Prof. Dr. Jup Kastratit i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Shkodrës
“Kurorëzimi” i mbretit të shkencave alabanologjike është shumë i vonuar. Shteti shqiptar, duhet të respektojë vlerat e kombit, pasi Jup Kastrati meriton më shumë. Pasqyra e kristaltë e dijes dhe kulturës shqiptare, pret portretin origjinal; Jup Kastrati; “Nderi i Kombit” Me datën 14 dhjetor 2002, në sallën e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në prani të elitës elitare të artit, të kulturës, të gjuhëtarëve, të medias, të pushtetit lokal, u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” Prof. Jup Kastratit. Njeriut gjigand, që diti të bëjë Epokë në historinë e gjuhësisë shqipe, duke u përzgjedhur midis shkencëtarëve më në zë të botës, ndër më të mirët me titullin e nderuar: Intelektual Ndërkombëtar. Dhe prof. Jupi është pa dyshim mbreti i “Kalasë” së shkencës të albanologjisë, ku themelet e kësaj kalaje i vuri prof. Eqerem Çabej, i pavdekshëm. Dhe ngrehinën e ngriti dijetari i madh, që me urtësi dhe mënçuri nuk rreshti duke punuar dhe përsosur muret rrezatuese të kalasë së pathyeshme të gjuhës shqipe. Dhe prof. Jupi mbretëron duke kalëruar në panteonin e dijes dhe kulturës shqiptare me 36 vepra të botuara në fushën e studimeve shkencore albanologjike. Gjithashtu me qindra bashkëpunime të teksteve të gjuhësisë për universitetet. Ky dijetar dritëshpërndarës, s’ka kërkuar kurrë tituj e lëvdata, por më shumë respekt dhe mirënjohje, për vlerat dijetare që i ka dhuruar kombit tonë. Dhe për këtë arsye gazeta “Shqipëria Etnike” ka apeluar qytetarisht, kohë më parë… Si duket “këmbanat e alarmit” u dëgjuan… por me vonesë. “Më mirë vonë, se kurrë”, thotë populli. Dhe kështu Bashkia e Shkodrës, vuri në vend “dinjitetin” e humbur… Pasi laurojë me tituj “oborrtarët”, vendosi që të kurorëzojë mbretin e shkencave të albanologjisë, prof. Jup Kastratin. Dhe ka respektuar dhe nderuar mençurinë e saj, vlerat historike të artit, kulturës dhe shkencës të qytetit të saj. Dhe pikërisht për këto vlera të padiskutueshme të këtij personaliteti të shkencave, e pasqyroi serioziteti i ceremonisë së dhënies së titullit “Qytetar Nderi” prof. Jup Kastrati. Fjalën e hapjes e mbajti Diana Kastrati, Titullare e gjuhës dhe letërsisë italiane në Departamentin e Italianistikës.
Të nderuar miq, bashkëqytetar dhe jo, Nuk është e rastit përzgjedhja e shkallëzimit të atributeve të sapopërmendura. Mendoj dhe, jam e bindur se përkthej edhe bindjen tuaj se, ajo që sot na vë ne një emërues të përbashkët të gjithëve, është të qenurit miq të të njëjtit person. Nuk është gjithmonë karakteristikë e zakonshme e tubimeve. Ardhja juaj këtu është tregues më se domethënës i këtij fakti që sapo citova. Bashkëqytetarë; kjo sallë ka dëgjuar të lakohet me dhjetra e dhjetra herë emrin e atij për të cilin jemi mbledhur. Ka qenë dëshmitare kjo, dhe të tjera si kjo të këtij Anteu, që e kanë patur të pranishëm fizikisht, mendërisht, pasionalisht, zgjuarsisht, aktivisht për më shumë se 4 dekada. Por, nëse këtu gjendemi, është se i takon legjitimisht kësaj ngrehine të dijes dhe të mençurisë që të ftojë sërishmi miqtë dhe dashamirësit, kolegët e bashkëqytetarët, por, do të ishte krejtësisht e padrejtë dhe mosmirënjohëse që të mos thërrisnim në kujtesë jehonat e dhjetra sallave të tjera, podiumeve, komisioneve, tubimeve, promemorieve të qytetit tonë, të cilat patën rregullisht në mesin e tyre dhe më mirë se kushdo tjetër, këta të fundit, mund të shndërrohen në dëshmitarë unikë të pranisë së tij. Dhe qyteti ia shpërblen me të njëjtën mënyrë që ai punoi për të: e nderon, e respekton, e don. Prof. Jup Kastrati, me datën 28/10/2002 me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Shkodrës, pas një propozimi të arrirë nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, shpallet Qytetar Nderi. Natyra ka ligjet e saj, nganjëherë jo aq të pëlqyeshme. Profesori nuk mundi fizikisht të vinte sot, por është sikur të jetë këtu. Ne të gjithë do t’i tregojmë, menjëherë sapo ta shohim, se çfarë u tha, si rrodhi, me skrupolozitetin mitik që ai e ka dhe që e kërkon. Le të flasim pra si miq e si bashkëqytetarë të tij.
Më pas përshëndeti Prof. dr. Mahir Hoti, rektor i Universitetit të Shkodrës.
Të nderuar zonja e zotërinj, miq dhe të ftuar, Kam kënaqësinë e veçantë t’ju përshëndes sot, në këtë ditë të shënuar ceremoniale, që i kushtohet personalitetit të shquar të shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare, Mësuesit të Popullit, Mjeshtrit të Madh të Punës, Prof. Dr. Jup Kastratit. Universiteti i Shkodrës pati nderin t’i propozojë Bashkisë së Qytetit dhënien e titullit “Qytetar nderi” Prof. Dr. Jup Kastratit. Prof. Jup Kastrati radhitet tashmë në plejadën më të ndritur të dijetarëve shqiptarë, që kanë dhënë e vazhdojnë të japin kontribute të shquara në fushën e shkencës, arsimit dhe kulturës. Veprimtaria e gjerë dhe pasur mësimore dhe shkencore është e njohur në mbarë vendin. Figura e tij prej studiuesi erudit ka kaluar në njohje ndërkombëtare, jo vetëm në rrethin e studiuesve dhe albanologëve të huaj, por edhe në përshirjen e emrit të tij në Enciklopedinë Ndërkombëtare të Boigrafëve Edicioni i 13-të i Intelektualëve Botërorë (Kembrixh, dhjetor 1997). Për Shkodrën, Prof. Dr. Jup Kastrati ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe arsimit. Për Universitetin, ai radhitet ndër pedagogët e parë që e themeluan atë. Për 17 vjet (1937-1990), ai ishte Përgjegjës i Katedrës së gjuhës shqipe. Ka qenë Profesor titullar i disa disiplinave gjuhësore, ku spikat në mënyrë të veçantë Albanologjia, që ka qenë dhe është fusha kryesore e veprimtarisë së tij shkencore. Në fushën e historisë së albanologjisë, ai është autoriteti më i shquar shkencor i vendit. Përveç kësaj, kontributet e tij përfshijnë edhe historinë e letërsisë, kryesisht traditën, e veçanërisht studimet për figurën më të madhe arbëreshe Jeronim De Radën, studimet në historinë e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar etj. Puna dhe vullneti i tij i jashtëzakonshëm, korrektësia dhe fisnikëria e tij prej shkencëtari, janë shembull i gjallë për studiuesit e sotëm dhe ato që do të vijnë. Punimet e tij janë bazë për zhvillimet e ardhshme të albanologjisë moderne. Duke e ndier nga afër vlerën e çmuar të veprës së tij shkencore e arsimore, si Rektor i Universitetit të Shkodrës, në emër të Senatit dhe të gjithë stafit akademik, i uroj nga zemra Profesorit titullin “Qytetar nderi”, të akorduar nga Këshilli Bashkiak. I uroj shëndet e forcë, për të na dhënë të plotë botimin edhe të 3 vëllimeve të tjera të kryeveprës së tij jetësore “Historia e albanologjisë”. Ju faleminderit!
Nuk mungoi edhe fjala e Ormir Rusit, Kryetar i Bashkisë së qytetit të Shkodrës, i cili në fjalën e tij, bëri një lloj autokritike për vonesën e këtij vlerësimi dhënë prof. Jupit: -Ne kemi dhënë tituj, por ky vlerësim është i veçantë, prandaj ne kemi vendosur që me emrin e Jup Kastratit, do të jepen çmime në aktivitete të shkencës – përfundoi në fund Kryetar i Bashkisë, Ormir Rusi. Nuk mungoi në këtë ceremoni, dhe prof. dr. Petrit Kotrri, drejtor i Departamentit të gjuhësisë të universitetit, me përshëndetjen në vazhdim…
Të nderuar zonja e zotërinj, miq dhe të ftuar, Kam nderin të flas në këtë ceremoni për një nga personalitetet dhe figurat më të shquara të shkencës dhe të kulturës shqiptare, të gjuhësisë dhe albanologjisë në veçanti. Shkodra, qyteti ynë i lashtë e me tradita, ka investuar mirë shpirtërisht te figura e Prof. Dr. Jup Kastratit, sepse gjatë dekadave na ka dhënë shkencëtarin, që i bën nder jo vetëm asaj, por gjithë Shqipërisë. Prof. Jup Kastrati ia ka kushtuar gjithë jetën e tij shkencës, kulturës dhe arsimit. Titujt dhe gradat shkencore të fituara: kandidat i shkencave, docent, doktor, profesor, veprimtaria 47 vjet në arsim, nga të cilat 37 vjet në Universitet, duke qenë edhe një ndër themeluesit e tij, vlerësimet dhe dekoratat e shumta, si: Arsimtar i dalluar (1954), Medalja e Punës (1959), Urdhëri “Naim Frashëri”, kl. II (1970), Mësues i merituar (1979), Mësues i Popullit (1987), Drejtues kërkimesh (1995), Mjeshtër i Madh i Punës (1999), propozuar për titullin Akademik (nga Senati i Universitetit të Shkodrës, 1998), përfshirë në Enciklopedinë Ndërkombëtare të Biografëve, edicioni i 13-të i Intelektualëve Botërorë (Kembrixh, 1997), 62 vjet veprimtari shkencore, autor i 36 librave të botuar dhe i mbi 900 punimeve të ndryshme nga fushat studimore: të gjuhësisë, veçanërisht të historisë së gjuhës shqipe dhe albanologjisë, letërsisë, kulturës arbëreshe, bibliografisë, historisë së shkollës shqipe, mendimit pedagogjik dhe qytetërimit shqiptar etj. – të gjitha këto dëshmojnë jetën e një shkencëtari të mbushur me punë. Vepra shkencore me mijëra faqe e Prof. Kastratit, që përfshin punime të ndryshme, si disertacione, monografi, studime, artikuj, tekste mësimore për shkollat e larta, recensione, përkthime, kumtesa të mbajtura në sesione apo Konferenca shkencore albanologjike, Kongrese gjuhësie, tubime shkencore kombëtare e ndërkombëtare, brenda e jashtë vendit, sikurse edhe gjurmimet dhe hulumtimet në Qendrat dhe bibliotekat më të njohura të Europës dhe SHBA-së, dëshmon gjerësinë, dhe thellësinë e mendimit shkencor të tij. Bshkëpunimet me organet shkencore, librat e botuar, fushat e dijes të lëvruara, veprimtaria shoqërore e kulturore – plotësojnë më së miri figurën poliedrike të këtij dijetari erudit. Dijetari i madh shqiptar, Prof. Eqrem Çabej, i vlerësonte në mënyrë të veçantë punimet e Porf. Jup Kastratit për kujdesin dhe akribinë e madhe në gjurmimin e çështjeve shkencore. Vlerësime të larta i janë bërë atij edhe nga figura të tjera të njohura të shkencës, si Prof. M. Domi, Prof. Dh. Shuteriqi, Prof. Sh. Demiraj etj. Ky i fundit ka shkruar: “Me këtë veprimtari aq të pasur dhe plot përkushtim, ky dijetar i palodhur ka dhënë një ndihmes shumë të çmuar në zhvillimin e shkencave albanologjike në vendin tonë”. Vlerësime të larta i janë bërë atij edhe nga studiues dhe albanologë të huaj. Prof. Hermann M. Ölberg (në Austri), indoevropianist i njohur dhe një nga albanologët më të shquar të sotëm të gjithë hapësirës gjermanishtfolëse, e çmon shumë Prof. J. Kastratin dhe kontributin e tij në albanologji. Po ashtu për veprën e tij janë shkruar shkrime dhe recensione të shumta, brenda dhe jashtë vendit. Dëshiroj të vë në dukje se prej dhjetravjeçarësh, vepra e tij është vlerësuar lart në bibliografinë e revistës “Die Sprache” (Gjuha), ku pjesën e shqipes deri në vitet 90 e mbulonte dhe e pasqyronte indoevropianisti i njohur gjerman Claus Haebler. Recensionet e tij për punimet e Prof. Kastratit janë shumë vlerësuese, veçanërisht do të përmendja recensionin për veprën madhore “Histori e gramatologjisë shqiptare” (Prishtinë 1980). Më lejoni, të them disa fjalë edhe për kryeveprën jetësore të Prof. Dr. Jup Kastratit “Historia e albanologjisë”, vëllimi I i së cilës është promovuar 2 vjet më parë në Shkodër, në kuadrin e Seminarit IV Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj” dhe në Tiranë, në Akademinë e Shkencave. Priten edhe 3 vëllimet e tjera që janë përgatitur për botim nga autori. Kjo kryevepër është nder e krenari për Universitetin dhe qytetin tonë, pasi ajo është shkruar prej historianit më të shquar të albanologjisë në kohën e sotme. Kjo vepër monumentale e albanologjisë, e cilësuar si një “enciklopedi” e kësaj fushe, të cilën do të duhej ta përgatiste një institucion i tërë si Akademia e Shkencave, – është rezultat i punës jetësore të autorit, të cilën e ka filluar në vitin 1950. Ajo shqyrton dhe analizon një periudhë studimore të gjatë 500 vjeçare të studimit të shqipes dhe është rezultat i hulumtimeve dhe kërkimeve të tij të parreshtura, brenda dhe jashtë vendit, i shfrytëzimit të burimeve të drejtpërdrejta parësore dhe dytësore, të bibliotekave shtetërore e private, të arkivave dhe të mjediseve të tjera shkencore informative. Sikurse edhe Historia e gramatologjisë shqiptare, edhe kjo kryevepër është cilësuar gjithashtu edhe si një kontribut për gjuhësinë e krahasuar indoevropiane, sepse vepra të tilla, të shkruara nga një gjuhëtar shqiptar jo vetëm bëhen më të besueshëm për informacionin e sjellë, por edhe për mënyrën e trajtimit të problemeve për shqipen, merren si pika referimi në shkencën e sotme evropiane për çështjet e albanologjisë. Me veprimtarinë e gjatë mësimore-pedagogjike, si pedagog shembullor dhe drejtues kompetent i Katedrës së gjuhës shqipe (1973-1990), me veprën e tij në shërbim të shkencës dhe të kulturës, Prof. Dr. Jup Kastrati ka nderuar jo vetëm emrin e tij dhe të familjes së tij, por edhe Shkodrën dhe Shqipërinë. Ai radhitet tashmë në radhën e figurave më të shquara të shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare, të atyre burrave të ditur, që, me të drejtë, konsiderohen si urtia dhe vlera e kombit. Në këtë ditë të shënuar, Profesorit tim të nderuar i uroj nga zemra “E gëzofshi titullin “Qytetar nderi” i Shkodrës! Shëndet dhe jetë për të mirën e të gjithëve”! Ju faleminderit! Prof. as. Dr. Petrit Kotrri (Drejtor i Departamentit të Gjuhësisë së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”) Shkodër, 14. 12. 2002
Më pas auditori i përzgjedhur, ndoqi një Intermexo muzikore nga violinisti i talentuar Edmond Mëhilli, me një pjesë të zgjedhur nga Bach. Vijoi përshëndetjen Prof. dr. Tomorr Osmani, Përgjegjës i Sektorit shkencor të albanologjisë, pranë Universitetit të Shkodrës.
Përshëndetje me rastin e marrjes “Qytetar Nderi i Shkodrës” Prof. Dr. Jup Kastratit Shkodër, më 14 dhjetor 2002 Është një kënaqësi e veçantë që më jepet rasti të përshëndes dhe t’i uroj shëndet dhe gjithë të mirat profesorit të nderuar, kolegut dhe mikut tim Jup Kastratit në këtë ditë të shënuar për të dhe për të gjithë dashamirësit e tij. Një eveniment i veçantë në jetën e njeriut është edhe vlerësimi që të bën komuniteti. E tillë është edhe kjo veprimtari, që organizohet sot, duke i dhënë Këshilli Bashkiak titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës” Prof. Dr. Jup Kastratit që për mua dhe kolegët e tij e kemi konsideruar me kohë nderi i qytetit. Dhe tashmë e zbukurojnë portretin e tij jo vetëm titulli i lartë “Mjeshtër i Madh i Punës”, i dhënë para pak kohësh, por edhe ky vlerësim i sotmi, që Këshilli Bashkiak vlerëson një nga figurat më me emër dhe më eminente të gjuhësisë shqiptare, krahas gjuhëtarëve tanë të shquar, si E. Çabej, A. Xhuvani, S. Riza, M. Domi, Sh. Demiraj, K. Ashta etj. edhe një deradian i rrallë dhe bibliograf i shquar, që me të drejtë është përfshirë në FESH, që do të botohet vitin e ardhshëm. Është puna e tij e gjatë, e pandërprerë, me një divizë: t’ia kushtojë jetën shkencës albanologjike, të studiojë dhe të botojë, duke nxjerrë në dritë vlera të reja dhe të panjohura jo vetëm në fushën e gjuhësisë, por edhe të letërsisë dhe të mendimit pedagogjik shqiptar. Me Prof. J. Kastratin kam punuar mbi 30 vjet dhe kam parë te shkencëtari ynë përgatitjen e thellë shkencore, aftësinë dhe sjelljen korrekte, këmbënguljen, dashurinë për gjuhën shqipe, seriozitetin në punë dhe vullnetin e fortë. Me të kemi e këmbejmë mendime, kemi diskutuar dhe debatuar, kemi marrë vlerësime, dhe asnjëherë nuk është kursyer me përvojën e tij të gjatë mbi gjysmëshekullore për të udhëzuar e drejtuar, për të ndihmuar në çdo aspekt të veprimtarisë shkencore. Ka qenë gjithnjë udhëheqësi ynë shkencor. Po të qëndrosh afër me J. Kastratin, të punosh me të, vetëm përfiton, mëson dhe sheh një shkencëtar skrupoloz, që nuk të falë për punë të dobët, që do që çdo gjë ta vlerësosh dhe të ecësh me hapin e kohës. Prandaj do shumë punë që ta zëshnë veprimtarinë shkencore, vullnet të paepur, duke sakrifikuar çdo gjë, pasionin e madh dhe karriken e tij, që pas shumë e shumë vitesh të afrohesh dhe të matesh me të. Prof. J. Kastrati ka një ideal shkencën: gjurmin, kërkim, hulumtim dhe vlerësim. Erudicioni i thellë e ka bërë që emri i tij të mos njihet vetëm në Shkodër dhe në Shqipëri, por edhe jashtë shtetit, ku nuk gjen botim ku të mos përmendet emri i tij në ato disiplina ku ai ka shkruar. Dhe sot, besoj se kjo është e mjaftueshme për të paraqitur në një veprimtari të tillë, duke përsëritur urimin e parë shëndet dhe në libraritë tona të shohim botime të tjera me vlerë të Prof. Kastratit. Njëkohësisht është për t’u përshëndetur edhe Këshilli Bashkiak i Shkodrës që po vlerëson edhe figurat e shquara të gjuhësisë, të letrave shqipe dhe të kulturës sonë. Përmes familjarëve, që me shumë dëshirë do ta kishin qytetarin e nderit Jup Kastratin këtu, i përcjellim urimet tona të sinqerta, shëndet dhe e gëzofsh titullin “Qytetar Nderi”. Prof. Dr. Tomorr Osmani
Gjithashtu nuk munguan diskutimet e lira nga miq e dashamirës të prof. Jupit, ku do të veçoja Isa Alibalin, i cili nga përcolli emocione nga jeta studentore. Gjithashtu Pjetër Abrnori, shkrimtar e Politikan, tregoi episode të këndëshme nga miqësia e tyre e herëshme. Ardhur nga Tirana, Prof. dr. Jorgo Bulo, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, tha: “Prof. Kastrati, nuk është vetëm nderi i Shkodrës, por i mbarë Shqipërisë”. Një atmosferë mjaft miqësore krijoi në përshëndetjen e tij, mjeku personal i profesorit, Doktor Eqerem Hasani, që i ka shërbyer me shumë dashuri e humanitet në ditë të vështira, kur prof. ynë i nderuar u sëmurë. Duartrokitje dhe të qeshura shpërthyen në sallë nga përshëndetja e aktorit të Teatrit “Migjeni” Ramiz Rama, ish nxënës i profesor Jupit në gjimnaz. Disa miq e kolegë të prof. Jupit, në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht në këtë ceremoni, (të lloit të veçantë) morën pjesë me urimet e tyre të dërguara telegrafisht. Përshëndetje e Akademikut Alfred Uçi (dërguar me Fax):
I dashur prof. Jup Kastrati! Migjeni që e quajti Shkodrën “shekullore” duhet të ketë pasur parasysh jo vetëm “kështjellën”, por edhe “kështjellarët” e librit shqip. Duke të nderuar Ty me titullin e lartë “Qytetar Nderi”, Shkodra ka nderuar edhe veten, sepse në këtë mënyrë vlerëson edhe gjithë ata qytetarë të saj, që i kanë kushtuar jetën, mendjen e zemrën këtij Libri, duke e begatuar dhe duke e ruajtur në bedenat e veta, ashtu siç e ke bërë Ti këtë detyrë nga më fisniket. Të përqafoj e të uroj shëndet e gjithë të mirat. Prof. Alfred Uçi Akademik 12. 12. 02
I pranishëm telegrafisht ishte edhe Akademiku Shaban Demiraj, i cili e përshëndeti përzemërsisht prof. Jupin, si kolegu, kolegun.
Prof. Shaban Demiraj Rruga “Ali Demi” 70, Shk. 7, Ap. 6 Tiranë, 13. 12. 2002
Prof. Dr. Jup Kastratit, I dashur dhe i nderuar Koleg dhe shok i vjetër! Dje mora ftesën, me të cilën Bashkia e Shkodrës dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” më njoftonin se më 14. 12. 2002 do të ogranizohet një ceremoni, ku do të shpallet vendimi i tyre për të të dhënë ty titullin e lartë “Qytetar Nderi i Shkodrës”. Ky vendim e nderon si Bashkinë e Shkodrës ashtu edhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku ti ke shkrirë jetën me një punë pedagogjike aq frytdhënëse dhe me ndihmesa të shumta shkencore, që i kanë kaluar prej kohësh kufijtë e Shkodrës dhe bëjnë pjesë në fondin më të çmuar të studimeve albanologjike të kryera gjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit në Shqipëri. Ndihmesat e tua të shumanshme dhe aq të çmuara janë fryt i një pune të jashtëzakonshme, të nxitur nga dëshira e vetme për të ndihmuar me të gjitha mundësitë për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe të shkencës në vendin tonë. E dhënia e titullit të lartë “Qytetar Nderi i Shkodrës”, krahas titujve të tjerë të nderuar “Mësues i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”, është një tjetër dëshmi e vlerësimit të lartë të shoqërisë shqiptare për punën tënde vetmohuese, e cila do të lërë gjurmë të pashlyeshme në arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare. Duke e çmuar lart vendimin e Bashkisë së Shkodrës dhe të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i dashur Koleg dhe shok i vjetër, shpreh keqardhjen që për arsye të gjendjes sime shëndetësore nuk kam mundësi të jem i pranishëm në ceremoninë e nesërme. Por përfitoj nga rasti për të shprehur si ty ashtu edhe familjes urimet e mia më të përzemërta. Me përshëndetje miqësore. Prof. Shaban Demiraj Akademik
Gjithashtu nuk mund të mungonte shkrimtari i madh Dritëro Agolli, me telegramin të qëndisur me fjalë zemre, krijuan një trio origjinal së bashku me Sadie Agollin gazetare, dhe Moikom Zeqon, studiues.
Telegram nga Dritëro Agolli, Akademik Sadije Agolli, gazetare Dr. Moikom Zeqo, studiues
Jup Kastrati L. Kong. Përmetit, rr. A. Kelmendi Nr. 213, Shkodër
I dashur Jup ne miqt e tu Dritëroi, Sadia, Mojkomi. Gëzohemi për titullin e lartë “qytetar nderi” që të dha Shkodra jote, por jemi të bindur se gëzohen të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Mbasi ti i ke dhënë aq vlera kulturës kombëtare, sa është e vështirë të matesh me tituj. Urime i dashur Jup. Dritëroi, Saida, Mojkomi
Shumë emocionuese ishte falenderimi i prof. Jupit, nëpërmjet tekstit të lexuar, në mungesë (për arsye shëndetsore)
Prof. dr. Jup Kastrati Shkodër, më 14 dhjetor 2002
Falënderim Duke marrë diplomën e Qytetarit të Nderit, para së gjithash, mirënjohja ime i drejtohet Kryetarit të Bashkisë, zotit Ormir Rusi. Në të njëjtën kohë, falënderoj përzemërsisht Rektorin e Universitetit, prof. dr. Mahir Hotin, Departamentin e gjuhësisë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Senatin, Këshillin Bashkiak dhe zotin Xhemal Shkjau. Në perëndim të jetës sime aktive, çmimi i sotëm është shpërblimi moral i punës që kam bërë për 60vjet me radhë në studimin e gjuhësisë shqiptare, në lëvizjen mendore shkencore retrospektive për mbrojtjen e autoktonisë dhe të etnogjenezës së popullit tonë në viset e tij të sotme, në Shqipëri dhe në trojet etnik të Malit të Zi dhe Maqedonisë. Gëzimin dhe sadisfaksionin e këtij vlerësimi, dëshiroj t’i ndaj me kolegët e inteligjencës së qytetit të lindjes, i cili njihet që prej njëzet shekujsh për traditat e shquara në fushën e artit e të shkencës, të dijes dhe të diturisë. Ringjallja intelektuale e kombëtare mvaret nga kultura, e cila është drita e diellit. Monumentet e kulturës materiale në disiplinat e pikturës, skulpturës, arkitekturës dhe në studimet monografike e traktatet albanologjike e balkanologjike, shprehin më së mirë, gjenialitetin krijues të intelektualëve tanë, me formim të shëndoshë shkencor dhe me kërkesa të larta ndaj vetëvetes. Studiuesit me diapazon dhe horizont të gjerë diturak, lozin rol të jashtëzakonshëm në evolucionin shoqëror. Kjo elitë dijetarësh, shkencëtarësh, artistësh dhe ky profesorat ynë që, dita me ditë, vjen duke u zgjeruar, kualifikuar, specializuar e profilizuar do ta çojë edhe më përpara rrethin tonë. Për hir të tyre është bërë përforcimi i vetëdijes kombëtare. Në histori, roli dhënës i kulturës shqiptare është i njohur në mbarë Europën. Vlerësimi i Këshillit tonë Bashkiak për mua, manifeston qartë misionin e intelektualëve në përparimin, zhvillimin, qytetërimin dhe ecjen përpara, të mendimit progresist. Edhe njëherë – falenderime zemre për respektin, dashurinë, simpatinë, admirimin dhe ndjenjat e juaja të ngrohta njerëzore. Ky enkurajim i juaj dashamirës, është nxitje dhe mbështetje shpirtërore për mua që të përfundoj së hartuari e së botuari traktatet e mia dorëshkrimore për historinë e albanologjisë dhe të ballkanologjisë. Dhe sërish Diana Kastrati, i falenderon pjesmarrsit, për seriozitetin qytetar e profesional të diskutimeve të tyre, për prof. Jupin (të atin e saj) me gjuhën që dinë të flasë një mjeshtre e fjalës shqipe.
