Gazeta “Shqipëria Etnike” boton librin e saj të parë– Shkrimtarët janë amanetqarë – Në këtë libër, Pal Delia ndriçon raportet mes njerëzve dhe natyrës shqiptare. Ndriçon raportet mes njeriut dhe antinjeriut. Nga rreshti i parë deri tek i fundit sundon gjuha e pasur artistike, argumenti, ndjenja e latuar aq mjeshtërisht, duke e vënë librin famoz “Rrëfej tragjedinë Shqiptare”, diku në “kryet” e vendit të letrave shqipe. Pal Delia ka shtrydhur kujtimet, ka ditur t’i bëjë Flamur, t’i bëjë Shqipëri, pasi refleksionet janë aq jetësore, aq të kuptueshme, aq ngjizezë. Më shumë se me një emigrant shqiptar, Pal Delia ngjason me një amanteqar besnik, me një artist që ka “çelur” një arkë të çmueshme. Ka “çelur”, pra, arkën e kujtimeve të shumë dekadave që padyshim përbëjnë një epokë. Kjo epokë që në tërë arteriet gjakon lirshëm kulturë shqiptare, në rreshtat e këtij libri lodron si qengji në ograja. Ka kujtime rebele që krijojnë situata impulsive, ka kujtime tragjike që të ngjallin dhimbje e të bëjnë të lëshosh edhe lot, ka kujtime të bukura që të bëjnë të çlirosh gaz shpirti, të ndjesh krenari që je shqiptar, ka kujtime të moçme që të duken si të ditës dhe kujtime të ditës që të duken si me moshën e dheut, të ujit, të ajrit. Pal Delia ka arritur të bëjë edhe humor me politikën. Ka fshikulluar komunizmin e shovinizmin, ka krijuar Epikë me qëndresën e pashoqe shqiptare përballë represioneve, provokimeve e vështirësive. Pra, me pak fjalë, pasi duke shfletuar librin “Rrëfej tragjedinë Shqiptare”, do të bindeni për gjithçka thamë, shkrimtari Pal Delia i ka marrë tërë kujtimet dhe i ka vënë në Rresht, si oficeri ushtarët. Gjithçka rrëfehet në këtë libër është tërheqëse. Secili lexues gjen jetën e vet aty. Aty është edhe i miri edhe i keqi, edhe i persekutuari edhe persekutuesi, edhe shqiptari edhe antishqiptari. Pena kurajoze e Pal Delisë, si një daltë e kujdesshme ka latuar jetën shqiptare,p or edhe si një shpatë e fuqishme ka tentuar të sulmojë të keqen, deri edhe në strukturat e shkëmbëta të diktaturës komuniste. Sokol Pepushaj Drejtor i entit botues “Emigranti Politik Shqiptar”
Njihuni me jetën e autorit të librit Ishte koha kur në Shqipëri, sundonte me gjithë egërsinë e tij Ahmet Zogu. Ishte koha kur filluan për familjen e autorit të librit, historitë rrënqethëse e më vonë tragjike. Eh, sa vuajtën gjithë burrat trima dhe patriotë të truallit të Zog Sokolit. Të këqijat filluan kur Ahmet Zogu, mori vesh se në fshatin Arstë, në mes të maleve të Pukës, jetonte së bashku me famlijen e djemtë e tij trima dhe patriotë, një burrë me emrin Zog. Filluan kështu konfliktet mes regjimit zogist dhe familjes së Zog Sokolit, ku këtij të fundit iu kërkua të ndërronte emrin, sepse nuk lejohej që atë emër ta mbante kush tjetër, përveç Mbretit. Një kërkesë të tillë, bijtë e kësaj kulle iu përgjigjën me pushkë dhe kjo derë, që gjithmonë kishte qenë fisnike, nuk iu bind Mbretit. Vitet rrodhën dhe bashkë me ta edhe sundimi zogist, por pas tij, vjen po aq tragjik një tjetër sundim, por tashmë edhe me fytyrë dhe veprime mizore për famlijen Sokoli. Ishin vitet ‘46, kur varfërinë e tejskajshme të kohës, filloi ta shoqërojë edhe Lufta e Klasave. Në emër të kësaj teorie, në fillim u goditën familjet patriote të zonës dhe ndër të parat, ajo e Sokolajve. Nën këtë trysni, vitet kalojnë dhe jeta sa vjen dhe vështirësohet. Në pranverën e vitit 1951, nga trungu i familjes Sokoli, shkëputet një pjesë e madhe e saj, me në krye Mark Zogun, në drejtim të një jete më të mirë jashtë kufinjve të atdheut. Këtu nisi edhe ferri për familjen e madhe të Sokolajve. Ishte vjeshta e vitit 1951, kur nga ana e brigadave të ndjekjes së asaj kohe, vihet në shënjestër kulla e vëllezërve Mark, Lazër e Gegë Zogu. Lazri dhe Gega, të mbetur në këtë kullë për hir të amanetit të të atit të tyre Zog Sokoli, i cili u nda nga jeta po këtë vit, përjetuan mbi shpinë kulçedrën komuniste. Për ta filloi burgosja politike dhe ferri i vërtetë. Nga fisi i Sokolajve tashmë kanë mbetur në shtëpi gra dhe fëmijë të vegjël, pasi brigada e Xhemal Selimit em shokë, këta njerëz barbarë, mbollën ferrin, vranë besën, burrërinë, besnikërinë, patriotizmin, moralin dhe gjithçka tjetër njerëzore të tërë malësisë e sidomos familjes së Lazër Zogut. Lazri dënohet nga rregjimi hoxhist me 10 vjet burg politik. Ai ishte në birucat e degës së punëve të brendëshme në Pukë, kur nga rregjimi përpunoheshin fshatarë dhe besnikë të rregjimit, në mënyrë që Lazri të dënohej sa më rëndë si njeri që mbante dhe u jepte bukë patriotëve, por që për rregjimin ishin kriminelë. Vuajtjet e tij nëpër birucat e degës dhe më pas, edhe nëpër disa kampe përqëndrimi të të burgosurve, nuk e mposhtën as Lazrin dhe as familjen e tij. Përkundrazi, i bënë më burrërorë dhe fisnikë, duke përballuar mbi shpatulla gjithë egërsinë e kohës. Persekutimi shkoi deri aty, sa familjes së Lazrit i ndalohet edhe racioni i bukës nga kryetari i lokalitetit të asaj kohe. Rrethimi i kullës për kontrolle të herë pas hershme, ishte bërë refren për këtë familje, por gjërat nuk përfundojnë këtu. Edhe ajo pak tokë që ishte, iu konfiskua me të gjitha bagëtitë dhe çdo gjë tjetrë që dispononte Lazër Zogu. Kjo dramë e vërtetë, nuk përfundon këtu. Kthetrat e përgjakura të rregjimit komunist, shtriheshin edhe për të afërmit e kësaj familjeje si nipa, kushërinj dhe të gjithë farefisit të tij. Ndërshkimin e parë e merr miku i shtëpisë së Sokolajve, Rexhë Beka nga fshati Poravë i Pukës. U dënua me 7 vjet burg politik duke lënë rreth 30 të afërm të tij nën diskriminimin e pashembullt. Këtë fat pëson edhe vetë vëllai i Lazrit, Gega, i cili internohet në Lushnje ku edhe vdes, me mallin për të parë të lirë veten dhe të afërmit e tij. Rregjimi do të vazhdonte zbatimin e ferrit edhe për djalin e Markut, Palin, autorin e këtij libri. Pas shumë internimesh dhe torturash, i shpëton kthetrave të kulçderës duke u arratisur për në Amerikë në vitet 80 – të. Më pas, radha u vjen dy djemve të Lazrit, Shanit dhe Pashukut. Ata nuk iu nënshtruan kurrë rregjimit, por qëndruan siç u ka hije burrave. Edhe pse kulçdera filloi t’i torturojë, deri në atë masë sa Pashukun e futi në burg, ndërsa Shanin e degdisi në të katër anët e vendit, nuk mundi t’i mposhte. Gjatë 32 viteve të punës, Shani u largua nga puna më shumë se 22 herë. Komunistët mendonin se ky, për të mbijetuar, do të ndjekë rrugë të prapa, që ta kishin të lehtë ta dënonin. Por, falë zgjuarsisë dhe besnikërisë së vetë Shanit, ata nuk ia arritën qëllimit të tyre. Duke iu referuar dramës së kësaj familjeje, nuk mund të mos themi disa fjalë edhe për fshatin ku u lindën këta njerëz fisnikë e bujarë, por që Partia i persekutoi. Fshatin e tyre, ata e quajtën socialist, d uke e bërë me qëllim të caktuar për ta patur më të lehtë mposhtjen e fisit të Sokolajve. Komunistët e fshatit, bënë çudira. Arritën deri aty sa të prishnin kurora, vetëm se njëri prej bashkëshortëve ishte i persekutuar. Shpallën kulakë fshatarët e tyre, toka e të cilëve, nuk prodhonte bukë as për të mbajtur pulat. Futën në burg njerëz të cilët as fjalën politikë nuk dinin ta përkthenin, jo më të luanin politikën e shtetit. Vranë shpresën e të ardhmes, rininë duke mos i lejuar të vazhdonin shkollat, sepse kishin gjyshërit kulakë, armiq, etj. Në çmendurinë e tyre kriminale, komunistët arritën të detyrojnë njerëzit të heqin besimin tek Zoti, shembën kryq e kisha, prishën varre e ikona. E kthyen njeriun në një qenie që vetëm fliste me komandë e në një ndërgjegje të imponuar, aq sa dallimi mes kafshës dhe njeriut erdhi deri në zvanitje. Nën komandën e partisë, komunistët e çuan fshatin Arst – Maliska jo vetëm drejtë shfarosjes së njerëzimit, por edhe bimësisë. Me pak fjalë, por me shumë domethënie, po i mbyllim këta rreshta rreth familjes së Lazër Zogut e të afërmëve të tij, si dhe rreth atyre njerëzve, të cilët nuk po i përmend me emra, që shkaktuan këtë dramë të vërtetë. Duke i shërbyer komunizmit treguan idiotësinë dhe verbërinë e tyre duke persekutuar për më shumë se 50 vjet këtë familje dhe tërë këtë fshat mes maleve me borë dhe me ujë të kulluar. Sa për kujtesë, po u them se aty ku gjithmonë ka qenë oxhaku, besa e burrëria, aty është dhe do të jetë përsëri kulla, bijtë dhe mendjet e ndritura të familjes dhe të fisit të Zog Sokolit. Sokol Pepushaj
Keqpërdorimi i seksit në ekranin e vogël Edhe keqpërdorimi i seksit në median elektronike paraqitet me shifra, që duhet të tërheqin vëmendjen e të gjithë institucioneve mediatike, sikundër edhe të organizmave shtetërorë dhe të OJQ – ve që merren drejtpërdrejtë apo tërthorazi me problemet e edukimit në përgjithësi, të edukimit shëndetësor, juridik e kulturor në veçanti. Është rasti të konfrimojmë këtu se ankesat më të shumta, që vazhdojnë t’i vijnë Këshillit të Ankesave, janë pikërisht për skena të pahijshme dhe me elemente pornografikë në transmetimet radiotelevizive. Prandaj edhe pyetjes: “Mendoni se në transmetimet televizive teprohet me shfaqjet e seksit?”, iu përgjigjën pozitivisht, duke pranuar se teprohet shumë (28. 8 %) disi (40. 3 %) dhe pak (19 %). Vetëm 11. 9 % pëgjigjen negativisht duke thënë se nuk teprohet aspak (8. 7 %) ose duke e injoruar këtë pyetje (nuk e di 1. 2 % dhe të tjera 2 %). Po të krahasohen këto shifra me Britaninë, del se brenda 7 viteve, përqindja e atyre që përgjigjen se ka “shumë seks” në ekranet angleze lëviz nga 41 % (1991) në 32 % (1997), ndërsa e atytre që përgjigjen se ka “shumë pak” seks lëviz nga 5 % (1991) në 6 % (1997). Shifrat janë marrë nga botimi zyrtar i Broadcastin Standards Commission, Londër, janar 1999, f. 23. Sigurisht në një anketim të parë dhe në një kohë kaq të shkurtër pas fluksit të medias elektronike private të pakontrolluar në territorin e Shqipërisë, ndjeshmëria e opinionit publik ndaj problemeve etiko – morale është gjithsesi e ekstremizuar. Kështu, një shikues i anketuar që ka zgjedhur 2 – 3 stacione televizive, të cilët i ndjek kryesisht në orët e pasdites, mund të shprehet se “nuk teprohet aspak” me shfaqjet e seksit në ekran, ashtu sikundër një tjetrë, që shikon shumë më pak stacione, por ka rastisur që të shohë ndoshta edhe një herë të vetme skena pornografike, qoftë edhe në orët e vona të natës, shprehet se teprohet shumë me shfaqje të seksit në ekran. Në rastin konkret që të dy kanë të drejtë, vetëm se konkluzioni ynë anon nga rasti i dytë, sepse në problemet e edukimit nuk mund të ketë “rastësi negative”, apo si quhen në pedagogji “gabime të vogla”. Kështu edhe në media, e cila nukmund të veçohet nga ligjësitë e prgjithshme të edukimit, nuk mund të ketë raste të veçuara ose gabime të vogla apo të mëdha. Prandaj nuk mund të justifikohen stacionet televizive private për faktin se në fillimet e tyre kanë shfaqur filma të ndaluar pornografikë apo pjesërisht të ndaluar për shkak të keqpërdorimit të seksit ndër sekuencat erotike, dhe tani janë “edukuar” ose “janë bërë të moralshëm”. Anketimi ynë tregon se publiku shqiptar është i ndjeshëm ndaj keqpërdorimit të seksit në transmetimet audiovizive, pavarësisht nga grupmoshat dhe shkalla e arsimit të tyre. Kështu, duke marrë për bazë tri grupmoshat e të anetuarve, diferencat e tyre që pranojnë se “teprohet shumë” me shfaqje të seksit në ekran (Pyetja: “Mendoni se në trasmetimet televizive teprohet në shfaqjet e seksit?”), është më pak se 10 %. Po ky diferencim grupmoshash është edhe për sa i përket pëgjigjes se “teprohet pak” me shfaqje të seksit në ekran. Ndërsa përgjigjen se teprohet “shumë” në shfaqje të seksti në medina elektronike: 56. 6 % e të anketuarve me arsim të lartë dhe të mesëm, kundrejt 44. 4 % të të anketuarve me arsim 8 – vjeçar. Sipas gjinisë së të anketuarve janë burrat që përgjigjen “aspak” mbi 50 % më shumë se gratë, duke konsideruar se anketimi ruante një raport thuajse të barabartë në mes të të dy gjinive të personave që u anketuan. Nga ana tjetër, sipas grupmoshave të vajzave dhe grave të anketuara një e katërta e tyre që pranojnë se “teprohet shumë” me shfaqje të seksit në median tonë elektronike janë të moshës 20 – 30 vjeç. Tregues i lartë është edhe përqindja e përgjithshme që shqetësohen prej figurës (77. 6 %), kundrejt atyre që shqetësohen prej zërit (10. 9 %). Për këtë problem po rendisim listën e plotë të stacioneve radiotelevizive që, sipas të anketuarve e teprojnë me filma dhe programe të rënduara me dhunë dhe seks. Stacionet televizive: TV Klan, TVA, TNSH, TV Shijak, ATN, TV Sot 7, TV Alba, etj. Stacione radiofonike: Top Albania, ABC, Magjic Star, Radio + 2, Koha etj.
“Keqpërdorimet”, rrezik mediatik Shqetësimi i publikut shqiptar ndaj trysnisë së pakontrolluar të medias elektronike për problemet etiko – morale, që shprehet me tregues të tillë të lartë për teprimin me dhunë dhe me seks në ekranet televizive, lidhet drejtëpërdrejtë me etikën e drejtuesve dhe kulturën e stafeve që emetojnë programe për publikun. Shqetësimi unk ka të bëjë vetëm me faktin që media elektronike ende konsiderohet si një mjet i fuqishëm edukues dhe si e tillë duhet ta mbajë këtë përgjegjësi. Në realitet ka edhe një shkak tjetër që lidhet me dinjitetin e njeriut, të cilin nuk kanë të drejtë ta cënojnë grupe njerëzish që kanë mundësi të realizojnë trysni me anë të mjeteve elektronike. Fakti, i pranuar tanimë prej të gjithë shqiptarëve, që shkohet drejt në shoqërie konsumi, nuk do të thotë heqje dorë krejtësisht nga norma e standarte që rregullojnë shoqërinë, në mes të të cilëve, normat etiko – morale zënë gjithmonë kryet e vendit. Nëse me gjithçka mund të bëhet bisnes, nëse njeriu është i lirë të sillet si t’i dojë qejfi me veten e vet, disa “profesione” që cënojnë dinjitetin njerëzor janë të ndaluara. Nuk është fjala për Shqipërinë dhe disa vende perëndimore ku nuk lejohet me ligj, ta zëmë, ushtrimi i prostitucionit, por edhe në ato vende ku shtëpitë publike janë të licensuara, ndaj medias elektronike ka kërkesa të tjera. Komisioni Evropian, nën ndikimin e përhapjes shpërthyese të medias audiovizuale, e ka shfaqur shqetësimin e vet në mbrojtje të moshave të reja që në fillim të viteve ‘80, duke u bërë thirrje të gjithë shteteve anëtare të veprojnë. Që nga ajo kohë një shtet si Holanda, psh, ka ngritur për këtë mbrojtje institucione të veçanta, “si një shërbim mbështetës kombëtar”. Sot, pasi ka vënë në lëvizje institucione qeveritare dhe joqeveritare, akademikë dhe specialistë të fushave të ndryshme, miraton në Parlament, një nga ligjet më të avancuara në Evropë. Ai ligj ka hyrë në fuqi me 2 shkurt 2001, quhet KIJKUAJZER, përmbajtja e të cilit është vetrregullimi normativ unik në të gjithë Holandën për përballjen e rrezikut mediatik, që konsiston në keqpërdorimin e dhunës, seksit, frikës; që nxit diskriminimin, abuzimet me drogë dhe alkool dhe kultivon të folurit e pahijshëm. Ky vetrregullim, që përfshin të gjithë prodhimet pamore dhe zanore; shpërndarjen dhe shitjen e videove, të disqeve të gramafonit; kinematografinë, transmetuesit radiotelevizivë publikë, kombëtarë dhe komercialë, do të ketë një monitorim kritik shtetëror që përfshin edhe “njeriun misterioz”, i cili bën vizita të paparalajmëruara në kinematë dhe vidiotekat e të gjithë vendit për të verifikuar zbatimin e këtij vetrregullimi etiko – moral. Këshilli i Ankesave, nisur nga kjo përvojë, vëren me keqardhje se përhapja e medias elektronike në Shqipëri mund të konsiderohet shpërthyese, si ka qenë në vitet ‘80 në Evropë, ndërsa institucionet për t’u mbrojtur nga rreziku mediatik janë të papërfillshme. Testimi i këtij viti shënon tregues të çuditshëm. Pyetjes: “Si e keni shfaqur shqetësimin tuaj për këto problemet?”, që nënkupton teprimet me shfaqjen e dhunëse dhe të seksit në median elektronike, shumica (66. 1 %) i përgjigjen diskutoj me shokë e miq, sahtu si është bërë zakon të shfryhet kafeneve për korrupsionin në revansh, politikën shterpë dhe banalitetet e tjera të jetës së përditshme. Vetëm një pakicë fare e vogël (1. 3 %) ankohet në redaksi, ndërsa rreth një e katërta (25. 7 %) hesht duke menduar për një institucion si Këshilli i Ankesave, që mund të merret me këto shqetësime. Sigurisht Këshilli i Ankesave është bërë një institucion i njohur muaj më parë, vetëm pas spotit sensibilizues “Jo dhunës, jo pornografisë në ekranet tona”.
Si u organizua anketa Ndoshta Këshilli i Ankesave duhej ta fillonte punën e vet me një anketim të mbarë opinionit publik shqiptar për problemet etiko – morale në median elektronike dhe mëpastaj të ndërtonte punën e tij. Kështu do të ndodhte sikur Këshilli i Ankesave (dhe vetë KKRT – ja) të ngrihej si një institucion që u diktua nga nevoja për ta mbrojtur publikun nga rreziku mediati, i cili shoqëron masivizimin e menjëhershëm të medias elektronike private në vendin tonë. Por rrethanat sollën që ligji për median elektronike të miratohej, pasi rrjeti privat elektronik ndoqi logjikën e kioskave, pra, dolën në sinjal stacione radiotelevizive pa një ligj që t’i rregullonte ata. Dhe, ndoshta, për këtë arsye KKRT – ja ende nuk e ushtron plotësisht pushtetin që i njeh ligji, aq më pak Këshilli i Ankesave që është organ kosultativ i KKRT – së. Në këto rrethana Këshillit të Ankesave iu desh, në radhë të parë, të organizohej si një institucion që të ishte i gatshëm të vepronte pasi të fillonte të vepronte Ligji 8410, datë 30. 09. 1998 “Për Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat në Republikën e Shqipërisë”. Kështu vetëm dy vjet pas miratimit të Ligjit 8410 Këshilli i Ankesave ka nisur nga puna edhe është bërë prezent me buletinin “Antena 1” (fundi i vitit 2000), duke treguar përvojën e huaj për përgjegjësinë profesionale të subjekteve audiovizive për problemet etiko – morale të programeve të tyre. Hapi i dytë i Këshillit të Ankesave ka qenë prezantimi i tij si jnë institucion në mbrojtje të konsumatorit për keqpërdorimin e dhunës dhe të seksit në ekran (dhe në radio) përmes një spoti televiziv “Jo dhunës, jo pornografisë në ekranet tona” (fillimi i vitit 2001), i cili u transmetua për një farë kohe nga televizioni publik, nga njëri stacion kombëtar (tjetri, TV – Klan, nuk pranoi ta transmetonte, me pretekstin se, megjithëse kishte marrë licencë kombëtare nga KKRT – ja, nuk e njihte më si institucion) dhe nga disa stacione lokale, të cilët, duke qenë të përgjegjësuar për misionin e tyre edukativ e transmetuan më gjatë atë spot sensibilizues, çka ndikoi shumë, veçanërisht, në pastrimin e programeve nga filmat e rënduar me skena pornografike që transmetoheshin pas orës 21, kryesisht duke u lidhur përmes satelitit me stacione të huaja, të licensuar në mënyra të ndryshme me programe pornografike. Pas këtij prezantimi me subjektet radiotelevizive dhe me publikun, Këshilli i Ankesave përgatiti anketimin pilot për testimin e opinionit lidhur me problemet etiko – morale në median elektronike. Pyetësori synonte të grumbullonte opinione për dy kërkesa kryesore: 1. Mendoni se në transmetimet televizive teprohet me shfaqje të dhunës (shumë, disi, pak, aspak, nuk e di)? · Nëse mendoni se ka teprime të dhunës në ekranet televizive, cilat janë disa nga përjetimet tuaja (ankth, frikë, shqetësim, nervozizëm, tjetër)? 2. Mendoni se në transmetimet televizive teprohet me shfaqjen e seksit (shumë, disi, pak, aspak, tjetër / shëno çfarë)? · Ju shqetëson më tepër seksi nëpërmjet (figurës, fjalorit të përdorur, efekteve të tjera, tjetër / shëno çfarë)? Ky formulim ishte edhe për dhunën në media. Pyetjet e tjera do të na shërbenin për të arritur konkluzione më të detajuara duke pasur të përcaktuara moshën, gjininë, arsimimin dhe profesionin e të anketuarve, të cilat lexohen në grafikët e mëposhtëm. Pyetjet: “Sa orë në ditë ndiqni programet mediave elektronike shqiptare (televizionet, radiot)?” dhe “Çfarë preferoni më shumë (filma, spektakle, programe kulturore, të tjera)?”, kishin për qëllim të plotësonin, sa më shumë të ishte e mundur, pasqyrën e shpërndarjes së shqetësimeve qëu shkaktohen konsumatorëve të sinjaleve elektronike sipas orëve që kalojnë para aparateve marrëse dhe sipas llojeve të programeve që ndjekin më tepër. Ndërsa, për të plotësuar këto të dhëna shërbente pyetja: “Si e keni shfaqur shqetësimin tuaj për këto probleme, duke diskutuar me shokë e me miq, duke u nakuar në redaksinë përkatëse, në heshtje duke menduar se një institucion i specializuar do të merret me shqetësime të kësaj natyre, tjetër / shëno çfarë?” (shih fig. 17). Një pyetje e hapur kërkonte nga të anketuarit të shënonin sipas radhës tre transmetuesit televizivë dhe tre radiofonikë, të cilët, sipas tyre, e kishin tepruar më tepër, ose jo, me shfaqjen e dhunës dhe të seksit. Pavarësisht nga subjektiviteti (ngandonjëherë edhe kontradiktor) i kësaj renditjeje, që buron nga pamundësia e monitorimit të të gjitha subjekteve nga shikues të rastësishëm, klasifikimi sipas të anketuarve, që nuk duhet të merret aspak si tregues për të gjykuar njërin apo tjetrin stacion kombëtar a lokal, le të shërbejë për një kujdes në rritje të të gjithë subjekteve transmetues (fig. 18 – 19).
