhe të jemi më fleksibël në kohë më të vështira. Tani kemi kohë të tilla.“ Kriza ka pasoja në industrinë e automobilëveSamiti i automobilëve Këto kohë të vështira ndikojnë edhe në ekonominë e automobilëve. Kjo degë në Gjermani dhe Francë së bashku me shpërndarësit është një nga punëdhënësit më të rëndësishëm. Dhe prandaj në Bruksel u zhvillua në të njëjtën kohë edhe i ashtuquajturi samit i automobilëve. Përfaqësues të kësaj dege, të politikës, të sindikatave dhe të parlamentit evropian së bashku me komisarin për industrinë, Gynter Verhojgen (Günter Verheugen) kanë menduar, se si t´i japin hov të ri prodhimit në rënie të automobilëve dhe njëkohësisht të prodhojnë makina ekologjike. Kristian Shtrajf (Christian Streiff), president i shoqatës së industrisë evropiane të automobilëve, shpjegon vështirësitë: „Ne kemi një krizë ekonomike, që rëndon sot të gjithë degën, dhe ne nuk e dimë, se sa do të zgjasë dhe çfarë përmasash do të marrë. Vështirësitë në dhënien e kredive e pengojnë këtë dege, që të financojë operacionet e saj dhe të ruajë nivelin e investimeve. Dhe konsumatorët janë shumë të kursyer në blerjen e makinave.“ Klima dhe kriza Prodhuesit e automobilëve i bëjnë thirrje politikës, që të vërë në dispozicion kredi me përqindje të favorshme përmes bankës evropiane të investimeve. Shtetet e veçanta vrasin mendjen nëse duhet të favorizojnë me taksa blerjen e makinave me emetime të kufizuara gazrash të dëmshme. Por nga ana tjetër prodhuesit e automobileve kërkojnë lehtësime. Komisari për ambjetin Stavros Dimas do të fusë deri në vitin 2012 një nivel maksimal të emetimit të gazrave nga 120 gram pro kilometer për makinat e reja. Kjo është një vlerë të cilën deri tani e përmbush vetëm një pakicë e vogël e modeleve. Prodhuesit që ndodhen mbi këtë kuotë duhet të paguajnë gjobë. Komisari për industrinë Verhojgen mbështet këtu industrinë dhe jo kolegët e sektorit të ambjentit. „Natyrisht shtrohet pyetja, në se ka kuptim, që politika kërcënon me pagime gjobash një sektor të industrisë dhe njëkohësisht i ofron atij, që ta mbështesë financiarisht.“ Verhojgen dhe ndërtuesit e automobilëve theksojnë, se nuk janë kurrsesi për uljen e kuotave të mbrojtjes së klimës. Por grupet për mbrojtjen e ambjentit druhen, se ky sektor do të shfrytëzojë krizën vetëm për të arritur pikërisht atë që do dhe për këtë merr edhe para nga fondet publike. CHRISTOPH HASSELBACH BE – lodhje nga anëtarësimet e reja Në Bruksel ka rënë dukshëm interesi për dëshmitë që marrin kandidatët e zgjerimit të ardhshëm. Komisioni Evropian paraqiti në Bruksel raportet vjetore të progresit për shtetet e Ballkanit. Por për aq kohë sa nuk ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Lisbonës, disa shtete nuk duan zgjerime të reja. Nën hijen e lajmeve për përfundimin e zgjedhjeve në SHBA, komisari i zgjerimit të BE, Oli Rehn paraqiti raportet e sivjetme të progresit për një sërë vendesh si Turqia, Kroacia, Maqedonia dhe konkuruesve si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Në Bruksel ka rënë dukshëm interesi për dëshmitë që marrin kandidatët e zgjerimit të ardhshëm. Nga njëra anë evropianët i mundon kriza financiare dhe ekonomike, nga ana tjetër BE aktualisht nuk e di edhe vetë si do të venë punët më tej. Marrëveshja e Lisbonës, e cila do të vendoste rregulla të qarta edhe për zgjerimin e ardhshëm, vazhdon të jetë e bllokuar. Eshtë krejtësisht një çështje e hapur, nëse Irlanda do të mbajë vitin e ardhshëm një referendum për Marrëveshjen e Lisbonës dhe ç’përfundim mund të kishte ajo. Zgjedhja e Parlamentit Evropian dhe caktimi i një Komisioni të ri Evropian vitin e ardhshëm ndodhin në mes të krizës për Marrëveshjen. Midis 27 anëtarëve të BE është e diskutueshme, nëse mund të ketë zgjerim pa një marrëveshje të re bazë. Megjithëse Komisioni Evropian niset nga fakti që negociatat formale me Kroacinë do të kenë përfunduar deri në fund të 2009-ës, është fare e paqartë se kur mund të bëhet Kroacia anëtare e BE. Kjo varet kryesisht nga BE, por edhe nga lufta e Kroacisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Që prej tri vjetësh po zhvillohen negociata me Kroacinë dhe me Turqinë. Me turqit, negociatorët në thelb rrinë në vend numëro. Problemet e brendshme politike, kriza shtetërore, procedura e ndalimit të partisë AKP, konflikti me kurdët, mungesa e lirisë së mendimit dhe të sigurisë, të gjitha këto përmenden sërish në raportin e progresit. Sidoqoftë drejtimi i Turqisë në politikën e jashtme lëvdohet. Në Lindjen e Afërt dhe në Kaukaz, angazhimi i saj ka efekte pozitive. Në Maqedoni, kushtet politike për negociatat e anëtarësimit nuk janë plotësuar edhe pas tri vjetësh periudhe përgatitore. Edhe këtu humbi një vit, sepse zgjedhjet nuk u zhvilluan në përputhje me standardet ndërkombëtare e parlamenti nuk funksionon si duhet. Sidoqoftë, reformat ekonomike vazhdojnë. Por kjo nuk mjafton për të entuziazmuar dikë në BE për ta zgjeruar atë. Vetëm në hapa fare të vegjël ecin punët te konkuruesit e tjerë në Ballkan. Shqipëria përpiqet të adaptojë standarde evropiane në politikë dhe në sistemin e drejtësisë, por puna çalon në zbatimin praktik të tyre. Në Bosnjë-Hercegovinë, tensionet midis institucioneve me bazë etnike vazhdojnë të kenë ndikim negativ në procesin e reformave. Fare mirë ndahet Mali i Zi i vogël, megjithëse këtu mbeten problem korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar. Raporti i Serbisë me BE, veçanërisht me Hollandën, vazhdon të jetë i rënduar, për aq kohë sa nuk dorëzohet i kërkuari si kriminel lufte, Mladic. Sidoqoftë, BE dhe Serbia kanë gjetur me sa duket një modus vivendi për ta zgjeruar plotësisht misionin e BE në Kosovë. Ky hap më i fundit i Beogradit do të ketë ndikim pozitiv në bisedimet në Bruksel. Në Kosovë vetë, BE ndodhet fare në krye të punës së tij. Qeveria e Kosovës është ende në ndërtim e sipër. Gjendja ekonomike është delikate. Përgjithësisht, në radhët e BE-së mbizotëron lodhje nga anëtarësimet. Ndërsa në anën e konkuruesve për anëtarësim ka zënë vend një lloj deziluzionimi për faktin sa e gjatë dhe sa e mundimshme është dhe do të jetë ende rruga për në BE. BERND RIEGERT Krimi, rrezik serioz Krimi i organizuar; trafiku i armëve, i drogës, dhe trafiqet e tjera janë fuqizuar aq shumë, sa ndërkombëtarët përditë po e shtojnë presionin mbi politikën, e cila duket e stimulon. Burime të rezervuara pranë Antikrimit thonë se gjate dhjetë muajve të parë të këtij viti numërohen më shumë se 30 vrasje mafioze. Jo rrallë objekt i mafies së mirëorganizuar janë bërë edhe vetë punonjësit e antikrimit, të cilët dekonspirohen dhe mafiozët mëpastaj i vënë në shënjestër të eleminimit fizik në shenjë hakmarrjaje apo për të rritur autoritetin e vet që të tjerët të “vënë mënd” e ti lënë të qetë. Kështu ka ngjarë edhe me ish punonjësin e Qëndrës së Studimeve të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ridvan Hoxhaj, i datëlindjes 9 shkurt 1979.Hoxhaj, një oficer investigues, vitin e shkuar kish arritur të zbuloi aktivitetin kriminal të dy grupeve që trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, ndërsa në maj të këtij viti zbuloi e raportoi një grup kriminal në Durrës që merrej me organizimin dhe shpërndasrjen e drogës që vinte nga Turqia e mëpastaj një pjesë tregtohej në Shqipëri dhe një pjesë eksportohej drejt shtetit fqinjë, Italisë. Por eksponentët e mafies duket janë shumë të fuqishëm. Ata marrin vesh çdo gjë dhe përballë ligjit janë të paprekshëm. Është vetë ministri i drejtësisë Enkelejd Alibeja që ka akuzuar konkretisht prokurorë e gjyqtarë të lidhur me mafien apo të korruptuar dhe megjithëse janë shumë sish të akuzuar penalisht, duket nje duel i humbur edhe ky i ministrit, pasi shumë prej tyre vazhdojnë punën normalisht, duke i bërë tërkuzë procedurat dhe duke shpresuar në një shkarkim të shpejtë edhe të vetë ministrit. Kështu, oficeri Ridvan Hoxhaj u përball me sofistifikimin e mafies, tashmë në rolin e viktimës, normalisht të dekonspiruar. Ka marrë kërcënata në telefon deri sa erdhi momenti që kriminelët e vënë edhe në shënj për ta vrarë. Ka qënë data 18 tetor e këtij viti, rreth ores 13 00kur ai teksa po udhëtonte me makinën e tij nga Tirana në Durrës, në qytetin e Vorës është qëlluar nga një breshëri plumbash. Makina ka fluturuar me shpejtësi të madhe dhe falë shansit u ka shpëtuar plumbave. Por gjithsesi, ajo ka qënë dita e fundit e punës së tij, pasi kriminelët tashmë ia kanë dhënë mesathin të qartë. Sot ai është në ilegalitet. Krimi i organizuar arriti pikërisht më 14 nëntor, pra vetëm para pak ditësh të pushkatoi në mes të qytetit të Durrësit, në lagjen nr. 4, tek vëndi i quajtur “Dyqan i Luleve”, 25 vjeçarin Saimir Balla, banues në fshatin Arapaj Durrës. Dhe krimi u bë në mes të ditës, në orën 12 e 16 minuta. Po krimineli? Ai, si gjithmonë u largua i qetë nga vëndngjarja. Arben Cubaj Gjeopolitika shqiptare, sërish e rrezikuar Gjashtë pikat e propozuara nga Ban Ki Muni, pavarësisht se paralajmërojnë një erë të re të gjeopolitikës shqiptare, fatkeqësisht nuk ka marrë në Tiranë jehonën që meriton ky propozim për nga domethënia strategjike. Përqendrimi te rutina dhe grindjet e përditshme të brendshme të Shqipërisë, edhe njëherë siç është bërë zakon, ka eklipsuar dhe shpërfillur rrezikun që paralajmëron ky propozim tronditës për të ardhmen e Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon. Pikësëpari, këto gjashtë pika janë duke cenuar pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke rivënë në pikëpyetje shumë prej shtyllave thelbësore të një shteti të pavarur e sovran. Këtë gjë e bën madje duke shkuar një hap më prapa se vetë Rezoluta 1244, duke i dhënë mundësi Serbisë që të jetë palë bashkëqeverisëse brenda Kosovës. Së dyti, është duke rishikuar disa elemente që ishin të trajtuara dhe kopsitura në hollësitë më të imëta prej pakos së Ahtisarit, duke konfirmuar institucionalisht ndarjen e pjesës veriore të Kosovës. Së treti, dhe që është më e rëndësishmja, ky propozim është mbështetur jo vetëm nga Serbia dhe OKB-ja, të cilat e kanë hartuar këtë marrëveshje, por edhe nga Bashkimi Evropian e për më tepër edhe përfaqësia diplomatike e SHBA-së në Kosovës është shprehur në favor të marrjes në konsideratë dhe shqyrtimit të këtyre pikave prej qeverisë së Kosovës. Asnjëherë prej vitit 1998 nuk ka rastisur të kemi pasur një pozicion më negativ të komunitetit ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës dhe faktorit shqiptar. Ky është një ndryshim radikal, që dëshmon për një dorëzim, ose zhgënjim të vendeve mike të Perëndimit ndaj aftësive shtetëformuese të shqiptarëve në Ballkan. Rrënjët e këtij ndryshimi duhen parë te paaftësia e elitës politike shqiptare për të përfituar nga mundësitë e dhëna prej historisë së viteve të fundit dhe për të kapitalizuar dhe maksimalizuar pozitën shumë të