Nr. 125 i gazetës në print

0
Të gjitha detajet për ruajtjen e Barack Obamës, njeriut më të rëndësishëm dhe më të vështirë në botë

Për shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë organizohet një mbrojtje njerëzore në formë diamanti me gjashtë truproje, të shoqëruar në distancë nga snajperë dhe vëzhgues me dylbi. Makina presidenciale “Cadillac” do të jetë e veshur me titan. Frikë nga grupet raciste, terroristët dhe individët e veçuar. Vetëm në fushatë u bënë 500 kërcënime me vdekje

“Renegati” është një pre e synuar nga shumë njerëz. Për këtë, ai ka nevojë për një mbrojtje të jashtëzakonshme dhe që mund të mos jetë e mjaftueshme. “Renegati” është Barak Obama. Ishte ky emri i koduar që ka përdorur disa herë gjatë fushatës Shërbimi Sekret, një departament i ngarkuar me ruajtjen e kandidatëve për Presidentë dhe Presidentit amerikan kur ai zgjidhet. Obama është një klient i vështirë për t’u mbrojtur, sepse shpesh ai ka kontakt me mbështetësit dhe është magnet për shumë njerëz.

Prej ditëve të para të garës elektorale, efektivi i sigurisë së garantuar për Obamën ishte i tipit “presidencial”. Pra ishte i njëjtë me atë të Xhorxh Bushit. Hillari Klinton dhe Xhon Mekein, dy kandidatë të tjerë në garë, janë shoqëruar nga një numër i kufizuar “ëngjëjsh mbrojtës”. Vetëm në pak muaj fushatë, ruajtja e kandidatëve për President ka kushtuar 110 milionë dollarë. Si masë të parë për Barak Obamën, Shërbimi Sekret ka përforcuar “unazën” me disa rrathë mbrojtës. Rrethi i parë është ai i mbrojtjes së afërt. Nëse Presidenti i Obama i afrohet turmës apo një grupi njerëzish, gjashtë agjentë formojnë një “diamant” që e rrethon. Dy agjentë qëndrojnë përpara për të kontrolluar duart që zgjaten drejt Obamës, dy rrinë në anë dhe dy të tjerë e mbulojnë nga pas. Të tjerë agjentë, të cilët ndodhen më larg, vëzhgojnë “fushën” dhe qëndrojnë në kontakt me snajperët apo vëzhgues të armatosur me dylbi shumë të fuqishme. Nëse Obama zhvendoset me makinë, autokolonës i hapet rruga nga mjetet e policisë dhe ndiqet nga disa makina gjigande “SUV”. Në këto automjete ka njerëz të armatosur rëndë dhe ata shpesh lënë të hapur derën e pasme për të reaguar sa më shpejtë.

Kur Obama do të marrë detyrën më 20 janar 2009, bashkë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara do të lëviz një makinë e posaçme për komunikimin dhe një tjetër që është në gjendje të përballojë një sulm me armë jokonvencionale. Makinat do të formojnë realisht një unazë në lëvizje, për të mbrojtur automjetin “Cadillac One”, të tipit “Dts 2006”, ku vendoset Presidenti amerikan.

Veshja e kësaj makine me titan, hekur, alumin dhe qeramikë e bën atë që t’u rezistojë edhe granatahedhësve. Për të mashtruar atentatorë të mundshëm, Shërbimi Sekret mund të përdorë më tepër se një makinë presidenciale brenda të njëjtit karvan. Kur është e mundur, makina e Obamës futet në garazhdin e ndërtesës ku ai do të qëndrojë në mënyrë që të shmanget mundësia për ta goditur me snajper. Është e padukshme, por vlerësohet shumë e rëndësishme në këtë periudhë, puna e shërbimeve inteligjente me punën kërkimore dhe analizat. Autoritetet federale vlerësojnë “frikën” se Presidenti i zgjedhur mund të qëllohet nga terroristët e “Al-Kaeda”-s, por ndoshta në realitet u “druhen” më tepër neonazistëve, ekstremistëve të bardhë apo më keq akoma, njerëzve të veçuar. Një ujk i vetmuar, i cili vendoset në luftë me shtetin dhe mendon se do ta dobësojë duke eliminuar komandantin e përgjithshëm të ushtrisë.

FUSHATA, 500 KËRCËNIME ME VDEKJE

Gjatë fushatës elektorale, FBI ka ekzaminuar më tepër se 500 kërcënime me vdekje për Obamën dhe nga këto, mbi 100 raste kishin motivim racial. Në dy raste janë arrestuar disa të dyshuar, shumë ambiciozë, por për fat me pak mjete në dispozicion. Ata ëndërronin të vrisnin Obamën. Këto komplote janë gjykuar joseriozë nga autoritetet, por ato përbëjnë një konfirmim për atë që mund të ndodhë. Për këtë qëllim, forcat e sigurisë kanë nisur prej kohësh një aktivitet infiltrues në brendësi të grupeve ultra-nazistë me shpresën për të siguruar informacione mbi plane të mundshme. Nën mbikqyrje mbahen edhe disa grupime ekstremiste me pasione për armët. Kohët e fundit, në SHBA ka shpërthyer një garë për blerjen e armëve, sepse kanë lindur dyshime që Presidenti i ri do ta kufizojë shitjen e tyre. Në një vend ku qarkullojnë 200 milionë gryka zjarri të ligjshme dhe të çdo lloji (nga revolveri te kallashnikovi) ka pak vend për të bërë shaka.

VETËM POSTIERI I AFROHET SHTËPISË

Kur Obama të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë, agjentët 007 do ta kenë më të lehtë ta mbrojnë. Por tani ata duhet të përshtaten. Agjentët duhet të bëjnë më tepër punë kur Obama del nga shtëpia. Kontrolle më të rreptë dhe “bonifikim” i palestrës – nga fusha deri te dushet – nëse ai dëshiron të luajë ndonjë ndeshje basketbolli me miqtë e tij. Megjithatë vëmendja më e madhe është përqëndruar në rezidencën e tij në Bulevardin “Hyde Park” të Çikagos. Ajo është një vilë e rrethuar nga shtëpi dhe pallate të vegjël, vetëm pak metër larg sinagogës më antike të qytetit, në një zonë me shumë trafik. Prej ditës së zgjedhjeve janë mbyllur disa pjesë të rrugës, janë krijuar blloqe, janë instaluar barriera anti-kamikaz dhe telekamera.Shërbimi Sekret dhe policia kanë ngritur “filtrin”, një rrjet që duhet të pakësojë në minimum praninë e njerëzve përpara vilës dhe të verifikojë banorët e zonës. Për momentin, njeriu i vetëm që mund të afrohet te kangjellat e vilës së Obamës është postieri.

“CADILLAC ONE” PËR PRESIDENTIN

Makina presidenciale e përdorur aktualisht është “Cadillac DTS”, e vënë në funksionim për herë të parë në ceremoninë e inaugurimit në mandatin e dytë të Presidentit Bush më 20 janar 2005. Makina u ndërtua nga “General Motors” dhe Shërbimi Sekret i referohet asaj si “kafsha” për shkak të veshjes së rëndë që ka. Limuzina është e pajisur për përdorim të brendshëm dhe ndërkombëtar, ndaj ajo mund të transportohet nga avionët “C-17 Globemaster”. Në udhëtimet e brendshme, “Cadillac One” mban standardet amerikane dhe presidenciale, duke përfshirë edhe mënyrën e ndriçimit dhe vendosjes së tij. Drita emergjence të kuqe dhe blu vendosen në makinë. Kur Presidenti amerikan ndodhet në një vizitë shtetërore jashtë vendit, standardi presidencial zëvendësohet me flamurin e vendit pritës.

Autokolona me 35 mjete

Prej vitit 2001, kur Presidenti amerikan udhëton jashtë qytetit, autokolona e tij përbëhet nga rreth 35 makina. Pothuajse gjysma e parë e autokolonës quhet “paketa e sigurisë”, që duhet të shkëputet nga pjesa tjetër e grupit në rast të një sulmi. Pjesa tjetër e autokolonës përbëhet nga stafi dhe gazetarët, një ambulancë dhe disa makina policie në fund. Vetë limuzina e presidentit mirëmbahet nga Shërbimi Sekret, ndërsa për pjesën tjetër të autokolonës është përgjegjëse Zyra Ushtarake e Shtëpisë së Bardhë. Limuzina presidenciale merret në udhëtimet jashtë vendit kur kërkohet transport i sigurtë. Ndonjëherë Presidenti përdor automjete të vendit që viziton, si dhe të ushtrisë apo të ambasadave amerikane. Kur Presidenti udhëton në zonat periferike, ai përdor një nga dy “Chevrolet”-ët që zotëron.

MAKINA QË PARALIZON CELULARËT

Një nga makinat që qëndrojnë në fillim dhe në fund të autokolonës presidenciale është e pajisur për një betejë elektronike. Kjo makinë zotëron mjetet për të dalluar një sulm të drejtuar kundër varganit me disa lloje raketash. Pajisjet elektronike punojnë duke shpërndarë në një rreze të gjerë frekuencat në mënyrë që të përplasen dhe të dallojnë rreziqet e mundshme. Ky automjet mund të konfigurohet me disa antena që pengojnë përdorimin e celularëve apo telefonëve satelitorë, telekomandave për garazhdet, çelësat e alarmit për makinat dhe pajisje të tjera elektronike. Kjo bëhet me qëllim që këto pajisje të mos përdoren për të detonuar lëndë të ndryshme shpërthyese. Në të njëjtën kohë, pajisjet që ndodhen me autokolonën presidenciale përdorin kamera me rreze të gjatë për të identifikuar objekte në qiell dhe japin të dhëna në kohë reale për vendndodhjen dhe trajektoren që mund të kenë. Sistemi integron të dhëna nga disa burime për të patur pamje grafike të kërcënimeve nga qielli në zonat ku pritet të kalojë autokolona.

Makina e ndjekjes dhe gjuajtësi

Një element tjetër i autokolonës është makina e ndjekjes. Ajo është një “Chevrolet Suburban” tipike, që vendoset menjëherë pas limuzinës presidenciale. Në bordin e saj ndodhet Grupi i Kundër-Sulmit të Shërbimit Sekret, skuadra që garanton mbrojtjen e afërt të Presidentit. Makina është e pajisur me mjete të palosësshme për shpejtësi të larta, në mënyrë që agjentët të largohen në rast sulmi ose të përdoren në rastet kur agjentët janë jashtë makinës dhe duhet të largohen shpejt. Çdo makinë mban zakonisht pesë apo gjashtë agjentë: një shofer, një pasagjer, dy apo tre agjentë në ndenjësen e pasme dhe një gjuajtës në fund. Gjuajtësi ulet pas sediljes së pasme dhe ruan pjesën e mbrapme të autokolonës. Në varësi të mënyrës se si formohet autokolona dhe vlerësimit që bëhet mbi ambjentin kërcënues, dritarja e pasme mund të mbyllet apo të lihet e hapur. Zakonisht gjuajtësi në makinë mban një mitraloz të tipit “MP5A3’. Numri i makinave që e ndjekin këtë automjet varet nga misioni i kërkuar.

MAKINAT E PRESIDENTËVE

Si ka ndryshuar sjellja e drejtuesve të Shtëpisë së Bardhë dhe avancimi teknologjik i automjeteve që i kanë transportuar? Një ditë pas sulmit japonez në Pearl Harbor, u përdor limuzina e blinduar e gangsterit Al Kapone, për të dërguar Presidentin Amerikan në Kongres, ndërsa mungesa e kabinës e ndihmoi jo pak vrasësin e Kenedit më 1963

Presidenti Uilliam Mekinlej ishte i pari që përdori një automobil, por vetëm në presidencën e Teodor Rusveltit qeveria zotëroi një automobil “Stanley Steamer” me ngjyrë të bardhë. Pasuesi i Ruzveltit, Uilliam Hauard Taft ishte Presidenti i parë, i cili përdori një automobil presidencial, që u vendos përgjithmonë në garazhdin e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Udrou Uillson pëlqente më tepër makinat se kabinat e tërhequra nga kuajt dhe ishte i pari i drejtuesve ekzekutivë që shëtiti me një “Cadillac” gjatë paradës për fitoren e Luftës së Parë Botërore në rrugët e Bostonit. Në vitin 1921, Presidenti Uarren Harding ishte i pari që shëtiti gjatë ceremonisë së inaugurimit me një makinë. Ajo ishte e llojit “Packard Twin-Six”, ndërsa paraardhësi i tij, Kelvin Kulixh përdori një “Cadillac”.

Në vitin 1938, dy makina “Cadillac”, të quajtura “Mbretëresha Mary” dhe “Mbretëresha Elizabeth” iu dhanë qeverisë amerikane. Automjetet kishin një gjatë prej 6,5 metër dhe u përshtatën, duke u pajisur me arsenal luftarak, radio dhe disa gjeneratorë. Të forta dhe të përshtatura mirë, dy “Mbretëreshat” u përdorën nga Presidentët Franklin D. Ruzvelt, Harri S. Truman dhe Duajt D. Ajzenhauer. Gjithashtu Shërbimi Sekret perfeksionoi makinat që përdorte.

Më 8 dhjetor 1941, një ditë pas sulmit japonez në Pearl Harbor, Shërbimi Sekret përdori një limuzinë të blinduar, që më parë i përkiste gangsterit Al Kapone, për të transportuar Presidentin amerikan në Kongres për të mbajtur fjalimin e tij të famshëm. Makina u konfiskua nga Departamenti i Thesarit pas dënimit të Al kapones për mospagim të taksave dhe u ruajt e mbyllur në Uashington deri në përdorimin e saj ironik për Presidentin.

Makina e parë e ndërtuar specifikisht për një President ishte një “Lincoln V12” në vitin 1939, e quajtur “Shkëlqimi special” dhe e përdorur nga Franklin D. Ruzvelt. Ajo mbeti në përdorim deri në vitin 1950. Më pas ajo u dhurua për Muzeun Henri Ford në Miçigan, ku ndodhet dhe sot. Në vitin 1950 u prodhua një “Lincoln Cosmopolitan” i quajtur “Bubble Top” (Top Flluska) dhe u përdor nga Presidentët Truman, Ajzenhauer, Kenedi dhe Xhonson. Kjo makinë u tërhoq nga përdorimi në vitin 1965 dhe tani ndodhet Muzeun Henri Ford të Miçiganit.

Limuzina e Xhon Kenedit u prodhua në vitin 1961 dhe ishte një “Lincoln Continental” e përshtatur. Makina u prodhua nga Hess dhe Eisenhart nga Cincinati dhe u njoh si “SS-100-X”. Automjeti ishte i njohur për mungesën e rehatisë për pasagjerët në kabinë dhe për të shmangur temperaturat e lartë dhe bezdinë e Presidentit, mbulesa hiqej përpara paradave, si në rastin e 22 nëntorit 1963 në Dallas. Pas vrasjes së Kenedit, makinës iu vendosën sisteme elektronike komunikimi, ajër i kondicionuar, xhama anti-plumb dhe mbrojtëse, ndërsa iu bënë rregullime estetike brenda dhe jashtë, në mënyrë që të hiqeshin shenjat e ekzekutimit. Edhe kjo makinë ndodhet në Muzeun Henri Ford.