Bordet e etikës Anketimi për keqpërdorimin e dhunës dhe të seksit në median elektronike shqiptare tregoi se, me rritjen shpërthyese të transmetuesve audiovizivë, ndjeshmëria e publikut ndaj normave etike e morale është një shqetësim në rritje. Këshilli i Ankesave, duke e ndier veten në mes të transmetuesve radiotelevizivë dhe të konsumatorit të programeve të tansmetuara, gjykon se përgjegjësia e subjekteve transmetues për respektimin e normave etike e morale, lë shumë për të dëshiruar. Ngandonjëherë mungesa e përgjegjësisë është nënvleftësim, ngandonjëherë pakujdesi, ndërsa, më rrallë, orientim i gabuar. Nënvleftësimi për problemet etiko – morale është sëmundja e përgjithshme e transmetuesve radiotelevizivë shqiptarë, prej së cilës nuk ka shpëtuar as televizioni i vetëm publik (rasti, kur në emisionet e fëmijëve bëhen biseda jo të përshtatshme për moshën e tyre, si ka ndodhur ditën e Shën Valentinit). Po kështu, pakujdesia, veçanërisht për mosrespektimin e orëve – kufi, karakterizon një numër të madh transmetuesish, të cilët shpesh herë zgjedhjen e programeve të orëve të vona ua lënë në dorë punonjësve dezhurnë ose një pjese të stafeve artistike, si ka ndodhur me programin “Porta e Fatit” (TV Klan), kur injorohen të gjitha procedurat e birësimeve dhe cënohet dinjiteti njerëzor, pasi një fëmijë 5 – ditësh, i braktisur në maternitetin e Tiranës, duket sikur shitet në ankand. Ndërsa nuk dëshirojmë të flasim për orientime të gabuara apo të qëllimta, veçanërisht, pas dhënies së liçensave nga KKRT – ja, pasi një ndër kushtet e lëshimit të tyre është pranimi i respektimit të normave etiko – morale nga subjektet radiotelevizivë kombëtarë e lokalë. Nisur, pikërisht nga ky kusht i pranuar prej të gjithë operatorëve audiovizivë, Këshilli i Ankesave gjen rastin të propozojë krijimin e bordeve të etikës pranë çdo subjekti që transmeton për publikun e gjërë programe audiovizive. Këto borde që do të përbëhen nga specialistët më të përgjegjshëm, brenda ose jashtë stafit të operatorëve audiovizivë, do të angazhohen për të vetrregulluar respektimin e standarteve dhe normave etike dhe morale gjatë programimit të materialeve që do të transmetohen nga çdo subjekt. Vetërregullimi do të synojë: së pari, moslejimin e prodhimit dhe të transmetimit të programeve dhe filmave pornografikë, etj (Neni 38 i Ligjit 8410); së dyti, të kërkojë respektimin e orës – kufi, dmth, nga ora 06 e mëngjesit deri në orën 02 të ditës tjetër, të mos transmetohen filma ose programe radiotelevizive të ndaluara për moshat nën 14 vjeç (Neni 43 i Ligjit 8410); së treti, të këmbëngulet për përdorimin e shenjave paralajmëruese për orët e vona të darkës me qëllim që më të rriturit të orientohen në marrëdhënie me më të rinjtë në ambientin e tyre familjar (Udhëzimi Nr. 1 i Këshillit të Ankesave, datë 10. 7. 2000); së katërti, të orientojë drejt stafet që prodhojnë programe dhe ata të programacionit lidhur me respektimin e normave etiko – morale në përgjithësi dhe të orëve – kufi. Këshilli i Ankesave do të mbikëqyrë rezultatin e punës së tyre duke mbajtur lidhje të vazhdueshme me këto borde, duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme programet që transmetohen dhe duke ndërlokutuar transmetuesit me ankesat e mundshme të publikut në çdo rast. Herë mbas here, përmes anketimeve do të përcjellë edhe opinionet e përgjithshme lidhur me respektimin e normave etiko – morale. Një shoqëri, gjatë ngritjes dhe konsolidimit të vet institucionalo – demokratik, nuk lë mbas dore për një kohë të gjatë problemet delikate etiko – morale. Në çdo rast respektimi i etikës dhe dinjitetit të njeriut është, më shumë se tradicionalizëm, konsolidim institucional perspektiv i asasj shoqërie që i respekton ato norma që ajo vetë i konsideron të vlefshme për të tanishmen dhe të ardhmen e saj. Nga: Tonin Çobani Kryetar i Këshillit të Ankesave pranë Këshillit Kombëtar të Radio – Televizionit Publik Shqiptar
Rexhep Meidani dhe pushtetarët shqiptarë janë më tradhëtarë se E. Hoxha Nga: Tomë Paloka Botues dhe kryeredaktor i revistës “Trojet Tona”, Nju – Jork Ndonëse toka e Kosovës është ende me eshtra të viktimave të pazbuluara të gjenocidit serb dhe të burgosur të pafajshëm që mbahen padrejtësisht nëpër burgjet famëkeqe të Serbisë, Shqipëria para sa kohësh votoi për praninë e të shtuquajturës Serbo – Jugosllavi, në Bashkësinë Europiane dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet gjenocidial, duke shkelur kështu edhe njëherë mbi gjakun e atyre që dhanë jetën për liri dhe bashkim kombëtar, si të vetmen rrugë për të dalur nga katandisja e rëndë që e ka kapluar shtetin dhe popullin shqiptar. Klasa politike e sotme shqiptare nuk e ka bërë asnjë hap pozitiv në aspektin ekonomik,, kulturor, politik dhe ushtarak, por atë çdo ditë po e kaplon korrupsioni, anarkia, kleptomania dhe ksenofilia patologjike, duke e tmerruar botën me emigrimin e popullit të saj. Të rrënqethet mishi në trup kur në rrugët e Nju – Jorkut sheh inxhinierët, poetët, arkitektët, artistët dhe mjekët më të njohur të Shqipërisë. Dhe, pushtetarët e sotëm në vend që të punojnë për krijimin e sa më shumë të mirave materiale dhe shpirtërore për popullin e shumë vuajtur shqiptar, ata vazhdojnë të bëjnë akte antikombëtare dhe antinjerëzore, duke votuar në favor të shtetit gjenocidial serb dhe në vazhdën e tradhëtive periodike, duke ia shtuar edhe një njollë të zezë shtetit të përgjysmuar shqiptar. Vendosja e marrdhënieve diplomatike dhe vota e dhënë Serbo – Jugosllavisë nga ana e shtetit shqiptar, takimi sekret i liderit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano me Koshtunicën në Athinë të Greqisë para sa vitesh, nuk mund të trajtohet ndryshe, përpos si tradhëti kombëtare. Dhe kjo tradhëti nuk ka filluar vetëm me këto akte dhe me “Revolucionin e vonuar Demokratik” në Vlorë më 1997 me tre gishtat ortodoks – serbo – çetnik, por shumë kohë më parë. Dhe me të drejtë shkrimtari ynë Ismail Kadare në librin e tij “Ra ky mor e u pamë” thotë: “Më e rëndë se masakrat serbe dhe çdo gjë tjetër në Kosovë, ishte heshtja e shtetit shqiptar”. Qeveria aktuale e Shqipërisë dhe pushtetarët e saj të sotëm duke vepruar kështu në favor të Serbisë dhe Greqisë, po e njollosin në rend të parë diplomacinë e vet, integritetin kombëtar dhe i tregojnë botës se ajo është qeveri kuislinge e Greqisë dhe e Serbisë, duke harruar faktin tmerrues se toka e Kosovës është ende me voshnje të vrara, luftëtarë të lirisë, motra, nëna dhe bashkshorte të dhunuara, plot varreza masive, të zhdukur e të burgosur shqiptarë në burgjet e Serbisë, shpërngulje masive dhe popullin e vrarë me foshnje në duar nga shteti banditesk serb, për të cilin votoni ju pushtetarët e sotëm të Shqipërisë dhe lidhni marrëdhënie diplomatike me pafytyrësi, duke e bërë edhe një akt të tradhëtisë kombëtare. Me gjithë fatkeqësinë e tij, gjatë shpërnguljeve masive të popullit shqiptar të Kosovës nga barbarët serbë, ai pati fatin që në krye të qeverisë shqiptare ishte një pishtar i vërtetë i demokracisë, socialisti Pandeli Majko, i cili pësoi ngase, bashkë me popullin e tij ndihmoi afro një milion qytetarë të Kosovës. Ndërkaq “pashallarët” e kuq” të Tiranës kuislinge kanë bërë veprime të këtilla antikombëtare edhe herëve të tjera. Kështu fjala vjen, edhe Kryetari ekzistues i Shqipërisë Rexhep Mejdani me dorën e tij, e ka nënshkruar disa herë vazhdimin e qëndrimit të forcave okupuese greke në Shqipëri si shpërblim që greko – serbët i sollën ata në pushtet këta zotërinjtë. Këto tradhëti periodike ia tejkalojnë edhe atyre të Enver Hoxhës, kur pas Luftës “Nacional Çlirimtare” Tuk jakova i thotë: “Shoku enver, ne e tradhëtuam Kosovën”, kurse ai (Enveri) përgjigjet: “Nuk është progresive të flitet tani për Kosovën”. Ndërkaq, një udhëheqës nga Jugu i Shqipërisë i thotë pas takimit Enverit në intimitet: “Shoku Enver, ma shpjegoni domethënien e asaj fjale që nuk e kuptova kur thatë se: “Nuk është progresive të flitet tani për Kosovën”, dhe Enveri i përgjigjet po ashtu në intimitet: “Po të bashkohet Kosova me Shqipërinë, ne të Jugut mbesim minoritet”. Prandaj, si duket, kjo valle po luhet tash sa kohë në Shqipëri, sepse është pa precedent në “Historinë e Shtetit dhe të Drejtës” të gjendet një vend tjetër në botë si Shqipëria, e cila në vitin 1997, për t’i rrëzuar “malokët” nga pushteti, që më së paku kishte “malokë” t’i shkatërrojë bazat ekonomike, ushtarake e kulturore, duke mos u gjetur një “juntë ushtarake” për të shpëtuar rrënimin e këtyre bazave të shtetit dhe ashtu tejet të katandisur shqiptar. Tani në fillim të 2002 – shit ndihen pasojat. Kështu votimi i parakohshëm i diplomacisë shqiptare për pranimin e Serbisë në OSBE dhe vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë, si dhe takimi i Fatos Nanos me Koshtunicën, thjeshtë janë tradhëti periodike kombëtare që i bëhen popullit shqiptar në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, sepse të votosh për një shtet që të pranohet në OSBE, të lidhësh marrdhënie diplomatike me të, dhe të takohesh në mënyrë sekrete me kryetarin e po atij shteti, i cili në Kosovë shkatërroi çdo gjë si dhe në hapsirën ballkanike ka krijuar afro gjysmë milion varrezash me mbi pesëdhjetë mijë fëmijë të vrarë, kohë më parë edhe i ka helmuar ata në Kosovë, mijëra të burgosur dhe të zhdukur që as sot varri nuk u dihet, po të ishin gjallë dhe të dëgjojnë për këto akte të tradhëtisë kombëtare do të mallkonin gjirin e atyre nënave që i sollën në jetë: Nanon, Meidanin, Gjinushin, Godon, Milon dhe të tjerë. Dhe, kur shikon bote se vetë shteti i cunguar shqiptar ia jep thikën pas shpine Kosovës, atëherë çka mund të presësh nga diplomacia e huaj. Kështu, nuk ishte i pabazë reagimi i një deputeti gjerman gjatë masakrave të tmerrshme serbe, në Kosovë, i cili kur e shikon PREsidentin e Shqipërisë Rexhep Meidanin në atë kohë duke folur me një gjakftohtësi të pashembullt, parashtron pyetjen në Bundestagun gjerman se vallë: “A është e mundëshme që ky president të jetë shqiptar?!…” Së këndejmi, gjithë këtij kori kuislingësh iu bashkua në kohën e luftës në Kosovë edhe Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, sepse një grup bashkatdhetarësh më autorizoi t’i telefonoj disa herë për të shkuar bashkërisht te ambasadorët e shteteve më të fuqishme të botës për të kërkuar intervenimin e menjëhershëm të Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë kundër Serbisë ai u përgjegj me po, por në fakt asnjëherë nuk i shkoi mendja të na thërrasë, këshillojë apo ndihmojë. Mirëpo, ambasadorët e tjerë të disa shteteve më të fuqishme të botës, ndonëse nuk ishin shqiptarë, gjetën kohë dhe mirëkuptim të na pranojnë si fjala vjen Ambasadori i Gjermanisë pranë Misionit të OKB në Nju – Jork, Ambasadori i Francës, Turqisë, Izraelit, Italisë, Indisë, Brazilit, Bangladeshit, Kroacisë dhe i Sllovenisë. Midis këtyre pritjeve, nuk mund të harrojmë pritjen e ngrohtë të ambasadorit gjerman, kur ne i thamë: “se është turp për Gjermaninë dhe Evropën, që aspiron bashkimin e saj, kur një shtet kriminel si Serbia prej pesë milion banorësh, të luaj me fatin e popullit të pambrojtur shqiptar në Kosovë”, ai duke ndjerë dhembje dhe obligim për këtë u përgjegj: “Do ta shikoni se javën e ardhme do ta bombardojmë Serbinë”. Ashtu dhe ndodhi. Edhe sekretaria e Ambasadorit të Izraelit kur e pa listën që i dërguam me 68 të masakruar barbarisht të familjes Muçolli nga Drenica, në mesin e të cilëve edhe shkrimtari Ymer Elshanin me të shoqen dhe katër djemtë e tij klithi: “O Zot, si është e mundur një gjë e tillë?!…”. Pra ku ishte Ambasadori Shqiptar, Agim Nesho?! Ai, jo se nuk na ndihmoi, por nuk kemi dëgjuar se përkundër të gjitha atyre masakrave të shtetit barbar serb nuk ka qenë asnjë protestë apo demarsh në OKB. Ndërkaq, kjo nuk don koment. Prandaj në Shqipëri është e nevojshme që populli shqiptar të vetdijësohet sa më parë dhe të mos ja u jep votën këtyre “pashallarëve të kuq e antishqiptarë” në mënyrë që të largohen sa më parë nga pushteti dhe Shqipëria që e kanë katandisur keq, dhe të cilët, të vetmit në Evropë kanë filluar të reabilitojnë edhe diktatorët kriminelë si Mehmet Shehun dhe Enver Hoxhën. Ata mund të strehoheshin vetëm te miqtë e tyre ideologjikë të Moskës, Kinë, Bagdad, Athinë apo te Fidel Kastro në Kubë. Dhe, me ardhjen në pushtet të kësaj klase kuislingësh u dukën në Shqipëri edhe maskat e zeza, të cilët siç thotë lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, dr. Sali Berisha, me urdhër të Beogradit, i solli Fatos Nano edhe në Kosovë, e që po e tmerrojnë popullin shqiptar të Kosovës, duke vrarë apo plagosur veprimtarët dhe bijtë më të mirë të kombit shqiptar si: Azem Hajdarin, Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqin, Drejtorin e Qendrës Informative të Kosovës, Enver Malokun, avokatin shumë të respektuar Shaban Manaj, komandant Drinin, këshilltarin e dr. Rugovës, Xhemail Mustafën, kryetarin e Komunës së Klinës Ismet Rracin, plagosën rëndë dr. Sabri Hamitin e të tjerë, vranë Hysen Lushën dhe plagosën dhjetëra qytetarë të tjerë në Tropojë. Pra, ç’mund të thoni ju pushtetarë të sotëm të Shqipërisë, që klasën politike shqiptare në Kosovë në vend që ta ndihmoni filluat ta përçani dhe pengoni. Kështu fjala vjen, kur filloi lufta në Kosovë, ju edhe në UÇK filluat të bëni ndarje ideologjike duke thënë: “a je me Bukoshin apo me Nanon, me Rugovën apo me Thaçin” e tjerë. A nuk është në turpin tuaj, ju pushtetarë të sotëm të Shqipërisë kur në intervista me gazetarë të huaj më mirë të shprehet Presidenti i Kroacisë se ju, kur ai angazhohet me këmbëngulje për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës duke thënë se njohja e dy shteteve shqiptare vetëm e forcon stabilitetin në rajon e Evropë dhe si të tilla ekzistojnë edhe Gejrmania e Austria kurse ju keni thënë se “nuk jemi për Shqipëri të Madhe”, duke e treguar kështu mjerimin tuaj politik dhe njerëzor, sepse Shqipëria me të gjitha territoret e veta etnike që do të ishte edhe tri herë më e madhe, nuk mund të quhet “Shqipëri e Madhe”. Së këndejmi, ju pushtetare të sotëm socialisto – komunistë e treguat fytyrën e juaj të vërtetë edhe me rastin e rivendosjes së fotografisë së diktatorit komunist, E. Hoxhës në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjë që një krim i tillë e bëtë vetëm ju, në periudhën postkomuniste, sepse jeni pjella më e keqe e saj. Ju vodhët edhe votat e 24 qershorit 2001. Ju, edhe gjatë masakrave në Kosovë, nuk e patë të arsyeshme të bëni një protestë apo demarsh në OKB, sepse “bosët” që ju kanë sjellur në pushtet do t’ua ngreheshin veshit pr antishërbimet tuaja. Kështu, pra për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi është e domosdoshme që të largoheni sa më parë nga skena politike e Shqipërisë. Shqipëria ka kuadro të aftë e të ndershëm që mund ta drejtojnë shumë më mirë atë. Në krye të shtetit shqiptar mund të zgjidhet fjala vjen një Ismail Kadare, një Jozefina Topalli, Pandeli Majko, Skënder Buçpapaj, Eduart Selami etj., që do ta ndërtonin Shqipërinë. Në të kundërtën, po u vazhdua si deri tani, do të thellohet hendeku i pasojave negative, i cili do të errësonte edhe më shumë perspektivën dhe mirëqenien e popullit të shumëvuajtur shqiptar në Shqipëri dhe në trojet e tij etnike në përgjithësi, i cili tashmë është mjaft i lodhur nga tradhëtitë periodike që i janë bërë atij. Pra, Shqipëria dhe populli shqiptar në përgjithësi nuk mund të ecin drejt horizonteve të reja me ju pushtetarë të sotëm. Kështu, për të mirën e popullit të shumëvuajtur shqiptar, të lodhur dhe të raskapitur nga ju, që luftoni për pushtet dhe për xhep dhe jo për shtet, edhe një herë e përsërisim që të hiqni dorë sa më parë nga pushteti, sepse kjo është edhe në të mirën tuaj.
Mbretëresha e këngës shqipe – Shkurte Fejza, tregon të mirat dhe të këqiat e jetës Shkurte Fejza, tash mbi njëzet vjet është në fshatin Mushtishtë të Suharekës me bashkëshortin Hajrushin dhe 4 fëmijët: djalin Arbenin e vajzat Gresën, Besjanën dhe Agnesën. Ajo për zërin e ëmbël të saj dhe kohën e gjatë në interpretimin e këngës popullore dhe folklorike të trojeve etnike shqiptare, me të drejtë është quajtur “Mbretëresha e Këngës Shqipe”. Pyetje: Jeni nënë e katër fëmijëve, që është gjë e shenjtë dhe pranë tyre keni këngën, skenën, sukseset…? Përgjigje: Pa ardhmërinë, as skena nuk e ka kuptimin. Së paku, për mua. Vetëm se skena ka një përgjegjësi, që vetëm ai që ka konsideratë ndaj saj mund ta kuptojë seriozisht. Pa ardhmërinë time, siç janë tre vajzat dhe djali, jeta ime nuk do të kishte kuptim dhe domethënien. Pyetje: Potë mos ishte këngëtare, çfarë do të ishte Shkurte Fejza? Përgjigje: Vërtetë nuk kam ide çfarë do të isha pa këngën. Në fillimin tim më dhanë optimzëm se kisha një zë që pëlqehej dhe unë ia fillova kështu, kënga m’u bë profesioni i parë i jetës, krahas detyrës së mësuseses. Pyetje: A vareni kryesisht nga kënga ju dhe familja juaj? Përgjigje: Mjerisht, po. Të kënduarit është një profesion shumë i bukur, kurse nganjëherë më vjen të qaj e të shaj në skenë! E them kështu, sepse ndonjëherë nuk këndohet, ndërsa për këtë nuk të pyet askush! Megjithatë, janë anët e tjera bukur joshëse. Kam autoritetin, më respektojnë dhe është një ndjenjë krenarie. Pyetje: Kaq vite jeni në skenë, edhe në periudhën e lëvizjeve të mëdha politike. Si u reflektuakjo tek ju? Përgjigje: Edhe unë edhe kolegët e mi që kënduan në ato periudha, kam bindjen se ishim të pafat. Një kohë as nuk kam kënduar, kam qenë e “ngrirë”, për këngën. Ishin këto vitet 81 – 85, kur në një farë mënyre na akuzonin se kënga jonë nxitte urrejtje ndërnacionale. Të them të drejtën, ajo periudhë për mua ishte e vështirë, ngase as kënga nuk dilte nga goja, por edhe përcjellja nga “faktorët” ishte e vazhdueshme. Pyetje: Kur e kishit më së vështiri dhe kur ishit më e gëzuara? Përgjigje: Momentet e lumtura janë, natyrisht, të pakta. Nuk do t’i lidhja momentet e lumtura të familjes sime, që më sjellin posaçërisht fëmijët. Ndërkaq, anë të tjera aso të shëmtuara ka mjaft. Kam momente kur para se të dilja në koncert, ma ndalonin. Kam momente kur edhe shpërblimet që më janë dhënë nuk më janë dorëzuar. Është interesant një rast, që ka ndodhur në Prishtinë. Programi i dytë i RTP – së një kohë organizonte manifestimin “Mikorfoni i artë”, që dorëzohej në bazë të votave të dëgjuesve. Unë isha fituese me këngën “Vendi i bukur”. Ish – redaktorja e programit të dytë më erdhi në shtëpi dhe më tregoi lajmin. Ajo tha se pavarësisht nga votat që i keni fituar më së shumti, “mikrofoni” i takon tjetërkuj”… Unë, megjithatë, aty këndova dhe publiku aty filloi të nevrikosej me sjelljen e faktorëve politikë të Radios. Ka pasur raste që edhe në koncerte nuk dëshironin të këndoja nga repertori im i preferuar. Pyetje: Cila këngë ju solli kokëçarje më së shumti? Përgjigje: “Bubullinë te shkëmbi i Kavajës” është kënga që u mor si pretekst që unë të futesha në burg. Është e çuditshme, por, ja, kjo këngë është ajo që disi më ka mbetur si kënga më e bukur dhe më e dashur për mua. Më saktë, ishim në një dasëm në Tetovë, dhe kjo këngë ishte shkaku që m’i dhanë 60 ditë burg, ngase sipas akuzës, unë “paskam madhëruar një vend të një shteti fqinj”?! Ishin momente që këtu u bënë të përditshme dhe më vonë u mësuam dhe me gjëra të tilla. Pyetje: Sindromi i së keqes, i asaj që ishte e papranueshme u hoq. Tashti si qëndron puna e bashkëpunimit me kompozitorët shqiptarë? Përgjigje: Kemi kontakte të shpeshta me kompozitorin Kolë Susaj (autor i këngës “Shqipëri o nëna ima”), me Enver Shëngjergjin dhe me shumë të tjerë. Por, nuk mungojnë edhe kompozitorë të trevës sonë, që kësaj radhe në kasetën e fundit programi është sajuar kryesisht me këngë të kompozuara nga kosovarët. Pyetje: Çka nuk pëlqeni tek publiku? Përgjigje: Paratë e hedhura dhe gjësendet e ndryshme. Natyrisht edhe jo – kulturën reflektuar përmes mënyrave të ndryshme. Kurse më pëlqen vëmendja maksimale për këngën. Pyetje: Keni mjaft pak këngë popullore të incizuara, kurse kemi bindjen se jeni më e efektshme në këtë zhanër se në atë të folklorit? Përgjigje: Është e vërtetë se kënga popullore më fle dhe e interpretoj me sukses. Por, mendoj se kënga folklorike që e këndoj unë, është disi mes popullores dhe folklorikes. Pyetje: Ju keni të realizuara 11 kaseta. Cili është përfitimi material më i madh: nga kasetat apo nga koncertet? Përgjigje: Kësaj pyetje le t’i përgjigjet “shefi i marketingut tim”, Hajrushi. Dakord? – Hajrushi ndërhynë, duke thënë se koncertet janë të mëdha për biznes, ngase në to nuk investohet financiarisht sikurse në kaseta. Dhe si për fund, Sami Piraj edhe Shkurtja edhe Hajrushi janë të mendimit që të bëhet edhe më tepër për artin, të mos keqpëroret, siç bëjnë disa të pandërgjegjshëm. Kjo nuk do të thotë se me këtë sindrom është infektuar vetëm muzika. Ja, shikojeni se ç’po bëhet me poezinë tonë, me humorin, i cili ka mbetur një karikaturë e humorit, e kështu me radhë. Pyetje: Dhe për fund: Ç’mendon Shkurtja për tërheqjen nga skena? Përgjigje: Jo, jo, për Zotin është tepër herët të tërhiqem! Konsideroj se kënga m përtërinë dhe e ndjej se ende nuk e kamë dhënë maksimumin. Intervistoi: Sami Piraj