favorshme ndërkombëtare që kemi pasur dekadës së fundit, kur flamurmbajtës të çështjes shqiptare u bënë SHBA-ja dhe një sërë vendesh të zhvilluara të Evropës. Konkretisht, ky propozim çon drejt ndarjes së Kosovës, duke materializuar institucionalisht atë që kishte ndodhur në terren dhe që në fakt dëshmon edhe për dështimin e politikës shqiptare, për të siguruar përhapjen dhe konsolidimin e pushtetit të Prishtinës në të gjithë territorin e Kosovës. Pra, një njohje de jure e asaj që ekziston de facto. Kjo situatë fatkeqësisht evokon një të kaluar të hidhur të Bosnjës, e cila ende sot është një bombë me sahat që rri e çaktivizuar vetëm prej prezencës në çdo kapilar të komunitetit ndërkombëtar. Bosnjë-Hercegovina u pranua si anëtare e OKB-së fill pas Kroacisë e Sllovenisë dhe qeveria e Sarajevës gëzoi njohje të gjerë ndërkombëtare, mirëpo kjo gjë nuk i dekurajoi serbët në projektet e tyre të zgjerimit të territoreve të kontrolluara dhe të pastrimit etnik. Edhe pse këto përpjekje në vetvete u dënuan nga mbarë opinioni ndërkombëtar, pasi kishin gjenocidin si instrument parësor, ato nuk shkuan kot, por u shpërblyen, pasi paqja e nënshkruar në Dejton në dhjetor të vitit 1995 njohu de jure atë që kishte ndodhur de facto në terren, pra avancimin e pozicioneve të serbëve. Sot Bosnjë-Hercegovina, nga një shtet që fillimisht u njoh nëpër botë si shtet sovran e i pavarur me territor kompakt, është njohur nga bota si një shtet jofunksional, me pushtet të fragmentuar në katër njësi, që do të zhytej në luftë nëse të huajt do të largoheshin. Një ndjenjë e hidhur “deja vu” mund të shihet me Kosovën, ku entuziazmi i shpalljes së pavarësisë dhe njohjes prej shumë vendeve perëndimore nuk u shoqërua me përpjekje të suksesshme në terren, për të siguruar ushtrimin e pushtetit në të gjithë territorin e Kosovës, për të mundësuar integrimin e popullsive minoritare, si dhe për të penguar e çmontuar strukturat paralele serbe të kontrolluara nga Beogradi. E kundërta ndodhi, dehja që erdhi nga shpallja e pavarësisë dhe njohja ndërkombëtare uli vëmendjen ndaj asaj që po gatuhej në Kosovë prej qeverisë së Beogradit dhe i dha rrugë të lirë përhapjes dhe çimentimit të strukturave paralele serbe jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në komuna të tjera ku banojnë serbë. Pasiviteti, mungesa e iniciativës dhe kurajos së qeverisë kosovare, e cila mendonte që meqenëse çlirimi erdhi nga avionët e NATO-s edhe shteti detyrimisht do të ndërtohej prej Perëndimit, inkurajoi përpjekjet e Beogradit në terren, të cilat arritën kulmin e vet me organizimin e zgjedhjeve serbe në rehati të plotë më 11 maj në Kosovë. Madje kësaj radhe shuplaka ndaj pavarësisë erdhi jo thjesht nga organizimi i zgjedhjeve kombëtare, por edhe i atyre lokale brenda një shteti të shpallur të pavarur, të cilat nuk ishin lejuar më herët as nga UNMIK-u. Në pothuaj një dekadë gjysmëpavarësi e mandej pavarësi, ku shqiptarët kanë pasur gjithnjë e më shumë autoritet e dorë të lirë në terren, jo vetëm që nuk u mundësua shtrirja e kontrollit të Prishtinës në gjithë territorin dhe integrimi i popullsisë, por u bë një zmbrapsje konstante në terren përballë iniciativës këmbëngulëse të serbëve. Plani gjashtë pikësh i OKB-së është një rezultat e për rrjedhojë shpërblim i kësaj këmbënguljeje në terren të serbëve dhe një ndëshkim ndaj mefshtësisë dhe mungesës së iniciativës e guximit të shqiptarëve. Mjerisht sërish topin në dorë e ka Beogradi dhe shqiptarët thjesht reagojnë. Këtë paaftësi shtetformuese pas shpalljes së pavarësisë të shqiptarëve e kanë vënë në dukje raportet e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Bashkimit Evropian, apo të tjerave organizma që kanë monitoruar Kosovën. Në vend që elita politike shqiptare të ishte vizionare dhe proaktive, duke mos reshtur në përpjekjet e saj për të kërkuar konsolidimin e shtetit të Kosovës, ajo ka qenë e tërhequr, e sëmurur nga një kompleks inferioriteti ndaj të huajve dhe në rastin maksimal thjesht reaktive në ato momente kur thika ka shkuar në palcë, sikurse ndodh tani. Por, problemi i të qenit pasiv dhe reaktiv lidhur me çështjen e Kosovës nuk e ka thjesht Prishtina, por edhe Tirana dhe mbarë faktori shqiptar. Është e pafalshme dhe e pashpjegueshme heshtja e qeverisë shqiptare ndaj këtij plani tronditës që rihap “Kutinë e Pandorës”. Të paktën ministri i mëparshëm, Besnik Mustafaj, pati kurajon patriotike që të deklaronte se po të vihej në tryezë çështja e ndarjes së Kosovës, Tirana nuk do të garantonte për zhvillimet e mëtejshme, të cilat do të preknin edhe kufijtë e Maqedonisë. Ndarja e Kosovës cenon disa nga parimet më thelbësore të raporteve ndërkombëtare të Ballkanit, pasi krijon një precedent, ku shtetet që kanë rrjedhur prej Jugosllavisë të mos respektojnë kufijtë që kishin si entitete kur ishin pjesë e Jugosllavisë. Përpos kësaj, rishtron në tryezë idenë e ndërtimit të shteteve të pastra kombëtare dhe i jep udhë idesë së homogjenizimit kombëtar në Ballkan. Mirëpo Tirana nuk mund të rrijë pasive në këtë lojë, sikurse ka bërë deri tani e të reagojë me retorikë vetëm atëherë kur të jetë bërë katastrofa. Nëse ndodh ndarja e Kosovës, skenari është me të vërtetë i rrezikshëm, pasi po morën serbët veriun e Kosovës, potencialisht gjithë serbët në komunat e tjera do të shkojnë në veri dhe Serbia nuk do e ketë për gjë që të shpopullojë luginën e Preshevës nga shqiptarët, pasi Kosova nuk do mund t‘i kërcënojë me reprezalje në Kosovë. Është e domosdoshme që elita politike shqiptare të ndërgjegjësohet e të marrë përsipër përgjegjësitë që i ngarkon ky moment historik, duke kërkuar me ngulm në komunitetin ndërkombëtar, që nëse vihen në jetë standardi i homogjenizimit etnik dhe shkeljes së parimeve të Badinterit, ato të aplikohen kudo e jo vetëm në kurriz të shqiptarëve. Më së paku, në këtë situatë duhet diskutuar që në shkëmbim të komunave Zubin Potok, Zveçan, Leposaviç, trungut shqiptar t‘i bashkohen krahinat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Por ç‘është më e rëndësishmja, kjo do të thotë që nëse komuniteti ndërkombëtar i jep shtetit xhelat të Ballkanit mundësinë për të bërë një bashkim etnik, atëherë edhe ne të bëjmë çmos që të rishtrohet në tryezë seriozisht ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe të rishikohet me këmbëngulje e ardhmja e territoreve shqiptare në Republikat e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Nëse sërish elita politike shqiptare qëndron pasive edhe kësaj radhe, duke lejuar pa rezistencë që stabiliteti i Ballkanit të imponohet nga jashtë, sërish, pa pjesëmarrjen dhe në kurriz të kombit shqiptar, ajo ka për të mbajtur në histori një njollë të madhe tradhtie të interesave kombëtare. Adri NURELLARI 140 ZOTAT E SHQIPERISE Flasim për integrim në strukturat Euro- Atlantike, por kemi të njëjtën gjëndje me atë të Mitologjisë. Sipas së bijës së Zeusit, Athinasë, vetëm kur është momenti për të respektuar të vdekurit (heronjtë), njerëzit janë të vegjël për të mos respektuar ZOTAT. Por tendenca për ndërgjegjësim, pra për detyrim veprimi, sipas historianëve të lashtësisë, ( normalisht në konceptin barbar), pasi po bazohemi tek i dyti poet i madh i Greqisë së vjetër, SOFOKLIU, 496-406 para Krishtit, i cili siç dihet ka jetuar ndërmjet Eskilit dhe Europidit, na jepen mesazhet që jashtë çdo logjike njerëzore vijnë deri sot aktuale për Tiranën zyrtare se “I MADHI NGRIHET NË SAJE TE TE VEGJELVE”, dhe “KUSH VLERESON PARANE ME SHUME SE ATDHEUN , ESHTE NJERI I HIÇIT”. Pra, sot në Shqipërinë politike,në versionin që u tha, korrelacioni të ngjan i njëjtë. Por, në një tjetër pamje, një analizë që përpiqet të kundrojë përtej legjendës tre mijë e ca vjeçare para Krishtit, ose pesëmijë e ca vjeçare në moshë, shikon edhe ndryeshueshmëritë mes heronjve të AKEJVE të lashtësisë dhe POLITIKES SHQIPTARE TE NENTORIT 2008 , ose thënë troç “140 ZOTAVE QE KEMI NE PARLAMENT” që secili ka nga pak “besimtarë luftëtarë”. Dhe ndryshimi nuk është për mirë, por për keq. Prapë kërkon fakte ti deputet? Atëherë hapi veshët dhe dëgjo atë që i thua ma lexo shkrimin, pasi ti nuk di mirë shkrim e këndim, pasi janë botuar disa diploma fallco dhe për këtë nuk ke faj ti, por votuesi që të çoi aty, e, sot të eshtë mbushur mëndja se je Zot. Orakujt e Legjendave thonë se HERKULIN e helmoi Dejanira, e shoqja, e cila edhe ajo e shpagoi me vetvrasje, (tragjedia Trakinëset), ose Kreanti pergatit vrasjen e ANTIGONËS por i vetvritet i biri Emoni si dhe gruaja Euridiqja, (tragjedia Antigona). Pra këtu ka moral. Por ju 140 Zotat e parlamentit që nuk shkuleni së andejmi edhe sikur ta dini se vdisni, jo si Heronjtë e Trojës a Babilonisë që kishin ideal , por për të ruajtur ofiqet, mund tu krahasoj me një dhelpër që futet në kotec të pulave nga një vrimë që me zor e zë, ha aq shumë sa i fryhet barku dhe vrima nuk e zë tjeter të dalë së andejmi dhe shkon e e zë i zoti i pulave aty. Por prapë mund të shkojmë përtej përrallës së La Fonten-it, se ju edhe kur ju zënë aty, ju shkon mndja të mashtroni, bëni si të vdekur sa të harrojë pak vëmëndje votuesi që t`ia hani prapë “pulat” edhe për katër vjet të tjera. Pra, keni hyrë si keni hyrë në politikë dhe nuk iu zë tashmë “vrima” të dilni. Nuk iu zë se keni vjedhur dhe keni abuzuar me besimin, se keni krijuar klane mafioze e miratuar ligje që iu bëjnë ZOTA PREJ VERTETI. Deputeti sot përfiton 117 000 lekë të reja rrogë mujore (e ndryshueshme), vetëm telefon 13 000 lekë, e konvertuar në një rrogë mesatare të një votuesi që punon gjithë ditën, përfiton po një rrogë karburant, konkretisht 100 litra në muaj (madje e tërhiqni benzol edhe kur makinën e keni me naftë), ligji i jep shofer, sekretar dhe zyrë elektorale, përfiton dietë jo vetëm jashtë Shqipërisë, por edhe jashtë Tiranës, ka edhe pagese komisionesh ku të gjithë jeni në të tilla, ka edhe pagesë komisionesh hetimore, ndaj dhe parlamenti gati kurrë nuk gjëndet pa të tilla,fonde për çdo grup parlamentar, ndaj dhe bashkohen tre katër parti të kundërta për të krijuar një grup, pa u zgjatur me shpenzime operative, hotele etj.etj., deri tek e “drejta” për të ecur kundër tabelave, duke fyer edhe policët e duke demonstruar autoritet para atyre që thonë “kjo është makina e deputetit”. Gjithsesi, ju 140 “Zota” (deputetë) po e bëni votuesin të kujtojë Luftën e Trojës, ku Agamemnoni, mbreti i Mikenës dhe vëlla i Menelaut, mbretit të Spartës dhe Pirro Neoptolemi, djali i Akilit nga i cili lindi familja Molose dhe e Pirros së Epirit, Trojën e fituan me dredhi, por tradhëtria i vrau. SOKOL PEPUSHAJ Klinton- Obama, “gara” vazhdon! Ne realitetin amerikan por edhe perceptimin e tij ne pjesen tjeter te globit, Sekretari I Shtetit, konsiderohet numri 2 i Shteve te Bashkuara te Amerikes. Nese nuk ka ndonje surprize te minutave te fundit (veshtire te ndodhe ne