Administrata e Presidentit Xhonson përdori gjithashtu tre limuzina “Lincoln Continental Executive”. Dy limuzina ishin për Presidentin dhe njëra për Sekretarin e Mbrojtjes, Robert MekNamara, ndërsa një “Lincoln” tjetër përdorej në Uashington dhe Austin (Teksas). Kjo makinë është e ekspozuar në Muzeu Lindon Xhonson. Modeli “X-100” u modifikua sërish në vitin 1967. Më vonë, nën presidencën e Riçard Niksonit, makinës iu pakësuan sipërfaqet që kishte me xham për t’u zëvendësuar me pjesë më të mbrojtura. Ajo mbeti në shërbim deri në vitin 1977 dhe iu drejtua më pas Muzeut Henri Ford.

Presidenti Nikson urdhëroi në vitin 1969 një model limuzine në Çikago. Edhe kjo makinë kishte një kabinë të lartë me xham, ndaj Presidenti mund të qëndronte në këmbë brenda saj, nëse dëshironte gjatë paradave të ndryshme. Makinës iu vendosën edhe opsione të tjerë dhe tashmë ajo ndodhet në Librarinë Nikson në Yorba Linda të Kalifornisë.

Në vitin 1974, Ford e zëvendësoi modelin e vitit 1972 me një makinë 7 metër të gjatë dhe të korracuar, në mënyrë që t’u rezistonte plumbave, ndërsa kishte një transmision automatik. Kjo limuzinë u përdor nga Presidentët Xherald Ford, Xhimi Karter dhe Ronald Reagan, për të përfunduar më pas në Muzeun Henri Ford. Këtij modeli i ishin bërë përshtatje dhe është e njëjta makinë ku Regani po hynte gjatë tentativës për ta vrarë atë në vitin 1981. Në vitin 1983, administrata e Reganit mori një limuzinë “Cadillac Fleetwood”, që është vendosur në Muzeun dhe Librarinë Ronald Regan në Simi Valley të Kalifornisë. Së pari, limuzina u përdor në shkurt 1985 gjatë paradës për ditëlindjen e Ronald Reganit në Dikson të Ilinoisit. Kjo ishte makina e fundit e “General Motors” e pajisur me sistemin turbo dhe transmision automatik. Xhorxh H. W. Bush përdori në vitin 1989 një “Lincoln Town Car” të modifikuar. Një model i saj ndodhet në Librarinë Presidenciale Xhorxh Bush në College Station të Teksasit.

Një “Cadillac Fleetwood Brougham” presidencial iu dha edhe administratës së Klintonit në vitin 1993. Ky “Cadillac” u konceptua, u zhvillua dhe u prodhua te “General Motors”. Nuk iu instalua kabina e xhamtë për të minimizuar rreziqet nga jashtë. Edhe kjo makinë ndodhet në një muze presidencial, në Qendrën Presidenciale Klinton në Litëll Rrok të Arkansasit. Kjo është njëkohësisht makina e fundit presidenciale deri më tani që vendoset në një vend publik. Në vitin 2001, një limuzinë “Cadillac DeVille” iu dha Presidentit Bush dhe u zëvendësua nga prodhimi i vitit 2005 “Cadillac DTS”, që mban edhe aktualisht shefi në largim i Shtëpisë së Bardhë.

Pergatitur nga

REDAKSIA

Alarmi i rritjes së çmimeve dhe kërcënimi nga kriza

Tregjet në Shqipëri dhe konkurenca shpesh bien prej e abuzimeve për llogari të rritjes momentale të kërkesës. Ky abuzim shihet më së shumti, krahas problemeve të cilësisë dhe sasisë, në rritjen e menjëhershme të çmimeve, sidomos në çdo prag feste. Akoma pa ardhur Krishtlindjet dhe i Vitit të Ri në treg po ndjehet era e rritjes së çmimeve të prodhimeve të konsumit të gjerë. Ka filluar rritja e çmimeve të fruta- perimeve, e mishit dhe e mallrave të tjerë të konsumit të përgjithshëm. Situata tregon se në ekonominë tonë nuk veprojnë ligjet e një tregu klasik kapitalist perëndimor në të cilin sa herë vijnë momente të tilla bëhen ulje të mëdha çmimesh dhe falje të gjera por vepron ligji i abuzimit që në emër të kërkesës së rritur rriten edhe çmimet. Kështu në situatën që jemi nuk ka asnjë arsye teorike të rritjes së tyre as nga krahu i kërkesës dhe as nga krahu i ofertës. Nuk kemi rritje të kostos së prodhimit të brendshëm dhe të prodhimit të huaj. Në krahun tjetër nuk kemi rritje të kërkesës për llogari të rritjes së ndonjë elementi të tij. Përkundrazi edhe shpërblimet e buxhetorve fillojnë të materializohen në 5 apo 10 ditëshin e fundit të muajt. Kështu mbetet që arsyeja e vetme e rritjes së çmimeve është abuzimi me momentin e festave dhe ky fenomen nuk është spontan por është i ripërsëritur. Në këtë situatë është detyrë e Qeverisë të ndërhyjë jo me masa ndaj rritjes së tyre por me masa kontrolli në mënyrë që rritja të jetë e pandjeshme sepse fitimi i synuar nuk rritet vetëm me rritje të çmimit por edhe me rritje të vëllimit të shitjeve. Është kjo arsyeja e fundit e cila përdoret prej tregtarve të vendeve të tjera, bile siç e theksova, ata e stimulojnë vetë rënien e çmimeve me synimin e rritjes së shitjeve.

Në këtë shkrim nuk dua të ndalen thjesht në problemin e çmimit të mallrave të konsumit të gjerë, të natyrës që përmenda por dua të vazhdoj problemin e nisur në dy shkrimet e mëparëshme ku kam analizuar problemin e karburantëve. Së fundi në një gazetë pretendohej që çmimi i karburanteve të ulet në 90 lekë/litri. Në këtë situatë shteti bën të paditurin dhe thotë” se ne nuk ndërhyjmë në treg por mbledhim vetëm taksa”. Qytetarët nuk duan të dinë për strukturën e çmimit por kërkojnë çmim të azhornuar me çmimet e shumicës në bursa dhe për këtë akuzojnë direct biznesin si fajtor. Opozita  që ka specialist në fushën e ekonomisëm i drejtohet Qeverisë dhe fenomenti “Kartel”. Unë nga ana ime analizova me fakte dhe teorikisht sa duhej të ishte çmimi ku përcaktova edhe rolin e shtetit në rënien e tij nëpërmjet uljes së akcizës duke mos i konsideruar karburantet si mall i “rrëndë” por duke i konsideruar ato si mall i konsumit të gjerë i domosdoshëm në rritjen ekonomike dhe me kurbë kërkese inelastike. Në këtë pikë çmimet e tyre do bien por me ritme të ulta sepse është frika e parashikimit të rritjes ndërkombëtare të tyre prej OPEK-ut. Kështu debatet për to dhe për Kartelet janë pa efektivitet por vetëm për të mbushur faqet e gazetave dhe për të bërë lojë politike midis partive. Përse e them këtë? E them sepse sot në Shqipëri ka shumë mallra të konsumit të gjerë që kanë megjithëmend abuzime të dukëshme prej gjithkujt. Janë pikërisht ato mallra që kanë kurbë kërkese inelastike. Ta shpjegoj edhe njëherë se çfarë janë këto mallra dhe a ka sot në treg mallrat ë tilla dhe sip o reagojnë Konsumatorët, Biznesi dhe vetë Qeveria. Mallra me kurbë kërkese inelastike janë mallrat e domosdoshëm për jetesë. Janë 5 mallrat që dikur në fillesat e kapitalizmit qeveria çmimet e tyre i vuri në mbrojtje. Kështu ndër ta kemi bukën, vajin, orizin, sheqerin, lëndën djegëse familjare etj.  Kërkesa për këto mallra nuk ndryshon shumë kur ndryshojnë çmimet. Kështu nëse do rritet çmimi i bukës apo do ulet ai sasia që do konsumojnë qytetarët do ndryshojë fare pak sepse buka nuk ka mall tjetër zëvendësues. Rritja e çmimit të këtij malli përballohet pak ose aspak prej prodhuesit dhe shitësit të tij dhe në përgjithësi përballohet prej qytetarit. Kështu janë pikërisht këto mallra me të cilat abuzohet më shumë në treg dhe ku fitimet janë shumë më të mëdha sesa prodhimet e stinës. Prodhimet e stinës si presh e lakra, mollë apo portokale kanë mallra zëvëndësues dhe kanë kufijë rritje ndërsa këto që unë theksova nuk kanë fare ose kanë shumë pak. Kështu vajin nuk e zëvendëson kush apo sheqerin apo bukën pa haruar këtu transportin. Kur them them transportin bëj fjalë për atë pjesë të popullatës që e kanë shpenzim ditor dhe për popullatën e bensave apo të tojotave.

Konsumatorët në përgjithësi nuk janë të shqetësuar shumë për çmimin e karburantëve por më shumë të shqetësuar janë për çmimin e biletave të transportit duke haruar mallrat e tjera që ne thamë. Piketimi i karburantit dhe goditja e tij është një heqje e vëmëndjes prej këtyre mallrave të tjerë të domosdoshëm. Kështu nëse sot po diskuteohet në çdo gazetë për karburantet askush nuk po thotë një fjalë për çmimin stratosferik të bukës. Kur çmimi i miellit dhe drithrave në botë u rrit me 30-40% çmimi në tregun shqiptar menjëherë kaloi nga 60 lekë në 80-100 lekë, pra u rrit menjëherë 50%. Një rritj enë bursë bën që tregtarët që të nesërmen të rrisin çmimet. Mirë bëjnë kur kanë të drejtë por sot pse nuk bëjnë të kundërtën e tyre? Pikërisht këtu duhet ndërhyrje decisive e Qeverisë. Qeveria nëse dikur ndërhyri me çmime tavan në mallrat e shportës duhet edhe sot të ndërhyjë në funksion të ndryshimit të çmimeve në tregun e huaj. Për se është e nevojëshme kjo ndërhyrje? Është e domosdoshme sepse kostoja e miellit apo drithit nuk ngarkohet me taksën e akcizës siç ngarkohet karburanti. Konkretisht me një çmim burse 45 lekë kg sa duhet të jetë një bukë 1kilogramshe? Me dy kilogram miell prodhohen 3 bukë. Pra 90 lekë + 6 lekë shpenzime të tjera 96 lekë + 20%TVSH = 115.2 + 10% fitim = 126.7 lekë. 127.3:3 = 42.4 lekë duhet të kushtojë një bukë në treg. Po i injoroj të gjitha llogaritjet duke e bërë normën e fitimit 30%. Do kemi 34.5 + 115.2 = 149.7 :3= 50 lekë një bukë. Me këtë llogjikë me çmimin e sotëm sa është fitimi për një bukë? 80:38???= 200%.  Edhe nëse do vazhdoja ta rrisja koston e miellit akoma edhe 20% përsëri çmimi i një buke nuk do ta kalonte 50 lekë për bukë. Çmimi i bukës është çmimi më abuziv sot në tregun shqiptar. Për këtë çmim nuk po ndihet askush as opozita dhe as pozita. Pse/ Nuk paragjykoj asnjë por ndoshta mendoj se elementë të caktuar nga të dy krahët janë të lidhur me tregun e drithit, me tregun e miellit dhe me industrinë e prodhimit të bukës. Nuk po futem më tej te pasha e bukës sepse nuk ka bukë në asnjë treg të Tiranës të peshojë 1000 gram, e shumta ato peshojnë 900 gram duke zëbritur deri në 700 gram. Kjo fushë për mua është shqetësuese dhe këtu duhet ndërhyrja e shtetit dhe e OJF- ve në mbrojtje të konsumatorit.

Albert Vataj

 

Konsulli Marguccio “antaresohet” ne UGPV Albania

Zv.presidenti i UGPV Albania i dorezon kreut te diplomacise italiane ne Veriun  e Shqiperise titullin “Antar Nderi” akorduar nga Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut.

Qe nga viti 2000 kur hapi dyert per here te pare, Konsullata e Italise ne Shkoder ka qene nje pike referimi per qytetaret. Natyrshem, edhe gazetaret e kane pare seline diplomatike te vetme ne Veriun e Shqiperise, si nje partner me peshe per njohjen e rajonit tone ne vendin fqinj, por edhe si katalizator per zhvillimin e gjithanshem. Njekohesisht, Konsullata e Italise ka qene edhe “ure levizjeje” ne te dy anet e Adriatikut per ato mijera familje qe kane te afermit si emigrante ne Itali.  Vetem duke bere nje perllogaritje te thjeshte dhe jo shume te sakte: thuajse 9 vite aktivitete, me nje mesatare prej 7 mije vizash te leshuara ne nje vit, i bie qe Konsullata te kete mundesuar levizjen ne Shengen te te pakten 63 mije banoreve te rajonit te Veriut te Shqiperise. Sigurisht, kjo shifer eshte mjaft me e larte, por edhe nese do te ishte kaq, eshte mjaft e larte.

Nisur nga sa thame, jane vleresuar nga Keshilli Bashkiak i qytetit te Shkodres te gjithe konsujt qe kane drejtuar Konsullaten nga rihapja e saj. Stefano Deleo, i cili do te mbahet mend edhe si konsulli i pare ne momentin e rihapjes se Konsullates, eshte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Shkodres, sic edhe pasuesi i tij Roberto Orlando ne muajt e fundit te qendrimit te tij ne kete detyre. Edhe konsulli Stefano Marguccio eshte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Shkodres, madje duke vendosur nje “rekord” pasi ka marre titullin e larte pa mbushur dy vite ne kete detyre.

Natyrshem, edhe Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGVP Albania), nuk do te qendronte larg ketij sensibiliteti, qe nga momenti i krijimit te tij ne vitin 2002. Konsulli Roberto Orlando do te merrte diplomen “Mirenjohje” te akorduar nga UGPV Albania. Nderkohe, konsullin aktual Stefano Marguccio, Unioni ka dashur ta “fuse ne rradhet e tij”, duke i akorduar titullin “Antar Nderi”.