Gazeta: “Diaspora” Fotografi më i famshëm shqiptar në 100 vjetët e fundit është korçar Gjon Mili konsiderohet fotografi shqiptar më i suksesshëm në botë për 100 vitet e kaluara. Botimi në vitin 2000 i fotografisë së tij “Pikaso” në albumin “The Photo Book” të shtëpisë botuese prestigjioze të Londrës “Phaidon” është një argument më tepër për këtë përfundim. Një komision i specializuar ka zgjedhur dhe paraqitur në këtë album 500 fotografë nga 59 vende të botës me krijimet e tyre që nga fillimet e këtij arti (rreth 150 vite më parë) deri në fund të shekullit të kaluar. Po kush është Gjon Mili, ky fotograf i përmasave botërore që deri para 10 – 12 vitesh ishte, jo për faj të tij, i panjohur dhe i padëshiruar për Shqipërinë e asaj kohe? Rrjedh nga një familje korçare dhe ka lindur në Korçë me 1904, ende pesë vjeç, bashkë me familjen emigroi në Rumani, ku jetoi deri sa kreu shkollën e mesme, e më vonë më 1923 shkoi në SHBA. Aty u mor shpejt me artin fotografik em entuziazmin e një artisti të ri me fantazi të begatë, duke u bërë specialist në fushën e teknikave të reja të fotografimit. Pasi u dimplomua në Institutin e Teknologjisë së Masashusetsit si inxhinier ndriçimi, ai u dallua me punën e tij në ndërmarrjen “Westinghouse” që prodhonte paisje elektrike. Më 1937 mori titullin profesor dhe përdori për herë të parë “Flashin elektronik” dhe aty “dritën stroboskopike” të shpikura nga profesori Exherton (Harold Edgerton) me të cilin edhe bashkëpunoi. Emri i Gjon Milit “shqiptaritt gjenial” (the genial albanian) sipas dramaturgut Shon O’Kejsi (Mili – Photographs and Recolections, Boston, 1990) përmendet në shumë botime serioze në botë mbi artin e fotografisë, qoftë me riprodhime të fotove të tij, po ashtu edhe me diskutime, komentime, madje edhe duke i marrë si shembull për ilustrimin e përfundimeve studimore (Feininger, Gautrand, Kismaric etj) fotografi dhe studjuesi ynë i njohur i artit grafik, Piro Naçe shkruan për të: “Ai ishte serioz deri i rreptë për shkencën e ndriçimit dhe për kërkimet fotografike” (Skena dhe Ekrani, 3/1988). Mili ka punuar si gazetar dhe fotoreporter sidomos në revistën e njohur “Life” puna me të cilën e bëri të vizitonte vende të ndryshme dhe të fotografonte figura të njohura në to. Më 1934 hapi ekspozitën e parë vetjake, ndërsa të fundit më 1980 në Nju Jork me rastin e 75 – vjetorit të lindjes, ku u paraqitën 140 fotografi nga e gjithë krijimtaria e tij. Shoqata “New York Graphic Society” botoi për nder të tij albumin “Mili – fotografi e kujtime”. Ai ka lëvruar me sukses shumë zhanre të fotografisë si portretin, peisazhin, reklamën, foton dokumentare, politike, atë të arteve (teatër, kinema, koncerte, vallëzime, sportive) etj. Në librin e Susan Kismaric “Americans Politicans” – photographs from 1843 to 1993 – të botuar nga “The museum of Modern Art”, Nju Jork, 1994, ndërmjet shumë fotografive gjejmë edhe dy krijime me temë politike të Milit. Fotografia “Pikaso i famshëm duke vizatuar me dritë” siç e quan Michel Frizot në librin e tij “New History of Photography”, Paris, 1998, është bërë me sugjerimin e Milit në vitin 1949 në vilën Valauris në Francën e Jugut. Atje jetonte dhe punonte piktori i madh. Mili e ka realizuar fotografinë me dy shpejtësi drite. Piktori ka vizatuar në ajër me një llambushkë një centaur, veprim i bërë në errësirë të plotë me abturatorin e aparatit stroboskopik hapur, kuptohet me kohëzgjatjen e duhur, pastaj pa lëvizur aparati dhe pa xhiruar bobina e filmit është mbyllur obturatori, është ndriçuar një mjedis (hapur dritarja në të djathtë të figurës) dhe me kohëzgjatje marramendësisht të shkurtër (disa të mijtat e sekondës) është bërë impresionimi mbi të njëjtin kuadër filmi i personit me mjedisin. Nga ky kombinim ka dalë fotografia. Fotografi dhe studjuesi i shquar gjerman Andreas Feininger shprehet për fotografinë se “megjithë fokusimin e përsosur, jep idenë e lëvizjes” (La nuova tecnica della fotografia, Romë, 1991). Edhe qëndrimi i piktorit në një pozicion tejet kalimtar, e thekson idenë e lëvizjes. Syri i djathtë i piktorit, megjithëse nuk është në boshtin optik të fotografisë, përbën qendrën e gravitetit kompozicional të saj ku “ngec” shikimi që në sekondat e para të kqyrjes së saj. Nuk është shikimi i qetë me “sy depërtues që duken sikur çpojnë letrën ku janë stampuar” (G. Clavenzi, Specchio, 24. 6. 2000) i fotografit të njohur amerikan Arnold Newman bërë Pikasos. Në rastin e Mlit kemi një sy të djathtë të piktorit, fiksuar në një gjendje shpërthyese, në rezonancë të plotë me mjedisin dhe sidomos me figurën e centaurit. Fotografia e Pikasos duke pikturuar centaurin, i cili në mitologjinë e lashtë greke ishte një përbindësh gjysëm njeri e gjysëm kalë dhe që simbolizonte pasionet e egra dhe të papërmbajtura, është bërë afërsisht në të njëjtën kohë kur një pëllumb i bardhë i pikturuar nga ai ishte kthyer në “pëllumbin e paqes”, si simbol i propagandës kundër luftës që zhvillonin forcat e majta në Europë, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik me demagogjinë e tij tradicionale. Vërtetë figura e Pikasos bën t’i rritet “fusha manjetike”kësaj fotografie, por nuk duhet lënë pa përmendur fakti se Gjon Mili ka fotografuar edhe personalitete të tjera të shquara të artit e kulturës botërore si regjizorin Hickok, aktoren Helen Vaigel (e shoqja e Brehtit), piktorin Matis, dramaturgun Shon O’Kejsi, filozofin De Kiriko, dirigjentin dhe kompozitorin Pablo Kazals, këngëtarin Pol Robson, artisten Sofia Loren etj. Gjithashtu Mili është fotografuar nga artisti i shquar i fotografisë francezi Henri Kartje – Breson, gjatë në bisede ku pasqyrohet vitaliteti i tij. Përmasat epersonalitetit të Gjon Milit shtohen po të kemi parasysh edhe disa fakte me karakter atdhetar si mosndryshimin e emrit dhe të kombësisë si dhe përdorimin e “gjuhës shqipe, të cilën e fliste dhe e shkruante aq bukur”, siç thekson P. Naçe, vlerësimi që bota e artit fotografik ka bërë dhe bënpër fotografin me origjinë shqiptare Gjon Mili, na ngjall një krenari të natyrshme për bashkëkombasin tonë dhe na nxit që të këtë figurë të shquar ta bëjmë të njohur gjerësisht në vendin tonë dhe dashamirët e këtij arti të përfitojnë nga krijimtaria e tij artistike dhe shkencore. Nga: Qerim Vrioni
Filmi kosovar jashtë nënqiellit shqiptar Njëra nga komponentet më të rëndësishme të artit të filmit, padyshim është skenografia, përkatësisht aspekti vizual, pa të cilin nuk mund të mendohet ky art. Siç dihet filmi është art audiovizual. Kështu mund të cilsohet që nga viti 1927, kur në ekranin e madh u shfaq filmi tonik me Al Xhonsonin, në rolin kryesor. Ishte hera e parë që filmofilët patën rastin të shihnin dhe të dëgjonin në të njëjtën kohë këngëtarin e bardhë me imazh zezaku duke kënduar këngë xhazi. Sinkronizimi i tonit me ngjarjen atëbotë u cilësua si zbulim epokal i kinematografisë. Së këndejmi edhe para këtij filmi muzikor, tonik e sigurisht edhe antologjik, ekziston kinematografia, madje me nmjë produksion të lamueshëm. Kjo kohë njihet si kohë e filmit të shurdhër, si periudhë e filmit të cilit i mungonte elementi auditiv. Mu për këtë arsye, vëmendja e kineastëve përqendrohej më tepër në aspektin vizual të filmit, në komponenten simbolike të tij. P.sh. filmi paradigmatik i Sergej Ezeinshtainit “Kryqëzorja Potemkin” u bë vepër e njohur kinematografike, madje edhe model për krijime skenike, në sajë të imazheve vizuale simbolike, nëpërmjet të cilave autori konkretizoi konceptin regjisorial, konkretizoi botën e tij estetike. Sapo u paraqit filmi i zëshëm, pra me shfaqjen e tonit në shiritin e celuloidit, u mendua se do të zbehej komponentja vizuale, mirëpo shumë shpejt u pa se sa është e domosdoshme kjo komponente, sidomos për filmat historikë, uestern dhe për mjuzikolat e tipit të filmit “Vallja nën ujë”me bukuroshen Ester Uilliams në rolin kryesor. Filmat e tillë por edhe ata revialo – muzikor ku në mënyrë obligative paraqiteshin xhaz – orkestrat e udhëhequra nga muzikantët dhe dirigjentët e mëdhenj si: Hari Xhejms, Havier Kugat, Kol Porter, Beni Gudman etj. I kushtojnë rëndësi, madje të madhe efekteve vizuale,pra skenografisë. Sakaq, me paraqitjen e kolorit dhe të teknikës “sinamscope” e të ngjashme me të, rëndësia e skenografisë dhe imazheve pikturale sa vjen e shtohet. Sigurisht na kujtohet vepra impozante filmike “Iku Bashkë Me Erën” dhe aktrimi brilant i çiftit Klark Gejbëll dhe Vivien Li. Ky film mbahet mend edhe për skenat mahnitëse të përflakëta nëpër të cilat frekuentojnë kryepersonazhet, por edhe për peisazhet e bukura, për muzgjet plot kolorit e transparencë, thuajse i ka krijuar dora e piktorit. Duhet të ketë pasur sens të shquar estetik, ndjenjë për të bukurën, ai që zgjodhi imazhet piktoreske për këtë film, i cili midis të tjerash edhe në sajë të imazheve tëtilla, theu të gjitha rekordet e deriatëhershme të shikueshmërisë dhe ato komerciale. Dhe qoftë për nga produksioni apo edhe për nga komercializmi, prijnë filmat amerikanë që e vërshuan botën. Së këndejmi, disi papritmas, midis viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta të shekullit tashmë të kaluar, del në sipërfaqe filmi evropian, që në artin e shtatë do të sjellë risi të papara deri më atëherë. Dhe do të bëjë kthesë rrënjësore së pari në rrafshin kreativ – estetik e pastaj edhe në atë tematik. Neorealizmi italian me De Sikën dhe rrymimet tjera të përfaqësuara nga Felini, Roselini, pastaj surrealizmi spanjoll me Bunjuelin, liberalizmi francez me Vadimin, Trifonë, Shabrolin etj, si dhe poetika metafizike suedeze me Bergmanin, jo vetëm që do t’i mënjanojnë, por do t’i thyejnë klishetë e standardizuara estetike të filmit tradicional me qasje, këndvështrime dhe vizione të reja shprehëse dhe regjisoriale. Kësisoj, koncepteve të reja do t’i nënshtrohet çdo segment i filmit pra edhe skenografia, përkatësisht vizualiteti piktural. Në këtë mënyrë regjisori italian Frederiko Felini nëpërmjet filmit të tij “Amakord” do të befasojë botën me imazhe fantastike, joreale. Në anën tjetër, Luis Bunjueli krijon skena surreale e somnambule, kurse filmi francez shquhet me sensacione erotike, me të cilat Brizhit Bardo u bë e njohur jo vetëm në Francë dhe Evropë por edhe në mbarë botën. Afirmim botëror do të pësojë edhe filmi suedez. Pra, gati në çdo vokacion filmik, gati në çdo segment skenografik do të paraqitet vokacioni përkatës piktural, që në mënyrë plastike provon lidhjen organike midis artit të filmit dhe artit figurativ. Është i madh për filmin, për artin e shtatë, shekulli i XX, brenda të cilit u krijuan vlera antologjike dhe u realizuan skenografi të shkëlqyera. Dhe në kuadrin e arritjeve të mëdha filmike të këtij shekulli, duhet vështruar edhe kinematografinë kosovare, me të gjitha specifikat e saj, pra edhe me skenografinë. Me keqardhje duhet të konstatohet se sa i përket skenografisë, filmi kosovar mund të konsiderohet me ndonjë realizim të mirëfilltë dhe të suksesshëm, ngase në të shumtën e rasteve me skenografinë filmike u morën profilet joprofesioniste. Pastaj për këtë element të rëndësishëm të filmit mungoi edhe interesimi i veët regjisorëve të cilët skenografinë ua besonin piktorëve, skulptorëve apo dizajnerëve, e jo skenografëve profesionistë, të specializuar për këtë art. Ne në Kosovë kemi imazhe dhe peisazhe, kemi kënde e vande të bukura, të përshtatëshme për çdo zhanër e përmbajtje filmike. Por ç’e do, kur në vend që t’i shfrytëzonim ne, i keqpërdornin kineastët e huaj e konkretisht ata serbë, për të realizuar filma propagandistikë, kryekreje antishqiptar, të llojit “Eshalloni i Dr. M”, “Kapetan Lleshi” etj. Mirëpo, nëse megjithëatë duhet veçuar ndonjë realizim filmik kosovar, atëherë është filmi “Proka”, jo për skenografi, por për fotografi, në sajë të së cilës filmi fitoi një poetikë të veçantë, një atmosferë rembrantiane. Përndryshe skenografia e “Prokës” më tepër i ngjante ambientit meksikan sesa nënqiellit shqiptar. Në sajë të krejt kësaj mund të themi në fund se aspekti vizual, përkatësisht skenografia dhe imazhi piktural njëmend janë më se të domosdoshme për filmin dhe si të tilla duhet të gjejnë trajtim adekuat e të merituar edhe në praktikën tonë filmike. Nga: Mustafa Ferizi
Liz Teylor dehe tërë botën Për të shkruar për Liz Tejlor – in duhet shkruar libra të shumtë çka edhe është punuar dhe kanë punuar biografët e saj për këtë yll të ndritshëm të filmit amerikan. Qysh kur ishte fëmijë me rolin e saj në “Lesi kthehet në shtëpi” shihej se Elizabet Tejlor ishte bukuroshja dhe aktorja që premtonte në botën e pashtershme të filmit. Ajo rritej bashkë me vlerat e saj shpirtërore artistike duke ecur kulmeve të mëvonshme të vokacionit të saj të dashur artistik. Rritej Liz Tejlor dhe në gjenet e saj rridhte një dhunti e rrallë për të krijuar role madhështore. Dhe vinte duke u pjekur vazhdimisht në një dive qëpremtonte shumë. Roli i saj si femër e pjekur del në sipërfaqe në filmin historik dhe spektakular “Ajvanho” sipas romanit omonim të Valter Skotit. Pastaj vijnë edhe role të tjera t ëshumta të kësaj aktoreje madhështore. E kujtojmë shpeshherë rolin e saj në filmin “Vendi nën diell” me aktorin Montgomeri Klift sipas romanit “Një tragjedi amerikane” të Teodor Drajzerit, në të cilin Liz edhe dashurohet me aktorin e ri, Kliftin me shkëlqim të zjarrtë. Edhe me këtë film ajo bëri emër dhe ishte e prirur të aktronte sidomos role melodramatike. Së shpejti aktorja në fjalë ngjitet shkallëve më të larta të sukseseve të veta të mëdha dhe emri i saj ishte bërë një sinonim i bukurisë filmore të botës femërore. Dhe Liz vazhdimisht kërkohej nga kineastë të shumtë dhe tëdalluar. Ajo kishe oferta të llojllojshme por ishte shumë e vendosur që të mos pranonte çfarëdo rolesh, sepse emri i saj ishte lindur për të interpretuar vetëm role shumë të mëdha dhe të fuqishme, ndër të cilat shkëlqen edhe në filmin “Rrugica e elefantëve” me aktorin e njohur anglez, Piter Finç. Kthesa madhështore në jetën e Liz Tejlorit ndodhi kur Xhozef Mankijeviç, regjisor i njohur e angazhon Lizën në filmin “Kleopatra”, mbretëreshë e Egjiptit, me ç’rast edhe ky film me të drejtë konsiderohet ndër realizimet më spektakulare të kinematografisë amerikane. Dhe “Kleopatra” e Liz Tejlorit fitoi disa Oscar, në të cilin shkëlqenin edhe yje të tjerë të famshëm, siç janë: Riçard Barton, Reks Harison, Rodi MekDouell, Xhon Gaven dhe një plejadë e tërë aktorësh të njohur. Me “Kleopatrën”, mbretëreshë e Egjiptit, Elizabet Tejlor arriti kulmin e lavdisë së saj dhe u bë njëra ndër divat më të mëdha të filmit amerikan. Pas shfaqjes shumë të suksesshme të filmit ajo dashurohet thellësisht me partnerin e saj të njohur, Riçard Barton, i cili në film e luan për mrekulli Mark Antonin. Dashuria e tyre përfundon me martesë dhe Riçard Barton bëhet burri i pestë i Liz Tejlorit, me ç’rast aktorja e madhe ndahet nga burri i saj i mëparshëm, Edi Fisher. Liz Tejlor shkëlqeu edhe në filmin “Butterfly – 8” ku e kishte partner Lorenc Harvin e njohur në atë kokhë. Edhe për këtë film ajo mori Oscar. Gjithashtu një vend të veçantë zë edhe filmi i saj me Marlon Brando – n “Shkëlqimet në syrin e artë” dhe ai me Pol Njumenin “Macja në kulmin e llamarinës së nxehtë” sipas dramës së Tenesi Villiamsit. Edhe në këtë film ajo dallohet për rolin e saj melodramatik. Bashkë me Njumenin shkëlqejnë si një çift i zgjedhur për interpretime të fuqishme që shënojnë një mbamendje të gjatë tek shikuesit e ndryshëm. Bashkë me Richard Burton – in luajnë edhe në dy filma tëçmuar “Kush i frigohet Virgjinia Vulfit” dhe “E zbutura”, ky i fundit sipas një drame të Uiliam Shekspirit. Me këta dy filma të njohur Liz Tejlor ecte drejt pjekurisë së saj artistike dhe sidomos në “Virgjinia Vulfi” dhe “Butterfly – 8” janë ndër rolet e saj maestrale, kuptohet bashkë me atë të Kleopatrës. Elizabet Tejlor shkëlqente vazhdimisht si një nga mbretëreshat e pamposhtura të filmit amerikan, që nuk lente para vetes asnjë yll tjetër të botës së madhe filmike në shekullin e kaluar. Ajo kishte zë shumë të ëmbël, shikim fascinues dhe një bukuri magjike që përvetësonte çdo shikues të gjeneratave dhe moshave të ndryshme. Ajo ishte një botë më vete me një fuqi të jashtëzakonshme dhe çdo herë shkëlqente me impulse të reja dhe çuditërisht magjepsëse. Ajo ishte e vetmja aktore me një botë të rrallë dhe me një imixh të posaçëm që kishte në vete një fushë magnetike të paparë që i dehte me miliona shikues në mbarë rruzullin tokësor. Dhe sa herë që përmendej emri i saj, gjithkush e dinte se ishte fjala për Liz Tejlorin e botës së madhe të filmit magjik amerikan. Askush, asnjëherë dhe askund nuk mund të harrohej “Kleopatra” shkëlqimtare dhe “Butterfly”, por as “Virgjinia Vulfi” mjeshtërore. Por duket se gati harruam edherolin e bashkëshortes së Rok Hadson – it në filmin gjithashtu antologjik “Gjiganti” ku Liz Tejlor do të mbetet e pavdekshme nga ky film i gjatë rreth tri orë. Madje roli i saj në këtë film të mrekullueshëm mund të krahasohet me atë në filmin “Kleopatra”. Ajo provon se është mjeshtre e aktrimit në këtë film të Xhorxh Stvensit, si mjeshtër i madh i spektakleve të njohur, i sili është edhe autor i filmit të papërsëritshëm “Shejn”, me Alen Ladin në rolin kryesor. Halit Bogiqi
Super ylli i Mbretërisë së Bashkuar, Katerina Zeta Xhons Me popullaritetin e saj dhe të serisë “The Darling Buds of May”, Katerian ka arritur të bëhet një superyll në Brit. Katerina ka filluar të aktrojë në moshën 11 – vjeçare, duke laujtur një rol të “thatë” në produksionin “Annie” ndërsa në moshën 13 – vjeçare, startoi në produksionin muzikor “Wes End” të Bagzi Malone – s. Kur Katerina mbushi 16 vjet, ajo mori rolin kryesor në filmin “42 Street” të Dejvid Merikut. Roli i saj i parë, i rregullt televiziv, erdhi në serinë nostalgjike britaneze “The Darling Buds of May”. Përderisa audienca e saj amerikane ishte e painteresuar për punën e saj, Katerina në mënyrë rapide ka ngritur karierën e saj si një yll filmi në Mbretërinë e Bashkuar. Në të vërtetë, me popullaritetin e saj dhe të derisë “The Darling Buds of May”, Katerina ka arritur të bëhet një superyll në Britani. Me rolin e saj në dramën dokumentare televizive katërorëshe “Titanic”, Katerina ka tërhequr vëmendjen e kritikëve edhe në SHBA. Mirëpo, ajo që është më se e rëndësishme, ajo ka tërhequr vëmendjen e vetë Stiven Spilbergut, i cili i rekomandoi Katerinës rolin kryesor të femrës në filmin “The Mask of Zoro”. Si një nga aktoret më të respektuara dhe më të popullarizuara në Mbretërinë e Bashkuar, Katerina Zeta Xhons ka krijuar një prominencë në SHBA me rolin e saj në filmi më të mirë të verës së kaluar “The Mask of Zoro”. Tashti, të gjithë e njohin Katerina Zeta Xhons – in.
Diaspora shqiptare në pasqyrë… Klajd Kapinova Çiftelia shqiptare në duart e njujorkezes këngëtare Ardiana Mrijaj I këndon zemra me çifteli studentes universitare Mrijaj në New York Ndoshta do të vijë një ditë, që këngëtarët e rinj vajza dhe djem që kanë lindur dhe rritur në Amerikë gjatë 11 vieteve të fundit, me koncertet e tyre të zbresin nga avioni dhe të këndojnë në sheshe, teatër, festivale të muzikës popullore në Kosovën martire dhe në tokën e nënës Shqipëri, ku lindën dhe u rritën prindërit e tyre. Këngët e tyre popullore të mbrujtur me nektarin e atdhedashurisë, do të vijnë të apstra nga tingujt e huazimeve orientale, që shpesh kanë pushtuar ablumet heterogjene CD, që ndonëse sot po këndohen shqip, ata për fat të keq janë kopjot e muzikëve hibrite të lindjes. Ndryshe ndodh me këngën popullore të kultivuar gjatë shekujve dhe të ruajtur nga ndikimi i huaj në Amerikë, ku këngëtarët e rinj gjithnjë e më shumë janë futur në të fshehtat e etnosit kreshnik shqiptar, të gurrës së pashtershme popullore që kanë sjellë prindërit në Amerikë. Çiftelia, kjo vegël muzikore e hershme e bjeshkëve shqiptare të Shqipërisë së Veriut dhe Kosovë, është tashmë sot një nga instrumentet më të preferuara në SHBA. E “dashuri” moderne të kohës së re shqiptare e ka edhe këngëtarja e re fisnike, bukuroshja e nusëruar me veshjet popullore shqiptare të Gjakovës, universitarja Adriana Mrijaj. Ajo këndon qysh nga mosha 8 – vjeçare me çiftelinë e blerë si dhuratë nga prindërit e dashur. Tingujt e saj përpunohen me gishtërinjtë e brishtë të Ardianës, që gjithnjë këndon me fjalët e zemrës së saj, historinë e gjyshërve, baballarëve dhe këngëtarëve bashkëkohorë të muzikës popullore. Ajo i këndon historisë dhe legjendave të hershme shqiptare. Ardiana nuk i thotë, sikurse profesorët me kumtesat e tyre mbi figurat e shquara të popullit shqiptar, por me tingujt e dy telave nxjerr krenarinë e saj si vijuese e shumë këngëtarëve të shquar dje dhe sot. Studentja çiftelinë e ka mësuar në mënyrë autodidakte në shtëpinë e Mrijaj – ve në New York. Ajo çdo ditë paradite shkonte në shkollën amerikane dhe sapo kthehej merrte në dorë veglën muzikore dhe i binte me orë të tëra. Dëgjon kaseta me këngë popullore me çifteli, duke zgjeruar kështu kulturën muzikore shqiptare dhe njohur nga afër të gjithë këngëtarët në Kosovë dhe Shqipëri. Shkurte Fejzo, Ilir Shaqiri, Parashevi Simaku, Merita Halili, të cilët bëhen kështu idhujt e parë të saj. Zëri i saj është bërë një partnere, duke kënduar në të njëjtat tubime kulturore muzikore në New York, ku kremtohen festat kombëtare, zhvillohen Festivale të Zërave të Rinj. Shoqata “Rozafat”, një ndër simbolet e jetës muzikore dhe Adriana këngëtare Sapo kam rënë në kontakt me këtë këngëtare të njohur në New York për moshën e saj të re dhe talentin e madh që gëzon, mendova që për lexuesit e gazetës të ofroj më shumë titujt e gazetave dhe të revistave si ilustrim se sa të flas vetë mbasi në gjuhën e fakteve, ata flasin më shumë se një reportazh, shkrim, apo analizë e shpirtit të pastër të këngëtares Ardiana Mrijaj. Dita – ditës po rritet numri i emigrantëve të rinj që shkojnë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Por gazetarët shqiptarë dhe amerikanë në SHBA sa herë që bien në kontakt me talentet e reja menjëherë kanë bërë pasqyrimin e tyre në për faqet e gazetave dhe revistave në anglisht dhe për shqiptarët anglisht – shqip. Kështu televizioni shqiptar “Viktoria”, “TV Illyria” në rubrikat e saj “kultura shqiptare” dhe edicionet e lajmeve japin shfaqjet që kanë zhvilluar dhe po zhvillojnë të rinjtë shqiptarë në SHBA. Ky kanal televiziv që drejtohet nga Adem Deliu nga Shqipëria i ka kushtuar hapësirë dhe vend të posaçëm talenteve të reja midis të cilëve shpesh në ekran është shquar edhe Ardiana Mrijaj me çiftelinë e saj si bashkëshoqëruese në këngët e bukura popullore. Ardiana është pritur shumë mirë me ovacione dhe opinione pozitive nga teleshikuesit dhe spektatorët prezentë në koncerte që organizon Komuniteti i Shqiptarëve të diasporës në SHBA. Diaspora sot në Amerikë, është gjithnjë e interesuar, për të parë e dëgjuar tingujt e zërave të rinj, posaçërisht pse këto talente kanë lindur dhe rritur në një mjedis të ri në SHBA, duke përkujtuar me tinguj vijimësinë e traditës shqiptare të prindërve. Ardiana pra kanaleve televizive dhe në intervistat e dhëna gazetave e revistave shqiptare dhe amerikane thotë, se i pëlqen shumë çiftelia e dashur dhe këngët popullore folklorike me tematikë patriotike, që lidhen me ngjarjet në Kosovë dhe Shqipëri. Ardiana, një vajzë e bukur dhe kurajoze, studion çdo ditë në auditorët e një Universiteti të njohur në New York në vitin e tretë. Kultura e saj e gjerë vjen nga fakti se zotëron shumë mirë anglishten, spanjishten, frëngjishten. Ajo punon në një zyrë në New York dhe lëviz si flutur me makinën e saj nga shkolla në punë, shtëpi dhe përsëri në tubimet kulturore që organizon komuniteti i diasporës shqiptare në Amerikë. Shoqata kulturore artistike “Rozafat”, një emër kuptimplotë i legjendës së famshme të kalasë së Shkodrës, ka organizuar gjithnjë konkursin e talenteve të reja në fushën e këngës folklorike të zonave të ndryshme të trojeve etnike shqiptare. Në këtë Shoqatë bëjnë pjesë afërsisht 75 të rinj dhe të reja që kultivojnë pritjet e tyre, duke nxitur shpirtin e konkurimit për të evidentuar më të mirët. Në vitin 1997 për herë të parë, sikurse mësojmë dhe nga seria e panumërt e shkrimeve të bëra nga gazeta “Illyria” (korrespondenit i saj Luz Thaçi), “Jeta Katolike”, “Trojet tona”, “Teuta”, e shumë të tjera kanë shkruar për organizimin e Festivalit të Këngëve Popullore. Organizimi i tyre, sot bëhet nën drejtimin e udhëheqësit shpirtëror dom Pjetër Popaj famullitar në kishën “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale në New York, ndihma e madhe e kryesisë së Shoqatës “Rozafat” të drejtuar nga profesionistët Vasil Marku (këngëtar i njohur) e Tatjana Petrela (koreografe), të cilët flasin për pasionin për këngën që ka Ardiana Mrijaj dhe të tjerët, si: Alberti, Davidi, Liza, Linda, Irena, Ariola, Artani, Nikolla, Arta etj., etj.