SHBA!), Hillary Clinton, do te marre pikërisht kete post ne administraten e re “Obama” pas 20 janarit 2009, kur do te kryhet edhe ceremonia zyrtare e kalimit te pushtetit ne vendin me te fuqishem te botes. Natyrisht, eshte nje tjeter leksion qe vjen nga SHBA-te per pjesen tjeter te njerezimit, pas votes se amerikane me 4 nentor 2008 qe sollin ne Shtepine e Bardhe nje afro- amerikan. Perzgjedhja e Barack Obames, presidentit te ri te SHBA-se, nuk ka qene shume e lehte, nisur nga kandidaturat qe i jane paraqitur nga stafi i tij. Mes tyre vecohen emrat e ish- kandidateve demokrate per presidencen e Shteteve te Bashkuara si John Kerry e Bill Richardson. Nje kabinet i cili qe ne nisje, mund te konsiderohet si i kontestuar nga lëvizjet sociale te gjinise femerore, me emërimin e pritshem dhe zyrtar te Hillary Clinton, gjen nje tjeter preference ne shoqerine amerikane. Kalimi i Departamentit te Shtetit nga menaxhimi i Kondoleza Rais tek Clinton, tregon per nje vijimesi te pakten gjinore te politikes jo vetem brenda SHBA-se por edhe ne pjesen tjeter te globit. Qenia bashkeshorte e Bill Clinton, 8 vite radhazi president i SHBA-se, madje nder me te suksesshmit e epokes moderne, eshte nje tjeter avantazh te cilin eshte nisur ta shfryzetoje Obama, por sipas gjasave do ta perdore me shume vete Hillary Clinton. “Pas cdo burri shteti te forte, eshte mendja e nje gruaje te zgjuar” eshte personifikimi qe i pershtatet mese miri Hillary Clinton, e cila duke shfrytëzuar me shume mjeshtri pozicionin e “First lady” ne presidencen Clinton, u tregua jo pak e zonja edhe si senatore, por fare eshte me e rendesishmja edhe si rivale e Obames brenda vete gjirit te demokrateve amerikane per garen e nominimit si kandidat presidencial. Normalisht, presidenti i Shteteve te Bashkuara eshte jo vetem figura qendrore e pushtetit per kater vite, por edhe individi me peshen me te madhe specifike edhe ne zhvillimet globale. Menjehere pas tij, per nga rendesia nuk vjen figura e zv.presidentit, sic eshte tashme Joe Biden, por Sekretari Amerikan i Shtetit, ose sipas konceptit evropian, ministrja e jashtme e kabinetit qeveritar “Obama”. Nuk mund te behet fjale per kundërshti ne piketat e politikes se jashtme te SHBA-se, por dualiteti ne menaxhimin e saj nga Obama- indirekt dhe Clinton- direkt, mund te jene te dukshme. Edhe gjate fushates se fundit presidenciale brenda Partise Demokratike, u pa qarte se Clinton eshte nje grua totalisht ndryshe, edhe nga ato qe jemi mesuar te shohim ne podiumet me te larta te skenes politike boterore. Sipas mendimit tim, eshte nje gërshetim shume interesant ne mes Margarite Thecer dhe Angjela Merkel, e sjelle ne kohet e sotme dhe me nje karizëm publike shume me te larte se dy zonjat e njohura ne skenen e politikes se përbotshme. Ajo fare vlen te vecohet tek Clinton, eshte kembengulja edhe kur nje shkalle e ndan nga deshtimi i paralajmëruar, qe ne fakt ne politiken e jashtme te cdo vendi por edhe ne diplomaci, eshte nje element jo shume pozitiv. Nderkohe, Clinton ka edhe shume cilësi te tjera, te cilat jane te natyrshme por edhe te fituara duke qene ne krah te ish- presidentit Bill. Qëndrimi i saj i pjekur, me imazhin enje gruaje te forte qe jo vetem mbeshtet bashkëshortin por edhe e mbron nga sulmet per ceshtjen “Levinski”, i shpetuan përfundimin para kohe te mandatit Bill Clintonit. Nga ana tjeter, gjate fushates elektorale per nominimin, jo gjithmonë opinionet e rivaleve Obama- Clinton ishin te njëjta per shume ceshtje te politikes se jashtme. Dhe ne diplomaci, nese dicka behet apo realizohet duke u proklamuar ne kancelarite e ndryshme dhe ne media, eshte shume e veshtire te ç’ behet apo te kthehet pas. Megjithatë, përtej te gjitha ketyre fare thame me lart, Hillary Clinton tregoi me force se eshte vertete stature e “burrit te shtetit”, edhe pas humbjes ne përballjen me Obamen brenda PD-se. Mbeshtetja e saj, e bashkëshortit Bill por edhe e “fansave” te tyre, pati jo pak ndikim ne fitoren e Obames si presidenti i pare afro- amerikan ne Shtepine e Bardhe. Eshte e sigurte se dyshja Obama- Clinton do te lene gjurme ne jeten politike dhe sociale te SHBA-se. Ne fakt e kane nisur rrugëtimin si rival ne garen presidenciale, ku rruget u ndane per nje moment, mesa duket per tu bashkuar serish ne Shtepine e Bardhe, ku rivaliteti duket i pashmangshem. Nese per Obamen eshte hyrja per here te pare ne Shtepine e Bardhe, clinton po behet gati te nise edhe 4 vite te tjera jete, pas 8 viteve te kaluara me presidentin Bill Clinton. Edhe ne kete drejtim, duket se Hillary eshte e privilegjuar, qofte edhe me ambientimin me “shtepine e re”. Mund te thuhet pa me te voglin dyshim se me Hillary Clinton si Sekretare e Shtetit, ne shume aspekte presidenca “Obama” te pakten mund te filloje si vazhdimesi e presidences “Clinton”. Ndersa, per Hillary Clinton 4 vitet e Sekretares se Shtetit, jane nje tjeter “shkolle” dhe eksperience per rikandidimin e pashmangshem si Presidente e SHBA-se, duke shenuar pas afro- amerikanit nje tjeter risi: nje grua ne “Shtepine e Bardhe” per here te pare ne histori. Mbase koha do na jape te drejte, por duhet pritur te pakten 4 vjet te mandatit presidencial “Obama- Clinton”. Blerti DELIJA
OBAMA TREGON PËR FAMILJEN E TIJ Burri i shtetit që do të ngjitet në postin më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara ka bërë një rrugë të gjatë deri aty. Nëna e tij vjen nga Kansasi, ndërsa babai i Obamës ka qenë amerikan: Obama tregon: „Babai im ka qenë amerikan. Ka lindur dhe është rritur në një fshat të vogël në Kenia. Ai ka ruajtur dhitë dhe shkoi në shkollë në një kasolle llamarine. Gjyshi im ka punuar për britanikët, ka qenë kuuzhinier.“ Barak Obama lindi në 4 gusht 1961 në Honulu në shtetin federal të Havait. Prindërit e tij u njohën në universitet. Babai i Obamës u kthye në Kenia, kur Obama ishte dy vjeç. Obama jetoi së bashku me nënën disa vite në Indonezi, para se të kthehej në Havai, ku u rrit tek gjyshërit Obama i vetëdijshëm për shanset që i ofroi Amerika Në korrik të vitti 2004, kur me fjalimin e tij në kongresin e demokratëve në Boston u bë i njohur brenda natës, Obama tha: „Unë jam sot para jush këtu dhe jam mirnëjohës për trashëgiminë timë kulturore të pasur. Jam i ndërgjegjshëm se ëndrrat e prindërve të mi, do të vazhdojn ëtë jetojnë tek dy vajzat e mia të mrekullueshme. Unë jam këtu dhe e di se jeta imë është pjesë e rëndësishme e historisë amerikane. Në asnjë vend tjetër në botë, jeta ime nuk do të kishte marrë këtë udhë.“ Karrierë e menjëhershme Pasi Barak Obama studioi juridik në Nju Jork në universitetin e njohur Harvard. Disa vite ai punoi si punonjës social në Çikago, para se të futej në politikë në vitin 1996. Ngjitja e Obamës ka qenë e menjëhershme. Vetëm 8 vite më vonë në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në senat për shtetin federal, Ilionis- dhe kjo me sukses. Ka qenë viti i fjalimit të njohur të tij, fjalimi i Bostonit. Në këtë fjalim Obama tërhoqi vëmendjen me apelin e tij për bashkim: „Amerika nuk është e ndarë në një Amerikë liberale dhe konservative, ekzsitojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka Amerikë të bardhë dhe Amerikë me ngjyrë, Amerikë të latinove, të aziatikëve, ekzistojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“ Pas kësaj çdo gjë u zhvillua me shpejtësi. Miq të Obamës e bindën të paraqesë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2008. Kandidatura e tij u shpall në 10 shkurt 2007 në Illinois. Ky vend nuk u zgjodh rastësisht. Abraham Linkol kishte mbajtur në Springfeld një nga fjalimet më të njohura të tij, ai kishte paralajmëruar në vitin 1858 për një komb të ndarë nga skllavëria. Barak Obama ishte i vetëdijshëm se dobësia e tij ishte mungesa e përvojës. Në Springfeld ai tha: „E di se nuk kisha shumë kohë të njihja strukturat e pushtetit në Uashington. Por kam kaluar aq kohë sa ta di se Uashingtoni do ndryshuar.“ Motoja e fushatës së tij zgjedhore ishte „change.“ Me këtë ai preku një nerv të amerikanëve, dhe që me zgjedhjet e para në Iwoa arriti një fitore të papritur. Pastaj erdhi dështimi në Nju Hampshire. Obama futi një tjetër slogan në fushatën e tij – shpresë. Tanimë Obama ja doli mbanë. Mbetet që ai të tregojë se ai është vërtet në gjendje të fusë ndryshimin në politikë. Obama ka premtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të respektohen sërish në botë. Ai do t’i japë fund luftës në Irak, të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, të hapë më shumë vende pune, dhe të ndihmojë që më shumë amerikanë të arrijnë të kenë sigurim shëndetësor. Zgjedhja e presidentit të parë amerikan me ngjyrë është edhe një sinjal për kapërcimin e hendekut mes të bardhëve dhe të zinjve në Amerikë. Megjithatë ende afroamerikanët kanë të ardhura më të ulëta, dhe arsimim më të keq. Edhe për këtë Obama ka premtuar. „Kam bindjen e plotë, një bindje që bazohet tek besimi në zotin dhe popullin amerikan, që ne mund ta lemë pas të kaluarën tonë raciste, po qe se punojmë së bashku. Kjo është rruga e vetme për ta bashkuar vendin tonë.“ CHRISTINA BERGMANN
“Kod zgjedhor” per Partine Socialiste? Ne fakt, akoma nuk eshte e mundur te kemi ne dore nje “kod zgjedhor” përfundimtar te printuar. Natyrshem, fuqia e tij ligjore ose hyrja ne fuqi behet vetem pasi ta dekretoje presidenti i Republikes Bamir Topi, nese do ta beje nje veprim te tille. Perflitet se pikërisht garancite qe dha kreu i shtetit nper rikthim ne Kuvend te këtij kodi, detyruan 10 deputetet te ndërpresin greve e urise. Ngjarja duket jo shume “probabel” te ndodhe, nisur nga fakti se 112 deputete nder 140 votuan pro kodit, i cili per nje fakt te pakten, do te mbetet ne histori, pavarësisht jetegjatesise se tij te dyshimte si deri me tani: per te penguar miratimin e disa neneve te tij, 10 deputete u futen ne rrugëtimin e vetëflijimit permes greves se urise! Qe ne krye te heres, nje nga “patriarket” e përllogaritjeve te impekteve qe kane ligje te tilla zgjedhore, Kastriot Islami, thuajse publikisht u shpreh se “eshte nje kod qe favorizon partite e medha” dhe natyrshem pas këtij postulati, duket se fshihet nje skeme e mirestudiuar nga PS-ja, per te “kthyer ujin e pushtetit” politik ne “kopshtin” e saj ne zgjedhjet e vitit 2009. Mesa duket, per nje arsye apo tjeter, PD-ja u detyrua te ndiqte “ison” e forces me te madhe opozitare. Nuk eshte sekret fakti se sistemi zgjedhor i implementuar, qe na fakt ne shume raste trumbetohet edhe si ndryshim i sistemit politik ne Shqiperi, ishte propozim i mbështetur fuqishem deri ne imponim i Partise Socialiste. “Sistemi spanjoll” i implementuar, ne pamje te pare jep idene se krijon kushte te barabarta per dy subjektet e medha, ndersa subjektet e vogla, mund te përmblidhen ne nje togfjalësh “Zoti i ruajte”! Pragu elektoral rajonal, nese qendron jashte