Me deshiren e vete konsullit, i cili kerkoi te prese nje perfaqesi te UGPV Albania ne zyren e tij ne Konsullate, Marguccio i rezervoi nje pritje te ngrohte presidentit dhe zv.presidentit te UGPV Albania, perkatesisht Blerti Delija dhe Sokol Pepushaj si dhe antarit Besi Bekteshi. Fillimisht, eshte biseduar ne lidhje me zhvillimet me te fundit politike, sociale dhe ekonomike ne Shqiperi per te kaluar ne dhenien e titullit nga zv.presidenti Sokol Pepushaj. Ne nje fjale te shkurter Pepushaj ka shprehur vleresimin per shtetin italian, diplomacine e saj ne vendin tone e vecanarisht per Konsullaten e Shkodres. Numri 2 i UGPV Albania ka thene se vleresimi per Konsullin Marguccio deshiron te jete nje vleresim per kontributin e dhene ne vite nga shteti italian ne mbeshtetje dhe mikpritje te emigranteve tane atje, por edhe per Konsullaten e Italise e cila prej rreth 9 vitesh konsiderohet “nje ure” qe bashkon familjet shqiptare ne te dy anet e Adriatikut.

Pasi ka marre titullin nga zv.presidenti Pepushaj, konsulli Marguccio nuk ka dashur te fshehe kenaqesine per vleresimin qe i behet nga UGPV Albania. Ai ka falenderuar drejtuesit e Shoqates, te gjithe antaret por edhe komunitetin e gazetareve për mbeshtetjen qe i ka dhene Konsullates dhe te gjithe konsujve gjate viteve te rihapjes se selise diplomatike italiane ne Veriun e vendit tone. Njekohesisht, Marguccio ka premtuar se do te perpiqet me te gjitha menyrat per te ndihmuar per levizjen e lire te gazetareve por edhe shqiptareve ne hapesiren Shengen, meqenese Konsullata Italiane eshte e vetmja seli perendimore ne Veriun e Shqiperise. “Jane lehtesuar procedurat per disa kategori, ka thene Marguccio, por shpresojme qe shume shpejt, edhe me hapat e hedhur nga shteti dhe qeveria shqiptare, do te mundesohet levizja e plote e lire e shqiptareve ne Bashkimin Evropian”.

Me pas, gjithcka ka vijuar ne nje bashkebisedim te lire, ku per rreth 60 minuta gazetaret Delija, Pepushaj dhe Bekteshi kane shkembyer ide dhe mandime ne lidhje me temat me interesante te marredhenieve ne mes dy vendeve, por edhe per zhvillimet aktuale.

Ne fund te ketij raportimi, duhet vleresuar puna e Konsullates ne vite per mundesite e krijuara per levizje ne BE per gazetaret dhe punonjesit e medias ne pergjithesi. Pavaresisht rasteve te vecuara qe mund te kene ndodhur duke krijuar veshtiresi, probleme por edhe refuzime te vizave per gazetaret, me shume nga punonjes te rendomte te Konsullates se Italise per te krijuar nje fryme konfliktuale ne mes gazetareve dhe perfaqesise diplomatike, mund te pranojme jo pa kenaqesi qe gjate ketyre rreth 9 viteve jete, Konsullata dhe konsujt italiane, kane merituar te gjitha vleresimet e dhena nder vite. Me modesti, mund te vecojme edhe titujt e dhene nga UGPV Albania, te cilet kane nje rendesi te posacme per vete ate cfare personifikon kjo shoqate. E ne mbyllje, nuk mund te mos e permendim nje postulat te lashte sa edhe vete jeta njerezore, qe vlen jo vetem per diplomatet e gazetaret, por mbare njerezimin: kush punon- gabon! Edhe pse ne kete rast, duket se nuk eshte shprehje shume domethenese pasi nuk evidentohen gabime apo edhe ata qe kane vepruar gabim. Megjithate, postulatet jane te perjetshme dhe nuk kane nevoje te vertetohen pasi i ka vertetuar vete pervoja njerezore!

BESI BEKTESHI

NE SHKODREN KU JETA TKURRET E KRIMI FRYN PLANCIN

Edhe Pushteti “muroset” si ROZAFA, por lë dy gjinj jashtë

Sheh Shkkodrën sot dhe Legjenden e Kalasë Rozafa e kthen në kujtesë. Muri, ditën ndërtohej e natën shkatërrohej. Nuk mbante as se si. Lypte murosjen për së gjalli të njërës prej tre kunatave që u çonin çdo mesditë ushqim tre vëllezerve që punonin kot. Rozafa, mbi trupin e së cilës u ngrit Kalaja, edhe Shkodra, la një amanet; t`ja lënë njërin gji jashtë, per ti dhënë ushqim fëmijës… Kjo ka ngjarë 400 vjet para Krishtit. Sheh Shkodrën sot dhe kujton post shëmbjen e Murit të Berlinit, (9 nëntor 1989), ku veçmas Europës Jug Lindore, në Shqipëri, “muri” që “ndërtohej” natën (me takime të fshehta) për ndertimin e demokracisë, shkatërrohej ditën. Rënia e murit të komunizmit, ngulte themele domosdo, natyrshëm, në murin e demokracisë, kudo në Lindje. Veç në Shqipëri jo. Këtu, të gjithë duan të kenë merita, të “kontribuojnë” në formatin më të çuditshëm. Këtu, duam a s`duam, kështu është. Kur dikush shëmb, të gjithë turren të shëmbin, kur dikush ndërton, të gjithë janë të aftë të “ndërtojnë”, kur dikush ka pushkë, të gjithë duan pushkë, kur dikush vritet, të gjithë grumbullohen për ta parë, (veç policisë që shkon tepër vonë), kur dikush zë banesë të huaj, të gjithë okupojnë godina të tjetërkuj, kur dikush bllokon tokën publike, të gjithë marrin kanaçet e bojës dhe shkruajnë “asht e xan”, kur një çoban bëhet kryekomunar, një injorant deputet a një mitingash ministër, edhe fshisatarët, shitësit e qofteve e trgtarucët e xheleve duan të bëhen të tillë,kur një lavire kërthizjashtë ka të dashur një deputet, të gjitha rrugaçet ashtu i duan bandillët, Vip-a, pareli, gangsterë, kur dikush vret, edhe të tjerët duan të vrasin. Rrëmujë hesapi. Mungon ligji, mungon morali. “Muri” i demokracisë pra nuk mban. Kësi here jo nga misteri, prandaj edhe nuk kishte efekt murosja e një femre, si në Kala. Se po të ishte puna për femra, kishte boll që hynin përmes Malit të Zi. Në daç moldave, kineze, ruse, bullgare, kosovare, rumune… Dikush mëndoi se më e mira është më e lashta. Vijmë nga murosja e duhet të murosim. Atëherë,Shkodra “murosi” një djalë të ri, Pëllumb Pëllumbin, atë 16 qershor të 1990-ës, të pushkatuar me gjakftohtësi, pasi u kap duke ikur në kufi, nga një oficer kafshë që edhe sot bën karrierë. Por sërish “muri” s` po mbante. U deshën edhe murosje të tjera. Këto kanë ngjarë 19 vjet më parë. Arsyeja e dashurisë së Rozafës për pasaardhësit që shkruan epoka e nderuan epoka, respektohet sot e gjithë ditën aty, në Kala.Nuk e zhbënë as luftrat, as ideologjitë, paçka se pas 2400 vjetësh u llafosën paksa një prift me një hoxhë. Prifti betohet se Rozafa ka qënë katolike. Prifti thotë se duhet restauruar një kishë aty, ku përgjatë shekujve flisnin uratë mbrojtësit e Shkodrës. Hoxha betohet se ca stërnipër të Rozafës zgjodhën me dëshirë fe tjetër dhe pasardhësit e tyre luftuan aty, bashkë e pa zënka, si tre vëllezërit që patën hedh konturet e Kalasë. Mbrojtën me heroizëm të pashoq Shkodrën. Aty luftonin dhe aty luteshin, ndaj dhe duhet ngritur një xhami. Por debati nuk ka zgjatur.Eshtë sheshuar më shpejt se hedh shtat një pallat 9 katësh mu në qëndër të Shkodrës, dhe ti thua: është fat që nuk u zunë partitë, se Rozafën do e kishin çuar në varrezat tek “Ura e Thive” dhe Kalanë do e kishin bërë para, pastaj beton e hekur, pastaj prapë para, siç kanë vepruar me ish Pazarin e Vjetër, unikal në gjithë Europën, ku një dry i vetëm mbyllte në aksham 3000 dyqane e çelte të sabah 3000 biznese, vetëm me një roje. Arsyeja e dashurisësë së të murosurve për liri e demokraci në këto pak vite pa luftra, pa mistere, erdhi e mumjefikoi shumë e shumë, bëri hekur e beton figura jo të vdekura, por të gjalla. Bëri “monumente” pushtetarësh që i nderojnë veç pushtetarët.Në këtë pikë fokusohet mëndimi, kur thua se ç`do u flasin brezave që vijnë, Mumjet që nuk dinë të flasin dy fjalë, përveçse të vjedhin e të tallen me ata që u kanë besuar verbërisht votën, qeverisjen, jetën. Maskarai bën heroin kur del e shan tjetrin që ka vjedhur pak më shumë se ai. Maskarai bën të moralshmin kur i rreh shpatullat tjetrit, ku sipas një shprehjeje amerikane, tregon mungesë serioziteti, duke zbehur dinjitetin. Rozafa sakrifikoi për të mbajtur Muri i Kalasë dhe shkoi në jetën tjetër ashtu si shkoi, se edhe tre vëllezërit i rrahnin shpatullat njëri-tjetrit, por dy prej tyre ia hollën të voglit brother. Këta matrapazë trimosha “punuan” që të mbajë “ledhi” i demokracisë dhe shijojnë pasuritë e popullit pa pasuri. Respekt askund nuk kundrojnë. Figurativisht, janë murosur kudo ku ka para të madhe. Kaq lehtë e bënë murosjen këta pushtetarë, këta burra gra, sa legjenda të duket prej hiçi. S`ia vlente që ajo heroinë të kish sot pas 2400 vjetësh pasardhës qelbësira që edhe me aparencën nëpër TV a fletushka gazetash, (ku lavde u thurin veç ca gazetarucë që herë “bëjnë lajm” e herë shesin qebap), ta shpifin me injorancën, sa thua, pse dreqin janë bashkështetas tanët. Rozafa do i jepte gji fëmijës, kishte ideal, 2400 vjet më parë. Këta u japin para klaneve mafioze, me dy “cicat” jashtë. “Gjinjtë” e tyre janë kudo, në tenderat që abuzohen me paratë e popullit; pallateve, hoteleve, karburanteve, ndermarrjeve, bankave, në toka plot llucë, në ish ndermarrje shtetërore e ish objekte ushtarake, pse jo edhe në ujë e nën ujë, në trafikun e drogës e mishit të bardhë, shpatina malesh, rrugica qytetesh e fshatrash, poshtë e lart rrugëve nacionale, pse jo edhe në Had, pasi vrasjet e bujshme në Shkodër nuk janë zbuluar e dosjet e pronave e grabitjeve janë dyllosur nga (ç)drejtësia.

Njerëzit kanë frikë të flasin

Teksa udhëton nga Tirana në Shkodër dhe ndalon tek një pikë karburanti në Krye Bushat, kujton ligjin që thotë: “Në rrugë nacionale largësia mes pikave të karburantit është jo më e vogël se pesë kilometra, kurse në qytet jo më e vogël se një kilometër”. Atëher ti mat kilometrazhin dhe numëron pikat gjigande të furnizimit, me qëllim të mirë të shkruash edhe ca fjalë të mira. Por e ke të pamundur. As në supërstradë, ku kalojnë të huajt që monitorojnë dhe njerëzit e thjeshtë që nuk kuptojnë se ç`po djalloset, shtetarët dhe mashtuesit, deputetët dhe hajdutët e kriminelët, nuk qënka e thënë të mos jetë shkelur ligji, nga “gishti i këmbës deri në qime të flokut”. Në 8 kilometër e 900 metër, numëron 11 pika karburanti. Kush të mos besojë, le ti numërojë. Atëherë thua, po kanë të drejtë grosistët e arit të zi që çmimin e mbajnë më të lartin në Botë, pasi sa kohë të mos u imponohet konkurenca nga shoqëria civile, kanë për të vjedhur sa të duan, pasi shteti është mirë me qitape. Ndërkombëtarët lexojnë ligjin. Ai është ok. Edhe ata janë mirë të na asistojnë, bile sa më gjatë. Po po, figurativisht mund ta quash murosje.Mund të thuash se, ndryshe nuk mban “Muri” i Krimit. Ani pse fabula rrjedh nga legjenda, është aktuale kudo. Le ti referohemi tashti njërit nga gjyqet e “famshme” shqiptare, në Shkodër. Një italian humb një qyq ku ka investuar 1 500 000 euro, dhe, ajo që i fiton paratë e tij, me qitapë, ështe një shqiptare që kish punuar si emigrante në shtëpinë e tij, me rrogë, nja dy vjet. Dhe gjyqin e fiton vetëm se deklaron se ka qënë e dashura e tij, atje në Itali. Jashtë mesazhit të këtij shkrimi, dikush mund të thotë se ç` fat do kishin laviret po tu ecte biznesi kështu? A ka një rast tjetër të ngjashëm në Botë, etj. etj.? Por nuk është ky objektivi, se do sillnim shëmbuj sheikësh të “tredhur në tru” që kanë paguar për yje skenash deri në 2 kg. flori, jo më tepër, se as për sheikët nuk kanë “vlerë” më shumë “djallushkat qetësuese” të momenteve ç`ekulibruese të natyrës njerëzore. Të paktën KY ITALIAN, ose GJYKATESI I SHKODRES, të hynte në librin e rekordeve GUINNESS. Një avokat i mirë, që pas “lavazhit” gjyqësor duhet të jetë shtypi, mund t`u kujtojë gjyqtarëve, nëse vëndosin kështu edhe shkallët e tjera, se në Romën e Lashtë, kur ligjet shkeleshin nga të gjithë, atëherë Perandori, antiligjin e bënte ligj. Se ç është ligji më tepër se mbikqyrës i marëdhënieve shoqërore? Asgjë. Ndaj ndryshon, sipas vëndeve, kulturave, zhvillimeve. Në Amerikë sot janë të ligjshme, të shitura nga dyqanet, pra në duart e popullit, 200 000 000 armë zjarri. Pra, sido qoftë ligji, kur respektohet, ie shoqëri e mirë, ke drejtim të mirë e ligj të mirë. Por, në Shqipërinë që përditë po ecën me hapa garipi drejt BE-së, mund ta ngushëllosh veten kur mëndon se në legjenden e Rozafës nuk funksiononte as ligji i natyrës, as i njeriut, thjesht barbarizmi, si kudo në Botë, ndërsa sot ende intelektualët e vërtetë nuk kanë gjetur “veglat” për të hyrë në “kështjellën” politike. Pra, sot që themi atë që shohim dhe ua themi atyre që synojnë integrim e u vret shpirtin 170 metër rrugë në mes të Shkodrës dhe që në dokumentat e tenderimit hidhet e zeza mbi të bardhë sikur janë mbi 500 metër rrugë, e paradoksalisht harxhohen rreth një gjysëm miliardi para, i sigurojmë se fabula nuk është legjendë, por fakt i gjallë. Janë taksat e tyre dhe borxhet që do paguajnë pasardhësit. Në qoftë se themi se pas një shkrimi në këtë gazetë është hequr tabela e parë, ku afati i përfundimit ishte 5 tetori dhe, është vëndosur një stendë e bukur, me nja 150 000 000 lekë me pak investime, nuk ke nevojë ta shtrydhësh mëndjen për art. Art është krimi sot e gjithë ditën. Thjesht tabela mashtron kalimtarët, siç të gjithë mashtrojnë njëri-tjetrin dhe u “pëlqen”. Ti pyet kush është biznesi më i madh në Shkodër. Të gjithë biznesmenët të thonë se është Cotonella, gjigandi i prodhimit të veshjeve intime, (brekëve), në Europë, (me qëndër në Shkodër). Ok. Nuk mund të thuash se nuk troket në dyert e Europës, duke veshur me brekë europianët që lexojnë aty vëndin e origjinës. Po përtej këtij shansi, ka zëra se i blejnë më shume rusët, turqit, kinezët, ata që e njohin mirë Shqipërinë. Të përmëndin edhe ndërmarrje të tjera prodhuese. Bukur, fort bukur. Ngrohesh pak, sa një kalimtar që e zë nata jashtë dhe gjen një zjarr bubulak të çngathë duart, të kënaqet një mbrëmje e të ikë, pa merak as për ta kthyer kokën pas. Po ti që Shqipërinë e ke shtëpinë e tënde, që don ngohtësi për gjithherë, që nuk do flakë për tu çngathur, por “dru” që bëjnë prush, ç` fjalë do thuash? Pra, fjala është, sa të integrojnë bizneset, sa të ardhura përfiton shteti, sa njerëz punësohen e sa para qarkullohen, sa paguhen punonjësit, si mbahen kompanitë, a kanë të kaluar kriminale e ekonomi informale, sa janë të besueshme? Në Shqipëri gjen biznese që nuk u dihet as fillimi, që nuk dihet si kanë blerë teritoret, që edhe kanë shpallur falimentin e pas ca kohësh rihapur sërish aktivitetin, duke vjedhur arkën e shtetit. Shumë herë edhe kryeministri Berisha është ndalur në këto pika. Ja, si flitet se ka hedhur shtat një biznes.Nja nëntë vjet më parë, një shqiptar duke shetitur rrugëve të italisë, zë shok një barbon. Meqë punët këtij i kishin ecur më mirë, barbonit i bleu ca rroba, i dha ushqim të ngopë plëncin dhe më pas i propozoi: Hajde në Shqipëri, të punësoj si kuxhinir, do hash, do fleshë dhe do vishesh. Ai barboni thonë se erdhi. Ua mori dorën makaronave, mezeve e gjellërave “italiane”. Të gjithë hanin e pinin aty, vëç italianë jo. Biznesi aty nisi, barboni arriti edhe të presë ministra, deri një ditë që ky buri nuk mundi t`i paguante as hotelin. Barboni shkoi prapë barbon në Itali. Ky burri u bë i pasur, u lidh me italianë prej vërteti. Gjen gjithfarë historishë këndej. Por, historia na ka mësuar se tregtarët e drogës, të njerëzve, të mallrave, të tokës publike, të fshehjes së huadhënieve e huamarrjeve jashtë ”sportivitetit” të bursave edhe duke luajtur bixhoz në treg të zi, kriminelët e njerëzimit, kanë ecur me mashtrime, kanë ngritur përgjatë shekujve Botën, por paratë u janë marrë një ditë… Thjeshtë, pasuria ka shkuar tek i zoti, tek populli, por këtu askush nuk flet. -Maskarenjtë , mafiozët, mund të pushkatojnë në Livadhe ose të hedhin kë të duan në Bunë, -shprehet një zë që flet me kusht për të mos i publikuar emrin.