Ardiana dhe CD me këngë popullore për Isa Boletinin deri tek Adem Jashari Këto ditë diaspora shqiptare do të ketë në dorë një CD me këngë popullore të kënduara nga Ardiana Mrijaj me çiftelinë e saj të dashur. Ajo gjithnjë ka ruajtur lidhje të ngushta me Kosovën martire, ku kanë lindur dhe janë rritur gjyshi i saj e babai (Tomë Mrijaj), që është një ndër publicistët më të begatë në New York, për figurat kryesore të historisë së popullit shqiptar. Dasmat, kremtimet festive në Kosovë pranë të afërmëve të saj, gëzimet dhe çdo gjë e bukur që ruan atdheu i babait të saj, kanë qenë edhe motivet që e kanë shtyrë të bëjë një CD me këngë popullore shqiptare. Si një aktiviste e re, ajo përmes zërit të bukur dhe interpretimit virtuoz të çiftelisë, ka marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor e në nderim të figurës së Pjetër Bogdanit, duke kënduar dhe një këngë patriotike kushtuar atij. Me shoqatën e njohur në diasporën amerikane “Motrat Qiriazi”, Ardiana është një ndër aktivistet e palodhura duke vënë në dispozicion të të pranishmëve tingujt e melodisë së bukur rë çiftelisë dhe zërin si një talente e mirëpritur. Gjithnjë ruan lidhje të ngushta me artistët e këngës dhe njerëzit e kulturës, pavarësisht nga mosha, mbasi arti dh ekënga nuk kanë moshë. Të promovosh kulturën në këtë mënyrë është kënaqësia më e madhe e talentes së re Ardiana Mrijaj, si një atdhetare që premton shumë. Me zërin e saj, ngroh zemrat e emigrantëve në dhe të huaj, mbasi gjuha shqipe vjen e kulluar dhe e ëmbël përmes çiftelisë së Ardianës. Për kontributin e madh të dhënë gjatë viteve të fundit është nderuar me Çertifikata dhe Diploma Nderi në shenjë respekti si një talente me perspektivë për komunitetin shqiptar në Amerikë. Ajo ka koleksionuar trofetë kulturore me zërin e saj, duke kënduar shpesh në kishën e shqiptarëve në New York, Boston, Detriot etj. Gjithnjë ruan lidhje të ngushta me shtypin, librar, gazetat dhe revistat, që i bashkohen CD me këngë popullore të trevave etnike shqiptare. Shtypi e ka pasqyruar shumë zërin dhe talentin e Ardianës, ku më së shumti janë gazetat kishtare në anglisht dhe shqip, sikurse gazetat më të rëndësishme në New York. Urime Ardiana dhe suksese në CD të tjera të albumit tënd!
“Jehona e Shkodrës, është jehona ime” Intervistë me z. Xhelal Halili Pyetje: Kur dhe si filloi aktiviteti i shoqatës së ju drejtoni? Përgjigje: Filloi çuditërisht në një ditë mjaft të veçantë, në këtë vit dhe pikërisht me 14 shkurt në ditën e të dashuruarve. Një spektakël i parë në restorantin “Brilant” në qytetin tonë. I këndshëm, i gjetur, entuzjast. Ishte një domosdoshmëri për një ngritje dhe nxitje të vlerave artistike që prej vitesh flinin të mbytura nga politika e politikanëve që s’dinë e s’duan ta njohin artin. Kisha miq e shokë këtu si dhe në Kosovë, Pejë si z. Riza Lluka që e veçoj nga të tjerët. Pyetje: Rritet shoqata, rriten aktivitetet, sa dhe ku?! Përgjigje: Falë bashkëpunimit me këngëtarë, humoristë, lokalë e kombëtarë që dinë të vlerësojnë shoqatën. Kështu u dha një spektakël me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, ku s’munguan dhe këngëtarë nga Mali i Zi. I mirënjohuri dhe njëkohësisht koordinatori i shoqatës z. Shaban Gjeka na kënaqi me këngët popullore ulqinake dhe shkodrane që aq bukur di t’i këndojë. Bashkë me Shabanin dhe këngëtaren e mirënjohur Lirije Dedvukaj la mbresa të veçanta. Populli ulqinak dhe ai shkodran janë shumë afër njëri – tjetrit. I ftuari i nderit Fadil Hasa, konceptojeni ju vetë se ç’ambjen krijohet nga artistë të tillë. Në vazhdim të traditës së bejtexhinjve, shumë e hershme kjo në Shkodër, organizova në “Kafen e Madhe” një takim tepër mbresëlënës. Tepër i veçantë recitali i këngëtarit Shaban Gjeka në teatrin “Migjeni” titulluar “30 vjet në skenë” me të ftuar, grupin e valleve të Ulqinit, si dhe humoristët nga Tirana, Met Bega e Marjana Kondi. Prezantimi tepër i lartë i Silvana Braçes i fali kulturë artistike komunikimi spektaklit. Kjo më 15 prill 2001. Elda Shabani ose “Madona” me koncerte në Shkodër dhe Lezhë, apo dhe ai i këngëtarit popullor Altin Shira në Lezhë, dhuruan emocione tepër të veçante. Pyetje: Pse Altini në Lezhë e jo në Shkodër? Përgjigje: Sot për sot Shkodra qyteti ynë s’ka asnjë sallë. Teatri si i vetmi po rikonstruktohet. Pyetje: Z. Xhelal. Ju njiheni dhe jashtë vendit sidomos në Kosovë e Mal të Zi. Si ia keni arritur?! Përgjigje: Me punë, me djersë, me guxim, plus miqve dhe artdashësve, të gjithë shqiptarëve që e duan artin. Pyetje: Në Kosovë veprimtarinë e keni shumë të dendur, prëse?! Përgjigje: Me kosovarët kam diçka shumë të veçantë që është mishëruar tek unë. Ata dinë ta shpërblejnë mirënjohjen. Gjatë trazirave të 97 – ës në shtëpinë time strehova 4 famije kosovare. Gjithsej 24 vetë. Ata s’e harrojnë një gjë të tillë. E kam detyrë të vlerësoj mikun tim nga Peja z. Muharrem Gjocaj Pyetje: Ku keni startuar me këto koncerte?! Përgjigje: Në Ferizaj, Prishtinë, Pejë, ku këndonin këngëtarë shqiptarë si Dava Gjergji, Fatmira Breçani, Lori, çifti Zef e Mirela Beka, Leonora Lucaj, e Ferdinand Delaj. Humoristët shkodranë Gac Kodrina, Qazim Çela, Smajl Alia, sidhe mjeshtri durrsak i humorit Mirush Kabashi. Pyetje: Perspektiva, siç mendoni do të rritet?! Përgjigje: Po do rritet. Po roganizoj koncerte kudo me titull “Nëndori i lirisë”. Në dhjetor dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës do organizoj një aktivitet të madh tek Pallati i Kongreseve në Tiranë një koncert me këngëtarët më të spikatur nga vendi, Kosova e Maqedonia. Gjithashtu në fund të vitit do organizoj “sofrën shkodrane”, këtë ëmbëlsirë të veçantë. Them kështu sepse ëmbëlsira lihet për në fund. Ju faleminderit. Bujar Ferhati
Editorial nga Fadil Kraja Gita dhe… ministrat – fejton – Sa herë që flitet për ndërrim ministrash, mua më kujtohet Gita. Edhe këto ditë, kur bëhet kaq zhurmë për ndërrimin e katër ministrave që, gjoja paskan shpërdoruar detyrën e shtetit, mua përsëri tek Gita më shkon mendja. Gita ishte fatorino në autobuzi urban të qytetit dhe, për humorin e saj qe bërë proverbiale në Shkodër. Sa herë që pasagjerët e pyesnin se si i venin punët, ajo përgjigjej: – “Në mos rrjedhtë, pikon”. E pasgjerët qeshnin. E kuptonin se fitimi i saj “extra”, duke mos prerë biletë, herë rridhte, herë pikonte. Siç duket ra në sy shpërdorimi i detyrës nga fatorinot e urbanit dhe meqë në atë kohë shpërdorimit i thonini “rrjedhje”, u mblodh kolektivi i Parkut Automobilistik dhe drejtori komunikoi ndërrimin e fatorinove të vjetër me fatorino të rinj, njerëz të ndershëm, o më mirë njerëz të besuar, miq dhe të njohur të eprorëve. Urdhëri ishte urdhër i padiskutueshëm në atë kohë, por, Gita qe trimëreshë. Ajo u ngrit dhe foli në mbledhje të kolektivit. Gia tha: – Ju kot po na hiqni ne të vjetërve. Ne vërtetë kemi vjedhur dhe, si të thuash, kemi siguruar në shtëpi trikëndëshin revolucionar (kështu quhej në atë kohë televiziori, frigoriferi dhe lavatriçja). Por, tani ne vjedhim më pak. Kurse këta të rinjtë që do të vini, do të sulen të vjedhin me të dy duart, sepse janë të etur. Prandaj, më mirë na lini ne. Unë për të mirë të ndërmarrjes e kam. Kështu tha Gita dhe të gjithë qeshën. Sepse në humorin e saj kishte diçka të vërtetë. Dhe është pikërisht kjo “e vërtetë” e fjalëve të Gitës që më kujton sot zhurmën që po bëhet për ndërrim ministrash. Thuhes se gjoja katër ministra paskan shpërdoruar detyrën dhe qenkan “korruptuar”. Se helbete, tani që po shkojmë në Europë, nuk themi se kanë vjedhur këta ministra. Përdorim fjalë më të modernizuar, themi fjalët korrupsion dhe shpërdorim. Por, nejse, meqë e kemi fjalën tek Gita, a nuk është më mirë t’i lëmë këta ministra, sepse ndoshta tani do të vjedhin më pak, sepse gjer tani ata e kanë plotësuar “trikëndëshin revolucionar”, që dihet se nuk bëhet fjalë për televizorë, frigoriferë e lavatriçe, por për vila, pallate firma bisnesesh e sa e sa të tjera. Kurse, ministrat e rinj që do të vihen, si të etur që janë do sulen t’a rjepin fare Shqipërinë e shkretë. Pra, t’i lëmë ata që vjetrit. Ta lëmë Gitën përsëri. Së paku Gita është më e sinqertë. Pranon se ka vjedhur. Ndërsa ministrat tanë të nderuar, prite Zot se pranojnë se kanë vejdhur, më fal, kanë shpërdoruar. Pra le ta bëjmë Gitën ministre, për të mirë të ndërmarrjes. Nga: Fadil Kraja
Berishë, ktheja kusurin Nanos Megjithëse tërë ministrat, tërë deputetët, tërë shtetarët janë bërë miliarderë, megjithëse kriza dhe koeficienti i varfërisë janë rritur tmerrësisht, megjithëse si në Tiranë, si në Korçë, si në Shkodër, si në Elbasan e ngado mungon energjia elektrike, uji, rendi e qetësia, opozita shqiptare jo vetëm që nuk po ndihet fare, por duket se edhe atë elektorat po e humbet. Fatos Nano, megjithëse lidër i mazhorancës dhe i pari përgjegjësisë për këtë paradoks, jo vetëm që po kryen me sukses punët e opozitës, por duam s’duam ne, po fiton kredibilitet politik edhe tek demokratët. Një opozitë që pretendon të rimarrë pushtetin, due i çelur udhë kundërshtarit politik në vend që ta paralizojë atë se fakte ka sa të duash, kthehet në faktor të bashkautorësisë së fajit, në një dokument që votuesi i djathtë nuk ta fal. Në qoftë se në strukturat e partive janë thuajse tërë ish – komunistë, populli nuk është i tillë. Ai kërkon rrugët për një Shqipëri të lirë e demokratike. Pse opozita sot nuk kërkon zbardhjen e vjedhjes së thesarit të shtetit, pse nuk kërkon dënimin e vrasësve të Azem Hajdarit etj., etj?! A nuk duket se dikush u paraprin ngjarjeve para se të ndodhin? Vini re mirë. Dy herë iu bë atentat deputetit demokrat Azgan Haklaj dhe me gjithë meritata që ka, megjithëse kapacitetin intelektual që ka, nuk u përfshi fare në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Vini re mirë. Shkodra, kryeqendra e PD – së, ajo që siguron rreth 30 për qind të deputetëve në shkallë kombëtare, nuk ka as edhe një Anëtar të Këshillit Kombëtar! Deputeti Haklaj ndoshta nga dikush është piketuar që pas vrasjes t’i nderojnë të afërmit me detyra të rëndësishme, siç ndodhi me të ndjerin Azem Hajdari. Në qoftë kështu, mjerë ata që inskenojnë skena të tilla. Të belbëzosh për demokraci nuk do të thotë se je demokrat. Të afrosh në drejtim komunistët për të luftuar komunizmin dhe të etiketosh komunistë ata që për pesëdhjetë vjetë në tërë farefisin nuk kishin qoftë edhe një komunist, përkundrazi vuajtën, do të thotë të luash një rol të dështuar. Ne që as kemi qenë dhe as do jemi qoftë edhe një gram komunistë, me dhimbje dëgjojmë të thuhet nga shumë demokratë që do ishte fat të kishim kryetar të PD – së Fatos Nanon! A ka më fyerje, më krim, kur demokrati sheh me tepër shpresë tek komunisti sesa tek antikomunisti?! Berishë, dëgjoji kumonët e elektoratit sa kohë që nuk kanë marrë të tër ënga një kumonë dhe, ktheja kusurin Nanos! Ai ta ka kthyer kusurin duke deklaruar se sa të jetë Berisha në krye të PD – së, socialistët janë të fituar. Ironia kërkon ironi, kundërshtari meriton luftë të ndershme, populli kërkon të ndryshojë diçka. Këtë ndryshim nuk e bën Mafia, nuk e bëjnë as komunistët, as ish – komunistët. Sokol Pepushaj
Mehmet Shpendi, një emër i madh i historisë shqiptare Nga: Prelë Milani Mehmet Shpendi ka qenë e vazhdon të mbetet simbol i qëndresës popullore të Dukagjinit, në për udhëkryqet e rrjedhat e historisë sonë kombëtare. Ky malësor pa ndonjë pozitë zyrtare në administratën e bajrakut, pas asnjë privilegj apo funksion ushtarak, arriti të përjetësohet në ndërgjegjen kombëtare si prijës kreshni i vegjëlisë së Dukagjinit, si kapedan i dëgjuar i betejave të stuhishme, si dijetar i kuvendit, si pleqtar i kanusë, si një atdhetar me ndërgjegje të ndritur kombëtare, si një figurë historike komplekse me autoritet kombëtar, i cituar me shumë konsiderata nga studjues e albanologë të shquar miq të nderuar të Shqipërisë. Siç shprehet E. Durham. Një krijesë e çudtishme me sy të zinj, i shkathët i vedhur me xhamadan të kuq të qendisur me ar. I stolisur me jelek të argjendtë me armë të ngrira në brez, me qystekun varur gjithë finesë, qelibarin e duhanit e sahatin carkisuf i derdhur i tëri në serm. Ky ishte Mehmet Shpendi me përmasat e një vigani ku ishin ndërthurur e mishëruar në mënyrën më të përkryer, e bukura dhe e madhërishmja, guximi dhe mprehtësia, finsikëria e krenaria, thjeshtësia e sinqeriteti, forca e papërkulur e pasionit burrëror, delikatesa e ndejshmëria e një ashiku të lidhur me dhunti të fala nga natyra, si eksperienca e gjatë e përvoja e drejtimit të artit që ka emrin luftë. Mehmet Shpendi ka qenë i pari kryetar i Djelmnisë së Shalës. Bashkimi i Djelmnisë së Shalës nuk ishte bashkimi i të rinjve por i gjithë vegjëlisë së armatosur që mori karakterin e një organizate politike luftarake. Djelmnia kundërshtoi komisionin e Xhibalit të krijuar me 1850 – 1860 që përbëhej nga krerët e Shkodrës e të Malësisë, që kërkonin zbatimin e reformave centralizuese e në dëm të autonomisë vetëqeverisëse lokale. Kjo opozitë siç e cilësonte Nopça u forcua dalëngadalë për të treguar se nuk do të ndalej as përpara grykës së pushkës për çështjen e atdheut e të lirisë. Nën drejtimin e Mehmet Shpendit në vitet 1883 – 1915 u morën shumë vendime të drejta si ato të vitit 1915 për të ulur pëqindjen e fajdes. Caktimi i çmimit fiks për shitjen e drithit dhe ndalimin e shitjes së tij jashët katundit etj. Franc Nopça thoshte se Mehmet Shpendi me këto veprime krijoi shumë armiq por nga ana tjetër bëri për vete një masë shumë të madhe të vegjëlisë. Gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Mehmet Shpendi luftoi në Pipër Velikë Rrozhnicë, Kernicë. Ndërsa në vitin 1883 kundërshtoi i pari komisionin e Xhibalit në mbledhjen tek çezma e Koplikut due u bërë krah i Dedë Gjo Lulit ashtu siç ishte pozicionuar edhe më përpara më 1879 në Rrjoll e Lohe. Por në jetën e tij të pasur me aktivitetet patriotike spikasin dy çaste kulmore. Kryengritja e Qafës së Agrit e vitit 1910 dhe zënja rob tek ura e Shalës në vitin 1915 e 1500 robërve ushtarë e oficerë malazez të cilët jo vetëm u sfiduan por edhe u turpëruan pasi qenë të detyruar të kalonin të çarmatosur nën këndin e krijuar nga kryqëzimi i dy pushkëve të përkulura bajonetë më bajonetë, që për Dukagjinasit përfaqësonte harkun e triumfit, ndërsa serbo – malazezët në kuptimin figurativ ishin masa e gjerë e robërve fatkeqë që armata e Shpendit i kishte zënë mat të cilët në pajtim me të gjitha rregullat klasike të luftës, në sajë të fisnikërisë së fitimtarëve u lanë të lirë të shkonin andej nga kishin ardhur, por duke u kujtuar t’i thonin knjazit të tyre se nuk duhet ta mësynin më këtë vend po qe se duan të jetojnë në këtë botë. Beteja e Agrit ishte një shkollë e shkëlqyer e artit të luftimit mbrojtës sepse bllokoi e shpartalloi për dy javë rresht 3500- 4000 forca turke të pajisura me artileri e kavaleri. Pas kthimit prapa e ndryshimit të detyruar të udhës nga Puka në Shkodër Shefqet Dergut Pasha shpalli amnisti të përgjithshme për kryengritësit e Dukagjinit, por Mehmet Shpendi nuk pranoi të dorëzohet, pasi e dinte se kjo ishte një kurth i pa besë për të futur në qark shumë nga rebelët e kryengritjes së armatosur. Risto Siliqi në veprën e tij “Pasqyra” të botuar në Trieste në korrik të vitit 1912 në kapitullin Fatosat e Shalës shkruan si më poshtë: Por sa me aksion reformator turqit e ri me ndihma vaze e preteke mbërritën t’i çarmatosin shqiptarët në Shkodër e rrethinat e saj, kurse kryetari i Shalës, Mehmet Shpendi me disa shtëpia pëlqimtare të vet, armët nuk dëgjoi t’i jepte në kurrnji mënyrë. Bedri Pasha kur e mori vesh, pa vonue dërgoi 400 nizam nën komandën e Ali Begut e Mustafë Efendisë, ju dha me vete edhe 4 topa e 2 mitroloza që të ndjekun krye komitin Mehmet Shpendin me 30 fatosat e tij. Mehmet Shpendi me ta marrë vesh se ishin nisur kundër tij ushtria e mallkuar e Bedri Pashës ai doli me trimat e vet maleve të Shalës e të Thethit në të cilat nuk shkrinte bora as në muaj gusht. Ushtria turke zu pozicione e hapi llogore në qafën e Borshit, dhe plot duhi me topa e mitroloza qëllonte si e xhindosur, qëllonte aq dendur sa morën flakë edhe shkrepat e malit, dridheshin si purteka lisat e degët e tyre shkërmoqeshin në tokën e përflakur që lëshonte kilometra larg erë shkrumi e baruti të djegur, po ku pyeste Shpendi për spektakle të tilla bati havaçe të osmanëve, a pyet e a tundet mali nga breshëri, aq tundej edhe Mehmet Shpendi nga pritat e rrethimet që i ngrente armiku këtij shqarthi të vjetër për të cilin mali e gërxhet ishin shtëpia e tij e dytë në të cilat kaloi vitet më vitale të jetës së tij. Edhe pas përforcimeve që u dërgoi Bedri Pasha mvartësve të tij në malet e Shalës edhe pse e mbajti Mehmet Shpendin të rethuem për plot 4 muaj nuk arriti as ta zinte Shpendin as ta nënshtrojë prandaj u detyruan plot ankth të ktheheshin përsëri në Shkodër, por gjatë kthimit Mehmet Shpendit e fatosave të tij u dogji shtëpitë, u shkretoi gjënë e mallin si hakmarrje e shpagim për turpin që i gjeti nga sfida me padronin e komitin e maleve të malësisë, luftëtarin sy pa trembur që nuk kishte frikë të matej me çdo ushtarak të osmanllisë sado spoleta të kishin ata mbi supe. Në kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1910, Mehmet Shpendi drejtoi veprimet luftarake gjatë rrugës Vukël – Broje. Konsulli austriak i Shkodrës me 11 korrik 1911 shkruante se qindra dukagjinas të quajtur kaçakë ka shumë kohë që luftojnë në anën e kryengritësve. Ata kanë më shumë se 1000 pushkë malazeze e qindra huta me një fishek. Mehmet Shpendi në bashkëpunim me L. Gurakuqin, Hilë Mosin, Dedë Gjo Lulin, Luc Mark Gjeloshin, Fran Palin, Mirash Palin nga Selca, Mirash Luceta nga Kastrati, Sokol Beci nga Gruda e Tom Nika nga Shkreli janë nënshkruesit e memorandumit të Gerces më 23 qershor 1991 në të cilin kërkohej autonomia e Shqipërisë si kundërpërgjigje ndaj provokacjoneve të Shfeqet Dergut Pashës. Ndërsa qysh më përpara pra me 18mars 1911, prijësi i Djelmnisë së Shalës, Mehmet Shpendi i dërgon një letër Komitetit për Shqipërinë e Lirë në Romë. Kjo letër hedh dritë mbi disa çështje të rëndësishme të kësaj kryengritjeje. Të nderuar Komitete për Shqipërinë, Romë, Podgoricë më 18 / 3 / 1911. Duke vijue përpjekjet për çështjen tonë kombëtare, morëm vesh se në Romë gjendet komiteti juaj i nderuar, i cili ka për qëllim të ndihmojë atdheun tonë. I shtyrë nga dëshira e atdhetaria marr guximin që me këtë letër t’u vë në dijeni të ngjarjeve të ndodhura dhe disa problemeve të tjera, për të cilat mendoj se jemi në një mendje. Pasi nizamët turq të ardhur nga Shkodra u futën në Shalë, me të cilët mbajta disa javë luftë, por për shkak të borës së madhe u detyrova të braktis vendin e të shkoj në Podgoricë. Këto ditë malësorët janë shtjellue, kërkojnë armë. Duam të shkojmë sa më parë të luftojmë për lirinë e Atdheut tonë që të gjithë. Pikërisht për këtë arsye pa ditur as kushtet tuaja sot po marr lejen që me këtë letër të pyes qartë duke marrë nga ju njoftimin mbi qëllimin e atij komiteti, që të bashkuar të arrijmë qëllimin. Duke qenë prijës i krahinës kam nën komandë 10 mijë djem të aftë. Jemi në një shkallë të lartë gatishmërie për të luftuar për shpëtimin e atdheut. I shtyrë për të gjetur ndihmë i nxitur edhe nga kërkesat e parreshtura të malësorëve me anën e kësaj letre kërkojmë prerazi nëse jeni në gjendje na ndihmoni me armë. Në radhë të parë kemi nevojë për bomba dore. Po të na jepen armët e duhura me aftësitë luftarake tona jemi në gjendje ta fillojm kryengritjen, e ta dëbojmë turkun nga mali ynë e pastaj si të na jepet urdhëri ta përzëmë ushtrinë turke nga gjithë malet tona. Me të marrë vesh se janë gjetur armët tona, mund të mblidhet një numër i madh malësorësh më tepër se sa përmenda më lart dhe me këto forca jemi në gjendje t’i sjellim shumë dëme ushtrisë turke, së pari në malet tona pastaj ku të na jepet urdhëri. Këtu janë përhapur zëra se do të vinë armë dhe se janë mijra vetë që i presin ato. Lidhur me këtë kini mirësinë të na njoftoni nëse janë të vërteta këto fjalë, çfarë armësh janë e çfarë çmimi kanë. Do të vija atje të bisedoja, por nuk kam mjete dhe detyrohem të ndahem me dëshirë që të marr pëgjigje për sa shkrova. Po ta shihni të nevojshme ardhjen time atje, ju lutem më shkruani se jam gati t’i përgjigjem thirrjes Suaj. Në pritje të përgjigjes mbetem me shpresë se do të plotësoni kërkesat e mia. Me nderime Mehmet Shpendi Letra u shkrua plot 6 ditë para fillimit të kryengritjes dhe është gjetur në materialin e N. Ivanajt, i cil asokohe ndodhej në Romë dhe përpiqej për të mbledhur ndihma për kryengritësit dhe ka të ngjarë që letra është nisur në adresë të tij për komitetin. Komiteti për Shqipërinë përbëhej nga demokratë italianë dashamirë të kauzës sonë kombëtare, por në të filluan të depërtojnë edhe njerëz me pikpamje e interesa të ndryshme, prandaj ky komitet pati më tepër llafe se sa vepra të vërteta. Në këtë letër del hapur qëndrimi i Mehmet Shpendit i cili së bashku me shokët e tij ishin për luftë të hapur e të armatosur kundër pushtuesve dhe se Shpendi nuk ishte i prirur për llafe e për premtime të thata që u servirnin ata që shpesh shtireshin si aleatë. Krajl Nikolla priste të merrte armë të reja nga Rusia dhe t’u shiste armët e vjetra e të dala jashtë përdorimit malësorëve. Me këtë ai spekulloi shumë duke përvetësuar të gjitha ndihmat që u vinin nga jashtë malësorëve. Në valën e fuqishme të kryengritjes që viti 1912 Mehmet Shpendi përkrah Bajram Currit në krye të forcave të pararojës shqiptare luftoi për çlirimin e Shkupit. Edhe një herë në fillim të korrikut 1915 një tjetër gjeneral, këtë radhë Konstandin Nikiç me 1500 ushtarë gjunjëzohet në portat e Shalës përpara Mehmet Shpendit 64 vjeçar e 300 trimave të tij. Ja si shprehet Risto Siliqi për prijësin dukagjinas: Ndonëse është në plak i vjetër / Ai si gjarpri ka plot zell / E nuk asht si gjinja tjetër / Asht si bisha e leme në shpellë. Atë që nuk arritën kurrë ta bëjnë në fushën e mejdanit, shovinistët serbo – malazezë ja bënë pas shpine me tradhëti më 15 korrik të vitit 1915 duek e masakruar së bashku me 74 malësorë nga Plani i Dukagjinit që përbën njëherësh masakrën më të tmerrshme që përjetoi Dukagjini gjatë shekullit të kaluar. Ndërsa vdekja e Mehmetit ishte një fund i kobshëm, që plagosi rëndë në zemër malësinë por rëndësinë e luftës së shenjtë të shqiptarit për vatrën e vet nuk mundi me e cënue, armiku i cili mbeti i befasuar e i stepur nga vdekja burrërore e këtij kryetrimi, vdekje që vetëm në tregimet e eposti të lashtë legjendar mund të krahasohet. Guximi dhe fuqia e njeriut merr përmasa mbinjerëzore si mund të flitet aq bukur aq rrjedhshëm me një qetësi të jashtëzakonshme në skenën e teatrit tragjik të vdekjes, si mund të rrjedhë ajo oratori lakonike, kur në përfundim të ligjëratës në vend të duartrokitjeve të spektatorit, të presin breshëri e batareve të plumbave kraharorit. Me këtë vrasë të pa besë nuk keni çfarosë as Dukagjinin, lene ma Shqipninë por ke çnjerzue veten e vendin tuaj për sot e sa të jetë jeta. Na pretë në besë por brez pas brezi edhe tash njëmijë vjet, s’ka me ju besue ma kush. Po ta dish mirë se jemi kufi, e do ta lajsh me fjalë e me djalë, se pa u shkulë e rrafshue këto male, nuk keni me mujtë me zhdukë farën e shqiptarit. Tuj pa se Mehmet Shpendi nuk përkulej as përpara grykës së pushkëve manxer Veshoviçi bërtiti rrebtë vriteni, ç’prisni ma. Plumbat ia bënë gjoksin shoshë e gjaku i kreshnikut vaditi tokën për t’u bërë flakë e pishtarëve të dritës së lirisë. Liriku i madh i letërsisë shqipe Lasgush Poradeci i frymëzuar nga bëmat atdhetariste të Mehmet Shpendit, shkruan poezinë me titull “Mbi ta”, shkruan ashtu siç din të shkruante vetëm Lasgushi: O ti pashë fort m’ke tundue / Sa dhe sytë gjak më lotojnë / Hiqu Shpendit kjoftë mallkue / Ushtrinë mos t’na farojnë. Mehmet Shpendi si prijës ushtarak popullor, si atdhetar i flaktë dhe ligjvënës në i kanunit, është një figurë e pa kontestueshme, është një emër që i bën nder historisë, është një meteorit që rrezatoi në qiellin e Dukagjinit në vitet më të rënda të historisë, është një figurë me përmasa kombëtare ndosht ae pavlerësuar dhe e pangritur në pjedestalin që i takon vërtetë vetëm siç shkruan historiani Ndoc Nikaj se fantazia e qytetasve i ka rritë e zmadhue të këqijat e malësisë, e nënvlehtësue virtytet e veprat e tyre të shkëlyera. Dukagjini vatra e vetme e pathyeshme e qëndresës antiosmane guri i varrit i hordhive serbo – malazeze në këtë tokë, ka të drejtë të ndihet e fyer e përçmuar, nga qëllimet djallëzore të politikave e sistemeve të ndryshme që kanë uzurpuar njëri pas tjetrit këtë vend, që gjaku i derdhur e sakrificat mbinjerëzore të kësaj malësie atdhetare, fisnike, trime e bujare, janë lënë në harresë apo në mëshirë të kujtesës gojore popullore. Nuk ka si spjegohet ndryshe kur në historinë e gjithë Dukagjinit nga propaganda komuniste nuk përmendet vetëm emri i Mehmet Shpendit të cilit partia e shoku Enver i bënë dëshmorë, më tepër si një gjest xhekustilativ për ti shërbyer propagandës nacional komuniste Enverjane, ndërsa heronj u bënë të tjerë që rrjedhnin nga treva shumë më pak të përmendura në histori për vepra në dobi të kmbit e të atdheut, dhe kishin ndoshta meritën më të madhe në prodhimin e grurit, fasules apo të patateve, nga ku dolën heronjtë e ardhshëm të punës socialiste. Ka qenë e brapshtë e denigruese paraqitja nga propaganda zyrtare moniste, si epiqendra të vetme të nacionalizmit Shqiptar vetëm e Labërisë dhe e Kosovës, duke mohuar treva si Shkodra, Mirdita, Dukagjini nga të cilat partia nuk mund të shpallte asnjë hero të vërtetë.