koalicioneve te medha te perbera qe kane si boshte PS-ne ose PD-ne, eshte nje kapërcyell i pakalueshem per partite e vogla, por edhe per subjekte te bashkuara ne koalicione “liliputesh”. Vetem ne disa rajone apo qarqe, me shume preferencat per individe si Meta apo edhe Koci, mund te dergojne ne Kuvend disa deputete. Ne rajone te tjera, beteja eshte e pabarabarte, por edhe e pandershme teksa votat do te numërohen nga dy partite e medha, te cilat natyrisht pretendojne marrjen e pushtetit, por edhe lidershipin opozitar, qe koha tregoi se nuk eshte krejt i parendesishem. Shembulli konkret, kodi zgjedhor qe sapo u miratua. Po ti hedhesh nje sy ndarjes se numrit te deputeteve sipas qarqeve, verehet qarte se teorikisht ose ne leter, favorizohet Partia Socialiste. Kater qarqet “e Veriut” perkatesisht Shkodra, Kukesi, Lezha dhe Dibra, se bashku kane gjithsej 28 deputete ku qytetit me te madh verior i kane përcaktuar 11 deputete. Po te kalojme ne Shqiperine e Mesme, qarqet e Tiranes, Durresit dhe Elbasanit kane se bashku 59 deputete. Qarqet e tjera, te cilat po i konsiderojme si qarqet e “Jugut” dhe perkatesisht Fieri, Berati, Korca, Gjirokastar dhe Vlora, se bashku do te “prodhojne” 53 deputete. Nese do te fillojme arsyetimin me tezen e “bastioneve” historike, mund te thuhet pa frike se Partia Socialiste eshte e favorizuar nga kjo ndarje, e cila ne pamje te pare, eshte e drejte bazuar ne nje numer te barabarte banoresh per cdo deputet, rreth 30 mije. Me kete përllogaritje, popullsia e Shqiperise eshte rreth 4.265.000 banore. Nje peshe jo te vogel do te kete ne kete përllogaritje edhe numri i emigranteve. Eshte e qarte se pjesa qendrore por me shume ajo jugore e vendit, kane nje fluks emigracioni me te larte se pjesa tjeter e vendit tone. Automatikisht mund te deduktohet se numri faktik i banoreve per qarqet e jugut, eshte me i vogel se qarqet e veriut. Qe do te thote, se numri total i votave qe do ta marrin subjektet ne jugun e Vendit, do te jete jo ne proporcion te drejte me ndarjen e 30 mije banore per nje deputet. E thene ndryshe, deputetet nga qarqet e Jugut do te shkojne ne Kuvend, sipas gjasave, me me pak vota partie se ata ne Veriun e vendit apo edhe ne Shqiperine qendrore. Ne kete pike, “teoria e bastioneve” eshte nje favorizim i hapur per Partine Socialiste. Nga ana tjeter, pjesa me e madhe e emigracionit shqiptar eshte përqendruar ne Greqi, natyrisht ne mase nga banore te pjeses jugore te vendit. Edhe ne rast deshire per te votuar, kthimi i tyre ne atdhe eshte shume me i thjeshte (per te mos thene i organizuar!) se sa nga Italia, ku pervec te tjerave, duhet kapërcyer edhe nje det. E nuk duhet harruar, qe pjesa me e madhe e emigranteve veriore, jetojne e punojne pikërisht ne kete vend apo edhe ne hapësira te tjera te BE-se, ne nje distance edhe me te madhe nga Shqiperia. Ia vlen te permendet se nese zgjedhjet do te zhvillohen brenda muajit qershor 2009 (sic e ka pranuar edhe kryeministri Berisha), emigrantet tone nga Greqia e kane shume me te thjeshte te kthehen duke siguruar “lejen” e pronareve, teksa te tjeret nga Italia apo vende te tjera te BE-se, e kane thuajse te pamundur pasi pushimet e veres jane te përqendruara ne muajin gusht! Duke vijuar arsyetimin me teorine e “bastioneve”, zonat e Jugut jane te favorizuara edhe nga nje tjeter element i përcaktuar ne kodin zgjedhor. Mjeti i vetem i votimit, i njohur zyrtarisht per zgjedhjet e 2009- es, do te jete pasaporta nderkombetare. Natyrshem, me kete dokument, per shume arsye edhe ekonomike, jane te pajisur me shume banoret ne Jugun e vendit se ata ne Veri. Kur pajisja e shtetasve ne kohen e duhur me karta identiteti, duke perhere e me shume nje sipërmarrje e pamundur, eshte kjo nje tjeter pengese per te shprehur preferencen politike permes votes. Ne pjesen dërrmuese te rajoneve te vendit tone, popullsia eshte e përqendruar brenda apo edhe përreth qendrave te medha urbane. Kjo do te thote se numri me i madh i banoreve, rrjedhimisht edhe i zgjedhesve, eshte ne qytetet e Qarqeve. Duke marre si test zgjedhjet me te fundit vendore, ato te vitit 2007, Partia Socialiste ka marre mbështetjen me te madhe nga elektorati pikërisht ne “metropolet” e medha te vendit si Tirana, durresi, Elbasani, Fieri, Vlora, Korca etj. Nga ana tjeter, votat e njesive te tjera vendore, do te numërohen se bashku me ato te bashkive “ne nje thes” te madh dhe pasi “te përzihen”, natyrshem pesha e tyre zvogleohet, duke bere qe rezultantja e tyre te jete serish ne favor te Partise Socialiste. P.sh, me kodin e vjeter zgjedhor, nese nje zone elektorale perbehej nga 4 komuna, prej te cilave ne nje kishte fituar PS-ja dhe ne 3 te tjera PD-ja, probabiliteti me i madh do te ishte qe deputeti i zgjedhur te kishte ngjyren “blu”. Ky rregull tashme nuk ka me peshe, pikërisht mbështetur ne sa thame me lart. Kesaj logjike i duhet shtuar edhe fakti tjeter qe, ashtu si ne Shkoder, pavarësisht se ne komuna zyrtarisht ka nje numer te konsiderueshem zgjedhesisht per pushtetin vendor, pjesa me e madhe e tyre banojne ne qytet. Fenomeni eshte i njejte edhe me zonat e tjera rurale te vendit dhe meqe “premtohet” se askush nuk mund te votoje dy here me kete kod, sa thame me lart, kthehet thuajse ne “aksiome”. “Lider, program, ekip” eshte gjetja me e re ne politiken shqiptare, per te mbështetur kete kod te shume kontestuar te pakten nga pjesa dërrmuese e partive parlamentare. Per programet, thuajse eshte e kote te diskutohet, pasi jane te njëjta “pika te forta e jetike”, qe nga nje parti ne tjetren, ndryshojne vetem nga renditja e problematikave. Persa i takon lidereve: Berisha dhe Rama, eshte nje gare e vertete per te përcaktuar se cili vepron me “dore me te hekurt” brenda partise respektove por edhe ne qeverine e sotme apo ate te se nesërmes. Sipas gjasave, Berisha mund te beje disa “eliminime” te deputeteve aktuale nga vendet e para te sigurta te listave rajonale, por do te ruaje berthamen apo “garden e vjeter” dhe besnike. Qofte ne gjykimin pozitiv por edhe negativ te këtij qëndrimi te pritshem, mund te rezultojë “boomerang” qe bazohet ne impaktin e individëve- deputete te veçante me zonat e tyre njeemerore, por edhe te ministrave- deputete gjate 4 viteve te mandatit qeverises. E njëjta gje mund te thuhet edhe per Ramen, i cili paraqitet me radikal, nisur nga fakti i rreshtimit te “gardes se vjeter” ne zonen “gri” te listave rajonale, duke vendosur ne krye emra te rinj, te ardhur pergjithesisht nga ish- “Mjaft” apo edhe Shoqeria Civile. Qenia ne opozite e PS-se, e minimizon pak efektin “boomerang” te elektoratit, por rrezikohet nga “te vetet” e pakënaqur, te cileve gjithsesi, u ka premtuar pjese nga “torta e pushtetit” qe mund te ndahet ne vitin 2009. Duke përllogaritur edhe ate qe konsiderohet “konsumim nga pushteti”, me force qe i jep lidereve kodi zgjedhor, duket se serish me e favorizuar eshte Partia Socialiste nga ligji elektoral. Persa i takon “ekipeve”, pjese e trinomit te ri te politikes shqiptare, Berisha vazhdon ti besoje specialisteve- partiake, madje te zgjedhur ne strukturat e larta te PD-se. Edhe KOP-istet tashme jane bere pjese e strukturave te larta, teksa Rama ka ndryshuar strategji permes “Bordeve te Dialogut me Shoqerine”, te cilat nuk jane asgje tjeter perverse nje “KOP” socialist ne prag te zgjedhjeve te vitit 2009. Nisur nga “dora e lire” ne përcaktimin e listave rajonale qe iu jep kodi zgjedhor, serish impakti qe mund te kete “ekipi” i Rames ne elektorat me njerëz te diplomuar jashte, me reputacion si “shoqeri civile”, mund te jete me pozitiv se “ekipi” qe te pakten tani per tani ka Berisha, te cilin nuk ka njoftuar se do ta ndryshoje ndjeshem. Edhe përbrenda vete “te majtes” dhe “te djathtes”, PS-ja eshte me e favorizuar se PD-ja. Tradicionalisht, koha ka treguar se me “injektime” te vogla, elektorati i majte eshte me i prirur “te mos e coje voten dem” duke ia dhene subjekteve te tjera te majta qe e kane te veshtire te kalojne pragjet e pakalueshme elektorale ne shume qarqe te vendit. Ne momentin e fundit, me kete logjike, shume përrenj votash do ti bashkohen lumit te PS-se. Nga krahu tjeter, te gjitha subjektet qe do te mbesin jashte koalicionit te perbere te drejtuar nga PD-ja, do te votojne alternativat e tyre te djathta, duke bere qe shume vota te vlefshme te sherbejne thjeshte per te plotësuar presjet dhjetore, mbase te PS-se apo edhe te ndonje koalicioni tjeter te majte, i cili eshte me prane kristalizimit se nje koalicion tjeter i vogel i djathte. Ne pamje te pare, duket se Berisha “ka rene” ne gracken e Rames permes miratimit te këtij kodi zgjedhor. Eshte disi e pamundur qe “patriarku” i vetem i politikes shqiptare te rreth 18- viteve, te mos kete bere llogarite e veta. Vetem nese edhe ne Shqiperi, sic ndodh ne SHBA apo edhe ne Itali se fundmi, te vendoset skema e rotacionit te pushtetit vetem tek njera apo tjetra force politike: PD dhe PS! Blerti DELIJA
Piaca moderne e Shkodrës e fillim shek XX po shndrrohet në Sokak të kalldrëmizuar me gur Zall Kiri në fillim të shek XXI! Rrugë këmbësore me parametra moderne evropiane apo sokak me parametra mesjetar?! Në vitin 1917, me dekovil Shkodër-Shëngjin, me lumin Buna të thelluar me dragë për hyrjen e anijeve të mesme, në vitin 2008 me kalldrëm Zall Kiri me thye këmbët në “rrugën këmbësore demokrate”… Ministri ynë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ylli Pango, “nuk e sheh” se rruga Piaca e Shkodrës, është duke u ç’tjetërsuar nga origjinaliteti historik i saj! Ministri “nuk ka njohuri” se, vetëm brenda një viti 1916-1917, Shkodra dhe vetë Piaca u lidhën me dekovil me portin e Shën Gjinit dhe se po brenda një viti edhe lumi Buna ishte thelluar me një dragë, sa për të kaluar edhe një flotilje e tërë e kapacitetit të mesëm. -Ua, ç’flet o, ku e sheh se po e ç’tjetërsojmë? Po ne për të mirë po mundohemi, e di ti se sa e ka koston kjo rrugë? Ç’dekovil o, nuk kam njohuri… Nuk kam marrë asnjë Peticion o, për nder… vërejtjet, shqetësimet e kërkesat e tuaja do të dëgjohen… -A mund t’i hidhni një sy brenda ndërtesave në Piacë, z. Ministër dhe të shihni hukubet me sy? -Sot kemi erdhur për të shëkuar rrugën, por do investojmë edhe për restaurimin e brendëshëm dhe të çative të ndërtesave të Piacës… Ministri ynë dhe bashkiakët nostalgjikë demokratë dijnë vetëm… të bëjnë sokakë të kohës së Muhaseres… duan ta ç’tjetërsojnë me çdo kusht Piacën si dikur diktatori Enver Hoxha që dha urdhër për ta shndrruar si Muzeumi Kombëtar Etnografik… Sikur një buldozer dhe një brigatë të kishte punuar përgjatë kohës socialiste ose edhe përgjatë kohës së demokracisë, Shkodra do e kishte trasenë e hapur për një degë rruge moderne që duhej ta lidhte me Kosovën. Sikur një dragë, të kishte punuar me kohë, Shkodra aktualisht do e shihte veten e saj të lidhur me detin