Fjala e falenderimit të Diana Kastratit. Në të gjithë fjalorët më të përmendur njëgjuhësh si Zingarelli, Larousse, apo edhe më shumë, definicioni i fjalës qytetar është: ai që i përket një komuniteti njerëzish të cilët bashkëjetojnë në të njëjtin vend. Ky është ai që quhet denotacion i fjalës, pra vështrim i parë i saj. Ndërsa konotacioni i fjalës qytetar është: i rafinuar, i edukuar, me sensin e përgjegjësisë, me ndershmëri të spikatur në të gjitha aktet që përbëjnë jetën e përditshme, me lidhje të fortë me traditën dhe me ndjenjën e të nxjerrit në pah të këtyre vlerave të këtij komuniteti. Ky është sensi i shtrirë i këtij termi. Unë, do të thoja se, profesori ynë, i ka kapërcyer definicionet dhe kuptimet që ka marrë kjo fjalë. Në momentin që dua të flas dhe të sintetizoj atë që Ai ka bërë dhe atë që po bën akoma edhe sot, më vjen në ndihmë William James me shprehjen lapidare tëtij: “Përdorimi më i mirë i jetës është ta shpenzosh atë për diçka që të zgjasë më shumë se sa vetë jeta.” Misionar i kësaj, prof. Kastrati, ka qenë zbatues spontan, i pareshtur, i papërthyeshëm, koherent ndaj parimeve të shenjta të jetës së tij, duke rrezatuar shembullin më të shkëlqyer të asaj që mishëron të qenurit qytetar. Qe kjo qytetari që e futi atë në radhonjtë e artë të një libri gjithmonë të hapur siç është historia e një qyteti. Këtë të sotmen unë e quaj me një shprehje franceze, e bërë ndërkombëtare tashmë: Noblesse obblige. Ishte një detyrim fisnik, të cilin nëse nuk do ta realizonim, do të qortoheshim dhe ashpër nga të tjerë që do të vinin pas nesh. Vrapimi marramendës i profesorit dhe, i babait tim, i cili nuk njeh stop, kam bindjen se do të marrë përmasa të tjera. Atyre që e ndihmuan dhe që po e ndihmojnë në këtë vrapim, dhe jo vetëm atë por qytetin tonë, si bijë e tij, si përfaqësuese sot e familjes, si pedagoge e këtij Universiteti dhe si qytetare, me vështrimin e parë të fjalës e, duke shpresuar që të fitoj edhe të dytin, ju them faleminderit! Nëse ka ndonjëherë vërtetësi shprehja aq shumë e abuzuar: jam e lumtur, sot gjen tek unë përfaqësimin më të plotë. Falendimerit ju të gjithëve që ishit sot këtu.
Për më shumë se 15 min. në ekranin e improvizuar, auditori ndoqi shfaqjen e filmit, të dhënies së titullit “Qytetar Nderi”, Jup Kastratit, në shtëpinë e tij. Ishte një nderim prekës, emocional, një nder që i bëhet personaliteteve të shquara siç është dhe vetë prof. Jupi. (po riprodhoj tekstin e plotë të titullit)
Rep. e Shqipërisë Bashkia e Qytetit Shkodër
Qytetar Nderi i Shkodrës Prof. Dr. Jup Kastrati Këshilli i Bashkisë Shkodër, i mbledhur me datën 28. 10. 2002 nr. prot. 113, në mbështetje të ligjit 7572 datë 10. 06. 1992, vendosi: T’i akordojë Prof. Dr. Jup Hasan Kastratit, titullin “Qytetar nderi” i Shkodrës me motivacionin: “Personalitet i shquar në fushën e kulturës dhe shkencave albanologjike. Njohës i shkëlqyer i vlerave të kombit të tij, me rezultate të larta në studimet e qytetërimit shqiptar, në zbulimin dhe vlerësimin e figurave të shquara të kulturës në Shkodër, në prezantimin me dinjitet të shkencës shqiptare, në forume kombëtare dhe ndërkombëtare. Për kontributin e vyer në themelimin e Universitetit të Shkodrës”. Këshilli i Bashkisë Shkodër Kryetari Ndoc Çefa Shkodër Tetor 2002
Ja pra ky është Jup Kastrati.
Jup Kastrati Profesor, Doktor i shkencave filologjike Mësues i Popullit Mjeshtëri i Madh i Punës Intelektual Ndërkombëtar (Kembrixh) Qytetar Nderi (Shkodër)
Prandaj veprat shkencore të prof. Jupit, kanë rëndësi historike të veçantë, dhe padyshim kjo është rruga e suksesit, që është një progres i shkëlqyer i gjuhësisë. Dhe sidomos një domosdoshmëri për gjeneratat e ardhëshme. Por për të arritur suksesin e prof. Jupit, duhet shumë punë, duhen dhe dy shekuj për “të fituar” ata që ëndërrojnë të “luftojnë” me “ushtrinë” e shkencës albanologjike. Ky pra është Jup Kastrati, strategu absolut i “Kurorës mbretërore” të dijes kulturore, dhe rritjes së vlerave të kombit tonë në botë. Çdo vlerësim i yni s’e stimulon dot punën, sakrificën e një jete që është dashuruar profesionalisht me kulturën, shkencën e albanologjisë. Dhe mendoj se shteti do të kujtohet të respektojë veten e tij, duke e lauruar (me vonesë) prof. Jup Kastratin, “Nderi i Kombit”. Le të shpresojmë… (përgatiti Fatime Kulli)
Shkrimtari i lirisë dhe i ëndrrave të mëdha (Ia dedikoj shkrimtarit të mirënjohur Ramiz Lika) “Nëse kam kaluar cakun, më falni. Gjithçka që do të lexoni, rjedh prej respektit dhe mirënjohjes së tepërme që ruaj për shkrimtarin e çdo kohe dhe të çdo moshe…” Autorja Shkrimtari R. Lika, tani më tepër se kurrë ka hyrë në përfytyrimet e të gjithëve si një mbresë gjurmëlënëse edhe për brezat në vazhdim. Në një jetë të ngarkuar me halle e ngjarje, ai e ndjen se sa e vështirë ka qenë të ruante të paprekur sedrën, dinjitetin, pavarësinë e mendimeve të tij nga gjithçka që e rrethonte. Jo një herë, por shumë herë, ai e shikon të vërtetën tek rrënohet, arsyetimin mashtrues e të gënjeshtërt që sundon dhe e keqja, e shëmtuara të triumfojnë dhe të shfaqen si virtyte. Jo kjo është më pak e dukshme në këtë mjedis ku jetojmë falë punës së artë të autorit dhe përkthyesit të shumë veprave madhore. Shkrimtari Ramiz Lika me veprat e tija na shfaqet si një intermexo për një sedër edhe pse pjekuria e tij artistike, letrare e krijuese ka arritur majat e përsosmërisë. Ai e ndjen se tek njerëzit koha vjen e rroket me pulset e ëndrrave dhe të dëshirave, me ngarkesën e mjediseve për të qenë një emër në pafundësinë e kohës, për të qenë një pohim i vetvetes që mendon, vepron dhe që e do jetën si rritje të shpirtit të vet. Dhe në një periudhë që ka nevojë për shprehi emocionale, për ngrohtësi shpirtërore. Shkrimtari R. Lika na shfaqet me veprat e tij si Demokleu me shpatën e tij triumfuese, duke prerë kokat e ndrydhjes emocionale, duke e bërë kështu kohën më ritëmmadhe, më pasionante, duke na servirur një dialog me çdo moshë e duke pushtuar me art e filozofi kohën, idetë dhe letërsinë. Veprat e tija kanë në vetvete një gërshetim të romantizmit me realizmin. Ana tragjike e jetës përbën thelbin e çdo vepre të tijën, por gjithmonë duke u zbutur me ide, ëndrra dhe përkushtim falë talentit të tij. Ky autor i madh impresionist hyri me vrull uraganesk në jetën artistike të shekullit të kaluar, duke e nxitur atë, por pa prekur origjinalitetin e saj. Të rrokësh gjithçka që të jep koha yte, sa më shumë informacion, sa më shumë dije, ky është shqetësimi i madh i përkthyesit R. Lika. Me gjithë çensurën e rreptë, ai e thithte kohën në tërësinë e saj, provonte Ajkën e letërsisë botërore, të cilën e përkthente që atëherë me intensitet. Dukej sikur në këtë kulturë njerëzimi, donte të zbuste e të shëronte plagët e barbarisë së diktaturës që po e mbyste shoqërinë në atë kohë, biles edhe vetë kohën në përgjithësi. Diapazoni i përkthyesit romancier R. Lika mban përkthime nga letërsia botërore, nga shkrimtarët më të shquar e deri tek ata më modernë. Pushteti obskurantist kishte fabrikuar pinjollët e vet, që ishin të gjithë të etur për aventura. Në këto momente krize shpirtërore dhe ekonomike ky sistem nëpërmjet tyre, ulërinte për drejtësi e reforma. Sharlatanët që e trumbetonin këtë veprim makiavelik përkraheshin nga ithtarët e tyre, të cilët kishin arritur të fusnin në thes të rinj utopik e gjysëm aventurier, të cilët mendonin që le të fitonin ç’të fitonin me anë të botimeve e shkrime. Në këtë hordhi ngjarjesh e makinacionesh të mprehta, shkrimtari romancier R. Lika me prozën e tij më të qartë, më realiste e më të vendosur, është gjithnjë më pranë së vërtetës. Ai do të shpërthejë gjithnjë në një dialog të rreptë e të papërmbajtur me kohën. E në këtë shpërthim artistik, ka një vendim një betim… Koha e detyroi zërin e brendshëm të shkrimtarit R. Lika të fliste. Ishte vetë koha e preku thellë druajtjen e tij, e tronditi dhe më në fund e çliroi atë nga ankthet e monologu aq shqetësues. Ramiz Lika që krijonte në heshtje, që vëzhgonte dhe që gjithçka e kthente në subjekt e figurë duhej ta botonte. Proza tek Ramiz Lika zotëronte plotësisht numrin dhe është si misionare në krijimtarinë e tji. Ai rrok në thellësi njeriun, duke e ndërtuar atë me realitetin, duke e spostuar nga maskat e profecitë dhe e nënvizon si një realitet të degjeneruar prej sistemit. Duke qenë një adhurues i Migjenit të madh, duke admiruar çdo varg të tijin, duket se edhe tek R. Lika tingëllon qartë ideja që: “Mjerë ai popull ku shumica dergjen në errësirën e padijes dhe maqinën e shtetit e konsideron si një fuqi të mbinatyrshme, së cilës i duhet bindur në çdo rast. Një popull i tillë është i dënuar të vuajë dhe të përdoret si vegël” (marrë nga “Bota e Re” nr. 19). Me këtë mendim, me këtë slogan që i përshtatet mjaft mirë realitetit tonë, vëmë re se Ramizi nuk e përjashton veten nga lufta për kultivimin e dijes. Ai deri në fund do të jetë shkrimtari që do t’i flasë kohës e që do të thotë gjithnjë më me forcë mendimin e vet përparimtar. Po si gjithnjë do ta thotë mendimin e vet? Këtu ai do të jetë biografia e vehtes në të vërtetat e jetës, do të jetë koha me vështrimin e tij, do të jetë realiteti i gjykuar nga ai, do të jetë njeriu me mikrobotën e vet, do të jetë vetvetja me monologun e frymëzimeve dhe të shqetësimeve të thella shpirtërore artistike. Tani Ramiz Lika e tejkalon Ramiz Likën. Në jetën letraro-artistike shqiptare hyri një emër, i cili shumë shpejt do të bëhej i papërmbajtshëm dhe tronditës, Ramiz Lika, fenomeni dhe idhulli i lexuesit, kryesisht lexueses femër! Emër që rroku suksesin e dashurinë e të gjitha shtresave. “Unë vendos të vuaj për njeriu e jo për vehten”… Ramiz Lika. Desantila Berati
Krimi Rëndësia, kuptimi dhe detyrat e teknikës kriminalistike në zbatimin, hetimin dhe parandalimin e veprave penale
Teknika kriminalistike, u shërben organeve të drejtësisë në luftën e tyre kundër kriminalitetit. Zbatimi i metodave e mjeteve tekniko-shkencore kriminalistike zgjeron mundësitë për të njohur thellë faktorët e brendshëm që veprojnë në dukuritë e veprave penale, ndikon për të hetuar e gjykuar në mënyrë të gjithanëshme e të shpejtë të tyre dhe parandaluar ato. Teknika kriminalistike nuk mund të kuptohet pa ndjekur hap pas hapi përparimin e tekniko-shkencor. Siç dihet, çdo degë e re e teknikës sjell me vete një sërë ndryshimesh në shumë degë të tjera. Këto ndryshime ndikojnë në zhvillimin e teknikës kriminalistike dhe në një shkallë më të madhe në proçesin e të provuarit. Si mjete fiksimi të gjurmëve të këmbëve, të mjeteve të transportit të veglave të thyerjes dhe të gjurmëve të tjera, për një kohë të gjatë janë përdorur gipsi, plastelina, parafina, stensi etj. Këto materiale gjurmëkopjuese sot janë zëvendësuar nga materiale të tjera, me polimeret e bazë silici, të cilët kanë cilësi të pasqyrojnë detajet më të imëta të mikrostrukturës së jashtme të objekteve. Kështu p.sh. me pastën silikone janë marrë me cilësi të lartë modeli i mureve të brendshme të kanalit të tytës së armës së zjarrit dhe gjurmë të thelluara e të sipërfaqshme shtresat më të ndryshme të objekteve. Në këtë mënyrë, zbatimi i përparimeve të kimisë dhe të fizikës moderne solli edhe një metodë të re në ekzaminimin krahasues, në ekspertimet traseologjike, balistike etj. Teknika kriminalistike është një sistem njohurish shkencore, mbi bazën e të cilave ndërtohen metodat, mjetet teknike, që përdoren për kërkimin, zbulimin, mbledhjen dhe studimin e provave materiale me qëllim zbulimin dhe parandalimin e veprave penale. Në këtë sistem përfshihen këto degë: fotografia kriminalistike, studimi mbi gjurmët, e gjurmët traseologjike dhe gjurmët me përbërje fiziko-kimike, balistike kriminalistike, ekzaminimi grafik e teknik i dokumenteve, identifikimi i personit në bazë të tipareve të jashtme. Një detyrë tjetër e teknikës kriminalistike është përpunimi i masave tekniko-kriminalistike për parandalimin e veprave penale. Këto masa dalin nga përgjithësimi i përvojës së punës hetimore e gjyqësore në zbatimin e teknikës kriminalistike dhe nga praktika e laboratorëve bazë. Tipari themelor i teknikës kriminalistike është karakteri i saj, juridik, për arsye se metodat dhe mjetet teknike kriminalistike zbatohen vetëm gjatë veprimeve të ndryshme hetimore, gjyqësore, brenda caqeve të dispozitave procedurale. Qëllimi i saj është pasurimi i mëtejshëm dhe ngritja e nivelit shkencor të veprimeve hetimore gjyqësore. Dallimi ndërmjet metodave që përdoren në ekspertimin kriminalistik dhe metodave tekniko-shkencore, që përdor organi procedues, qëndron në rolin e ndryshëm procedurial që luajnë konkluzionet e nxjerra prej tyre. Organi procedues i shfrytëzon metodat dhe mjetet teknike-shkencore gjatë zbulimit dhe hetimit të veprave penale për qëllime thjesht operative, p.sh. për të ngritur versione, për të caktuar eksperimentimin, për të bërë pyetje të drejta dhe të sakata para ekspertimit kriminalistik, për të përgatitur materialet që dërgohen për ekzaminim, për të vlerësuar në mënyrë kritike mendimin e ekspertit kriminalist. Konkluzioni që nxjerr organi procedues me anën e metodave dhe mjeteve teknike shkencore nuk është burim prove ashtu siç është mendimi i dhënë nga eksperti kriminalist. Në mjaft raste, vetë organi procedues, me anën e përdorimit të metodave e mejteve teknike shkencore mund të përcaktojë fakte që kanë rëndësi për çështjen, p.sh. ai krahason shenjën e vulës në dokumentin e falsifikuar me shenjat-modele të nxjerra nga vula e dyshuar mund të konstatojë ndryshime të dukshme në përmasat, në formën dhe në përmbajtjen e teksteve të shenjës dhe të modelit; kur krahason dokumentet e shkruara me makinë shkrimi mund të konstatojë ndryshime në përmasën dhe në konfiguracionin e shkronjave. Në rastet kur shenjat në objektet e krahasuara kanë ndryshime të theksuara, organi procedues nuk kërkon bërjen e ekspertimit kriminalistik. Kjo vjen për arsye se kur nuk përputhen shenjat grupore të objekteve të krahasuara në mënyrë absolute nuk do të përputhen edhe shenjat individuale. Në kryerjen e veprimeve hetimore e gjyqësore për kërkimin, zbulimin, fiksimin, marrjen e gjurmëve dhe të sendeve prova materiale mund të përdoren me ndihmën e specialistit kriminalist edhe paisje speciale që gjenden në valixhe fotografike, daktiloskopike biologjike, autotransporti, mikroskop, ndriçues portativ, ultraviolet, përforcues elektronik, optik portativ, aparat infra të kuq e rëntgenografik portativ, metalkërkues etj. Për fiksimin e rezultateve të tyre mund të përdoret edh e hinofilmi. Detyrë themelore e kriminalistikës është identifikimi, ose përcaktimi i zbulimit të mekanizmit të formimit të gjurmëve dhe të pasqyrimeve të tjera, me qëllim që të shpjegohet mënyra e ndodhjes së ngjarjes.
Duke iu referuar dhe duke bërë analizë me detaje literaturës së mëposhtme: 1. Ceccaldi. P.: “La criminalistique”, Paris 1967 2. Reiss. R., A: “Manuel de Police Scientifique”, T. I. Lausanne 1911 3. Pinta, M..: “Spectrometrie d’Absorption Atomique” Paris 1980 4. Begeja, S.: “”Mikrogjurmët dhe roli i tyre në procesin e të provuarit”, Tiranë 1989 5. Svenson, A., Wendel, O.: “Crime Detection”, USA 1955 Desantila Berati
Kuvendi i madh i Dukagjinit (15 shkurt 1602) Ndonëse dhjetë vjet mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit, kështjellat e Arbërisë filluan të binin njëra pas tjetrës, gjithsesi flaka e rezistencës anti-osmane, asnjëherë nuk u shua. Dukagjini, dhe në përgjithësi Veriu i Arbërisë e mbajti të ndezur zjarrin e atdhedashurisë duke i treguar botës se “gurra” kastriotiane kurrë nuk do ta shterrë gjakun e kulluar Arbëror, dhe se “flaka” e Lirisë asnjëherë nuk do të shuhet, por do të qëndrojë si një “pishtar” në gjoksin e çdo Arbënori. Sa herë, pinjollët e principatave të Arbërisë u tubuan në kuvende për organizimin e një kryengritjeje të përgjithëshme. Disa herë, iu kërkua ndihmë shteteve të Europës, për të dalë nga zgjedha e vandalizmit osmano-aziatik. Më poshtë do të citojmë një shkresë të Kuvendit të Dukagjinit: “Shkresë e Kuvendit të Dukagjinit drejtuar Senatit të Venedikut për t’i kërkuar ndihmë në luftën e organizuar kundër turqve”. – Ref: Ugolini. P.S.V. f. 21 / origjinali italisht. Fort i kthjellti Princ dhe e nderta sinjori: Në pleqt, krerët, të parët e të gjithë popullit të Arbërisë, së bashku një zemre me të gjithë popullin e besimit Katolik-Romak jemi mbledhur (dymij e gjashtëqind e pesëdhjetë vetë) me të parët, të gjithë të mbledhur së bashku në vendin e Dukagjinit të quajtur “Shën Lekë” (Aleksandër), fshehurazi duke u betuar të mendojmë për kët popull, me dëshirë që të shtijmë prap në dorë të gjitha vendet tona të lirisë së soçme, ashtu sikundër në kohën e Princit tonë Gjergj Kastrioti (Skënderbeut), dhe po i bëjmë të ditur kthjellësisë tuaj se si jemi nxitur nga kërkesat e princave të tjerë kundërshtarë tuaj me letra e me premtime të mëdha, dhe me fjalë të thëna ambasadorëve tanë, që të çohemi e të kapim armët kundër këtyre barbarëve dhe se me një herë do të na jepet ndihmë me flotë, me ushtarë dhe armë dhe me çdo gjë tjetër që t’na nevoitet. Dhe është paraqitur tek ne i nderuari Imzot ipeshkvi i Sapës me zotin Palë Dukagjinin, shumë besnik i kthjellësisë suaj, në këtë mbledhje e kuvend tonë dhe po na tregojnë shumë gjëra dhe po na thonë shumë arsye, duke na u lutur që për tani të qëndrojmë në paqe e në qetësi sepse nuk është koha: edhe ne kemi dëshirë (?) por nuk mundemi më t’i durojmë këta barbarë. Dhe si shumë besnikë të kthjellësisë suaj, sikur po tregohemi në këtë letër, të gjithë të bashkuar një zemre, mbasi kuvenduam të betuar fshehurazi, po ju bëjmë të ditur se si ne kemi kemi zgjedhur Ambasador tonë nga të parët besnikë, të nderuarin Imzot ipeshkvin e Sapës e të Sardanjës, me zotin Pal Dukagjinin e sipërthënë, për t’u paraqitur te kthjellësia juaj në emër tonë dhe gojarisht kanë për të shoshitur të gjithë marrëveshjen me kthjellsinë tuaj. Ne po ju dhurojmë fortesën e Krujës, të jua lëshojmë në dorë kur të ju pëlqejë, dhe të rrokim armët kundër këtyre barbarëve. Vendi ynë është shumë i fortë prej natyre dhe ka minjera ari e argjenti. Jemi nga tanët, besimit Romak (dyzet mijë e më shumë burra) shpate me vlerë, të cilët me shumë trimëri luftojmë jo më pak se në kohën e të sipërthënit Princ – Gjergj Kastrioti kur luftonin për besimin e shejtë kundër këtyre të pafeve, por që tani luftojnë me më shumë trimëri kundër këtyre tiranëve. Për më tepër, kanë për të ardhur për t’u bashkuar me ne të gjithë arbërit që janë të besimit Grek (ortodoks), si dhe ata të besimit Serbian (ortodoksë) fqinjë tanë, që në tri ditë do të bashkohemi më shumë se njëqind mijë vetë, trima të zgjedhur, dhe të gjithë do të rrokim armët kundër këtyre barbarëve, dhe do të luftojmë trimërisht dhe çdo ditë do të na vijnë përkrahje e ndihma. Dhe me ndihmën e Zotit-Perëndi e të kthjellësisë suaj, kemi për të shkuar drejt Konstandinopojës. Për tjetër, kthjellësia juaj të denjohemi t’u zini besë plotësisht sa herë për të parashtruar e për të kërkuar në emrin tonë ambasadorët e sipërthënë, si ambasadorë të vërtetë tanë, ashtu si e ka zakon hirësia juaj tek e cila me bindje të gjithë porositemi.