A është politika shqiptare peng i Sigurimit të Shtetit??? Ka rreth dhjetë vite që kjo pyetje mundon jo pak njerëz të ndershëm, që “jetojnë” në politikë apo “jashtë” saj, e përgjigja thuajse ka humbur pas skutave e korridoreve të errëta të vetë politikës e shtetit të mëparshëm e aktual shqiptar. E themi ka hambur pasi populli priste hapjen pa asnjë pengesë të dosjeve, të atyre që shpirtin dhe mishin ju a kishin shitur djajve tëkuq, pra sigurimit të shtetit që kishte bërë mijëra shqiptarë të ndershëm e patriotë të dergjen në kulisat e ferrit komunist që fillonte me ekzekutime kapitale, burgosje, internime e shpronësime individuale, familjare e deri fisnore. Pra shkurt duke bërë të shkatërrohen mijëra familje shqiptare që kishin të vetmin “faj” se donin atdheun e tyre të ishte më i bukur, më i pasur, dhe pa sundues e ideologji pushtuese e poshtëruese. Gjithsesi shqiptarët ardhjen e demokracisë e mbështetën e luftuan ta ndërtonin siç e kishin ndërtuar homologët e trye perëndimorë, por për çudi sa më shumë që populli punonte ngrehina e demokracisë nuk përparonte, e mungesa e këtij përparimi justifikohej me mungesën e eksperiencës e mentaliteteve të së kaluarës së zezë komuniste. Ndërsa shqiptarët e ndershëm vërenin e shpesh “çirreshin” se në shtetin demokratik po vegjetojnë dhe “Militojnë” me shumicë nga ata që populli i njihte si spiunë potencial apo të rëndomtë të ish sigurimit të shtetit komunist, por që për fat të keq nuk po hapeshin dosjet e tyre gjë e cila do t’i nxirrte në lakuriqësinë e tyre të vërtetë, ku vetë “Turpi” para shumicës do t’i largonte nga politika e pushteti, qoftë me ligje apo nga vetë të vuajturit nga këta qenër të pamoralshëm, që demokracisë ia kishin me hile. O Zot sa vazhdoi kjo dilemë hamletjane, të rrosh apo mos të rrosh në këtë demokraci që pak fytyra shihje të reja. E të gjithë këta ujqër të kuq të lyer me bojë bluhe apo jeshile ishin pikërisht ata që “katovica” Ramizjane e 1989 i kishte stërvitur për t’ia futur pluralizmit shqiptar që ishte i pashmangshëm, i pashmangshëm sepse ulkonja nënë e komunistëve në ish Bashkimin Sovjetik kishte rënë përtokë, ajo lëngonte në shtratin e vdekjes për vehte e jo të mbronte bijat e saj kopile të ndërzyera me Titistë, Stalinistë, Maoistë apo Hoxhistë. Gjithsesi R. Alia u pati thënë komunistëve, se shumë parti politike do të krijohen, madje ne do të na shajnë, fyejnë e bërtasin kundër nesh por ju komunistët do të jeni të qetë se kemi kuadro jo për kaq parti sa i nevojiten Shqipërisë, por për disa herë më shumë… Natyrisht komunistët shqiptarë e kishin shpërndarë avanguardën e tyre (sigurimin e shtetit) në të gjitha partitë e djathta (se të majtat janë në vathat e trye). Madje një vrojtues jo emocional vërente se në radhët e para të tubimeve e mitingjeve antikomuniste bërtisnin e çirreshin disa fytyra që gjithnjë ishin parë në kohën e komunizmit duke pirë, hangër e ndenjur veç me operativët e punonjësit e sigurimit të shtetit, por atëherë kishin “ndryshuar” kohërat e ne demokratët ishim disi të dehur nga shkërmoqja e kalasë socialiste që u shemb sikur të kishte qenë prej rëre e jo siç thuhej ndryshe prej graniti. E dehja u thelluar pas marrjes së pushtetit në vitin 1992, madje kur ne filluam pushtetit t’i ndjejmë lezetin, ëndërruam dhe harruam se nga vinim e ku do të shkonim. E nga kjo dehje gati biblike përfituan ata (spiunët) e komunistët që u “rinovuan”, se tek ne nuk kishte më të vonuar, për tu futur thellë në trupin e brishtë të demokracisë të cilin këto viruse të kuq filluan ta brejnë dalëngadalë, tamam siç i kishte porositur mëma parti (PP). E shqiptarët e politikanët e ndershëm vazhdonin të shpresonin se këto fenomene vërtetë janë kalimtare ejo tinëzare për demokracinë e Shqipërinë. Shpesh e më shpesh kudo pyetej se a po hapen dosjet e shumëpërfolura të sigurimit të shtetit që jo pak kështu thonin të vërteta, por edhe hamendje të pabazuara me qëllim që të njolloseshin edhe figura të demokracisë e pushtetit të saj. O Zot sa herë në faqet e shtypit të majtë, shpesh edhe të djathtë shkruhej se filan deputet, ministër, politikan apo pushtetar e partiak i niveleve të ndryshme ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, e ne kështu herë argëtoheshim e herë hidhëroheshim, por harronim spiunët e vërtetë të cilët vegjetonin në skutat e hapësirat që u lejonte demokracia. Gjithsesi më vonë, tepër vonë kuptuam se edhe këto shkrime e akuza në të shumtën e rasteve ishin pikërisht inskenime për të vetë sigurimsëve që e kishin misionin në mediat e shkruara e Elektronike… Më pas erdhi një moment që duhej të dënoheshin regjizorët e masakrës komuniste, por populli priste dënime kapitale për këta kriminelë që ju a kishin kaluar disa herë fashistëve e këto dënime jo vetëm nuk ishin të rënda siç i meritonin, por as simbolike, por thuajse honorifike, pasi në burg ishin më të sigurtë për momentin për t’i shpëtuar zemërimit të ndonjë “populli” që i kishin vrarë jetën. Gjithashtu në administratën lokale e deri në atë qendrore në qeveri e presidencë të binin në vesh emra e mbi të gjitha mbiemra të kriminelëve më të egër të sigurimit e komunizmit shqiptar, ku të gjithë kishin penetruar nën siglën është i “Shkolluar e specializuar”, por edhe i rinovuar, e me këtë moto u arrit të kontrollohet pushteti demokratik, por edhe Partitë e djathta të cilat shpesh këta “kuadro” pasi i punësuan, edhe ju dhanë dokumentin e anëtarësisë së partisë, ku veçanërisht kjo spikat tek Partia Demokratike të cilës dalëngadalë ja kanë futur më shumë se asnjërës. Pushtetin që ju dha demokracia këta sigurimës e përdorën për t’u pasuruar, por edhe për të diskredituar pushtetin demokratik, si të korruptuar e hileqar, duke arritur shpesh edhe viktimat e tyre ti joshin në ortakërinë e trye të hajnisë e trafiqeve deri edhe me ia futë vetë demokracisë që i kishte nxjerrë nga humnera që e kishin futur këta ujqër të pamoralshëm ose baballarët e tyre. E ky bashkëpunim i poleve të kundërta herë komentohej se në demokraci ka vend për të gjitha, e herë si pajtim (kombëtar), por në të shumtën i afrohej realitetit se kjo vinte nga mungesa e hapjes së dosjeve… Po, po e dosjeve. E disa vazhdonin të kërkonin të hapeshin dosjet për të gjithë siç kishin bërë shumë shtete ish – komuniste, disa të tjerë kërkojshin të hapeshin të paktën të gjitha ato që kërkonin pushtet si në parti e në shtet, në çfarëdo niveli… Disa të tjerë (pakica) thoshin joo, të mos hapen dosjet se kemi shumë gjak e viktima. Në fakt dosjet nuk u hapën, madje me ato u luajt e bë shantazhe, e në vend të tyre u hapën depot e armatimit, u krye revolucioni i vonuar “Demokratik”, u përmbys pushteti i parë demokrat në tërë historinë e kombit tonë. E në vend të tij erdhi më 1997 e vazhdon një tip shteti ku sigurimin e shtetit komunist dhe krejt kastën e Partisë së Punës e ka shndërruar në MAFIE kombëtare e me peshë ndërkombëtare, ku këtë popull përsëri e vret e vjedh dhe e persekuton ekonomikisht e politikisht, madje e detyron të braktisë atdheun e tij në atë mënyrë që nuk arriti asnjë pushtues i huaj, e pas kësaj ju garantoj se nuk do të kishte kurrë kaq gjak e mjerim edhe po t’u hapeshin totalisht dosjet e sigurimit të shtetit, pasi nuk do të kishte as 1997, as 1998 e as 2001… Por dosjet nuk u hapën se shumë politikanë do të hapeshin para popullit se kishin qenë vetë pjesmarrës të sigurimit të shtetit, madje janë po ata që ia futën shtetit demokratik e të gjithë atyre që aspirojnë për një demokraci të vërtetë. E bashkë me këta do të humbnin edhe avanguardia e sigurimit të shtetit e dërguar me mision në mediat e shkruara e Elektronike, ku nuk do të kishte asnjë president që të guxonte t’i dekoronte këta gazetarë apo zagarë as me medalje trimërie apo gazetarie, për shërbimet e “çmuara” që i kanë bërë komunizmit në përgjithësi e spiunllëqeve në SHISH në veçanti. Gjithsesi tani pas kësaj katrahure është koplikuar mjaft hapja e dosjeve edhe kur të rivijnë në pushtet partitë e Djathta, por edhe nëse kanë zënë mend. E themi nëse kanë zënë mend pasi në korridoret e parive të djathta, por edhe në fronet e larta lokale e deri qendrore ka drejtues të tyre që ende marrin dy rroga, një tek partia e djathtë e një tek SHISH – i, ku padronët e vjetër e të rinjtë të rikthyer në sigurimin e shtetit me emër si më sipër i kanë si gjithnjë nën kujdes, pikërisht për këtë këto ditë thuhet se u kanë dyfishuar rrogat… E partitë e djathta vazhdojnë në “qetësinë” e tyre olimpike me një avaz të ri, por me shumë aktorë të vjetër që çdo natë marrin sinjalin Misioni Vazhdon… Po, po por politika e pse jo Shqipëria është peng i Sigurimit të Shtetit komunist që sot ka marrë trajtat e një mafie që na rrezikon të gjithëve… deri kur… Ndue Bacaj
Tradhëtia që ndau zemra e troje Në historinë e mbijetesës shumëshekullore të Malësisë së Madhe, e përshkruar me luftëra e përpjekje për liri, identitet e troje të veta etnike, ka shumë momente tragjike që vendosën në pikëpyetje shumë herë edhe ekzistencën e Malësisë. Pa dyshim një nga këto momente është tubimi i fushës Tuzit i shvilluar në janar të vitit 1945, i vënë në skenë e realizuar nga komunistët shqiptarë, nën dirigjimin e padronëve të tyre Serbo – Malazez. Në përgjithësi, tragjizmat shekullore Malësisë i erdhën nga shtete e popuj barbarë e shoven që donin “hapësirë” në kurriz të Malësisë e Shqipërisë. Pjesën më të madhe të këtyre luftrave e përpjekjeve Malësia i zhvilloi me fqinjët e saj veriorë, Serbo – Malazezin, ku ashpërsia e gjatësia e armiqësisë ka bërë që të quhen armiqtë shekullorë të Malësisë e Shqipërisë. Mbas çlirimit të Shqipërisë dhe largimit të Gjermanëve nga Mali i Zi, në janar të vitit 1945 në fushën e Tuzit u zhvillua një tubim i cili “dorëzoi” gjysmën e Malësisë nën pushtetin e armiqve të tyre sllavë. Pra tragjedia e nisur nga Europa më 1913, a vazhduar me hakur e zjarr nga Malazezët, u realizua syplasët nga komunistët shqiptarë që do të qeverisnin Shqipërinë, që mjerisht quheshin shqiptarë. Malësia e Madhe ishte “kurbani” i parë i dashnisë sllavo – komuniste, në mes “Memës” sllave e klyshes shqiptare. Natyrisht duke falur gjysmën e Malësisë (kokën e Shqipërisë, jo vetëm nga ana figurative) ata neutralizuan pjesën më vitale e nacionale të kombit, duke i hapur rrugë asaj që ishte projektuar si shpërblim për farën e kuqe të komunizmit të mbjellën Titoja, Miladini e Mugosha me shokë, në Shqipëri. Ndarja e Malësisë ndau jo vetëm troje, por mbi të gjitha zemra nënash, motrash, vëllezërish, miqësh e shokësh të një gjaku e kombi, që bënë të hapen shumë plagë që ende kullojnë gjak… Por si u zhvillua ky tubim (turpi për komunistët Shqiptarë), le t’i referohemi një pjese të shkrimeve të njërit prej bashkëkohësve, korifeut të intelektualizimit të vërtetë malësor zotit Prekë Gruda: Tubi i Fushës Tuzit, janar 1945: “… Mbas tërheqjes së gjermanëve prej Malit të Zi, Shtabi i divizionit VI – të të ashtuquajturës ushtri nac – çlirimitare shqiptare, thirri në Tuz të gjithë burrat e Malësisë ku lajmëtarët kumtojshin që mos të mungonte asnjë mashkull, dhe porositnin të shkonin të gjithë të armatosur në bashkim, ku do të komunikoheshin disa çështje me rëndësi. Bashkimi u bë në fushë Tuzi. Në tribunë zejshin vend Shfeqet Peçi me shokë të shtabit të tij nga ana e qeverisë Shqiptare dhe Gjeneral Gjoku Mirasheviç me një sasi të madhe autoritetesh civile e ushtarake jugosllave. Kërkush nuk mundej me mendue tragjikomedinë e turpshme që kishin pranuar me vu në skenë n’at çerdhe Shqiptarie komuniste shqiptare… Perden e hapi Sh. Peçi, i cili me fjalë të parë i lajmëroi malësorët se janë të rrethuar nga çdo anë prej divizioneve Shqiptaro – Jugosllave, e i porositi për qetësi dhe i ftoi të dorëzojnë armët aty për aty. U komunikoi shkuarjen e kufirit prapë në Han të Hotit, dhe i porositi ata burra Shqiptarë t’i duan Serbo – Malazezët, me të cilët gjoja i kishte vëllazëruar lufta… Mandej u kthye mercenari nga gjeneral Gjoku me shokë e u tha: Qe ku po ua dorëzojmë këta derra reaksionarë që t’i bani turbiet, pse neve nuk na duhen gja, prandaj mos u kurseni me ta. Qe dajakun që t’i rrihni, qe fishekun t’i vrisni, në qoftë se nuk ju duan e nuk ju ndigjojnë. Këtu ia preu fjalën Kol Zefi i Grudës, i cili ndër të tjera tha: “Tash 52 vjet kjeshë detyruar me shtëpinë time me i shërbye sllavëve, tuj o mbrojtë me gjoks e fanatizëm interesat e këtyre maleve shqitpare, që qysh prej kongresit të Berlinit e këndej filluan të shkatërrohen prej malazezëve. Ju këta i paskeni ba vëllazën, ndërsa ne kurrë as për formë nuk kemi muejtë me u thanë miq… Me 1890, kur filluam luftën kundër Turqve, na kjeme lidhë me besë të Zotit drejtpërdrejtë me Kral Nikollën e Mark Milanin, per me na ndihmue, e Vendet tona që do t’i merrshim me gjak prej turqve me na i njoftë si zona të lira shqiptare, por ata na rrejtën. Trojet që i çliruam me aq sakrificë ia bashkuan Malit të Zi. Gjithmon na kanë rrejtë e mashtruar dhe tradhëtuar. Shumë më zi kanë me jua ba ju, shpejt keni me u pendue, por ka me kenë vonë me fitua çfarë sot, me syplasët po dhunoni. Jemi shqiptarë me mish e me shpirt të gjithë në këto male, prandaj na duket shumë e natyrshme e njerëzore që të mbetemi me Shqipninë. Sa për dajakun ktheje ka doli se na e kemi pasur traditë me u pre me shpata me Malazez, e me u vra me pushkë ballë për ballë, e jo me u rrahë si gratë me shkopinj”. Mbas Kolës, foli Smajl Haxhia i Hotit, që nuk pranoi me i dhanë dorën gjeneral Gjokut. Smajli të nesërmen vdiq, plasi nga maraku që mbuloi Malësinë. Tom Nika i Traboinit foli, me nji ton të zjarrtë patriotik tuj vu në dukje luftëtarët e përpjekjet e Malësisë për Shqipni. Po kështu i argumentuan punët Ali Zeku i Vranjes, nik Zeka i Trieshit, Pretash Zeka i Kojës, Luc Maxhi i Luharit e Osman Bajri i Dinoshës. Të gjithë kërkuan energjikisht mos të ndaheshin ma prej Shqipnie, por me ke me folë e kujt me iu drejtue?… Vetëm komisari i divizionit të VI – të, Muyzafer Spaho, u prek e pa me sy tradhëtinë e tij e të shokëve të vet. Ai tha: “Qëndroni shqiptarë, se ne nuk luftuem me vendosë kufijtë e versajës e as të boshtit për liri e bashkëpunim të popujve. Ju qenkeni më shqiptarë se ne, prandaj gjaku ynë i kësaj lufte e i juaji gjithnjë për liri, u garantojnë vetvendosjen tuaj në bazë të luftës sonë e të premtimeve aleate.” Këtu ia zunë në fyt fjalët Peçi me shokë, atë ditë ra viktimë e idesë mashtruese edhe Myzaferi, që kishte lënë studimet në Itali, për të luftuar për lirinë e Shqipërisë. Ai ishte një ndër të paktët që nuk iu nënshtrua turpit mashtrues. Nuk munguan oratorët malazez me folë me demagogjinë marksiste, tuj lavdërue shërbëtorët e vet. Gjendja u keqsua fort. Malësorët edhe pse e panë se çështja e tyre shqiptare asi shtegu dështoi, vendosën të gjithë të vdesin me armë në dorë, por kurrë mos me u dorëzue, ç’burrni ishte në atë tubim Tradhëtie. Pater Zefi që qysh në fillim kishte refuzuar me ndejtë në tribunë, duel nga mesi i trumës në shesh të burrave, e theksoi rrufeshëm: “Po e shihni, o komunista shqiptarë. Mjerë Shqipnia në duart tuaj. A keni mendua ndopak për historinë e kombit? Ku janë premtimet marksiste për liri e të drejta të popujve? Ndërsa ju Malazez u lumshin krahët, sepse dini gjithmonë me manovrue për të mirën e Jugosllavisë. Na jemi tuj e pa se prapë u bëmë robët tuaj, por jo për dobësi të këtyre burrave luaj malesh ndër pranga, por për tradhëti të komunistëve shqiptarë që i paski marrua e ç’burrua kështu. Sa për dorëzimin e armëve Malësorët paskan punë me ju, por siç po e shihni nuk dëshirojnë me i dorëzue sot këtu, prandaj le t’i kthejnë të armatosur ndër shtëpia të veta. Ju e dini se me to nuk u bien tradhtishtë. Vëllezën shqiptarë që u braktisën Vëllazënit e Shqipnisë, qindroni burra e të urtë. Detyrën tuaj e keni krye, ma tepër nuk keni çfarë me ba. Armët keni me i dorëzue autoriteteve Jugosllave kur t’jua kërkojnë. Të shpërndahemi për në shtëpiat tona. Rrnoftë Shqipnia. Zoti kjoft me ne.” Akti i Parë i tragjeditë u mbyll, tjetri u luajt dy javë më vonë, kur natën hynë brigadat Serbo – Malazeze, gjoja me bashkue armët. Në atë natë të kobshme terri me qindra burra nacionalista të përvëluar për Shqipëri u vranë pa faj, pa kurrë një farë gjyqi të paktën formal. Po atë natë u muar në kishë të Traboinit, ndërsa ishte ndër të lutuna edhe Pater Zefi (Leonardi) e u pushkatuar ndër sy të nanës së tij, vetëm pse i shërbeu Zotit e Kombit me besnikëri. Akti i Tretë i tragjedisë u vu në skenë në Hot e Grudë, ndër krahina të Ulqinit e Tivarit me Larje e Shestan dhe në Plavë e Guci me rrethe. Këso aktesh shnjerëzore u luajtën atëherë edhe sot kudo ndër trojet etnike shqiptare të rrëmbyeme prej Serbo – Malazezit, me ndihmën e disa Qeverive të Mëdha, të cilat sot kanë filluar pak a shumë me pa rrezikun e pansllavizmës. Porse me Kosovën tonë të martirizuar skena e masakrave ishte gjithnjë e hapur qysh përpara, atëherë edhe sot prapë po vijohet vepra e trupshme e Karagjerogjeviqëve, me Pashiqa, prej Titos me Dushana e tjerë, për çfarosjen e Kombit Shqiptar… Po me Shiqpërinë e 1913 e 1945 vallë çfarë po ngjet???… Në vend të mbylljes. Po i përgjigjemi shkurt kësaj pyetje të Prek Grudës. Malësia në veçanti e Shqipëria në përgjithësi nuk qe aspak më mirë se gjysma tjetër e Shqipërisë e Malësisë, ku sunduan komunistët Shqiptarë, të cilët filluan masakrat e pashoqe me trajtën e një lufte civile që nga Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Rrjolli, Kopliku, Shkodra e thuajse e gjithë Shqipëria, ku qindra shqiptarë e malësorë trima e nacionalista u internuan, burgosën e syrgjynosën e pushkatuan. Ku inkuizicioni i mesjetës shpesh do të dukej lodra kalamjsh para tyre që përdorën klyshët e sllavizmit të quajturit komunistët Shqiptarë ndaj ajkës së kombit. Natyrisht shpesh nxënësi ia kalon mësuesit. Shqipëria e Malësia u rrethuan me tela me gjemba, ku policia e Enverit survejonte gjithçka, duke bërë që Shqipëria t’i ngjante një Mat’hauzenit të madh, ku njeriu për njeriun ishte “Ujk”, spiun, për të rritur “kredon” e tij mbi mjerimin e shokut, mikut e vëllaut. Mendja e lirë thuajse kishte vdekur, ajo ishte kthyer në një makinë (robot) që duhej të fliste, punonte, jetonte pse jo edhe të vdiste sipas një programi të regjistruar nga Partia P., me mësimet e kryebanditit Enver. Për ironi këtë depersonalizim njerëzor e quajtën njeriu ynë i ri, vepra e shkëlqyer e partisë P. Kjo maskaradë e tmerrit komunist vazhdoi që nga viti 1945 e deri në vitin 1991, kur “Nëna” sllave filloi të lëngojë në shtratin e vdekjes, e klyshja shqiptare filloi të frikësohet, nën uraganin studentor e popullor. Po të mbaronte me kaq do të ishte gjysma e së keqes, por viti 1997 bëri që ulkonja sllave e mbështetur fuqimisht nga qarqe ultranacionaliste antishqiptare, të “pjellë” aq shumë këlyshë sa komunistët shqiptarë me emër të ndërruar të rimarrin pushtetin me hekur e zjarr, duek përmbysur demokracinë e brishtë shqiptare. Natyrisht pushtetarëve të sotëm u vjen turp ta kujtojnë këtë përvjetor turpi (të Baballarëve të tyre), por ama as ta dënojnë nuk do të munden kurrë, sepse kështu do të dënonin një pjesë të vetes së tyre që pavarësisht fjalëve e slloganeve të reja që i kërkon koha, janë rrënja e trupi i këtij pushteti, ndërsa filizat janë këta që drejtojnë apo më mirë dreqtojnë këtë “copë” Shqipëri. E sa për Kosovën martire fati i saj tashmë është thuajse në duart e shqiptarëve atje, ndonëse përsëri si në vitin 1945 ka dy “erëra” që kërkojnë të trazojnë flladin e lirisë së ëndërruar, e për fat të keq, (e si për dreq) këto erëra fryjnë në një kohë si nga Tirana Zyrtare dhe Beogradi i Tito – Millosheviq apo Millosheviqëve të rinj… Por që ne shqiptarët shpresojmë se tani në shekullin e ri këto “Erëra” ngado që të vijnë e sado të fryjnë, do të kalojnë vetëm si “puhiza” që kanë forcë vetëm të mbajnë zgjuar, për të mos rënë kurrë më në “gjumë” siç na dëshirojnë kaherë armiqtë tanë qofshin këta edhe me pasaportë Shqiptare… Ndue Bacaj