Adriatik. Dhe pse të mos ketë Shkodra edhe aeroport civil, si Gjadrin bie fjala?! Në fondin e Marubit ka një foto, me një dragë austriake që thellon lumin Buna dhe nga deti deri në liqen ishte futur një flotilje e tërë e tonazhit të mesëm, një punë e kryer kjo vetëm për një vit dhe e imagjinoni në vitin 1917! Dhe mos harroni, se sidomos përgjatë demokracisë nga demokratët tanë është luajtur teatro e kullotur majmë me këtë temë… Por, në vend që Shkodra moderne t’i paraprjë kësaj prespektive, të projektojë portin aty te Ura e Bunës, bashkiakët tanë me shumë nostalgji, po aty duke ia zënë edhe frymën vendit, na ringjallën një ish Bexhisten të rrënuar e të ngrënë têje me kohë. Dhe këtë “Bexhistenin e Ri” restauratorët e bëjnë “modern me beton, me mermer, me pllaka spanjolle e me vetrata duralumini”! Këtu nuk ka pasur fare rëndësi ç’tjetërsimi në inversin modern, sepse e kishin llogaritur që dyqanet do t’i shisnin majm… Dhe ky Bexhisteni i reklamuar kaq me të madhe, realisht e faktikisht nuk ka funksionuar e as nuk është futur fare në efiçencë. Një lloj Panairi, një shirit ca llafe Berishe e ec matanë… Pra janë para të shpenzuara kot e të hedhura në erë! Këta realisht se ia kanë hedhur “luan-qenushit të Shkodrës një kockë në gojë që të lëpihet me të”! Dhe ndërkohë ja edhe paradoksi tjetër, po këta bashkiakët nostalgjikë, na risjellin mesjetën në Piacën moderne të fund shekullit XIX-fillim shek XX, me kalldrëm Zall Kiri dhe me stola për tavull… Emri “Piaca e Shkodrës” iu ngjit qëndrës së Shkodrës dhe rrugës në dy krahët, në kujtim të ish Piacës mesjetare që ishte te kështjella, nga borgjezia përparimtare tregëtare e industrialiste, pra kjo rrugë kishte në origjinë progresin. Tashti të ç’tjetërsosh qendrën dhe pjesën tjetër dhe të pretendosh “ta ruash në identitet”, dmth ta ç’tjetërsosh në ç’identitet një bisht Piace, realisht kësaj i thonë regres. Por, ne kemi Projektin e mrekullueshëm të ing. ZeF Çunit, kemi fondin… nuk do t’i pengojmë veturat e qytetarëve, punën e tyre, zjarrfikësen, ambulancat… për dy muaj në fund të shtatorit mbaron rruga pedonale me parametra evropianë… (Ka zëra që thonë se një person deklaron tashti se ashtu i kemi thënë sa për të larë gojën, se… Po akoma si ka hyrë uji brenda nëpër dyqane, hall i fortë se është ngritur niveli… kujt i bahet vonë për cilësinë e dobët e se kanali i ujrave të bardha ka dalë dredha-dredha… Projekti dhe Fondi u realizua…) AGRON LUKA
“MRIKA”, 50- VJETORI I OPERAS SE PARE SHQIPTARE Aktivitete te larmishme ne qytetin e Shkodres, vendlindje e autorit Prenke Jakova Ne patronazhin e kryetarit te Bashkise Shkoder, Lorenc Luka do te festohet me nje seri aktivitetesh 50- vjetori i operas se pare shqiptare “Mrika” me autor bashkeqyterin tone te madh Prenke Jakova. Menaxhuese e te gjitha aktiviteteve te larmishme eshte Shoqata Kulturore- Artistike “Prenke Jakova”, ndersa grupi organizativ perbehet nga Gjon Shllaku- president i Shoqates “Prenke Jakova”; Ridvan Karakaci- muzikolog dhe violinisti i mirenjohur Lorenc Radovani. Nga data 1 deri me 6 dhjetor, qyteti i Shkodres do te jete epiqender e kultures shqiptare, ne ate fare mund te konsiderohet si evenimenti me i rendesishem kulturor i vitit, përkujtimi i 50- vjetorit te venies ne skene te “Mrikes”, opera e pare shqiptare. Dite pas dite, jane parashikur dhjetra aktivitete, te cilat per teleshikuesit do te përcillen nga TV1 Channel, i cili ka ekskluzivitetin televiziv te pasqyrimit te plote te te gjitha veprimtarive. Ajo fare e ben te veçante kete aktivitet, eshte grumbullimi edhe nje here i rreth 30 pjesmarresve ne premieren e para 50 viteve, ndersa TV1 Channel do te pasqyroje te gjitha evenimentet, duke transformuar per nje jave programacionin e tij te perditshem. Nuk do te mungojne as emrat me te njohur te instrumentisteve shqiptare, brenda dhe jashte vendit, ata qe kane ndikuar te ngrihet perhere e me lart muzika shqiptare edhe ne skenat me prestixhoze te globit. Ne naten e fundit, 6 dhjetor 2008, ne teatrin “Migjeni” pritet te jene te pranishem te gjitha autoritetet me te larta te vendit, si presidenti i Republikes Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e shume figura te njohura te jetes publike ne Shqiperi. Prenke Jakova per operen “Mrika” Pavaresisht se nuk jeton me, kompozitori i mirënjohur Prenke Jakova, eshte i gjalle me kujtimet e tij per kete veper te pare ne vendin tone. Te gjitha informacionet tashme, jane hedhur me shume kujdes nga organizatoret ne faqen e internetit www.operamrika.com, ku cdokush i interesuar mund te gjeje ate cfare kërkon ne lidhje me kete ngjarje te shenuar ne kulturen shqiptare. Pikerisht, duke lundruar ne kete hapesire te arritshme nga e gjithe bota, ne kemi shkëputur nje ekstrakt shume te shkurter te asaj qe ka arritur te na sjelle permes kujtimeve shume vite me pare, i madhi Prenke Jakova: “Besimi i madh qe kishin shoket ne aftesite e mia dhe deshira per te pasuruar repertorin e muzikes shqiptare me vepra te gjinive te larta muzikore, me shtyri qe ne korrikun e vitit 1956 ti hyj punes per kompozimin e operes «Mrika», libret me 80 faqe te shkruar nga poeti Llazar Siliqi dhe ta perfundoj ne muajin tetor te vitit 1957. Per te shkruar kete veper isha njohur me folklorin e pasur te muzikes sone popullore dhe kete ngjyre u perpoqa ti jap gjithe personazheve dhe te gjithe momenteve lirike dhe dramatike, sepse vetem ne kete menyre do t’i sherbejshe artit tone popullor. Ariet, duetet, koralet e ndryshme qe i degjuan qe ne fillim shoket e mi kompozitore, shkrimtare dhe interpretues, me siguruan qe punen e kisha nisur mire dhe me inkurajuan te vazhdoj me besim te plole se vepra do te dali mire. Per t’ja arritur realizimit te vepres, kisha punuar me kohe per forcimin e orkestres sinfonike, solisteve dhe te korit. Nje entuziazem i papershkruar perfshiu te gjithe amatoret e muzikes me 2 maj te vitit 1958, kur u inaugurua fillimi i punes per venien ne skene te operes se pare shqiptare «Mrika». Amatoret bejne mrekullina, ata kane dicka qe nuk e kane profesionistet, sidomos ne qytetin tone qe ka tradita ne art e kulture. Une kisha besim tek ata. Suksesi i madh qe pati premiera me 1 dhjetor 1958 kurorezoi punen e tyre te palodhur. Jam shume i kenaqur per punen e palodhur dhe interpretimin e mire te te gjithe ekzekutuesve, qe prej solisteve, korit, regjise, koncert-maestrave, teknikeve, etj. Falenderoj nga zemra ndihmen e pakursyer te Teatrit te Operes e Balelit, artistin Kristaq Antoniu, pedagogen e zerit Shpresa Nishani dhe baletmaestrin Xhemil Simixhiu, te cilet dhane kontributin e tyre pa asnje rezerve.” Premiera e para 50 viteve – Per te krijuar kete veper skenike me vlera te medha kombetare, kompozitori e filloi punen ne muajin korrik te vitit l956 dhe e perfundoi ne muajin tetot te vitit l958. – Puna per venien ne skene te vepres filloi me 2 maj l958. – Premiera u dha me l dhjetor l958. – Vepra u drejtua nga vete autori. – Rregjizor i kesaj vepre ishte Andrea Skanjeti. – Opera u shfaq ne Shkoder l8 here. – Opera “Mrika” u shfaq ne Tirane per te paren here ne muajin shkurt l959, interpretuar nga trupa e Shtepise se Kultures Shkoder. – Interpretueset e para te Mrikes ne Shkoder ishin Klotilda Shantoja, Florinda Gjergji- Interpretuesja e pare e Mrikes ne T.O.B ishte Marie Kraja. – Opera “Mrika” u interpretuar per here te pare nga trupa e TOB-se ne muajin nentor l959. – Opera “Mrika” ne T.O.B. pati kater rivenie, l966, l968, l975 dhe l989. – Nga viti l966 opera “Mrika” u shfaq ne variant te reduktuar, nga kater ne tre akte. – Ne vitin l983 nxenesit dhe pedagoget e shkolles artistike kombetare “Prenke Jakova” ne Shkoder vune ne skene aktin e pare te operas. Kalendari i aktiviteteve Shkoder 1 – 6 dhjetor 2008 E hene date 1 dhjetor 2008 Ora 18.00 konference shtypi nga organizatoret dhe protagonistet e pervjetorit E marte date 2 dhjetor 2008 Ora 17.00 koncert i ansamblit te harqeve “Classic Sound’s” – Shkoder, pregatitur dhe drejtuar nga Anton Kaftalli E merkure date 3 dhjetor 2008 Ora 17 00 koncert me artiste te shquar shkodrane E enjte date 4 dhjetor 2008 Ora 11.00 -18.00 nata e pare e edizioni 8-te te konkursi Pjeter Gaci, organizuar nga qendra kulturore “Pjeter Gaci” Shkoder Ora 18.00 ne sallen e bibliotekes “Marin Barleti” Shkoder jepet koncert me artiste te ftuar. E premte date 5 dhjetor 2008 Ora 17.30 – 19.00 nata e dyte e edizioni 8-te te konkursi Pjeter Gaci, organizuar nga qendra kulturore “Pjeter Gaci” Shkoder E shtunde date 6 dhjetor 2008 Ora 17.00 banda e qytetit Shkoder Ora 18.00 koncerti jubilar ne sallen e Teatrit “Migjeni” Esmeralda DELIJA
Kërcënimi: Jeta e një nëne dhe e të birit në rrezik nga një pengmarrje e dhunshme! Në vendin tonë, siç ne të gjithë e dijmë, forca e shtetit herë pas here bie në nivele të neveritëshme dhe një masë e madhe për arësye nga më të ndryshmet, kërkojnë me të gjitha mjetet të ikin nga ky vend. Kohët e fundit niveli i dhunës dhe i pengmarrjeve është rritur dukshëm në Shqipëri dhe në qytetin tonë në Shkodër. Në mënyrë më të veçantë po bie në sy shinjestrimi i bizneseve që merren me kambizëm të liçensuar të valutave. Rasti më i fundit skandaloz u bë publik me dhunë fizike e me grabitje të një kambisti. Dhe përsëri po e kërcënojnë rëndë fizikisht, me falimentim e me një gjobitje edhe kambistin LUAN VELCANI. Edhe më e rëndë e më e degjeneruar bëhet situata, kur zërat anonime e kanë kërcënuar me grabitjen edhe të të shoqes RAIMONDA VELCANI dhe të birit të tyre ELVIS VELCANI. Sado që opinioni i përgjithshëm qytetar i dënon fuqishëm këto dukuri të shëmtuara, kjo familie mbetet nën një kërcënim e trysni të tmerrshme, duke jetuar me frikë e duke u fshehur e strehuar ku të mundet. Po sa dhe si mund të jetohet kështu?! FATIME KULLI
“Vargjet e Lira” më 1936 nuk u ndaluan e nuk u çensuruan Emisoni në Top Show, të Top Chanel i Alban Dudushit, “Leksione Migjeniane”, me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së Migjenit, ditën e enjte dt.18 shtator 2008. Të ftuar në studio: Angjelina Ceka (Luarasi), prof. Adriatik Kallulli, prof. Rozeta Uçi, dhe nga Shkodra poeti Ridvan Dibra dhe poetesha Ledia Dushi. Ky emison më ka indinjuar pa masë: në demokraci ndalohen përsëri Arshi Pipa dhe Gjovalin Luka! Mohohen kontributet e sa e sa studiuesve! Injorancë e pajustifikueshme e dy përfaqësuesve poetë shkodranë, që nuk i njohin e nuk i lexojnë as literaturat e as kontributet e Shkodrës…