Pak koment nga autori i shkrimit (M.B.): Tek ky shkrim historik (botuar në kohën e diktaturës) konstatoj: Aleancat e Perëndimit janë në themelin e çdo episodi të historiografisë së kombit tonë. Ata që ju kundërvihen këtyre fakteve historike (me pretekstin) se janë shkruar në kohën e komunizmit, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse stimulojnë urrejtjen ndaj fqinjëve. Dhe, kjo urrejtje ka domethënien e saj: Fakti, që ndërgjegja e pashallarëve shqiptarë u zgjua me shumë vonesë dhe shqiptarët në pjesën dërmuese u kthyen në fenë e pushtuesit, e “shqetëson” shumë një pjesë të tyre (kryesisht kolonët) dhe, ashtu si dhelpra (e cila mbasi i patën prerë bishtin) mundohej t’i bindte shoqet e saj se, me bisht të prerë duken më të bukura! Këtë “moral” mundohet të na e servirë, “bishtpreri” Abdi Baleta, duke i “ndërsyer” shqiptarët për një konflikt fetar (akt shumë i turpshëm). Urrejtja e Baletës ndaj fqinjëve, dhe ndaj politikave frytdhënëse të politikës sonë të jashtme, tregojnë se “Ora” e Baletës ecën me sens të kundërt, dhe se, ajo “orë” “kurdiset” në vendet Islamo-aziatike. Kam mendimin se, politika e shtetit tonë në sferën e jashtme është në efiçencë të plotë, dhe nëse në krye të shtetit shqiptar do të kishim një “prototip” si Baleta, çështjet rajonale kurrë nuk do të ishin zgjidhur. Abdi Baleta i frynë luftës fetare, por harron se, një ateist nuk ka të drejtë të bëjë moral fetar. Kuvendi i Dukagjinit është sinjifikativi i të gjithë studiuesve dhe shkencëtarëve që përshkuan tokën Arbërore dhe të gjithë konkluduan se, malësorët e Veriut janë Albanë të vërtetë, mbrojtës të Atdheut dhe Kristianizmit. Mark Bregu
“Histerizmit” fundamental do t’i kundërvejmë unitetin I pari “avokat” që mori në mbrojtje dy “kllaunët” e skeçit skandaloz të Festivalit “41” të Këngës në Radio Televizionin Shqiptarm ishte “kllauni” i politikës shqiptare, – Abdi Baleta. Nuk dua të citoj asnjë fragment, nga mbrojtja që Baleta ju bën këtyre “kllaunëve” në “Nëpërkëmbjen” e tij të d. 24. 12. 2002, por, dua ti kujtoi lexuesit Shqipëtar (mbrendë dhe jashtë tokës arbënore), se, Baleta, është pikërisht ai që kam trajtuar në shtyp, që në Prillin e v. 2001, në gazetën “Ora e Shqipërisë”, dhe më vonë, në disa artikuj të gazetës vërtetë prestiqioze – “Shqipëria Etnike”. Për ta bërë shkrimin sa më konkret, (dhe të prekshëm), do të kalojmë në retrospektivë, për të kujtuar Festivalin e XI-të, ose siç e ka quajtur diktatori “Festivali i Zi”. Dihet (nga të gjithë bashkëkohësit) se në atë Festival pati shumë “kurbanë”, dhe kjo vetëm sepse artistët Shqipëtarë për të parën herë, (mbas sa vitesh) dhanë “shkëndijat” se, jemi një popull vërtetë Europian, dhe se, “universi” Perëndimor tërheq (në mënyrë të natyrshme) çdo qelizë të këtij kombi, (me bazament dhe argjinatura Europiane). Duhen theksuar dhe nënvizuar emrat e Todi Lubonjës, dhe të intelektualit të shquar Shkodran, – Fadil Paçrami, si dy “pionierë” të guximshëm të “Erës së Re”, guximi i të cilëve u ndëshkua padrejtësisht nga juristët “shërbëtorë” të diktatorit, shokët dhe monstrat e Abdi Baletës. Mbrojtja e “kllaunëve”, dhe stafit drejtues të R.T.V.SH-ës, nga ana e juristit – Baleta, tregon se, “reminishencat” e diktaturës funksionojnë me efiçencë të plotë, dhe se lufta kundër klerit katolik, dhe (katoliçizmit në përgjithësi), zhvillohet në format më bizare, nga segmente të caktuara, me prirje të theksuara anti kristiane dhe anti Perëndimore. Ky akt i turpshëm dhe i pa preçedent, na kujton “haxhi qamilin” e fillim shekullit të kaluar, që vërtitnin flamurin e “baba” sulltanit, dhe baltonin Flamurin e Kastriotit. Abdi Baleta, ka marrë përsipër të bëhet “flamurtar” i anti Kristianizmit, anti Europianizimit dhe anti shqiptarizmit, duke përhapur “helmin” e përçarjes fetare. Është pikërisht ky ekstremist i skajshëm, që me paturpësinë e tij (aziatike), kërkon të denigrojë figurat më të shquara të kombit, duke filluar me Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin dhe më në fund dhe Nënë Terezën! Lufta e Baletës, kundër Papës, dhe Selisë së Shejtë është vazhdim i “betejave” të tij të humbura. Askush nuk mund t’i privojë Baletës të drejtën për tu “dashuruar” me vllezërit e tij aziatikë dhe me artin e Stepave, por, në të njëjtën kohë, askush nuk i lejon atij të marrë nëpër gojë Shenjtërinë e Tij Papa-Gjon Palin, dhe Selinë e Shejtë dhe të nderuar nga pjesa dërmuese e Globit tokësor, – Vatikanin. Fshatari tutkun, i Gurit të bardhë të matit, me marrshin e tij “revan”, nuk mund të kapërcejë mbi bustin e Pjetër Budit për të goditur Vatikanin, me “retorikat” e tij absurde dhe bajate, me të ashtuquajturin “term”, – “Katoliko Centrizëm”. Ky ateist “profan” që kërkon të mbulojë Atdheun e Kastriotit me “pelerinën” e gjelbër aziatike, është i destinuar të përfundojë në “pellgun” e turpit dhe të tradhëtisë, dhe të “dergjet” bashkë me “vëllezërit”, gjyshët dhe stërgjyshërit e tij – Ballaban Pashën, dhe Haxhi Qamilin. Ky “folklorist” muzeal i “jashtë qitjes” aziatike, nëpërmes shkrimit të tij të turpshëm, “sulmon” ministrin e jashtëm Ilir Meta, kryetarin e opozitës, – Berisha, dhe kryetarin e shtetit, – Presidentin e nderuar, Alfred Moisiu. Ëndërat e Baletës për të zëvendësuar ndonjërin nga këto figura, janë ëndëra “stepash” dhe “përralla” me Mbret. Edhe sikur të ngjallej ai që e bëri Ambasador, edhe sikur të rikthehej sistemi komunist, Baleta nuk mund të pretendojë më shumë se sa vendin e një sekretari byroje në kooperativën e lindjes, – në Gur-bardhë të Matit. Baletës i është lëshuar shumë hapësirë në shtypin e tij mediatik, për të fyer, dhe është vetëm toleranca e klerit dhe e shtypit demokristian, por duhet ta kuptojë mirë se, edhe durimi dhe toleranca kanë një limit. Baleta kërkon me çdo mënyrë të mbjellë përçarjen fetare sepse kështu e kanë urdhëruar padronët. Por, ai harron se, katolikët shqipëtar, nuk e barazvlejnë muslimanizmin shqipëtar me “instrumentin” – Baletë. Kleri, dhe katoliçizmi shqipëtar, muslimanët i “matë” me njisi tjetër matëse, me: Faik Konicë, Tajar Zavalan, Sejfulla Malëshovë, Eqerem Çabej, Arshi Pipë, Sami Repisht, Ibrahim Rugovë Kajmak Dedë, dhe me të madhin Ismail Kadare. Atmosferën vllazërore mes besimeve, të “çimentuara” nga – Mic Sokoli, Dasho Shkreli, Hodo Sokoli, Dedë Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Gjin Pervizi, Dom Nikollë Kaçorri, Gjergj Fishta, Fan Noli dhe “super” Atdhetari – Luigj Gurakuqi, kurrë nuk mund ta shpërbëjë “retorika” banale e një renegati “gjenetik”. Dhe, së fundi, sado që “avokati” – Baleta mundohet të minimizojë aktin skandaloz, ndaj Papës së Shejtë, pse jo, edhe ndaj Presidentit tonë të nderuar, ai është një akt provokativ. Në atë skeç të turpshëm u mat “pulsi” i Klerit dhe i të gjithë komunitetit katolik. Baleta, duhet të jetë i bindur, se ai skeç, dhe skenaristët e tij, kan bërë një veprim të kundërt: kanë rritë kuotën e vlerave të këtij Religjioni kompakt, dhe kanë forcuar unitetin Kristiano-Shqipëtar. Ndërsa në arenën ndërkombëtare nuk ka dhanë asnjë lloj efekti. Bota e dijnë se një shtet me ateizëm 50-vjeçar nuk mund të “pjellë” një art tjetër më të frytshëm të paktën edhe për një dekadë. Papa i cili dijti të falë “vrasësin” e Tij, pa tjetër që do të dijë të mëshirojë edhe injorantët dhe “avokatin” e tyre… Të kërkosh të vësh në lojë momentin më solemn, kur Papa i Shejtë puthi dhe bekoi tokn që lindi Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën është më shumë se turp… Kultura Europiane, dhe “sinfonia” janë të huaja për veshët e (pa larë) të injorantëve, ata janë mësuar me tingujt e daulleve të “zvarranikëve” që zbritën si lukuni ujqërish për të shpërbërë qytetërimin dhe kulturën Perëndimore. Shqipëtarët e të trija besimeve janë pjesë e pa ndarë e kontinentit “plak”. Askush nuk mund të ndryshojë ligjet e natyrës. Njeriu është produkt i ambientit dhe si i tillë do t’iu përshtate ligjeve të natyrës. Rakia, konjaku, vera dhe birra janë në funksion të traditës, ndaj askush nuk mund të privojë shqipëtarët qoftë në frekuentimin e “diskove” a po të Plazheve. Të tria besimet, kemi të përbashkët kulturën dhe zakonet. Shqiptarët kurrë nuk do ta “bunkierizojnë” femrën si në vendet aziatike, por edhe “lakuriqësinë” dhe martesën e mashkullit me mashkull nuk do ti “huazojnë” nga Europa. Në Europë kemi qenë jemi dhe do të jemi gjithmonë por me “Pasaportën” tonë. Mark Bregu
Më vështirë komunikon sot me shtetin se dikur me Portën e Lartë të Stambollit -Letër Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Zotit Fatos Nano-
Zoti Kryetar! Komunikimi sot me forume e instanca është bërë vërtetë më i vështirë se sa ai i dikurshmi me Portën e Lartë të Stambollit. Një thes me letra mund të shkruash në adresë të njerëzve me rëndësi dhe mund të mos marrësh kurrfarë përgjigje! E gjithë kjo Për Arsye Se Administratat e vogla e të mëdha nuk duan të ndërpresin shefat e tyre nga puna e dobishme për vete e për ta! Ndoshta do të ishte më mirë që të gjendej një Gazetë e pamvarur për një “Letër të Hapur” prandaj edhe po shkruaj disa gjëra të cilat mund t’i dini por do t’ju ndihmojnë për të provuar kujtesën! Zoti Kryeministër! Në një minierë që shfrytëzohet me puse vertikalisht, është e kotë të futesh njëzet e tridhjetë metra, kur shtresa e mineralit është pesqind a njëmijë metra poshtë! Të tëra këto punë të mëdha që përçapen të bëhen në këto vite të tranzicionit të gjatë, duken si sorollatje dhe angari të shkreta, kur sheh njeriu se sa larg po i qëndrohet problemit të ish të dënuarve politikë që thuhet se është kërkesë numër një për një Demokraci të vërtetë! Me problemin e ish të dënuarve ka kohë që po luhet loja e shurdh-memecit, duke bërë kështu një krim. Gjithçka që u fol dhe u shkrua, Dekretet e Amendamentet që u futën në ligje ngjasojnë me fatin e një tenderi rruge që pas kilometrave të para lihet keq e më keq deri në bërjen e saj të pakalueshme! Kjo gjë ndonëse nuk ju fajëson juve si Fatos Nano por ama tani së fundi duhet ta dini se shtresa për të cilën flasim sot o kurrë pret t’i hidhet një litar shpëtimi që të dalë nga humnera në të cilën e shtynë të binte! Dalja e ish të dënuarve politik sot nëpër rrugët e Kryeqytetit, demonstrimi paqësor dhe thirrjet për të drejtat e tyre të ligjshme, përngjasojnë me një çvarrosje të tyre! Themi çvarrosje sepse shumicës së tyre rrallë e më rrallë ju takon të shohin rrugën e bulevardit pasi nuk mund të praktikojnë shëtitjen si dikur, shumica e tyre si zogjtë e një qyqeje presin gojëhapur a mos shteti Demokratik do t’u japi çka i takon me ligj. I dënuari politik vuan nga plagët e shumta në luftën e pamëshirshme me Komunizmin, dhe vetëm përpëlitet në dhomën e tij pa dritë, pa një derë epa një bravë duke parë se si realizohet plani i diktatorit për shfarosjen e tyre! I dënuari politik, zoti Kryeministër, ishte gjahu i një bishe që ia nxorën nga goja siç duket për të provuar një vdekje të stërgjatur që i solli harresa, kthimi i shpinës e mospërfillja ndaj tyre. Ish i burgosuri politik qe një viktimë e asaj kohe, që planet e veprat pesëvjeçare, zakonisht realizoheshin me shfrytëzimin e luftës së klasave. Ai është viktimë e asaj kohe që kishte nevojë për krah pune të papaguara, i asaj kohe kur Diktaturës i duheshin sa më shumë armiq. Në shpinën e këtij njeriu të pa ngrënë e të pa kuruar kurrë siç duhet, po luhen drama e komedi groteske, një valle e çmendur kërcehet sot në shpinën e tyre të lënduar me vakt e me kohë nga druri e nga pasha e punës së rëndë pa pagesë! I dënuari politik është viktimë e asaj kohe në strategjinë e së cilës gjygjet shembullore kërkonin që të fusnin thellë e më thellë idenë e nënshtrimit dhe të bindjeve absolute. I dënuari i atëhershëm qe edhe një lloj bedeli që Zoti e di vendin e kujt ka zënë, sepse fare mirë mund të ishte edhe një njeri tjetër, popull i çfarëdoshëm (për të mos thënë edhe ju)! Propaganda famëkeqe, shtypi, media, sigurimi i shtetit komunist e të tjerë të tërbuar pas parajsës që zunë, kanë shtuar e kanë shpifur, kanë ekzagjeruar e keqinterpretuar fajet e këtyre ish të dënuarve, saqë mjerisht ka akoma njerëz që e shohin këtë shtresë me sy të shtrembër dhe ndoshta akoma e bëjnë fajtor për fatkeqësitë e Atdheut! Zoti Kryetar, ndoshta nuk është nevoja për të luajtur avokatin e kësaj shtrese, por më lejoni, se pa qenë ekonomist, mund të nxirret një përfundim se: Askush nga shoqëria e jonë shqiptare nuk ka mbetur pa përfituar nga shtresat e mësipërme, ajo mund të jetë një formë që ndryshon nga forma tjetër, mund të ketë qenë e një mase tjetër, mund të ketë qenë e një mase që ndryshon nga masa e një tjetri por kërkush nuk mund të thotë se nuk ka përfituar deri në një kafe ose pesë lekë në atë rrogën e tij (mjerane posi ai) nuk mund të mos llogarisësh direktet e indirektet e këtyre punëve që ngjasin pak a shumë me fjalën e urtë popullore që thotë: hidhe të mirën në det se e gjen në kripë! Zoti Kryeministër, nëse kjo gjë do të perceptohej nga të gjithë, do të thosha se edhe sikur (bie fjala) të bëhej fjalë për taksë solidariteti, ky popull që shquhet për këto punë nuk do të kundërshtonte t’i linte ca qindarka mënjanë, bie fjala se kategorikisht askush nga të dënuarit nuk e thotë këtë gjë, për më tepër Z. Kryetar, kur dihet se fjala taksë është kaq shumë e praktikuar sa që po të ishte një popull i kamur, ta zëmë si Danimarka ose Suedia, do ta kishin gjuajtur Taksadarin me gurë. Është fjala Zoti Kryeministër, për disa deklarata e përfolje të shpeshta e të pandërprera që u dekretuan dhe u fuqizuan me ligj për dëmshpërblimin tonë! Në kohën tonë Zoti Kryeministër, është bërë në modë grabitja, dhuna e asgjësimi pr i dikujt të mbushur xhepat e atij tjetrit, siç duket këta njerëz të suksesshëm në këto paudhësi bënë kurse parapërgatitore, u instruktuan dhe u mirëstërvitën që në kohën e diktaturës që aq shumë e aq shpesh ishte thënë se në kapitalizëm njeriu për njeriun është ujk! Por nuk është parë e as dëgjuar deri më sot ndonjë perifrazim i tillë ose i një lloji tjetër për borxhet! Një si shtresa jonë madje në përgjithësi në vendet e varfëra, borxhi është kudo prezent dhe as nuk mund të rrojnë njerëzit pa të dhe për të larguar ndrojtjen është përdorur fjala se borxh merr edhe mbreti, por jo të mos kthehet borxhi! Është rasti t’ju kujtoj se deri ku ka arritur shteti ndaj atyre që nuk lanin detyrimet, borxhet për qera e drita, tatimet që ndoshta nuk i meritonte e nuk i mbante kurrizi ynë! I dënuari politik, Zoti Kryetar, për shkak të spekullimit, bie fjala një tjetër që nuk u burgos kurrë e që megjithëse merrte një rrogë mjerane, ka mundur të heqë mënjanë diçka për nesër. Kaq gjë ndodh edhe me kafshët, të cilat pasi ngopen, hapin një gropë madje vendosin edhe në shenjë për t’i gjetur ato të nesërmen! Por i dënuari politik ishte më keq se një shpend i cili sado larg të fluturojë për ushqimin, të nesërmen do të dalë përsëri për llogari të ditës së re. I burgosuri i djeshëm e ndjen veten sot më keq se një emigrant i paligjshëm rrugëve të Europës, këta njerëz tani kanë humbur dhe atë që patën: Ata u braktisën edhe nga fëmijët e të afërmit, për shkak të rëndesës që u ishin bërë atyre për bukë e për ilaçe. Kjo barrë mbingarkese i shtrëngoi ata të shohin si armik njeriun e afërm të tyre dhe deshën s’deshën, çdo ditë luhet në shpinën e tyre loja të shpëtojë kush të shpëtojë! E gjithë kjo e të tjera që nuk ka pse të thuhet erdhën në kohë e në momente të këqija, kur nuk mundet dikush as të prezë mizat e jo më të ndalojë rrjedhën e ngjarjeve! E gjithë kjo e të tjera erdhën për faj të qeverisë që nuk na dëmshpërbleu e nuk na shpërblen akoma, e gjithë kjo për arsye të heshtjes e shurdhimit të qeverive ndaj ligjit që nuk zbatohet. Është e treta herë Zoti Kryetar që mandatohemi dhe nuk e di çfarë do të thoshit ju po t’u pyeste dikush se çfarë kemi bërë për këtë shtresë? Më vjen keq por është rasti të jua kujtoj Zoti Nano se ju i morët tetëdhjetë milionat e juaja për kohën që qëndruat në atë vend pushimi që i burgosuri i djeshëm nuk ka patur as fatin t’i marrë erë një mundësie të lumtur si e juaja! (gjithmonë duke e krahasuar me tonën). Sepse dihet se çfarë hetuesie u zhvillua dje e cila është ajo e sotmja. Hetuesi im p.sh., një palavas i degjeneruar u dënua katër vjet sepse nga goja e një ane ish hetuesi i dikujt e nga ana tjetër i kërkonte relacion gruas së tij me mashtrime! E dini sa shumë raste kanë shkuar punët në hetuesi sa që t’i dëmtojnë jetën e ekuilibrin e deri tek organet gjenitale i kanë dëmtuar tjetrit duke zbardhë dhëmbët se gjoja do të jetë më i fortë për punë! Dhe tani këtë punë nuk e kompensoni? Ne të kemi kërkuar një dhi për kaun, ndërsa për dhinë një kec, por as këtë nuk doni ta ktheni? Po avokati juaj aq vuajti për të nxjerrë të drejtën saqë meritoi pesëmilionët? Por Zoti Nano ka një jetë por ka edhe një histori çdokush! Ky diferencim dhe ky diskriminim i këtij lloji edhe sikur të ndodhte para treqind vjetësh duhet të përmendej në leksionet e drejtësisë si një shembull i keq që hapit gjithkënd, por që ka ligj dhe ka edhe Maliq kjo është thënë me kohë! Tani sikur t’u pyesja a mund të bëhet ndryshe, ç’do thonit? A e dini Zoti Kryeministër se gjatë këtyre viteve të demokracisë, duke patur këtu edhe vitin e mbrapshtë 97, ish të dënuarit kanë pjesa shembullore, më të përmbajturit. Këta njerëz vallë nuk mundën apo nuk deshën t’i hedhin zjarrit benzinë? Nuk paskemi një armik vallë që e do plumbin mbas veshit? Por as në qoshen më të largët e skutën më të errët nuk u duk ndonjëri të vidhte të grabiste, nuk u përzie në trafik, kontrabandë etj., etj. E gjithë kjo që vetëm për të mos gërvishtur më tepër lëvizjen për demokraci, për të cilën ëndërroi e vuajti një jetë! Të burgosurit nuk janë të dhunshëm, kriminelë, as terroristë, siç flitet! Ish të dënuarit politik me gjithë tradhëtinë e gjithanëshme, deri tek shoqata e tyre e sidomos nga ai Institut i mallkuar integrimi, prapë se prapë nuk janë as për një lëvizje kamikaze e as pjesëmarrëse të Etës e të Al Fatahut! Tek e fundit e njohin jetën, e çmojnë atë, dhe secilit do t’i pëlqente t’i kalonte pesë ditë të mira. Por është tradhëtar dhe i mallkuar kushdo qoftë ai që i provokon deri në atë pikë duke mos i përfillur e fyer, duke i bërë edhe të keqen, duke i treguar më pas edhe bërrylin. Duke i lënë pas dore në varfëri të papërballueshme e duke u mohuar edhe atë që ua ka dhënë ligji e Kushtetuta, sepse kjo është tallëse e poshtëruese, kjo e trondit atë deri në rebelim e më tej, deri në një revoltim të tillë që do mund t’ja shpifte sherrin kushdo që kujton se ka zënë parajsën! Ata që i njohin ish të dënuarit dhe që kanë jetuar me ta e dinë mirë se poshtë atyre reckave që i kanë katandisur të mbështillen e nën jorganet me arna e batanijet me pluhur, japin e marrin për të mbijetuar ca shpirtëra njerëzish që përkulet bajoneta në zemrat e tyre, por që kur e mori lapsin në dorë Hasani, shkroi ç’i deshi qejfi dhe sot e kësaj dite për ta nuk është thënë kurrë e vërteta dhe as s’i është dhënë e drejta! Megjithatë, këta gurë të nxjerrë nga zemra e një shkëmbi të plasaritur e të thërmuar nga koha dhe harresa, të cilët dje e pardje humbën karvanin me florinj nuk e kanë problem të hedhin në tavolinën e bixhozit pesë lekshin e fundit! Zoti Kryeministër! Thonë se këtë dekadë Demokracie, jeni më i suksesshmi, ndoshta kjo vjen meqë i keni vënë në vijë punët në të dy dyert, në Parti dhe në Pushtet, flitet e stërflitet se jeni modern, me kulturë, jeni njohës i mirë i jetës dhe i qejfit, keni grua të re dhe të bukur, makinë luksi, para dhe ju dhimbset edhe për një çast t’u ikë pa efekte, për të gjithë këto bëjmë shyqyr dhe ju urojmë, por po të jetë për jetën e të tjerëve a mendoni ndonjë çikë? Ne ish të dënuarit vallë s’paskemi të drejtë për jetën? Po pse politikanët e partiakët i keni rimorkjuar pas një zetori që shkon e vjen në bankë, dhe ne na mban të lidhura duart që të mos mund t’i shtrijmë as me lypë të drejtën me ligj? Bota po praktikon shpërblime të punës së papaguar të para njëqind vjetëve, po dëmshpërblehen edhe puna e robërve të luftës, të llogaritura që nga ajo e trembëdhjetës e katërmbëdhjetës! Kush vallë i bëri me heshtë Demokracitë e mëdha për ne? Pse nuk ndihet parlamenti Europian, Komiteti i Helsinkit e Organizatat që kanë për detyrë të mos heshtin? Ai njeri që ka folur e ka shkruar si ka dashur për ne, pse nuk na dha të drejtën për një avokat, por i bëri punët si diktatori kur shkriu Ministrinë e Drejtësisë! Pse bëheni edhe ju si ca ujqër që kapin gjahun me të mirë dhe futen në pyll për ta hëngër? Duhet të mos harroni se ka një jetë por ka dhe një histori për këdo! Kësaj radhe do t’u nderonte Historia dhe do të merrnit uratat e ish të dënuarve, në qoftë se do t’i jpenit fund sorollatjes së problemit tonë duke vënë në vend ligjin për dëmshpërblimin, prandaj ju shkrova këtë letër që s’ka pse të futet në magazinën e letrave që nuk do të marrin përgjigje kurrë, as nëpër zyrat e tjera për t’u analizuar! E përfundoj duke shpresuar se nuk do t’i lini “të shtresës tonë” me kërku drejtësi rrugëve e shesheve, për më tepër se edhe parlamenti është duke pritur që problemi të futet në rrugë të mbarë. Na falni për varfërinë e shkrimit dhe ndonjë pamundësie për t’i thënë gjëra bukur! Kolec Visari Ish i dënuar politik i Spaçit e Burrelit, invalid i burgjeve komuniste