Politikani që largohet nga njerëzit e vet vdes Intervistë me z. Ali Laçej, ish prefekt i zonës së veriut Pyetje: Pas shterzimeve të krizës 1997 dhe fillim vitin e 1998 (ku “viktima” e krizës ish “pengu” imajtë z. Gëzim Podgorica), ju u shfaqët “engjëlli mbrojtës” i zbutjes së krizës institucionale për prefekturën e veriut shqiptar dhe u emëruat – prefekt i zonës më problematike Shkodrë, Malësi e Madhe, Pukë. A ishin vërtetë “engjëlli mbrojtës” i Shkodrës, apo shfrytëzuat aleancën e partisë në pushtet, për të mos u ikur pushteti nga duart socialistëve? Përgjigje: E çmoj shumë të jem “engjëlli mbrojtës” i Shkodrës. Do të ishte një çmimi i madh nëse do ta marr pas 100 a 500 vjetësh. Do t’më pëlqente (qesh). Fakti është se nuk improvizova “engjëllin mbrojtës” por tregova forcën e kulturën e qytetarisë së vërtetë shkodrane, seç nuk po ndodh në të vërtetë me forcat politike. Megjithatë nuk di ndonjë fitues çmimesh të mëdha në çdo fushë tëjetës, të merret me politikë. E megjithatë unë bëra detyrën dhe emrin tim nuk e sakrifikoj për interesa poltike, por u vura në shërbim të bashkëqytetarëve të mij shkodranë. Pyetje: Si u prit emërimi juaj nga opozita? Përgjigje: Ngandonjëherë skemat klasike dështojnë, nuk funksionojnë. Për mua opozita ishte Astriti, Jozefina, B. Boriçi, Lorenc Mosi dhe pozita ishte Dashamiri, Sadedini, Ndreka, Lekë Çuka etj. Ata më njihnin herët edhe unë ata. Mbaj mend që ditën e parë të detyrës, poshtë prefekturës zhvillohej një demostratë kundër qeverisë. Sapo kisha hyrë në zyrë një gur theu xhamin e balkonit. Fatmiri, roja (që natyrisht ishte pjesë e atyne që demostronin) më tha – Ogur i mbarë. – Them se ashtu ishte… (21 shkurt 1998). Gjatë kohës ne u ndeshëm në mënyrë civile dhe publike pa paragjykime, por gjithmonë konstruktivë në të mirë të Shkodrës. Pyetje: Fituat simpatinë e qytetarëve të Shkodrës dhe pse jo simpatinë e kundërshtarëve tuaj politik. A ndikoi kjo në mospërputhjen e qëndrimeve të qendrës dhe cilat janë pretendimet tuaja për mos bashkimin në një pistë të deklaratave të qendrës? Përgjigje: Njerëzit pëlqyen punën time, jo mua dhe filluan të më mbështetnin sidomos opozita, ku u bë mbështetësja ime e hapur, kurse pozita filloi t’më ngacmojë shumë. Ndërsa qendra ishte shumë politike, e politizuar deri në nivele demagogjike. Di të them që kryeministri apo z/kryeministri deklaronin publikisht shtetin ligjor dhe institucionalisht mbështetën shkelësit e ligjit. Pyetje: Kush ishte për ju shkelësi i ligjit? Përgjigje: Mbaj mend që i kam kërkuar arbitrim Fatos Nanos për shkeljen e ligjit nga Ministri i shëndetësisë Leonard Solis, për emërmin e n/drejtorit të përgjithshëm të spitalit rajonal të Shkodrës, i cili vinte nga Podgorica, (ku banonte prej më se 3 vjetësh), ku në të njëjtën kohë, në Shkodër kishte mbi 1000 ekonomistë të diplomuar, papunë. Kam mbrojtur të drejtën e pushteteve vendore dhe kam qenë në anën e tyre i hapur. Kur kemi denoncuar diskriminimin buxhetor, që u është bërë atyre si dhe territoreve ku ata funksionojnë, efektet e kësaj ndihen akoma në prefekturën e Shkodrës. Nuk e di nëse ndonjëherë ndonjë qeveri shqiptare do ta ketë guximin të bëjë publike se ç’vend ka zënë rajoni i Shkodrës, (1 e 8 – ta e Shqipërisë në buxhetin e investimeve infrastrukturore në 60 vitet e fundit). Dhe kulmi i konfliktit është arritur në kohën e vitit për miratimin e kushtetutës 1998. Kemi pasur divergjenca me të dërguarit e komisionit anëtar përgatitor të kushtetutës z. P. Majko dhe (më pas kryeministër) deputeti L. Çuka, dep. M. Ulqini, sepse unë kërkoja që prefekti të ishte arbitër dhe jo palë në miratimin e kushtetutës, për të qenë garant që votimi të ishte brenda standartit. Kjo tregon që ne kishim koncepte të ndryshme për politikën. Mbaj mend që z/kryetari Ilir Meta më merr në telefon nga Tirana, dhe thotë: – Ne kemi shumë respekt për ju, por na vjen keq që jeni larguar nga ne dhe s’kemi ç’të bëjmë. Unë i përgjigjem: – Politikani që largohet nga njerëzit e vet vdes. Pas kësaj, largimi im ishte i nevojshëm. Pushteti ishte i tyre, unë jo. Pyetje: Në një nga intervistat tuaja në takime me dipllomatë të huaj dhe mediat e qytetit jeni deklaruar i pamvarur nga qendra me deklarimin absolut se : “Unë jam kryeministri dhe ambasadori në Shkodër”. Si u prit kjo deklaratë nga qendra, ose më saktë nga ish – Kryeministri Majko? Çfarë qëndrimi politik u mbajt më pas? Përgjigje: Shkodra ishte e para që u përball me pritjen e refugjatëve kosovarë. Dhe unë mora një sërë masash (në kopetencat ligjore të prefektit) për gjendjen e jashtëzakonshme. Në këtë kohë unë s’mund të lejoja që burokracia apo intriga politike të rëndonte mbi gjëndjen e të dëbuarve kosovarë, të masakruar, dhunuar nga trojet e veta. Dhe këtu shkela mbi kallot e abuzuesve. Dhe pas kësaj deklarate nuk di të kemkomunikuar me asnjë. Di që ishte shumë ftohtë pas kësaj situate. Askush nga forcat politike në pushtet s’më takonte as për kafe. Kish filluar bojkoti… (21 shkurt 1999) pyetje: Ju largoheni nga posti i prefektit dhe në opinionin politik shkodran pati shumë reagime kundër këtij vendimi. Kujtoj protestën e z. Lorenc Mosi dhënë gazetarëve të qytetit ekskluzivisht në televizionet e qytetit ku shprehimisht thotë: – Është i padrejtë vendimi i largimit të prefektit z. Ali Laçej sepse ka qenë më i afti, më isuksesshmi nga të gjithë prefektët që kanë qenë edhe në kohën e qeverisjes demokratike. Ju si e përjetuat këtë vendim të pamotivuar? Përgjigje: Një shprehje e vjetër e pleqve tanë thotë: “Peshku i madh e ha peshkun e vogël” dhe unë isha “gjahu” i atyre që kërkonin të “peshkohesha”, pasi jam i ndryshëm nga “gjithësia e psuhtetëshme”. Pyetje: Pas jush emërohet prefekt Jetmir Shpuza, ish gazetar, “Koha Jonë”, ish drejtor në Radio – Shkodra. Jetmir Shpuza, ish mik i ngushtë i z. Majko ulet në kolltukun e prefektit në moshën 29 vjeçare, duke shkelur ligjin, (që në këtë post nuk mund të ulet asnjë person civil pa mbushur moshën 30 vjeç). Si mendoni për emërimin e pasardhësit tuaj “foshnjor”? Përgjigje: Kjo tregon se vendimet antikushtetuese e bëjnë një qeveri të jetë antikushtetuese. Pyetje: Me largimin tuaj nga posti i prefektit, me ose pa të drejtë, ju jeni larguar nga politika, apo ju kanë larguar? Përgjigje: Unë mendon se jam larguar nga partitë. Përsa i takon politikës ndjek çdo hap të saj, sepse tashmë e kam mësuar atë shprehjen që thotë: “E gjeç nga mos e pandehç”. Po e them me bindje, se me këtë lloj politike nuk do të merrem kurrë. Unë kam shpresë se jam tamam në pikën e kthesës, se politika nuk mund t’i ndryshojë shqiptarët, por shqiptarët po ndryshojnë politikën. Politika shqiptare e zymtoi realitetin shqiptar. E bëri hajdut, kriminel, kontrabandist, trafikant, fajdexhi, mashtrues. Amblikoj vetëm anët e errëta të qenies tonë. Thonë se edhe në barkun e nënës (në mitër) është shumë errësirë, por aty së paku është ngrohtë, kurse jashtë shqiptarët kanë ftohtë dhe po ikin… Pyetje: Në politikën shqiptare pozita është egërsuar shumë, me akuza dhe kundërakuza ndaj njëri – tjetrit, që s’ka peshore drejtësie që i peshon. Ju si ish politikan, si qytetar i elitës intelektuale, mund të jepni opinionin për të gjitha këto, apo s’ju intereson më politika, edhe ku ajo luhet si përbindësh në kurrizin e qytetarëve të thjeshtë e të pambrojtur. Përgjigje: E di pse ka ndodhur kjo, se në politikë qysh në kohën e demokracisë hymë nga dera e pasme, në prerjen e një katrahure debatesh pa fund ideologjike që tashmë në nivele botërore ishin zgjidhur. Gabimisht në dilemën të jetojmë më mirë, ao të pasurohemi, zgjodhëm këtë të dytën, bashkë me këtë gabim u krijua një klasë, praktik dhe moral i dyzuar që janë pjesë e kolapsit total që ne kemi sot. Zoti e ruajtë Shqipërinë dhe shqiptarët. Pyetje: Me çfarë merret akutalisht Ali Laçej? Përgjigje: Ali Laçej ka filluar të merret me lirinë dhe e administron mirë atë. Pyetje: Është bërë e modës që politikanët e “dështuar” ndërrojnë parti ose formojnë parti të reja. A ndodh kjo me z. Ali Laçej? Përgjigje: Po të ishte nga numri i partive të varej shpresa shqiptare, unë mund të formoj partinë – 0 -. Pyetje: Kur zoti Ali Laçej do të ingranohet seriozisht përsëri në politikën shqiptare? A mendoni se sot ka nevojë shoqëria jonë për njerëz të fromuar potencialisht në politikën e mirëfilltë? Përgjigje: Nuk njoh ndonjë shoqëri që të mos ketë nevojë për njerëzit e vet, në fund të fundit nocionet e kombit, shtetit, shoqërisë janë nocione që burojnë nga bashkësie e njerëzve. Një më pak, një më shumë, nuk do të dëmtonte shumë, por kur bëhen shumë Njësha do të thotë, se asgjë s’është në regull, dhe do fillojmë përsëri nga – 0 -. Më kujtohet shprehja gazetareske e viteve 90 Exorcisëm, që shqip do të thotë largimi i djallit nga shpirti i njeriut. A kujtoni se Exorcisëm ka mbaruar??? Gazetarët e harruar kanë vdekur, apo janë gjallë? Ju falenderoj z. Ali Laçej dhe kjo thënie kaq filozofike dhe mjaft aktuale në përzierjen e dhimbjes, frikës, anarkisë së popullit dhe politikës shqiptare le të jetë një apel, një këmbanë për politikanët e pandërgjegjshëm dhe kolegët e mij gazetarë, që të jenë sa më profesionistë në profesionin e tyre, objektiv drejt dritës, drejt së vërtetës. Intervistoi: Fatime Kulli
Socialistët shpallen “Mis hajdutët 2001”. Shqiptarët thërrasin: Sa ku ku, e sa medet, po opozitën çka e ka gjetë…? Dihet nga të gjithë se kudo në Botë ka Mis Bukuria, Mister Bukuria etj., por paska edhe Mister e Mis Hajduti, këtë shpikje e bënë në vitin 2001 socialistët shqiptarë, me spektaklin e KPD – së, të cilin meqenëse tani dita është e shkurtër janë ndarë në dy grupe dhe po e japin në të gijtha qytetet e Shqipërisë, ku në njërën anë është vënë ai, si dikur kur merrte çelësat e Ps – Fatos – Enver – Ramiz – Thanas – Nano, Hajduti, Mashtruesi, Shkatërruesi, Ideuesi i 97, Burgaxhiu ordiner, Vjellësi i Parave të Piramidave e Nidihmave të Levante Kjo, Kampion i Dorëheqjeve e Deshtaku i Qeverisjes, Shoku Nano, i cili gju më gju me popullin po qan hallin e vet, për t’ia faturuar Metës krizën, për të mbajtur partinë e për të formuar vetë qeverinë, e pse jo tani që është me një dorë edhe President. Në anën tjetër qëndron Grupi Anti – Nanoistë me në krye Ilir – Fashist – Mahmet – Metën. Ky i fundit pasi ia futi Majkos, i cil me të vërtetë doli Gjino e tani luan shah në Ministrin e Mbrojtjes me disa oficerë pa ushtarë, e edhe Ilir – Terr – Meta për të shpëtuar nga kriza e thellë nga vjedhjet e ministrave të tij që më së fundi u shpallën edhe hajdutë ku Mister Hajduti 2001 doli Anastas angjeli i shoqëruar nga Muçi e Baçi dhe Mis Hajdut Bukuria Bashkim – Fino – Meta tani për të shpëtuar nga vjedhja e vota nga krimi që ka përfshirë prej 4 vitesh Shqipërinë nga korrupsioni galopant. Nga trafiqet e mëdha, ku Qeveria e tij po kërkon që të hyjë në Europë me bythët e vajzave shqiptare, e të tjera bëma të Ali Babës me 20 hajdutë me Musketjerët e tij që duhet thënë se i ka zgjedhur nga më të inkriminuarit dhe ai vazhdon luftën Anti – Nano, një duel ky që është kthyer si Telenovela “Një jetë tjetër”, e përse vetëm e vetëm që sejcili grup të ketë pushtet më shumë për të vjedhë më shumë, meqenëse PS do të dalë në opozitë shumë shpejt, kohëzgjatja e së cilës në pushtet po ua dhuron vetë opozita. Sepse po të mos ishin qirinjtë kinez, batanijet turke, e gazi italian asnjë shqiptar nuk do të dilte në verë. Ndërsa për rënien ekonomike një tregtar ua tha se ekonomie ka rënë kaq shumë sa që as ata që marrin me listë nuk vinë për të blerë më. E shqiptarët kur kanë drita gajasen sa me njërin televizion në tjetrin duke ngrënë bukë e Fatos nën qirifikimin e Ilir Metës. Sa për rend s’ka nevojë të flasësh, sepse çdo shqiptar që jeton në Shqipëri tani thotë kur po më vjen radha që të më vrasin. Ndërsa për punësim s’kemi nevojë sa të kemi bingo, llotari, toto – futboll, bilardo, gomone, drogë, maska, bixhoz, raki sheqeri, kafe turke sepse për ekspres nuk ka drita e sa për të kaluar kohën nuk jemi keq. Gjatë gjithë ditës të shoqëron kudo zhurma e tymi i motorrave që e kanë kthyer Shqipërinë si Uzinën “Dinamo”. Ndërsa për të dëgjuar lajmet, për të cilat shqiptarët nuk i zë gjumi i natës është zgjidhur problemi, tani çdo shqiptar ka në xhep radio dore me bateri Toshiba. E përballë gjithë kësaj katrahure shqiptarët shfryjnë andrra natën, andrra ditën, çka na e gjet ne opozitën. Mbasi i jati ka shkon të rrëzon, e ka vjen të çan. Vasel Gilaj
Kryepolici Pjerin Ndreu shfleton dosjen e trashë të krimit, dikush pas tij mund ta mbyllë. Lumturia e njeriut fillon tek liria e tij. E treva veriore e Shqipërisë ka shumë vite që ndjen mungesën e lirisë, pra të lumturisë. Veçmas Shkodra është kthyer në një Siçili. Është bërë Gogol për tërë policët dhe përjashto Bilbil Memën, i cili si çelës të suksesit të tij kishte çiltërsinë me mediat e shkruara e vizive, të tjerët dështuan. Vrasja e kolonel Arben Zylyftarit, plagosja e Marjan Prendit, Prelë Pjetrushit, apo pushkatimi i policëve që nuk bënin kompromis me krimin e organizuar e ordiner, janë tregues të potencës kriminale. Kjo ka shpjegimet e veta, pasi për ne gazetarët e pavarur që na takon të kontaktojmë me tërë shtresat e shoqërisë që nga kryeminstri e deri tek krimineli, është vështirë të denoncojmë krimin. Kjo jo për arsyen e parë, as të pesëdhjetën, por ndoshta për të njëqindtën, se krimineli edhe nëse kapet, lirohet shumë shpejt nga gjykata. Kryepolici i veriut shqiptar Pjerin Ndreu ka disa ditë që kriminelët dhe kontigjentin e krimit e ka bërë të dridhet. Qytetarët dhe tërë forcat politike po e mbështesin plotësisht. Pra, me pak fjalë, dosja e trashë e krimit ka nisur të shfletohet. Dhe çuditërisht këtë dosje, nga të dhënat që keni ne po përpiqen ta mbyllin avoketërit, hetuesit, prokurorët e deri gjyqtarët. Pra, dosja e kriminelëve, megjithëse e mbushur plot, pas disa kalimesh dorë më dorë, mdun të dalë shterpë. Gjithsesi, duhet të jetë kujdesi i shtetit dhe dora e tij edhe në këto organe që puna e policisë të mos shkojë dëm se më pastaj një e keqe mbështet një të keqe tjetër, siç pat ngjarë para katër viteve kur policia sulmoi me armë gjykatën, duke shkelur kështu edhe kushtetutën. Njese, profesionalizmi dhe përkushtimi i policisë së veriut shqiptar këto ditë duhet përshëndetur, duhet mbështetur, qoftë edhe për faktin që policët e thjeshtë tanimë nuk i sheh lokaleve të dehur e të shoqëruar me prostituta Kurde, Ruse, Bullgare, Rumune etj. Se të jemi koshientë tregtia e mishit të bardhë dhe drogës, armëve e makinave të vjedhura deri tashti është bërë me kontributin e policisë. Në të vërtetë është një biznes tejet fitimprurës dhe dhëntë perëndia e mos ta zërë edhe këtë administratë të re që duket premtuese për të kthyer lumturinë e njerëzve, pra qetësinë e tyre. Gazeta jonë në vazhdimësi do jetë në krah të vendosjes së autoritetit të shtetit. Sokol Pepushaj