U ndalua botimi, “Migjeni, Vepra, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, botim 1954, NSHB Tiranë! SL E AKUZOI GJ. LUKËN “SE KISHTE PUSHTUAR 7-8 PROZAT E PABOTUEME”… NJË POLEMIKË E VJETËR E VITEVE 50-TË; POLEMIKA E RINGJALLUR E VITEVE 2003, 2005, 2006, 2008… DHE NJË AKTUALIZIM ME: ANGJELINA CEKA (LUARASI), P.S. LUARASI, D.KALOÇI, DR. M. ZEQO, I. KADARE, R. UÇI ETJ, NË TOP SHOW DHE ME “ZBULIMIN E FUNDIT” TË ELSA DEMO, “BOTIMI I NDALUAR MË 1936 EKZISTON”, SHEKULLI, 28 GUSHT 2008, F.20-21. U ndalua botimi “Migjeni Vepra, Mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka, 1954, botim NSHB Tiranë S. Luarasi e akuzoi Gj. Lukën “se i kishte pushtuar 7-8 prozat e pabotueme”… Një polemikë e vjetër e viteve 1956-1957; polemika dhe debati i ringjallur me: Angjelina Ceka (Luarasi), P.S. Luarasi, D.Kaloçi, dr. M. Zeqo, I. Kadare, R. Uçi etj, në Top Show dhe me “zbulimin e fundit” të Elsa Demo, “Botimi i ndaluar më 1936 ekziston”, Shekulli, 28 gusht 2008, f. 20-21. “Shish-mashi” dhe alibitë e Skënder Luarasit te novela “Studenti në shtëpi” dhe te vjersha “Parathania e Parathanieve” 17 copë proza në një kopje-daktilografim, të mbedhura nga origjinalet e botuara të Migjenit i ruajmë edhe sot ne, nga materialet e babait. Këto 17 prozat ka qenë të botuara dhe ato kanë një vlerë për t’i krahasuar me atë të botuarat, sidomos në aspektin gjuhësor. Gj. Luka ka pasur edhe një kopje të daktilografuar të 7 prozave të pabotuara të vitit 1945 që familia Nikolla ia kishte shitur AISh, dhe atje kishte një surprizë, novela “Studenti në shtëpi” ishte po ashtu siç ishte botuar më 1953. Edhe për vjershën “Parathania e Parathanieve”, GjL ka pasur një kopje origjinale të daktilografuar dhe konkretisht kjo kopje u përdor si argument për të ndryshuar fjalën “ishull”, që e kishte botimi i 1936 dhe ai i vitit 1945, në kuptimin dhe konceptimin që del edhe nga konteksti si “idhull”, në vargun e 14-të. Pipa shkruante: “Një studim mbi Migjenin e vetëm “Vargjeve të Lira” nuk mund të jetë i plotë, pa një studim edhe për prozat … Këto proza gjithsejt rreth njëzet e pesavet- pa njehë disa novela të cilat sot gjenden ndër duer të ndryshme, e pa njehë edhe do të tjera që mund të kenë humbë përgjithmonë … (sipërcit.) Atëhere për novelat e sigurta 17+8=25. Çfarë bëri Skënderi, ia adresoi ndonjërën tjetër kujt?! Bashkoi dy gjysma dhe ndau një novelë në dy gjysma, si përshembull në dy gjysma trumcakësh?! Hë hë… Tashti te Korrieri, Petro S. Luarasi, jo vetëm se na rinxjerr përsëri në skenë atë “letrën-dokument të daktilografuar”, dt. 11 korrik 1953 për Zyrën e Arsimit dhe Kulturës në KQ. të PPSH, në varjantin e kopjes me letër kopjative me asnjë element sado minimal që të quhej si dokument (as minimumi i minimumeve të pa firmosur nga SL), por na sajon edhe lojra prestigjiatori se Skënderi gjoja ia kishte futur këtë letër pa protokoll poshtë derës, në zyrën e F. Gjatës! Dhe kulmi, Petroja na pohon tashti me plot gojën, edhe me një fletë të re të panjohur të librit “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”, se S. Luarasi, të gjitha do t’ja bënte hallall Gjovalinit, edhe tërë materialin komplet me Vepër, me 100 faqe biografi, me foto e faksimile, por vetëm ato “200 gabimet te “Studenti në Shtëpi”, nuk do t’ia falte kurrë”, ose edhe më hollë ato “bragashat”, se ato e kishin indinjuar aq shumë sa që s’kish pyetur e s’kish ditur më se çfarë kishte bërë me letra spiunimesh… Pa le se përveç 200 gabimeve gjuhësore, GjL na e kishte lehtësuar studentin me një “omision të hequr” nën jorgan, ku Nushi flinte bashkë me të motrën… Në fakt te kjo novelë e botuar nga GjL nuk kishte fare gabime e krahasuar me botimin e 1953 dhe me kopjen e 1945. Por, pikërisht këtu qëndronte bllof-alibia dhe mashtrimi i SL. Ai e krahasoi këtë botim me një kopje dorëshkrimore Nr. 2 të cilën Migjeni, siç pretendonte SL, e kishte redaktuar e korrigjuar edhe nga ana gjuhësore e ortografike, gjatë kohës së qëndrimit në Sanatorium, në Itali. Dhe këtë “zbulim” surprizë OL (Nikolla) dhe SL e kishin absolutisht mbajtur të fshehtë! (Kemi një studim të plotë për këto “zbulime”. AL) Të gjitha “ndryshimet” por edhe plot trajta gjuhësore që S. Luarasi i kishte “ndrequr” vetë më 1957, si disa apostrofa t’a-ta, t’onë-tonë, hecë-ecë, shum – shumë, kumbulla – kumlla, mëdhaja – mbëdhaja, mish mash – shish – mash etj dhe këto me poshtërsinë më të madhe ia kishte faturuar GjL si “gabime gjuhësore e ortografike”! (Nëqoftëse këto “zbulime” nuk i ka bërë vetë Petroja?!) Pra Skënder Luarasi vetëm për hatrin e “Studentit në shtëpi” e paditi aq rëndë Gjovalin Lukën, kur mirëfilli e ka ditur të vërtetën. Si e bëre këtë gafë mor trashigimtar e kompetent posthum?! Si or burrë, pse se the këtë qysh në fillim te RD-ja po e ruajte te “Korrieri” … Mirëpo autori i vërtetë i zhalavitjeve gabimeve me makinë daktilografike të të ashtuquajturave materiale për botim të SL më 1948 dhe më veçanërisht i 6-7-8 novelave-proza të gjata, ka qenë vetë Skënder Luarasi. Këtë e ka rrëfyer tash vonë dhe e ka pohuar te Korrieri, “kritiku lerar”, inxhinieri mekanik Petro S. Luarasi. Ashtu se si qëlloi, që ato kohë Skënderi kur shkruante për të dashurin Migjen dhe për Shkodrën dashnoren, seç i hypte një të nxehtë e një mall sa, që pinte nja dy-tre shishe verë Malaga e Bordoje, zakon që i kish ngelur qysh nga Spanja kur i vriteshin shokët ndër duar dhe nga ajo Fusha e Përqëndrimit në Francë, kur dëgjonte luftën nacional-çlirimtare me një radio gjermane, ku mori vesh se andej nga Kolonja gjermanët kishin vrarë nja 3000 shqiptarë… Dhe shikoni se u tha te Kritika Zyrtare 1954 se, Gj. Luka këtë novelën “Studenti në shtëpi” e kishte marrë të botuar nga botimi i 1953 dhe jo nga shkarravitjet e 1948 të S. Luarasit, megjithse Gj.L. ka pasur në dorë një kopje të daktilografuar të atyre novelave, të vitit 1945. Hajde fol tashti po deshe Petro, nxirr ndonjë fletë të re interpretuese, se ato fletët e atij Librit tënd vazhdimisht rinovohen e riinterpretohen… Do të mjaftonte vetëm një sy te botimi i vitit 1953 te “Letërsija Jonë, për të parë se ç’ke katranosur edhe ti vetë z. Petro! Shiko, po ta jap unë një citim dhe një fotokopje dhe përfundimin nxirre ti vetë: “Dy tregime të pa botuara të Migjenit, “Të çelen arkapijat” dhe “Studenti në shtëpi”. Me rastin e 15- vjetorit të vdekjes së Migjenit, botojmë dy tregime të pabotuara të nxjerrura nga origjinalet që ndodhen pranë familjes së tij. (Shën. Red.)”. (Revista, Letërsija Jonë, Nr. 8 gusht 1953, f 16-29) Hapini sytë Petro e Angjelina: Hiqeni maskën e poshtërsisë dhe hipokrizisë! E ka kështu botimi i vitit 1953 te revista Letërsija Jonë, “i nxjerrë nga origjinalet e familjes Nikolla”! Pse nuk u tërbua zotni Skënderi më 1953?! Shko gënje tashti sa të duash o Petro shakaxhiu, te gazeta Korrieri, gënje për gjindjen e Tiranës edhe të kolonjarëve, gënje dhe përgënjeshtro sa të duash duke shfrytëzuar edhe miqtë enveristë e mehmetistë edhe Nderin e Kombit Nr. 1497, se, “Skënderi e përgënjeshtron, se u botuan me lejen e families”! Cili Skënder e përgënjeshtron ai i vdekuri, apo ti vetë?! Ashtu e ka shkruar e botuar revista “Letësija Jonë” më 1953, o trap dhe jo Gjovalin Luka dhe as Agron Luka, se aso kohe isha 4 vjeç! Kryeredaktori i redaksisë ishte Shefqet Musarai dhe bashkëpunëtori i tij ishte Dh.S.Shuteriqi…} Tashti të merremi edhe paksa me shkencë, kritikë hulumtimore historiko-letrare migjenollogjike, se jemi në lëvizjet finale. Qysh në krye të herës, duhet të rradhisim një tog pyetjesh që janë njëkohësisht edhe çeshtje që Skënder Luarasi duhej t’i kishte sqaruar me vakt e me kohë dhe gjynah që ia besoi Petros “post mortum”, megjithse e porositi: “libri me kujtime Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar” nuk është për t’u botuar, por i kushtohet vogëlushit Petro, kur të kem mbyllur sytë, që të dijë të orjentohet për të atin kur të rritet…” Atëhere: Me çfarë fakti e vërteton Petro Luarasi se, i gjith materiali migjenian poezi e prozë dhe 100 fletët biografi ishin daktilografuar më 1948, me shpejtësi të madhe me shumë gabime ortografike, gabime fjalësh dhe daktilografimi etj?! Sa km/orë ishte shpejtësia dhe ç’rrol luajti këtu rastësia?! Kishte kopje të tjera daktilografike me fletë kopjative nga të 1948, apo jo?! Pse nuk i nxorët asnjëherë, aso kohe?! Si e kishte paraqitjen “Studenti në shtëpi” më 1948, si të botimit të 1953 apo si të botimit të 1957, ku SL deklarohej: “e botojmë t plotësuar e të korrektuar me material fare të panjohur gjer tani, dhe e shtypim të gjithë pas një krahasimi të imtë me dorëshkrimet origjinale, pasi botimi i tretë i GjL ka shumë gabime…”?! (Bot. i 1957, f 55) Shiheni paradoksin: A thua GjL duhej të ishte parashikues fallxhor që ta dinte se si ishte materiali i panjohur në Sëndykun e Nikollajve?! Po qysh dekani i fakultetit të migjenologjisë, nuk ia dha shkencës shqiptare asnjëherë, as si faksimile, ato manoskritet me laps, “origjinale të origjinalit, i e origjinalit”?! A thua i ka M. Zequa, në MHK?! Po si nuk e konstatoi Luarasi, aq i rrahur me vaj e me uthull, hilenë e Shuteriqit, qysh më përpara, por vajti e u mbyt në një lugë ujë, te Shuteriqi a te komitetarët, me me një thes letrash të shkarravitura me shpejtësi?! Po, a nuk kishte dashur t’i botonte Skënderi ato letra me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Migjenit?! Ishte vetë S. Luarasi daktilografisti, ishte teto Ollga e Nikollaitëve, apo kishin pajtuar ndonjë bakall?! Atë “shkurtesën” që e përmend Shuteriqi, si psh atë episodin me vëlla e motër, nën jorgan te “Studenti në shtëpi”, Skënderi e kishte bërë apo daktilografisti?! (Apo Zyra e Kulturës dhe Arsimit edhe e Çensurës në KQ të PPSH, aty ku SL e përgojoi disa herë GjL?) Po pse pretendojnë Skënder Luarasi, Petrua dhe Angjelina e madje edhe M. Zeqo, se edhe ajo biografija me 100 faqe është identike me atë të 1956/1957-1961?! Themi kështu se nga biografija 1956-1957, me 43 faqe, po të heqim pjesët që zë me citime Andrea Stefi (Corvus), i cili sigurisht se nuk kishte zë më 1948, si dhe ndonjë gjë tjetër, atëhere ç’mbetej nga 100 faqet e 1948?! Le pastaj se çfarë mund të kishte përrallisur Luarasi aso kohe dhe që i autoçensuroi dhe i zhduku vetë, sapo ra nga fiku xinxëri Xoxia i Madh, kushëriri i Luarasëve… (Nqs se i kishte shkruar ndonjëherë ato 100 faqet…) Por, po ta pranoj unë se Gjovalini “pushtoi” materialet e Skënder Luarasit të 1948, atëhere ku do t’i çoni ju, gjithato ato male me kritika, me shpirtligësi e me lista me 500 gabime, 200 vetëm te “Studenti në shtëpi”, me 15 faqe në Ndreqie Gabimesh, me dërgesa me zarf në shtëpi, gazetë më gazetë?! Çfarë njerëzish për seri, trashamanë e cinikë paskeni qenë more?! Ju kujtuat se ju sponsorizoi Arta Dade, PS-ja dhe ish Prokuroria letrare enveriste dhe morët turr… Po a nuk ju duket, se pas pohimit e atij sqarimit fatal të Petros, te Korrieri, me të gjith llogjikën e botës del se autori e fajtori i vërtetë i tërë atyre gabimeve zhalavitjeve të leksikut migjenian etj, ka qenë vetë S. Luarasi! Apo e kishte fajin maqina mekanike daktilografike?! Pse nuk i dërgoi S. Luarasi, edhe një fletë të daktilografuar proteste E. Hoxhës, qysh më 1948, apo më 1949, një edhe mikut të