PS-ja e Shkodrës punon nën udhëheqjen e PD-së

Ka një pikë fillimi gjithçka. Një pikë fillimi dhe një mbarimi ka edhe jeta e njeriut. Tek mbarimi mbaron. Por e keqja është kur mbarimi vjen së gjalli, kur palaçoja që është veçse “kufomë”, prapë nuk i kthen paratë. Në këtë rast ka edhe përpjekje ekzistenciale për jetesë, edhe bark derra, edhe vrasje. Sidomos vrasje shprese. Kur vdes shpresa, të gjallët marrin vetëm frymë pa lejen e “bosëve”. Nuk i pyet kush, nuk janë të zotët për asgjë. Më e shumta që mund të bëjnë, është të kërkojnë mëshirë sa tek Zoti, sa tek krimineli. I fundit shpeshherë u fal lëmoshë, si “bamirës”, veçmas në kohë fushatash elektorale. Fakt është se sipas publikimeve të ndërkombëtareve, 90 për qind e shqiptarëve jetojnë në kushte mbijetese dhe pasuria është në duart e 10 për qindëshit. Fakt është se në 11 muaj janë riatdhesuar 78 100 shqiptarë që kërkonin rrugëve pa rrugë të perëndimit jetë më të mirë. Dhe të gjithë janë të trafikuar. Themi kështu, pasi kanë paguar para me borxhe për të gjetur një mundësi kalimi kufiri. Në këtë rast jeta kushton sa një vizë, sa një copë tokë, më pak se një skaf, më pak se biznesi kriminal i një halabaku. Po opozita ku është? Në Shkodër nuk ka aspak PS. Ajo nuk ekziston. Pak se ka vetëm shterpësi intelektuale dhe shumë se ecën nën drejtimin e PD-së. Drejtuesit e PS-së sot edhe në daçin, as dinë, as mund të flasin, as kanë kuj i flasin. Shtresave që shohin prej tyre kurrsesi, se ka vajtur puna e opozitës si në përrallë, ku Djalli vete e pjek misra me Përbindëshin, e pasi fryjnë xhabën bashkë, fillojnë të prezantohen. -Si e kishe emrin mik, pyet Përbindëshi. –Dreq… – Po ti si quhesh? -Emri im është Un, dhe, në çast kur i pa edhe këmbet mrapsht, e qëllon me kërcu zjarri. –Mbarova, u dogja, bërtiste djalli duke vrapuar. E dëgjuan djajtë e tjerë dhe u nisën në ndihmë duke e pyetur nga larg. Kush të dogji? -Unë, unë. Kaq e pat. Nuk e ndihmuan shokët. Kështu edhe PS-ja e Shkodrës ka ngrënë, ka fryrë plëncin, e pasi i rrahin prijësin, i marrin edhe makinën, bërtet, nxjerr kushtrimin. – Kush ma qorroi partinë, klithi Rama?. Prokuroria bëri arrestime dhe kur e pyetën, tha: – Unë, unë. Dhe vërtet ishin të vetët, socialistët. Tashmë le të thonë ç`farë të duan. Nuk u beson askush. Jo vetëm se PS-ja nuk ka asnjë personalitet, jo vetëm se që në kohën që drejtonte Ndue Doda kanë ecur prapakthehu, por edhe se PD-ja i ka futur në “trastën” e vet dhe belbëzojnë vetëm kur i urdhëron ajo. Socialistët bëjnë sikur kanë ide e programe, por e vërteta nuk është ashtu. Ditët e fundit në panelin e kryesocialistit Edi Rama në Shkodër, ku dha receta si ndërtohet shteti, si njerëzit do jenë të barabartë para ligjit, si do prodhojmë e ndërtojmë kur ata të vijnë në pushtet, a e patë kë kishte në krah? Kishte tre figura të njohura të PS-së. Një Namik, një Mimozë, një Meri. Në aparencë bukur fort. Po edhe sipërfaqësisht, mashtrimi del në sipërfaqe. I pari, ky Namiku, ish kandidat për kryebashkiak përballë Lorenc Lukës në zgjedhjet e pushtetit vëndor të 18 shkurtit 2007, duket se humbi dhe nuk humbi. Thua nuk humbi, kur mëndon se paratë e qeverisjes së djathtë, mund të përfitohen me pak marifet edhe majtas. Na duket se tenderin e rrugës “Nazmi Kryeziu”, një objekt që është bërë dhjetëra herë objekt debatesh edhe në parlament të qytetit, e ka dikush afër tij, thjesht i vëllai! Eshtë apo jo e vërtetë? Po e dyta në krah të Ramës kush është? Ne na ngjan se pikërisht e shoqja e atij burrit që po zbaton projektin, tenderin më të madh në tërë historinë e qytetit, atë të ndertimit të unazës dhe që ka vite që i ka kaluar afati i përfundimit! Eshtë apo jo e vërtetë? Mirë e dyta, po e treta? Kjo, thjesht punon afër PD-së. Aty në Parlamentin shqiptar ka nje post shumë të rëndësishëm dhe merr rrogën. Në anën tjetër bën opozitë, krah për krah me Edin! Eshtë kështu apo jo? Pra, mirë me zotin e mirë me djallin. Kjo është KALAJA e jetës politike e ekonomike në Shkodër. Jo vetëm nuk ka pishtar në dorë opozita, por as rrugë të ecë. E pra, ashtu siç punonin bashkë tre vëllezërit për ndërtimin e Kaslasë së Shkodrës 2400 vjet më parë, edhe këta monstra punojnë bashkë për ndertimin e Kaslasë së Krimit.

SOKOL PEPUSHAJ

Bota ka nevojë të mbrojë integritetin dhe jetueshmërinë e Planetit

Nga AL GORE

Zgjedhja frymëzuese dhe transformuese e popullit amerikan për të zgjedhur Barak Obamën si Presidentin tonë të 44-t vë bazën për një tjetër zgjedhje të vështirë që ai – dhe ne – duhet të bëjmë këtë janar për të filluar një shpëtim urgjent të civilizimit njerëzor nga rreziku i afërt dhe gjithnjë e më i madh që paraqet kriza e klimës. Ripohimi elektrizues i deklaratës revolucionare të Amerikës, se të gjithë qëniet njerëzore kanë lindur të barabartë, vendos platformën për rilindjen e lidershipit amerikan në një botë që ka nevojë të dëshpëruar për të mbrojtur dhuratën kryesore të saj: integritetin dhe jetueshmërinë e planetit.

Autoriteti botëror mbi krizën e klimës, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimaterike, pas një studimi të detajuar 20 vjeçar dhe katër raporteve unanime, tani thotë se prova është “e qartë”. Atyre të cilët akoma përpiqen të largojnë alarmet gjithnjë e më shumë urgjente nga shkenctarët në të gjithë botën, të injorojnë shkrirjen e mbulesës së akullt të Polit të Veriut dhe të gjitha paralajmërimet e tjera apokaliptike nga vetë planeti, dhe që të kthejnë më shumë sytë për t’iu referuar këtij kërcënimi vërtet ekzistencial për të ardhmen e races njerëzore, ju lutem zgjohuni. Fëmijët dhe nipërit tanë kanë nevojë që ju të pranoni të vërtetën, përpara se të jetë shumë vonë.

Këtu ka lajme të mira: Hapat e guximshme që janë të nevojshëm për të zgjidhur krizën klimaterike janë pikërisht të njëjtat hapa që duhet të merren për të zgjidhur krizën ekonomike dhe krizën e sigurimit të energjisë.

Ekonomistët e të gjithë spektrit janë në një mëndje se investimet e shpejta në një iniciativë pune – intensive në infrastructure është mënyra më e mire për të rigjallëruar ekonominë amerikane në një mënyrë të shpejtë dhe të qëndrueshme. Shumë prej tyre janë gjithashtu dakort se ekonomia jonë do të bjerë akoma më poshtë nëse ne do të vazhdojmë të shpenzojmë miliarda USD për naftën e huaj. Për më tepër, ekspertët e sigurisë kombëtare në të dyja partite bien dakort se ne përballemi me një dobësi të rrezikshme strategjike nëse bota do të humbasë papritmas aksesin në naftën e Lindjes së Mesme.

Tridhjetë e pesë vjet më pare si java që shkoi, Presidenti Riçard Nikson krijoi Projektin e Pavarësisë, i cili vendoste një objektiv kombëtar që, brënda shtatë viteve, SHBA duhej të zhvillonin “potencialin për të plotësuar nevojat e tyre energjitike pa u varur nga ndonjë burim energjitik i huaj”. Deklarata e tij erdhi tre javë pasi embargoja arabe të naftës i kishte ngritur në qiell çmimet dhe i kishte hapur sytë Amerikës ndaj rreziqeve të vartësisë nga nafta e huaj. Dhe kjo erdhi vetëm tre vjet pasi prodhimi i brendshëm amerikan i naftës kishte arritur kulmin.

Në atë kohë, SHBA importonin më pak se 1/3 e naftës së tyre nga vendet e huaja. Akoma sot, pasi të gjashtë presidentët që pasuan Niksonin përsëritën disa versione të objektivit të tij, vartësia jonë është dyfishuar nga 1/3 në afër 2/3 dhe shumë njerëz janë të mendimit se prodhimi botëror i naftës është në pikun më të lartë ose afër tij.

Disa akoma e shikojnë këtë si një problem të prodhimit të brendshëm. Nëse ne mund të rrisim vetëm prodhimin e naftës dhe qymyrit në vendin tone, argumentojnë ata, ne nuk do të kishim qenë të varur nga importet. Disa kanë dale me mënyra akoma edhe më të pista dhe më të shtrenjta për të nxjerrë të njëjtin karburant të vjetër, si qymyr i lëngëzuar, naftë argjilore dhe teknologjinë e “qymyrit të pastër”.

Por në çdo rast, burimet për të cilat fliten janë shumë më të shtrenjta ose më ndotëse, ose, në rastin e “qymyrit të pastër”, shumë imagjinare për të bërë një ndryshim si në mbrojtjen e sigurisë tone kombëtare ashtu edhe në klimën globale. Nëse industria e qymyrit mund të provojë mbi këtë premtim, atëherë unë jam i gjithi për këtë. Por derisa të vijë ajo ditë, ne thjesht nuk kemi asnjë strategji më të madhe bazë për mbijetesën njerëzore mbi një iluzion cinik dhe egoist.

Kjo është ajo që ne mund të bëjmë – tani: Ne mund të bëjmë një investim të menjëhershëm dhe të madh për t’i vënë njerëzit në punë duke zëvendësuar teknologjitë e energjisë të shekullit 19-të, të cilat varen nga karburantet e rrezikshme dhe të shtrenjta me bazë karboni me teknologjitë e shekullit 21-të që përdorin karburant i cili është i lire përgjithmonë: diellin, erën dhe nxehtësinë natyrore të tokës.

Ajo që vjen pas është një plan prej pesë pjesësh për të riforcuar Amerikën me një angazhim për të prodhuar 100% të elektricitetit tone nga burimet pa-karbon brënda 10 vjetëve.