Fan. S. Noli: “Luigj Gurakuqi… njeriu i mrekullirave”. Bashkëluftëtari i përparimit, qytetërimit dhedemokratizimit të Shqipërisë, – Fan Noli, ishte njëri ndër shokët dhe miqtë më të ngushtë të Gurakuqit. Ata u takuan dhe u njohën me njëri – tjetrin për të parën herë, në Bukuresht më (1908). Fan Noli, sa po ishte “shugurue” peshkop ortodoks, dhe shkonte në Bukuresht për të dhanë meshë për bashkatdhetarët në gjuhën amëtare. Ndërsa Gurakuqi kishte shkue për të ba propagandë kombëtare dhe për të kërkuar ndihma financiare për përgatitjen e kryengritjes së madhe për pavarësinë e Atdheut, dhe çlirimin e plotë nga pushtuesit osmanë. Gjej rastin t’ju kërkoj të gjithë atyre që kërkojnë të baltojnë dy nga figurat më të ndritura të kombit, se: as Noli e aq ma tepër Gurakuqi, nuk mund të njollosen me “parullën” tashma (të dalun boje) të “gogolit” – komunist. Në qoftë se Fan Noli, shfaqi simpati për Rusinë, kjo duhet parë (në hapësirë dhe kohë), dhe në kushte dhe “klimë” të caktuara. E para: Noli, u shugurua Peshkop nga Patriarku Rus, sepse Partiarku Grek kërkonte kushte të cilat ishin në kundërshtim të plotë me moralin e një partioti të shquar si Fan Noli,. Grekët kërkonin që ortodoktsët shqiptarë të quheshin grekë dhe Noli, Peshkop po i asaj kombësie! Nuk duhet harruar se shpirti demokrat i Fan Nolit dhe Gurakuqit, nuk mund të pajtoheshin me monarkitë feudale dhe absolute të mbretërive ballkanike, çdo shqiptar me “dy pare” mend e di se Fan Noli ngriti fletoren e parë “Dielli” në Boston të SHBA (1909). Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për luftën e Shqipërisë në “Lidhjen e Kombeve” (1920), me takime të drejtpërdrejta me ish Presidentin e SHBA – Uillson. Të gjithë e dijmë se Noli shpalli “Autoqefalinë” e Kishës Ortodokse Shqiptare (1929). Nuk mund të fajësojmë Nolin, pse ndonjë “doktor” i shkencave historike ka urrejtje partiake apo fetare ndaj – Korifejve… Historiani i ndershëm duhet të mbajënë tokë “peshoren” dhe jo mllefet. Kuptohet, se edhe Gurakuqi ka ndonjë gabim, por gjithsesi, gabimet e tyre nuk mund të maten as me “metrin” as me “peshoren” e monarkut as atë të diktatorit. Siç e thamë më lart, janë vlerat e çmueshme të Fan Nolit ato që lidhën fije të pashkëputura miqësie dhe partiotizmi mes tij dhe “Kampjonit” të opozitës shqiptare – Luigj Gurakuqit. Simpatia e Nolit për Gurakuqin i zmadhon konturet e saj në vitin (1921 – 1922) dhe pikërisht kur Gurakuqi (i cili më se një vit më parë) ishte dërguar nga Qeveria shqiptare me shërbim në Itali. Ish ministri i brendshëm Ahmet Zogu kërkon ta akuzojë për shpërdorim detyre dhe abuzim. Zogu, ia dërgon Fan Nolit (në atë kohë ministër i jashtëm)për t’i dhënë shpjegime në lidhje me atë për çfarë akuzohej Gruakuqi dhe për ta vënë para përgjegjësisë. Mbas skjarimeve që Gruakuqi i bën Nolit në lidhje me akuzat që Zogu drejtonte kundër tij, Noli u bind plotësisht në ndershmërinë e Gurakuqit, dhe i sugjeroi: Pse kemi heshtë kaq kohë ndaj akuzave që janë drejtuar ndaj jush, edhe nga disa gazeta? Dhe, Gruakuqi (me shumë modesti) i përgjigjet Noit: Kur njeriu merr përsipër një detyrë shtetërore duhet të pranojë çdo privacion për ruajtjen e sekretit dhe duke qenë i bindur se e drejta herët a vonë do të dalë në shesh (Luigj Gurakuqi) jeta e vepra. P. Tako, Tiranë 1976. “Karaktei i hekurt, burrëria, bujaria dhe ndershmëria e pakundshoqe e Luigj Gurakuqit, ishte e skalitur në ndërgjegjen e çdo bashkëkohësi dhe atdhetari të vërtetë” (M.B.). Të shkruash për këtë figurë do të duheshin volume, por unë mendova të jap vetëm ndonjë pasazh të Fan Nolit për t’ju kujtuar atyre që çdo ditë vjellin “vrerë” kundër tyre (Gurakuqit e Nolit), se: Të dy janë dy “male” të pa kapërcyeshme dhe sidomos nga çalamanët. Gruakuqi ishte figurë patriotike. Ai, në rini i hyni edhe poezisë dhe në këtë linjë ka lënë modele për kohën. Do të shkëpusim vetëm një fragment nga poezia e tij më e goditur “Qëndresa”, ku ndër të tjera citon: Vetëm një qëllim i naltë të bën me durue e zemrën ta forcon. / Ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligshtue. / Mjer ai që nuk qëndron. Kjo tregon se karakteri i Gruakuqit ishte formue që në rininë e hershme. Ai që në moshë fare të njomë u shkëput nga “andrrallat” dhe filloi të shohë botën ashtu siç ishte, me të mirat dhe ligështitë e saj. “Njeriu i Mrekullive” u quajt nga bashkëkohësit sepse në çdo periudhë të jetës dhe veprimtarisë së tij rrezatoi dritë. Askush më bukur sesa Noli, nuk mund të skalitë figurën e Gurakuqit: “Vigan Liberator”. Në Qeverinë e Fan Nolit, ai drejtoi Financën (sektorin më delikat). Ai e gjeti arkën bosh, dhe nënpunësat shtatë muaj pa rrogë. Por “Vigani Liberator” edhe në këtë fushë do të shkëlqente me mendje kthjellësinë e tij. Vetëm tre muaj punë intensive u desh për të bërë “balancin” e buxhetit dhe për t’iu likuidue nënpunësve shtatë muaj rrogë të prapambetura, sepse buxheti shpërdorohej ose nuk administrohej me kopetencë, nga paraardhësit. Vallë a nuk ishte kjo një mrekulli? Gurakuqi ishte i pari që do të kundërshtonte në çdo seancë të Parlamentit, urtësinë e tepruar të ministrave dhe hierarkisë së lartë dhe shpërblimet e panevojshme të deputetëve. Sa akutal tingëllon zani i fuqishëm i Gurakuqit, kur Shteti, Parlamenti dhe Qeveria janë lidhë si “Prometeu” në ato “pranga” plot “ndryshk” dhe turp të korrupsionit. A duhet të skuqen fytyrat e ministrave dhe deputetëve kur rroga e një ministri apo deputeti asht ma e madhe se “Liqeni” i djersës së derdhun të 15 pensionistëve?!… A kishte të drejtë Noli kur e quante Gurakuqin “Njeriu i Mrekullirave”? Mark Bregu
Një vend i munguar në tempullin e letrave shqipe Dhe ky i përket shkrimtarit, poetit, përkthyesit ende të panjohur priftit Jak Zeka. Jak Zeka lindi në fshatin Baqel të Zadrimës me 13 korrik 1906. Mbas shkollimit në kolegjin papnuer më 1917 e përfundimit të studimeve të larta shugurohet si prift në vitin 1932. Krahas devocinit për punën e tij si meshtar si në Kryezi, Qelëz e më pas në Nenshatë, Hajmel, Pistull, Krajën, Kodhel, Shelqet, Naraç etj., u mor dhe me krijimtari letrare të mirëfilltë. Ndërkohë diktatura komuniste si për kolegët e tjerë të tij i rezervoi dy vjet burg në vitet 1946 – 1948, për shkak të bindjeve të tij përparimtare dhe aspak të përshtatshme me regjimin e kohës. Si bari shpirtëror i njerëzve shërbeu deri në vitin 1967, vit kur regjimi komunist nëpërmjet “popullit” mbylli të gjitha institucionet fetare. Më pas në jnë hapësirë 10 – 15 m2, në shtëpi pranë nipërve kaloi preiudhën e fundit të jetës deri sa vdiq më 3 dhjetor 1995. Por ai veç si “lajmëtar” i të vërtetave hyjnore tashmë njihet nga moria e shkrimeve që ka lënë, dëshmohet si njeri i letrave. Është autor i mbi 100 mijë vargjeve. Ka shkruar: “ Java e gjakut” (7 tragjedi në një); Lirikat dhe poemat “Andrrat e rinisë”, “Varret e zemrës”, “Frymë kushtrimi”, “Vandaku i ferrave”, “Nder mrize ilire” si dhe paroditë “Zogu i Parë, mbret i shqiptarëve”, “Kapuçat”. Deri më sot, falë kujdesit të nipit të tij Pal Keli, kaparë dritën e botimit vetëm libri poetik “Vandaku i Ferrave”. Ndihesh keq kur ke përpara gjithato vlera dhe për shkak të pamundësisë financiare mbeten ende në sirtare. Por vetëm për njohja po japim për botim një esse të tipit filozofik titulluar “Tash”. Në të ardhmen, për lexuesit e shumtë të gazetës “Shqipëria Etnike” do të japim të tjera të dhëna për shkrimtarin nga Zadrima Jak Zeka. Mark Preçi
“Tash” Sot mue më dridhet zemra në krahnuer, nën kërcënimin e dekës, pse m’a ngulë në true, se gjindem përpara nji grumbulli gjyqtarësh mizorë i rrethuem prej munduesve të panumërt, të cilët të gatshëm presin shenjën e këtyne me i sjellë me duar të palodhuna, thuprat me tanë kthuça, mbi pulpat e trupit tim, para se me më nisë në vendin e të fshimëve të qytetit. I mnderuem ngulshoj e gadi më merrte fryma e as unk jam i zoti të çfajësohem, vetëm i rrotulloj sytë për rreth tue kërkue ndihmë e mbroje por megjithëse këto i kam hapë, nuk dalloj kund gja, pse friga i ka këputë njohuritë e shqisave tëmija e ma ka çapërdinë lamshin e truve. Gjyqtarët para të cillve unë qëndroj i mnderuem prej të cillve pre çdo vendimësi për dekë, e zbatuesat e këtij vendimi të cillët gjenden përherë gati të kënaqun me i krye urdhnat e tyne kundra mehet, janë për mue pjestarët e shoqënisë njerzore. E çka asht pra kjo shoqni njezore që unë krenar e ndoshta eçentrik ngel arbitër i saj e pickoj e tue sjellë grushta mbas grushtash, përgatitë ndër farka shqitpare, e baskaroj kesh me i ba autopsinë per me i njoftë sëmundjet e saj? Unë këtë shoqni të njerzve të arsyeshëm, e mbaj kore shtazore, e kjo prej anës së vet e përplasë mbi mue mallkimin tye më dhanë dënimin e padiktuem. Kujtova se kam këndue, por vjershat e radhituna prej meje janë gjamë e disprimit, vikamë e padame namesh, ulërimë mallkimi e jehonë e pakëputme kushtrimit, mbas të cillit nuk ka me ra kush. Kot brita, kot thirra, kot qita kushtrimin e ma kot kjava, pse dy kombsat e arsyeshëm, veçmas o grumbullue në shoqni të ndryshme, kan me i përgjigjë zanit timme tallje e qeshje sarkastike un’, i asgjësuem prej vendimit të gjyqtarëve të tyne kam me pushue i dispruem në vetmi e në harresë. Kritikët e pa kriter janë zgjatë, para syve të hapun mbi mikroskope, përmbi këto vjersha, e shterngue në duar pincat e prehuna farka Ballkano – Anadollake, kanë me hulutmue nder to bakteret e celulat e infektueme, e tue rrahë me shplakë të mëdhaja koshtë e veta tulake, kan me lëshue me një za të shqyem thirrjen: Ruajuni prej këtyne shprehjeve imorale e antishoqnore, pse kte mund të mutrojsin zemrat e pastra të popullit të tij! E të kënaqun për këtë vendim kan me pritë me buzëqeshje e levdata të hjedhuna prej xasave të diplomuem nëpër rrugina të drejtorinave të arsimit. Opologjisti fetar, automoralisti i frymëzuem prej kensit, të cilin e ka sendergjue aj vetë në kundërshtim me të vërtetat ungjillore, tue ngërthye vetullat e trasha, e gjen helmin e pakenun në prëshkrimet e jetës së njëmendët, e i mësuem si asht me numru pika e presa nder shkrime të shenjta, i zgjatë gishtat me thoj të papreme e vizatë me to fjalë e thanje, tui shqiptu ngultas me autoritet që nuk ka gjashtërrokëshin gjygjsuer, e i kënaqun për ket vendim ka me çue sytë e përlotun kah qiella tue mendue, se kjo prej sërralli do të shesë bekimi të paqtueme. Femna e mbajtme me mendemadhësi kryeneçe, virgjin e infektueme me virusin e sfilizit ndër të rrokme të padame seksuale skutave, ka me shterngue ndër gishtat e zverdhtë stilografin e bukur e me ta ka me firmosë gjykimin për këto vjersha: Tepër pesimiste, shkaktojnë çrregullime në jetën e sotme shoqnore dhejanë kundra moralit popullor. E po atë stilograf “Made in Peking, China” ka me i dergue kaçurrelit Lysien një biljetë të perfumueme me kokainë per një rende – ous notet në skutën pranë Gripit në Parkun e Madh. Për rreth tryezave ovale të zbukurueme me mbuloje plasmasi për mes saksijave të vogla laracike lulesh të zbeta serrash ballkanike shtri profesorat e pa të njëmendtë kulltukë të butë nder anda shumëcopash t’Universiteteve e t’Instituteve të larta, kna me i sjellë nëpër duer tanë lesh, këto shkrime e si Rabinët e Synedrit t’Israelit kna me lshue denimin mbi to tue përsëritë me shoshojnë vikamën “e kajfasit: Ouditis blasphemin! e: ç’nevojë kemi per dëshmitarë të tjerë?, e unë i harruem prej të gjithëve, miqve e shokëve, mbas sa mundit e djerset, do t’i shtrohem vendimit të tyne, pse rrogat e majme u hapën ktyne tager dhe të drejtën mbi gjithçka, e sherbimet e bame të mdhajve janë tituj akademika të mjaftueshëm me i vue mbi tjerët. Fjala e tyne është hyjnore, vendimi i tyne asht i padiktim, e këta ba zeusa bumbulluesa qëndrojnë fatlum tui da gjygje tui pre vendime nder shkulme të reve të prarueme prej rrezeve të Apollit mbi kreshta t’Olimpit shqiptar, e ofshe për të mjerët, po ba me ju mbush mendja me i flakrue rrfenat e veta ditunore mbi krenat e atyne, që nuk u bindën urdhnave e vendimeve politiko – shkencore.
***
Nën hijen e skelave të nalta, mbulue prej pluhnave të çimentos e të tullave, punëtorët e zheluem, tëpikalosun ndër flakë e vetulla me sterpika gelqere, ndigjojnë me vëmendje spjeguesat e vjershave të pandijme ndonjë herë… e u bajnë me ditë se detyra e tyre asht me bajtë gurë e llaç: per ne daçin me i ngulë dhambët në ndonjë koje buket për vete e fëmijët e tyne.
***
Këta grumbuj të rrasun njerzish, intelektualë e malokë, janë gjygjtarët e veprave të mija,… të nxjerrun prej shkollave o të diplomuem prej profesorave pa diplomë, janë zbatuesat e vendimeve, që gjygjtarët kanë lëshue, e atëherë unë do t’i qëndroj i patronditun e guximtar me i dalë zot vedit?
***
Por kush jam unë, që tui shkelë mbi botëkuptimin e krejt shoqnisë së tashme e të kalueme shqiptare guxoj me dalëkirurg, e kapë shoqninë per krahut e shqyej per dhuni nën thika të mprehta në tyrsen kirurgjike me i ba operacion, pe me i hjekë mullajt e qelbit e që nuk e lanë me marrë frymë? Jam lajmëtar i pandigjuem i të vërtetave hyjnore jam thirrësi me za të shkyem i drejtësisë, jam gjamtari i therorve të kushtuem prej fuqisë së të mdhejve e për më tepër e kam shpallë vedin mjek kirurg të sëmundjeve morale, të cillat e kanë infektue, ma tepër se kurr, këtë shoqni njerzore, e pa u topitë e pa neveritje mundohem me hjekë llomin e qelbsinen që kan mbulue dhen. Por tui shtrydhë këto mullaj qelbsinet a me njollosi qelbi tyne mue? Tue iba shoqnisë njerzore operacione të flliqta, nder pjesë të infektueme, a u infektova unë? Tui i vue balsamin sherues a mu zhyen mue? Jo. E vërteta nuk asht dhunë! lakuriqësia nuk asht imorale! njimendes nuk asht poshtenim!, por njerzit e pa kulturë të njëmendet janë imoralë të mbuluem me dhuni e të poshtër, ku nder këto shofin vetëm kënaqen shtazarakë e shfrimin e nepseve të veta. Mjeku specialist i sëmundjeve venerjane, para se të vërtetohet në se varra asht e shkaktueme nga spiroketa palida o nga gonokoket domemos, do ti hapë sytë e do ti shtijë gishtat në plagë, e për këtë kërkuej nuk i shkon mendja me e quejt mjekun imoral e të dhanun mbas veprave shtazarake me i vikatë botës t ëruhet prej tij. E pse atëherë mue vargu qesharak i pedantëve e i pseudoletrarëve do të më thërrasin pershkruesi i shtyem i imoralitetit, mbasi unë me përshkrimet e mija zbulova sëmundjet imorale të shoqnisë njerzore e ja qita në dritë e në diell varrët e shpirtrave të këtij kensit, që mbahet shpirt e asht shtasë, mbahet i bukur dhe asht i përçudun, mbahet i shëndoshë dhe asht i mbuluem me mullaj dhe dregca? Unë krenin e njeriut e mallkova dhe mallkimi im asht i vetmi barë që e shëron ma sëmiri. Posë mizorisë së tij, bërtita në kupë të qiellit që të merreshim vesht njerzit e drejtë e të ruheshin e kjo britmë asht karantinë e domosdoshme me ruejtë pjestë e shëndoshta të shoqnisë. Zbulova nepsin e qita në shesh ndyesinën shpirtnore, të këndueme prej kangtarëve shtazarakë, si dahuni natyret, e me tallje sarkastike lëvdata therëse i vueme gazin, e këto tallje dhe ky gaz janë i vetmi mjet, që mund ti frenojë prrjet e njeriut shtasë.
***
Vallë tash kanga e qokthit, vaji i qyqes, vallet e bylbylave, gungatjet e pëllumbave e krrokjet e korbave bashkë me gurgullimën e gurrave e fishkullimet e erës janë monotone? Kanë thanë të vjetrit se vetëm gomari nuk i shijon vallet e natyrës, vetëm veshët e tij, megjithse të gjatë, nuk i ndijnë tingujt e kangëve të shpendëve as jehonet e rrjedhave të përrenjve. E po atëherë çka mund të bajnë njerzit, që edhe ky të hijnënë varg me të tjerët? A mund t’ja ndërrojnë vallë natyrën e me ba që edhe ky ti ngreho veshët sa herë të jehojnë ndonjë tingull sado i largët; e gomari të përkundë kokën në shenjë pëlqimi me veshë të ngrehun tui, shiju kangët e vallet?
***
Heu poshtërsi njerzore? I verbti bërtet se të gjithë kan verbue e se shofin dritën e diellit; shkjepani tue perdredhë ma tepër shan shokë që ecin drejt; i fëlliqtë mbyll hundët e bërtet se e qelbën të tjerët e nuk e shef veden ba shtrekt tanë trupi; kangtari me një za kakofonik gervallet tue përbuzë zanat e tjerve, pa kujtue se me zanin e vet, në mos tash sado vonë bahet gazi i shoqnisë, pse e vërteta, e mira e bukura megjithëse të salvueme e të nëpërkambuna e çilin vetë udhën e dikur do të vehen në krye të vendit. Por unë pse i ve këto shënime? Ç’më duhet mue shoqnija e sotme shqitpare e shitme të huejve, shtrue nën thuper të fuqishmit… Jo e per njimend jo. E çpalla vedin gjygjtar të paanshëmn per shoqninë njerzore që kje, asht e ka për të kenë. E kjo botë shqitpare gjysmake e qesharake nuk ka me pas tjetër përgjigje prej mejet vetëm këto gjashtë fjalë: Honi soit qui mal y pense dhe betohem se nuk kam me shkrue ma, veç kam me u strukë në një qoshe i vetmuem tue u tallë e u zgerdhi për vepra të saja. Vjeshtë e parë 1967 Jak Zekaj
Satira politiko shoqërore Nga: Prelë Milani Ku i marrin milionat buxhetorët?? Me rrogë shteti as nji shqiptar as deputetët shefat e drejtorët s’mbajnë dashnore, benx as celulare ku pra, i marrin milionat buxhetorët?
Vajtimi i një socialisti Një socialist fakir te ura e thive i pa punë me gjithë grua falet e u lutet perëndive Nanon e Metën me i pajtua
Rrin e vajton në terr pa drita per Nanon e Metën që ckrrojnë dhjamtë ata luftojnë në mejdan për karrika ky qanë kalorsit se u varen kamtë
Ju po silleni si pashallarë por ne ju kemi dritë në sy edhe në vdeksha tuj hanger barë votoj për ju me grue e kojshi
Vajton duelin Nano – Meta i tymosur nga bishtuku e pisha le të mbytem në gropa e puseta veç mos u ndani si Pollo e Berisha.
Krishti mallkon gjelin e detit. Doli n’pazar Jezuj i Nezaretit e kur i thanë 50 mijë ban gjeli i çoj fjalë Muhametit mallku kjoftë gjeli si derri.
Krishti e Muhameti tek tregu fshatar u takuan, në konsensus ranë derisa të keni të tillë tregtarë mos festoni pashkë as bajram.
Edhe Juda le ta mallkojë lopën tallen tregtarët me profetët e mëdhej, shqiptarët do i rjepim e s’çajmë kokën gjithmonë për lakra do u shesim kërcej.
Kartolinë për Dritëro Agollin Liriku ynë më i fuqishëm i tokës shpatë e satirës shgjetë e poezisë bandill fustanesh, apostull i gotës Omer Kajami i Shqipërisë.
E skalitë poezinë n’shkëmb, n’gur, n’kartë e torre e qendisë si jelek nusnie impuls i zemrave, poet zemër zjarrtë s’u dehe prej veprave por prej rakije.
PPSH – së, ti ja fale dashurinë edhe ajo të pati jaran mbi jarana kur vdiq e ama i dashurove të binë u dashurove me PS – në si Nano e Xhoana
Të deshi PS – ja se ishe burrë me dije shumë këshilla i dhe nga balli i oxhakut të la pa mandat, hiç s’i pat hije ja drodhi jaranesha lozonjare plakut.
Politika vazhdimisht dredh bisht ktë e din plaku i krrusur nga vitet jetë të gjatë o poeti antikonformist o bujkrob i letrave i pa plakur si shqipet.
Naimi rrejti me shkrim Në mesin tuaj kam qëndruar e jam duke u përvëluar ti jetove e vdiqe në mërgim pse rrejte me shkrim o Naim.
Ku është balta si mjalta Ku është balta si mjaltë në Shqipëri Çajupi pat thanë iku edhe vetë nga kjo baltë Shqipërinë veçp ë rnji lugë mjaltë po ikun të gjithë e n’baltë e lanë.
Shqipëria nuk ka gur të randë Guri i randë peshon në vend të vet kështu na mëson filozofi popull Shqipëria pa gurë ka mbetë nga Vermoshi në dropull.
Mallkue kjosh mercedes Kjosh mallkue o benz mercedes si nuk më shkele me goma mbi krahnor ti benz m’i more mendt e kresë hej naivitet, naivitet femëror shoferi yt më doli i pabesë e pëfundova prostitutë në semafor.
Kur e pyetën Berishën A do ta rrëzojë Nano Metën Berisha u përgjigj, po, pa dyshim djalli e ka të helmuar shigjetën ai rrëzoi mua që jam 100 herë ma trim.
Minifundi i shefes Një xhaxha në ministri ishte tretë ishte hutue kur pa shefen përball tij gjer në rrëzë kofshët zbulue.
Ju prish plakut terezia syzet nga xhepi ka nxjerrë ndoshta iu kujtue rinia filloi të shifte thellë e më thellë.
Ç’ke xhaxha, pse u hutove mos e prish bacë terezinë për çfarë erdhe ti harrove ec e merr nesër fotografinë.
Sali Berisha i urren gratë Thonë se Saliu i urren gratë prandaj mallkon e s’thotë uratë as një herë gjuha i pret gjithmonë shpatë nga goja nxjerr piper jo sheqer.
Sala me fillimin e ri e ka ndryshue shumë oratorinë mos ra si Tosi në dashuri mos e len në opozitë Lirinë Nano në dashuri është gjahtar i vjetër Vijon rrëfimi në numrin tjetër!
Kush na “mallkon” me fjalët “T’u dhashtë ika” Dikur shqiptarët për të mallkuar një familje apo fshat, i thojshin “T’u dhashtë ika”, pra të lësh vendin tënd pa asnjë shpresë për t’u kthyer shpejt apo kurrë më… Gjithsesi këto largime dikur ishin të detyruara në raste fatkeqësishë natyrore apo luftërash me pushtues të ndryshëm, ndërsa sot nuk qëndrojnë as njëra e as tjetra, megjithatë për shumë malësorë e shqiptarë largimi me çdo çmim nga atdheu i tyre është e vetmja rrugë për të mbijetuar në kushtet e një klime ferrë, që ka shkaktuar qeverisja socialiste e ardhur në pushtet si baballarët e tyre komunistë pas vitit të zi 1997. E këtë fat të zi më së shumti e kanë pasur banorët e Malësisë së Madhe, si treva më antikomuniste e krejt shqiptarisë… E një ndër këto është i riu demokrat Vangjel Mirash Shyti i lindur në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe më 29 janar 1981, i cili rridhte nga një familje me tradita të hershme antikomuniste, e për të cilat kjo familje është persekutuar si rradhë kush, duke i burgosur babain Mirash Shytin, por edhe duke u mohuar punësim e shkollim gjatë gjysëm shekulli të komunizmit të E. Hoxhës. Gjithsesi çdo gjë ka një fund, e ky fund u duk se i erdhi komunizmit në vitin 1991 e mbrapa. Lindja e pluralizmit e krijimi i Partisë Demokratike ngrohu zemrat e familjes Shyti. E kjo familje e përkrahu pa rrezerva PD e alternativat e saj, madje shpejt kjo familje pas ardhjes në pushtet të forcave demokratike pas vitit 1992 u ingranuan e punësuan. Por për fat të keq ky fllad lirie u shua në vitin e zi 1997 kur komunisto – socialistët me armë në dorë shembën shtetin e shpresave e ëndrrave të shqiptarëve, duke ardhur në pushtet siç dinë të vijnë vetëm komunistët. Natyrisht pas kësaj demokratët nuk qëndruan duarkryq, ata me mjetet demokratike preotestuan e u munduan të mbrojnë shtetin e lirisë. Një ndër këta demokratë të rinj ishte edhe anëtari i Forumit rinor të P. Demokratike zoti Vangjel Shyti, i cili në vitin 1997 ishte student në shkollën teknologjike Shkodër e ku u dallua si organizator e pjesmarrës i disa mitingjeve e demostratave, por kulmi i aktivitetit të tij ishte viti 1998, ku edhe bie në sy të Policisë sekrete të Qeverisë socialiste. Disa herë këtë të ri Demokrat (tashmë i pranuar edhe në radhët e PD) e kapin në mitingjet kundër qeverisë e shtetit socialist duke e dërguar në dhomat e praburgimit,ku e rrahin e torturojnë madje i thonë troç ose hiç dorë nga organizimi e pjesmarrja në protestat kundër qeverisë, ose do të përfundosh i vdekur në një gropë si shumë shokë të tjerë demokratë. Gjithsesi disa herë persona të panjohur kanë tentuar ta eleminojnë fizikisht, por zoti desh dhe e shpëtonte. Por edhe pas këtyre ky i ri demokrat nuk hoqi dorë nga bindjet e tij antikomuniste, ai vazhdoi të jetë aktiv në mitingje e protesta, në Shkodër, Tiranë e kudo, si dhe mbronte me shpirt alternativat e PD – së. Ndërsa policia sekrete e shtetit vazhdonte ta kërcënonte herë hapët e here me telefonata e letra anonime, deri sa me datën 17 qershor 2000, natën kur po kthehej nga Shkodra ku kishte shtruar të vëllanë në spital të sëmurë, shpëtoi vetëm me mrekullinë e Zotit, pasi patrulla e Policisë i ndalon dhe shikon se këtu ishte edhe demokrati Vangjel Shyti, u thotë mirë kaloni. Dhe pasi makina ecën pak metra një breshëri zjarri përshkon tërë makinën që udhëtonte Vangjeli me dy shokët e tij, Vangjeli shpëton, ndërsa dy shokët e tij plagosen, e policët duke i kujtuar të vdekur bërtasin në histeri kështu do ta pësojnë gjithë demokratët si Vangjeli me shokë. Por pas kësaj Vangjelit iu desh të qëndrojë i fshehur për disa kohë, deri sa një ditë korriku 2000 u largua nga Shqipëria që e deshi aq shumë, por vetëmkështu mundi t’i shpëtonte vdekjes së sigurtë që i kishin caktuar komunistët e rinj, ku nuk duhet të harrohet se këtë fat të zi kurbeti ishin detyruar ta kenë edhe vëllai i tij me nuse Nikolini e deri motrat… Deri kur Shqipëria kështu… Gëzim Zeka
Hije që ndjekin demokratin Nikolin Gjuraj Në Shqipëri nuk mjafton të jesh njeri, nuk mjafton të aspirosh për liri e të drejta njerëzore. Duhet të jesh komunist ta kesh jetën të qetë. Kështu tash pesë vjetë janë vrarë afro 4000 shqiptarë si rrejedhojë e menaxhimit të mbrapshtë të politikës. Një ndër të shumtët raste që denoncon dhunën diktatoriale mbi njeriun e pafajshëm është demokrati Nikolin Gjuraj, i datëlindjes 09. 02. 1965. Hijet e hakmarrjes politike, hafijet e sigurimit të shtetit e kishin ndjekur që në fëmijëri këtë shqiptar të mir, pasi të parët e tijishin armiq të pushtetit popullor të Enver Hoxhës. Duke qenë se demokrati Gjuraj kish marrë pjesë edhe në rrëzimin e busteve të Stalinit dhe Enver Hoxhës pikërisht më 14 janar dhe 13 dhjetor 1990, duke qenë se në tërë protestat e opozitës kish rënë në sy të komunistëve, u vu edhe në shënjestër të tyre. Atij disa herë iu dhunua liria dukee rrahur përdhunueshëm. Në zgjedhjet e pushtetit lokal të 1 tetorit 2000, sipas një dokumenti të deputetit Astrit Bushati, atëherë ish kryetari i PD – së për Shkodrën, Nikolin Gjuraj është zgjedhur si Anëtar i Komitetit për Zgjedhjet Lokale në Shkodër. Atë ditë pasi përfundoi votimi, vijon dokumenti, vazhdoi numërimi i kutive. Ishin 4 kuti. Gjatë numërimit Nikolini kishte vënë re se ishin vendosur edhe dy kuti më tepër në favor të partisë socialiste. Në atë moment dikush nga pas i ka vënë pistoletën tek koka duke e detyruar të hypte në makinë. E kanë marrë me vete dhe diku në periferi të qytetit të Shkodrës e kanë rrahur për vdekje. Të nesërmen, pra me 2 tetor 2000 hakmarrja politike ka shënuar një turp tjetër. Demokratit Nikolin Gjuraj i është djegur shtëpia. Që atë ditë e deri më sot fati i tij nuk dihet. Nëse ky fat nuk dihet, diçka është e qartë. Komunistët e kërkojnë, ndoshta edhe ta vrasin, për të vetmin “faj” se është demokrat. Zog Hysenaj
Arroganca e shtetit! Pushtetarët e rinj të instaluar në pushtet me grykën e armëve shtojnë ndjekjen dhe represionin kundër gjithë atyre që mendojnë ndryshe ose vinë nga shtresat e të persekutuarve. Kështu i ka ndodhur 37 – vjeçarit nga fshati Gradiskie – Lohe i komunës së Shkrelit, Ferit Dervish Dani i datëlindjes 1963. I njohur i Partisë Demokratike dhe aktivist i vendosur në mbrojtjen e vlerave të demokracisë, pas viteve ‘92 arrin të veshë uniformën e ruajtësit të rendit në komisariatin e policisë së Koplikut ku në vazhdmësi dallohet për korrektësi dhe disiplinën e shtuar në kryerjen e detyrës. Të kënaqur nga puna e policit, drejtuesit e komisariatit e kalojnë në sektorin e vështirë të grupeve të gatshme në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike nga Vraka deri në zonat më të thella të rrethit të Malësisë së Madhe. Pas viti 1997, kurnë pushtet rikthehen dhunshëm ish – komunistët fillojnë edhe shqetësimet serioze për Ferit Dervish Danin, të cilit për veçse vitet e persekucionit komunist i shtohen edhe ndjekja dhe survejimi i shikasve të rinjdhe emisarët e gjithfarë lloj forcave speciale që si detyrë parësore duket se kishin marrë spastrimin e rradhëve të policisë nga të gjithë njerëzit e ndershëm dhe të përkushtuar në vendosjen e rendit dhe në luftën me trafiqet e paligjshme, kontrabandën e krimin e organizuar. Dhe rasti iu ka ardhur pikërisht më 28 Gusht të vitit 2000 kur polici i grupit të gatshëm me mikrobuzin e policisë Ferit Dani bllokon një maune me cigare kontrabandë në rrugën nacionale Koplik – Shkodër. Qëndrimi shumë i vendosur dhe në mbrojtje të ligjit që përfundoi me sekuestrimin e mallit kontrabandë ikushtoi shumë shtrenjtë Feritit, kundër të cilit nga njerëz shumë të fuqishëm të veshur me pushtet filluan telefonatat deri në kërcënim për zhdukje fizike. I gjendur në kushte të tilla, në një dhunë të jashtëzakonshme fizike dhe psikologjike, Ferit Dervish Dani së bashku me gruan e dy vajzat e mitura detyrohet të kaptojë detin me skafet e vdekjes dhe të fillojë jetën mundimshme të mërgimit. Në vendlindjen e tij ka shitur gjithçka dhe si pasojë e survejimit dhe kërcënimeve që kanë vazhduar edhe më pas edhe tek pjestarët e tjerë të familjes, Ferit Dani e ka të pamundur kthimin në vendlindjen e tij. Ky është fati i keq i mijëra shqiptarëve në fillimshekullin e ri, kur së bashku me neokomunistët është instaluar dhunshëm diktatura 50 – vjeçare dhe arroganca e shtetit ndjehet gjithkund. K. Kopliku
Serbët kërkojnë ta vrasin! Ka lindur më 15. 11. 1966 në fshatin Vranie të rajonit të Zetës në komunën e Podgoricës. Quhet Mërgim Riza Lujkoviç. Fati i tij i keq nisi bashkë me fillimin e shpërbërjes së Ish – Jugosllavisë. Ishte viti 1992 kur barbarët vrasës të Serbisë e thirrën për t’u rreshtuar në armatën serben luftën kundër Kroacisë e Bosnje – Hercegovinës. Ai nuk pranon dhe fshihet për disa vjet në fshatrat e Dinoshës, Hotit e Flakës. Kështu deri me fitoren, e Partisë Demokrate Socialiste të udhëhequr nga Millo Gjukanoviç,kur për pakicat kombëtare situata u keqësua edhe më tej. Në fshatin Vranie ku 90 % e përbëjnë serbo – malazezët dhe vetëm 10 % shqiptarët, shtetarët e rinj shtuan fyerjet, sharjet e diskriminimin sistematik kundër tyre. Duke ndjekur politikën e spastrimit etnik dhe gjenocidit kundër shqiptarëve familja e Riza Lujkoviç dërgohet përdhunshëm në fshatin Deçan për të luftuar kundër kosovarëve. Me fillimin e luftës për çlirmin e Kosovës nga okupatorët serbë, familja e Mërgimit në 97 – ën largohet nga Deçani dhe jeton e fshehur në zonën e Hotit dhe lagjen Flakë të komunës së Koplikut në rrethin e Malësisë së Madhe. Në muajin Tetor të vitit 2000 serbët i plagosin djalin e axhës Esat Lujkoviç në derën e shtëpisë së tij në Vranie. Një vit më pas në Tetor 2001, qëndrimi i familjes së tij nën represionin e shtuar serb u bë thuajse i pamundur. Frika e gjakut dhe ndjekja nga forcat e armatosura serbe detyruan Mërgimin dhe djemtë e axhës së tij të largohen përfundimisht nga vendlindja. Por gjakatarët serbë nuk reshtin së kërkuari dhe në shenjë hakmarrjeje më 10 Prill 2001 i vrasin babën Riza Lujkoviç në derën e shtëpisë së tij dhe tentuan t’i marrin peng gruan dhe nënën e 2 fëmijët të cilët pas disa ditësh fshehurazi ikën tek njerëzit e tyre në Flakë ku banojnë edhe sot. Nga ndjekja e kriminelit famëkeq nga Zeta Simo Radoviq, Mërgimi dhe familja e tij e kanë të pamundur kthimin në vendlindjen e tyre në Vranie të komunës së Podgoricës në Malin e Zi. Ndërsa ka shitur gjithçka ka patur në Vranie, shtëpia i është marrë peng nga krimineli i zi Radoviq, i njohur veçanërisht për egërsinë kundër muslimanëve. Serbët nuk do t’ia falin kurrë shmangien nga detyrimi për të luftuar kundër kroatëve dhe boshnjakëve, dhe me çfarëdo çmimi kërkojnë kokën Mërgimit, i cili ndoshta kurrë më nuk do ta shohë vendlindjen e tij të shtrenjtë. Ky është fati tragjik i shqiptarëve të ndarë nëpër botë si zogjtë e korbit. Shteti amë duket se nuk ka as forcën dhe as dëshirën për t’u rikthyer dinjitetin e humbur! Artan Shkreli
Gjakmarrja! Quhet Eduart Kurt Taflaj. Ka lindur më 20 Gusht 1981 në krahinën e Koshares dhe e ka të pamundur kthimin e tij në Kosovën e dashur. E pra s’ka kurrfarë faji, veçse është i detyruar t’u nënshtrohet ligjeve të tmerrshme të kanunit të maleve që nxjerr krye dhe bëhet i plotfuqishëm aty ku mungon ligji e nuk ndihet forca e shtetit. Gjakmarrja – kjo plagë e llahtarshme që sa vjen e maiset po gërryen pa mëshirë trojet shqiptare, është rikthyer frikshëm në vitet e pasluftës edhe në rajonin e Kosovës. Një grindje e momentit e ndodhur në Koshare në mesin e viteve 1997 – 98, ka përfunduar tepër tragjikisht. Në përleshje e sipër ka mbetur i vrarë një mashkull i fisit Sylaj, dhe vrasësi ka qenë pikërisht Kurt Taflaj, babai i Eduartit, një burrë tepër i respektuar, shumë atdhetar dhe organizator i çetës së Koshares e cila gjatë viteve të luftës për lirinë e Kosovës shkroi një faqe të lavdishme trimërie dhe heroizmi në luftë me bishën gjakatare serbe. Më pas, në një prej betejave të përgjakshme gjaët luftës çlirimtare në zonën e Rrafshit të Dukagjinit bie në fushën e nderit prijësi i trimave të Koshares Kurt Taflaj. Por burrat e fisit Sylaj, edhe pse e dijnë se Kurti u vra nga kriminelët serbë në luftë për çlirimin e Kosovës, përsëri nuk pranuan ta mbyllin plagën e hapur, dhe për ta çuar nderin në vend kërkojnë me çdo çmim kokën e djalit të vetëm të Kurtit, Eduartit, i cili e ka të pamundur kthimin në vendlindjen e tij. Nëna dhe motra e vetme janë të dënuara të shtyjnë ditët të vetmuara dhe me frikën e lajmit të keq për tragjedinë që mund të ndodhë nga çasti në çast. Ato, nga dritaret e kullës së ngujimit lagin me lotët e dhimbjes së thellë fotografinë e Eduartit që buzëqesh e vështron me pafajësinë e moshës… Edhe ai, diku larg në kurbet digjet prej mallit të pashuar e dëshirës së zjarrtë që të shtrëngojë në kraharorin e tij nënën e dashur dhe motrën e tij të vetme e të puthë me afsh gurët e Koshares… por… burrat e fisit Sylaj rrinë me gishtin në këmbëën e maliherit epresin me ankth e dëshirën e shtuar, t’ja shohin veçse pak dritën e syrit! E pra Eduarti nuk ka kurrfarë faji, por kështu është shkruar në nenet e kanunit që është ulur këmbëkryq e po bën ligjin gjithkund ku jetojnë shqiptarët, veçanërisht aty ku nuk ndihet forca e shtetit. Eduarti jeton me frikën e gjakmarrjes dhe ikja e tij është pakthim ashtu si edhe e mijëra të tjerëve nga trojet shqiptare. Plaga është e hapur e tragjedia mund të ndodhë në çdo moment. Ky është fati i shqiptarëve në fillimshekullin e ri! Kreshnik Kopliku
Demokratët diferencohen politikisht Kujtim Ali Mehmetaj në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri dha kontribut në shembjen e diktaturës komuniste. Pas ardhjes në pushtet të partisë demokratike ai shërbeu si polic. Por revolucioni bolsheviko – komunist i vitit 1997, kur komunistët uzurpuan shtetin, sollën tek ky demokrat ndjenjën e hakmarrjes. Ai, si shumë policë të tjerë dorëzoi armatimin dhe kërkoi lirimin, pasi nuk pranoi të luftonte kundër popullit siç ngjau në Vlorë, Lushnjë, Fier, etj. Por klika komuniste e akuzoi padrejtësisht. Ne kemi në dorë akuzën e çështjes penale 25 ku rëndon vepra penale e shpërdorimit të detyrës, e moszbatimit të urdhërave dhe mosdorëzimit të armatimit parashikuar nga neni 70 / 1. 46 i K. P. Ushtarak. Kjo akuzë mban datën 07. 11. 1999, por edhe një tjetër para saj, më 1998 ish ngritur për të shkuar tek banditizmi i shtetit ku më vonë demokratin në fjalë e rrahën, e kërcënuan për vrasje bandat me maska. Pra, kur ky shtet nuk gjen rrugë të futë në burg, të nxjerr kapuçzinjtë me prapavijë politike të të eleminojnë. Në kushte të tilla demokrati Kujtim Mehmetaj ka shumë kohë që ose jeton i fshehur, ose ka marrë udhët pa udhë të perëndimit, pasi jeta e tij është e rrezikuar seriozisht. Albert Vataj
Përse largohen shqiptarët nga Shqipëria? Familja Tahiri është një familje e vjetër qytetare shkodrane dhe me tradita atdhetare dhe antikomuniste. Qysh herët kur në Shqipëri mbizotëronte sistemi komunist, kjo famlije ka marrë inisiativa duke marrë pjesë në shumë demostrime dhe kryengritje kundër komunizmit. Plaku i shtëpisë z. Xhemal Tahiri ka marrë pjesë në kryengritjen e Postrribës me z. Jup Kazazin. Më vonë ka vazhduar veprimtarinë e tij me agjitacion e propagandë kundër regjimit komunist. Për pasojë në vitin 1958 u arrestua nga forcat komuniste dhe iu hoq e drejta e lirisë të cilën e vuajti deri në vitin 1975. Mbas kësaj kohe menjëherë u internua së bashku me pjestarët e tjerë të familjes në fshatin Levan të Fierit nga viti 1975 deri në vitin 1980. Në këtë periudhë u sekuestruan gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme, dhe ju mohuan të gjitha të drejtat njerëzore, edhe më elementare të jetës. Me ardhjen e demokracisë z. Kadri Tahiri si trashëgimtar i kësaj familje së bashku me fëmijët e tij Agimin, Meritën e Fationin dhe bashkëshorten Hiqmeten kanë marrë pjesë në çdo meting dhe demostratë antikomuniste si me 14 Janar të vitit 1990 në demostratën e parë shqiptare në Shkodër për rrëzimin e bustit të diktatorit Stalin, më 16 Qershor 1990 në demostratën antikomuniste të organizuar nga antikomunistët shkodranë sepse në këtë ditë vritet në kufi i riu Pëllumb Pëllumbi dhe kjo ditë njihet si dita e vrasjeve në kufi. Përsëri me 13 Dhjetor 1990 ku u rrëzue edhe busti i diktatorit të famshëm Enver Hoxha, kjo familje nuk mungoi në pjesmarrje por fuqishëm triumfoi kundra komunizmit. Në demostrimin mbarë popullor të qytetit të Shkodrës me rastin e 2 Prillit të vitit 1992, kjo familje mori pjesë fuqishëm. Z. Kadri më parë ishte ndaluar nga organet e rendit publik dhe prokuroria e rrethit për pjesmarrje në demostratat e vitit 1990 në rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Me dt. 25 Dhjetor të vitit 1991 z. Kadri Tahiri së bashku me djalin e tij Agimin u plagosën në rrugë në kryqëzimin e Milotit nga sampistët sepse ato nuk pranuan ndërhyrjen e sampistëve me dhunë dhe me shprehjet më imorale për të marrë disa pasagjerë në makinën e tyre, mbasi u larguan disa metra për në punën e tyre, sampistët qëlluan mbi to duke i plagosur. Kuptohet se ndërhyrja ishte e qëllimshme. Mbas kësaj ngjarjeje kjo familje menjëherë merr rrugën e emigrimit për në vende të ndryshme të Evropës. Kështu z. Kadri së bashku me gruan e tij Hiqmete, me vajzën Merita dhe me djalin Fation emigrojnë për në Turqi ku qëndruan rreth 6 muaj deri në Qershor të vitit 1992, kurse djali tjetër Agimi emigron në Greqi. Menjëherë sapo kthehet edhe djali i vogël Fationi nga Turqia emigron për në Greqi, kurse z. Kadri së bashku me gruan Hiqmete dhe vajzën Merita qëndruan në qytetin e tyre të lindjes Shkodër. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, z. Merita u bë anëtare e forumit rinor të shoqatës së të persekutuarve politikë dhe më pas filloi studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të qytetit Shkodër për cikël të ulët. Mbas trazirave të vitit 1997, përsëri kjo familje u gjurmua nga persona të paidentifikuar herë pas here. Z. Merita e përndjekin për ta izoluar duke e kërcënuar shpesh herë. Për këto arsye edhe z. Merita ashtu si dy vëllezërit e saj Agimi e Fationi, u largua nga Shqipëria. Dy vëllezërit e saj ndodheshin në Greqi me qëndrim të përkohshëm dhe ilegal, kurse z. Merita emigron në SHBA, aty ku më përpara kishin emigruar edhe njerëzit më të afërt të familjes saj, para dhe pas hyrjes së demokracisë në Shqipëri, si djali i axhës së saj Gëzim Tahiri dhe motra e tij Flutura Tahiri e më vonë edhe prindërit e tyre Isa e Hyrije Tahiri, kurse djali tjetër i tyre Edmir Tahiri ndodhej në Danimarkë. Mbas në qëndrimi të përkohshëm në emigrim kthehet Agimi e Fationi nga Greqia dhe Edmiri nga Danimarka për në vendlindjen e tyre të zemrës ku kishin menduar të sjellin jetën e tyre të re për një të ardhme të re; e përsëri pa zgjatur shumë kohë, përgjime nga forca të paidentifikuara. Kështu për pasojë me dt. 27. 12. 2001, z. Fation Tahiri së bashku me djalin e axhës së tij, z. Edmir Tahirin rreth orës 20. 45 minuta të kësaj date duke ardhur në shtëpinë e tyre me një motor tip Honda, 50 kubikë po përgjoheshin nga një automjet tip fuoristradë me pesona të paidentifikuar brenda dhe këto mbasi i qorrojnë sytë me dritat e gjata të automjetit të tyre, goditen me automjet duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të z. Fation Tahiri dhe Edmir Tahirit. Për fatkeqësi këtyre dy familjeve nuk iu dha asnjë përgjigje për fatkeqësinë e ndodhur por vetëm kaq. Përgjigja më njerëzore u dha nga të gjithë të afërmit e kësaj familjeje, shokë, miq e dashamirës, e shumë e shumë të panjohur të tjerë duke iu shprehur ngushëllimet më të përzemërta dhe duke shprehur respektin e tyre, duke e ndarë dhimbjen së bashku, për këtë fatkeqësi të pazakonshme që i ra këtyre dy familjeve. Të ndodhur para këtyre fatkeqësive, dhe përgjimeve të pa zakonshme ashtu si dhe në kohën e regjimit komunist, pjestarët e këtyre familjeve kanë preferuar të lëshojnë vendin e tyre Shqipërinë për të emigruar ku jeta e tyre është e garantuar, aty ku njihen të drejtat e njeriut, dhe ku zotëron demokracia, ashtu si vëllai i tyre Isaja me gruan Hyrijen, djalin Gëzimin dhe vajzën Fluturën të cilët so ndodhen në SHBA dhe humbën djalin e tyre dhe humbën djalin e tyre Edmirin. Me shumë dhimbje dhe keqardhje pyesim: a duhet të ndodhin kështu që shqiptarët të lënë Shqipërinë për liri të plotë e për një jetë të lirë? Nga: Sokol Pepushaj
Pse i ndërpreu pushimet studenti Fisnik Shpuza? Midis mijëra emigrantëve që kishin ardhur në Shqipëri për të kremtuar festat e fundvitit ishte edhe studenti Fisnik Shpuza, i cili studjon në Atlanta (Shteti Georgia) në SHBA. Kishte kaluar disa ditë mes shokëve dhe pjestarëve të familjes në qytetin e Shkodrës dhe kishte vendosur që festën e ndërrimit të viteve ta kalonte në Tiranë pranë motrës, së bashku me kushëririn e tij Sokolin. Në mesnatën e ndërrimit të viteve, të rinjtë dolën për t’u argëtuar në Sheshin “Skënderbej”, ku jepej një program i pasur artistik. Skena dhe mjedisi përreth flakëronin nga llampat dhe projektorët, ndërsa qielli ndriçonte nga dritat shumëngjyrëshe të fishekzjarreve. E shumë prej këtyre fishekzjarreve binin mbi kokat e spektatorëve, por nuk krijoheshin sherre, sepse të pranishmit e toleronin njëri – tjetrin në këtë mjedis festiv. Por nuk ndodh kështu me Nik Pretashin, djalin 19 – vjeçar që kishte ardhur nga Malësia e Gjakovës për të kaluar festën tek kushërinjtë e tij në Bathore të Kamzës. Ndërsa po shijonin bukurinë e kësaj nate, një fishekzjarr bie mbi xhakaventon e Nikës, duke e dëmtuar atë. Nika prishet në fytyrë dhe fillon të grindet me Sokolin, të riun që kishte hedhur fishekzjarrin. Në grindje e sipër Nika godet në ballë Sokolin me një shishe vere që mbante në dorë, Sokoli kap shishen që ishte thyer kur ishte përplasur në asfalt dhe e godet Nikën ë syrin e majtë. Palët në konflikt u larguan si me komandë nga vendi i ngjarjes, pa u diktuar nga forcat e rendit. Nika mjekohet në një shtëpi private dhe të nesërmen i shoqëruar nga kushëriri Gjoni niset për në shtëpinë e tij. Pa kaluar dhjetë ditë Nika vdiq. Plaga që kishte marrë nu kishte mjekuar si duhet. Ajo u infektua dhe infermieri i fshatit rekomandoi që të dërgohej urgjentisht në spital, por bora e madhe dhe temperaturat që shënonin deri në minus 20 gradë, kishin bllokuar rrugët… Një helikopter që sillte ndihma për këtë zonë të izoluar desh ta transportonte në spital, por ai vdiq, pa arritur të shkonte në spital… Tashmë, sipas Kanunit të Lek Dukagjinit, familja e Nikës duhet të hakmerret, sepse vetëm kështu mund të qetësohet shpirti i Nikës. Kanuni e ka përcaktuar qartë se “Gjaku lahet me gjak, kokë për kokë…”. E pushka e malësorëve të fisit të Nik Pretashit do të godasë mbi njërin nga burrat e fisit të Shpuzajve. E njerëzit e familjes të fisit Shpuza ose janë larguar jashtë Shqipërisë… Kjo situatë e detyroi studentin Fisnik Shpuza që të ndërpresë pushimet dhe të kthehet pranë shkollës. Zef Nika |