Shkrimtari, studjuesim bashkëpunëtori i gazetës “Shqipëria Etnike”, Prelë Milani, përshtat Biblën në vargje Prelë Milani, tashmë me një zë jo i panjohur si krijuse në fushën e satirës, folklorit, si studjues i pasionuar i historisë, dhe bashkëpunëtor i rregullt i gazetës sonë “Shqipëria Etnike”, në këtë fundviti që sapo kaloi është paraqitur përpara publikut me një botim të ri poetik të titulluar “Ti o kënga e thellësive të shpirtit”, duke sjellë për herë të parë Biblën e përshtatur në vargje në gjuhën shqipe, libër me vlera të arrira artistike, dhe me mesazhe të papërsëritëshme, siç janë mesazhet e Jezuit të përcjella në vargje, që dalin nga thellësia e shpirtit njerëzor. “Shqipëria Etnike”: -Prelë, së pari të përgëzoj për botimin tuaj të ri, dhe njëherazi mund të na thoni si ju lindi ideja që librin e shejtë ta përshtasni në vargje që përbën diçka të veçantë krejt të re në fushën e botimeve fetare? P. Milani: – Shtysë dhe pikënisje për poezitë e para të këtij libri është një ëndërr mbresëlënëse e korrikut të vitit 1985. Atë ditë vere isha duke lexuar një libër krejtësisht të ndaluar, kisha në dorë Biblën, një libër të vjetër me faqe të zbehta i trashë me kopertinë të kuqrremtë, me format sa i një blloku xhepi shënimesh. Ishte botim i vitit 1930, i shkruar në gegnisht, ishte i vetmi libër që kishte mbetë nga sekuestrimi i librave të bibliotekës së kushëririt tim Prof. dok. Kolë Prela deputet i 46-ës, pushkatuar nga Diktatura komuniste në vitin 1948. Leximi i librit të shejtë ishte një konfrontim i idealizmit me fuqi hyjnore me materializmin që studjoja në fakultet. Në këtë përplasje ekstreme mes dy të kundërtave të papajtueshme, që i bënin sfidë njëra-tjetrës, nuk kisha si të mos ndihesha i dyzuar në qënien time për shumë pikëpyetje të pasqaruara nga materializmi shkencor. Ndoshta ky ishte shkaku i asaj ëndrre që pashë atë natë të bukur vere. Një njeri fisnik me rroba të bardha më erdhi pranë, njeriu ngjasonte si engjull i bekuar me frymë hyjnore. Ai më thotë, ti studjon histori, por nuk di për vete historinë e krijuesit tant. Mësoje nga ai libër i shejtë e i ndaluar historinë e pamohueshme të gjithësisë e të krijuesit tand e mos u indoktrino nga ato që ju servir ateizmi i të pafeve. E lexova disa herë librin me ëndje, duke përjetuar emocione të fuqishme të cilat më frymëzuan dhe më motivuan për disa poezi të cilat mbetën pjesë e intimitetit tim deri në vitet 90-të. Kur përsëri m’u shfaq në ëndërr i njëjti person si dikurë, i cili përsëri më këshilloi, duke më thënë, ti shkruan poezi, shkruaj prapë poezi për zotin tand, shkruaj dhe lexojua nxënësve tu të pamëkate. Dhe unë tashmë pa asnjë ndrujtje ashtu bëra vërtetë, shkruaja dhe ua recitoja nxënësve të mia, pastaj me poezitë e mija ata zhvilluan vetë aktivitete recitale në shkollë, kështu për disa vite pa ndonjë paramendim të bëj libër të veçantë unë arrit të përshtas Biblën në vargje, dhe pas shumë vitesh me ndihmën e miqve të misj Vasel Muça e Valentin Gjetja m’u krijua mundësia që këto poezi spontane t’i përmbledh në një vëllim si dhuratë për të gjithë besimtarët e sidomos për katekistët e rinj. “Shqipëria Etnike”: -Si ia keni arritë të përmbledhni në 150 faqe poezi një libër aq të gjerë e voluminoz si Bibla? P. Milani: -Së pari dua të them se jam munduar t’i qëndroj besnik shkrimit të shejtë me një stil të thjeshtë korrekt e që libri të jetë i kuptueshëm për të gjitha moshat, libër që siç thashë lindi nga një ëndërr e një nate vere si sot e 17 vjet më parë. Dhijata e vjetër nuk që më tepër se 16-17% të volumit të këtij libri që për mua si autor ka si synim të jetë një hyrje e shkurtër, me një stil të artikulueshëm që të na rrëfejë kohën dhe kushtet kur mes nesh erdhi në jetë Mesia shpëtimtari ynë i shumë pritur, personaliteti më i shquar i të gjithë kohërave, Udhëheqësi më i madh, Mësuesi më i madh, që i ka bërë më shumë se kushdo tjetër të mira njerëzimit. Ai që si kërrkush tjetër në gjithësi ka jetuar jetën më të shejtë, se kushdo që ka jetuar ndonjëherë. Ai që u flijua në kryq të shpëtonte njerëzimin nga mëkati. Librin fillon me Krijesën nga Zanafila, Njeriu i parë (Adami e Eva), Parajsën, Njeriu braktisë parajsën, Ndëshkimi i Zotit, Kaini dhe Abeli, për të kaluar te Përmbytja e Madhe, pas së cilës vjen Fillimi i ri ku Abrahamin e thërret Zoti për të krijuar popullin e zgjedhur nga perëndia, Prej teje o Abraham/do bëj ni popull me famë/shumë pasardhës do të keshë/një komb të madh do ngreshë/Si shembëllim i bekimit tim/si babaj i popullit tim/gjithë kombet që janë/bekimin tim e kanë. Dhe siç deshi Zoti nga pasardhësit e Abrahamit lindi populli i zgjedhur i Izraelit. Izrael lum ke ke lindë Jozef David Mojsinë mbi të gjithë linde Mesinë Jezujin e Nezaretit Shpëtimtarin e planetit Kjo poezi pasohet me sihariqin e Shpalljes së lindjes së Mesisë, Shpëtimtarit të gjithë pushtetshëm, që mishëron personalitetin më të pashoq të gjithë kohërave që i ndryshoj drejtimin historisë. As një fe tjetër nuk pohon se themeluesi i saj është ngritur nga të vdekurit, dhe nga kjo pikpamje krishtërimi është unikal ku secili argument për vleshmërinë e Krishtërimit, qëndron ose rrëzohet në bazë të ringjalljes së Jezujit nga Nezareti. “Shqipëria Etnike”: -Si është pritur ky libër nga autoritetet kishtare? P. Milani: -Libri ka vetëm pak kohë që ka dalë në qarkullim, megjithatë e ndiej veten të gëzuar dhe entuzjast, për djersën e derdhur pasi të gjithë ata që e kanë lexuar deri tani janë shprehë shumë pozitivisht. Unë librin ua kam dhuruar natyrisht të gjitha personaliteteve fetare më të larta të Shkodrës, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë quajtur si një surprizë befasuese dhe të këndëshme për lexuesit e krishterë. Vlerësoj sidomos vlerësimet e sinqerta dhe vërejtjet dashamirëse të Dom Luçjanos. Ndërsa zonja Ana Luka gazetare e departamentit shqip të Radio Vatikanit, shumë e entuzjazmuar jo vetëm më përgëzoi për diçka të rrallë siç e quajti ajo botimin tim, por më premtoi se me kënaqësi në emisjonet e saja në shqip do të jepte fragmente nga ky libër por sa ajo të kthehej në Vatikan pas festave të mëdha Krisht lindjeve e vitit të ri. Lexuesve të thjeshtë kam menduar t’ua ofroj pranë institucioneve fetare, por ajo që më trishton mua si krijues është mungesa e dëshirës minimale e publikut për lexim, aq sa libri është so një mall i përbuzur që nuk vlen as sa një birrë, ndërkohë televizioni, gazetat ushqejnë masën e gjerë të publikut shpesh me amoralitete porrnografike, duke ç’indoktrinuar në mënyrë të përçudnuar personalitetin e njerëzve të cilët flasin e bëjnëmoral në emër të lirisë e të drejtave universale, duke degjeneruar ligjshmërinë njerëzore dhe duke na proklamuar, abortin, prostitucionin, homoseksualitetin, pedofilinë etj., etj. Shkurt llafi libri është një mall i pakonsumueshëm dhe fatkeqësisht ushtria e atyre që e përbuzin librin po vjen duke u rritur dita-ditës. Edhe Bibla, ndonëse është libri më i lexuar në botë, akoma këtu tek ne lexohet më pak se gazetat, aq më pak studjohet dhe interpretohet në jetë nga besimtarët. Degradimi deri në shpërfytyrim i shoqërisë së sotme më nxiti dhe më përforcoi besimin më tepër se shkaku i shumë fatkeqësive tona është mohimi që i kemi bërë disa herë perëndisë, dhe po vuajmë akoma ndëshkimin e asaj që nuk e kemi njohur zotin për zot. “Shqipëria Etnike”: -A nuk do të ishte mirë të shoqërohej ky libër me një parathënje personaliteti të klerit, që do i shërbente si çertifikim për lexuesin? P. Milani: -Edhe unë e kam dëshiruar një gjë të tillë, por nuk mund të quhet i pa ligjëruar nga kisha, pse nuk ka firmën ta zëmë të arqipeshkvit, ky libër është përshtatur identikisht nga proza në vargje sipas shkronjëtarëve të ungjillit duke e bërë më të thjeshtë dhe metodikisht më të asimilueshëm. Se përse nuk ka firmën e dikujt, nuk është faji im, edhe sikur ta kish një firmë dhe përveç efektit publicitar nuk do të kishte asnjë vlerë tjetër. Nuk ia vlen të përmend emra por dikush që merret me botime fetare nuk është lodhë as të çfletojë materialin e daktilografuar sa për të parë qoftë edhe për kureshtje titujt e poezive, lëre pastaj t’i lexojë ata më tej. Jam përpjekur disa herë të kontaktoj me arqipeshkvin, por nuk është aq e thjeshtë kur nuk ke asnjë njohje personale, shkon me ditë të tëra e nuk e takon dot, pastan natyra e ftohtë dhe statike në përgjithësi e klerikëve, është disi irrituese për sedrën time si krijues me temperament që nuk lakohem lehtë për të marrë çdo formë, ndërkohë kur sot për të qenë praktik duhet të jesh si parafina dhe të marrësh në vend kthesën 180 gradë. “Shqipëria Etnike”: -Ç’mesazhe të veçanta do veçoje për ne nga ky libër? P. Milani: -Dua të veçoj se njeriu pa ideale nuk ka dallim nga gjitarët e botës shtazore, përkundrazi një njeri pa ideale është më instinktiv, më gjakatar dhe më i degjeneruar se çdo gjitar tjetër ashtu siç ka thënë me të drejtë natyralisti Darvin, Shpirti e dallon njeriun nga kafshët. Libri i shejtë është në pasqyrë ku gjithsecili sheh veten e vet se kush është ai, dhe nuk është faj i pasqyrës pse njerëzit janë të shëmtuar dhe nuk donë ta shohin shëmbëlltyrën e vet në pasqyrë por rrinë e shohin hundën e njëri-tjetrit. Njerëzit duke parë veten e vet në këtë pasqyrë edukohen me frymën e shejtë dhe pastrohen nga e liga, nuk është meritë të rafish gjoksin jam kristjan dhe si i tillë jam detyrimisht i përkryer, kristjan i vërtetë është ai që bën jetën sipas udhëzimeve të zotit tonë Jezus. Sot kur vërehet kudo më tepër se kurrë absolutizmi i pushtetit material mbi atë ideal, thënia e Jezusit duhet të na ngulitet në kokë për t’i ardhë në ndihmë shpirtit tonë. Për bukën që ju hani mos u ankoni mos qani por të jen të brengosur për bukën e jetës së pasosur unë jam nga kjo bukë falë nga zoti zemër butë Në këtë realitet të egër shqiptar me dhunë, intriga e vrasje Jezusit duhet t’ja kemi vathë në vesh ktë këshillë. Edhe ai që zemërohet me të tjerët hidhërohet Budalla kush i thotë shoqit llogori do t’i japë zotit po ja nxive kujt gjakun e ke të fituar mëkatin Kush namë të marrtë djalli n’fund të ferrit e djeg zjarri dhe mbi të dorë kush do vërë mjerë ai që nuk e din ka vu dorë mbi perëndinë Ne duhet ta dimë të gjithë se pushteti i llafeve, intrigave, i gënjeshtrave dhe i krimit në çdo formë të kamufluar që shfaqen nuk i shpëtoi syrit të perëndisë. Ai që u fali njerëzve sy thoni vallë nuk shikjon ai që u fali njerëzve veshë thoni vallë nuk dëgjon Para syve të Perëndisë si të mirë si të liq as gjë nuk fshihet dot pa u parë lakuriq Shiheni sot familjen gjënë më të shtrenjtë të shqiptarit, shiheni si është katandisur nga kthetrat e krimit brenda llojit të vet, kjo është produkt i drejtpërdrejtë i krizës morale të shoqërisë së sotme ku shpesh na paraqitet si moderne, si evropiane ajo që si do të përkthehet e të interpretohet nuk është veçse imoralitet modern. Sikur të dëgjohej këshilla e Jezusit për burrin, gruan dhe fëmijët familja do të ishte e pastër, e qëndrueshme dhe solide. Krishti është kokë e Kishës truri shpëtimtarë i trupit siç i bindet Kisha Krishtit gruja le ti bindet burrit
Sa e deshi Krishti Kishën q’për të u flijua e ndërroj jetë burri të jetë i dashur eh dhe i mëshirshëm ta dojë e ta nderojë gruan e vet,
Si burri si gruja që tradhëton bashkëshortin kan tradhëtuar perëndinë zoti e urren divorcin
Divorci dhe tradhëtia e ulin e poshtrojnë njerinë familjen e ka krijue pernëdia familja e dallon njeriun me bagëtinë Një martesë e shëndoshë sjell një familje të shëndoshë dhe të lumtur O fëmij lule të jetës doni prindrit që u kanë lindë por si mjalti i zogut të bletës jeni ju për perëndinë Të gjithë themi se fëmija është pasqyrë e prindit prandaj Jezusi na këshillon I mësoni i këshilloni prindi fëminë ka pasqyrë rroni kot dhe në qoftë s’rroni po s’tu bë fëmija i mirë Sot në një realitet ku fobizmi, urrejtja krahinore, ndasitë dhe përçarjet etnike e ndërfetare rrezikojnë ekuilibret e balancës globale profecia e Jezusit për dashni, paqe e lutje edhe për armiqtë është dhe mbetet parimi themelor i doktrinës universale të krishterë. Njeriu i mirë e i vërtetë i don të afërmit e vet i don të mirë e të liq si miq dhe armiq nga zoti s’ka shpëtim mëshirë as bekim po qe se dashuroni veç ata që doni Kriminelët e mallkuar njani-tjetrin e duan ju t’tjerët po mos ti doni nga ata nuk ndryshoni Veç, bashkëbesimtarët e të tjerë të mos doni vall ju nga të pa fetë më thoni ku ndryshoni “Shqipëria Etnike”: -Ç’plane krijuese keni për të ardhmen? P. Milani: -Nuk kam si ta fsheh se jetojmë në kushtet e një kapitalizmi të egër shumë barbar, që për ta justifikuar politikanët tash 12 vjet vazhdojnë ta thërrasin me emrin tranzicion, dhe nuk ka asnjë gjasë të përfundojë edhe për disa dekada të tëra. Të krijosh sot është sakrificë rraskapitëse të botosh shkrimet e tua sot do të thotë të shkosh të rruhesh pa lagë, nga tarifat e larta të shtëpive botuese, do të thotë që djersa e derdhur e mundi i harxhuar të mos të dalë në dritë për sa të jesh gjallë në ktë botë, se punojnë polici koeficienti i vështirësisë është 200% aq sa edhe vetë nuk e kuptoj se si ja arrij, apo të duroj ironinë bajate të shefave kur duan të më kundërvihen, duke më thënë ti e ke mendjen për të shkruar jo për të punuar. Siç e dini vjet kam botuar vëllimin satirik “Qajë e qeshë për Shtetin”, kam përfunduar vëllimin e dytë, por do i heq fjalën shteti në fund se po më zë belaja si me socialistët si me demokratët të cilët ngatërrojnë shtetin me pushtetin e tyre, dhe nuk e dinë akoma se pushteti alternohet ndërsa shteti mbetet gjithnjë. Si bashkëautor me mikun tim Lazër Kodra, jam në përfundim të librit “Biografia e Dukagjinit në vargje”, që do të jetë libri më i rëndësishëm i deritanishëm për mua. Kam të përfunduar në dorëshkrim librin poetik me tematikë historike “Pirro i Epirit dhe Teuta e Ilirisë”, dhe jam duke punuar për një libër me përralla shqiptare. Natyrisht pengesa kryesore mbetet sigurimi i mjeteve financiare, për librin, pak mendojnë ata që kanë para, pak mendojnë ata që kanë pushtet, për të mos thënë aspak, përveç pasionit nuk kemi asnjë avantazh as të shkruajmë as të botojmë. “Shqipëria Etnike”: -Cili është mesazhi juaj përfundimtar? P. Milani: -Mesazhin përfundimtar dua ta përcjell përmes vargjeve të mëposhtme: O kënga e thellësive të shpirtit o rrefreni i të gjitha këngëve të botës lëvduar qoftë emri i Jezu Krishtit zotit të vërtetë të qiellës e të Tokës Vetëm tek personi i Jezu Krishtit është mishëruar paqja e drejtësia. Ju falenderoj ju dhe gjithë stafin e gazetës “Shqipëria Etnike”. Jeni shumë simpatikë, seriozë dhe të adhuruar nga opinioni qytetar e intelektual mbarë kombëtar. Ju uroj suksese edhe të mëtejshme si amanetqarë të fjalës së lirë. Ju faleminderit për intervistën. Intervistoi Zef Nika
Policia gjyqësore është polici gjyqësore -Shkelje flagrante e Ligjit Nr. 8677, datë 02. 11. 2002 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”- Pas viteve ’90,s trukturat e hetimit të veprave penale në vendin tonë, nën etiketimet “strukturim” apo “ristrukturim”, morën emërtime të ndryshme si: Hetuesi, Polici Hetimore dhe së fundi Polici Gjyqësore, e cila gjatë viteve 1995-2001, u organizua dhe funksionoi, bazuar në Dekretin e Presidentit të Republikës Nr. 1188, datë 10. 08. 1995 “Për policinë gjyqësore”. Për këtë periudhë, megjithë mangësitë ligjore dhe mosrespektimin e disa prej kërkesave të këtij Dekreti, veprimtaria e policisë gjyqësore ishte përgjithësisht efektive, por nuk arriti t’i përgjigjej nevojës konkrete të hetimit të veprave penale dhe luftës kundër krimit. Për më tepër, gjatë kësaj periudhe disa prej titullarëve dhe drejtuesve, veçanërisht të Policisë së Shtetit, mangësitë ligjore të Dekretit “Për policinë gjyqësore” i shfrytëzuan për të justifikuar mangësitë, madje serioze të punës së tyre dhe duke u përpjekur që përgjegjësinë konkrete t’ua faturonin Prokurorisë dhe Gjykatës. Sidoqoftë, me Ligjin Nr. 8677, datë 02. 11. 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, u krijuan potencialisht të gjitha premisat e nevojshme, që, kjo polici të riorganizohej dhe të zhvillonte veprimtarinë e saj në përshtatje të plot me kërkesat aktuale e perspektive të parandalimit të krimit dhe të luftës kundër tij. Me këtë ligj, për herë të parë e në mënyrë të plotë, u përcaktuan të gjitha rregullat e atribuimit të funksioneve të policisë gjyqësore dhe të funksionimit të shërbimeve dhe seksioneve të kësaj policie. E keqja e madhe qëndron në faktin se, disa titullarë e drejtues të organeve dhe institucioneve shtetërore, të ngarkuar posaçërisht me zbatimin konkret të këtij ligji, vepruan arbitrarisht e në kundërshtim flagrant me kërkesat thelbësore të ligjit për rrjedhojë, instaluan një regres të dukshëm e me pasoja të rënda në veprimtarinë e mëtejshme të policisë gjyqësore. Për këtë arsye, veprime të tilla të këtyre titullarëve apo drejtuesve duhet të konsiderohen antiligjore, antikushtetuese dhe me pasoja mjaft negative e në dëm të interesave themelore të shtetit. Për ta patur fare të qartë këtë fenomen regresiv, është e nevojshme t’u referohemi disa prej premisave potenciale të mundësuara nga ky ligj, për një veprimtari efektive të policisë gjyqësore dhe pasojave të ka sjellë dhe vazhdon të sjellë zhvlerësimi i këtyre premisave, si pasojë e shkeljeve të kërkesave të ligjit. Në këtë këndvështrim, theksojmë se policia gjyqësore, e konceptuar si një institucion konkret nuk ngjason me institucionet e tjera, të ngarkuara me detyrë parësore, atë të luftës kundër krimit, siç janë: Policia e Shtetit, Prokuroria apo Gjykata, por në të vërtetë kjo polici përbën një institucion organik dhe me funksione mjaft të qarta ligjore, që realizohen nëpërmjet tre drejtimeve të përcaktuara nga vetë ligji, të cilat konkretisht janë: Ushtrimi i funksionit të Policisë Gjyqësore, i parashikuar në nenin 5 të ligjit. Shërbimet e Policisë Gjyqësore, të parashikuara në nenet 6 dhe 7 të ligjit. Duhet të jetë e qartë se, në kuptimin e këtyre dy drejtimeve, kemi të bëjmë me atë veprimtari të policisë gjyqësore e cila ushtrohet nga njësitë e Policisë së Shtetit, të forcave të tjera policore, apo të institucioneve publike, si dhe nga oficerët dhe agjentët e tyre, të cilëve u atribuohet konkretisht funksioni i oficerit apo agjentit të policisë gjyqësore, veçse kjo veprimtari ushtrohet prej tyre vetëm në procesin e kryerjes së detyrës funksionale, që u është ngarkuar në përshtatje me kërkesat e ligjit organik të forcës policore, ose institucionit publik ku bëjnë pjesë. Seksionet e Policisë Gjyqësore, të parashikuara në nenin 8 të ligjit, të cila përbëjnë hallkën thelbësore të policisë gjyqësore për faktin e thjeshtë se, oficerëve dhe agjentëve të këtyre seksioneve, me këtë ligj, u është ngarkuar detyra e kryerjes së hetimeve për të gjitha procedimet dhe llojet e veprave penale. Kjo detyrë nuk i përket dhe nuk mund t’i ngarkohet askujt tjetër, me përjashtim të rastit, kur kemi të bëjmë me çështje të posaçme, hetimi i të cilave kërkon specializim të veçantë, i cili mund t’u mungojë oficerëve të organikës së seksioneve të policisë gjyqësore. Këto raste janë aq përjashtimore, sa që oficeri apo agjenti i policisë gjyqësore, specialist i fushës përkatëse, i vihet në dispozicion prokurorit kompetent për hetimin nga titullari i policisë a institucionit publik përkatës vetëm me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm. Në funksion të realizmit të kësaj detyre nga seksionet e policisë gjyqësore, ligji përcakton kërkesa dhe parametra rigorozë, të detyrueshme për t’u respektuar në krijimin dhe organizimin e këtyre seksioneve, nga të cilat, si më thelbësoret mund të përmendim: 1. Seksionet e policisë gjyqësore krijohen vetëm pranë prokuororive, çka do të thotë që, në çdo prokurori të veçantë krijohet një seksion i vetëm i kësaj policie. Këto seksione nuk mund të krijohen dhe as të copëzohen në asnjë lloj policie apo institucioni tjetër. 2. Ndryshe nga ç’konceptohej dhe përcaktohej në aktet e mëparshme ligjore, me këtë ligj vendoset një raport rigorozisht i përcaktuar midis numrit të juristëve dhe oficerëve të tjerë të policisë gjyqësore, jojuristë, në përbërjen e seksioneve. Juristët, me cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore, mund të përbëjnë jo më shumë se një të katërtën e numrit organik të seksionit të policisë gjyqësore. 3. Është përcaktuar si detyrim ligjor i Prokurorit të Përgjithshëm dhe i titullarëve të tjerë të institucioneve shtetërore, të ngarkuar posaçërisht me zbatimin e këtij ligji, plotësimi i organikës së seksioneve me oficerë të policisë gjyqësore, jojurist, por që janë specialistë të lartë në fusha të veçanta që lidhen me hetimin e veprave penale, si ekonomistë, inxhinjerë, agronomë etj. 4. Përveç kriterit mbi llojin e arsimit që duhet të zotërojnë oficerët e policisë gjyqësore, të sanksionuara në nenin 10, pika 2 të ligjit, ku shprehimisht thuhet: “Oficerët e policisë gjyqësore të efektivave të Policisë së Shtetit duhet të kenë arsimin e lartë policor, ndërsa ata të organeve të tjera duhet të kenë arsimin e lartë juridik ose profesional të posaçëm në fusha të tjera që lidhen me hetimin e veprave penale”, në këtë ligj vendoset kriter i veçantë mbi përvojën praktike që duhet të ketë oficeri i policisë gjyqësore për ta caktuar në organikën e kësaj policie. Sipas këtij kriteri të sanksionuar në nenin 11, pika 3 të ligjit, kandidati që kërkon për t’u caktuar në këtë detyrë është i detyruar të paraqesë dokumentin “që vërteton se ai ka ushtruar veprimtari të policisë gjyqësore për një periudhë së paku dy vjeçare në pesë vitet e fundit të punës”. Këto e të tjera përcaktime të Ligjit: “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, nuk përbëjnë ndonjë paradoks, siç kanë pretenduar pikërisht shpërdoruesit e këtij ligji, përkundrazi, garantojnë profesinalizmin e domosdoshëm të përbërjes së seksioneve të policisë gjyqësore për të realizuar me efektivitetin dhe cilësinë e duhur hetimin e të gjitha procedimeve dhe llojeve të veprave penale. Paradoksi i vërtetë qëndron në faktin që, pikërisht e posaçërisht për zbatimin e këtij ligji, me veprimet e mosveprimet e tyre në lidhje me riorganizimin e policisë gjyqësore në tërësi, por në veçanti të seksioneve të kësaj policie, bënë edhe gabimet më të pafalshme, duke shkeluar në mënyrën më flagrante çdo kërkesë a parametër të ligjit në fjalë dhe konkretisht: Së pari: Janë shpërfillur e shpërdoruar kriteret e përcaktuara nga ligji për caktimin në detyrë të juristëve, me cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në seksionet e kësaj policie. Mjafton të evidentohet fakti që, një pjesë e këtyre juristëve caktohen fillimisht në detyrë nga Prokurori i Përgjithshëm, me pretendimin se ky përbënte edhe numrin e lejuar nga ligji, ndërsa pak më vonë caktohen në përbërje të seksioneve edhe disa juristë të tjerë, tashmë jo nga Prokurori i Përgjithshëm, siç është përcaktuar në pikën 8 të nenit 11 të ligjit, ku shprehimisht thuhet: “Juristët, në përbërje të seksioneve të policisë gjyqësore, caktohen në detyrë nga Prokurori i Përgjithshëm”, por nëpërmjet “Portës së Fatit”, të themeluar nga e ashtuquajtura marrveshje midis Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Rendit Publik. Trajtimi i problemit në këtë mënyrë solli dhe një lloj diskriminimi të dukshëm të juristëve të “Portës së Fatit”, të cilët edhe pse vazhduan të kryenin detyrën për rreth 11 muaj, nuk morën asnjë lloj page, derisa më në fund u pezulluan “ndoshta” me të drejtë nga detyra. Krahas caktimit në detyrë të një pjese, një pjesë tjetër juristësh largohen nga detyra po me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm. Ju kërkoj ndjesë disa prej juristëve që u caktuan në detyrë në një seksion të policisë gjyqësore, me të cilët ksiha punuar disa vite në këtë seksion, por për hir të së vërtetës, duhet thënë që disa prej të larguarve ishin me eksperiencë e përvojë shumë më të madhe pune, e për më tepër më të vlerësuar në veprimtarinë e tyre, krahasimisht me disa prej atyre juristëve që u caktuan të vazhdonin punën, ndër të cilët kishte edhe të evidentuar qartë për të meta e mangësi serioze në detyrën që kryenin. Sidoqoftë edhe një dallim tjetër të dukshëm kishte midis këtyre dy “kategorive” juristësh. Të ricaktuar në detyrë, ishin caktuar në përbërje të seksionit pak a shumë vitet e fundit, ndërsa të gjithë të larguarit, ishin caktuar në detyrë pothuajse papërjashtim në vitin 1992… Së dyti: Janë larguar nga detyra e oficerit të policisë gjyqësore, në përbërje të seksioneve të kësaj policie dhe janë “zëvendësuar” me të tjerë, ndërkohë që, disa prej të larguarve plotësonin të gjitha kriteret ligjore dhe ishin të vlerësuar mjaft pozitivisht për aktivitetin e tyre, ndërsa disa prej “zëvendësuesve”, nuk plotësonin as disa prej kritereve bazë për t’u caktuar në detyrën e oficerit të policisë gjyqësore. Së paku nga seksioni i Prokurorisë së rrethit Shkodër u larguan tre oficerë, të cilët përveç arsimit të lartë juridik, zotëronin dhe zotërojnë edhe arsim tjetër të lartë profesional të posaçëm, të preferuar me ligjin në fjalë dhe zëvendësohen me “policë” që nuk zotërojnë asnjë lloj arsimi të parashikuar nga ligji(!) Shpesh thuhet që çdo e keqe ka dhe një të mirë. Edhe në këtë rast mendoj se Policia e Shtetit përfitoi nga “mjergulla” dhe disa prej oficerëve të saj, të keqvlerësuar për aktivitetin dhe profesionalizmin e tyre jua “faturoi” seksioneve të policisë gjyqësore, duke “realizuar” kështu edhe detyrimin ligjor për plotësimin e organikës së këtyre seksioneve. Për më tepër nga këto oficerë, titullarë e drejtues të Policisë së Shtetit vazhdojnë të kërkojnë deri dhe të dhëna të hollësishme për hetimet që u janë ngarkuar të kryejnë, duke ju kujtuar atyre vartësinë e “dyfishtë”, apo borderotë për pagat e tyre, ndërkohë që në nenin 14, pika 1, germa “a” të ligjit, përcakton që, raportimi i të dhënave mbi hetimin jashtë zyrës së prokurorit përbën sipas rastit përgjegjësi deri penale për oficerin apo agjentin e policisë gjyqësore që bën një raportim të tillë. Të duket sikur shikon një ëndërr të keqe, kur kujton një bisedë të bërë shumë kohë më parë me “projektuesin” e këtyre lloj “marrëzirave”, zotin Kasem Berberi, atëherë dhe aktualisht në detyrën e shefit të personelit në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilit kur ju viunë në dukje raste të tilla i erdhi për mbarë të shprehej: “Persona të tillë do ta gëzojnë rrogën e oficerit të policisë gjyqësore e shumta dy vjet”. Duket qartë se sa e ndjen ky zotëri përgjegjësinë për keqzbatimin e ligjit, megjithatë, vazhdon të jetë i qetë në detyrën e tij si shef. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, përderisa zoti Berberi është edhe “Kunati i shokut Xhemal”. Pasojat konkrete të këtyre e të tjera shkeljeve flagrante të Ligjit Nr. 8677, datë 02. 11. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, besoj se i ka shumë të qarta Prokuroria e shtetit shqiptar, e cila nëpërmjet një kontrolli të ushtruar kohët e fundit prej saj, ka evidentuar gjendjen më të rëndomtë që mund të ketë ekzistuar në realizimin e detyrës së hetimit të procedimeve dhe veprave penale gjatë gjithë periudhës së veprimtarisë së policisë gjyqësore. Ky është fruti “i vjelur” i pemës “së mbjellë” veçanërisht nga ish Kryeprokurori Arben Rakipi me shefat e tij, në lidhje me veprimet e mosveprimet e tij në zbatim të këtij ligji, preferoj thjeshtë të përsëris vetëm çka kam shkruar kohë më parë në një letër me të cilën i jam drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ku shprehimisht shkruhej: “…jam shumë i habitur për faktin se ky Prokuror, me sa duket, nuk ka as shqetësimin më të vogël për problemin në fjalë, çka më bën të dyshoj se, ose është tejet i paaftë, së paku si jurist, ose është i papërgjegjshëm për detyrën që kryen, ose është i predispozuar që të shkelet e dhunohet ligji, ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë”. Sidoqoftë, problemi më serioz dhe shqetësues mbete: Do të ketë pajtim e indiferentizëm ndaj kësaj gjendjeje dhe këtyre shkeljeve flagrante të Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, apo do të bëhen korigjimet e duhura, ndonëse të thella, por të domosdoshme. Do të vazhdojë të funksionojë Policia “Gjyqësore”, apo do të vihet në funksion Policia Gjyqësore… Dodë Mehmetaj Ish oficer i Policisë Gjyqësore në seksionin e Prokurorisë Shkodër