Së pari, presidenti i ri dhe Kongresi i ri duhet të ofrojnë stimuj në shkallë të gjerë për investime për ndërtimin e impianteve termike diellorë të përqëndruar në shkretërirat e jugperëndimit, impianteve për prodhimin e energjisë nga era në korridorin që shtrihet nga Teksasi në Dakotat dhe impiante të përparuara në pikat më të nxehta gjeotermike të cilën mund të prodhojnë sasi të madhe energjie.

Së dyti, ne duhet të fillojmë planifikimin dhe ndërtimin e një rrjeti të fortë dhe të unifikuar kombëtar energjetik për transportimin e energjisë elektrike të rinovueshme nga vendet rurale ku ajo prodhohet në pjesën më të madhe drejt qyteteve ku ajo konsumohet më shumë. Kostoja e këtij rrjeti modern – 400 miliard USD në 10 vjet – zbehet po të krahasohet me humbjet vjetore tp biznesit amerikan prej 120 miliard USD për shkak të avarive të njëpasnjëshme të cilat janë tipike për linjat tona aktuale energjitike të ballkanizuara dhe të vjetëruara.

Së treti, ne duhet të ndihmojmë industrinë e automobilave të Amerikës (jovetëm Tre të Mëdhenjtë, por kompanitë e sapolindura inovative) për t’u shndërruar me shpejtësi hibridet që vihen në prize të cilat mund të funksionojnë mbi energjinë e rinovueshme e cila do të jetë e disponueshme ashtu si pjesa tjetër e këtij plani të menduar mire. Në ndërthurje me rrjetin e unifikuar, një flotë kombëtare e hibrideve që vihen në prize do të ndihmonte për të zgjidhur problemin e magazinimit të energjisë elektrike.

Me këtë lloj rrjeti, makinat mund të jenë karrikuar larg orëve të pikut të energjisë – duke u përdorur gjatë orëve të pikut, kur më pak makina janë në rrugë, ato mund të kontribuojnë me elektricitetin e tyre duke e kthyer sërisht në rrjetin energjitik kombëtar.

Së katërti, ne duhet të ndërmarrim një përpjekje kombëtare për të adoptuar ndërtesat me izolim më të mire dhe dritare efiçente ndaj energjisë dhe dritës. Kjo iniciativë duhet të jetë shoqëruar me propozimin në Kongres për të ndihmuar amerikanët të cilës janë ngarkuar nga hipotekat që tejkalojnë vlerën e shtëpive të tyre.

Së pesti, SHBA duhet të udhëheqin në rrugën për të vendosur një çmim mbi qymyrin këtu në shtëpi, dhe duke drejtuar përpjekjet botërore për të zëvendësuar Traktatin e Kiotos vitin e ardhshëm në Kopenhagë me një Traktat shumë më efektiv që mbulon emetimet globale të gazit karbonik dhe inkurajon vendet të investojnë së bashku në mënyra efekase për të reduktuar me shpejtësi ngrohjen globale nga ndotja, duke përfshirë reduktimin e menjëhershëm të shpyllëzimit.

Sigurisht, mënyra më e mirë për të siguruar një marrëveshje globale për të ruajtur të ardhmen tone është duke rivendosur SHBA si vendin me autoritetin moral dhe politik për të drejtuar botën drejt një zgjidhjeje.

Duke pare përpara, unë kam një shpresë të madhe se ne do të kemi kurajon për të përqafuar ndryshimet e nevojshme për të shpëtuar ekonominë tone, planetin tone dhe në fund të fundit veten tone.

Në një epokë transformuese më të hershme, Presidentin Xhon F. Kenedi sfidoi vendin tone për të zbarkuar një njeri në hënë brënda dhjetë vjetëve. Tetë vjet e dy muaj më vonë, Neil Armstrong vendosi këmbën mbi sipërfaqen e hënës. Mosha mesatare e inxhinierëve të sistemeve që brohoritën për Apollo 11 nga qëndra e kontrollit të Hjustonit atë ditë ishte 26 vjeç. Ç’ka do të thotë se mosha e tyre mesatare kur Kenedi njoftoi sfidën ishte 18 vjeç.

Ky vit ka parë në mënyrë të ngjashme rilindjen e të rinjve amerikanë, entuziazmi i të cilëve elektrizoi fushatën elektorale të Barak Obamës. Nuk ka asnjë dyshim se i njëjti grup energjik rinor do të luaj një rol esencial në këtë project për të siguruar të ardhmen e vendit tonë, duke kthyer edhe njëherë objektivat në dukej të pamundura në një sukses frymëzues.

 

Rruga Shkodër – Hani i Hotit në vitet 1916 – 1918 u ndërtua nga pushtuesit Austrohungarezë

NDUE BACA

Shumë pak njerëzve nga Malësia e Madhe e më gjërë mund t’u shkojë në mendje se rruga nacionale që përshkon tërë gjatësinë e Malësisë (fushore), dhe e lidh me pjesën tjetër të Europës në rrugë tokësore, me emrin e njohur RRUGA SHKODËR – HANI I HOTIT ka një moshë relativisht të re që ende nuk e ka mbushur një shekull nga ndërtimi i saj. Kjo rrugë filloi të ndërtohet në aksin rrugor që është sot vetëm në ditët e fundit të nëndorit të vitit 1916 dhe përfundoi në fillim të vitit 1918 nga ushtria Austrohungareze. Përpara se të fillojmë me një histori të shkurtër të ndërtimit të kësaj rruge menduam të sqarojmë se Shkodra me Malësinë e Madhe lidhej me troje të tjera shqiptare, malazeze dhe për më tej Europën  me dy “Rrugë” të vjetra, (ndoshta mijëra vjeçare), ku këto rrugë kalonin, e para në afërsi të Liqenit të Shkodrës (nën Koplikun e sotëm), Kalldrun, nëpër fshatrat e Buzës së Ujit, Kosan e në Han të Hotit, gjithashtu rruga e dytë kalonte në afërsi të Maleve dhe Kodrave të Malsisë Madhe (nëpër Grizhën e sotme) nën Koplik të Sipërm (te Pusat e Mollës) e vazhdonte rrëzë qytezës mijëra vjeçare të Marshenjit, nëpër Jeran, Goraj, Budish, Kastrat e përfundonte Rapsh. Por kjo rrugë kishte një degë në Vukpalaj që lidhej me Hanin e Hotit, dhe ky degëzim bashkohej me atë që vinte në afërsi të Liqenit të Shkodrës.

Shenjat konkrete të këtyre dy rrugëve, madje edhe udhëtime primitive (me këmbë, mushq e qerre) kanë vazhduar deri vonë, rreth vitit 1966, ku për arsye të sistemimit të tokave nga Kooperativat bujqësore u punuan këto dy rrugë, (edhe pse që në vitin 1918 ishte ndërtuar rruga kryesore Shkodër – Hani i Hotit). Historia e ndërtimit të rrugës së sotme Shkodër – Hani i Hotit, siç shkruam më sipër filloi në ditët e fundit të nëndorit të vitit 1916 me një urdhër të Komandës Ushtarake të Ushtrisë Austrohungareze të instaluar në Shkodër (sigurisht urdhëri ishte marrë nga Vjena). Sipas një shkrimi interesant të ushtarakut të lartë shqiptar, Ramiz Ficorri, ish drejtor i xhenjos në Ministrinë e Mbrojtjes, botuar në gazetat “Shekulli” të datave 16 dhe 17 maj 2007, me titull HISTORIA E RRUGËVE SHQIPTARE, ndër të tjera lexojmë: “Në urdhërin e lëshuar sipas dekumenteve arkivore të kohës, rrugët do të ndërtohen nga forca ushtarake, robër dhe puntorë vendas me pagesë. Në këtë kohë niën dhe u ndërtuan rrugët … në mes të tjerave (shënim N.B.) edhe rrugët Shkodër – Bushat dhe SHKODËR – HANI I HOTIT”.

Ne për ndërtimin e kësaj rruge (Shkodër – Hani i Hotit) përveç dekumentave që disponojmë, menduam të citojmë edhe ushtarakun e lartë në fjalë, pasi ka pasur mundësi të zotërojë e lexojë dekumentet që trashëgonte arshiva e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe arshiva tjetër e shtetit shqiptar që kishte të bënte me problemet ushtarake, pasi ishte ushtria Austrohungareze ajo që i ndërtoi rrugët. Gjithashtu nga të parët tanë kemi shumë dëshmi gojore të marrura direkt dhe trashëguara nga ata burra malsorë që kanë punuar në ndërtimin e rrugës nacionale Shkodër – Hani i Hotit, nën urdhërat e komandantëve ushtarakë austrohungarezë, ku të gjithë ata burra që kishin punuar në hapjen e rrugës ishin paguar me një sasi parash të konsiderueshme për kohën. Është interesant se përveç punës me pagesë të dekumentuar, nga të parët tanë mësojmë se në ditë të veçanta është punuar edhe falë, pra pa pagesë, pasi kështu mendonin të parët tanë se i kontribuonin një vepre që u shërbente atyre dhe jo investuesve pushtues austrohungarezë, të cilët një ditë do të iknin, dhe rruga do të mbeste në interes të malsorëve, shkodranëve e më gjërë.

Rruga fillimisht u ndërtua me kalldrëm në gjërësinë 6 metra, pra me përmasat e nevojshme për të udhëtuar me mjetet e kohës. Gjatësia e rrugës Shkodër – Hani i Hotit kur përfundoi u tha se ishte 35 km dhe 473 m e gjatë. Në gjatësinë e kësaj rruge u ndërtuan shumë vepra arti, ku ndër më të rëndësishmet ishin:

1. Ura e Vrakës, sot kjo urë është shkatërruar, por pranë saj është ndërtuar një tjetër.

2. Ura e Rrjollit (në fshatin Grizhë), është një ndër Urat më moderne për kohën dhe e rikonstruktuar në vitin 2004.

3. Ura e Banushit (në fshatin Palvar). Kjo urë ekziston edhe sot dhe është mjaft funksionale, ku ndonjë rikonstruksion i vogël nuk i ka ndryshuar shumë nga origjinali i ndërtimit.

4. Ura e Prronit të Thatë (në afërsi të fshatit Pjetroshan), është një urë interesante për nga mënyra e ndërtimit dhe funksionit. Ndër vite ka pasur nevojë për disa rikonstruksione të vogla, të cilat nuk i kanë prishur origjinalitetin.

5. Ura e Vukpalajve, është një ndër urat më të bukura dhe me vlera për krejt rrugën Shkodër – Hani i Hotit. Edhe kjo urë ndër vite ka pasur nevoja për rikonstruksione, por pa i humbur asgjë nga vlerat e saj si “Monument kulture” të shpallur prej shumë vitesh.

Duke pasur parasysh gjithë rëndësinë ekonomike, strategjike, politike e mbi të gjitha civilizuese e kulturore të rrugës nacionale Shkodër – Hani i Hotit, si arteria apo më saktë rruga kryesore që lidh në rrugë tokësore Malësinë e Madhe, Shkodrën e më gjërë me pjesën tjetër të Europës, si dhe duke e vlerësuar si një ndër rrugët moderne për kohën në gjithë Shqipërinë, me perspektivë rikonstruksionin e plotë për ta çuar në parametrat që kërkon koha, së bashku me veprat e saj të artit (urat) vlen të shpallet si Monument Kulture. Duke u bazuar tek autori i sipërcituar në gazetën “Shekulli” (Ramiz Fiçorri) ne nuk mund të harrojmë se deri në vitin 1912, që ishim të pushtuar nga perandoria Otomane (prej shekujsh) kishim në të gjithë Shqipërinë vetëm 160 km rrugë të hapura për qerre siç thuhej atëherë, ndërsa pushtuesit austrohungarez për rreth tre vite ndërtuan jo pak, por rreth 1100 km rrugë (dhe rrugë dekovili) gjithsej, ku një ndër këto rrugë ishte edhe ajo që sot ne e njohim me emrin rruga nacionale SHKODËR – HANI I HOTIT, apo “ARTERIA” KRYESORE QË LIDH Shkodrën, Malësinë e Madhe e më gjërë me Europën.

 

Minoritetet diskriminohen

Mora shkak për këtë artikull mbi harmoninë që ekziston në Shkodër, midis komuniteteve të ndryshme që jetojnë tek ne. Në vazhdën e tolerancës fetare, harmonisë mes pakicave jo shqiptare dhe shqiptare që po trumbetohet me të madhe nga mediat si vizive ashtu edhe ato të shkruara gjoja të pavarura nga shteti Shqiptar, po edhe nga politika si e majtë, ashtu edhe e djathtë. Po flitet me të madhe edhe për të drejtat e jashtëzakonshme që gëzojnë në Shqipëri etnitë dhe minoritetet. Kjo kartë kaq e përfolur dhe kaq e ndjeshme që të gjitha qeveritë e mbajnë në dorë dhe e përdorin sa herë u nevojitet kudo nëpër zyrat e vendeve të Europës. Por realiteti qëndron krejt ndryshe, duke ju përshtatur si qeverive si të majta, ashtu edhe të djathta, sa herë janë në pushtet politikanët detyrohen të mbyllin sytë para padrejtësive që ju bëhen këtyre komuniteteve në këmbim të interesave personale. Kjo gjëndje bëhet edhe më e padurueshme, sidomos në rast konfliktesh partiake, apo në raste zgjedhjesh ku këta individë, persona që i përkasin këtyre komuniteteve përbuzen, keqtrajtohen ose hidhen në rrugë nga elementë të partive në pushtet që përdorin gjitha format për të detyruar të punojnë për to, paguajnë për to, e sidomos kur nuk i përgjigjen ato ballafaqohen me forma nga më të ndryshmet presione, ato shkojnë deri në gjobvënie, kërcënime për mbyllje aktiviteti, prishje të qëllimshme të biznesit, dhe kur nuk e arrijnë qëllimin me këto forma ato shkojnë edhe me kërcënim deri për vrasje apo rrëmbim personi. Këto komunitete duke qenë edhe me kërcënim deri për vrasje ose rrëmbim personi. Këto komunitete duke qenë edhe në minorancë siç është ai i serbo-malazez e boshnjakë që jetojnë në Shkodër janë munduar të integrohen në jetën e tyre që kanë dhënë shembuj të bashkëpunimit, të tolerancës duke u munduar që të ruajnë identitetin e tyre të cilin realisht janë duke ja nëpërkëmbur sidomos pas situatave të pakëndshme që u krijuan gjatë luftës në Kosovë dhe rritjes së influencës kosovare në Shqipëri. Ky komunitet e ndjeu më shumë se kushdo tjetër këtë realitet. Ato megjithëse u integruan në një shoqatë e cila u quajt “Rozafa – Moraca” (1944). Keqtrajtimet ishin nga më të ndryshmet, që sigurisht vinin nga politika e dy kampeve, si asaj socialiste, po ashtu edhe asaj demokratike me aktivistët e tyre ekstremistë sa herë që vinin partitë e tyre në pushtet si, largimi nga puna, shkelja e të drejtave njerzore, keqtrajtimi me fyerje, si (ik shkja), (serb) maxhyp, ik në Serbi, ik në vend tan, ç’a don këtu, këto ishin si të thuash argumentet që ky komunitet të ishte sa më i përbuzur. Kanë arritur deri aty saqë edhe vizitat mjekësore filluan t’i bënin në Malin e Zi, se këtu nuk i përfillnin. Shumë familje të njohura (podgoriçane) siç njihen në Shkodër, si Halluni (Hallunoviç), Pepa (Pepiç), Ceraj (Ceric), Hebovija (Heboviç), Gogovi (Gogoviç), Buljaj (Buljiç), Leka (Lekiç), Bebeziç Tuzi Mandija (Mandiç), Ademovi (Ademoviç), Hadjagiç Mustagrudiç, Salagiç, Piraniç, Bashli (Beshliç) etj.