tij M. Shehut, ose Zyrës së Ankesave, Zyrës së Arsimit, Kulturës e Kontrollit pranë KQ të PPSH, për “pushtimin” e lëndës nga Dh. S. Shuteriqi dhe M.N.?! (Ç’të jetë ky anonim xhanëm, Mane Nishova a Mehmet Myftiu?!) Pse nuk i bëri ndonjë Kritikë të 1948 edhe një tjetër Kritikë të 1953, me lista me korrektime e redaktime edhe këtyre?! Nga 48-ta te 53-shi, sikur janë plot 5 vjetë dhe ndërkohë pse nuk e rikorrektoi e riredaktoi dekani Luarasi, komplet veprën postume të Migjenit?! Pse nuk i bëri një Kritikë edhe përkthimit e botimit të vjershave, prozave të Migjenit në rusisht dhe më në veçanti të vjershës “Parathania e Parathanieve” dhe prozës “Studenti në shtëpi”, në rusisht më 1954?! Po, nga i mori Gjovalin Luka ato novela të pa botueme, normalisht do të pyesni? Gj. Luka, në SHËNIM, në bot. 1954, shkruante: “Proza të pa botueme, njihen deri tashti 7 copë. Këto janë: Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Bukën tonë të përditshme falna sot…, Historija e njenës nga ato, Të çelen arkapijat, Pak poezi, N’ at anë gardhit asgja e re. Po botojmë 5 prej tyne, tue lanë jashtë: Pak poezi dhe N’at anë gardhit asgja e re, që asht lanë prej Migjenit vetëm sa e fillueme.” Tashti të sqarojmë, “Proza të pa botueme”, quheshin këto 7 novelat, sepse nuk ishin botuar me gjalljen e Migjenit. Sigurisht si grezo që ishin, si dorë e pare, kishin disa karakteristika të ndryshme, fjalë arkaike, trajta dialektale, shenja diakritike të hundoreve karakteristike shkodrane, apostrofa, neologjizma etj, që sadokudo kërkonin edhe aso kohe njëfarë pune nga specialistë korrektorë e redaktorë në shtypshkronjat e botimit. Siç njihet në kohën e Zogut gegnishtia kishte përparësi, megjithse dialektet nuk ndaloheshin etj. Kjo gjendje vazhdoi për pak kohë edhe mbas 1944, madje gegnishtia mbijetonte edhe deri te vitet 60-të. Në vitet 50-ta veprat e Migjenit ishin botuar, pothuajse ashtu siç ishin, sepse kjo punë, simbas gjykimit të Gjovalinit, po ashtu siç edhe unifikimi i gjuhës zyrtare (jo i gjuhës letrare, se kjo është tjetër gjë), do të kryhej në të ardhmen me një pjesmarrje kolektive akademike e të specializuar. Para vitit 1954, pra para GjL, ishin botuar nja katër copë novela nga ish të pa botuarat, shto këtu edhe ato dy copët që iu lanë Skënder Luarasit, për botim e për një hetim se mos i gjente ndonjë manoskript me vazhdime etj. Por, ajo që ka “harruar” dhe që e anashkalon Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Petro Luarasi është se 7 copë prozat e pa botueme, njiheshin edhe më përpara 1948, ato njiheshin qysh nga 1945. Familia Nikolla disa herë i ka shitur krijimtaritë e Migjenit, jo vetëm më 1945, por edhe më pas. Disa persona me kokrra i kishin lexuar dhe kishte kopje të daktilografuara, kjo është e vërteta dhe nuk është ashtu siç deklarohej S. Luarasi, se ato ishin “një sekret e monopol i vetëm Olga Nikollës”. Në letra-kujtimet e dy Luarasëve babë e bir, te Korrieri, tashti shkruhet se, “zbulimi i 7-8 copë novelave më 1948 (Olga thoshte se janë 8) bëri bujë”, por, ndërkaq ka kaluar kaq e kaq kohë dhe nuk kanë sjellë asnjë citim nga buja e shtypit të kohës! Me sa kujtoj nga babai, “novelat e panjohura” i ka njohur edhe Arshi Pipa. (Shih, A.P., “Kujtim i Migjenit”, revista “Bota e Re”, N. 3, Tiranë, shtator 1945, f 51-52.) Dhe A. Pipa ka kontribuar edhe për botimin e “Vargjeve të Lira” edhe më 1944, në kohën e regjencës dhe jo vetëm prof. K. Cipo, siç pretendonte SL. GjL këtë e ka deklaruar në Përgjigjen e tij të vitit 1954. Gjovalin Luka, për 7 prozat/novelat e gjata të pa botuara ka pasur një kopje nga kopjet e daktilografuara të siguruara më 1945. Gjovalini ka pasur botimin e 1936 dhe të 1944 në origjinal, ka pasur edhe një kopje tjetër të daktilografuar të 17 prozave të botuara dhe një kopje të 7 novelave të pabotuara, bazuar në kopjet e 1945, ka pasur të gjithë koleksionin e plotë, edhe të 1939 edhe të 1941 të botimit nga E. Koliqi e K. Gurakuqi… Vijmë tashti te ajo që e përmend prof. Shuteriqi, në lidhje edhe me “ndonjë shkurtim-heqie cope të pa nevojshme”, që iu bënë materialit grezo të 7 novelave të pa botueme. Ndoshta qysh aty nga 1953, por sidomos pas Kritikës Zyrtare më 1954, thuhej se “Studenti në shtëpi”, kishte shkuar nga S. Luarasi edhe në Zyrën e Kontrollit pranë KQ të PPSH-së. S. Luarasi e komentonte atë me fjalë gojore, por ende pa i paraqitur dorëshkrimet. Shefqet Musarai dhe madje edhe Fatmir Gjata ia këshilluan SL një proces gjyqësor… Por, me atë rast u gjet si i kritikueshëm ai episodi i nën jorganit, ku fëmijët e familieve të varfëra flenin bashkërisht motra e vëllezër, nën jorganin e ngrohtë, ku puthiteshin e ku lëvizte ndonjë si gja e tretë… Kishte pasur raste ku ndodhnin edhe inçeste apo edhe si tentacione infantile, si më veçanërisht në kushte injorance e në kushte kur përziheshin edhe nga dy-tre palë fëmijë me gra të ndryshme etj. Pra nuk e hoqi Gjovalini atë pjesë, sepse kjo pjesë, siç edhe fjala “bragasha”, nuk ekzistonin te dorëshkrimi nr. 1. Nga llafollogjitë e SL, ajo pjesë u kritikua nga Zyra e Arsim-Kulturës dhe e Kontrollit në KQ të PPSH… Gjovalinit ia ndaluan me urdhër (jo se e bëri vetë) botimin edhe të vjershës Trajtat e Mbinjeriut psh. (Te komenti “Të lindet njeriu”, f 13, Gj. Luka e citonte dhe e komentonte edhe vjershën “Trajtat e Mbinjeriut” dhe kjo nënkuptonte qartë se botimin e saj ia kishin ndaluar) Ah, po kemi edhe ato bragashat se desh harrova. E kam sqaruar njëherë se trajta bragasha përbën një lloj shqiptimi që nuk përdoret nga shqiptarët në Shkodër, por në Vrakë e në gjuhën nashkelije. Petro, korrektonjësi e redaktonjësi i Skënder Luarasit, edhe më përpara te GSh e RD, por edhe tani te Korrieri, 23 nëntor 2005, f 29, te kolona 1, në fund e shkruan trajtën si tironçe “bregashe”. Po pse ia ndërron formën origjinale të dekan Skënder Luarasit, mor birko, a nuk i ke sytë në ball se te botimi i 1957, në f 171 shkruhet: “Hiqi bragashat”! Hiqe edhe ti maskën e derrit o Petro dhe tani rrotullohu sa të duash në një valle dervishësh me fustanellë ose po të duash vish ndonjë palë bragasha apo bregashe kolonjare… Te një botim te “Koha Jonë”, “Universi i Migjenit, zbulime të reja” (11 maj 2006, f 10-11), dr M. Zeqo e ngre në qiell prof. S. Luarasin edhe “si dekani e si krijuesi i migjenologjisë”! (kur edhe Shuteriqi nuk i lipsej më e nuk i shkonte më për vizita të përditëshme e për kurse vizatimi me lapës…) Unë, kisha kujtuar se shpikësi i atij termit “migjenologji”, kam qenë unë, por ja që ky na paska qenë dr. Zeqo! Ndërkaq nuk besoj se i mbetet hatri mikut Zeqo, se termi “krijuesi i migjenologjis shqiptare”, mbase më mirë do i shkonte Migjenit vetë! Si dekan mbase edhe do i shkonte S. Luarasit, “medet, po të mos kish vdekur pa thënë të vërtetën”, megjithse “një sekret unë e di akoma shumë mirë”, shkruan M. Zeqo. Epo, sado që nga ana e llogjikës kjo shkon si “e ëma e Zeqos, maje thanës së thartë”, kur e di, ç’pret, thuaje! Si shije e si preferencë, babai im, po qe se ke ndonjë farë vlerësimi për të, preferonte që si dekan të ishte ndonjë njeri më i ditur e më human se SL, atë mendim kam edhe unë. Hë për hë, madje po guxoj të shtoj se kam mjaft simpati për Arshi Pipën si dekani, para Skënderit, megjithse AP e kishte pasur SL si profesor… Ju, dr. Moikomi, i keni rënë me vare R. Elsjesë për atë ish trajtesën si origjinë sllave të families së Migjenit dhe e keni nënkuptuar edhe Arshi Pipën për atë simbiozën sllave-shqiptare, siç edhe ndonjë studiues a pseudostudiues në atë hulli. Jam dakort me ju se, nacionaliteti përcaktohet nga atësia (kom-ja fillimisht përcaktohej edhe nga feja), por ka edhe raste që përcaktohet edhe nga vetë përzgjedhja e vetdeklarimi, pas ndonjë simbioze bilinguiste etj. Por, te gjyshja malazeze, te amësia ka një problem të vockël, që e kishte deklaruar vetë Migjeni, dhe unë e kam shkruar njëherë trajtimin për pjesën e Gjovalinit, prandaj ti si detyrë morale e kishe t’i thoshje nja dy llafe haptazi. Ti edhe Kadareja, që kur erdhi te shtëpia e F. Shirokës në Shkodër, nuk gjeti temë më të rëndësishme por, xhilit e te shqiptarësia e Migjenit. Se kur i shan Kadareja serbët si të përzier me ciganë e arixhinj, apo tironsit si të përzier me turq e persianë… Aman, aman, temë me shqiptarësi sterile, se pakë sllavë, goranë, podgoriçanë, maqellarë e boshnjakë, pak aromunë, xinxër, shule, sakarakaçanë, çobanë, vllehë, llaci-facë, eflakë, pak grekër e çifutër, pak magjypë-egjiptianë, pak gabelë, pak osmanllinj e turq, ka në Shqipëri e në Kosovë!… (vijon në numrin e ardhshëm) AGRON LUKA
Toponomastika “5” – Prefektura e Kosovës (Kukësit) Ne vijim te publikimit te vendimit historik te Qeverise se Mbreterise Shqiptare nr.753 ,date 06 korrik te vitit 1938,per shqiperimin apo pershtatjen e Toponomastikes se Shqiperise ,kesaj radhe menduam te paraqesim Toponomastiken e Prefektures se Kukesit ,qe Mbreteria vazhdonte ta quante shteterisht si Prefektura e Kosoves. Kujtojme se Mbreti Zog i Pare ,ishte shpallur si mbret i shqiptareve (1 shtator 1925) e jo mbret i Shqiperise londineze te vitit 1913,cfare tregonte se Mbreteria nuk hiqte dore kurre nga trojet e Shqiperise Etnike qe i kishte falur Zoti ,por i kishte grabitur me pa te drejte Ropi sllav i djallit , me bekimin e nje pjese te Europes plake… Ne per te mos merzitur lexuesit po publikojme vetem Toponomastiken e ndryshuar …
PREFEKTURA E KOSOVES (KUKESIT)
ISHTE – BEHET
1. Brruti – Thuperi 2. Gostila – Gushtaj 3. Myci – Rrasa e Lekes 4. Dobruna – Ujmir 5. Nikoliqi – Nikolaj 6. Peraj – Bardhoshaj 7. Perollaj – Lugine 8. Vranishti – Malisht 9. Zararishta – Trojeza
NENPREFEKTURA E LUMES
ISHTE – BEHET
1. Bardhoci – Bardhoshi 2. Pobregu – Bregu 3. Bela – Bardhaj 4. Borja – Lulezimi 5. Brekinja – Brekina 6. Carnaleva – Pyllishta 7. Kollovozi – Kodraj 8. Kasharicaj – Kepaj 9. Novosej – Katundi i Ri 10. Orcikelaj – Orcikaj 11. Oreshka – Rreshkaj 12. Orgjostaj – Burimaj 13. Shtrza – Shterza 14. Zapoti – Pikllimaj 15. Bushtrica – Ranishte 16. Gjegjani i Ploshtanit – Gjegjaj 17. Kalili – Kalisi 18. Matrani – Matrangu 19. Ploshtani – Plotaj 20. Arrni – Arreni 21. Radomira – Bukuroshi 22. Surroj – Suroj
NENPREFEKTURA E MALESISE SE GJAKOVES
ISHTE BEHET 1. Babina – Babaj 2. Myhejani – Mehaj 3. Tropoja – Trifushe 4. Kami – Kambe 5. Lenici – Lendishti 6. Paci – Pasi 7. Vladi – Fushe 8. Zharka – Brezdaje 9. Bratoshnica – Vllaznija 10. Dragobija – Dragoj 11. Grija – Gri 12. Kocanaj – Kallishte 13. Margegaj – Markgegaj 14. Tepla – Pla 15. Palca – Palci 16. Peraj – Bjeshka 17. Raja – Shkambi 18. Dushaj – Dushkaj 19. Dojane – Kuvendi 20. Fang – Fangu i Madh 21. Vatoc Vidric – Frangi i Vogel 22. Resuj – Rrethi Uji 23. Lejtize – Lejthize 24. Viliq – Leka i Zi 25. Radogosh – Deshire 26. Visoc – Sukthi 27. Mejdan – Sheshaj 28. Papaj Ballaban – Papaj 29. Berbat – Ranze.