Perandoria dështake e ambasadorit në pension dhe qytetërimi Kohët e fundit shpenzova 30 lekë dhe bleva për të parën herë gazetën “Rimëkëmbja” të datës 24 dhjetor 2002. Isha kureshtar të dija se ç’shkruhej në të, meqë një shoku im, kishte marrë nga redaktori a drejtori i asaj gazete 1000 lekë honorare për një artikull që kishte botuar aty dhe me atë shumë parash bleu serinë e revistës “Hylli i Dritës” që vazhdon të botohet në Tiranë. Fillimisht, si në çdo gazetë, vërejta artikujt dhe autorët e tyre që nuk i kalonin pesë të tillë, megjithëse dy prej tyre kishin nga dy artikuj. Ai që më ra në sy dhe që kishte shkruar “goxha”, ishte ambasadori në pension. U befasova nga titulli i gazetës “Rimëkëmbja”. Ç’donte të “rimëkëmbte” ajo që ishte mbushur me zhargone fjalësh “pa doganë”, si: “histeri, “inkuizicion”, “katolikocentrist”, “bizantizëm”, “kundërshpifograf”, “Shqipëri katolike”, “apologji”, fjalë të cilat mund t’i futim në fjalorin arkaik, por kishte dhe “neologjizma”, si: “Kastriot m…, Nikollë Le(h)si a Les(h)i, …minoritet katolik në Shqipëri, etj. Më tërhoqi vëmendjen togfjalëshi i fundit i cili ishte shkëputur nga fjalia: “Pjesa humoristike në fjalë nuk synonte në asnjë mënyrë të denigronte figurën e Papës për minoritetin katolik në Shqipëri”. Zoti artikullshkrues, a thua e di se ç’kuptojmë me fjalën “minoritet”, që katolikët shqiptarë i quan të tillë në një kohë kur dihet mirëfilli se katolikët e Shqipërisë janë autoktonë, vendas, ndërsa minoritet janë pakicë kombëtare që jeton në një vend a në një shtet tjetër, si: “Minoriteti grek në Shqipëri…” (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, T. 1980, fq. 1141) apo banorët në fshatin Vrakë të Shkodrës që janë minoritet sllav… Dua t’ju tregoj juve z. artikullshkrues me patronim me sufiks turk, -xhi (prapashtesë mjaft prodhimtare në gjuhën shqipe, si: ari-xhi, xhepa-xhi, han-xhi etj.) se ti, bashkë me mua, quhemi shqiptarë të konvertuar nga albanez në mesjetë, se sikur të mos kishte mbijetuar ai element “minoritet katolik në Shqipëri”, që e quani ju, kush e di si do të emërtoheshim! Profesor Sami Repishti, me banim në SHBA, një analist i çështjeve të Ballkanit e posaçërisht i problemeve sociale në Shqipëri, shkruan: “Në historinë bashkëkohore, prania e elementit shqiptar katolik ka qenë e plotë dhe e gjithanshme. Nuk ka veprimtari kryesore kombëtare ku ky element të mos ketë qenë në qendër të punës për Shqipërinë. Që nga Pavarësia, rrethimi i Shkodrës, rezistenca kundër serbëve, malazezëve, Konferenca e Paqes mbas Luftës së Parë Botërore, Kongresi i Lushnjes, lëvizja demokratike e 1924-ës, përhapja e arsimit dhe kulturës shqiptare, rezistenca kundër regjimeve totalitare, etj. ky element ka qenë gjithherë në radhët e para.” (“Madhështore”, Baldvin New York Sity, 2 Nandor 1997, fq. 3). Tematika e zgjedhur nga ajo gazetë, nuk më duket aspak bashkëkohore e frytdhënëse, sepse nuk i shërben “rimëkëmbjes” së këtij populli të shkatërruar ekonomikisht. Të kapesh sot, në shekullin XXI, flok për flok për çështje feje se kush është i pari apo i treti, kush inkuizitor e cili human, është të mihësh në ujë. Po, duket se historia u përsëritka në një rreth vicioz pa mbarim… Edhe në shekullin tonë që sapo kapërcyem, një farë Ismet Toto, pati cënuar e vënë në grykë të pushkaliqes së tij me barut të lagur klerin katolik shqiptar në një artikull me temë: “Grindje me klerin” (katolik BS) duke pohuar sofizma dalëboje, si: “Ungjilli është një përrallë”, “Sh’Pali rrenë”, etj. (Shtypshkronja “Gutenberg”, Tiranë, 1934). Ky artikull tendencioz pati detyruar t’i jepte një kashagi të ftohtë si përgjigje Pater Anton Harapin, OFM, në “apologjinë”: “Nji fyshek qorr”, ku shkruan: “…se ke mbetë kopist i keq e shkrimtar pedant (e ka fjalën për I.T.,. BS) e kristianizmi në kambë se në kambë. –S’ka muejt me i rrënue shpata e Cezarëve të Romës e të Sulltanëve të Stambollës, jo po i rrënon penda, ani e kuja? Ismet Totos.” (“Hylli i Dritës”, shtatuer, tetuer, Nr. 10, “Revista e shtypit”, 1934, fq. 461). Të njëjtën përgjigje i kthejmë pa doreza leshi edhe artikujve tendenciozë të gazetës “Rimëkëmbja”. Ani më kur shkruhet në atë gazetë “konvertimet në myslimanë të shqiptarëve janë bërë me vullnet, se “Kurani” ndalon rreptësisht imponim të dhunshëm të fesë, dhe, se Perandoria Osmane, nuk e ka nxitur me dhunë këtë proces, por dhunën e ka përdorur për ta frenuar,… nëpërmjet “Nizami Xhedit”, viti 1691”, (Po aty, fq. 7), të bën të besosh, me gjithë mend, se edhe komunizmin e deshi populli në Shqipëri, se pronarët i kanë dorëzuar me vullnet pasuritë e tyre, se kishat dhe xhamitë deshi vetë populli t’i shkatërronte me vullnet, se ashtu u qenkësh mbushur mendja një turme fëmijësh të gjimnazit të Durrësit në vitin 1967, se vetë i krijoi populli kooperativat bujqësore, se komunistët, me dëshirë, e lëshuan pushtetin në vitet ’90, etj. Në disa vende të asaj gazete citohen postulate të E. Durham për krishtërimin, por, me sa duket u ka “rrëshqitur” autorëve një pasazh i saj ku thotë: “Duke kaluar përmes Bushatit, i gjeta të krishterët të gjithë të egërsuar. Ata deklaruan se, kur u mblodhën taksat, paguan pjesën kryesore, ndërsa myslimanët u përjashtuan…” (E. Durham, “Brenga e Ballkanit”, 1991, fq. 255). Besoj se asgjë s’ka nevojë për koment… Diku, prapë në “Rimëkëmbja”, shkruhet se “myslimanizmi erdhi në Shqipëri për të normalizuar mardhëniet e acaruara ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve dhe se tek të krishterët kishte dobësi për të kundërshtuar të keqen me forcë ndaj fqinjëve sllavë e grekë “nga mëshira kristiane”?! Se ç’mëshirë kristiane pati në luftërat e Bonapartit në Egjipt më 21 korrik 1798 ku brenda 24 orëve u shpartalluan 12000 mamlukë në betejën e Piramidave, ose gjakderdhjet e popullsisë për mbrojtjen e monarkive të Evropës, duhet ta dinë mirë artikullshkruesit. Në shkrimet e “abasadorit” në pension vemë re një pikëllim botëror ku u ka shpallur luftë frontale të gjithëve: brenda e jashtë vendit duke filluar me “gazetaren italiane antiislamike Oriana Falaci e vazhduar me romanin e Selman Ruzhdiut “Vargje Satanike”, një Enver Hoxhë në Kosovë e dom. Lush Gjergjin në Cernagorë, e përfunduar me të gjithë politikanët shqiptarë që janë të gabuar, përveç atij. Ish ambasadori ka vendosur të vdesë si mysliman i mirë me “Kuran” nën kokë, por kam frikë të mos i ndodhë si “…Muhametit që e mbante veten po aq pasardhës të profetëve të Testamentit të vjetër, sa edhe Paraklet (lutës, ndërmjetës pranë perëndisë) të paralajmëruar nga Jezui në ungjillin e Shën Joanit dhe ka shumë të ngjarë që ai (Muhameti, BS) jetoi e vdiq me një lutje çifuto-kristiane në gojë, i drejtuar nga Jeruzalemi dhe jo nga Meka…” (Fan Noli, “Muhameti”, Vepra 4”, T. 1989, fq. 617). E them me dorë në zemër se nga ajo gazetë, “Rimëkëmbja”, presim diçka më interesante për zhvillimet politike në Shqipëri e më gjerë, ndërsa çështjet religjoze le t’i diskutojnë ata që merren me atë problem. Broz Simoni
Ormir Rusi, Heroi i Kohës së zhvillimit dhe qytetërimit në Shkodër Nëse s’do ta publikojmë vlerësimin e së vërtetës, do të humbim në copra kohësh të verbëra, dhe do humbim mundësitë për të ndryshuar për nesër. Të gjithë së bashku, për një mentalitet të ri, për një Shkodër që ta kenë zili. Shpeshherë në faqet e gazetës sonë kemi shprehur opinione për të metat dhe dobësitë në punën e Bashkisë Shkodër. Kemi shkruar edhe ashpër, dhe kemi gjetur mirëkuptim qytetar të Bashkisë ku edhe kanë reflektuar pozitivisht në punën e tyre. Por të mos harrojmë se realitetin duhet ta shohim në sy. Sigurisht ka patur edhe probleme, por ka patur dëshirën e mirë për të punuar dhe për të ndryshuar format egzistenciale të absurdit që mbërtheu keqas qytetin tonë. Për të njohur të mirën që i sjell zhvillimit të jetës, dhe të keqen që e kthen atë në regres, duhet një forcë morale, qytetare. Qytetit të Shkodrës nuk i ka munguar potenciali intelektual, por këto vlera ia kanë zbehur interesat e ngushta të disa pushtetarëve për tu pasuruar. Dhe sigurisht këto ka vënd për të aluduar në qeverisjen e pushtetit lokal të Shkodrës, gjatë 12 vjetëve. Megjithatë në një kohë të filtruar, dhe një brez tjetër, do të gjykoj të mirën dhe të keqen e “kapërcimeve” në asfalt dhe në baltë… Për të mos u kthyer prapa, le të shohim përpara. Dhe pikërisht kohën 2 vjeçare 2001-2002, të pushtetit Bashkiak, nën drejtimin e Ormir Rusit. Dhe mendoj të mos i nënshtrohemi hipotezave me gjuhën e rreptë patetike, që shpesh herë i lakojnë njerëz të paaftë politikisht, që shkatërrojnë çdo gjë të bukur e njerëzore, para etjes për pushtet. Sëmundje kjo, rrezikshmërisht e pashëruar që zbeh vizionet e të ardhmes. Kujtoj, se një fenomen i tillë ka ndodhur edhe brenda selisë së Partisë Demokratike në Shkodër. Ku tavani i shpuar, është dëshmitar i një shije të hidhur, nga lufta e etheve për pushtet. E megjithatë i zgjedhuri ishte Ormir Rusi. Dhe PD bëri zgjedhjen e duhur, për një zgjidhje të pranueshme. Dhe puna e Ormir Rusit, edhe e Këshillit Bashkiak (ku marrin pjesë shumë forca politike) meriton respekt dhe vëmendje, në një kohë të vështirë si e jona. Ku respektimi i ligjeve dhe i së drejtës qytetare, ashtu sikurse forca e ligjit të shtetit gjënden të kryqëzuara nga vet mungesa e qartësisë objektive, për t’ju mbështetur alternativave të zhvillimit të jetës së qytetit. Ku ne shpesh herë gabojmë me zgjedhjen tonë. Më kujtohet një pyetje esenciale, nga filozofia e Sokratit; “Si duhet jetuar, për të jetuar sipas parimeve të së mirës”? Dhe, a do të pyesnin edhe ne qënien e ndërgjegjes; “Do të ishte mëkat vrastar, nëse s’do të pranonim dritën që kullon nga drita apo dritën që shkëputet nga vargonjtë e errësirës”? Ndoshta një ditë do ta kuptojmë përgjigjen në heshtje… Por do të citoja një sentencë tjetër të Sokratit; “Të njohësh të vërtetën e mirë, është në vetvehte edhe një veprim moral”. E pra, a nuk është e vërtetë, që ne jemi koshientë për kënaqësinë tonë qytetare, që Shkodrës, pas 12 vjetësh, ju hapën arteriet e mushkërive, dhe qyteti merr frymë i çliruar nga “mbingarkesat” që në thelbin e arsyes, ishte një ngërthim i logjikës së arsyes me nonsensin e normale; -vetëm për veten-, dhe e kthyer qytetin në anarshi, duke mos njohur normat e qytetarisë. Dhe pa dyshim këtu kanë gisht paraardhësit e pushtetit lokal, që kanë artikuluar pozitat, firmat, vulat, me interesin e përfitimit personal, dhe duke shkatërruar vlerat, infrastrukturën, higjenën në qytet. Dhe për këtë kemi të drejtën morale dhe qytetare të themi: Faleminderit z. Ormir! Faleminderit dhe ju anëtarë të Këshillit Bashkiak, që jeni treguar qytetar në marrjen e vendimeve, me debate konstruktive, që i shërbejnë zhvillimit të qytetit. Në veçanti do të falenderoja zotin Xhemal Shkjau, i cili nuk ka grada, as dekorata, por si njeri me potencial qytetar, i mbarsur me vyrtyte, ka konvertuar punën, ndershmërinë me shërbimin korrekt në të mirë të qytetit, në të mirë të komunitetit. Megjithatë e përsosura s’është prekur kurrë, përderisa po themi të vërtetën e së përditëshmes sonë. Sepse është e pamundur që edhe “objektivat” tona si qytetarë të qytetëruar, nuk i realizojmë. Pasi kazanat e plehrave janë vjedhur natën, dhe ditën gjenden, në oborre të fshatrave, për tu mbushur me të vjelurat e rrushit, të fiqve për raki. Edhe pse ato kazana kanë kushtuar një qese me para, ne mbyllim sytë, kur na i marrin para pallateve. Ose, kur makina e pastrimit të plehrave, pastron çdo ditë mbeturinat, ne shohim qeset me plehra të fluturojnë nga katet e pallateve, sikur të ishin parashuta. Shpesh herë jemi bërë “miq” me plehrat, duke i pritur me trupat tanë. Dhe përsëri heshtim… Ndoshta e ka fajin Bashkia, që s’vë në shërbim të plehrave edhe një avion. Ose, shumë qytetarë ndërtojnë ose meremetojnë pallatet e tyre, dhe mbeturinat interte i hedhin rrugëve, ose oborreve, duke krijuar pirgje papastërtish. Po këtu e ka fajin Bashkia??? Ose në muajt e nxehtë të verës, në katet e para të pallateve, s’ka ujë për të pirë, kurse zorrat e ujit janë në shërbim të “imponuar”. Rrugët e qytetit, të lagjeve, lahen me ujë të pishëm. Nëse do t’i hedhim një vështrim të thjeshtë portretit “kapriçioz” të ndërgjegjes sonë; cilat janë të drejtat tona qytetare, dhe cilat janë fajet e Bashkisë? Dhe me të drejtë Ormir Rusi në analizën 2 vjeçare të Bashkisë, ironizoi këtë fakt, duke thënë; 85.000 banorë furnizohen me ujë të pishëm, shumë të rregullt, dhe vadisin domatet me ujë pa para, pinë dhe lahen pa para- Kurse unë si gazetare dhe qytetare do të shtoja: uji i pishëm përdoret për ndërtime në qytet, për larje makinash në oborre të shtëpiave të tyre, pa përmendur lavazhet e makinave, dhe shërbimet private të binzeseve të paliçensuara, të gjitha këto shërbime, bëhen pa paguar. E pra, të njohim detyrimet tona ligjore e qytetare, do të thotë të jemi korrekt me veten, dhe me rregullat e rregullatorit të detyrimeve tona. Pasi kur shkojmë të pimë qoftë edhe një kafe në Bar, do të paguajmë. Kjo pra është një e vërtetë, që s’duam ta pranojmë, dhe pse e njohim mirë. Qyteti i Shkodrës është në një varfëri të skajshme, por s’është faji i Ormir Rusit, që spunëson qytetarët e tij, pasi problemi -fenomen- i papunësisë është i akumuluar nga ndërtimi i kohës së mbrapshtë, ashtu si edhe shumë fenomene të tjera me mbingarkesa akumulimi. Një shqetësim tjetër i rëndësishëm është rikthimi i Epokës së qiririt në Shkodër. Qytetarët në përgjithësi s’paguajnë, sepse s’kanë para. Shumica e merr bukën me listë. Tarifa e caktuar është shumë e shtrenjtë, pothuaj e barabartë me Italinë. Edhe ata që paguajnë s’kanë drita. Megjithatë s’dua të analizoj faktorët që kanë krijuar këtë gjendje, dhe të këqijat që sjell mungesa e energjisë elektrike, pasi ky problem është shumë i “ndërlikuar” saqë s’e zgjidh dot as kupola e shtetit shqiptar edhe pse i ndërrojnë, dhe i akuzojnë ministrat e K.E.SH.-it, Drejtorët e Korporatave por pa asnjë rezultat. Por për një gjë jam e sigurtë, se sa i kalon kufijtë e Shqipërisë, edhe të vdekurit kanë drita, kurse tek ne s’kanë as të gjallët. Megjithëse kjo tregon se shqiptarët kan një durim pa kufij. Kur flitet për mosrrespektimin e detyrimeve që ka shteti shqiptar ndaj shtetasve të tij. Por ku flitet për tifozeri partiake (për idhujt e vet) të gjithë qytetarët i ke në për tubime duke thirrur e brohoritur, sikur janë më të lumturit në botë, nga plotësimi i premtimeve të tyre. Dhe ky shqetësim është kthyer në tmerr për shkodranët. A thua është faji i Bashkisë, apo i joni??? Sërish s’dua të ushqej iluzione, por për hir të vërtetës, duhet thënë, se kemi mungesë njohje në praktikën e kërkesave më njerëzore, për të protestuar qytetarisht për mungesën e energjisë elektrike. Nuk e di, s’duam apo s’e dimë që; Dielli tinzar të vret, dhe errësira rrëmujaxhie të bëhet mika?! Le të mbetet -?- e “pa ngrënë” në syrtaret e betonuara si “projekt” i rëndësisë së veçantë: Teori-Praktikë. Meqë jemi tek konceptimi i interpretimit Teori-Praktikë, gjatë analizës 2 vjeçare të Bashkisë Shkodër, në munitorin e improvizuar lexuam, interpretimin e grupit të punës së Bashkisë, shifrat në sensin Teorik. -Vizionin e zhvillimit Afatgjatë-, i përpiluar profesionalisht nga një staf specialistash, që nga “Qëllimet afatgjata”, “Panorama Sociale”, “Rikonstruksionet dhe asfaltimet e rrugëve të Qytetit”, deri tek “Mardhëniet me jashtë” (s’po i paraqes të gjitha tabllotë, se s’dua t’ju mërzis, pasi qytetarit s’i intereson Teoria, ai kërkon Praktikën ta “prek” me dorë). Meqë ju intereson Praktika, praktikisht disa zëra nga plani afatgjatë në Shkodër janë realizuar. Dhe ne jemi dëshmitarë të së vërtetës, se në Shkodër është punuar, dhe po punohet. Dhe për këtë një meritë ka Bashkia e Shkodrës, Kryetari i saj, z. Ormir Rusi, Këshilli Bashkiak, pa harruar edhe prefektin e Veriut, z. Gjergj Liqejza, i cili ka qënë një mbështetje e plotë e Kryetarit të Bashkisë, për të gjitha vendimet që ai ka marrë me “çmendurinë” e tij qytetare dhe ligjore. Prandaj e ritheksoj, se Kryetari, nëpërmjet punës, guximit të tij, portreti i qytetit të Shkodrës është kthyer kah e mundshmja për zhvillim e qytetërim, duke spikatur si model i pëlqyer dhe i ndryshëm nga paraardhësit e tij, ish Kryetar Bashkie, që s’kanë bërë asgjë për Shkodrën, veçse kanë dhënë leje ndërtimi, dhe kanë mbushur xhepat. Dhe për këtë z. Ormir Rusi do ta quaja Heroi i Kohës së zhvillimit të qytetërimit në Shkodër. Duke mbetur kështu në kujtesën e qytetarëve të ndershëm shkodranë, sfidanti i zhgënjimeve, anarshisë ndërtimore, dhe patetizmit të sëmurë. Këtë vlerësim qytetar, nëse s’duhet ta publikojmë ashtu siç është në të vërteë, do të humbim në copra kohësh të verbëta, dhe do të humbim mundësitë të ndryshojmë për nesër. Sigurisht plagët e Shkodrës janë të pambyllura, “plasaritjet” të pa suvatuara, e shumë rrugë të pashtruara, por të gjithë së bashku me një mentalitet të ri, për një Shkodër, që ta kenë të gjithë zili. Nga Fatime Kulli