Përjetuan në mënyra të ndryshme persekutimin demokratik, Nipit të Hallunoviçve, Bajramit nuk ju dha e drejta për të punuar në arsim megjithëse kishte mjaft eksperiencë në punë, djalit të vetëm të Bajram Gogovit (Gogoviç), Mirsadit ju hoq e drejta e studimit tek ne dhe u detyrua të shkojë të vazhdojë ato në Malin e Zi, nga strukturat politike dhe nga drejtimi i një ndërmarrjeje ujësjellësi në fshat u largua me kërcënim Hamdi Salagiçi (Salagiçi), detyruan të largohej nga vendi edhe familjen e profesorit Remzi Mandisë (Mandiç), inxhinierit të talentuar Ali Mustagrudiç. Po ashtu dëmtime të mëdha pati edhe familja e Agim Hebovisë (Heboviç) jo vetëm që i mbyllën biznesin si guzhinë Fast Food, po për arsye se nuk ndihmoj në manipulimin e votave, strukturat partiake të PDK e cila ishte aleate me pushtetin, në zgjedhjet e 2005 ai u kërcënua vazhdimisht seriozisht, me forma nga më të ndryshme, deri që në maj 2008 atij ia rrënuan edhe biznesin e tij privat në Velipojë me një argument absurd. Atë e lajmëruan në mënyrë anonime që të hiqte dorë nga ankimimi në organet kompetente se përndryshe do e pësonte. Fyerjet më të ndyra i ka përjetuar e gjithë familja, sa arriti në një konflikt fizik me një oficer policie që kishte marrë pjesë në dëmtimin e biznesit të tij në Velipojë. I veshur civil dhe me emrin Erzen Lika, me origjinë tropojane e kosovare, i cili edhe e kërcënoi se do ta zhdukte me gjithë familjen nëse nuk mbyllte gojën, ai arriti deri aty sa edhe i dërgoi fjalë se kemi me ra edhe n’gjak. Z. Agim ka tentuar të bëjë denoncim në organet kompetente, por ndodhi ajo që nuk pritej, një ngjarje e turpshme për gjithë ne. Me datën 16.12.2008 rreth orës 12, 12 e gjysmë, është tentuar t’i marrin djalin e vogël 5 vjeç gjatë rrugës nga kopshti për në shtëpi, i cili ishte i shoqëruar nga djali i madh, në tentativë për ta rrëmbyer. Djalin e madh e kanë goditur në mënyrë të befasishme dhe e kanë në tokë pa ndjenja. Ai nuk e ka besuar se ç’po ndodh dhe kur është përmendur nuk e ka ditur se ç’ka ndodh, por një kalimtar i rastit që ka parë gjithë skenën ka ndihmuar që tragjedia të mos ndodhë. Të traumatizuar familja edhe nga telefonatat anonime kërcënuese, z. Hebovija është detyruar të shmanget. Si gjithmonë organet kompetente “morën të gjitha masat për arrestimin e personave” të ciët u shpallën si persona të paidentifikuar dhe të ikur në drejtim të paditur. Ngjarja pati një jehonë të frikshme, por shumë shpejt u harrua në jetën e përditshme. Por ajo që mbeti ishte mëse e qartë, që jeta në këtë vend po përkeqësohet dhe po kështu dhe niveli i krimit po rritet me shpejtësi, megjithëse shteti zyrtarisht po tregon arritjet në luftën e korrupsionit, një tjetër gjë po ndodh në realitet. Përditë në lajme e gazeta, zyra e avokatit të popullit, po tregon për shkeljen e të drejtave njerzore, si në Burgje, rajone policie, keqtrajtime publike, diskriminime ndaj minoriteteve për krime ordinere dhe për çudi përgjithësisht me sfond politik. Vazhdimisht ngrihet me të madhe dhe adresohet nga komuniteti ndërkombëtar, trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë, Komiteti i Helsinkit kritika të ashpra ndaj politikave që ndjek qeveria për pa aftësinë që ka ajo në parandalimin dhe zbulimin e këtyre krimeve që po rriten dukshëm dhe frikshëm, në radhë të parë, në respektimin e të drejtave të njeriut, të minoriteteve, i të drejtave të tyre në fushën e arsimit, të barazisë, kulturës, integrimit pa të cilat ne nuk do të kishim një pasaportë të Shqipërisë për në botën e lirë ku ne dëshirojmë të shkojmë aty ku nuk ka dallime etnike, racore, sociale në atë botë e cila është me të vërtetë e lirë, të cilës ne i takojmë. FATIME KULLI

 

Sintezë e evenimentit të “Ditës së Flamurit” të 28 nëntorit 1912

Intervistë, me studiuesin Agron Luka, e gazetarit, Blerti Delia

SHE:  Z. Agron Luka, ju me kohë keni shkruar disa herë mbi këtë temë, në organin tonë edhe në disa organe të tjera. Një studim më të kompletuar ju e keni botuar  te Koha Jonë, 28 nëntor 2007, në rubrikën Speciale, me një shënim të posaçëm nga komentatori dhe opinionisti Blendi Fevziu. (“Çështje të pa ndriçuara të pamvarësisë”)

Me datën 28 nëntor 2008, ju keni folur për tre 28 nëntoret. Mendoni se kohët e fundit janë zbuluar burime dokumentare të reja dhe rrjedhimisht, ka nevojë edhe për një rishikim krejtësisht të ri? Keni ndonjë mendim se data 28 nëntor 1912, mund të jetë e koiçiduar me atë të 28 nëntorit 1443 e pastaj edhe te 28 nëntori 1944?!

-Po është e vërtetë se, kam shkruar në vite disa herë, një pjesë nga këto shkrime janë edhe në internet, siç edhe shkrimi që ju e veçuat dhe kam ende mjaft për të thënë. Dhe natyrisht  rishikimet, rivlerësimet etj, vijnë edhe duke u rritur njohja dhe duke dalë në dritë dokumentacione të reja dhe sigurisht këto kërkojnë edhe trajtime e interpretime të reja. Me kohë, përgjatë shek XX, edhe pse historiografitë e ndryshme kishin probleme e difiçite të mëdha, ishin vënë re mjaft mangësi serioze si:  mos hapja e arkivave sekrete e diplomatike të huaja e vendase; moskonsultimi i burimeve të huaja; çensura të historiografive pan vataniste-pan osmaniste, zogiste, nacionaliste, fashiste, enveriste, gjithfarë pikpamjesh dogmatike e subjektiviste, vija këndvështrimesh të imponuara etj. Kështu psh, teksti “Historia e Shqipërisë”, Vëll. II, bot. 1964, ka përmendur disa nga këto, por, dhe kjo vetëkuptohet, për vehte mbante një heshtje të plotë kur ishte fjala për një histori me diskutime, me interpretime alternative e relative dhe aq më tepër as që mund të bëhej fjalë për imponimet dhe çensurimet e vijës enverhoxhiste.

Por, dhe kjo duhet nënvizuar, jo çdo gjë duhet justifikuar 100% me këto. Unë mendoj se mjaft fakte e dokumente madhore kanë ekzistuar dhe minusi më i madh në vendin tonë ka qenë shtypja nga lart e shprehjes së lirë të mendimit të shkruar, për të paraqitur me përdhunim një histori të ç’tjetësuar, të sajuar, një histori me letërsi, me folklor, me kinematografi romantike, me improvizime dokumentare e gënjeshtra, me falsifikime e retushime fotografishë, me heshtje e deri edhe me denigrime e zhdukje totale nga historia, me mënyra nga më banalet, flagrantet e skandalozet. Një fond jo i papërfillshëm nga kjo traditë, fatkeqsisht po vazhdon të imponojë edhe në këto 18 vjetët e Demokracisë Pluraliste.  Kështu pra, dashje pa dashje, realisht në historiografinë tonë janë krijuar disa tabu si të shenjta, madje edhe një lloj konspiracioni si i paprekshëm! Për fatin jashtzakonisht të keq, megjith përparimet, kjo praktikë e kjo inerci po vazhdojnë  edhe sot. Shiko, jemi  ende shumë larg  nga parametrat e demokracisë perendimore e evropiane!

Ju përmendët mos ritransmetimin?! Po, megjithse vetë më kishin thirrur me ftesë dhe unë i falenderova  për këtë, dhe u mundova të jem sa më korrekt dhe i përmbledhur. Më duket se në tërë historinë e EUREKA-s, vetëm mua më privuan nga ritransmetimi. Një fije e dyshoj se ndoshta ka qenë ndonjë celular tinëzar, sepse duket si mosbesuese se i qenka prishur/çartrafiluar memoria e kompjeterit TV1 Chanell!

Dokumente mjaft të rëndësishme për 1912, që kërkojnë edhe një rishqyrtim të hollësishëm, një analizim të autentiticitetit, të interpretimeve, një trajtim me situatën kohore e me dokumentacionin sekret e diplomatik etj, kanë qenë botuar qysh më 1937, me rastin e 25 vjetorit, të 28 nëntorit 1912. Më 1947, me rastin e 35 vjetorit, edhe një përpjekje modeste, nga prindi im Gjovalin Luka, u mbyt me dhunë… Këtë trashigimi unë e kam shfrytëzuar dhe dora-dorës, jam munduar ta publikoj dhe të gjithë këtë temë do ta përmbledh në një libër.

Për, thelbin e sintetizuar, që ju kërkoni, duhet nënvizuar se, I. Qemali, ka qenë në rradhë të parë një diplomat i karrierës dhe profesionist në shërbim të shtetit turko-osmanlli, ka qenë një deputet i kazasë së Beratit, si pjesmarrës i një partie osmaniste me orjentim pansulltanist e antixhonturk, se ai luftonte për një autonomi kulturore e për mosshkëputjen teritoriale nga shteti turk. Ka edhe Deklarata, se ai kishte si pikësynim një protektorat turk, brenda Kushtetutës së Hyrrietit 1908, të cilin po ai e kishte shpallur në Vlorë etj. Më konkretisht për 1912, ai  ishte i ngarkuar  për evenimentin e nëntorit 1912, me një mision dipllomatik dhe natyrisht kishte edhe një pjesë patriotike, e cila për të vërtetën historike deri aso kohe kushtëzohej edhe me orjentimet e urdhërat që merrte nga qendra e Stambollit. Mjaft nga hollësitë e detajet e imta specifike unë i kam përmendur në shkrimet e mija, dhe nuk do të na dilte vendi këtu, t’i hynim gjerë e gjatë. Një rishikim i ri, detyrimisht duhet, pavarësisht se kush e ka propozuar, më herët apo më vonë, e majta apo e djathta aktuale. Dhe të rishikosh nuk do të thotë t’i vësh një vulë absolute.

Realisht ne i kemi tre data evenimente, 28 nëntor 1443, 28 nëntor 1912, 28 nëntor 1944. Por, këto, nuk janë identike dhe as ashtu si romantike, nuk janë as si koinçedenca qiellore të diktuara apo si tokësore të manipuluara. Tre 28 nëntorët tonë, kanë specifikat e veta dalluese natyrisht dhe nuk kemi pse të biem në hullinë e fantazi-koinçedencave a parashikimeve biblike apo të misterioziteteve të Nostradamit. Le t’ia lëmë analizat shkencës së probabiliteteve moderne. Por, tre 28-tat kanë edhe mjaft ndryshime. Kështu përshembull te burimi i parë dhe më i rëndësishmi, te “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit, ka probleme me saktësimin e datës 28 nëntor 1443, sepse mund të ishte edhe sipas kalendarit venecjan, siç ishte korigjuar edhe data e vdekjes e janarit 1467, e cila i binte si e 1468. Te Barleti, shkruhet se kur u erdhi Skënderbeu në Krujë, u ul flamuri turk i sulltanit dhe shënjat e tjera, por nuk thuhet shprehimisht nëse po në këtë datë u ngrit flamuri i fisit të Kastriotëve, flamuri i fisit epirot, shqiponja e zezë dykrenore e qëndisur mbi fushë të kuqe. Nuk kemi një formë shtampë të shqiponjës etj.  Dita e 28 nëntorit 1443, shënoi një pikënisje për luftën nacional-çlirimtare alban-epirote, kundra okupacionit të dhunshëm e regresiv turko-osmanlli, kundra islamizatës së dhunshme e të pa dhunshme, shënoi një pikënisje të luftës për mbrojtjen e qytetërimit autokton alban, për mbrojtjen e qytetërimit progresist rilindas evropian, luftës për rikthimin e sistemit ekonomik më të përparuar se sistemi i timareve etj.

-Një ndërhyrje në parantesë,  Z. Luka, ju keni kërkuar disa herë, që në flamurin tonë mbarënacional të vendoset një formë shqiponje sa më e justifikuar dhe përfaqësuese e kohës së Gj. K. Skënderbeut?

-Po, ta kthej përgjigjen dhe po mundohem ta rilidh në rrjedhë pa shkëputje. Kjo ka qenë një ide e shprehur me kohë, ndër të tjerë e ka shprehur edhe F. Konica, pastaj pak a shumë me këtë ide ishte shprehur edhe vetë I. Qemali dhe L. Gurakuqi. Ndër shumë të tjerë edhe babai im Gj. Luka e ka shprehur dhe ai  e theksonte se edhe vetë Gj. K. Skënderbeun, autori Frang Bardhi e ashtu edhe më hershëm M. Barleti e kishin quajtur plot gojën “heroi nacional”. Unë e kam ngritur këtë çeshtje, ndër të parët, qysh kur u hodh në treg ai “Pajtimi Mbarëkombëtar”, aty nga mesviti 1991.

-Po, po e besoj, se ti je pak me surpriza!