Sic shihet ne tre njesite lokale te Prefektures se Kosoves (Kukesit), se bashku kane pasur nevoje per shqiperim apo pershtatje ne gjuhen shqipe 60 TOPONIME te ndryshme ,nga 144 te tilla te marra na analize nga komisioni e Qeveria mbreterore, gje qe po te shprehet ne perqindje ,ndryshimet toponomastike kapin shifren rreth 40% …Nje shifer kjo mjaft e larte,ku per fat te keq edhe sot nuk ka ndryshuar shume ,pasi sic kemi thene edhe heret e tjera Ky vendim historik i Mbreterise Shqiptare nuk arriti te zbatohet…deri sot. NDUE BACAJ
Shpirtmadhësia e Gjergj Kastriot – Skanderbeut (Sipas librit: “Veprat e lavdishme të Skanderbeut” – Dh. Frangu). Për Heroin tonë Kombëtar kanë shkruar shumë autorë vendas dhe të huaj. Shkrimi të cilin do të trajtojmë ma poshtë asht marrë nga libri të cilin e kemi citue ma nalt,dhe që asht shkrue nga Dhimitër Frangu, bashkëkohës, arkëtar, ambasador, dhe mbi të gjitha, nip i Gjergj Kastriotit. Specifika e vërtetësisë së këtij libri qëndron në faktin se, ky libër asht i pari dhe ma i vërteti që asht shkrue për Kryeprincin e Arbërit, dhe, se të gjithë të tjerët piknisjen e kanë marrë nga ky autor. Vlen të falnderojmë zotin Lekë Pervizi për përkthimin me besnikëri të kësaj vepre madhore. Titulli i shkrimit asht marrë nga njeni nder kapitujt e këtij libri, duke i qendrue korekt në çdo frazë dhe çdo rresht. (M.B) E zgjodha këtë kapitull ku evidentohet mëshira Kristiane e cila ishte e kultivueme në shpirtin e Gjergj Kastriotit, një virtyt ky, kaq i naltë dhe kaq i nevojshëm në kohët që po kalojmë. (Autori) … “Gjergj Kastriot – (Skanderbeu), gjithnjë kishte vlerësue aftësitë, guximin dhe besnikërinë e Moisiut të Dibrës. Prandaj e donte e çmonte, duke e ba zot të shum kështjellave, vilave e pronave dhe e kishte nderue tue i dhurue armë, kuaj, xhevahirë, veshje shum të çmueshme prej stofnash të florijtë e mëndafshi, i kishte dhanë shum pare dhe i kishte bâ favore të ndryshme. Kështu, Moisiut iu rrit mendja tue andërrue se mund të bahej ma i madh se Skanderbeu dhe aq iu rrit ambicja e lakmia sa që filloi të kurdiste në ç”mënyrë mund t”ia kalonte Skanderbeut në madhështi e lavdi. Ndër shum gjana që i shkuen nëpër mend, zgjodhi të bahet tradhëtari i Princit të tij, e pasi e vendosi këtë punë, e vuni në zbatim. Kështu shkoi e iu paraqit Sulltanit (Mehmetit), të cilit i dha me kuptue se i mjaftonte trimënia e tij për ta dbue Skanderbeun nga vendi i tij e nga gjithë Shqipnia, po t”i jepte Sulltani 15.000 turqë të zgjedhun, me konditë, që kur ta dëbonte Skanderbeun, të bahej zot i shtetit të tij, tue i pague Sulltanit çdo vit aq taksë sa të kërkonte. Kur e dëgjoi Sulltani, i pëlqeu shum ai propozim dhe ia vuni veshin me vëmendje të madhe dhe iu përgjegj se, çdo herë që do t”i mjaftonte guximi për t”ia marrë Skanderbeut shtetin e tij, por edhe jetën, e ta vriste, prandaj do ta thirrte në dyluftim publikisht. Sulltani i tha se kurdo që t”ia binte kokën e Skanderbeut do t”i jepte 100.000 dukatë e do ta bante Princ të Shtetit të tij, e nuk do t”i kërkonte asnjë taksë. I mjaftonte ta kishte të bindun, besnik dhe mik të mirë. Për ta mbajtë premtimin, Sulltani urdhënoi që të përpilohej një dokument zyrtar me të gjitha konditat e sipërpërmenduna, të firmosun nga dora e tij. Moisiu u nis me 15000 ushtarë turq, të gjithë kalorës të zgjedhun, dhe hyni nga Thrakia e Maqedonisë për të përballue Skanderbenë. Ndëkohë Skanderbeu, që e kishte marrë vesh tradhëtinë e maskarallekun e madh të Moisiut u trondit shum dhe sa nuk e humbi toruan. Kur erdhi në vehte, mblodhi menjëherë sa ma tepër ushtarë që ia lejonin koha e pakët dhe nevoja e rastit. E mori vehten, e kur bani organizimin e njerëzve të tij, i doli që kishte 10.000 luftëtarë, kalorës e kambësorë, me të cilët shkoi t”i dilte para Moisiut në fushën e Dibrës së Poshtme, ku Moisiu duhet të kalonte me ato 15.000 turqit kundër Skanderbeut. Kur arriti në atë fushë dhe papritmas e pau ushtrinë e Skanderbeut, u trondit shumë kur shikoi se ai kishte një ushtri të madhe dhe të rregullt, dhe mbeti krejt i çuditun se si Skanderbeu paskej qenë i informuem aq shpejt për tradhëtinë dhe ardhjen e tij, dhe po aq i çuditun se si kishte arritë të bashkonte aq shpejt një ushtri të tillë aq të bukur e aq të shumtë. Megjithëse ishte plot frikë, e akuzuem nga ndërgjegja e tij, tue pa se gjendej në një situatë që nuk mund të tërhiqej prapa, doli nga radhët e ushtrisë turke tue thirrë me zâ të naltë e tue ftue Skanderbeun në dyluftim, me fjalë fyese e banale. Skanderbeu, i cili nuk kishte tjetër dëshirë, veçse të ndeshej me të, iu drejtue tue thanë: “Ja, more tradhtar, ai Skanderbeu që ti po kërkon. Shpresoj se ka me të ba që ta paguejsh fajin e pabesisë e të tradhëtisë sate”. Ndërkaq disa kalorës që rrinin pranë Skanderbeut u nisën për me u ndeshë me Moisiun, por ai u bërtiti që të mos lëviznin, dhe nxiti kalin kundër tij. Kur e pa Moisiu se Princi po i hidhej sipër, e ktheu kalin dhe u fut në ushtrinë turke. Skanderbeu e ndoqi mbrapa, por ai u zhduk syve mes shumicës. Tue mendue se nuk ishte mirë të shkonte i vetëm aq përpara ku armiqtë mund ta rrethonin, u kthye te ushtria, ku vendosi menjëherë rregull dhe mbasi doli në krye të saj përballë armikut, i ftoi që ta ndiqnin, dhe kështu i ndjekun prej të gjithëve, sulmoi me aq furi dhe vrull me turqit, të cilët ishin frikësue prej ikjes së turpshme dhe poshtërsisë së Moisiut, komandantit të tyne. Ndër ta shpëtoi dhe Moisiu si një frikacak. Tue humbë shpejt kurajon e tue mendue mos kishte qenë ajo një dinakëri e Moisiut, i kapi aq shumë lemeria sa u ç”rregulluen, u pshtjelluen dhe u shpartalluen lehtësisht nga ushtria e Skanderbeut dhe u vunë në ikje, ku shumë prej tyne mbetën të vramë e pak ishin ata që shpëtuan e u kthyen në shtëpitë e tyne. Ndër ta shpëtoi dhe Moisiu, i cili paturpsisht u paraqit para Sulltanit për me u justifikue, por ky, tue e shikue vrëngët, e përbuzi dhe e talli dhe e quajti të poshtër e hiç. Moisiu e pa veten aq të trullosun dhe të dëshpëruem sa që po arrinte në aktin e fundit, as nuk sinte se si ta ndreqte atë fatkeqësi të madhe, e si mund të dilte para botës në të ardhmen, apo dhe në çdo vend tjetër, ose para kujdo qoftë Princi, që të mos njihej, mbahej dhe quhej një tradhëtar. As nuk dinte se kujt t”i drejtohej, duke e kuptue gabimin e randë e të madh që kishte bâ. Së fundi, sinqerisht i penduem, i lutej Zotit që ta mëshironte. I frymëzuem, që duhet të kishte shpresë në Të, sepse ishte pendue për fajin, e me shpresë edhe në zemërgjanësinë e bujarinë e Skanderbeut që kishte dhanë prova me persona të tjerë, të denjë për denime të randa, por që ishin pendue, dhe prandaj i kishte falë, vendosi ta linte çështjen në dorë të Skanderbeut. Kështu, i veshun si fshatar, erdhi fshehurazi në Shqipni dhe u paraqit para Skanderbeut, i gjunjëzuar dhe me një litar në qafë, tue mos pushue së kërkuemi mëshirë me lot në sy. Nga kjo pamje Skanderbeu u përmallue dhe i erdhi keq, dhe i shtymë nga mëshira me të cilën kishte falë dhe armiqtë, ia shtriu dorën dhe tue ngritë në kambë e tue qortue ambëlsisht për gabimin që kishte ba, e fali, e veshi me rroba të bukura e të çmueshme dhe e uli ma hanger bashkë me të. Në shej se e kishte falë me gjithë zemer, ia ktheu të gjitha atë që i kishte konfiskue për atë tradhëti. Tue dijtë Skanderbeu se Moisiu është shumë besnik e njeri shumë i matun dhe i gatshëm për çdo ndërmarrje të vështirë, e pranoi në mirësinë e tij, i bani shumë favore dhe e nderoi me shumë dhurata”. Cilido lexues i vëmendshëm dhe mirëdashës, mund të konstatojë se, njohja dhe rishikimi i historisë asht një domosdoshmëni. Shpirtmadhësija e Kryeprincit të Arbërit – Gjergj Kastriot – Skanderbeut duhet të vlejë si një mesazh reflektimi për ata që projektuen luftën famëkeqe të klasave, për ata të cilët rishikimin e historisë e shohin me “syzet” e diktatorit. Ky episod vlen shumë për ata shkrimtarë e kritikë që trajtojnë në shkrimet e tyne Neronin e shekullit të parë, dhe “harrojnë”neronët e shek. XX-të. Ky episod duhet t”ju vlejë të gjithë atyne që ngujojnë fëmijët për efektin (tepër negativ) të gjakmarrjes. Duhet t”ju vlejë shumë edhe atyne shkrimtarëve të rrealizmit socialist, që deshën të bajnë “humor” me Kanunin e famshëm të “Lekë Dukagjinit”. Këtyne shkrimtarëve vlen t”ju kujtoj vetëm një citat të këtij Kanuni, i cili vlerëson në kuotën ma të naltë atë që falë gjakun: “Kush falë një gjak, ka vra një Mret”. Po ta kishte lexue dhe ta kishte aplikue këtë citat diktatori, kurrë nuk do t”i kishte vra shokët e vet. Koha në të cilën po jetojmë asht e mbushun me plot peripeci, me shum diferencime mes shtresave të shoqnisë, dhe pa dyshim një element që don shumë vemendje, asht papunësia. Vrasjet mbrenda familjes vijnë si rezultat i humbjes së shpresës. Dëshpërimi asht shkalla e fundit e varfërisë që të çon në krim. “Nga vuajtja – në mjerim, nga mjerimi në dëshpërim, dhe nga dëshpërimi në krim”. Mbi të gjitha, mesazhi që na përcjell autori i Librit të naltpërmendun asht mjaft domethanës dhe kuptimplotë: Urojmë që urrejtjen ta kthejmë në dashuri dhe faljen ta aplikojmë ashtu siç e aplikonte Heroi ynë Kombëtar i pa vdekshëm dhe i pa përsëritshmi – GJERGJ KASTRIOTI. Dhe së fundi: Figura e GJERGJ KASTRIOTIT e dhanun në planin human dhe në shpirtmadhësinë e tij, duhet të vlejë si një “leksion” për ndërgjegjësimin e mendjeve të të gjithë atyne skeptikëve apo dashakeqëve që kanë urrejtje për Heroin tonë Kombëtar. Në të njëjtën kohë dhe një “kambanë” për veshët e “shurdhët” të atyne që akoma nuk e kanë kuptue rishikimin dhe ribamjen e historisë, si një arsye dhe domosdoshmëri. Të gjithë atyne që duan të abuzojnë me figuren e ndritun të GjERGJ KASTRIOTIT, mund t”ju kujtoj këtë Postulat të një Arbëreshi të Madh, ku citon: “Mjer ai që nuk e njeh madhështinë e shpirtit të SKANDERBEUT, dhe nuk gjunjëzohet para këtij GJENIU.” Duket sikur zëri i fuqishëm i tij na vjen si ushtimë e një tërmeti, që nga Gryka e Radikës, në Kështjellën e Krujës. Dhe ishte ky “tërmet” i fuqishëm që tundi themelet e Perandorisë ma të fuqishme të kohës, duke fituar 25 beteja. Ishte pikërisht ky ushtarak Gjenial, që e ktheu Atdheun e Teutës në një mburojë të Kulturës dhe Krishtërimit Europian”. Mark Bregu |