Shejtëria e tij Papa Gjon Pali i Dytë në vëmendjen e kllounëve shqiptarë Një farsë artistike me përmbajtje vulgare, interpretuar nga bufonë të denjë vetëm për kllounë cirku që bëjnë të gajasen së qeshuri ata që s’kuptojnë humorin e vërtetë, por vetëm palaçollekun, ishte i ashtuquajturi humor me Papën. Sekretet e humorit s’gjenden në dukjen e jashtme të objektit që përshkruhet, tek dridhjet artificiale, zhgarravitjet nëpër tokë, nxjerrja jashtë e prapanicës a ku di unë, por tek thelbi i tij, e padukshmja në tendencë për t’u zhvilluar e bërë gangrenë për shoqërinë. Vitaliteti i humorit shprehet përmes forcës së fjalës atëherë kur godet të mbetat e shoqërisë apo të individëve të caktuar që janë bërë pengesë për ecjen përpara të shoqërisë e jo kur një palë qeshin se u pëlqen e të tjerët ngrihen në pupa për fyerje. Humor bëhet për të shëmtuarën, me negativen, me veset e individit a të shoqërisë dhe jo me të madhërishmen që mundohemi ta kthejmë në përqeshje. Ky lloj humori është falls, pa jetëgjatësi, i destinuar të shuhet si flakë kashte sado e “fuqishme” të jetë penda e krijuesit apo mjeshtëria e interpretuesit. S’mund të themi se imitimi i Shenjtërisë së Tij, Papa Gjon Pali II ishte një keqmenaxhim i fjalës së lirë, se gjoja po e çensurojmë atë që me aq mund, djersë e sakrifica e arritëm këto vite të “demokracisë”. Për mendimin tim, quhet çensurë ai veprim kur i shkurtojmë këmbët asaj që përfaqëson realen, të bukurën, pozitiven, atë që përfaqëson progres që mund ta dallojë jo kushdo në labirinthet e jetës. S’është çensurë të pengosh e bllokosh pjesë që shtrembërojnë të vërtetat e jetës që karikaturizojnë mallështoren e gajasen së qeshuri një palë në kurriz të palës tjetër. Kjo quhet tragjikomedi, por, që për rastin në fjalë, s’ka vend. Tragjikomeditë luhen nga aktorë të talentuar të dramës dhe jo nga imitues vulgarë të humorit. Papa nuk përbën në vetvete një personazh tragjikomik ashtu siç mund të themi, p.sh. për Don Kishotin e Mançes që është një hero tragjikomik në kuptimin e plotë të fjalës, sepse në të spektatori apo lexuesi i thjeshtë sheh fatin tragjik të njeriut anakronik, të shkëputur nga realiteti shoqëror-historik brenda të cilit jeton. Situatat qesharake që krijohen nga veprimet e kalorësit bëjnë që spektatori t’mos e përmbajë gazin. S’bëhet art për art, apo humor për humor. Krijuesit e humorit apo interpretuesit e tij kanë mjaft vepra të virgjëra të jetës shqiptare të cilat mund t’i godasin përmes satirës, siç janë: premtimet boshe të politikanëve për mirëqenie, sorollatjet e braktisja e punës nga fatkeqë të pastrehë që duan t’u “kryqëzojnë” banesat e blera a thua se pallatet i kanë sjellë refugjatët në valixhe kartuçi. S’shohin se dita-ditës po kthehemi prapa, drejt ferexheve e perçeve anadollake? Në qoftë se duan të merren me krijimtari “të madhe” botërore jashtë Shqipërisë, të mos merren me Papën, simbolin e Paqës, por me binladenët që po përmbysin e shkatërrojnë arritjet e shkencës bashkëkohore, që luftojnë vende siç është Amerika, simbol i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore mbarëbotërore. Diku, për jetën e Papës Wojtila, shkruar nga Teresio Bosco, lexojmë: “…Karoli, (emri i Papës së sotëm B.S.) 21 vjeçar merr pjesë në organizatën e mshehtë UNIA. Me rrezik të jetës së vet, ban dishmi të rreme për hebrejtë. Disa prej tyne, megjithëse të gjurmuem prej Gestapos, i msheh në shtëpinë e vet. Ndan me ta kashaten e bukës e frikën.” (Po aty, fq. 13). Mos vallë filobenladenëve e përkrahësve shpirtëror të mollaomarëve të sotëm u shkon mendja të bëjnë zap gjithë botën dhe shpërdorojnë sentencën latine: “Miku i armikut tim është armiku im?!” Në qoftë se është kështu, askush s’ka të drejtë të pështyjë mbi simbolin botëror të humanizmit kristian. Papa është personaliteti shpirtëror botëror e s’mund të luhet me të, se preken ndjenjat shpirtërore jo vetëm të katolikëve, por edhe të shumë njerëzve të tjerë që kanë përjetësuar mëshirën hyjnore të Tij duke frenuar luftëra me predikimet e veta për Paqë e Mirëkuptim. -S’është ndonjë gjë se imitohet Papa. -Në Shqipëri ka një farë inferioriteti ndaj të huajve, – gugson një pseudosatirik që luan syrin sa djathtas-majtas, me pretendimin se është i të gjithëve. S’është inferioritet e nënshtrim, zoti drejtor irevistës “Hosteni”, por duhet të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin e të mos mundohemi të derdhim lotë për të mbetat e Botës, se humbim sytë e ballit. S’i bihet murit me kokë. Kush e di, nesër, ndonjë ateist i përçudnuar, që s’është, që s’është në gjendje të zhveshë gunën e dhirtë të materialistit, që për baba vazhdon të mbajë Marksin, i cili thotë: “…feja është pshërtimë e krijesës së shtypur, zemra e një bote pa zemër… Feja është opium i popullit.”, të hyp majë ndonjë cuboku plehu e të vikasë: “Nënë Tereza është murgeshë e zakonshme, s’ka pasur ç’të bëjë, mbasi s’kishte për kë të kujdesej, u mor pe leprozët e Kalkutës.” Zotërinj autorë e aktorë, s’luhet me zjarrin, sepse ju djeg leshin e mjekrës. Ne, në këto kohë të turbullta, kur s’jemi as n’qiell, as n’tokë, kur kemi nevojë më shumë se kurrë për mbështetje botërore, duhet t’u tregojmë atyre se e kemi lënë prapa marrëzinë enveriste që i shpalli luftë gjithë botës. S’ka më turp e më denigrim të personalitetit të Papës kur ai, që ka vënë në kokë një maskë për të “imituar” presidentin, deklamon këto fjalë: -Më beko më lart, më lart, jo aty… I themi autorit, aktorit, rregjizorit e ndonjë tjetri që mund të jetë përzier në këtë maskaradë artistike, se Hirësia e Tij s’bën synet, por bekon në ballë: “Presidenti” katalla duhej të ulte kurrizin dhe të gjunjëzohej, në qoftë se donte të bekohej nga “Papa”. Sa për t’u bërë synet, ai që luante rolin e “Presidentit”, të shkojë e gjejë xherahun e vet… S’mund të tallemi me pleqërinë e një njeriu, se ajo është e pashmangshme për secilin prej nesh, aq më pak me figurën e një njeriu që mban titullin e lartë të Çmimit: “Nobël i Paqës”. Më paturpësi, drejtuesit e Festivalit të 41-të, pohojnë se “pati sukses farsa komike e imitimit të Papës më shumë se kënga fituese e Festivalit.” Pyesim: Mos vallë, qëllimi i atij festivali ka qenë të gajasni së qeshuri shikuesit, me spektakël, ndërsa kënga paskësh qenë garniturë sa për t’u nxjerrë gjumin spektatorëve? Pse s’iu dha çmimi i parë skeçit por këngës?! Kësaj i thonë të përziesh lesh me li!… Pastaj, në qoftë e vërtetë se shikuesit kanë duartrokitur skeçin, ata që kanë blerë biletat për Festival, duhet të kenë një nivel shumë të ulët për të kuptuar ritmin e këngës së lehtë. Xhazi e lëvizjet në skenë të këngëtarëve mund të jenë tabu përsëri për trashëgimtarët, pinjollë të atyre që përbaltën meritat e Festivalit të njëmbëdhjetë, zhvilluar para shumë viteve! Ata qyqanë që kanë duartrokitur, t’mos shpenzojnë kot para për Festival të këngës ë lehtë, por t’shkojnë e të shohin si kërcen arusha nën tingujt e lodrës e të dajres, luajtur nga ndonjë jevkë tiranase. E, sa për “suksesin” e skeçit, autori e imituesit, le të dalin nëpër fshatrat e Shqipërisë së Mesme, se ka trashëgimtarë të kryengritësit zhelan Haxhi Qamili që do t’i duartrokasin e bëjnë bizzz. Nuk mund të themi se papët janë të pagabueshëm, sepse ka pasur të tillë që kanë qenë objekt i ndojnë vepre letrare, si puna e romanit: “Pirati bëhet Papë”, por, prap se prap nu dihet e vërteta historike se ç’e ka nxitur autorin të shkruante atë roman. Cilido mund të thumbohet me satirë, sepse gabimet janë bashkëudhëtarë të veprimtarisë njerëzore. Gabimet i pranon edhe “Bibla”, ku thuhet se shtatë herë në ditë gabon më i miri, por, e përsëris, kurrsesi s’mund të jetë objekt i komikes pleqëria e një njeriu, por veset e tij, të paktën skleroza, një dukuri e pleqërisë. Zoti i mëshiroftë ata që denigruan figurën e Papës së sotëm, të atij njeriu që aq shumë u lut e bekoi popullin tonë dhe iu gjet afër në ditët më të vështira të jetës së shqiptarëve. Kujtoni kishat e Karitasin që strehuan e ndihmuan refugjatët e ikur si zogj të truar të kësaj toke në vitet ’90. Papa priti e përcolli udhëheqës të popullit tonë duke filluar nga Presidenti Berisha e deri tek Presidenti i sotëm, zoti Mojsiu. Respektin që u dha Papa këtyre udhëheqësve s’duhet ta harrojmë kurrësesi, se tregohemi bukëshkalë, gjë të cilën populli ynë s’e ka pasur kurrë. Papa dhe katolicizmi, në përgjithësi, falin ashtu si fali Jezusi persekutorët e Tij me fjalët biblike: “Fali, Zot, se s’dinë çka bëjnë!” Broz Simoni
7 mjeshtrat e shpirtrave njerëzore të Shkodrës Sa mirë që u takuam përsëri. Zemra po më rreh me forcë si me dasht me më dalë prej krahnorit. Kam gëzim të madh. Ju paça për jetë. Mirëseerdhe. Eh të lumtë goja Rrok Nushi! Ke kenë dhe je fisnik e burr i fort si Bushi. Lum si ne që u bashkuam përsëri. S’ka ma mirë ndërhyri Rroku dhe vazhdoi: si kështu o burra. Nuk qenkeni plakë aspak. Më dukeni ma të rinj se dikur. Edhe me shëndet për bukuri. Nuk po kuptoj asgjë! Foli si me habi e qësendi mjeshtri i madh i shpirtrave njerëzor Tano Banushi. Ahman të keqën Rrok ku ke kenë tan këto vite? U ba një kohë e gjatë pa u pa bashkë! Si e kalove atje naltë në Yje? Ah! Po! Gati sa harrova! A e dini se ku e kam kalue “uikendin” shpirtëror? Natyrisht e keni të vështirë me e përfytyrue. Sinçerisht ai nuk ka kenë pushim. Ky asht një shkak ma tepër që erdha tek ju. Më solli një “rreth i madh fluturues” i pilotuar nga dy aliend të planetit “Ylberi” i galaktikës “xixilloja”. Emrat e tyre s’mund ti tregoj sepse janë tepër sekret… Mos e zgjat por futu drejtë e në temë se na turbullove mendjen – foli me zë të ulët Shtjefën Palushi. Po, po – hape lojën shpejt, bjeri shkurt, mezi presim që të ndëgjojmë – shtoi Biku. “Dakord. Kush ju prishë qefin. Jam në dispozicionin tuaj. Keni më shumë durim. Shumë vite i kalova në Ferr. Mos u çuditni. Jo se e meritoja. Në asnjë mënyrë. Por ma hodhën. Më kuptoni drejtë. Unë bana sikur e hangra. Më sakt ashtu ishte loja. Mbi çdo gja detyra. Kisha porosi të veçantë. E kam marë kur kam kenë në Tokë. Si me thanë: “Carta Bianca”. Një ditë kryerojtari i madh i Qiellit më ngarkoi të kujdesesha për hollin e hyrjes të “Pallatit Fantastik të Drandafilave”. Do të merresha aq sa ma lejonte detyra me pritjet dhe përcjelljet e “personaliteteve të nalta”. Për këtë më dha pjesë të shkruara nga rregullorja e shërbimit special si edhe disa sekrete të zanatit. “Në moment nuk pranova. Siç e dini kam kenë kurdoherë i pavarur. Si me thanë mbretëri sovrane. Nuk jam mësue me i shërbye kurrkujt. Integriteti im asht brilant”. A e dini si u përgjigja unë dora vetë ma i madhi mbas të Parit të Pafundësisë. Dikur edhe në tokë kam kenë i dyti. Mbas meje Lenini. “Njëmijë herë ju faleminderit. Ju lutëm shumë. Nuk mundëm në asnjë mënyrë. Ende nuk nuk ka ardhë koha. Të shohim ma vonë. Këtu jemi”. Atëherë ai më tha: “Kush kundërshton do të dënohet menjëherë. Ju qenkeni heretik. Do të dërgojmë për pak kohë në Ferr, pastaj në Burgator dhe prej andej tek ne. Kështu pra rregullohet kjo punë. Qëndro i fortë dhe me dinjitet. Pastrohu mirë dhe përgatitur për vepra të mëdha. Ne kemi nevojë për ty. Që tani je ambasador i tri botëve të Qiellit. Mos u çuditni. Edhe në tokë prej shekujsh ka tri Botë: Bota e parë, e dytë dhe e tretë. U dorëzova. Fjala e juaj në veshë të Perëndisë. Shpirt i Rrok Nushit u ba pronë e tyre. Pa vonesë më dërguan në Ferr. Kur rashë mbrenda u mrekullova. Thashë: s’ka ma mirë se këtu. Nxehtësi e madhe. Ngrohtësi e pafund me të shkri tan damarët e trupit dhe të shpirtit. Shyqyr në Ferr kurrë nuk vuajnë nga të ftohëtit dhe acari polar si edhe nga mungesa e energjisë elektrike. Edhe drita nuk mungon. Ku ka zjarr ka edhe dritë. Prej saj rrjedh jeta. As taksa nuk ka. “Si në Komunizëm, ma ktheu përgjigjën “azer-xhevap” një djall i ri dhe simpatik”. Do të ju them një të vërtetë por ju lutëm vëllezër ma mbani siç thonë rusët “mjezhdu nami” sekret. Pse të friksohemi nga Ferri? Të paktën atje nuk ka dhunë mizore, vrasje, vjedhje, grabitje, korupsion, shfrytëzim të njeriut prej njeriut e tjera. Për nder gjynah mi thanë Ferr. Ma besoni asnjë ferrë nuk më hyri në kambë. Ta marsha të keqën Rrok! A bane ndo pak qejf? foli me za të ulët e ngeshëm Tefa. Pse s’na bane nga një ftesë? Të gjithë kishim ardhë. Po raki a kishte ahman? ndërhynë brilandët e humorit shqiptar Biku dhe Tano Banushi. Ah! Ju lutëm. Më prekët në qendër të shpirtit. Tan trupi më gicilohet. Për raki “mbaroi”. Ajo asht dashnorja ime e parë dhe më besnike. Ju lutëm shumë. Mos kujtoni që atje mungon rakia. Kjo nuk është e vërtetë. Pyetni i pastë dritë shpirti Leonardo Da Vinçin Shkodran, artistin e famshëm Kolë Idromeno. Të gjithë e keni shikue pikturën e tij të shkëlqyer të tri botëve. Kujtoni grupin e mëkatarëve ulur kambë kryq duke pi raki e venë, mandej sherri dhe së fundi hataja. Kam një porosi për ju ashikët e langut të rrushit. E keni falas dhe pa pare nga i juaji Rrok Nushi. “Prej rakisë prodhohet zjarri dhe pa zjarr nuk vjen rakia”. Nëqoftëse nuk e besoni provojeni. Hidhni një gotë raki në zjarr dhe ruhuni. Rrezik zjarri. Shoqni të mirë sime thanë puro sade a pate i dashuri Rrok?, pyeti me padurim Biku. Lëne mos e pyet Bik, sa të duash dhe si po i don. Më jep sy me pa, veshë me ndëgjue, duar me prekë dhe gojë me shijue. Të gjitha llojet dhe markat. Tamam si ngjyrat e Ylberit. Një spektakel i mrekullueshëm. Kam me të pyet edhe për një diçka tjetër, – tha me zë të ulët dhe pak si i mërzitur Tanoja. Ta marsha, a ke ndëgjue ndonjë fjalë për Leun tonë që e kam pasë shok tepër të ngushtë dhe llogaritar të përsosur? Ndrikullat ku janë? A jetojnë? Kam ndëgjue se e kanë braktisun shefin e tyre. Ndonjera u tregue edhe mosmirënjohëse. E tregoi vehten peshë pupël. E lanë në baltë. Kanë gjetur një tjetër. Ma beso Tano, më erdhi shumë keq. E di që ai ka kenë korekt, specialist i zoti dhe shëmbullor në detyrë. Ato u përpoqën me ia rasë por ai do ti fukosoj aty ku duhet me “rreze Lazër”. Ma beso Rrok e kam dasht dhe e due me gjithë zemër. Ju kujtoj se me Leun ngjasoj shumë. Pothuaj jena njëlloj. Ndëgjoni more shokët e mij gati e harruam Pavlin Selimin. A e dini që ai na ka ftue. Atë e kemi midis nesh. Dëshiroj ta marrim me vedi, – vazhdoi Biku. Me ne asht ma mirë. Do të baj një jetë fantastike. Do ta akomodojmë me të gjitha paisjet e nevojshme si në përrallat e njëmijë e një netëve. Na ndihmon edhe shpirti i shokut Xhemal. Edhe atje e kanë emnue kryetar të komitetit ekzekutiv. Ke të drejtë Bik, – tha Tanoja. Ndëgjo Pavlin ne patjetër do të marrim me vehte. S’ke ç’bën. Kot e ke. Mos kundërshto. Vendos shumica. Që sigurojmë që nuk të lajmë me hekë zi dhe as me u mërzitë. Më beso, ma mirë sot se mot. Mish e venë dhe raki kena plot. Patjetër dhe pula të pjekura. Kur të duash edhe të gjalla. Të porosisim ekstra brune, misse njala. Je i lirë mei zgjedhë sipas gustos dhe shijes tande. “Botë o botë do ta keshë në katër rrotë”. Papritmas ndërhyri Pjetër Gjini: “Mosni bre burra, mos hyni në gjynah. Pavlini asht ende i ri. Ai ju duhet të gjithëve. E kena si minjerë florini. Më falni se desha me thanë “minjerë humori”. Pali po vazhdon me sukses rrugën tonë. Kilometrazhi i makinës së tij humoristike ka arritur “miliona km humor” aqë sa me i ra katërqind herë rrotull Tokës. Besoj që nuk janë pak. Duke ndenjur me duar të bashkuara afër gjoksit dhe i futur thellë në mendime foli i paarritshmi Tefë Palushi, i cili me një aftësi të rrallë gjuajti një “korne” në “portë” të Pavlinit. “Hajde-hajde, mos ban naze. Nuk mund të rri pa ty”. Nuk do e ndiesh largimin nga Toka as ndarjen nga jeta e saj. Ajo asht e përkohëshme. Mjer kush ban keq. Për ty kena sjellë ilaçe ultra moderne. Kurrkush nuk i ka provue. Do të vejnë në gjumë. Ka me tu duk si një andërr fluturimi drejt Qiellit. Të siguroj që nuk ke me u pendue”. Falemnderit, – u përgjigj Pavlini i skuqur në fytyrë, me zë të marur dhe me pështymë tuj kalue me zori në fyt. E di shumë mirë që ju e keni prej dashnisë së madhe, prandej doni me më hanger me dhambë për së gjalli, veçanërisht ti Tefë. Edhe në Qiell nuk e harrove zanatin tand. Gjithëmonë me humor dhe tuj qeshë por sot dashke me ma njeshë. Boll ma me batutat tuaja. Të gjithë të kujtojnë. E ka thanë Tefa. Malli më ka marë edhe për një artist tjetër të madh. Ka kenë shoku im ma i ngusht. Kujtimin e tij e ruej si relike. Ju e njihni. Gjejeni vet. Lutëm që shpirti i tij të pushoj në paqë pranë Alltarit tëshenjt të Përendisë. Gjella me krypë dhe krypa me karar, i dashuri Tefë. Ma mirë kujdeso për vehte. Mos rri vetëm. Gjëje një shoqe jete. Ajo nuk ka fund. Kaq kisha. Adio. Kur ika prej zjarrit të madh të përbindshëm, prej flakëve e prushit të tij, një mjet i padukshëm fluturues e mori menjëherë dhe e çoi në Burgator Rrok Nushin. Pra si me thanë o vllaznit e mij, në burg. Që ta dini atje s’kishte zjarr dhe as dritë. Errësirë e plotë. Gjithë kohën e kalova me qirinj. Ata mi jepnin me “pikatore”. Ishin kopraca të mëdhaj. Kam lexue pa masë qindra libra dhe mijëra gazeta. Mos u çuditni. Edhe atje ka parti. Ishin mbi pesëdhjetë pozitë dhe opozitë. Sa mirë që kanë njëra-tjetrën. Ndryshe mbarojnë. Gjithashtu një rregull i përkryer dhe administratë e shkëlqyer. Roje të padukshme, dietë rigoroze dhe qetësi absolute. Kush shkelte rregullin e priste dënimi. Afërsisht si në burgjet e Tokës. Prandej e ka marrë emërin “Burgu i mëkatarëve”. Për një kohë të pacaktuar ata kryenin dënimin dhe pendimin. Faleshin çdo ditë. Vetëm unë isha i pafajshëm. Isha misionar. Sa vite ndenjte atje o i shtrejti ynë, – foli duke i qeshë fytyra Pjetri. Ah Pjetër! Ke kenë maestro me famë. Në muzikë, kangë dhe humor çdo herë i pari. Një Shkodër krenohet me ty. Siç ju thashë në Ferr nuk qëndrova gjatë. Ma tepër kisha interes me e njoft atë vend. Më kishin thanë se asht shumë interesant. Thashë me vedi ta provoj. Për ma tepër e kisha për detyrë. Eh!, moj gojë të raftë pika! Nxore sekretin. Më falni. Fola si kot. Mandej erdhi koha e ndarjes. Pas Dantes jam i dyti që përshkova të tre botët e jetës së përtejme. Në Botën e tretë nuk kam hy ala. Por përgatitem për tu ba banor i rëndësishëm i saj. Natyrisht nuk asht e lehtë. Ajo i ka dyertë prej plumbi dhe peshojnë ma rand se vargmalet e Korabit, të Cukalit dhe të Tomorit të mara së bashku. Ah! Më falni! Gati sa harrova. Çuditem Zotni Bik pse kaq pak flasin për ty. Ti peshon sa një mal dhe ndrit si një yll. Ngrohtësi ju jep zemrave tona. Dielli nuk mbulohet me shoshë. Një ditë do të zësh vendin që meriton. Kam një pyetje të fundit, – tha Biku. A keni ndëgjue ndonjë fjalë për komedinë gazmore “Çifti i Lumtur”. Nuk e di ku janë dhe si e kalojnë. Uroj që ai të jetë plot me nipa e mbesa. Kam ndëgjue se njerëzit nuk ngopen duke e shikue këtë film. Ashtu pra. Bajnë mirë që e japin. Ky i kënaq të gjithë. Por çuditem përse e harrojnë autorin dora vetë shkrimtarin fantastik Bik Pepa. Të tjerët janë krijesat e mija. I kam pjellë nga mendja. Margaritari kurdoherë shkëlqen. Grupi gati për fluturim. Këtu komandon Rrok Nushi. Do të shkojmë përsëri në Qiell atje ku ishim. Njerëz qofshi me jetë dhe me fat. Paçi suksese sa më të mëdha. Ju urojmë paqë, përparim dhe mirësi. Mos na harroni. Lamtumirë të gjithëve. Luigj Temali
Atë Gjergj Fishta nderi i kombit, edhe i vdekur sfidon të gjallët e kombit Kombi shqiptar në të gjithë kapërcyejt e moteve ka lindur bij e bija të cilët i ndriçuan e orientuan rrugën si meteor të pashuar, drejt qëndresës, por shpesh edhe mbijetesës tepër të vështirë, të kohëve të mjegulluara e errësuara si mos më keq nga lakmues e pushtues të afërt apo të largët, të hershëm apo të vonë. Gjithsesi këta Meteor briland të kombit tonë në të shumtën e rasteve i shërbyen jo vetëm bashkatdhetarëve të tyre e trojeve të veta, por shpesh edhe bsahkëqytetarëve të hershëm të Eurpës Plakë e qytetërimit të tyre, që padyshim ishte i njëjtë me atë të Shqiptarisë. Mjerisht këta meteor brilant të kombit tonë shpesh u kërkua të lihen në harresë ose më keq të “injorohen”, duke kërkuar që dritën e tyre të vërtetë ta errësojnë me ca “meteor” fallso që hyqametet dhe pushtetet e dhunshme i importonin ose krijonin, jo për të ndriçuar rrugën e mëtejme të shqiptarisë, por për ta mjegulluar në favor të qorrsokakut që e kishin futur armiqtë e përhershëm qofshin me çertifikatë shqiptare apo të huaj. E natyrisht Meteorët e vërtetë nuk mund të zihen nga ca meteoricë sado të shumtë që mund të prodhojnë një pushtues, shumë pushtues apo sisteme “shoqërore” që kërkuan ti bëjnë gropën shoqërisë e vetë njerëzisë, të cilët përkohësisht u dukën se “shëndritën”, por me “Dritën” e Parë të demokracisë u fashitën. E kjo fashitje ka 12 vjet që nuk solli pastrimin e mbeturinave të “meteorëve” të rremë, që në fakt me kohë duhej t’u thyej qafa për tu lëshuar vendin Meteorëve të vërtetë, që edhe pse të vdekur fizikisht jo vetëm shëndrisin shumë më shumë, por edhe Sfidojnë dhumin e gjallë të kombit që tashmë edhe pse i rrëzuar disi përtokë me zvarrisje kërkon të pengojë ecjen përpara, drejt ëndrrës sonë të kahershme Europës së qytetëruar perëndimore së cilës i përkasim, me zhvillim, besim e mbi të gjitha qytetërim, për të cilin kanë kontribuar edhe vetë shqiptarët në rrugën e ndriçuar e orientuar të Meteorëve të tyre pa morte, deri sa rron e do të rrojë shqiptaria; kudo në trojet etnike që ja fali Zoti, e përkohësisht ja ka mohuar ropi. E një ndër Meteorët më brilant që lindi kombi jonë në motet e vështira të kapërcyejve të fundit shekullit 19-të e gjysmës së parë të shekullit 20-të është pa as më të voglin dyshim, Nacionalisti, Politikani, Poeti, veprimtari, Diplomati e mbi të gjitha modeli i shqiptarit të vërtetë, që i qëndroi besnik Binomit Fe e Atdhe, Atë Gjergj Fishta. Veprimtaria e Fishtës ishte një veprimtari e gjithanëshme që totalisht i shërbeu Shqipërisë Etnike jo vetëm në ato kohë të vështira të mbijetesës, por i shërbeu edhe në kohët diçka më moderne sa ai ishte gjallë, e mbi të gjitha i shërbeu edhe i vdekur fizikisht asaj pjese të Shqipërisë që Europa jua kishte “lënë” si eksperiment ta “shkyenin” Qentë e Kuq me emrin e lemerishëm Komunist, e që në analet e politikës njihej si Shqipëria e 1913-ës që i bënte karshillëk vdekjes, vdekjes së kuqe të retushuar e mobiluar si për inatin tonë nga armiqtë tanë të përhershëm, Sllavët të zbritur vonë nga dikur larg nga stepat e Rusisë… E pikërisht pas kësaj gjëme që e zuri të mjerën Shqipëri, Atë Gjergj Fishta ishte “kurbani” më potent që komunistët shqiptarë bënë të qorruar e marruar nga dashnia që i kishte zënë për Titon e sllavizmin, për Stalinin e Komunizmin. Si fillim pas “urdhërit” që kishte marrë E. Hoxha nga padronët e tij në Beograd e Moskë, komunistët kishin kërkuar të ndalohet gjithë vepra e shkruar e Fishtës, me “justifikimin” se vepra letrare e Fishtës është tepër Nacionaliste, çfarë bie ndesh me parimet Internacionaliste të rendit “Ri”, si dhe u prishë “Qejfin” “miqve” të mëdhenj Sllavo-Ortodokso-komunist. Por kur komunistët shqiptarë e kuptuan se vepra e Fishtës nuk mund të ndalohet, pasi ajo tashma ishte mësuar “përmendësh” nga shumica e shqiptarëve patriotë, madje kjo vepër ishte historia e lavdia e një kombi të tërë që i frymëzonte në ditët me diell, por edhe në ditët e errësuara edhe nga Retë e kuqe që kishte sjellë vetë komunizmi. E kur këlyshët e kuq dështuan në ndalimin e mohimin e veprës, u lëshuan si qentë e verdhë dikur (Otomanët) të çvarrosin trupin e këtij meteori që pushonte në paqe, që pushonte hirëplotë pa asnjë pendesë për veprën e tij madhështore që i kishte lënë atdheut e njerëzimit, e këtë trup (eshtrat) si për inat i hodhën diku në lumin Buna, i cili i treti aq mirë sa i ktheu në avuj uji të bekuar nga ky atdhetar e meshtar i pashoq, ku padashje të shetetarëve e dreqtarëve komunistë “bekoi” Shqipërinë e Shqiptarët, për të qëndruar e mbijetuar në ferri e tmerrshëm plot terr e tmerr të djajve të kuq, që donin të përçudnonin e mohonin gjithë Shqipërinë Londineze e Etnike. Padyshim në këtë tmerr e terr vepra e Fishtës ishte ndër të paktat shpresa-drite që mbante gjallë shpirtin e nacionalizmit, krenarinë e lavdinë e të shkuarës, por edhe të ardhmes që na e kishte falur Zoti e nuk mund të na e mohonte Ropi… Vepra gjeniale e Fishtës përbëhej nga një prodhimtari letrare e pashoq, ku bënin pjesë edhe Proza dhe Poezia (Epike, Lirike, Dramatike, saterike e tjerë). Ai Botoi mbi 20 vepra origjinale, dhe ka lënë në dorëshkrime dhjetra të tjera. Por një kontribut të çmuar Fishta ka dhënë edhe në Publicistikë, ku kjo është e pasqyruar në mbi 50 organe shtypi të kohës (madje disa prej tyre të themeluar e të drejtuar po nga ai vetë). Pader Gjergji, ndonëse meshtar u vu në shërbim të politikës të atdheut të tij, ku z. Ernest Koliqi konfirmon se Fishta qëndronte gjithmonë në rradhët e para të ngjarjeve të rëndësishme të kombit tonë (në kongrese, mbledhje, konferenca, kuvende, parlament e tjerë)… Vepra madhore e Fishtës kishte marrë vlerësime të rëndësishme të kohës, ku u përfshin në “fondin e Artë” të leteraturës Botërore, duke vënë epitete superlative si për: “Lahutën e Malësisë” – Homeri i shqiptarëve, dhe ungjilli i shqiptarizmës, për “Mrizi i Zanave” e “Vallen e Parrizit” – Gëtja Shqiptar, për “Judën Makabe” e “Jorinën” si Shileri shqiptar, për “Anzat e Pernasit” e “Gomarin e Babatasit” u mbiquajt Juventali… “Lahuta e Malësisë” u përkthye në Italisht, Gjermanisht, Anglisht e tjerë duke u bërë kështu pjesë e pandarë e artit, kulturës e qytetërimit Europian e më gjerë. E duke e konsideruar si të tillë këtë vepër shqiptarie e më gjerë, Fishta nderohet nga institucionet shqiptare e të huaja menjë sërë dekoratash, çmimesh e titujsh, si: “Klubi gjuha Shqipe” më 1911 i dha kurorën e argjendë. Qyteti i Beratit më 1917 i dhuroi “Pendën e Artë”. Shteti Austro-Hungarez e nderoi më 1912 me titullin “Riterkreuz”, Turqia po më 1912 i dha dekoratën “Mearif Kl. II”, Papa Piu i IX-të me “Medaglia al Merito” në vitin 1925. Greqia në vitin 1931 e nderoi me çmimin “Phoenix”. Paria e Përgjithshme e Urdhërit Françeskan i dhe titullin “Lector Jubilatus” në vitin 1929. Ndërsa në vitin 1939 e bënë anëtar të Akademisë Italiane. Por vlen fakti se Fishta është shqiptari i Parë i propozuar për çmimin Nobel. Por për “çudi” kur vepra e Fishtës ndalohej në atdheun e tij, nëpër universitetet e Europës e Botës ai studiohet përkrah Homerit, Dantes, Gëtes e tjerë, duke u realizuar kështu edhe fjalët e Gjonit, Apostull e Ungjilltarë që thotë: Vetë Jezusi tha se asnjë Profet nuk Nderohet në Vendin e Vet”… E nuk kishte si ndodhte ndryshe, kur në vendin e “Profetit” Fishta sundonin Djajtë, madje raca më e keqe e tyre, djajtë e Kuq… Por edhe Djajtë kanë një fund… E pas 62 vjetëve që kishte vdekur, por edhe pas 12 vjetëve të ardhjes së pluralizmit të këtij themeli (të lëkundur për ne) të Demokracisë ky Meteor Dekorohet, me urdhërin më të lartë e plotësisht të merituar “Nderi i Kombit”. E kjo vërteton më së miri se Historia dhe e drejta ndoshta përkohësisht vonon, por përjetësisht nuk harron, pasi harresa e përjetshme është simboli i pandarë i “meteorëve”, horrucëve e idhujve të rremë që krijojë me buallëk llumi i shqiptarisë komunizmi i mjerimit e Zisë. Tashmë një president; ndoshta presidenti i vetëm që është më afër fjalës “magjike” i të gjithë shqiptarëve, Alfred Moisiu është protagonisti që historia e “caktoi” që meteorin tonë Atë Gjergj Fishtën ta vendosë në panteonin e shëndritshëm të historisë e lavdisë mbarë kombëtare (de jure se defakto ai ishte), duke e paisur me këtë rast me “çertifikatën” përkatëse që quhet (dekorata) “Nderi i Kombit”. E me këtë rast që ja kishim borxh Fishtës së madh, jo vetëm ndërruam çfarë duhej bërë me kohë, por mbi të gjitha u sfiduan e shpërfillën ato zëra e llumra të kombit, që pas kësaj shpresojmë që e zeza të marrë vërtetë këto llumra… Vepra e Fishtës është aq e madhe sa për ta përshkruar do të duheshin mijëra faqe, madje për këtë kolos të fjalës e veprës kam shkruar edhe unë dy shkrime modeste në dy organe shtypi, dhe për të mos përsëritur veten po filloj të kujtoj disa vepra patriotike e nacionaliste që nuk shkëlqejnë më pak se veprat artistike, madje këto vepra shkëlqejnë dhe i shërbejnë kombit edhe sot e deri në pavdekësi… Si fillim dua të kujtoj se Atë Fishta në kongresin e Manastirit të vitit 1908, ishte zgjedhur Kryetar i komisionit të alfabetit të Shqipes sonë, ku duhet sqaruar se nëpër natën e gjatë turkoshake alfabeti jonë ishte hallakatur si mos më keq. E përkundër ca filoturkoshakëve që pretendonin alfabetin Arab, Fishta me shumicën e komisionerëve të alfabetit përcaktoi atë Alfabet që kemi sot, por që në fakt ishte trashëgimi e mohuar dhunshëm pas pushtimit Otoman. Ku ky alfabet është edhe një ndër argumentat që vërteton përkatësinë tonë Europerëndimore. Fishta ka edhe një kontribut të pashlyeshëm edhe në ditët e stuhishme të luftrave për pavarësi e flamurë, të viteve 1910, 1911, 1912 e vijim. Por nuk duhet të harrojmë se kulmi i aktivitetit të Atë Gjergj Fishtës arrin në vitin 1919 kur fillon konferenca e Paqes në Paris e cila kërkonte thuajse të shkatërronte edhe atë copë Shqipëri Londineze (1913), me qëllim që të kënaqte përfundimisht grykësinë e pashoqe të fqinjëve Sllavo-Ortodoksë e tjerë… E në këtë konferencë Fishta nga anëtar i delegacionit shqiptar zgjidhet Sekretar i Kryetarit të Delegacionit, imzot Luigj Bumçi, ku edhe mban në këtë konferencë fjalimin më impresionant, më të argumentuar dhe më bindës në favor të shtetit Shqiptar, ku vlerat e këtij fjalimi Diplomatik janë të papërsëritshme edhe sot pas 84 vjetëve, madje asnjë diplomat edhe sot nuk ka aftësinë e as kurajon që t’i dalë zot vendit të tij para kancelarive e diplomacive herë dashakeqe e herë të painformuara mirë, ku ende gatuhen fatet e shqiptarisë. Për ta bërë a më konkrete këtë “superlativë” timen unë po ripërsëris pjesë të këtij fjalimi fishtjan, ku ndër të tjera Fishta thotë: “…Cili popull ka ndjesi më të kthjellëta në Ballkan se populli Shqiptar? A mos vallë sllavi i ngadalshëm e i ngathtë, që i përkulur mbi shatë deri dje nuk merrte frymë pa urdhër të Carit të vet autokrat? Apo Greku, ajo skilja e vjetër që gjithmonë si një bimë parazitare iu ngjesh më të fortit për të mbajtur gjallë shpirtin e vet? A po është Shqiptari që është mbështetur në fuqitë e veta, që është i drejtë me miqtë, bukëdhënës me të huajt, dhe i rreptë me armiqtë? Balli madhështor i shqiptarit nuk ju përkul kërkujt përveçse Zotit të vet. Ishin pushtuesit mbi Shqipërinë, por kurrë nuk u bënë zotërues mbi shqiptarët. Për liri të vet zoni shqiptari, bën Fli shtëpinë, Tokën e mjerisht edhe Besimin. Derisa shqiptarët luftonin kundra Turkut për Liri të Shqipërisë e Europës mbarë, çfarë bënin Grekët e Serbët, ata që sot konferenca e Paqes është duke mbajtur nën sqetull si djem dëshiri? Grekët edhe atëherë kur Turqit kishin mbërritur në dyert e Kostandinopojës, rrinin duke u marrë me çështje fetare kundër Kishës Romës. Kështu edhe despotio i Serbisë niste krushqi me turq duke i dhënë të bijën për grua sulltanit, dhe ndaloi bashkimn e ushtrive të Skënderbeut me ata të Huniadit, duke shkaktuar thyerjen e ushtrive të Krishtera në Varna që mori në qafë gjysmën e Europës. E tani pikërisht këta Grekë e Serbë janë ata që më fort se kërkush tjetër shpifin kundër shqiptarëve e thonë se këta s’kanë bërë asgjë për liri e pamvarësi të kombit të vet. Historia e perandorisë Osmane ka shënuar jo më pak se 54 kryengritje të mëdha që gjatë 400 vjetëve kombi shqiptar i bëri Qeverisë otomane. Edhe Greqia është një lule e rritur me gjak shqiptari. Xhavellat e Boçarët kanë qenë trima shqiptarë; e këtë punë me pasë me e pyet Venizollosinsi dijetar e jo si diplomat do t’ua kishte treguar vetë, por edhe në mos dashtë me jua tregue ua kallxon Lamartini… Serbët në kohën e luftës Ballkanike me shpata kanë therur nënat shqiptare e foshnjat e nxjerra nga barku i tyre i kanë djegur me pishë për të ndriçuar vendin me to, dhe sot konferenca ka trefishuar shtetin e tyre. Grekët kanë kryqëzuar popullin shqiptar tani në shekullin e 20-të, ndërsa konferenca ka menduar t’u japë mandatin më të qytetëruar… Pse nuk duhet të dalë shqiptari i lirië dhe i pavarur kur ai nuk njeh dhe nuk i bën këto mizori? Por edhe sikur të marrim e të krahasojmë popujt, unë mund t’ju them se kombi shqiptar nuk është treguar kurrë më i egër e më barbar se disa kombe të tjerë të qytetëruar. Po ju përmend se si Spanjollët kanë vrarë më tepër se 15 milion Indian të Amerikës, si tregon imzot De la Casa në një relacion që i dërgon mbretit të Spanjës. Nuk po ju përmend në ç’mënyrë Henrikët e Elizabetat e Anglisë kanë kryer reformat e besimit në vendin e tyre, vetëm po dëshiroj t’ju kujtoj kobin e Zi që mbuloi vendin tuaj të bukur, kur populli i Francës në kryengritjen e 1789 arrin të marrë armët në dorë për të rrëzuar autoritetet e nderuara. Ju zotëri e dini fort mirë se si ky popull francez që deri atëherë ishte pasqyrë dhe modeli i Elegancës e mirësjelljes jo vetëm e lau me gjak të vëllezërve të vet të tërë Francën, por nuk i fali as eshtnat e fatosave të vet që i kishin sjellë aq nderë këtij kombi të madh. Kështu duhet t’ju kujtoj se gjakderdhja dhe përdorimi i dhunës bëhet tamam në kohët tona në Europën e lulëzuar siç është Italia, ku e përkohshmja “La civilta cattolica” në numrin e vet të gjysmës së parë të dhjetorit të 1914 botonte një artikull interesant, në të cilin me statistikë në dorë thotë se në Itali për 20 vjet rresht nga viti 1894 deri më 1914 çdo vit kanë ndodhur nga 100 mijë vrasje me 3% të numrit të popullsisë. Ndodhin kaq shumë në një vend ku ka xhandarmëri, ushtri, flotë e polici, gjykata, shkolla e Institucione të tjera kulturore, atëherë përse nuk u dashka t’i njihet pamvarësia Shqipërisë ku numri i të vrarëve siç dihet prej statistikave me zor mbërrin 1%, kur nuk ka asnjë nga Institucionet që përmenda më lart? …Tani të themi pse shqiptarët nuk u bashkuan kurrë në një shtet. Kush i mban mend Grekët edhe në kohët më të lumtura të tij të kenë qenë të bashkuar në një shtet para shekullit të 19-të? Ata edhe në kohët më të mira kanë kërkuar ushtri të huaja për të vrarë njëri-tjetrin, ndërsa shqiptarët i kthyen pushkën të huajit dhe u kthyen në faktor të parë të pamvarësisë së Greqisë… Unë do t’ju vërtetoj se psiqika e kombit shqiptar nuk është kurrë më e ngathët se ajo e sllavëve. Roli i poezisë që zotëron më shumë tek sllavët është legjenda. Fatosat e kombit sllav, ashtu si i paraqet poezia popullore nuk janë njerëz të një fuqie të jashtëzakonshme si Akili, Diomedi apo Ajaksi të Iliadës, por janë disda përbindësha të përçudnuar që s’di njeriu nëse janë kuçedra apo katallaj e maluketër të trishtueshëm. Kështu bie fjala Krajleviç Marku tani kërcen me kalin e vet nga një mal në tjetrin e tani han 50 okë groshë në një vakt, tani pin verën me legena 12 okëshe, e tash e hedh topuzin tre ditë udhë larg. Kisha me thanë se madhësia e këtyre fatosave që i përgjigjet një sfinksi që nuk është as shtazë e as njeri e asgjësendi që të ketë natyrë ose mendje njeriu veçse një qenie e çuditshme që s’thotë asgjë e s’duhet për kurrgjë. Duke dëgjuar ato këngë herë të duket se jeton në ato kohë, kur flisnin hardhucat e zogjtë, e ujku e dhelpra ishin ndrikull e kumbarë, në periudhën indiane që përzjeu dhe bëri pshesh sendet e mbinatyrshme me ato të natyrshme. Pra vjershëtori sllav ka qenë i shtrënguar të përftonte disa forma krejt shpellare me fatosa matrahula e maluketër. Duhet të themi se mentaliteti i atij populli nuk është zhdërvjelluar aq sa të plotësojë proporcionet e numrit, peshës e masës, e se prandaj ka mbetur akoma në një shkallë mjaft të ulët qytetërimi… Poezia popullore shqipe është krejt ndryshe. Shqiptari ndër poezitë e veta nuk këndon për të tjerët, ai këndon për vete. Ndër luftëra e në punë trimërie, ai nuk përqëndrohet tek faktet por shqyrton vetëm rrezet e namit e të lumturisë, ai shkreptinë. Prej fakteve, nami e lumturia janë ideali i tij, e prej këtij ideali i mbushet shpirti me entuziazëm duke i gufuar zemra me këngët që këndon si ai zogu i verës që këndon jo për të tjerët, por vetëm se nuk i rrihet pa kënduar ndër blerime e hije të lugjeve mbi ato shkëmbenj gurrash të argjendta. E me gjithë forma e jashtme dhe e brendshme ecin lirisht, ëmbëlsisht si pranverat e Arbërit… s’ka shumë vjet që profesori i Universitetit të Gracit, filologu i përmendur Majer thoshte se poezia popullore shqipe, pre pikpamjes estetike është më e bukura ndër të gjithë të tjerat e Europës. Është punë e arsyeshme që shteti shqiptar të përtërihet gjeografikisht deri ku arrin kombësia e tij në mënyrë të pandashme prej qendrës së vet, sepse e drejta e vetvendosjes nuk është e lidhur me individ, as me grupe njerëzish, por me bashkimin e përgjithshëm prej të cilit përbëhet kombi. Populli shqiptar flet gjuhën e vet, e prej këtej rrjedh se të gjithë ata që flasin këtë gjuhë, kanë kombësi krejt të vetën, të ndarë prej kombeve të tjera të Europës. E tërë krahina e Kosovës, pra që prej Konferencës së Londrës (1913) i qe lëshuar Serbisë, e mbarë Epiri i Veriut të cilin e lakmon Greqia, janë banuar kryekëput prej shqitparësh, e prandaj e drejta kërkon që të njihet si shtet shqiptar, se e vërteta duket qartë sipas statistikave që prej vitit 1909 e këtej janë bërë proporcionet Entologjike të popullsisë të Shqipërisë. Prej statistikave del në shesh, se ndër krahinat e lëshuara prej Konferencës së Londrës, serbëve e grekëve sadopak 80% e popullsisë është thjeshtë shqiptare. Serbët duan të thonë se banorët e Kosovës me rracë janë të gjithë sllavë, por me kohë janë bërë shqiptarë. Këtë fjalë thonë edhe Grekët për banorët e Epirit të Veriut, por nuk flasin të vërtetën. Po të ishte kështu përse Serbia vrau 200 mijë Kosovarë e Greqia djeg 360 fshatra e vret e vdes urie mbi 50 mijë vetë? Qyshse serbët kanë vrarë qindra mijëra vetë dhe grekët kanë vrarë e djegur, njëri në Kosovë e tjetri në Epirin e Veriut duket açik se as Kosovarët nuk janë slalvë e as banorët e Epirit të Veriut nuk janë Grekë…” E pas këtij “Riprodhimi” të pjesshëm të fjalimit brilant të Atë Gjergj Fishtës, fjalim i cili tronditi mjaft nga skutat e errëta të Konferencës “Paqes”, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që ky fjalim i “Nderit të Kombit” të bëhet këshilltari më i mirë i të gjithë atyre Diplomatëve e shtetarëve që janë vërtetë në Shërbim të Kombit e Shqipëris, të mbetur padrejtësisht pas dyerve të Europës, për Qytetërimin e së cilës u sakrifikuam… deri në “pafundësi”. Ndue Bacaj
Kristiandemokratët paralajmërojnë protesta Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë është tepër e shqetësuar për krizën energjitike që ka mbërthyer Shkodrën dhe Veriun Shqiptar. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të muajit Tetor, Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë nëpërmjet këshilltarit të saj Bashkiak, i ka kërkuar këtij këshilli që të thirren Ministri i Rendit, i Energjitikës, i Financave, i Pushetit Lokal në Këshillin e Bashkisë Shkodër dhe të shpalosin alternativat që kanë për Shkodrën. Por kjo kërkesë nuk u miratua nga drejtuesit e Këshillit Bashkiak, duke pretenduar se kemi probleme të tjera! Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë është tepër e vendosur që t’i kërkojë autoriteteve të pushtetit lokal dhe qëndror që votën që na ka besuar populli të mos e lëmë askënd ta nëpërkëmbë. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë i kërkon Kryetarit dhe Këshillit të Qarkut, Kryetarit dhe Këshillit Bashkiak Shkodër, ku janë dy institucione që i përkasin Opozitës që të mblidhen urgjent për të përcaktuar fatet e qytetarëve të Shkodrës, fate që po nëpërkëmben me dashje nga qeveria shqiptare. Në qoftë se kryetari dhe këshilli i qarkut, Kryetari dhe këshilli Bashkiak Shkodër, nuk do të marrin masa urgjente, Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë është e detyruar në rrugë demokratike t’i bëjë thirrje popullit të Shkodrës dhe të Veriut Shqiptar të protestojnë fuqishëm në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë, duke mos harruar premtimet që i dhamë popullit të Shkodrës dhe duke qenë pjesë e këtij populli. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë i bën thirrje deputetëve të opozitës të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe të mos heshtin por të ngrejnë zërin e tyre për qytetarët e tyre, i bën thirrje Presidentit të Republikës zotit Moisiu si dhe ambasadorit Amerikan që të ndërhyjnë pranë autoriteteve qeveritare që të hedhin shikimin drejt Shkodrës dhe Veriut Shqiptar, pasi dhe ne jemi pjesë e Shqipërisë. Në qoftë se qeveria shqiptare do të heshtë, e vetmja rrugë është që pusheti lokal në Shkodër të ndërpresë veprimtarinë e tij për t’iu bashkëngjitur protestave për drita, ujë, rrugë, punë. Avokat Fran Dashi Kryetar i PKD të Shqipërisë Sokol Pepushaj Sekretar i Përgjithshëm i PKD të Shqipërisë
Terrorizmi dhe terrori politik Një periudhë çoroditëse, e mjegullt për shqiptarët. Shumëkujt, shumicës i vjen keq për veten. Eh, është diçka e padukshme që nxin realitetin, të dukshmen. Thonë se është njëfarë farse me emrin terrorizëm. Diçka edhe duhet të jetë përderisa Shqipëria për viti 2003 ka plan krekreje sigurinë e modernizimin e aeroportit të Rinasit. Amerika, ky arbitër i mirë i kësaj Bote trazirash, ka investuar aq para aty, sa tërë banka e shtetit shqiptar nuk i ka. Flasim për bankën, jo për pushtetarët, pasi flitet që tre-katër klane me këmbë në qeveri e duar në mafie, kanë shumë më shumë para se sa banka. Nejse, terrorizmi që po ta përkufizojmë shqiptarçe është si mica, ka nëntë shpirtëra, është si shaka që edhe kur dështon, pjell këlyshë, na ka zënë për fyti. Ai i ngjan një njeriu që i është marrë fryma nga vrapi, pasi këtu bëri “kros” edhe Osama, por ama thonë se është. Po, po, megjithëse nuk shihet, duhet të jetë. Pas vëmendjes e angazhimit total të Amerikës, Britanisë, botës së qytetëruar kundër terrorizmit global, pas poshtërimit të “idhullit” të jo pak shqiptarëve me emrin Osama Bin Laden, terrorizmi shqiptar ka braktisur këngët për kryeterroristin, ka ikur nga zgërdhirjet alla afganistançe deri nëpër tavoline, aposiç i quan ajo dorë “Mejhane” duke thënë “mirë ia bënë Amerikës”. Ky terrorizëm po përpiqet t’i mbushë mendjen të paktën vetes së vet se me një frymëzim arabik mund të ideologjizojë shoqërinë shqiptare me elemente të natyrës së biznesit, pasi edhe Osama është “Bos”. Eh, pra, edhe biznesi paska terror, siç tha ditët e fundit edhe lideri demokrat Berisha. E, meqë gjuha shkoi tek politika, kini durim, gjykoni vetë. Ne mendojmë se gjithkush, pa dallim bindjeje politike apo feje vëren diçka. Pra vëren se nëse dikur e një kohë, aty nga 1992-shi, shqiptarët thuajse të tërë i luteshin Zotit, kur u fliste një politikan me bindje “demokratike”, sot edhe plakat rrudhin buzët e u kthejnë prapanicat, duke i kruar, natyrisht për inat. Se nga ato prapanica, pra nga pensionet e papaguara, pronat e pakthyera, liritë e mohuara, këta politikanë, thuajse të tërë, po lëpijnë gishtat me naftë, me erë cigaresh e kafeje. Shqipëria ka krijuar një imazh vërtetë të keq para perëndimit. Episodet e kësaj klime, edhe të terrorizmit, pse të mos i kërkojmë atje ku janë, tek shtetarët, që mos i paçim më mirë? Politika që tashti ka nisur një duel të ashpër për karriget e lakmuara të pushtetit lokal. Klanet, qëllimshëm shfrytëzojnë fenë, thua se Shqipëria është në kohën e Turkut. Ato grupe që janë edhe përgjegjëse të terrorizmit, pasi terrorizmi e terrori vëlla e motër duhet të jenë, po grumbullojnë turma e biznesmenë rreth vetes. Po i grumbullojnë për t’i irrituar kundër turmave e biznesmenëve kundërshtarë. E, në këto turma përzihet edhe populli. Ky popull që përmes mjegullës që ia bën fushë edhe humnerën, kërkon të gjejë të ardhmen, dritën, shpresën. Kërkon pra pikërisht ato që ua kanë penguar pushtetarët, edhe Evropën. Vrasjet, plagosjet, grabitjet, dhunimet, krimet brenda familjes të ditëpërditëshme e natëpërnatëshme, janë paraskena për ta futur shoqërinë shqiptare tani të zhgënjyer e të trullosur në vorbullën e një terrori psikologjik, pra të një terrorizmi. Me fjalë të tjera, më të thjeshta, don të thotë që terrorizmi politik të pranohet si pjesë e jetës normale, sikundër edhe mungesa e dritave, e punës, e perspektivës. Pra, e jashtëzakonshmja të serviret nga vagabondët si e zakonshme, jashtënormalja si normale, kompromiset si angazhim, grushtat e plumbat si lule paqeje… Sa e bukur, si kujtimet e fëminisë, ishte politika më 1992, kur pluralizmi ishte misterioz, si dashuria në adoleshencë? Po sot? Megjithëse shumë gjëra kanë ecur për mirë, ajo “bukuri” ka mbetur si kujtimi i një majasilli në vend të keq. Politika po bën hapa të tjerë të tipit përçaj e sundo. Pra, Shqipëria po vihet si një numër fallco në makinën e policit që kontrollon një tjetër polic. Sidoqoftë, ajo politikë pra fallco, s’ka leje për në Evropë. E prapë terrori është në gojën e pozitës që thotë se ushqeu opozita qysh se u pranuam në Konferencën Islamike, por edhe të opozitës që deklaron se Shqipëria është qendra e terrorizmit në Ballkan e më gjerë dhe një “lavanteri” ku pastrohen paratë e terrorizmit ndërkombëtar. E, jashtë dëshirës së kësaj politike flasin gjërat. Në Shqipëri, në këtë vend ndër më të lashtët në Evropë, historikisht njihet uniteti monolit mes besimeve. Edhe magjypët e gabelët janë trajtuar historikisht mirë këtu në Shqipëri. E kjo s’ka ngjarë deri vonë as në shtetet më të zhvilluara. Apo jo? Pra, këta politikanët tanë, mund ta gjejnë rrugën drejt Evropës, si puna e atij qorrit që mban shkopin në dorë për të gjetur shtëpinë. A e keni vënë ndonjëherë në vëmendje formën mesjetare të partive në fushata elektorale? A e shihni sa larg interesave të popullit janë kur ato presin “rrugës” njëra-tjetrën dhe në thuajse çdo komunë, bashki apo zonë elektorale për deputet bëjnë bilance fetare. Në një anë kanë sa të duash politikanë allaafganistan, në një anë tjetër futin “dorën” nga fundi i “thesit” e zgjedhin llumra. Në qoftë kështu, edhe terrorizmi edhe terrori, kështu mbruhen. Në qoftë kështu, normalisht lihen jashtë vëmendjes e përfshirjes ndershmëria, aftësia, reputacioni dhe largohen rrugët për në Evropë. Për të emëruar një kryetar partie, qoftë edhe të një seksioni, arrihet deri në terrorizëm, duke shpërthyer tritol. Këtu partia, ciladoqoftë, siç edhe ka ngjarë, kalon “Ylberin”, duke reflektuar terrorizëm, deri në hakmarrje banale individësh a grupe mafiozësh. Kjo përmason dhunën, kalon kufinjtë e shtetit, trondit imazhin shqiptar në Botë, njëlloj siç ngjau me “humorin” e radhës me shenjtërinë e Tij Papa Gjon Palin e Dytë. Ne i themi ik terrorizmit, ndërkohë që duhet që ikin politikanët e vjetër, “partizanë” të diktaturës. Ky popull, sa herë vete në votime ndeshet me të njëjtët emra allaafganistançe, me të njëjtat premtime, me të njëjtat gënjeshtra e mashtrime, paçka se mund të kenë ndërruar parti, karrige, zyra, kostume. Erë Al Qaedë? Po ç’themi ne? Po a nuk bie ca si erë të tillë thjesht një veprimtari në pamje të parë e përshëndetshme sportive në një qytet të “vockël” verior. Organizimi i një kampionati futbolli i të rinjve muslimanë, duket se reflekton gjallëri, por kur publikohen se finaliste dolën skuadrat “Iner-Milan”, se pse thua, ashtu ndoshta “kot”, se sikur të krishterët, të bënin një kampionat të tillë, do ishte “logjike” të dilnin finaliste skuadrat që nuk janë të “tyre”, as që ekzistojnë “Mulla Omar”-“Osama Bin Laden” apo “A. Baletë”! Pa dashur të bëjmë moral, pasi jemi për bashkim, se pse mund të mendojmë se është pikërisht politika e biznesi i politikës në organizime përçarëse. Më afër mendësh t’u themi. Yp Xhixhi, jepi Xhixhi. Kjo politikë dhe ekonomi politike që po përgatit terren terrori dhe po prodhon vetëm kuadro terrorizmi, është normale të thyhet përballë kulturës, bashkimit, interesave shqiptare për t’ju bashkuar Evropës së qytetëruar. Fjala bjen fjalën, megjithëse një mal i madh me fjalë janë thënë për vrasjen e Azem Hajdarit. A e kujtoni kur atij iu inskenua një incident në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me Mit’hat Havarin? Siç duket, Azemi duke qenë se ishte Kryetar i Rendit e SHIK-ut, duke qenë se mund të dinte pak mbi terrorizmin, duke qenë se thuhej të kishte pak pasuri dhe lidhje me futbollin atje, duke qenë se kishte pak përvojë politike, pak vite mbi supe, duke qenë se “ndizte” si “çakmak” kundër gjithçkaje që ia thoshte truri, pra, duke i patur të gjitha me pak, sikundër fatkeqësisht edhe jetën, mbase duhej të vritej, siç edhe u vra nga terrori më 12 shtator 1998. E kush ia shkurtoi jetën? Normalisht, ata që i kishin më shumë atë që thamë për të ndjerin Azem se i kishte më pak. Pra, duket se terrorizmi dhe terrori politik janë bashkuar. Dhe po i serviren popullit shqiptar si pjesë të pranueshme të jetës. Meqë do e trajtojmë sërish këtë temë, kësaj here po mjaftohemi me “recetën” Yp Politike, Jepi Politikë, yp Xhixhi, jepi Xhixhi. Do shihemi fiks pas nëntë muajve. Në votime. Editorial nga Sokol Pepushaj
Fatosi na nakatosi Nano treqind Milion Dollarë Ja dha vajzës Greke Por s’shpejti ka me i ra Me dy shqelma në vete.
Gjirokastra e mallkue, Tash gjashtdhetë vjet, Na ka drejtue Ah, kuku-Medet!
S’shpejti Fatosi, Alfred Moisiun, Ka me nakatosë, Në pension si Spiron.
Komunistat me rrena, Po shkojnë tuj lye. Tash u kanë dalë do gjëma Që po i therin në Krye!
Komunistat flasin Si Demokrat, Por nji ditë do të pëlcasin, Se i kanë duert krejt Gjak.
Berisha dhe Fatosi, E harruan gjakun shqiptar, Dhe na nakatosën, Me Grek dhe Shallvarë1
Edhe tash disa të pabesë, Shqiptarët të Turqizue, Po na bajnë (Bukëshkelsë)! Kastriotin e nderue.
Shajnë Gurakuqin, Edhe shumë të tjerë, Në xhep e majnë Buqin Këta njerëz të panderë.
Fatosi e vodhi Shqipërinë, Fatosi dogji Shkodrën, Mos e lejoni faqezinë Se, po na len pa Evropën!
Fatos Nano ka than vetë: Me anën e Grekve hyjmë në Evropë Pra ndigjoni shqiptarë të shkretë, Se jemi në rrezik të madh sot.
Shqiptarët kanë drejtue, Egjyptë dhe Vatikan, Ju jeni të Mallkue; Se keni lindër me Satan.
Çuditet çdo njeri, Me Komunistat Barbarë; Se nuk kanë pikë nderit, Përpara Komit me dalë!
Çuditem me kta Harbut, Si nuk i vret sedra e vet, Kriminela edhe Hajdut, Kërkojnë edhe Pushtet!
Por Fatosat të palarë, Janë të bijt e qenit. Njimilion shqiptarë, I qitën prej Vendit! Pal Delia New York
Ky shtet ka humbur logjikën Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha në konferencën e PD-së së Tiranës, lëshoi nota të ashpra kundër qeverisjes socialkomuniste, jo vetëm për pastrimin e parave të terroristëve të Al Qaedës nga kryemafiozi Edi Rama që nga posti i kryebashkiakut të kryeqytetit po i shërben terrorit, por edhe kundër dhunës fashiste mbi demokratët. Demokratët shqiptarë sot janë të rrezikuar edhe me jetë. Ata, ndër të cilët edhe veprimtari i PD-së Ermal Alija, lindur në qytetin bastion të demokracisë, në Shkodër më 06. 05. 1982, janë viktima të dhunës dhe të anarshisë, ku policia sekrete me prapavijë politike, i skedon, hakmerret, i fut në listat e vdekjes. Po në këto lista është pikësëpari liria e demokracia shqiptare që përditë e më shumë po pëson goditje. Goditje të tilla me pasojë edhe jetën kanë patur familja e demokratit Ermal Alija. Që në fillim të proceseve demokratike, prindërit e tij Adem Alija dhe Shpresa Alija, kanë kontribuar në instalimin e demokracisë, ku edhe janë vënë shumë herë në vëmendje të bandave deri me eleminim fizik. Kjo familje vite më parë, kur PD-ja ishte në pushtet, pati krijuar një biznes të mesëm, por, viti 1997, viti i zi që solli në pushtet sërish bijtë e komunizmit me dhunë e tritol, me shpëthim deposh të armatimit dhe shkatërrim total të ushtrisë shqiptare, u bë varr i hapur, ku jeta dhe vdekja ishin thuajse një. Biznesi u shkatërrua. Bandat e shtetit të anarshisë, familjes Alija i vunë gjoba të papërballueshme derisa arritën edhe të tentojnë t’i grabisin djalin, demokratin Ermal Alija. Madje sipas burimeve tona të besueshme, ky djalosh ka patur kërcënata serioze edhe në mes të rrugës. Por, në mes të rrugës, në mes të qytetit të Shkodrës janë pushkatuar shumë demokratë. Në kushte të tilla të anarshisë së shtetit anarshist, Ermal Alija, si shumë të rinj e të reja të tjerë, sot nuk ka adresë. Kjo çmenduri vjen nga pasiguria e jetës, madje nga tentativat për t’ua marrë jetën kundërshtarëve politikë, atyre që aspirojnë për liri e përparim. Ky pra është shteti shqiptar. Një i ashtuquajtur shtet që ka humbur totalisht logjikën. Sokol Pepushaj
Dhuna mbi demokratin Sejfullah Kraja akuzon… Duke qenë se Sejfullah Kraja rrjedh nga një familje tipike antikomuniste, ku i ati i tij Musa Kraja dhe e ëma Bedrije Kraja, gjatë diktaturës së pashoqe të Enver Hoxhës ishin kulakë, të diferencuar politikisht, të privuar nga të drejtat e liritë njerëzore, me pasuri e dyqane të konfiskuara, duke qenë se më 1960, kur ai ishte fëmijë, vetëm 16 vjeç u internua në një fshat malor të Shkodrës, në një barakë dërrase, ku për të mbijetuar punonin si të burgosur tërë ditën vetëm për të ngrënë bukë misri, ku plasmasi imbulonte nga lart e ca zhele kishin për shtroje, duke qenë se më 1963 kur pëfunduan internimin e çuan ushtar në një repart pune si “armik” të popullit, duke qenë se edhe për dy vitet e shërbimit ushtarak nuk e lejuan asnjëherë të vente me leje, madje as kur i vdiq i ati më 1964, ishte ndër të parët që në fillimin e proceseve demokratike në Shqipëri, pra fill pas shembjes së Murit të Berlinit, që kontribuoi për rrëzimin e diktaturës së kuqe. Më 14 janar 1990, kur u shemb busti i Stalinit dhe më13 dhjetor 1990, kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës në Shkodër, ishte ndër ogranizatorët. Në rastin e parë Sejfullah Kraja u arrestua e torturua kafshërisht për 15 ditë, ndërsa në të dytin, më makabrin, ku qenë arrestuar rreth 300 persona, Sejfullahi u dënua 15 burg me akuzën absurde “Manifestime të paligjshme për rrëzimin e pushetit popullor me dhunë”. Që aso kohe ky antikomunist, baba i dy fëmijëve Sejdiljan Kraja lindur më 01. 08. 1980 dhe Senada Kraja lindur më 23. 05. 1984, është anëtar e veprimtar i shoqatës politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”. Më 2 prill 1991, kur populli i Shkodrës protestoi për votëvjedhjen, ku u dogjën Komiteti i Partisë së Punës, institucionet e diktaturës dhe Dega e Brendshme, ku policët braktisën vendin e punës dhe ushtruan dhunë e zjarr mbi protestuesit duke plagosur 163 vetë e duke vrarë Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun e Besnik Cekën, sot dëshmorë të demokracisë, persona të irrituar nga demonstrata shpërthejnë edhe dyert e burgut të Shkodrës, u doli e u bashkua me ta edhe Sejfullah Kraja. Edhe gruaja e tij Bedrije Kraja (Belsia) ishte ndër ato antikomuniste që u dhunua nga dhuna policore. Po atë ditë qenë rrahur shumë gra e fëmijë. Ramiz Alia kish dhënë urdhër të vriten demokratët. Më 1991-1992, kur u lejua pluralizmi politik, Sejfullah Kraja bëhet një simpatizant i Partisë Lidhja e Legalitetit. Ai është i vendosur se Madhëria e Tij Leka i Parë mund të nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Kishte shok e mik edhe kryetarin e kësaj partie Ibrahim Sokoli. Ai si veprimtar i kësaj force politike antikomuniste u ingranua dhe kërkoi zbatimin e programit, kthimin e pronave, kthimin e mbretit në Shqipëri etj., por partia demokratike ishte e rreptë në programin e saj, duke mos toleruar, madje duke i bërë legalistët edhe të të organizohen në tubime, demonstrata e greva. Në qershor 1992, para se të zgjidhej presidenti i Shqipëri, legalistët, mes tyre edhe Sejfullah Kraja, organizuan një grevë të fuqishme. Policia ndërhyri, i rrahu dhe nga goditjet Sejfullah Kraja detyrohet të mjekohet ilegalisht për të shpëtuar jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Pra, për kontribut, më 10 tetor 1993, Sejfullahi pranohet anëtar i Partisë Lidhja e Legalitetit. Legalistët me kërkesat e tyre ishin edhe kundër demokratëve në pushtet që po luanin sipas tyre me fatet e atdheut, edhe kundër socialistëve në opozitë që ishin bijtë e diktaturës. Por edhe në PD kishte shumë komunistë, shumë spiunë e njerëz me një barrë krime njerëzore mbi kurriz. Kështu Shqipëria shkoi drejt së keqes, drejt vitit 1997, ku socialistët me dhunë e terror fituan zgjedhjet. Në ato zgjedhje legalistët kërkuan referendum edhe për formën e qeverisjes, ku u lejua. Leka i Parë vjen në Shqipëri në prill 1997, ku deri në zgjedhje të 29 qershorit 1997 Mbreti realizoi 200 takime me popullin, në tërë Shqipërinë, ku u dallua edhe Sejfullah Kraja, veçmas në Veriun Shqiptar. Në fakt Monarkia pat fituar, por Komisioni Zgjedhor, natyrisht pasi e kishin frikë si socialistët si demokratët, publikoi shifra të rreme, ku shpalli humbjen e mbretërisë. Kështu më 3 korrik 1997 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë legalistët të udhëhequr nga mbreti protestuan kundër votëvjedhjes. Dhuna që u përdor plagosi shumë, madje pati edhe një të vrarë. Më 9 korrik 1997 Leka i Parë largohet nga Shqipëria si i padëshiruar dhe pak ditë më vonë dënohet me tre vjet burg për pjesëmarrje të dhunshme në demonstrata. Legalistët kështu vihen në shënjestër të politikës shqiptare. Por në shënjestër të parët u vunë kundërshtarët e vjetër politikë të socialkomunistëve. Edhe familja e Sejfullah Krajës. Eh, në prill 1997, natën vonë Sejfullahit i djegin dyqanin ku punonte me të shoqen dhe djalin. Ndërsa në shkurt të vitit 1998 atij i digjet shtëpia ditën për diell, duke i shkatërruar gjithçka kishte vënë me mund e me djersë. Në janar 1999 ai arrestohet e mbahet 6 ditë në izolim, për demonstrim pa autorizim. Edhe i biri atë ditë u izolua dhe u mbajt 3 ditë. Synohej një montim akuze për bashkëpunim. Legalistët në Shqipëri tashti kanë koalicion me demokratët, ballistët, republikanët etj., për të rrëzuar komunistët nga pushteti. Këta të fundit po hakmerren. Më 25 dhjetor 2000, njerëz me maska në mes të ditës e grabisin, por fatmirësisht arrin të largohet. Kështu pikërisht më 31 janar 2000, djali i tij ishte arrestuar dhe mbajtur i izoluar për 20 ditë. Në fakt në zgjedhjet e tetorit 2000 legalistët e ballistët bënë koalicion e u bashkuan në të Djathtën e Bashkuar Shkodrane. Më 10 shkurt 2001 ai detyrohet të largoj nga Shqipëria gruan dhe vajzën, për t’u shpëtuar jetën. Ai organizon veprimtari për t’i hapë udhë kthimit të Mbretit dhe në zgjedhjet për deputetë të 24 qershorit 2001 djalin e kishte të arrestuar. Në atë kohë ai qëndronte i fshehur në shtëpinë e një kushëriri i quajtur Fadil Kraja. Më 4 shkurt 2001 organizohet një grevë kundër dhunës policore dhe kundër arrestimit politik të shumë legalistëve, mes të cilëve edhe djalit të tij. Në këtë rast Sejfullahi arrestohet për tre ditë dhe i thuhet të mos largohet nga Shkodra dhe se dokumentacioni i tij do i përcillet gjykatës për organizim të paligjshëm proteste. Më 14 shkurt 2001, pas një mbledhje ku ishte edhe kryetari i legalistëve Ekrem Spahija, ku u diskutua për koalicionin me formacionin politik “Bashkimi për Fitore” për zgjedhjet e 24 qershorit 2001, ku diskutoi edhe Sejfullahi, afër shtëpisë së kushëririt ku qëndronte i fshehur ndeshet në dy persona që zbresin nga një makinë pa targa që i thërrasin në emër dhe i thonë se do ta vrasin nëse nuk pushon propagandën kundër tyre. Njëri i vë pistoletën në kokë, tjetri e godet dhe e lënë të shtrirë. Të nesërmen lajmëron kryetarin e partisë së tij Burhan Agri, i cili është edhe dashamirës i gazetës “Shqipëria Etnike”. Që aso kohe ky dhe kushëriri i tij i quajtur Afrim nuk kanë adresë. Vasel Gilaj
Terrori është potencial në Shqipëri Dhunimet tanimë në Shqipëri janë shndërruar në një qëllim, ndoshta edhe me skenar, pasi ligji është tejet i pafuqishëm për parandalimin e tyre. Pra dhunimet e tipit banditesk janë një precedent tepër i rrezikshëm për jetën e njerëzve të ndershëm e të pafajshëm, për jetën e atyre që kërkojnë liri, demokraci, përparim dhe janë qytetarë të denjë të shoqërisë shqiptare. Ato janë të shumta. Ato po hapin përditë plagë të reja, plagë që do duhen shumë kohë, gjithnjë nëse arrihet ndonjëherë shtet ligjor, të mbyllen. Premisat sot janë tepër larg, horizonti shqiptar është i zi. Ja, një djalosh të ri, të quajtur Rajmon Smakaj, i lindur më 04. 08. 1981 në qytetin verior të Shkodrës, dy persona të quajtur Altin e Arjan Demaj kanë arritur t’i grabisin të motrën dhe për shkak, në konflikt e sipër arrijnë t’i vrasin edhe të atin e quajtur Hasan Smakaj dhe vëllain Arben Smakaj. Meqë ligji nuk ka potencë dhe në subkoshiencën shqiptare hakmarrja edhe përcillet brez pas brezi, vrasësit, duke patur frikë nga ndojnë hakmarrje, kërkojnë të vrasin edhe Rajmondin, megjithëse ai është i dhunuar, i terrorizuar nga dramat në familje. Ja, sa i ashpër është krimi dhe sa i rreptë terrori në këtë vend ku ata që janë të pafajshëm siç është edhe rasti i Rajmond Smakajt, detyrohen të largohen nga Shqipëria në kërkim të jetimit të jetës. Rreziku në Shqipëri nuk parashikohet se nga vjen. Terreni është i çelur vetëm për banditët që edhe pasi të përdhunojnë, pasi të vrasin të afërmit, kërkojnë të vrasin edhe ata që kanë mbetur të gjallë. Albert Vataj
Serbët e Mitrovicës kërkojnë ta vrasin Arben Mustalin Asnjë faj apo krim nuk ka kryer. Veçse është shqiptar. E shqiptarët duket se fati i keq ka për t’i ndjekë edhe për shumë vite. E gjithë e keqja e këtij djali që buzëqesh pafajshëm në foton që ilustron shkrimin është se ka lindur në Veçan, një fshat afër qytetit të ndarë të Mitrovicës që gjindet matanë lumit Iber. Quhet Arben Riza Mustali. Ka lindur më 30 shtator 1971. Është rritur në një mjedis me shqiptarë dhe është edukuar me ndjenjat më të mira të patriotizmit e atdhedashurisë e në asnjë rast nuk kishte menduar se dikush do ta detyronte të braktiste vendlindjen e tij të shtrenjtë, fshatin e dashur Veçan ku kishte lindur e rritu në gjirin e dashur të familjes Mustali. Për vite me radhë politika serbe kishte synuar shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe popullimin e tyre me serbë në pjesën veriore të Mitrovicës, qytetit më të pasur me minerale nëntokësore në të gjithë ish-Jugosllavinë. Trysnia e serbëve për t’i detyruar shqiptarët me shunë të braktisin trojet e tyre u shtua shumë veçanërisht pas vitit 1998 kur banorët vendas u rikthyen në shtëpitë e tyre pas ndërhyrjes së ushtrive aleate të inkuadruara në forcat e NATO-s. Shumë familje, përballë represionit e dhunës së paramilitarëve të armatosur si dhe pa mbështetjen energjike të strukturave Franceze që mbanin rregullin e qetësinë në qytetin e Mitrovicës u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre duke u vendosur në vise të tjera të Kosovës. Për të ndaluar këtë hemoragji të dhimbshme Arben Mustali u bën thirrje shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre e mos t’ia lëshojnë trojet e të parëve shkjaut të Serbisë. Ai u reziston joshjeve me para ashtu edhe kërcënimeve për eleminimin e tij fizik e keqtrajtimin e pjestarëve të tjerë të familjes. Në vitin 2000 Arbeni keqtrajtohet nga policë të paguar të shërbimit sekret serb, ndërsa vetëm disa ditë më vonë i vihet flaka shtëpisë së tij në fshatin Veçan. I ndodhur në kushte të tilla, pa shtëpi, i martuar dhe përballë rrezikut serioz për eleminimin e tij fizik, Arbeni detyrohet të braktisë me dhimbje vendlindjen e tij për të jetuar në një shtet ku funksionon ligji e jeta dhe liria e personit janë të sigurta. Ai nuk do të mund të kthehet kurrë më në Mitrovicën e okupuar dhunshëm nga serbët, por as në Kosovën e tij të dashur, pasi emri i tij gjindet i shkruar në listat e zeza të shërbimit sekret serb. Ata dhe shumë të tjerë kërkojnë ti vrasin se e duan Mitrovicën e gjithë Kosovën pa shqiptarët. Rifat Ymeri
Në Gjakovë e kërcënojnë kosovarët, në Shkodër kërkojnë ta vrasin shqiptarët! Quhet Fatmir Qazimi. Ka lindur në qytetin e Gjakovës më 24 mars 1972. Fati i keq i Fatmirit nis qysh pa lindur akoma. Babai i tij ishte martuar me Rabijen, një fshatare me kombësi Boshnjake, e pikërisht kjo martesë do të bëhej shkak i shumë vuajtjeve për të gjithë pjestarët e familjes. Banorët e Gjakovës kurrsesi nuk ia falën Qazimit lidhjen e kunorës me një boshnjake e qysh prej asaj kohe urrejtja e tyre për këtë familje sa vinte e shtohej, aq sa nisën të dërgojnë letra anonime me kërcënime deri me eleminim fizik të tyre. I gjindur në kushtet e trysnisë së shtuar dhe rrezikut serioz për jetën, Qazimi së bashku me pjestarët e tjerë të familjes me dhimbje detyrohen të braktisin vendlindjen e tyre për t’u vendosur në lagjen Bardhaj në afërsi të qytetit verior të Shkodrës, në vitin 1982 kur Fatmiri ishte vetëm 10 vjeç. Edhe këtu familjen e Qazimit nuk e pret ndonjë fat më i mirë se në Kosovë. Në fillimvitet 90 kur nisën protestat për shembjen e regjimit diktatorial, Fatmiri dhe vëllai i tij Maliqi vihen në krye të turmave të irrituara që aspironin për një shtet të lirë e demokratik, të mishëruara në programin e forcave demokratike progresiste të udhëhequra nga Sali Berisha. Vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike 92-96, kanë qenë edhe vitet më të mira e më të qeta për familjen e Fatmirit, por që mbaruan me rikthimin e dhunshëm në pushtet të ish-komunistëve pas revolucionit bolshevik të armatosur në pranverën e zezë të 97-ës. Në qershor të atij viti Fatmiri si kundërshtar i komunistëve të konvertuar në socialistë, arrestohet dy herë e torturohet egërsisht në birucat e komisariatit të policisë Shkodër. Një hematomë në buzën e poshtme në krahun e majtë dhe një e çarë sipër ballit janë dëshmi e qartë e dhunës shtazarake të ushtruar mbi Fatmirini nga robotët-policë të inkriminuar të shtetit mafioz. Po atë vit kapuçonë të paguar vrasin në pritë Maliqin, vëllain e Fatmirit. Por xhelatët nuk ngopen me kaq. Pas vrasjes së Maliqit nisin letrat anonime e kërcënimet me telefon në adresë të Fatmirit me synimin për ta ndalur në aktivitetin e tij politik në favor të Partisë Demokratike Dega Shkodër. Në kushte të tilla kur jeta e Fatmirit, bashkëshortes e familjarëve të tjerë rrezikohej seriozisht ai gjen mundësinë e largohet përfundimisht nga Shqipëria duke u vendosur në një shtet ku jeta e liria e personit garantohen me ligj. Ai s’mund të kthehet kurrsesi në trojet etnike shqiptare: Në Gjakovë e ndjekin kosovarët, në Shqipëri e kërcënojnë për ta vrarë shqiptarët. Rifat Ymeri Kanë humbur shumë demokratë, edhe Altin Dashi Edhe në Shqipëri, sikundër në Kosovë, shumë njerëz janë të humbur, të zhdukur. Dhuna e shtetit anarshist, e menazhuar nga politika, ka bërë që gjashtë vitet e fundit të vriten rreth 4600 shqiptarë. Sot demokrati Altin Pashko Dashi, njëri ndër veprimtarët e PD-së nuk ka fare adresë. Nuk dihet është i fshehur, i larguar nga Shqipëria, apo i vrarë. Ai ishte në lista të banditëve për t’u vrarë që në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri. Më 14 janar 1990, kur u rrëzua busti i Stalinit dhe më 13 dhjetor 1990, kur u shemb busti i Enver Hoxhës, Altini ishte mjaft aktiv, ku edhe provoi shkopinjtë e gomës dhe shqelmat e policisë fashiste të Ramis Alisë. Edhe më 2 prill 1991, kur u protestua kundër votëvjedhjes së asaj kohe dhe më 14 shtator 1998, kur u varros Azem Hajdari, provoi dhunë kafshërore. Por në rrëmujat e vitit 1997, kur komunistët që aksidentalisht ende i kemi në pushtet, Altin Dashi u dëmtua në kokë, në anën e djathtë. Pra, shpëtoi për pak gjë pa u vrarë. Sot nuk ka adresë. Zog Hysenaj
|