-Mos u çudit e mos u surprizo hiç fare Blerti, e pata dërguar edhe si një artikull të shkruar te gazeta RD dhe as ma botuan e dreqi e di se nga e kishin degdisur. Doktor profesor “Demokratët”, e katapultuar me “uniforma pardesyha gri” ishin në eufori, e ku begenisnin t’ia vinin veshin një punëtori si unë… Sidoqoftë te RD  e datës 16 tetor 1991, ke edhe një Relacion e një Projekt-Ligj, “Mbi Flamurin dhe mbi Stemën e Republikës”, madje edhe një propozim për formën e flamurit mbarënacional, i cili as më pak e as më shumë ishte po ky që kryeministri S. Berisha, ka ca kohë që e ka vendosur dhe po e mban aktualisht mbi krye te salla e konferencave të kryeministrisë.

Për delegacionin, që zbarkoi me dy vaporre austriakë, për 28-tën e Ismail Qemalit, ka një dëshmi të shkruar në shtypin e kohës qysh më 1912 dhe të ribotuar te revista Leka e 1937. Aty pohohet se Ismail Qemali kishte tentuar të ngrinte në Durrës një flamur me një shqiponjë të zezë dykrenare të pregatitur sipas formës së gazetës Albania të F. Konicës. Aty shkruhet se ngritjen e tij e kundërshtuan disa elementë panturkomanë, të cilët pastaj sajuan një flamur me një shqiponjë njëkokëshe si sorrë dhe atë e ngriti I. Qemali. Duke e rianalizuar këtë ngjarje, mendoj se aty ka pasur, me sa duket edhe një dorë ngatërrestare grekofone e kuco-vllaho-llaciface… Dhe ja edhe një lloj fakti tjetër, që unë e kam ditur pjesërisht me kohë dhe e kam botuar qysh vjet.  I. Qemali ka ngritur përsëri edhe në Vlorë një flamur me një shqiponjë një kokëshe! Dhe ajo “mëvehtësia e vetqeverimi” ishin interpretuar e shpallur edhe si një “autonomi nën suzeranitetin e sovranitetin e Sulltanit e Turqisë”, të cilën e anulloi dhe e hoqi diplomacia evropiane! Pastaj, ka edhe mjaft inkonsekuenca e fakte të rënda, si psh, ai “Proçes-Verbali” i zë-vendimit të datës 28 nëntor 1912, ishte “kënduar e pëlqyer”, në “Mbledhjen e Dytë”, se nuk ekzistojnë të ruajtura asnjë nga “Proçes-Verbalet” origjinale të të shtatë mbledhjeve të Kuvendit të Vlorës, se nuk ekziston fare as një “Proçes-Verbal” i Përgjithshëm, për të gjitha kazatë dhe me firmat edelegatëve përfaqësues të tyre, për të cilin ishte marrë një Vendim Kuvendi etj. Shihet qartë se kazatë/ngastrat e Çamërisë, Maqedonisë e Kosovës, ngelën jashtë pa firma. Aktualisht nuk njihen të botuara as kopje Proçes-Verbalet, sipas gazetës “Përlindja e Shqipërisë” që u botuan në Vlorë, por njihen ato të revistës Leka të 1937 etj. Ç’vlerë historike kanë pastaj thëniet  e dialogjet e I. Qemalit te filmi “Nëntori i Dytë”:

-“E kujt je ti moj bijë?”…

– Marigo Pozio më quajnë…

-Sa herë të vijë kjo datë ty do të përkujtojnë, për këtë flamurë…

-“Nai ruani mirë këto Dokumente, o bijtë e mij, se do na mallkojë historia pastaj”…

Pse nuk i ruajti vetë plaku mjekërbardhë, sëpaku pse  rrëshqiti si ngjalë edhe në ato Kujtimet?! Kështu pastaj mbetet ajo ironia e Agron Llakajt, te “Portokallia”: “Ismail Qemalit, ditën e parë i humbi Proçes-Verbali, të dytën flamuri dhe të tretën edhe shkopi i flamurit” dhe ç’është më e bukura këtë akuzë dikush ma ngjeshi mua edhe në internet dhe nuk e heq akoma sepse  i “ka humbur Kodi i fshirjes”, siç i “ka humbur” edhe atij  gazetarit të Shqip-it me atë Deklaratën me foto-sixhaden…!

Ka pra një dyzinë problemesh e çeshtjesh që kërkojnë edhe fjalën e  të drejtës internacionale juridike të kohës, të së drejtës së sotme evropiane etj. Por, si më kryesoria këtu, pak a shumë është se pavarësia e Shqiperisë e trumpetuar për rreth një shekull, aq me të madhe si  kryengritje e armatosur nacionale antiturke, për pavarësi etj, etj, në fakt ishte pak a shumë një zgjidhje e diplomacive evropiane, duke na konsideruar madje edhe si një vend i mundur dhe si aleat i Turqisë. Kësisoj mendoj se do të duhej një Simpozium i posaçëm në rrang nacional, pse jo edhe një në rrang rrethi, sepse ka plot e plot për të diskutuar. Dhe më duhet të theksoj se duhet të thirren edhe studiuesit e persekutuar si puna ime, ku po të deklaroj haptazi se përsëri po më persekutojnë e kërcënojnë, por edhe po më vjedhin kontributet e mija! Po, ju e dini edhe vetë, se keni shkruar për këto. Ja përshembull, përse nuk u dashka zyrtarizuar që si “Dita e Flamurit” të quhet edhe dita kur flamuri i kryengritësve të Malësisë së Madhe dhe të shkodranëve patriotë, u ngrit me gjak në Deçiç më 1911, kundra okupatorit e kundra krahut sulltanist turk?! Hë, hë…

Z. Blerti, mendoj ta mbyll  se, nuk do mbaronim me këto labirinthe as deri pasnesër. Mendoj t’ia lëmë paksa vend edhe disa ilustrimeve fotografike shoqëruar me disa komentime për lexuesit. Ju falemiderit për intervistën.

 

NJË VIT PA TOMË ZEFIN

Mendimtari i së drejtës zakonore, pajtimtari zemerbardhë i maleve të Leknisë dhe Bajraktari honorifik i fisit të Shoshit

Nga PRELË MILANI

Me 5 tetor të një moti më parë, u  fik nga jeta Tomë Zefi i Shoshit. Mendimtari i shquar i së drejtës zakonore, pajtimtari zemërbardhë i maleve të Leknisë dhe bajraktari honorifik i fisit  sa të lashtë, e emërmadh të Shoshit. Rrallë burra në breznitë e sotme, paraqiten nder malet tona si Tomë Zefi, një specje e shartuar me tharmet më dalluese të brumit tonë etnik. Duke ndejtë  në shoqeri me Tomën e vëzhguar portretin e tij, duke bisedue  e nigjue kuvendin e tij, të krijohej përshtypja dhe përcepsioni se gjendeshe përpara një prototipi të racës sonë të vjetër, shpëtuar për mrekulli nga evolucioni i kohës. Edhe dje të gjallë, origjinal, edhe sot i fiksuar në foto kushdo që e sheh, qysh në veshtrimin e parë të imponon një mbresë, aq  sa nuk të shlyhet prej mendje. Një meso burrë i veshur me petka të bukura malsore. Kësulën e bardhë si bora e kreshtave alpine e ka shty pak mbas krejet gjë e cila difton modesti, urti dhe gjakftoftësi.

Ballin e gjerë të lakuar në mes me pak rrudha si hiroglife  kuiniformë e një jete intesive, të një burri malesh, fisik e, bujarë. .Nën vetullat e trasha  të këcuna pak nga thinjat, xixëllon si eshka dy sy përshkues që nënkuptonin botën e tij të brendeshme plot  zgjuarsi dhe njerzi. Fytyra e qeshur me një purpuritet të kadiftë, po të mos ishin mustaqet shtullngë të ndarë në dy dega  e flokët e thinjur, do të kujtoje se është një djalë i ri.

Tomë Zefi ka qënë një burrë i thjeshtë në sjellje, i matur në fjalë, i ngulur në besim, që buronte nga vlera e përvojës së tij stërgjyshore.

Toma  lindi me 13 prill 1942  në kullën e zjarrtë të dinastisë së bajraktarve të Shoshit.

Ai qe djali i dytë në radhë nga 3 djemtë që pati Zef Deli Marashi, ky burrë i dëgjuar i Shoshit, i urtë punëtor e zemërtrim Për Tomën   nderi, burrnia dhe shëndeti ishin trinomi i jetës plot drama, peripeci e vuajtje të shkallës sipërore, që i shkaktoi diktatura, fisit të këtij martiri  antikomunist të betuar  që vdiq në burgun e Beratit.

Tomë Zefi ishte djalë i derës së parë të Shoshit dhe nip i derës së parë të Shalës e maleve të Dukagjinit Mark Lulës e Lush Prelës së Pecajve.

Shoshi i pagzuar tradicionalisht si një nga bajrakët më fisnik të maleve të veriut, pati një dinasti klsaike bjraktarësh, produkt i një geni të veçantë gjenetik atdhetarie, zgjuarsie dhe drejtimi të kthyer në traditë zakonore drejtimi.

 

Nga kjo kullë kanë lindë veç prijësa

Burra të dijshëm e krenar

Mburret Shoshi për këta mriza

Nëpër shekuj flamurtar.

 

Gjatë rrebesheve të historisë

Në beslidhje e në kuvend

I kanë dalë zot Shqiprisë

Herë me gisht e herë me mënd.

 

T’u këndosh trimave të kësaj dere

5000 vargjesh duhet kanga

Duhet  me kënë bilbil pranvere

Me pushu në nji mriz me zana

 

Vitet rrjedhin nji nga nji

Si kala qëndron dhe kulla

Çdo prijsë, ka  nji histori

Shoshi qe nji ashtë me burra.

 

Marash Kola dhe Gjelosh Kola; kanë qënë një binom i përkryer vellezrish të njerzishëm të cilët  drejtuan fisin e Shoshit me urtësi, drejtësi dhe sakrifica të pa shoqe. Jetuan në kohë të mira e të mënxyrshme të lidhur ngusht si dy degë të në lisi me një harmoni të përkryer vllazërore që çuditrisht nuk figuron më në epokën tonë moderne.

Marash Kola ka qënë delegat i Lidhjes shqiptare të Prizrenit, me të drejtë vote ekzekutive, së bashku me Mark Lulëm Dhe Gjekë Gegën e Shllakut.

Luftoi me  pushkë në dorë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga coptimi i huaj në Torobosh-Hot-Grudë-Plavë e Guci. Burrë pleqtarë, dijetari i devotshëm i kanunit, me kondarë në dorë mahallë më mahallë e bajrak më bajrak maleve të Dukagjiit. Gjelosh Kola vëllaj i vogël i Marashit do ta vazhdonte drejtimin e fisit të Shoshit po më të njetin autoritet  me të njetin princip dhe sukses si vëllau  i madh.

Me 1872, Marash Kola për anti-osmanizmin e tij u interrnua  me në Arabi së bashku me 20 krerë të tjerë dhe prijsa të parisë Shoshit.

Kjo ngjaje eshtë fukusuar besnikrisht  në krimtarinë poetike  të autorve dukagjinas :

 

Lamtumirë malsi se Shkova

Ja thotë vajt elegjia

Na rrejti mbreti, na shiti Shkodra

Deshmitare, është historia

 

Të ngujuar në kafas

Lkundet varka si gjethe vjeshte

Deti i gjanë tallas, tallas

Qofsh mallkue ti djemt na i trete

 

Marash Kola bajraktar

Me 20 krenë që pat mas vetit

Tuj mallku turkun barbar

Pash më pash po i bjen detit.

 

Kush u mbyt qe “fatlum

Të tjert vdiqën prej urisë

Përvëlu e djegur shkrumb

Në shkretirën e Arabisë.

 

Gjyshi i Tomë Zefit, Deli Marashi, është pa dyshim më popullori i bajraktarve të kësaj dere. Ai ishte një orator gojembel, besnik që as orteku nuk e lëvizte nga kodi i burrnisë nderit dhe mikpritjes.

Urtësia, çiltërsia, thjeshtësia, ishin tiparet që e karakterizonin. Pushka dhe parmenda ishin profesionet që ushtroj një jetë të terë buuri i konakur Deli Marashi.

Në ballë të shoshjanëve trima e atdhetarë, zuri i pari Qafën e Agrit, duke mposhtur Fatihin( e pa thyshëm) të Portës së Larë Shefqet Turgut Pashën në vitin 1910.

Në të vetmën qafë ku Turguti gjakatarë theu qafën.

 

Turgut pasha po na vjen

Me na vra me na plaçkitë

Me na ndrru kanue e fe

Malet tona mej koritë

 

Shqurku i Shoshit kish qellue

Kur vetoi e u hap kushtrimi

Lanë ferligjet e sofrat shtrue

Deli Marashi, Shoshit i prini

 

Deli Marashi ish sybishë

Mbush e qit në krye të taborrit

Digjej flakë, por si pishë

Dhe me vdekë çohej prej vorrit

 

Pushkën në dorë qirat në gji

Në ball të, mejdanit, i pri bajrakut

Lusin festën për shefi

Tuj dhanë plumb anadollakut

 

Topat shprazën bubullojnë

Dridhet toka pëlcet shkambi

Plumbat rrjedhin fluturojnë

Si shtërngatë sulmon nizami.

 

9 Bajrakë lufta i bashkoi

Ç’ka ashtë vdekja nuk e dinë

Llogorin hapin me thonj

Bien si shqipet fluturim

 

Gjenerali po çuditet

Po mjerohet pe kapë frikë

Mirë e din se po koritet

O me vdekë, o me ikë.

 

Turgut Pasha hypë në thep

S’pret të vramit mej varrosë

Ban shyqyr që pshtova vetë

Vari bishtin dhe u marros.

 

Të njëtën “këngë”  do të këndonte Deli Marashi edhe në Qafën e Boshit me 1915 kunder Krajl Nikollës së Malit të Zi.

I paligshtuar nga pleqeria do të vishte opingat e koçakut zemer trim, kunder komunizmit, duke dergjur  tragjedinë e vrasjes  së  13 mashkujve të  kullës së tij.

Lulash Gjeloshi, më karizmatiku i kësaj dinastije bajraktarësh. Burrë me inteligjencë të lartë dhe emocione të fuqishme të cilat dinte ti fshihte me një qetësi të admirushme.

Jetën e përfytyronte sipas frymës së kanunit. Ai besonte në fisnikërinë e atyre ligjeve toksore, prandaj jetoi deri në vdekje si rojtari i Kanunit.

Qe nder përfaqsuesit më tipik të breznisë së fundme e të pa fat të bajraktarve të maleve tona. Njeri praktik i shkolluar me librin e jetës që jeta e kishte mësuar, se kyçi i suksesit në jetë ishte kombinimi i forcës me inteligjencën. Lulash Gjeloshi ka qënë protagonist në  skenën plitike – shoqërore të Dukagjinit nga viti 1915-1945. Deli Marashi dhe Lulash Gjeloshi më tepër se djem axhash, qenë shokë, më tepër se shokë qenë burra që i dhanë nderë vendit që i lindi dhe krahinës që i pat. Në  duelin e pa kompromis me rregjimin komunist Lulash Gjeloshit ju flijau djali i tij i madh  Gjelosh Bajraktari, një nga luftarët më të kahershëm të rezistences anti-kumuniste në Qarkun e Shkodrës, aktivist i flakët i Bashkimit Demokristjan Shqiptar, Martiri i parë i Demokracisë në zonën e Dukagjinit. Në duelin mes dy regjimeve të papajtueshmë, antagoniste gjer në vdekje, në luftën e pazakontë të një shtëpije më një shtet, Deli Marashi ja dorzoi stafetën Bekë Delsë, antikomunistit më të guximshëm e më spektakolarë të maleve tona

Bekë Delija, u bë tmerri dhe paniku i forcave të ndjekjes, mjeshti i pritave dhe i zhbllokimit të rrethimeve, i fortë si divi i zhdervilltë si shqarthi .

Ai shfaqej e zhdukej si era, ku e errte nata nuk e zbardhte dita, Me bëmat e tij të përgjakshme u bë legjenë në popull dhe shumë i kerkuar misterjoz i qeverisë.

I betuar se nuk do të dorzohej kurrë Bekë Delia u vra në përpjekje me ish –forcat e ndjekjës, ndersa vellezrit dhe gjithë meshkujt e tjerë që i shpëtuan plumbit  Çun Delia, Marash Delia, Mark Delia, Zef Delia, Pal Kokrri, Lulash Gjeloshi etj u burgosën, ose vdiqen në burg. Nga ky trung i dermuar  prej sopata komuniste, nga ky truall i rrenuar i kësaj kulle të vjetër atdhetare mbinë filizat e ri të vazhdimit të jetës, duke u ringjallë si feliksi prej  hirit të vet. Ndonëse ne vujatje të mëdha  dhe kujtime idhnakë, Tomë Zefi do të rritej, hijeshohej e burrërohej duke ripërtëri në mënyrën më të mirë traditat e vyera të të parve të vet. Nxënësi inteligjent e shembullorë në vitet e shkollimit të detyruar, pati  një rini të mbushur me mundime, sakrifica për mbijetesë që poqi dhe burrëroi përpara kohe. Genin dhe dashurinë për punë e trashigoi nga prindrit. Toma u rrit veprave të mëdha, punës kurrë nuk i bëri bisht, shoqerisë kurrë nuk i beri hilë, vesin e lig dhe njeriun e keq kurrë nuk e bëri mik. Biografia e zezë politike e divorcoi nga shkolla, por jo nga shkolla e madhe e jetës, nga etja për lexim dhe deshira për të mësuar në mënyrë autodidakte. Kalorsi i prozës modernë, me gjak dukagjinsi Ernest Koliqi ka shkruar: Ka nder male burra me mend që s’dinë as me këndue as me shkrue, të cilët, të pajisë me kthjellti mendimi e me hollsi depërtuse, pleqnojnë brënda rrethit të së drejtës doksore të shpirtit gajllnuer të trahiguem me nji urti, qi len pa mend juristin më të pregatitun dhe dijetarin më të rrahun në spekulimet filozofike. Tomë Zefi ka qënë nxënës shembullorë i homerikëve të tillë që i pati në oxhakun e tij të përmendur. Tomë Zefi qe nxënës i  nje plejade burrash gjerdanartë të fisit të Shoshit si Kolë Vata, Vuksan Leka, Nikë Vuksani, Kolë Nika, Mark Luca, Pjetrush Ndoja, Vuksan Vata,  Ukë Staka, Grimc Ndou, Mark Deda, Gjon Marshi, Sokol Marshi, Lulash Pjetra, Mark Marshi, Lush Prela, Lulsh Bala, Kolë Delia, Mëhill Kokrri, Ndre Preka, Nikë Gjoni, Lekë Cama, Lulash Gjoni, Nikë Gjeloshi, Prekë Gjeloshi, Mirsh Zefi, Nikë Vuksan Vata, Bal Marku, Sokol Delija, Marash Babuni, Mark Lulashi, Mirash Zefi, Gjelosh Lushi, Kolë Vuka, Mirash Nndou, Kolë Micani, Dedë Mëhilli etj. Ai pati si miq shtëpije e buke burrat me të zëshem të 9 maleve, të Dukagjinit, Malsisë e Madhe, Malsisë se Gjakovës, Mirditës, Berishes  e më gjerë dhe me tharmin e burrërisë së tyre u fekondu që në rini. Demokracinë e priti me gezim si i  verbeti dritën. Luftoi dhe kontriboi për të me gjithë energjitë, se ja donte shpirti i tij demokrat dhe shendoshja plagëve të pathara të diktaturës: Për Tomë Zefin, demokracia ishte fjalë  dhe votë e lirë, zbatimi korrekt i ligjit, qeverisje shumicës, rrespektim i pakicës, rrotacon i pushteti, pjesmaje e gjerë e popullit në vendim marrje, pushtete te ndara larg diktatit partjak. Ndonëse as kush në qarkun e Shkodrës, nuk  ishte më i presekutura se familja e tij. Tomë Zefi, kurrë nuk rrahu gjoksin duke thënë unë e s’ka të  tjeter  si unë. Tomë Zefi nuk ishte nga ata që  rrufjand që demokracinë e konceptonte si lopë përsonale që duhej mjel deri në pikën e fundit. Tomë Zefi nuk ishte nga të uritur aventurjer qe thanë o burra u bë deti kos dhe u turrën  dhe  turrën me lugë në brez. Tomë Zefi nuk ishte nga ata hakmarrës primitiv që nxjerrin dhembet sa po marrin një post politik. Ai ishte kampjon dhe etaloni më i mirë i njeriut tolerant, prandaj edhe perifrazonte: Po nuk u semure vetë nuk ja din hallin të semurit. Po nuk të vdiq kush në shtëpi nuk e dinë se çfarë ëshë vdekja.Po nuk e humbe lirinë nuk ja din vlerën vertetë  lirisë. Për Tomë Zefi njerzit nuk duhet të ndaheshin as në demokrat e socialista, as të kuq e bluh, as mysliman e të krishterë, as malësorë e qytetarë. Njerzit duhet ndarë në të mirë e në të liq. Midis  rrufjanizmit fitimprurës politik dhe njezillekut shoqeror Tomë Zefi zgjolli me njet e zemer rrugën e mundimshme si avokat i se drejtës në një xhungël ku e drejta është vetëm me të fortin. Tomë Zefi, ishtë një nga nismëtarët e parë të krijimit të Shoqatës së “Pajtimit Kombtarë të Gjaqeve” me kryetarë Zotin Ndoc Ashta dhe Sekertar Zotin Emin Spahija. Toma ka qënë promotori kryesorë i gjithë suksesve për të cilat kjo shoqatë është lavdruiar në opinjonin publik Në kushtet e anarkisë së thellë, shkermoqjes dhe mos funksionimit të shteti Tomë Zefi i Shoshit dhe homologet e tij Zef Sokoli, Pjeter Ndoshi, Sokol Delia, Gjin Marku ,Ymer Myrtja, Voc Deda, Avdi Rexha, Adem Isufi, Kolë Toma e Gjon Gjeka u vunë në krye të burrave më perfaqsues të fiseve të tyre, në parandalimin e kaosit,  zbutjen e dhimbjeve të tmerrshme të gjakmarrjes  dhe mbylljen e plagë të vjetra. Tomë Zefi nuk u turr  me vrap të kapte kreun e shoqatave apo partive të ndryshme, që askujt nuk i takonte më parë se atij. Tomë Zefi nuk u thirr të zinte vënd në presidjume, as të merrte mikrofonin në podjume. Tomë Zefi  nuk u turr të dilte përpara kamerave, as t’i nxinte faqen vendit të vet me statistika fallso për qellime perfitimi. Tomë Zefi u turr në këmbë errr e terr, duke grisur opingat shtigjeve të malsisë. Tomë Zefi në vatren e ngatrresave nuk shkoj as në benx as në kalë  shale. Ky misjoner shembullor, argat i djersitur i kanunit, la bashtinën e vet pas dore, duke humbë kohën, vrarë mëndjen, lodhë shtatin  e hyrë në polimizime të vështira pas problemeve  të njerzve në nevojë. Tomë Zefi për 15 vjet nuk mundi të festojë Shenkollë, Pashkë, as Krishtlindje pranë familjes së vet, pasi në emër të ketyre ditve të mëdha kërkoi paqe e pajtim nga Shoshi  në Shalë, Nikaj Mërturë, Pult , Shllak, Malsi të Madhe, Pukë, Kurbin, Shkoder e nën Shkoder. Gjithkund ku kishte ngatrresa, atje ku pushka rrezonte për dhe djemët e ri. Atje ku verberia dhe urrejtja primitive mbidhin gjak e lëndonin plagë të vjetra Atje ku virusi i urrejtes kishte hyrë në gjirin e familjs. Atje ku lakmia për fitim e prona edhe vellezrit i bente ujq  për njeri tjetrin.  

(vijon në numrin ardhshëm)

 

Blood-feud, the phenomenon that continues taking human lives in Shkrel of Malësi e Madhe

 

Unfortunately, although we live in 2007, in Albania, especially in its north, the phenomenon of bood-feud and enmity continues taking human lives, mainly for property questions and old enmities. One of the most sad cases is that on January 2007 in the village Bzhetë of Malësi e Madhe, in the municipality of Shkrel. All because of an old enmity, of over 20 years ago, as the family Shkreli, resident in Bzhetë of Malësi e Madhe and the family Malota resident in the same village, had a conflict and then in blood-feud for property questions between Gjergj Pal Shkreli and Luk Tom Malota. 20 years ago (this is a known story for the area of Shkrel), Gjergj Shkreli had built his house on the land that the government of the time gave to him, what was the property of Luk Malota, according to the documents of before the war, what is proved for our journal “Malësia” by the elders of the village, who declare and proclaim that often they’ve tried to stop this conflict turning in blood-feud. The family Shkreli tried to avoid contradictions with the family Malota, although the family Malota has continuously menaced them. Unfortunately on January 21, 2007, Gjergj Shkreli killes Luk Tom Malota. Since that dark day of January 21, 2007, for the family Shkreli, Gjergj Shkreli disappeared leaving threatened and in serious danger his brother Fran Shkreli and his kids. In the meantime the family of Luk Malota has declared to be in blood-feud with the family Shkreli, as a consequence all the male members of this family are in serious danger. We, as a journal of Malësi e Madhe, have contacted the representatives of the Missionaries of Peace to learn about the further destiny of the family Shkreli, and they explained us that because of the danger that threats them they’ve advised them to live shut in, although the efforts for reconciliation didn’t cease, but the sons of Luk Tom Malota do not accept reconciliation declaring to be determined to revenge their father. This is why we decided to publish this sad story that might cause other innocent victims at any time.

VASEL GILAJ

 

Gjakmarrja, fenomeni që vazhdon të marrë jetë njerëzish në Shkrel të Malësisë së Madhe

 

Fatkeqësisht, edhe pse jetojmë në vitin 2007, në Shqipëri dhe veçanërisht në veriun e saj, fenomeni i gjakmarrjes dhe i hasmërisë vazhdon që të marrë jetë njerëzish dhe kryesisht për çështje pronësie dhe hasmëri të vjetra. Një ndër rastet më të dhimbshme është ai që ka ndodhur në janar të vitit 2007 në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe, komuna Shkrel, për shkak të një hasmërie mbi 20 vjeçare, pasi familja Shkreli banuese në fshatin Bzhetë të M.Madhe si dhe familja Malota, banuese në po këtë fshat kanë hyrë në konflikt dhe më pas edhe në gjak për çështje pronësie, tokë arë, midis personave Gjergj Pal Shkreli dhe Luk Tom Malota. Para 20 vjetësh, ngjarje që dihet dhe që është shumë e njohur në zonën e Shkrelit, Gjergj Shkreli ka pas ndërtuar shtëpinë në një tokë që ia dha qeveria e asaj kohe, tokë që në pronësi i përkiste Luk Malotës, sipas tapive të paraluftës, gjë që për gazetarin e gazetës “Malësia” e vërteton edhe pleqësia e fshatit, të cilët kanë deklaruar dhe vërtetuar se shpesh herë ata janë përpjekur që ky konflikt të mos kthehej në gjakmarrje. Gjithashtu edhe familja Shkreli është përpjekur që të mos ketë kontradikta me familjen Malota. Edhe pse familja Malota i ka kërcënuar vazhdimisht dhe fatkeqësisht më datën 21 janar të vitit 2007, Gjergj Shkreli vret Luk Tom Malotën.

Që nga ajo ditë e zezë e 21 janarit 2007, për familjen Shkreli, Gjergj Shkreli është zhdukur duke lënë në rrezik të plotë dhe të kërcënuar nga hakmarrja vëllain e tij Fran Shkreli si dhe fëmijët e tij. ndërkohë që fisi i Luk Tom Malotës i ka shpallur gjakmarrjen fisit Shkreli dhe për pasojë të gjithë meshkujt e këtij fisi ndodhen në rrezik për t’u vrarë. Ne, si gazetë e Malësisë së Madhe, kemi kontaktuar edhe me përfaqësuesit e Misionarëve të Paqes për të mësuar rreth fatit të mëtejshëm të fisit Shkreli dhe ata kanë sqaruar se për shkak të rrezikut që u kanoset, i kanë këshilluar që të qëndrojnë të ngujuar, edhe pse përpjekjet për pajtim nuk kanë munguar, por djemtë e Luk Tom  Malotës nuk e pranojnë pajtimin duke u shprehur të vendosur prë të marrë hakun e babait të tyre. Prandaj, edhe ne vendosëm që ta publikojmë këtë ngjarje mjaft të dhimbshme, nga e cila në çdo kohë dhe moment mund të merren jetë të tjera njerëzish të pafajshëm.

VASEL GILAJ

 

Vrasja që tronditi Malësinë

 

Viti i Ri 2007, pa u bërë ende muaji nga villimi i tij, ka nisur shumë i frikshëm dhe terrorizues në komunën e Shkrelit të Malësisë së Madhe. Pikërisht në fshatin Bzhetë të kësaj komune, ku ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë nga e cila, për pasojë, ka mbetur i vrarë, pasi është goditur me armë zjarri (çifte), banori i këtij fshati, Lukë Tomë Malota, i cili është vrarë për motive pronësie nga bashkëfshatari i tij, Gjergj Shkreli. Kjo ngjarje ka ndodhur me 21 Janar 2007, gjatë paradites së asaj dite. Këto janë njoftimet e para që vijnë për këtë ngjarje. Ndërkohë, ngjarje të tjera të këtij lloji mund të precipitojnë për shkak të ligjit primitiv mesjetar kanunor, që fatkeqësisht funksionon ende në Shqipëri dhe veçanërisht në Shqipërinë e Veriut.

Vasel Gilaj

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu