Nr. 40 i gazetës në print

0
Kokaweb
Luigj Gurakuqi shembull absolut i atdhetarizmit

(Me rastin e 124 vjetorit të lindjes)

Nuk ka figurë më të ndritur, më të pastër dhe më patriotike për shekullin e njëzetë (me përjashtim të Nënë Terezës) se sa figura burrërore e fisnike e të pavdekshmit Luigj Gurakuqi. (M.B.).

Jemi munduar të shkruajmë për veprën madhështore të këtij atdhetari të papërsëritshëm dhe idealisti të pakrahasueshëm, por duhen volume dhe pendë fishtiane për të përshkruar madhështinë e këtij “shën Françesku”.

Në këtë vit jubilar me rastin e 124 vjetorit të lindjes së tij, menduam të rifreskojmë ato “pak” mendje ku vlon gjaku i patriotizmit dhe ku idealet kombëtare, “gëlojnë” ende të pashuara. (autorët).

Martiri dhe Mësuesi i Popullit Luigj Gurakuqi është një nga figurat më të shquara të kombit Arbër, e zë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë të çerekshekullit të parë të shekullit XX. Me të vërtetë është pohuar se me luftën e tij për çlirimin kombëtar e demokratizimin e vendit ai ka vulën e vet të pashlyer në analet e historisë tonë. “Nuk ka ngjarje të mëdha politike, shoqërore e kulturore në këtë çerekshekull, ku të mos ketë qenë prania e tij, ku të mos jetë ndjerë fjala, urtësia e vullneti i tij, ku të mos ketë spikatur patriotizmi e demokratizimi i tij. Dhe kjo figurë e shquar ngrihet akoma më madhështore në piedestalin e historisë, po të kemi parasysh armiqtë e shumtë që duheshin përballuar, vështirësitë e mëdha që duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e panumërta që i kanoseshin jetës së tij në çdo hap”. (S. Pollo, “Luigj Gurakuqi – demokrat revolucionar i shquar, në: “Studime historike”, 1979, nr. 2, fq. 18.)

Shkodra, e njohur që nga kohët më të lashta, në fund të shek. XX, ishte një nga qytetet më të zhvilluara të Shqipërisë në të gjitha vështrimet: politike, shoqërore, kulturore e veçanërisht ekonomike. Qyteti kishte afërsisht dyzetepesë mijë banorë, çka tregon se ai kishte një popullsi relativisht të madhe për kohën.

Udhëtari i mirënjohur Evlija Çelebiu, në vitet 1661-1662 e gjeti qytetin e Shkodrës me 1800 shtëpi, ndërsa aty nga gjysma e dytë e shekullit XIX, ajo vetëm dyqane kishte rreth 3500 dhe afro 50 firma grosiste. E njohur për prodhimin e mëndafshit, artikujve artistikë të argjendarisë, për përpunimin e lëkurëve e të veshmbathjes, qyteti i Shkodrës ruante ende (megjithë konkurencën e jashtme) një pozitë mbizotëruese si në tregtinë mbrenda vendit ashtu edhe në disa krahine kufitare të Ballkanit. Rreth 130 firma tregtare të Shkodrës kishin agjensitë e veta në Venedik e gjetkë. Këta e zhvilluan dhe zgjeruan shumë veprimtarinë e tyre mbrenda dhe jashtë vendit dhe u bënë ndërlidhës të tregtisë në disa krahina të Ballkanit me vendet e ndryshme europiane. Për zhvillimin e gjithanshëm të qytetit flet dhe ky fakt: Në Shkodër në fund të shek. XIX, kishte disa farmaci, të cilat mund të krahasoheshin edhe me farmacit më moderne të qyteteve të Europës Perëndimore, Ref.: Dr. K. Kërçiku, “Zhvillimi i shëndetësisë në Shkodër gjatë shek. XVIII-XX”. Tiranë 1962, fq. 232. Kronistja dhe studiuesja e shquar angleze Edith Durham, ndër të tjera thotë: “Në Shkodër ishte përfaqësuar e tërë Europa, jo me ministra, po me konsuj. Duke ardhur nga vende të tjera të Ballkanit, asaj s’kishte si të mos i bënte përshtypje Shkodra, që ishte një qytet relativisht i zhvilluar dhe me një ndryshim thelbësor nga viset që ajo kishte vizituar më parë. Në njërën nga lagjet katolike të këtij qyteti gjendet edhe sot një rrugicë që mban emrin e Gurakuqëve. Në një nga shtëpitë e para të kësaj rrugice u lind më 19 shkurt 1879 , Luigj Gurakuqi, djali i dytë dhe i fundit i Pjetër Gurakuqit. Pjetri qe një njeri që gëzonte respekt dhe autoritet në të gjithë qytetin e Shkodrës. Si mjaft tregtarë të këtij qyteti, bënte tregti me qytete të Italisë, si me Venedikun e Milanon. Kjo tregon më së miri se Luigj Gurakuqi vinte nga shtresat tregtare, dhe ato familje me nivel kulturor të admirueshëm, gjë kjo që hedh poshtë çdo hipotezë se Luigj Gurakuqi kishte mendësinë komuniste. Ai, ndonëse vinte nga shtresat e pasura, i mbrojti dhe i ndihmoi të varfërit. Në qoftë se kjo mendësi “majtiste” e bën atë “komunist”, kjo “ndihmon” komunistët!…

Të gjithë ata që sulmojnë Gurakuqin me etiketën aq të pagjetur “komunist”, nuk janë asgjë tjetër veçse përfaqësues tipikë të “kapitalizmit të kuq vulgar”. (MB). Në këtë përvjetor të lindjes së Gurakuqit, menduam që figurën e Tij të shquar, shumëdimensionale dhe me theks të spikatur patriotik, ta trajtojmë në spektrin e intelektualit: Luigj Gurakuqi duke qenë Ministër i parë i Arsimit në Qeverinë e Ismail Qemalit (pas 450 vjet pushtimi osman), ai dha një kontribut të madh në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Ai nuk erdhi rastësisht në këtë funksion. Në Kongresin e Manastirit, në moshën 29 vjeçare ishte N/Kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip, përkrah Fishtës, Mjedës, Doçit, Logorecit etj. Ai ishte drejtor i të parës shkollë Normale në Elbasan (1909). Drejtor i Arsimit në vitet 1916-1918 dhe në Kryesinë e “Komisisë Letrare” në Shkodër, gjatë këtyre viteve.

Gurakuqi u detyrua të ballafaqohet me Xhonturqit, të cilët filluan një luftë sistematike kundër përdorimit të alfabetit të miratuar në Kongresin e Manastirit, të cilët nxitnin përdorimin e një alfabeti me germa arabe. Me një guxim qytetar për t’u admiruar, autori me anën e një ironie të hollë i vë në lojë kaq bukur Ministrin turk të Arsimit, që hiqet si i ç’interesuar në këtë çështje kur shkruan: Unë nuk i kam besë që Ministri i mësimit mos të jetë izoti të kuptojë se kombi shqiptar nuk mund të zgjohet ndryshe veç me anën e Gjuhës së tij, të shkruar me shkronjat e veta.” Kjo ironi bëhet akoma më therëse dhe arrin kulmin kur vë në lojë dhe vetë Vezirin e Madh, që kishte deklaruar se “ai si vezir do të mbahej i paanshëm ndonëse si njeri është anëtar i shkronjave arabishte”. A ka ku të shkojë më tej? Miratimi nga ana e Parlamentit Turk të ligjit se, për muslimanët nuk ishte nevoja të “shënohej kombësia”, ishte një manovër djallëzore e Xhon-turqve, që pajtohej me traditën turke të bizantizmit të kombësisë sipas fesë, të mohimit të kombësive sipas gjuhës dhe të pohimit sipas fesë, (siç e thamë më lart), prandaj dhe autori e mbyllte këtë artikull me një paraljmërim që është për t’u vënë re: “Lypset, pra, të bashkohemi e të përkujdesemi me sa të na mundet, si e si të gjejmë mënyrën e udhën që të kërkojmë edhe na ato të drejta që kombet tjerë i kanë”.

Shtypjes dhe terrorit të egër që shpërthyen turqit e rinj, shqiptarët iu përgjigjën me kryengritje të armatosura, të cilat kanë gjetur pasqyrimin e tyre edhe në faqet e shtypit të kohës. Kryengritja e Kosovës në verën e vitit 1910 e përshkuan zemrën e Martirit-Gurakuqi, me “nji shigjetë të helmueshme”, siç pohonte vetë, nga kthesat e papritura që ato morën nga egërsia me të cilën ato u shtypën. Këtyre kryengritjeve ai u kushtoi tre artikuj të mprehtë polemizues me shtypin turk ku e demaskon me armët më të preferuara të tij, (ironinë e sarkazmën) qeverinë reaksionare turke.

Gurakuqi me këtë rast na ka dhënë një kuadër mjaft prekës e tronditës të kësaj kryengritjeje: “Ushtima e topave, e përzier me gjëmimin e të plagosurve, me vajin e grave e me psherëtimat e të varfërve, arrin sot në veshët tonë më e ashpër e më e tmerruar se kurrë nga ato male të larta, nga ato vise të mjera, që janë nji nga pjesët më të çmueshme të Atdheut tonë: në Ipek e në Prishtinë, në Cernalevë e në Kaçanik, në Rekë e në Jakovë, tymi i barotit ka mbushur rreth e rrotull qiellin si një mjegull “sëmundjesjellëse e fatzezë”. Dhe Gurakuqi, jo pa njëfarë ironie, i drejtohet qeverisë: “A thua qeveria kujton me të vërtetë se vetëm me pushkë e topa mund të rrëfehet fuqia?”

Këtë politikë dritëshkurtër të saj ndaj vendit tonë, autori do ta demaskonte rreptë edhe në artikullin e tyrë, sidomos do t’i çirrte maskën Mahmud Shefqet Pashës që në mënyrë të paturpshme e cinike i kishte deklaruar një korespondenti të huaj si një mburravec: “Unë do ta shuaj domosdo e gjer në rrënjë kryengritjen e Kosovës”. “Shtrëngohem të them, – theksonte Gurakuqi, – se fjalët që tha Mahmud Shefqet Pasha nuk më duken të pëlqyeshme”. Pastaj, autori godet rëndë me një sarkazëm të hollë edhe deputetët reaksionarë shqiptarë të Parlamentit Turk, kur shkruan se “nuk jam nga ata që duan të ngrihen si gjykonjës të drejtë e të lartë të historisë e të politikës, por nuk dua të jem as prej atyne shqiptarëve që gëzojnë e përplasin duart mbi kobet e mjerimet e fisit të tyne”. Në këtë shkrim menduam që figurën e Gurakuqit ta trajtojmë kryesisht në pozicionin specifik të intelektualit të formuar. Dhe në këtë drejtim ka se çfarë të mësohet prej tij. Ai ishte ndër njohësit më të mirë (të kohës së tij) të Homerit e Virgjilit, i Tirteut dhe i Horacit, i Pindarit dhe i Timbulit e deri tek Danteja. Është një meritë e madhe e Gurakuqit, se duke patur një shembull të tillë të madh e të shkëlqyer të kulturës botërore, nuk e pa atë si diçka të paarritshme, por mbështetur në traditën kombëtare iu vu punës me mish e me shpirt për krijimin e zhvillimin e kulturës nacionale, që sipas Gurakuqit do të ishte pasqyrë e ndërgjegjes kombëtare, shkalla e zhvillimit të tij politik, kulturor e shoqëror. Dhe natyrshëm kjo kulturë, (sipas tij), do të shprehte aspiratat e popullit shqiptar, zakonet e doket e tij, veçoritë e tij dalluese nga kombet e tjera.

Duke luftuar për një kulturë nacionale, Gurakuqi, nuk mendonte t’ia kundërvinte atë kulturës botërore, ose që ajo të zhvillohej jashtë saj. Përkundrazi ai mendonte se edhe kultura jonë me arritjet e saj më të mira, do të mund të kontrubuonte në thesarin e saj. Këtë raport, Gurakuqi jo vetëm e kishte kuptuar drejt, por edhe e ka interpretuar nga pozita fare të qarta.

Gurakuqi, gjithashtu, ishte njëri nga stilistët më të mirë të kohës së tij dhe “që ka lënë modë të prozës fletorare dhe të gojtarisë”, (Ref. “Historia e Letërsisë Shqipe”, vëll. II, fq. 390, 1959), një stilist plotësisht me karakteristikat e veta të veçanta, që e dallojnë atë edh nga stilistët e tjerë të kohës, si Fan Noli etj. Stili i tij i këndshëm spikati që në shkrimet e para e erdhi duke u përkryer në sajë të një kulture të gjerë që ai asimiloi me shumë përfitim dhe që e vëmë re në personalitetin e tij të shumanshëm. Mendimet e tij të mprehta, të çdo karakteri qofshin, na jepen me një frazë të qartë, të këndshme e të rrjedhshme. Dhe duhet të theksojmë se Gurakuqi, është një nga publicistët e oratorët e pakët që përdori me shumë sukses në stilin e tij frazën tepër të gjatë. Por megjithatë është e bukur, e lidhur, e ngjeshur, tepër dinamike dhe e kuptueshme për të gjitha kategoritë e lexuesve. Në rast se fjala e Nolit rrjedh e rrëmbyeshme dhe kumbuese, përkundrazi fjala e Gurakuqit rrjedh e qetë dhe e shtruar. Tipar i rëndësishëm i shkrimeve të tij është karakteri përgjithësues i tyre. Mjaft prej tyre shprehin idetë e vetë lëvizjes tonë kombëtare për krijimin e unitetit politik të popullit për ta bërë atë më të ndërgjegjshëm në luftën e tij. Dhe padyshim kjo është ana më e rëndësishme e tij si publicist. Shtojmë se, pikpamjet e tij politike, Gurakuqi i ka paraqitur si në oratori, ashtu edhe në publicistikë me mjaft shije, e nga pozitat e një esteti të përparuar dhe largpamës. “Mjaft i lakmueshëm për ditët tona të turbullta kur politika rrokulliset sa majtas-djathtas dhe kur për fatin tonë të keq mungon një qendër e fuqishme për zbutjen e ekstremeve dhe daljen nga kolapsi.” (MB).

Gurakuqi qëndron krenar në sheshin kryesor të qytetit të tij që aq shumë e deshi. Si simbol i çdo gjëje të bukur e të pastër dhe “sfidë” ndaj korrupsionit dhe pandershmërisë.

Jemi të mendimit se, Gurakuqi nuk ishte një idealist “utopik”, por një mbrojtës konseguent i idealeve të shenjta kombëtare, me një karakter të fuqishëm dhe të pakrahasueshëm me bashkëkohësit. Ai mund të “taksohet” për intransigjencë, por në periudhën tepër të vështirë që po kalonte kombi ynë, i porsadalë nga “nata” e gjatë osmane, kompromiset ishin baraz me tradhëti. Studiuesit dhe historianët, deri më sot nuk kanë arritur të gjejnë asgjë negative në figurën e këtij “Portreti” të mbuluar me kurorën e “Artë” të Lavdisë që i dha shërbimi i Tij ndaj intersave të larta të Kombit.

Askush nuk e ngriti më lart zërin në Parlamentin Shqiptar të viteve 1921-1924, se sa Gurakuqi, ndaj masakrave serbe, që bëheshin mbi vëllezërit kosovarë. Dhe ishin pikërisht serbët që e sollën në fuqi Ahmet Zogun. Tepër qesharake tingëllon parulla e legalistëve: “Atdheu mbi të gjitha”, dhe që kjo parullë i artibuohet pikërisht atij, që i solli shpindën Atdheut në momentet më kritike… “Sa më shumë “sulmohet” figura e të Madhit Gurakuq, aq më tepër zmadhohen dimensionet e saj”, (MB).

“Jeta dhe vepra e Luigj Gurakuqit, janë “pasqyra” e një Populli me tradita të shquara Atdhetarizmi, janë pararendës të Europianizimit të Atdheut të shenjtë të Gjergj Kastriotit, janë “balsam” për edukimin Atdhetar të brezave dhe për lulëzimin e Arbërisë së re”, (M.B. – L.L.).

Mark Bregu

Lekë Luma

Shakaxhitë e nacionalizmit…

(Një sqarim për z. Abdi Baleta)

Në “fletushkën” tuaj të dt. 4 shkurt 2003, më shumë se një herë keni lakuar emrin tim duke i vënë epitetin e turpshëm Marku, b… Që ju mungon edukata dhe kultura qytetare, këtë e dinë të gjithë ata që e kanë lexuar “fletushkën” tuaj, por që të arrini deri në atë shkallë sa të kopjoni saldatorin, këtë nuk e kemi ditur!

Dua t’ju kujtoj se, kolegu juaj i zgjuar, më parë se të vinte atë epitet, me b…, duhet të ishte kujtuar se me atë germë fillon emri i tij dhe mbiemri i padronit të tij që e quan “koleg”. Pra, nëse do të bashkojmë dy germat e sipërpërmendura, – Bujar + Baletë, – do të na rezultonte: b + b = b… (të cilat formojnë “Qesen”). Në këto kushte nuk ju mbetet gjë tjetër veçse me këtë “Qese” të bëni një “hajmali” dhe ta varni në qafë. E gëzofshi… Ju, më keni quajtur “estradaxhi” kantjeresh. Dhe kjo është më se e vërtetë, e kam dhe do ta kem për nder, që i kam argëtuar sadopak shokët e mi të punës (mjaft të lodhëshme), duke filluar që nga punëtorët më të thjeshtë e deri tek specialistët dhe kuadrot shumë të nderuar të veprave, duke filluar me Luigj – Napolon Qendron, Sokrat Kalivopullin (ndjesë pastë), për të shkuar më lart tek Emin Musliu, Ismail Ahmeti e Profesori i shquar Faraudin Hoxha. Abdi: Estrada e Hidrocentraleve nuk ka qenë Estradë e ndonjë Kooperative Bujqësore të Matit. Aty kanë debutuar artistë të përmasave kombëtare (madje edhe ndërkombëtare), si i Madhi Gjosho Vasija, Zef Deda, Mark Fati dhe Ismail Alia.

Jemi fitues të “Medaljes së Artë” në Takimin e Estradave më të mira Profesioniste të vitit 1968. Nuk e di sa e njihni ju humorin, por sipas epiteteve që cituam më lart, ju njihni vetëm humorin banal. Ndërsa kolegu juaj është marrë me shumë me Dramën dhe me role drejtorësh, apo me ndonjë “rol” tjetër, nga i cili ka përfituar edhe pasaportizimin në Shkodër.

Më erdhi mirë që ju akoma nuk e besoni se shkrimet janë produkt i mendimit tim. Duhet të jeni i bindur se në çdo shkrim është vetëm mendimi im i pavarur, dhe mos të të shkojë ndërmend se jam si ata viçilat tuaj që vijnë nga “llumi” i klasës dhe bashkohen me “llumin” e politikës, duke i kthyer në vasalë të përjetshëm, “notarë” të ujrave të “pista”.

Në lidhje me epitetet “katolikocentrist” etj., që “pjell” fantazia juaj, dua t’ju kujtoj diçka nga historia, dhe t’ju them se mbi ç’baza e mbështes arsyetimin tim (të pavarur), kur them se duhet t’ju referohemi aleatëve të natyrshëm:

Përpjekjet për çlirim në shekullin XVIII (183)

“Letër e Kapedanit të Kuçit, Ilia Drakoloviçit (Drakolov) drejtuar Perandoreshës së Rusisë, Elizavetës, me të cilën i shpreh bindje dhe tregohet i gatshëm të vihet në shërbim të saj për luftën kundër Turqisë. v. 1756. 6 Gusht. Levi. C.A. Ven. e Mont. f. 70. / italisht. Ref. “Burime të zgjedhura për Historinë e Shqipërisë” vëll. III. Terminologjia e dokumentave.

E shkëlqyeshme Mbretëreshë e Perandoreshë e Madhe e Rusisë (Lisaveta), zonja jonë dhe e Serbisë, Bullgarisë dhe kombit Ilirik. Madhërisë Suaj Perandorake, me këtë letër, po i përshteten zemrat tona me të cilat ne, shërbëtorët tuaj të padenjë, po ju dhurohemi t’ju shërbejmë. Së pari unë, Kapitan Ilia, nga vendet malore të Skandarisë (Shkodrës) që janë: Kuçi, Kelmenti, Vasoviçi, Bratonosiqi, Piperi, Bjelopavliqi (Palabardhi), Hoti, Kastrati, që përpiqen ta shtypin fuqinë otomane. Na gjindemi në kufi dhe jemi ortodoksë të vërtetë që mbajmë besimin tonë të lavdishëm dhe ruajmë vatanin tonë, dhe me armët e pakta tona e me shpenzimet tona, po premtojmë të shërbejmë për lartësimin më të madh të besimit Kristian.

Kur të jetë koha, do ti tregojmë privilegjet e mëdha, qoftë të austriakëve, qoftë të Prijësit, (Venedikut), dhe në sa luftime të austriakëve kundër Sulltanit kemi shërbyer me armët tona, dhe në sa luftime të tjera edhe më të mëdha kemi marrë pjesë me kalorësit tonë si dhe çfarë kemi shtënë në dorë pa asnjë ndihmë dhe pa komandant tonë. Dhe, në kohën e fëmirisë sonë kemi qenë pranë Perandorit – Pjetrit të Madh. Mund ti tregojmë Madhërisë Suaj Mbretërore se prindërit tonë qenë në shërbim tua, dhe në se Madhëria juaj do të na ftoni pranë jush, jemi gati të vijmë dhe të çpallemi për madhësinë tuaj çezare (perandorake) dhe për të mirën tonë të përhershme. Dhe për më tepër po i themi Madhërisë Suaj çezare se gjithnjë jemi gati t’ju shërbejmë me kalorësit tonë. Kërkojmë prandaj hirin tuaj që të pranohemi si vasalë tuaj të përhershëm dhe ta merrni për ne këtë vendim të mirësishëm. Do të vijmë personalisht të paraqitemi e të përshëndoshim Madhërinë Tuaj e t’ju paraqesim petkat që kanë pasë babat tonë, dhe jemi të gatshëm të vijmë nëse na jepni vendimin e hirshëm që kërkuam. Dhe duke lutur bekimin qiellor për fëmijën tuaj.

Kuç, Fortesa e Medunit. 6 Gusht 1756.

I.M.S. Perandorake, Mbretëreshës sonë shumë të mirësishme, shërbëtor i përvuajtur, – Ilia i Drekaloviçit Kapiten dhe Qeveritar i Bardhës-Brdës.

Afërsisht të njëjtin tekst ka edhe: Plani i Kryengritjes, paraqitur nga Kuvendi i Kuçitm Karlit të II – Konzaga, duka i Neverës ose (Parmës) më 8 shtator 1614. Dhe duhet theksuar se në këtë kryengritje, janë angazhuar që nga Dukagjini deri në Himarë, bashkë me Malin e Zi (të sipërpërmendur). Padyshim, tek këto zona të “nxehta” duhet kapur filli i Nacionalizmit.

Është trajtuar mjeshtërisht, se cilët ishin aleatët tanë: – Austri, Itali e Rusi. Atëherë lind pyetja kush i braktisi këta aleatë, dhe pse? Dhe këtu do të shohim, si në pasqyrë, tradhëtinë e pashallarëve shqiptarë, të cilët mbetën vasalë të “përjetshëm” të Perandorisë Osmane dhe na lanë këtu tek jemi. Sipas mendimit të Baletës, këta duhet të mbajnë Flamurin e Nacionalizmit!?… Të “lumtë” o nxënës i zellshëm, i shkollave të Makarentos, (të riedukimit).

Mark Bregu

Fobia…

Çudi: Ne pasardhësit e ilirëve krenarë

Ne, që dhëmb për dhëmb, u ndeshëm me romakët

Bij të Kastriotit – prijës legjendar

Që për një çerek shekulli i mundi anadollakët.

(Sot mes Europës nga kush kemi frikë?!)

 

Plot me bunkera asht mbushur toka

Dhe ngjajnë me këpurdhat që dalin pas shiut

Ne, që për trimni, zili na e kishte bota

Vallë, përse kërkojmë sot, – Vrimën e miut!

Ç’është kjo fobi ndonjëherë e pa parë

Që përbuzë në shekuj e kanë ilirianët

Si hyni frika në barkun shqiptar

Kush vallë në lepuj i ka kthye luanët?

Mallkuam Europën dhe Amerikën

Adhuruam serbët, Vietnamin e Kinën

Vëllezër dolëm me të gjithë Azinë

Dhe historisë i sollëm shpindën!…

 

Pesë shekuj, turku na mbajti n’robni

K’të, historia vetëm na e rrëfen

Dikush, thotë, me turkun jemi miq n’lashtësi

Nuk është çudi të mohojmë Skënderbenë1

Jemi fodullë, përbuzim botën

Nuk pranojmë borxhe, ndihma e kredi!

Veç, gjeografia na bashkon me Europën

Se, shpirtin dhe mendjen i kemi n’Azi!

 

Mbrojmë pavarësinë, kufijt e shenjtë

Kush vallë der më sot na sulmoi në kufi?

Këto janë përralla për kalamajt

Kufijt i kemi veç për t’na mbajtë ndry.

Mjaft der më sot i besuam Marksizmit

Por sot e tutje ma s’i besojmë

Aq sa ju besohen përrallave të dimrit

Që plakat pranë zjarrit fëmijëve u tregojnë

Ka ardhur koha për reflektime

Koha ka ardhë për autokritikë

Nuk ta beson kush as dhe një qime

Se njerëzit vuajn sot në Amerikë

Ai, që këto përralla dikur na i tregoi

Ai që na mbajti nën dhunë me “magji”

Bashkë me përrallat kohë e tij perëndoi

Pranë Nastradinit pushon shpirt i tij.

 

Më fal, Nastradin se të fyeva, për nderë

Kur t’krahasova me atë të “ndjerin”

Ti, kriminel s’ke qenë asnjëherë

Ndërsa ai e kalon edhe Hitlerin.

 

Të falem Mirditë

Si kala ngrihesh mbi shkrepa

Si vetimë flakëron mbi retë

Veç drangoj përkundë ndër djepa

Tek ti, shqipet kanë foletë

 

Fole shqipesh, sofër burrash

Pushka e ndera e shqiptarisë

Kullat-k’shtjella maje currash

Je simbol i trimërisë

 

Ti, ke kodra e lugje t’thella

Mrize e kroje plot freski

Si kunorë të rrin Munella

Si çerpik, kapuç mbi sy

 

N’kreshta malesh e ndër ograja

Gurrat rrjedhin ujë kristal

Borë e bardhë “kësulë” mbi maja

Çdo p’llambë toke mineral

 

Ty, Rromaku, sllavi as turku

Kurrë s’ta mposhtën krenarinë

Gjuhë e Fe, si ti s’i ruejti

Asnjë fis në mbarë Shqipninë

 

Djelm e vajza si çeliku

Gjithmonë n’prita e n’llogore

Kurrë s’ta pau shpindën anmiku

Veçse gjoksin Përmendore

 

T’qofsha falë Mirditë kreshnike

Falë të qofsha ty Orosh

Ty oxhak që kurrë s’u fike

Flakë në krye e prush në gjoks.

Mark Bregu

 

Gazetarë gogolë

Pa asnjë pasojë, dy rrëmujxhinj rrahën një polic. Madje edhe u duartrokitën nga të pranishmit. Ata, sapo panë policin, nisën të rrahen me grushte e shqelma. Polici shkon e u hyn në mes për t’i ndarë. Ata të dy bënin sikur po qëllojnë njëri-tjetrin dhe ta rrahën për shtatë palë qejfe policin.

Kështu duke e kanë pësuar deri më tani gazetarët e Veriut shqiptar, ndaj, ndryshe nga shumë shoqata o të kuqe, o bluhe, o të verdha, kanë krijuar Unionin e Gazetarëve të Veriut, të fokusuar jashtë klaneve politike, në shërbim të zgjidhjes dhe mbrojtjes së të drejtave e dinjitetit të tyre, në një shërbim më afër halleve të njerëzve.

Pra, me pak fjalë, gazetarët nuk do ta pësojnë më si ai polici me rrëmujxhinjtë. Dhe sa për rrëmujë, politika aktuale për besë nuk e teprojmë po të themi se është e para në tërë Globin.

Në këtë linjë, një qytetar amerikan pasi kishte lexuar pak ditë më parë disa informacione në internet për Shqipërinë, dhe meqë emrin shtetit tonë ia kish mësuar për herë të parë, kishte drejtuar një pyetje pranë një agjencie informative në Michigan se më e madhe është Kina apo Shqipëria?!

Por le t’u biem gjërave më shkurt, pa shkuar nga Kina. Unioni i Gazetarëve të Veriut Shqiptar që në prezantimin e parë publik, vlerëson faktorin mbështetës të prefektit Gjergj Leqejza, kryebashkiakut të Shkodrës Ormir Rusi, kryetarit të PS-së Ndue Doda, sekretares për mardhëniet me publikun në degën e PD-së Valbona Qehaja, kryetarit të këshillit bashkiak dhe kryetar i Dhomës së Tregtisë Anton Leka, kryetarit të Konfederatës Sindikale Fatmir Smajli, kryetarit të BSPSH-së dega Shkodër Loro Mandi, politikanit Ndrekë ruka e shumë të tjerëve.

Por çdo e re tremb të vjetrën. Frikë duket pati drejtori i policisë së prefekturës së Veriut Xhevahir Karaj që jo vetëm nuk iu përgjigj ftesës së gazetarëve, por as denjoi të dërgonte një përfaqësues apo të bënte një telefonatë. Mbasi kryepolici ka menduar se ka të bëjë me politikanë rrëmujxhinj që mund ta rrahin si atë policin në fillim të analizës sonë.

Po jo vetëm polici, frikë reflektoi edhe konsulli italian në Shkodër Stefano Deleo që veproi me mospërfillje. Mospërfillje që e ka bazën në kritikat e rënda nga mediat për trafik vizash.

Si Gogol për të trembur fëmijët u përfol Unioni i Gazetarëve edhe nga njerëzit që duan anarshi, që nuk duan disiplinimin e politikës së padisiplinuar, që nuk dëshirojnë një konvergim profesional të mediave për një pasqyrim sa më real të realitetit.

Shoqata në fjalë nuk synon absolutisht të ndikojë në imponimin e fjalës së lirë, pasi gazetarët nuk janë skllevër. Por as skllevër të politikanëve që rrahen përditë edhe në parlament, jo që jo.

Pa bërë moral, media përgjithësisht sot është ndërgjegjësuar dhe e kupton se partitë janë si puna e sëmundjeve. Sëmundje e madhe, sëmundje e vogël. Por sëmundje po që po.

Koha e re kërkon forma të reja, perëndimore. Diversiteti i mendimeve e analizave nuk mund të jetë kurrsesi armiqësi, por as konvergimi veçmas në luftë kundër terrorizmit, paaftësive, aktorëve gaztorë që bëjnë moral fallco në parlament, të korruptuarve, klaneve mafioze, dinastive bastarde në emër të persekutimit, nuk është politizim, por hapje hapsinore. Të tërë e shohim se sot Amerika, bastioni i demokracisë e lirive njerëzore, këtë po synon të arrijë në vendet postkomuniste, jo vetëm në Shqipëri pra.

Dyshimi në gjithçka, analiza për çdo fenomen, grumbullimi i informacionit dhe përpunimi i tij, janë detyrë e jona e shenjtë dhe që të bëhet më mirë nuk është më keq. Se dendur vërehet se si i bëhet jehonë të keqes. Informacioni serviret i “ndjeshëm”, si vajtim, meditimi si hipnozë, si një dhimbje e iluzioneve të humbura.

Ashtu sikundër ligji është ndryshe nga ai i Partisë së Punës, pra fjala është e lirë, edhe gazetaria duhet të jetë ndryshe nga ajo e PP-së.

Është fisnike të serviren mundësi e forma të reja zgjidhjeje problemesh origjinale. Dhe ata që vajtojnë në cep të shamisë së qyrrosur vetëm për të shkuarën, pa tentuar të hapin asnjë dritare drite për të ardhmen, që i tremb profesionalizmi, paanësia në shërbim të progresit, ata për të cilët fjala e lirë është gogol, tmerr, normalisht mund të bëjnë rreshtore pas kapterrëve të partive që ne sërishmi e çmojmë si të drejtë të tyre.

Jo pak kolegë gazetarë në Amerikë, Angli, Francë, Itali apo gjetkë në perëndim, me të cilët “Shqipëria Etnike” ka lidhje të ngushta e bashkëpunime të shpeshta e vështrimlargëta, na kanë dhënë miqësisht ide që nëse Shqipëria don të futet në familjen e madhe evropiane, pikësëpari gazetarët nuk duhet të jenë ushtarë të bindur të formacioneve pa vizione.

Kjo mendojmë se deshifrohet se dendur konsideratat etike, gazetarët i pengojnë të aftësohen, të profesionalizohen dhe kështu jo vetëm që nuk bëhen kurrën e kurrës gazetarë, por edhe pengojnë zhvillimet, integrimin e shoqërisë.

Jo vetëm në betejën e mediave, por kudo, gjithkund e gjithherë, autoriteti, profesionalizmi, qëllimi, arrihen përmes zgjidhjes së problemve.

E, tek e fundit, pse ti shohim gjërat si Ciklopi, madje diçka më keq, në pole marëdhëniesh komplekse mes ndikimeve ideologjike dhe jashtë logjikës interlokutore?

Se shikoni, fenomenet në Shqipëri një paksa të kapërthyera. Për shembull, një ish gazetar i “Zërit të Popullit” siç ishte i zellshëm aso kohe si komunist, shfaqet po kaq i zellshëm sot, kësisoj si demokrat. Por barku i shqiptarëve sot nuk ngopet as me komunistë, as me demokratë. I beson asaj që shihet, që preket. Tipa të tillë dhe raste kemi me shumicë, ashtu siç frynin të vërtetën, po shfryjnë të vërtetën. Me të vetmin ndryshim. Ndërrimin e Portave. “Erërat” që fryjnë nga Amerika nuk janë në favorin e tyre.

Mendimet fikse s’hapin asnjë hapësirë. Heuristikat, pra “zgjidhjet” e shpejta qit e prit, tërhiq e mos këput, duke iu gëzuar të keqes, largojnë larg, shumë larg ideve të reja shoqërinë e bëjn të tërhiqen edhe ata shtetarë e pushtetarë të mirë që punuan vërtetë mirë. Shembuli është Iraku ku tërë shtetasit janë të detyruar të mendojnë si Sadami. Pra, në kësi rastesh apo analoge, ku terrorizmi kërkon terren, qëllimi, bile edhe rezultati mund të kthehen në mbrapakthehu, në kohë, hapësirë, pushtet. Se ashtu tuan bajraktarët.

Të mos harrojmë se më 1997 nuk flitej për art, kulturë, integrim në Evropë, por për tanke, kallashnikovë, banda, dinamit, thasë mielli, kalim muresh e grupe vrasësish për të shkuar nga një lagje në një tjetër apo nga një fshat në një tjetër. Pra, killerët, grabitësit, përdhunuesit, ishin më të njohur se Shekspiri, Balzaku, Gëte…

Po të përmendeshin këta e të tjerë para gjashtë vitesh dukeshin si Gogolë në realitetin shqiptar. E, në realitetin e sotëm gazetarët s’kanë pse shihen si Gogolë. Por edhe nëse dikush i sheh si të tillë, ai dikushi e ka emrin anarshi, politikë e keqe, terrorizëm.

Sokol Pepushaj

Prezantimi zyrtar i Unionit të Gazetarëve të Veriut

Fillimisht falenderojmë për praninë e tyre të gjithë të ftuarit dhe kolegët tanë të mediave të ndryshme. Prezantoj sot në emër të themeluesve të saj, shoqatën “Unioni i Gazetarëve të Veriut” me qendër në Shkodër. Ideja për krijimin e një shoqate të gazetarëve të veriut, është sjellë prej kohësh si ide tek shumë nga ata që punojnë në media të ndryshme. Megjithatë, siç është e kuptueshme, materializimi i saj, është bërë nga një grup i caktuar gazetarësh të mediave lokale dhe korrespondentë të mediave qendrore në veriun e vendit tonë. Mendojmë se problemet që kalon media në trevën e veriut, janë specifike. Për këtë menduam të krijojmë një shoqatë, jo vetëm për gazetarët dhe njerëzit e medias në Shkodër, jo vetëm në Qark, por në veriun e Shqipërisë. Mendojmë, që përmes degëve, të shtrihemi aty ku kolegët tanë, e ndjejnë se duhet të jenë të organizuar dhe të mbrojtur bashkarisht.

Qëllimi i shoqatës, i cituar edhe në statut është “Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të gazetarëve (veçanarisht atyre shqiptarë), në mënyrë të veçantë atyre të Veriut (gjeografik dhe shpirtëror) të Shqipërisë”. Pavarësisht emërtimit, pjesë e kësaj shoqate, edhe në bazë të statutit do të jenë të gjithë punonjësit e mediave të shkruara, audiovizive apo elektronike.

Objektiva të përcaktuara të shoqatës janë:

1-                   Rikthimi i traditës së shkëlqyer në gazetari që ka ekzistuar prej shekujsh në trevat tona.

2-                   Aftësimi dhe trajnimi i gazetarëve dhe njerëzve të medias, përmes seminareve dhe takimeve të ndryshme me personalitete të kësaj fushe, brenda dhe jashtë vendit.

3-                   Shkëmbim i eksperiencave me homologë brenda dhe jashtë vendit.

4-                   Promovimi i vlerave më të mira të Shqipërisë dhe shqiptarëve veçanarisht të trevave të veriut të vendit tonë.

5-                   Të ndihmojë në procesin e integrimit të shpejtë të vendit tonë në strukturat Evropiane dhe Atlantike me mjetet që ofron gazetaria dhe informimi publik.

6-                   Sensibilizimi i opinionit mbarëpublik për problemet që kalon shoqëria shqiptare në përgjithësi, por veçanarisht shtresat më vurnerabël si të miturit, gratë dhe të moshuarit.

7-                   Publikimi i punës së kësaj shoqate përmes fletë-palosjeve, posterave, seminareve, guidave, takimeve, emisioneve etj. të kësaj natyre.

      Në bazë të Statutit, shoqata ka organet e veta drejtuese që janë:

–                      Asambleja

–                      Kryesia e shoqatës

–                      Kryetari i shoqatës

      Në mbledhjen themeluese të dt. 5 dhjetor 2002, janë zgjedhur kryesia dhe kryetari, të cilët janë:

–                      Kryetar Blerti Delija

–                      Zv. Kryetar Erzen Koperaj

–                      Zv. Kryetar Sokol Pepushaj

–                      Sekretar i përgjithshëm Taulant Kopliku

–                      Financiere Anila Dushi

      Të gjithë këta persona, të miratuar edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë në bazë të ligjit, me vendimin nr. 512 datë 24. 01. 2003, janë konfirmuar edhe në mbledhjen e Asamblesë së parë konstitouse të shoqatës, të datës 09. 02. 2003. dokumentat themelorë të funksionit të shoqatës, janë Statuti dhe Rregullorja e funksionimit të brendshëm. Ju falenderojmë të gjithëve për praninë dhe durimin e treguar, në mënyrë të veçantë, drejtorin e TV Rozafa, z. Albert Durgaj, i cili sponsorizoi sot këtë aktivitet, duke u regjistruar kështu si sponsori i parë i Unionit të Gazetarëve të Veriut. Një falenderi të veçantë, kemi edhe për av. Artan Kolnikaj, për asistencë teknike-ligjore në ndërtimin e shoqatës.

Dyert e shoqatës sonë, janë të hapura për të gjithë ata që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Statut dhe në Rregulloren e funksionimit të brendshëm.

Unioni i Gazetarëve të Veriut

Me komunitetin ortodoks në veri të Shqipërisë është spekulluar

Të paktën që nga dhënia e pavarësisë nga Perandoria Osomane, Serbia e Mali i Zi, jo vetëm kanë kultivuar një lakmi ekstreme ndaj trojeve shqiptare, të cilat vazhdonin të vuanin nga hyqymeti i Çallmës së verdhë, por kjo lakmi u kthye në një Grykësi të pafundme. E mjerisht Europa nën “siglën” ti shkyejmë Turqisë pjesë të sajë (që në fakt ishin shqiptare), të paktën që nga Kongresi i Berlinit(1878) e këtej, bënë që mijëra kilometra katrorë të përfundojnë në grykësinë e shteteve Sllavo-Ortodokse të jugut, por edhe qindra e mijëra banorë shqiptarë të këtyre trojeve ti përpijë fati i keq i Ortodoksisë. E megjithë këtë grykësi, lakmia e serbo-malazezëve në vend që të vinte duke u shuar, erdhi duke u shtuar, madje pretendimet territoriale të këtyre fqinjëve shkuan të paktën deri në lumin Mat. Gjithsesi pretendimi numër një mbeti deri vonë, (pse jo edhe tani) zaptimi i Shkodrës, rrethinave dhe Malësisë së Madhe (asaj që mbeti), pra kryeqendra e Ilirisë së moçme e Shqiptarisë së sotme. Dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, Serbia e Mali i Zi zhvilluan disa luftra të përgjakshme që u kushtuan mjaft popujve të Ballkanit e më gjerë. Por përveç luftës së nxehtë, që është një histori tmerri, fqinjët tanë përdorën edhe luftën e ftohtë e cila shpesh konsistonte në ndërhyrjet diplomatike, por edhe ngatërrestare, ku strumbullari i këtyre dredhive paraqitej gjoja shkelja e të drejtave të Minoritetit (apo më saktë mikrominoritetit) Ortodoks (sllav), i cili gjoja po vuante nën “thundrën” e shqiptarëve. Madje shpesh këtë minoritet “zëdhënës” serbo-sllavë janë munduar ta paraqesin si enklavë autoktone e jo si të ardhur ndër shekujt e vonshëm, që në të vërtetë këta ortodoksë sllavë kanë ardhur vetë të pa thirrur kurrë, pse jo duke shfrytëzuar një ndër virtytet madhore të shqitparisë, Mikpritjen. Gjithsesi ardhja e shumicës të këtij komuniteti apo minoriteti ka qenë e detyruar për motivet e tmerrshme të Gjakmarrjes, dhe përkundër disa individëve të paktë të veçantë ky minoritet sllav ka një bashkëjetesë shembullore me vendasit shqiptarë që i pritën e ndihmuan, e këtë e vërtetojnë jo pak krushqi e miqësi që ende janë solide edhe sot në këto kohë të trazuara. Po riprodhoj një dëshmi “autoktone” të një Ortodoksi me peshë në këtë komunitet, por që për rrethana të caktuara po e ruaj “top sekret” identitetin e tij. E kjo dëshmi vjen në formën e një Legjende që u përcoll nga njëri brez në tjetrin, madje bëhet fjalë për njërin nga fiset më të hershme që ka prekur këto troje mikpritëse…

“Në kohën e Hutës (pushkë të mbushej për gryket) Knjazi i Serbisë kishte një vëlla të pamartuar rreth 30 vjeç, të cilit i kërkonte çdo ditë të martohej, e për këtë i lutej vetëm shiko një vajzë që të pëlqen dhe do ta marrim kudo qoftë, edhe në Mal të Zi. Ato kohë në rrethinat e Beogradit kulloste bagëtinë një çoban i një fisi ortodoks Malazez i cili kishte për grua një nuse të re e të bukur si ajo, të cilën sapo e sheh vëllai i Knjazit mallëngjehet aq shumë sa thotë se këtë dua ta marr unë për nuse edhe pse është e martuar. E pasi u ra dakord që kjo nuse e bukur të bëhet nusja e vëllait të Knjazit, e jo e një njeriu të rëndomtë siç ishte çobani, u bë plani i grabitjes së nuses, ku për këtë do të përdorej pajtoni modern i tyre. Gjithsesi çobani e merr vesh dhe përgatit hutën e tij të hakmerret. E atëherë kur pajtoni merr nusen e bukur, dhe në këtë grabitje merr pjesë edhe miku i Knjazit, çobani godet me hutë duke vra mikun e Knjazit dhe plagos nusen. Në këtë gjurulldi çobani hedh hutën dhe zhgunin që kishte veshur dhe në kallaballëk përfiton të largohet, ku për tre-katër ditë fshihet në një lokal kasapësh në Beograd, të cilëve u lutet të lajmërojnë shtëpinë e fisin për gjëmën që ka bërë. Por pas 3-4 ditësh kur Knjazi vë në dispozicion të gjetjes së çobanit një shumë parash, kasapët e dorëzojnë dhe përfitojnë shumën e parave. Pas kësaj çobanin e varin në mes të qytetit dhe e lënë të varur disa ditë derisa kufoma fillon të qelbet. Tashmë fisi i çobanit kishte hak për të marrë jo vetëm për njeriun e varur, por edhe për poshtërimin e kufomëz. Ky fis Malazez përgatitet për hakmarrje, e për këtë largon familjet për në fshatin shqiptar të Rumijes (Krajë) tek disa miq të vjetër. Ndërsa burrat e zgjedhur të këtij fisi pasi bëjnë planin nisen për në Beograd për t’u hakmarrë ndaj Knjazit. Natën pranë vilës së Knjazit vendosen këta trima të cilët e ruajnë Knjazin për ta vrarë, pasi në kopshtin e tij rreth vilës ai “freskohej” shpesh në netët e bukura e plot angushi që sillte vera e Beogradit. Fatkeqësisht në këto mbrëmje nuk dilte Knjazi por i vëllai, të cilin e qëlluan dhe e vranë, por së bashku me këtë u detyruan të vrasin edhe tre rojet që ruanin vilën e Knjazit. Pas kësaj burrat e këtij fisi u larguan së bashku me familjet jo vetëm nga Mali i Zi, por edhe nga fshati Rumi ku kishin strehuar familjet, duke u vendosur përkohësisht, siç i thonin ata në gropë të Shkodrës. E kjo u bë tepër e detyrueshme pasi kishin për të paguar plot pesë gjaqe, atë të vëllait ti Knjazit, mikut të Knjazit, dhe tre rojeve, pra ishte në hasmëri me pesë fise. Gjithsesi pas qëndrimit të përkohshëm në Shkodër u detyrua ku fis të largohet, pasi nuk përballonte dot përmbytjet, natyrisht si rezultat i vështirësive që sillte qenia jabanxhi, dhe pa banesa të përshtatshme.

E, pas kësaj, si dhe familje të tjera më vonë, ky fis Ortodoks Malazez u vendos fillimisht si bujtës (çipçi) në fshatin Vrakë, por dalëngadalë arritën të blejnë vetë tokë e plankë, që siç thuhet ja blenë një hoxhë vendas, emrin e të cilit ndonëse e disponon kërkon që mos e përmendë plotësisht, pasi kështu ruan më mirë identitetin e vet e të fisit të tij që dalëngadalë u pasuruan e jetuan si vendas e kaluar vendasit, por njëkohësisht i shpëtuan edhe “ligjit” të egër të gjakmarrjes…”

Gjithsesi mua si “hulumtues” i kësaj legjende më ka mbetur enigmë se nga ky fis apo ndonjë tjetër ka qenë edhe ai Shkjau që u paraqit si Hoxhë, dhe shërbeu për shumë vite si i tillë në këto anë, dhe u zbulua se kush ishte vetëm pasi ai iu nënshtrua vdekjes… Padyshim pjesë e këtij kalvari janë edhe ato fise e familje ortodokse që u vendosën në qytet, Shkodër, në Vrakë, por edhe në Kamicë… Ndëras koha e saktë nuk është e lehtë për t’u gjetur pasi Huta si armë ka rreth katërqind vjet që ka filluar të përdoret, por ajo është shuar të paktën tek ballkanasit rreth njëqind vjet më parë.

E si për të qartësuar prejardhjen e hershmërinë e Ortodoksëve në Shkodër e Mbishkodër po i referohemi një burimi më të vjetër, të cilin e gjejmë të shkruar në librin “Shkodra dhe Motet” të Hamdi Bushatit (vëll. I-rë) fq. 608, ku ndër të tjera shkëputim: “Statistikat e vjetra që prej gjysmës së shekullit 19-të japin këto të dhëna, sikurse e shënon konsulli francez në Shkodër, Hekardi në librin e tij: “Në gjysmën e shekullit 19-të Shkodra numëronte 4500 shtëpi, nga këto 3000 ishin Muslimane, 1400 katolike e 100 shtëpi Ortodokse (greke) me 500 frymë, ndërsa në vitin 1897 salnameja e vilajetit të Shkodrës në faqen 138 jep sasinë e frymëve të Shkodrës, për Ortodoksët cakton 600 frymë. Shtëpitë e ortodoksëve të Shkodrës kanë qenë të përqendrueme në lagjet Parrucë, Fushë-Çelë e Rus i Naltë. Me një fjalë ata kanë banue dhe banojnë përgjithësisht të përziem në lagjet muslimane. Ka ekzistue toponimi “Lagja e shqeve”, që i atribuohej grup-banesave mes Parrucës e Fushë-Çelës… Elementi Ortodoks i qytetit është i përbamë prej familjeve me origjina të ndryshme prej nga prejardhja e tyre, në mbështetje të informatave gojore, nga vetë burimet Ortodokse, dhe si rezultat i studimit të regjistrave të vjetër të kishës ortodokse, të cilët janë zhdukë. Pra nga ato burime rezulton se ortodoksët e këtushëm janë të vendosur që në shekullin e 19-të. Informatat që pati mirësinë të na japë Zoti Jasho Beroviqi me këtë rast me këtë rast na duken shumë më të besueshme, sepse përveç moshës së tij të madhe, nga funksioni i tij i rëndësishëm si Kryesekretar i konsullatës Jugosllave në Shkodër, mbetet gjithnjë më i sigurtë se çdo burim tjetër gojor. Pra sipas Zotit Jasho Beroviq, ortodoksët e Shkodrës të ardhur në shekullin e kaluar kanë qenë të shpërndamë në lagje muslimane më tepër se në lagje katolike. Banorët ortodoks kanë qenë të vendosur në lagjet Tepe, Ndocej, Parrucë, Rus i vogël, Dobraç, rus i vogël Katolik dhe matanë Urës së Bunës, që krejtësisht formonin 200-250 shtëpi. Këto të dhëna janë nxjerrë nga regjistrat e vjetër të kishës ortodokse dhe prej Jasho Beroviqit. Ai shprehej se ortodoksët e Shkodrës, relativisht janë të përbamë prej këtyre origjinave: Kuco-vlleh (gogë), Shqiptare, Serbo-Malazeze, Greke e Armene…” Duke pasur parasysh se këto të dhëna Zoti H. Bushati i ka të bazuara kryesisht nga një ish-funksionar i lartë i Sllavëve të Jugut (Jugosllavisë), kemi bindjen se shifra e sipërpërmendur vetëm mund të jenë rritur, por jo kurrë zvogëluar, madje edhe origjina e tyre ka vlera të jashtëzakonshme, pasi vërteton se jo të gjithë ortodoksët janë me kombësi Sllave apo diçka tjetër, madje një pjesë janë neto shqiptarë, që dalëngadalë deri në ditët e sotme nga halle të ndryshme (kryesisht ekonomike) ti shtojnë mbiemrit të tyre mbrapashtesën që i “sllavizon” Viq apo Viç. Në vijim të shkrimit dua të hedh dritë më tej me disa dokumente të shkruara për qartësimin e një të vërtete që jo pak ka munduar shpesh edhe politikën shqiptare e më gjerë, madje nëpërmjet mediave të shkruara kryesisht të cilat janë pranë shtetit të sotëm (socialist) është shkruar se në Shkodër e Mbishkodër banojnë një numër mjaft i madh Ortodoksësh të cilët edhe janë sigluar se janë me origjinë Sllave (Serbo-Malazeze), por numri i këtyre është dhënë se varion nga 20.000 (njëzetmijë) deri në 30.000 (tridhjetëmijë) banorë, ku në fakt është një hiperbolizim me dhjetra herë. Edhe në hershmërinë e tyre po kështu ka spekullime që gati i bëjnë autoktonë. Së pari duhet të dimë se pushtimet e dinastive të Stefan Nemajës e veçanërisht të Stefan Dushanit të viteve 1335-1355 bënë që shumë shqiptarë katolikë të ndërrojnë disi emrat duke u dukur si Ortodoksë, madje mbi objektet e kultit Katolik shpesh u ndërtuan apo më saktë u përshtatën objekte kulti të ritit Ortodoks, por me rënien e perandorisë së S. Dushanit edhe ky besim e objektet e tij filluan të kthehen në origjinë (Katolikë). Gjithsesi, shumë emra njerëzish e objektesh e veçanërisht fshatrash u trashëguan gjatë. Edhe mbas pushtimit Otoman, në regjistrat e parë, figuron një fenomen i tillë, ku për këtë po marrim nga Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, ku në faqen 369 gjemë të shkruar: Timari i Jeniçer Shirmerdit

Fshati Gril, varet nga Shkodra, timar i të sipërshënuarit. (Emrat e kryefamiljarëve shënim i N.B.)

Stepan Grila, Lum Grila

Kola, i biri i Mihalit

Rajko, i vëllai i tij

Mila, i biri i Vojushit

Nika Kuçi

Komaçi, i biri i Boriçit

Marin Prela, tjetër

Pjetri, i biri i tij

Gjergj Dani

Gjon Grila

Marin Boriçi

Marin Prelai

Domi, i biri i Martinit

Petri, i biri i Radanit

Kola Grila

Dimitri, i biri i Miloshit

Bozhidari, i biri i tij

Gjithsej 18 shtëpi, si dhe jepen të dhëna që kanë të bëjnë me taksat etj. Pra, siç shihet, ky është fshati Gril që është qendra e fshatit të sotëm Vrakë. Vetë emrat e kryefamiljarëve tregojnë emra shqiptarë, që disa prej tyre ende trashëgojnë “Erën” e Ortodoksisë së trashëguar nga koha e S. Dushanit…

Ndërsa studiuesi Përparim Huta në librin e tij “Fshati në Sanxhakun e Shkodrës në shekujt e XV-XVI” në faqen 146 shënon emrin e fshatit: Më 1416-1417 Shën Auraç, më 1485 vijon me Shën Ivrash, ndërsa në vitin 1582 gjejmë emrin Shën Vraç me 13 shtëpi dhe 12 kryefamiljarë, pasi një shtëpi kishte vetëm një njeri beqar, pa familje. E si për ta përforcuar emrin e këtij fshati që rrjedh nga emër shenjtori na vjen në ndihmë studiuesi Fran Luli, ku në librin (grup autorësh) “Krishtërimi ndër shqiptarë” fq. 201 (duke u bazuar tek albanologu kroat Milan Shuflai) ndër të tjera shkruan: “Emri i Shenjtorit në trajtën SS. Vraci, S. Vracemo, Sveti Vraci (sllavisht), dëshmuar që më 1348 dhe duke vazhduar deri në shekullin e XVI-të, si  më 1416-1417 Sancto Auracio, më 1343 S. Uraza, më 1485 Shend Ivrash, më 1582 Shendivrash e Shen Vraç. E këto gjenden në anën e Liqenit të “Gruemirës” e Shnjinit (Acta et Diplomatata…)

…Rikujtojmë se edhe në Manati (Lezhë) më 1629 del “Shën Kozma e Damiani i Mantisë”, bile u rrënua prej të pafeve (Relacione… I, faqe 401). (Ku këta të pafe sipas studiuesit Fran Luli duhet të merren Skizmatikët (Ortodoksët)”.

Dhe më poshtë ky studiues vazhdon… “Një idic tjetër që flet për barazinë Cosma e Damiano- S. Auracio është grafia dyshe SS e Vraci-t (1348), që shpesh dy shenjtorë, sikur Ss. Sergio e Bacho, të cilët sot i përgjigjet vetëm një emër Shirq, si Ss. Vraci një Vrakë…”

Një dokument me vlerë është edhe libri i Konsullit të përgjithshëm të monarkisë Austro-Hungareze në Shkodër, Theodor Anton Ippen që shërbeu në vitet 1897-1904 “Shqipëria e Vjetër”, nga faqja 249 deri 251, ku ka të shënuar Kisha rrënojë e Shën gjonit në Rash shkëputim: “Në fushën e Shtojit, në veri të Shkodrës, në rrëzë të malit të Maranajt shtrihet fshati Rash, i përbërë nga pak shtëpi. Ai dallohet nga larg prej një kulle të lartë drejtkëndëshe të shkatërruar. Kjo kullë shënon rrënojat e një manastiri të vjetër, Shën Johanit (Gjonit)… Nga populli këto rrënoja sot quhen Kisha e Shën Gjonit e Rashit. Për këtë kishë, një njeri imi, ati jezuit që e citova ka gjetur përmendjet e mëposhtme: Arkivi i Vatikanit, Reg. An. IV, Tom. XII, fol. 71, viti 1356: Ipeshkëvi i Balesiumit (Ballëzës, Rrjoll shënim N.B.) merr si dhuratë manastirin benediktin Sh. Johann de Stoja në Rashia, Dioqeza e Drivastit (Drishtit), (5 milje larg nga kisha e Balesiumit), pasi pas vdekjes të abatit të fundit Andreas ai ka mbetur vakant. Një dokument i senatit Venedikas me dt. 7 maj 1403 liron nga e dhjeta tokat e Abacisë së Sh. Johanit të Strivaliosit në distriktin e Drivastos. Një dokument tjetër i 16 shtatorit 1445 përmban të dhëna mbi juridiksionin e abacisë së Sh. Johanit të Stoyas në distriktin e Drivastos. Një letër e Papës Piu II të vitit 1459, drejtuar Ipeshkvit Manuel të Shkodrës, përmendet abati Peter Czavon i manastirit benediktin S. Johannes de Scivalio në dioqezën Drivasto… Në vitet 1820-1830 në krahinat e Rashit u vendosën refugjatë nga Spici, që asokohe ishte ende Turk dhe nga Mali i Zi, të cilët e lanë vendin e tyre pjesërisht për shkak të gjakmarrjes dhe pjesërisht nga varfëria. Meqenëse ata vetëm në vitin 1857 arritën të kenë kishën e tyre, deri në atë kohë i varrosnin të vdekurit rreth kishës së rrënuar të Rashit.

Në vitet 1855 dhe 1869 bashkësia Serbo-Ortodokse e vogël në numër e Shkodrës, ngriti kundër Katolikëve pretendimin se kisha e Rashit u përkiste atyre”.

A ka sqarim më të saktë që vërteton se kisha e parë e ndërtuar për këtë bashkësi (komunitet) të vogël i përket pra vetëm vitit 1857, e si për “Çudi” mikpritja e Katolikëve autokton të këtyre viseve që u lejojnë të kryejnë ritet fetare (ortodokse) pranë Kishës së tyre (rrënojave), si dhe të varrosin të vdekurit këtu më vonë kërkohet të kthehet si argument kundër vendasve?! Tamam si puna e atij lypësit që fillimisht kërkoi ta linin në oborr, pastaj në korridor, më vonë në guzhinë e derisa arriti t’i kërkojë të zotit të shtëpisë të flejë me gruan e tij e t’i lëshojë banesën… Në lidhje me këto ngatërresa që vazhduan shumë vite në mes të zotërve të shtëpisë, Katolikëve vendas e ardhacakëve Sllavo-ortodoksë, po i referohem një konsulli tjetër, Francezit A. Degrand në librin e tij “Kujtime nga Shqipëria e Epërme”. Nga faqet 49-51, ndër të tjera shkruhet: “…Mbeturina muresh rrethojnë vendin në mes të të cilit ngrihet një kullë. Ndërtesa duhet të kishte qenë e rëndësishme, në përpjestim me përmasat e kullës që ende sot është e lartë 35 metra dhe çdo faqe e saj është 4,5 m e gjerë. Këto rrënoja janë gjithë ç’ka mbetur nga manastiri i vjetër i Benediktinëve… Në 1356 në kohën e Papës Klementi VI, në Registri Vaticani, an IV, codice chartaceot no. 12, fol 17, i është dhënë peshkopit Andrea Blasius, juridiksioni mbi Manastirin e Shën Gjonit të urdhërit të Benediktinëve, në Dioqezën e Drishtit, Mbretëria e Rashës… Në 1403 në një dekret të senatit të Venedikut thuhet: “Possessiones abbatie S. Johannis de Strivatio in Districtu Drivasti affictantur, rusticis qui eas laborant et dant affictus abbati”. Më 16 shtator 1445 në Archivio di Venezia, senato, Mar II 103, thuhet: “…cum plurium testium allegatione appareat villam Veronica Districtus Drivasti, solutam esse de juridictione abbatis S. Johannis de Stoya (Shën Gjoni i Shtojit)”. Dhe së fundi më 1459 në Registri Pontifici, Piu II përmend abatin e manastirit të San Giovanni di Strivatio, ordinis S. Benedeti, Diocesis Drivastensis. Nga kjo datë e fundit mund të arrijmë në përfundim se nëse ndërtesa ishte shkatërrua nga serbët, ishte rindërtuar të paktën pjesërisht. Sllavët kishin kohë që e kishin braktisur Shqipërinë, dhe nëse Manastiri kishte qenë pushtuar nga skizmatikët, më pas ishte rikthyer në duart e rregulltarëve të ritit latin. Por ora e furtunës nuk ishte larguar, pushtimi musliman afrohej kërcënues, si ato retë e zeza nga të cilat lind stuhia shkatërrimtare. Mbrojtja në fushë të hapur ishte e pamundur. Që në ato kohëra Manastirin e mbuloi errësira. Fati i keq i ndoqi këto rrënoja, të cilat ende sot nuk kanë mundur të gjejnë pushim në paqen e harresës, edhe pse tekstet që citova më parë flisnin për origjinën e tyre latine e Katolike. Fshati sllav i Vrakës që shtrihet aty pranë, ka pretenduar me ngulm se ishin rrënoja të një kishe serbe. Malësorët katolikë gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur fenë e tyre u përgatitën për të sprapsur ata që donin ta shtinin në dorë. Në këto pak metra terren, për një rrënojë pa vlerë për pak sa s’po fillonte lufta e kobshme në mes të krishterëve të Lindjes dhe atyre të Perëndimit, kur Valiu i Shkodrës duke ndërhyrë si i treti (sipas Theodor Ippenit në librin “Shqipëria e Vjetër” në faqen 251 kjo ka ndodhur në vitin 1869) pretendent, ua ndaloi rreptësisht të dyja palëve që të preknin në atë vend. Ky i shpalli padrejtësisht rrënojat si pronë muslimane dhe të dy besimet ngelën të kënaqura, sepse asnjëra nuk u privilegjua. Nëse koha është ajo që rregullon gjithshka, ajo dhe shkatërron gjithshka, përmbush ngadalë misionin e vet shkatërrimtar, pak e ndihmuar edhe nga fqinjët musliman që shkojnë të marrin në këto gërmadha gurët që u nevojiten për të ndërtuar apo riparuar shtëpitë e muret e tyre, apo për të zbukuruar varret që zënë pjesërisht terrenin përreth kumbonares.

Mbi shumicën e këtyre varreve, gjeje copëza zbukurimesh që provojnë rëndësinë e pasurinë e ndërtesës”. Është e habitshme se si një vit pas vendimit të Valiut të Shkodrës, për “asnjëanësinë” e rrënojave e trojeve të këtij manastiri, pra në vitin 1870 po në fshatin Vrakë (tek Mullinjtë e Vrakës) zhvillohet një betejë e tmerrshme në mes Malësorëve të Rranxave të Mbishkodrës dhe forcave Turke, ku u vranë dhjetëra malësorë. Ndërsa emra Malësorësh gjen shumë, emra të ortodoksëve sllavë që banonin në këtë vend ku zhvillohej beteja nuk gjen asnjë, as për be. Edhe në luftërat e mëvonëshme që Malësorët bënë me pushtuesin, komuniteti ortodoks qëndroi indiferent, ndoshta për ta pasur “mirë” me çdo hyqymet. Në faqen 437 të librit “Brenga e Ballkanit” znj. Edith Durham, ndër të tjera shkruan: “Vraka është njëmijë banorë të cilët vijnë të gjithë nga Boshnjakë, Hercegovinas e Malazez të ndryshëm, që në kohë të vona kanë ikur për arsye gjakmarrjeje dhe janë strehuar në territorin “Turk”. Jo vetëm nuk janë mirënjohës për strehimin që gjetën, por janë një burim i pashtershëm turbullirash. Ata përdoren nga Serbët si “pikëmbështetje” për ankesa, dhe ndonëse kanë kishën dhe priftërinjtë e tyre, të cilëve nuk u ka ndërhyrë kush ndonjëherë, qeveria Jugosllave është përpjekur për një peshkop serb në Shkodër në emër të tyre…”. Një mikrokomunitet jeton dhe në fshatin Kamicë, por që është nga të njëjtat fise si ato të Vrakës. Gjetë regjimit komunist, komuniteti Ortodoks në përgjithësi ka qenë i privuar si gjithë shqiptarët autoktonë, ku edhe mbiemrat karakteristik të tyre shteti i ka detyruar t’i ndryshojnë, por nga ana ekonomike mund të themi se kanë qenë disi më të privilegjuar se ne shqiptarët. Si shembull mund të merret fshati Vrakë si total, ku në fund të vitit 1990 kanë qenë të regjistruar 1270 banorë, por të arsimuar (me arsim të lartë) rreth 140 banorë. Ndërsa për këtë ish Kooperativë bujqësore pjesa tjetër autoktonte shqiptare ka pasur rreth 15.000 banorë, por me arsim të lartë vetëm rreth 70 banorë. E kjo shifër tregon gjithshka që vetë Partia e Punës ka investuar në favor të këtij komuniteti, natyrisht për “hatër” të “Dadove” Serbo-Malazeze që krijuan e rritën vetë krijesën e kuqe kopile Partinë Komuniste, më vonë PP. Gjithsesi në fillimet e pluralizmit e demokracisë (shkurt 1991) kishte shumë nga ky komunitet që braktisën Shkodrën e Malësinë për t’u strehuar në Mal të Zi, Serbi e madje edhe në zonat e Kosovës. Kjo braktise ishte demostrative, por edhe “dekorative” siç u vërtetua më vonë. E themi pasi ky komunitet jo vetëm vazhdoi të përkrahë Partinë Socialiste që ishte bija besnike e P. Komuniste, por edhe sot një pjesë e këtij komuniteti drejtojnë jo pak nga ekonomia e vetë shteti. Tashmë shoqata e privilegje të këtij komuniteti nuk kanë të sosur, madje aktiviteti i këtyre është i lidhur me minoritetin Grek të Shqipërisë së Jugut, ku janë të përfshira në të ashtuquajturën PBDNJ. Duke bërë që të përfaqësohen edhe në shumë institucione vendore, kur nga Parti të tjera të mirëfillta shqiptare ndihet harresa. Natyrisht për ne autoktonët nuk harrohet lehtë “sllavizimi” i shumë shqiptarëve hallexhi, ku pranuan të ndërrojnë mbiemrin duke i shtuar “siglën” Viç apo Viqm e për “­Çudi” kjo u realizua në një komunë ku drejtonin socialistët (1992-96). Gjithsesi tani është më e qartë se kurrë se në rrethet Shkodër e Malësi e Madhe aktualisht banojnë jo më shumë se 2000 banorë Sllavo-Ortodoksë, ku jo vetëm shijojnë frutet e Pluralizmit e demokracisë, por shpresojnë të Kuptojnë sinjalet e qarta që do të sjellë shekulli i ri, ku ka në themel shpresën e Bashkëjetesën, që janë tepër larg Ekstremizmave e nacionalizmave që verbojnë arsyen, e ku patjetër edhe largojnë ato Hije që kërkojnë ta bëjnë këtë Komunitet si dora e zgjatur e Serbisë, kur është në fakt pjesë e historisë.

Ndue Bacaj

Kjo kohë e re kërkon moral të ri

Kohët e fundit shkrimtari i njohur R. Lika nxori në qarkullim romanin e tij të tetë me titull “Shtiga dhe dinozauri”. Ngjarjet e romanit marrin spunto nga proceset sociale, zhvillimet e vrullshme të realitetit shqiptar gjatë dekadës së fundit të shekullit që po jetojmë. Përjetohen artistikisht ngjarje, fenomene sociale mjaft interesante që shoqërohen me pengesa të tilla serioze si krimi, korrupsioni, prostitucioni moral dhe ai administrativ në rrugën tonë të progresit e të demokratizimit.

Ja subjekti i gjithë romanit:

Mondi Voka, një kuadër me peshë në një ndërmarrje, seksoman deri në absurd, bën të pamundurën të fusë në dorë Xhaden, një vajzë të mrekullueshme nga një familje “e prekur” politikisht, me dajën të pushkatuar. Për këtë ai arrin ta fejojë me një merhum kushëri të tijin, që autori e quan Kurt Kurrëkushi, njeri pa personalitet, për çka e ndihmon edhe Paç Dashja, simboli më autentik i patriarkut marionetë që thjesht “kullot” si kuadër i dalë nga shkolla e partisë me një dredhi dhe babaxhanllëk sa pa moral, po aq idiotesk.

Xhaden e bukur dhe të palëkundur në mbrojtje të dinjitetit të vet lakmojnë ta fusin në dorë edhe shumë zyrtarë të tjerë si Zullum Gazepi, Angjelin Fierza etj.

Madje me kalimin në pluralizëm e revoltuar deri në kulm kur shikon në ballë të opozitës shqiptare Mondi Voken, tepër e zhgënjyer, e fyer dhe poshtëruar prej tij, ajo  e vret, akt që e dërgon në burg, ku pa u lëkundur për asnjë çast në rebelimin e saj ndaj gjithë arsenalit poshtërues vdes në duart e A. Fierzës, pa pranuar kurrsesi të bëhet mantenutë e tij, duke lënë kështu pa nënë, Albën e saj të dashur.

Linja kryesore e romanit është binomi Xhada-Mondi, dy personazhe që në qëndrimet dhe relacionet ndaj njëri-tjetrit përmes një kontrasti mjeshtëror e portretizimi të arrirë shpalosin dy morale, dy botëkuptime, dy filozofi antipode të njëra-tjetrës.

Xhaden, njeriun e thjeshtë, qëndrimin qytetar, moralin bashkëkohor, filozofinë e prosperitetit moral e shpirtëror si premisa të një civilizimi të një shoqërie, të një kombi.

Mondi Voka e kompani, njeriun e korruptuar, moralin e dekompozuar, qëndrimin e paskrupullt.

Xhada, njeriun e vërtetë, stoik, krenar, kryelartë plot virtyte që në emër të lirisë fal dhe jetën e vet pa pranuar kurrsesi skllavërinë me uniformë moderne.

Mondi Voka, antinjeriun, rrëshqanorin që tërë jetën zvarritet nëpër labirinthet e intrigave që me çdo kusht t’i përshtatet çdo pushteti, një Fushë shqiptar i përkryer që hidhet nga degët e totalitarizmit në bredhin e ansambleve groteske “Liri-Demokraci” duke pushtuar majat e qeverisjes në postkomunizëm si politikan i orëve të para.

Madje si balli e nderi i persekucionit politik shqiptar, duke menaxhuar dhelpërisht për egocentrizmin e vet galopant deri kredibilitetin e të përndjekurve politikë në diktaturën komuniste.

Xhada Morana, simbol i shpresës dhe i bashkëjetesës së idealeve të Dhjetorit Historik ’90, një e persekutuar që denjësisht përfaqëson kategorinë sociale të atyre që me dinjitet e përjetuan persekucionin në emër të idealeve demokratike, njëherësh edhe simbol i ndërgjegjes së vrarë të një kombi të traumatizuar në një tranzicion tejet stresant. Mondi Voka simbol i kalbëzimit nga brenda të totalitarizmit shqiptar, po aq akuzues për atë kategori sociale lumpen ( si hajdutë dhe eunukë, imoralë, intrigantë, të paaftë e rryshfetçinj në diktaturë që pisllëkun e djeshëm dhe mossukseset në karrierën e tyre dështake kërkojnë t’i shesin si persekucion politik në ditët tona), duke u bërë kështu një barrierë serioze për fatet e një qeverisje që veç lëkurës nuk ka asgjë demokratike.

Romani ngërthen probleme nga më interesantet si ai i shkatërrimit të të gjitha strukturave të shtetit (një precedent në historinë e shteteve, të bjerë gjithçkaja që i prkiste këtij organizmi brenda tri ditësh) derivat i një politike producente e paprecedent e një tragjedie Kombëtare që arriti absurdin duke u kurorëzuar me legjendën shqiptare të kohëve moderne “Otranto ’97”, segmenti më tragjik i historisë së vjetër e të re të kombit shqiptar.

Përsëri si tek romanet e tjerë të shquar për integrim të vlerave moderniste me realizmin edhe tek ky roman personazhi qëndror është një vajzë me emrin Xhada.

Ndoshta jo rastësisht, por me objektivitet autori apelon kundër persekucionit “modern” të kësaj shtrese sociale në shqërinë shqiptare, në se të tillë e konsiderojmë lënien pa shkollë, kufizimin në maksimum në jetën publike, poshtërimin e kamufluar së paku aq shumë të përfolur në institucione, tregtinë e ndyrë me mishin e bardhë e trafikun mafioz për llogari të strukturave mafioze shqiptare e të huaja nën hundët e shtetit ligjor.

Jashtëzakonisht tragjike hedh kushtrimin autori kur drejt qytetërimit modern tentojmë të arrijmë përmes sakrificës më sublime në jetë: Sakrificës së Dinjitetit njerëzor, veçanërisht të asaj pjese të shoqërisë, femrës. Apo siç e quante Haki Stërmilli “Dora që rrotullon boshtin e fateve të njerëzisë”.

Kaluan pak vite dhe gruan e Kolës po e shoh kudo dhe vetëm tani po e quaj “vitkimë” shprehet Xhada duke kujtuar heroinën e Migjenit në novelëzën “Bukën tonë të përditshme falna sot”. Këtu autori hedh thirrjen alarmante tepër aktuale për të gjithë ata që kanë sy për të parë e veshë për të dëgjuar, qytetarë, apo shtetarë:

“Femra shqiptare, kujdes nga kurthet e kapitalizmit! Dashuroni dhe mbrojeni dashurinë tuaj! Mos u vetpërdhunoni për një varëse ari, për një makinë, për një vilë! Ka sa të duash qen që jetojnë në luks në vilat e borgjezisë, por qen mbeten, (Ah, Nora, Nora jonë kështjellë që në emër të dinjitetit do të nënshtronte një pasha, se si më erdhi ky kumt kur sot dhimbshëm përjetoj të përdhosen ato vlera që deri dje ishin mite edhe në djepin e epit shqiptar).

Fundi tragjik i Xhadës në burg në duart e Angjelin Fierzës, në prototip i abuzantit me postin zyrtar, thënë ndryshe një ndër monstrat e zyrtarit, mjerisht modern shqiptar, që përjetohet si atentat ndaj demokracisë, apelon një guxim qytetar jo të zakonshëm për inteligjencën krijuese shqiptare, jepet me një sinqeritet artistik të admirueshëm duke shpalosur kështu mjerisht nivelet galopante të krimit në pushtet, kur shteti dhe ligji janë tepër të vonuar, apo të komprometuar në korrelacion me krimin mafioz, që si brilant i rrallë, shkëlqen e derdhet artistikisht në figurën e Zullum Gazepit, këtij politikani e shtetari që një pjesë e botës shqiptare, e paçliruar nga psikologjia e kultit e neron si të tillë verbërishtm e yshtur nga suita e mercenarëve ordinerë që jo verbërisht e thërrasin: Zullum, Zullum, ti je bota!

Akustika e këtij emri dhe konstitucioni shpirtëror i tij mishëron mjeshtërisht filozofinë e banditizmit, e primitivizmit ballkanik shqiptar, rrezik adekuat për të mbajtur gjallë qytetarinë e shpellave në të ardhmen.

Shumë shkrimtarë, poetë, prozatorë po shkruajnë në këto kohë. Po mjerisht shpesh nuk kuptohet pse shkruajnë, apo pjesë e cilit komb janë. Frikë, censurë, po qytetari? Jo, një egocentrizëm i paskrupullt që yshtet nga interesa mediokre dhe një skllavëri moderne, aq më pak kombëtare e qytetare kur nuk ingranohesh në atë realitet jete, ku njeriu përjetohet si antinjeri, pjellë e një shoqërie ku ëndrra përjetohet si tmerr, ku lindja përjetohet si vdekje, ku morali i shpellave serviret si moral qytetërimi.

Me indinjatë autori apelon se kurrsesi këtë moral nuk mund ta rigjenerojnë disa komisione pajtimi, në gjirin e të cilëve mungojnë Anton Çetat, mungon inteligjenca e qytetëruar, por mbërthyer nga ish-bajraktarë, ish-bjelerë e agallarë anakronikë, njerëz të rëndomtë që në fund të shekullit të XX na servirin moralin e 555 vjetëve më parë, kanunin, këtë dogmë primitive, që fatkeqësisht është bërë libri më i blerë edhe nga ata arsimlartës, që edhe pse me makinacione matrapazësh arritën të drejtojnë deri dje, intelektualë s’qenë kurrë, mbetën në përjetësi “uzurpatorë” idealesh.

Referimi ndaj kësaj vlere muzeale deri edhe nga politikanë në majë të Piramidës shqiptare diskreditonte qytetërimin e lashtë shqiptar para qytetërimit evropian, kulti i vetëm i të cilit mbetet njohja dhe respektimi i ligjit.

Në 202 faqe roman do të ndjejmë kënaqësitë që sjellin penelatat e shkathta prej piktori, figuracioni letrar i pasur, ngjyrimet emocionale, detajet konkretizuese dhënë përmes një natyralizmi të këndshëm dhe realizmi të thellë, që krejt natyrshëm të shoqërojnë drejt mesazhit kryesor të veprës:

Mund të rrëzosh qeveri, mund të përmbysësh sisteme, mund të derdhësh edhe lumenj gjaku, por zgjidhjet historike të fatit të kombit nuk ofrohen e konsolidohen me asnjë nga këto, nëse nuk ofrohet e konsolidohet një moral i ri i qeverisjes, një moral i bashkëjetesës së qytetëruar, një moral i integrimit qytetar, i nderimit dhe respektit konstruktiv dhe luajal ndaj njeriut, ndaj dinjitetit njerëzor kundër folklorizimeve e mentaliteteve primitive shpellore ballkanike.

Në roman shpalosen me finesë jo të zakonshme artisitke edhe personazhe të tjerë si Ezrem Partia, personifikimi më ideal i asaj që populli e quante “dora e zezë” në diktaturë, prototip i dogmatikut fondamentalist. Momenti i ballafaqimit me 14 të dënuarit me vdekje fokuson një profil makbethian të në pushteti shushunjë, që pas mbingopjes me gjakun e viktimave përplaset për tokë.

Shefja e administratës që thjeshtë synon të ofrojë hareme për eprorët e saj, pasqyron në esencë atë burokraci të pushtetit në bazë, që mjerisht dje dhe sot vazhdon të konformohet pa moral me arbitraritetin e titullarëve në departamente me akroballëqet e tyre edhe kur ata janë thuajse analfabetë, dje nën hijen e luftës së klasave, apo “njeriut të ri” sot nën hijen e stafit të zgjedhur, apo “njeriut tonë”.

Kujtoni sa mediokër, militantë patologjikë e injorantë vegjetuan në administratë, ku vodhën dhe dogjën institucionet e tyre dhe asnj stafist s’doli të denoncojë te ligji unë “demokratik” kryestafistin e tij menaxher të Mashtrimit të Madh. Shumë interesante ndonëse episodike janë edhe figurat e Artan Labit dhe Alba Moranës. Nëse përmes të parit autori synon të unifikojë artistikisht shpirtin rebelues të një populli që me çdo mjet mbron qytetërimin e tij, përmes Albës autori shpreh qartë edhe optimizmin e vegjëlisë, njeriut të thjeshtë që do të jetojë si vëllezërit siamezë me aspiratën e tij për një shoqëri demokratike të qytetëruar, moment ky i shprehur mrekullisht përmes në apostrofi të goditur që finalizon edhe fundin e romanit.

Megjithë vlerat e pakontestueshme romani nuk ka arritur t’u shpëtojë personazheve që përsërisin njëri-tjetrin nga pikëpamja filozofike.

Rrjedhojë kjo e proleksitetit në figura monologjike. Kujtojmë Zollum Gazepin – Angjelin Fierza, Paçe Dashja dhe shefja e Administratës, krijojnë proleksitete në figura monologjike të makrodëshpërimit, të gravitacionit social e psikologjik, apo reflekse të subjektivizmit artistik. Ndihen tone diku-diku tejet dëshpëruese e të pa kolauduara historikisht. Kështu nëse fundi i Mondi Vokës vjen plotësisht i motivuar, fundi i Xhadës vjen si refleks i subjektivizmit artistik, i një dëshire ku ka momente lëvizjeje filozofike hamletiane, duke derivuar shmangie nga leitmotivi i veprës.

Kjo s’do të thotë se cënohet vlera bosht e veprës, mesazhi kryesor i saj, gjë që e siguron niveli i lartë artistik, harmonizimi dhe zhvillimi funksional i raporteve mes personazhit qendror me ata dytësor, dialogjet, monologjet, meditacionet e fuqishme dhe erudicioni i pasur. Autori ka punuar në këtë vepër mjaft mirë me fjalën, formimin e fjalëve të reja, dhe individualizimin e personazheve. Vepra është si i thonë me këmbë në tokë, kuptohet e lexohet shqiptarisht larg filozofimeve artistike pa jetë. Nervi qytetar i autorit të preokupuar dhe lidhur ngushtë me fatet e popullit të vet, të trevës ku jeton e militon flasin për një sukses të ri të këtij autori, që jo vetëm po inkurajon me dashamirësi dhe sukses krijuesit e rinj, por do të thosha se Ramizi si krijues-anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë prej 30 vjetësh ka evoluar natyrshëm drejt integrimit cilësor të vlerave të realizmit me ato të modernizmit në letërsi, ku i pari mbetet prioritet dhe mjaft efikas, që natyrshëm pasqyron refleksionet personale të autorit tashmë një romancier i konsoliduar që e ka gjetur mirë vetveten në këtë gjini.

Kadri Ujkaj

Në prag të Festivalit të 53-të të Sanremos

Sanremo-Kujtesë-Sanremo-Kujtesë-Sanremo

Sanremo, edhe kështu mund të humbasë një çmim

-16 vjet nga vdekja e kantautorit të shquar italian Klaudio Vila-

Nga Arben Lagreta

Më 7 shkurt 1987, e pikërisht në natën finale të Festivalit të 37-të të Sanremos vdiq kantautori i njohur italian Klaudio Vila. Pipo Baudo, prezantuesi i atëhershëm i Sanremos do të jepte i pari për publikun lajmin e hidhur. Menjëherë pas tij do t’i vinte radha për konkurim çiftit Albano e Romina Power. Dhimbja për humbjen e maestros së madh do të bënte që kënga “Nostalgia Canaglia” të interpretohej mjaft dobët prej tyre në ndryshim nga nata e parë e konkurimit. Si pasojë, kjo këngë do të rrëshqiste në vendin e tretë nga i pari që pretendonte…

“Zonja dhe zotërinj. Shfrytëzoj këtë pushim të shkurtër të natës finale të Sanremos për t’ju dhënë një lajm të hidhur. S’ka pak minuta që u nda nga jeta kantautori ynë i madh Klaudio Vila që përgatiti sa e sa këngë e kantautorë të njohur italianë…”. Kanë qenë këto, pak a shumë fjalët e prezantuesit të mirënjohur Pipo Baudo në natën finale të Festivalit të 37-të të Sanremos. Për disa minuta rresht, të gjithë spektatorët e sallës “Ariston” do të duartrokisnin në këmbë për nder të mjeshtrit virtuoz që kishte përgatitur një plejadë të tërë muzikantësh, i cili u nda nga jeta në një klinikë të Romës pas disa problemve kardiake, në kulmin e krijimtarisë dhe kapacitetit të tij në moshën 63 vjeç.

Ndërkohë, pasi spektatorët do të uleshin përsëri nëpër vende, do të vazhdonte radha e konkurimit për natën e tretë finale (në atë kohë Sanremoja kishte gjithse tre netë dhe fillonte të enjten e parë të shkurtit – A.L.). Radha për konkurimin final do t’i vinte menjëher një ndër më të njohurve kantautorë të muzikës italiane, Albano, i cili, së bashku me ish-bashkëshorten e tij amerikane Romina Power, parashikoheshin si favoritët kryesorë për fitimin e çmimit të parë me këngën “Nostalgia canaglia”. Kështu çifti Power synonte ta bënte për të dytën herë “pronë” të tijën këtë trofe në një hark kohor prej vetëm 3 vjetësh, pasi në vitin 1984 kishte fituar me këngën “Ci sara”. Por kësaj radhe, Albano, një ndër nxënësit e shumtë të Vilës s’mund të jepte më atë nivel të lartë interpretimi ashtu si në natën e parë të konkurimit, pikërisht vetëm pak minuta pas lajmit të hidhur për vdekjen e parakohshme. Sforcot tejet të dallueshme për zërin e tij brilant ishte në gjendje t’i dallonte edhe një dëgjues i thjeshtë…

Si përfundim, “Nostalgia canaglia” do të renditej e treta. Me çmim të dytë nderohej Toto Cotugno me këngën e paharruar “Figli”, heroi i çmimeve të dyta në këtë festival, ndërsa si këngë fituese do të shpallej ajo me titull “Si può dare di piu” kënduar nga treshja Xhani Morandi, Umberto Tozzi dhe Enriko Ruxheri…

Rikthim

Kanë kaluar plot 16 vjet nga mbrëmja e largët e 7 shkurtit ’87 kur ne, brezi i viteve të dyta të gjimnazit “29 Nëntori” të Shkodrës kishim vendosur të bënim një rebelim kolektiv duke mos shkuar të nesërmen në punë prodhuese meqë nata finale e Sanremos zgjaste deri rreth orës 02 pas mesit të natës. Në fakt, pavarësisht kësaj tradite idiote, fillimi me ngut i aksionit u pat bërë me qëllim mosndjekjen e natës finale të Sanremos sepse, të paktën për atë vit, fillimi i të dielave komuniste qe lënë të fillohej në ditën e parë të pranverës, pra rreth një muaj më vonë. Nga ana tjetër, për të qenë të sinqertë, shumica që morëm këtë vendim ishim pjesë e pozitës së asaj kohe, kështuqë, siç edhe e parashikuam, drejtuesit dhe mësuesit e shkollës bënë sikur bërtitën të nervozuar “për ktë thyerje të rëndë të disiplinës shkollore” dhe të nesërmen pushuan prapë. S’kishte si të ndodhte ndryshe.

Tradita

Shkodra ka një traditë mjaft të hershme të ndjekjes së Festivalit të Sanremos, qysh me hyrjen e televizorëve të parë në këtë qytet në fillim të viteve ’60. Shkodranët kujtojnë se në ato vite, ato pak familje që kishin privilegjin e quajtur televizor i kthenin dhomat në minisalla kinemaje për të ndjekur këtë festival së bashku me miqtë dhe të afërmit. Për të shmangur rrëmujën, të zotët e shtëpive me televizorë sajonin bileta dhe prenotimet mbylleshin tre javë para fillimit të këtij festivali. Menjëherë pas përfundimit të tij, fëmijët fishkëllenin meloditë e këngëve fituese dhe atyre më të bukura në rrugët e Shkodrës. Të paktën brezi im ruam të freskët në kujtesë këngët më të spikatura të 20 viteve të fundit si “Felicita”, “Sara quel che sara”, “Lasciatemi cantare”, “Ci sara”, “Serenata”, “Figli”, “Cara terra mia”, “Mamma”, “Il sognatore”, “Vattene amore”, “Ti lasciero”, “La solitudine”… Lista do të vazhdonte shumë më gjatë por krahas këtyre këngëve meritojnë të parakalojnë edhe këngëtarët dhe kantautorët e tyre si Albano e Romina Power, Toto Cotugno, Fiordaliso, Peppino di Capri, Matia Bazar, Fausto Leali, Ana Oxa, Luis Miguel, Pupo, Gianni Morandi, Umberto Tozzi, Enrico Ruggeri, Luca Barbarossa, Amedeo Minghi, Mietta, Spagna, Laura Pausini etj. etj. Dhe po t’i shtojmë magjisë së këtyre netëve edhe koncertin tjetër paralel jashtë sallës së Sanremos, në sheshin “Palla Barilla” ku këndonin këngëtarë e grupe të njohura, të ftuar nga e tërë bota, mund të themi me plot gojë se ky festival ka qenë dhe mbetet një ndër më të arrirët – në mos më i arriri – i planetit. Ende kujtohet episodi mjaft domethënës i “Palla Barillës” më 1985 kur grupi i njohur “Duran Duran” përshëndeti dhe interpretoi këngët më të mira të asaj periudhe të artë për të megjithëse disa pjestarë të tij qenë aksidentuar lehtë rrugës për në Festivalin e Sanremos duke dalë në skenë me këmbë të lidhura me fasho. Në këtë skenë do të ngjiteshin gjithashtu edhe Whitney Houston, Madonna, Michael Jackson, George Michael, Nika Kosta, Samanta Fox, “Aqua”, së fundi Riki Martin, Britney Spears, Shakira, Kily Minogue, Eminem etj., një pjesë e të cilëve interpretonin në gjuhët e vendeve të tyre këngët më të suksesshme të natës finale. Dhe tradita e ndjekjes së mëvonëshme të këtyre këngëve gjatë vitit vazhdonte në emisionin radiofonik italian “Hit Parade” në të cilin pjesa më e madhe e këngëve të këtij festivali parakalonin duke konkuruar njëra me tjetrën për një kohë të gjatë dhe duke u ngulitur më mirë në memorien e artdashësve shkodranë…

Kjo traditë e bukur vazhdon edhe sot në qytetin e Shkodrës por jo në ato përmasa si ato të para viteve ’90, e kjo për arsye të marra me mend në kushtet tash një dekade të hapjes së Shqipërisë me botën.

Gazetarët, të organizuar janë më efektivë

Ftesa Juaj më dha një shtytje të këndëshme për të marrë pjesë në këtë ceremoni mjaft domethënëse dhe për t’Ju uruar përzemërsisht: Punë të mbarë dhe suksese!

Duke lexuar gazeta dhe revista, duke parë TV, sa e sa herë jam kredhur në mendime. Kur shikoj si shkojnë punët shpesh mbetem i zhgënjyer dhe i bëj vetes pyetjen: “Si t’a dallosh grurin e mirë nga egjra në një fushë të vështirë si ajo e gazetarisë?” Përpiqem të lexoj në mes rreshtave por konkluzionin e kam të vështirë.

Shkodra ka nevojë për Unionin Tuaj. Me gjithë talentin dhe vitalitetin që keni, ashtu të shpërndarë siç ishit, Shkodrës nuk i pasqyrohej si duhej shpirti i saj i madh, meditimi i saj i thellë, brenga dhe potenca e saj, shikimi i butë dhe zhbirues i saj. Shkodrën në shumë organe të ndryshme shtypi në më të shumtën e shikoje përmes frëngjive të gjakmarrjes, përmes dimrit të vetmisë, nga mungesa e energjisë elektrike, përmes shtëpive të djegura, përmes familjeve të shumta me ndihmë ekonomike etj. Kjo vinte nga që Ju punonit të shpërndarë, pa një koordinim mendimi dhe veprimi të përbashkët. Pasioni nuk është gjithçka. Edhe gazetaria ka një moral politik. Kur ndodh që nuk na respektojnë të tjerët duhet të respektojmë vehten. Mund të thoni se keni pasqyruar një realitet. Padyshim. Por kur ky realitet ushqehet, dhe në këtë ushqim futet edhe talenti juaj, jemi të gjithë ne që dëmtohemi. Nuk di sa me pasion e shfrytëzojnë talentin tuaj, më falni, për keq, disa media që vetquhen pa ngjyrë. Talentin tuaj që tashmë është i organizuar në këtë Union, do të kishim dëshirë t’a shijonim ne shkodranët, nëpërmjet analizave dhe shtrimit për zgjidhje të shumë problemve sociale dhe ekonomike që rëndojnë Shkodrën, duke shkundur fort edhe zyrtarët, për të dhënë kontributin përkatës në zgjidhjen e tyre.

Ndofta në këtë rrugë të vështirë që keni nisur disa si provincialë mund t’ju keqkuptojnë. Por… nejse; edhe njerëzit janë si lumenjtë, herë ngushtohen dhe herë zgjerohen. Më mirë se kushdo ju gazetarët dini t’i përballoni situatat.

Tashmë ju keni një Union, një bashkëveprim tek i cili unë dua të besoj shumë. Kur i bëra pyetjen vehtes në fillim të kësaj fjale, e kisha mendjen edhe te ai realitet i zymtë mediatik që në një pjesë të madhe të kohës pushton mediat tona lokale. Dua t’ju sjell një fakt: Një pasdreke po qëndroja para televizorit duke parë stacione të ndryshme. Për kënaqësinë time në butonat 1, 2, 3 të telekomandës kam regjistruar stacionet televizive të qytetit tim dhe menjëherë dora më vajti te këto butona. Shtyp nr. 1 dhe dëgjoj një këngë: “Xum, xum rijë, hajde Shukarije…”. Shtyp shpejt butonin 2 ku edhe aty kishte një këngë: “Mos u piftë rakija e kuqe”. Pak i nervozuar shtyp butonin 3 ku kishte një urim për një fëmijë me rastin e datëlindjes ku thuhej se: “…do të donte edhe gjyshja me të përshëndetë por ka 3 vjet që ka vdekë”. Mbylli i mërzitur televizorin dhe filloj të lexoj një gazet lokale ku në një kënd të saj kishte: pyetje: “Ku dallohen Zotnitë e Shkodrës?”; përgjigje: “Flenë në zheg dhe pijnë hardiç!!”. Lëshoj gazetën dhe përsëri ndezi televizorin duke menduar se këngët sa sipër do të kishin kaluar. Shoh një reklamë për një mall për të cilin isha i interesuar por, ajo reklamë pa kulturë sikur më hoqi diçka nga dëshira për t’a blerë. I lodhur nga televizori dhe gazeta u ngrita dhe përgatita një kafe. Më pas ndeza përsëri televizorin por kësaj radhe te një stacion i Tiranës ku shoh ceremoninë që po organizohej në Teatrin Kombëtar me rastin e 70 vjetorit të lindjes së një artisteje të madhe shkodrane.

Të dashur miq. Unë ju kuptoj vështirësit e mëdha financiare që keni në punën tuaj, por gjithsesi këngët sa sipër mendoj se duhen hequr nga transmetimi duke i zëvendësuar me këngët e vjetra brilante popullore, me serenatat e çmuara shkodrane si dhe me muzikën tonë të lehtë më të arrirë dhe me muzikën e bukur klasike dhe atë moderne. Kështu Ju bëheni shembull i përçimit të një kulture që i takon Shkodrës.

Në gjuhën politike media quhet si pushtet i katërt. Për sa shihet si kanë shkuar punët unë mendoj se pushteti Juaj aktualisht duhet të ndihet i fuqishëm. Ju duhet t’i mësoni shumë shkodranë që Shkodrën të mos t’a duan symbyllur, gojëkyçur dhe kokëulur pasi ari i vërtetë nuk duhet të ketë frikë nga zjarri.

Në letrën që më dërgonit me rastin e krijimit të Unionit Ju keni një kërkesë për një takim institucional me mua. Kërkesa Juaj është obligim dhe kënaqësi e imja për t’u angazhuar totalisht sipas motos:

“Çfarë mund të bëjmë së bashku për Shkodrën”

Fjalët na frymëzojnë, shembujt na tërheqin.

Përfitoj nga rasti për t’Ju riformuluar edhe një herë urimet e mia më të sinqerta për punë të mbarë dhe suksese.

Anton Leka

Kryetar i Këshillit Bashkiak Shkodër

 

E vërteta mbi kadastrën “turke”

Po bëhen më se 10 vjet demokraci dhe një ndër problemet më të mëdha që kanë mbetur pa zgjidhje është çështja e pronave e veçanërisht prona mbi tokën.

U hartuan ligje në parlamentin e parë demokratik, u bënë përpjekje për përmirësimin e tij por përsëri debatet dhe polemikat nuk janë fashitur, toka ka mbetur pa zot, është grabitur e dhunuar, pronarët e vërtetë kanë mbetur pa gjë. Rrënjët e këtij fenomeni duhen kërkuar shumë larg në historinë e popullit tonë, që nga sundimi 500-vjeçar turk, nga shpronësimi masiv i sundimit diktatorial dhe nga reformat e gabuara që kishin karakter politik dhe nuk pronësuan askënd por shpronësuan.

E keqja më e madhe qe sundimi 500-vjeçar turk që e ndau popullin përmes fesë, përmes pronës mbi tokën. Historikisht dihet se turku i shpërbleu bashkëpunëtorët e vet jo vetëm me grada e tituj, por edhe me tokë duke lindur të ashtuquajturit bjelerë, pashallarë, bajraktarë etj. të cilët u bënë shërbëtorë të pushtuesit.

Dihet edhe që një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare, që banonin në fushat pjellore, duke mos i rezistuar sundimit dhe për të ruajtur traditat kulturore dhe besimin, por edhe si rezultat i shpronësimeve me forcë të tokës, migruan në zona të thella malore fare të papërshtatshme për banim e jetesë si në zonat e thella të Pukës, të Dukagjinit, Shllakut etj.

Sot 16 fshatra të rrethit të Pukës janë me origjinë nga Bushati i Shkodrës. Ikja e tyre u krye pikërisht në periudhën e sundimit turk për arsyet e mësipërme, për t’i shpëtuar burgut, litarit e formave më të egra të sundimit të të huajit.

Pasardhësit e ish shërbëtorëve të turkut sot mund dhe pretendojnë se tërë këto toka kanë qenë të tyre dhe u përkasin atyre, gjë që në fakt është toka e atyre që ikën për të shpëtuar sundimit të huaj.

Pretendime të tilla absurde të çojnë në mesjetë në sundimin feudal që popujt e kanë kapërcyer tash 3-4 shekuj dhe rikthimi ynë atje është i pamundur.

Regjimi i Zogut nuk arriti të bënte dot një reformë të vërtetë mbi tokën duke lënë në fuqi tapitë e vjetra dhe padrejtësitë historike nuk u korrigjuan kurrë.

Reforma komuniste e 1946-ës nuk pronësoi askënd por shpronësoi të gjithë. Toka, pasuria më e madhe e një kombi mbeti pa zot. Si e tillë ajo u shpërdorua dhe u dhunua në mënyrë masive. E atëherë si duhet vepruar?!

Së pari duhet menduar që reformat turke dhe gjithë tapitë e asaj periudhe duhen konsideruar të paligjshme sepse sunduesi i huaj nuk mund të bëjë reforma në tokë të huaj e të pronësojë shërbëtorët e vet.

Nga ana tjetër as reforma e 1946-ës dhe të tjera që u bënë gjatë mbretërisë nuk kanë çuar drejtësinë në vend. Qeveritë Demokratike që dolën pas përmbysjes së diktaturës nuk kanë arritur në një zgjidhje definitive sepse nuk mund të bëhet reformë mbi tokën me dy mendësi, toka t’u jepet pronarëve por edhe t’u rrëmbehet atyre.

Në këtë pikë është punuar më shumë me pasione se sa me drejtësi, ku ka pasione mugnon drejtësia.

Vetëm me gjakftohtësi, me tolerancë e mirëkuptim mund të korrigjohen gabimet e së kaluarës dhe këto gabime nuk korigjohen duke ua dhënë tokën ish-feudalëve të Turqisë të cilëve ka kohë që u ka perënduar dielli.

Shan Sokoli

Kristiandemokratët pretendojnë të jenë forca e tretë politike

Intervistë me avokatin Fran Dashi, Kryetar i Partisë Kristian Demokrate Shqiptare

“Shqipëria Etnike”: Zoti Dashi, duke ju uruar në emër të gazetës “Shqipëria Etnike” detyrën e Kryetarit të Partisë Kristian Demokrate Shqiptare, donim të dinim kush është Fran Dashi?

Fran Dashi: Faleminderit për urimin. Jam lindur në Shkodër në Mars të vitit 1962, jam i martuar dhe me dy fëmijë, rrjedh nga një familje e persekutuar politikisht, prindërit e mi vijnë nga zonat e thella të Dukagjinit.

Jam diplomuar në kohën e Qeverisjes Demokratike në Akademinë e Lartë të Rendit në Tiranë dhe në Fakultetin Juridik në Shkodër, nga viti 1992-1994 kam punuar në Komisariatin e Policisë Pukë, Lezhë, Kurbin, në vitet 1994-1996 kam punuar në Gjykatën e Rrethit Shkodër jurist, në vitet 1996-1999 kam punuar hetues në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, nga viti 1999 e tani ushtroj detyrën e avokatit në Shkodër.

Përsa i përket aktivitetit politik jam anëtarësuar në PDK dega Shkodër, vatra e Lagjes Serreq Shkodër, në Mars 1999, në korrik 1999 jam zgjedhur Kryetar i PDK Shkodër. Në Kongresin e 3-të të PDK që u mbajt në Maj 2000 kam qenë kandidat ku jam tërhequr, në zgjedhjet lokale 2000 unë në degën e Shkodrës që drejtoj kam marrë 8000 vota, në maj 2001 jam shkarkuar në kundërshtim me statutin nga detyra e Kryetarit të PDK Shkodër, së bashku me mua edhe e gjithë kryesia e degës e këshilltarët, më 14 shtator 2001 me inisiativën e 43 këshillave demokristian u shpall në Shkodër lëvizja reformatore e Partisë Demokristiane Shqiptare. Kjo lëvizje u pagëzua me emrin Partia Kristian Demokrate Shqiptare.

“Shqipëria Etnike”: Cilat janë ambicjet tuaja në arritjet e PKD?

Fran Dashi: Ambicjet e mia… dëshiroj dhe do të jap të gjithë kontributin tim që PKD të ketë arritje, çka do të thotë që të kthehet në faktor të politikës shqiptare.

“Shqipëria Etnike”: Cili do të jetë roli juaj për lartësimin e PDK?

Fran Dashi: E vlerësoj me seriozitet detyrën, do të di të bashkëpunoj me Sekretarin e Përgjithshëm z. Pepushaj, me Nënkryetarët Zydi ??? e Kujtim Gjuri (???), me anëtarët e Kryesisë dhe gjithë kristiandemokratët shqiptarë në funksion të rritjes së Partisë. Kam besim se do të ndikoj që pranë PDK të afrohen më shumë intelektualë. Këtu mund të përmend Kryetarin e Partisë Kristian Demokrate Dega Shkodër, Shefin e Katedrës së Gjuhësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, profesor Fran Luli etj.

“Shqipëria Etnike”: Mendoni ju daljen në zgjedhje si grupim politik apo veten si PDK?

Fran Dashi: Unë personalisht kam insistuar dhe vazhdoj të insistoj që lëvizja demokristiane të unifikohet, është marrë takim, me drejtuesin e Social-Kristianëve të Bashkimit Demokratik dhe me drejtuesin e grupit të tretë demokristian Sokol Frroku. Parimisht është rënë dakord brenda muajit shkurt të caktohen grupet e punës, në unifikim mendohet të dalim të grupuar në një sigël, në mungesë të unifikimit PKD duhet të jetë e përgatitur që të përballojë e vetme proceset zgjedhore. Kompromiset dhe aleancat para dhe pas zgjedhore, në rang vendi apo lokale janë pjesë e politikës.

“Shqipëria Etnike”: Siç e dini dy pretendentët për Kryetar të Partisë Demokristiane Shqiptare, Nikoll Lesi, Sokol Frroku vazhdojnë seancat gjyqësore në Gjykatën e Tiranës. Çfarë ka për të thënë Kryetari i PKD?

Fran Dashi: Unë e respektoj zotin Lesi si deputet i Pavarur i Lezhës i mbështetur nga Partia Socialiste, dhe zotin Frroku si Këshilltar i Partisë Demokratike në Bashkinë e Kamzës. Dua të theksoj se çdo ditë ish këshilltarët demokristianë po i bashkangjiten Lëvizjes Kristian Demokrate që është vazhduese e idealeve të Patër Gjon Shllakut. Ish këshilltarët demokristian i bashkangjiten lëvizjes Kristian Demokrate duke fituar besim tek drejtuesit e kësaj lëvizje, nga 32 mijë vota që PDK mori në zgjedhjet lokale 2000, 8000 vota u morën në Shkodër ku drejtues ishte Kryetari i PKD dhe 7400 vota u morën në Tiranë ku drejtues ishte Nënkryetari i PKD zoti Gjuri.

Intervistoi Albert Vataj

Reportazh

Lezhë: Në qendrën e Formimit profesional “At Gjon Fausti”

Kur merr rrugën nga Shkodra për në Zadrimë, kalon fshatrat Mjedë dhe Laç, merr anës së malit, lë prapa fshatrat Naraç, Hajmel e Nenshatë. Këtu kufizohet Shkodra me Lezhën. Në të djathtë të rrugës kryesore, në fshatin Krajën tashmë të Lezhës të shfaqet një godinë e bukur. Brenda rrethimit, në hyrje ndodhet busti i At Gjon Faustit, martirit të fesë katolike.

Roja, një djalë i ri, Ndoci, të pret me shumë mirësjellje duke të kujtuar se po lëviz në ambjentet e Qendrës së Formimit Profesional “At Gjon Fausti” Krajen, e hapur për arsimin e të rinjve të Zadrimës dy vjet më parë.

1. Në lulishten përballë, që ndonëse është dimër lulet lulëzojnë si në verë, dom Antonio Sharra, diçka rregullon dhe si gjithnjë entuziast kujton: Kur pritëm Kosovarët e ikur nga lufta, ne menduam se do të strehoheshin… por ngjarjet erdhën shpejt, ata u kthyen aty ku kishin lindur. Atëherë ne menduam prapë për një shkollë për të rinjtë e Zadrimës. Mos harro kujton ai gati si me vete: përparimi ka ardhë gjithnjë nga dituria.

Gjergj Vokaj, zëvendësdrejtori të sqaron: Qendra ka dy kurse dy vjeçare për mekanikë dhe elektriçistë dhe një shkollë të mesme për degën e agronomisë. Klasat janë të bollshme, të paisura me sistem ngrohës. Mekanikët kanë një bazë mekanike të kohës. Kabineti i informatikës është më i kompletuari me kompjutera të vitit 2000. Pjesë përbërëse është dhe salla e madhe ku shërbehet për takime, sesione shkencore, kurse të ndryshme.

I gjithë territori i rrethuar dhe që i përket shkollës është gati 7ha. Drejtori i shkollës dom Patricio Santineli së bashku me Gjergjin të ofrojnë një dosje me projekte për zgjerimin e qendrës. Parashikohet të ndërtohet një bazë moderne për mekanikët dhe elektriçistët, një stallë didaktike, si dhe një konvikt për më të largëtit. Ndërkohë që një serë e përmasave të mëdha sapo ka ardhur nga Italia dhe ka filluar montimi.

Idetë dhe ëndrrat sikur ato i bëjnë më të shkathët e më të çelur në fytyrë. Është vizioni progresist për të parë të ardhmen.

2. Prifti 64 vjeçar, dom Antonio Sharra, personazhi simbol i lëvizjes për paqen me fëmijët “Ambasadorë të paqes” Këmbanën e Paqes të shekullit të ri të vendosur në qendër të Tiranës është ndër themeluesit e shkollës. Me një entuziazëm të natyrshëm, gjithnjë i vrullshëm,  impulsiv dhe rinor në lëvizje të kujton: të rinjtë e Zadrimës kanë rrezikuar duke kaluar detin me skafe, duke paguar miliona vetëm e vetëm për të ikur. Duke vështruar si historinë dhe tokën e Zadrimës gjithnjë kam menduar: A do të ishte më mirë që këta të rinj të mendonin për ta ndërtuar ardhmërinë e tyre këtu në këtë pllajë të begatë, siç thoshte Ipeshkëv Bardhi i Sapës: Lumturinë ta kërkojnë aty ku kanë lindur. Kjo ide më ka munduar dhe duke gjetur përkrahjen e Monsinjor Dodë Gjergjit, sapo kemi hedhur themelet e një kulture, rezultatet e së cilës do të bëhen të prekshme, në një të ardhme të afërt.

Në të vërtetë për zadrimorët që e njohin dom Antonion apo siç dëshirojnë ta thërrasin Ndue Sharrën (pasi ka edhe nënshtetësinë shqiptare) e dinë më së miri se idetë dhe fantazia e këtij njeriu me realitetin nuk kanë kufi.

3. Në një ditë të zakonshme pune vërehen përpjekjet e trupës mësimore-edukative dhe të nxënësve për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur. Programet mësimore zbatohen; për lëndët profesionale aplikohet metoda e të mësuarit me modul, metodë mjaft e përparuar.

Gjergji zëvendësdrejtori thotë se kemi dhe vështirësitë e fillimit, si p.sh. zbatimin e praktikave sidomos për agronomët. Kemi porositur disa materiale për shkollën dhe miqtë tanë në Itali, thotë drejtor Santineli, po i përgatisin dhe shumë shpejt do vijnë. Brenda muajit do të kemi dhe lidhjen me Internetin.

Dita e mësimit fillon me një takim 15-20 minutash të mësuesve dhe nxënësve në sallën e madhe ku trajtohen problemet që dalin; theksohet nevoja e të punuarit si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup. Gjithashtu këtu bëhet edhe edukatë fetare por shkolla është e hapur pavarësisht llojit të besimit fetar.

Me përfundimin e serës, thotë mësuesi Engjëll Hila, atëherë mësimet e agronomisë do të jenë të konkretizuara. Më të aftët nxënës do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet e larta për agronomi, në fakultetine braktisur këta dhjetë vjet tranzicion.

4. Ndocit, i takon të presë shumë miq. Shumë prej tyre janë të huaj, shoqata të ndryshme italiane që vijnë e shikojnë çka është bërë, seriozitetin me të cilin punohet dhe ofrojnë bashkëpunim, investime me të vetmin qëllim: të rinjtë e Zadrimës, të mendojnë të ardhmen e tyre në vendin dhe familjen e tyre.

Para disa ditësh bënë një vizitë të rrallë Arqipeshkëvi i Tivarit dom Zef Gashi dhe dom Antoni, famullitar i Detroitit në SHBA. Si gjithnjë bëjnë takim me të rinjtë nxënës, brezin për të cilin punojnë tërë jetën.

Dom Zef Gashi, vlerësoi ngritjen e Q.F. Profesional duke theksuar se këto do ta shpejtojnë përparimin e shoqërisë shqiptare.

Famullitari i Detroitit, dom Antoni, ishte më kalonik kur iu drejtua të rinjve: Secili prej jush që tani e kur të përfundojë shkollën sheh një ëndërr të bukur: të vijë në Amerikë. Unë do t’ju sugjeroja që të jetë dhe të mbetet vetëm një ëndërr. Ju duhet ta kërkoni dhe ndërtoni lumturinë në Zadrimën tuaj të bukur. Amerika është ndërtuar vetëm me punë. Po të punoni edhe këtu Shqipëria bëhet shpejt. Ju takon ju ta përballoni me vullnet dhe stoicizëm tundimin, për ta ndërtuar vendin tuaj, shtëpinë tuaj, të ardhmen tuaj…

Qendra e Formimit Profesional “At Gjon Fausti” ngjan menjë zgjua bletësh ku zërat e mbi 90 nxënësve, në çastet e pushimit mbushin hapësirën ku dikur ishte Fangu i Krajnit (Fang do të thotë tokë inproduktive) por me një ndryshim; këtu nxënësit si bletët marrin nektatin e dijes dhe e shpërndajnë gjithandej ku jetojnë.

Ja pse kur ndodhesh në mes tyre, largohesh me të vetmin mendim: Kur të kthehesh njëherë tjetër, do të gjesh të rinj më të pjekur, më të ditur dhe do të gjesh breza të tjerë të rinjësh…

Mark Preçi

Qiriu e bishtuku kërkojnë votat

Natë. 20 shkurt 2003. Bie shi dhe fryen një erë e ftohtë nga lindja. Një qytet në terr. Në mes të errësirës. Ndjenja të fuqishme më trazojnë. Kërkojnë të shpërthejnë. Duan drejtësi.

Afër meje qëndron kandili. Ai më bën shoqëri. Në terr është shoku im më i ngushtë. Më saktë drita e vërtetë. Është besnik dhe shpirtmadh. Përpiqet të më ndihmoj.

U ktheva përsëri pas shumë viteve – më tha ai. Ti atëherë ishe i ri kur unë ika prej jush. Mos u mërzit. Kështu e ka jeta o vëlla. Ka edhe më keq. Shyqyr Zotit që Diellin nuk e monopolizojnë. Ai është burimi dhe ushqimi i jetës tonë të përditëshme. Të paktën dritën e tij e kemi pa para. Na e ka falur gradis natyra. Ajo është më fisnike se njerëzit. Mjerisht ata kanë humbur aparatin e memories dhe të gjykimit. Sa keq! Megjithatë le të shpresojmë. Ndoshta një ditë do ta gjejnë.

Të dua pa masë sepse jeni dashamirës dhe shkrimtar. Shumë mirë. Atëherë mos rri duarkryq. Shkruaj diçka për ne. Ndihmoje qytetin tënd. Ata e kanë sulmuar me “topat” e errësirës. Disa po përfitojnë nga varfëria dhe kusuret e saj. Në vend të ndihmës o burra shqelmin. Tash një muaj pa drita. Ka urdhërue “Sulltani”. Çdo natë të dënuar. Afër dritës në errësirë.

Të falemnderit i dashur kandil. Patjetër diçka do të bëj. Pa ty s’ka jetë. Ti je zanafilla, shpresa dhe ngushëllimi ynë.

Ke shkrue për mue – ndërhyri kandili. Kjo është kënga më e bukur. Himni i absurdit tonë.

“O kandil o lum zotnia sa shpejt edhe me na pa, plot me dritë u mbush shtëpia si kjo nuk ka në dynja”.

“Dikur t’patëm në oxhak por filluam me të harrue, po shyqyr u ktheve prap sepse deshe me na gëzue”.

Jo, jo, kjo është e padurueshme. Ndëgjoni dritën tuaj. Po luhet një tragjekomedi. Dhunë masive e mirëfillt.

Dikur nën kujdesin dhe drejtimin e “Nënë Madhes” erdha në Shqipëri, kurse ata po e shpërfytyrojnë atë. Kurrë s’ka ndodhur kështu! Sa gjynah!

Ah-ah-ah, qeshi me tan forcën shtriga e natës. Errësira. Sa mirë ju kanë ba. E meritoni. Ju nuk paguani faturat elektrike të llogaritura teveqel-kobure si me thanë qesim, pa kandar. Kënaqem pa masë. Nuk rrijë e vetme. Jemi së bashku. Do të flini rehat pa orar e karar. Nuk do të mbeteni pishman edhe kur… të kaloni në botën tjetër.

Larg moj shtrigë e mallkuar – këput qafën – i tha Drita. Do të dëboj pa tjetër. Që kanë sjell me dhunë. Mos u bë “lavirë” e tyre. Ti je “motori” i fikur i zemrave të shpirtërave pa zemër dhe mohuese e jetës. Mos harro përbindësh i zi se tradita e qytetit është vitaliteti e korektësia. Nuk është e vërtetë që Shkodra nuk paguan. Ajo po përballon prepotencën dhe mjerimin absolut të Keshit. Ku ka pagesë me të madhe!? Ai realisht nuk “funksionon”. Jo vetëm kaq. Një përqindje paguan. Sigurisht e vogël. Gjithsesi në mijëra.

Nuk e kuptoj pse shkarkohet mëllefi dhe pa-aftësia e oborrtarëve të “Portës së Lartë” mbi qytetin tim – ndërhyri një burr i urtë me trup sa një lis dhe me shikim prej shqiponje. Quhem Vetmohim Shpati nga Shkodra. Në moment ai mori një gur të vogël afër portës të shkarkimit të hidroçentralit të Vau Dejes, e vuri në pëllëmbë të dorës dhe duke e shtrënguar me forcë tha: “ndëgjoni bre burra, këtë hidroçentral… dhe… të tjerët (menjëherë çoi dorën në drejtim të Komanit) i kanë ndërtuar këto duar bashkë me ato të mijëra shokëve të mij. Ne punuam për një çerek shekulli mbi shkëmbij e gurë në mes të acarit të dimrit e rrezeve përvëluese të Diellit të verës dhe me përpjekje mbinjerëzore i ngritëm ata. Diga e hidroçentralit të Komanit është ndër më të lartat në Botë. Gjigandëve të dritës i kushtuam jetën. Disa e falën atë. Si shpërblim sot jetojmë me pensionin e varfërinë kurse ata si pashallarë”.

Të lumt goja Vemohim Shpati. Një milion herë ke të drejtë. Qofsh i nderuar në shekuj – u përgjigj Drita duke i vënë lehtë dhe me ngrohtësi dorën e saj mbi shpatullat e tij. Kjo situatë vëllai im mund të konsiderohet si një katastrofë e vërtetë. Afërsisht një plan strategjik për një “sulm fronal” mbi Shkodrën.

Ata – tha Drita – më ndërprenë nervin jetësor të lidhjeve me ju. Më larguan jasht vullnetit tim. Po veprohet me synime dhe objektiva djallëzore për të sotmen dhe të ardhmen e saj. Mbi 30 mijë të pa-punë dhe me qindra familje në asistencë nuk janë pak. Veprimtarisë prodhuese dhe bisnesit çdo ditë i zihet fryma. Ka edhe plot të tjera dhe të tjera.

Kjo është e palejueshme – vazhdoj fjalën e saj Drita e skuqur në fytyrë si Dielli kur përendon. Nuk penalizohet një qytet i tërë. Pas riparimit të autotransformatorit ndëgjova një deklaratë të Keshit ku thuhej: “ne do të vazhdojmë kufizimet ekstra të energjisë elektrike për Shkodrën sepse ajo nuk paguan”. U tmerrova kur e ndëgjova Vetmohim.

Ky është një skandal i vërtetë motër – ia ktheu heroi i hidroçentralëve. Pse nuk ristrukturohet që nga themelët Keshi? Ai ka nevojë për një qelizëm të thellë. Ky zotni e ka lënë energjinë si një mall pa zot. Ku është parë që shitësi mos ta mbrojë mallin e vet?! Pa-aftësinë e tij pse ia shkarkon Shkodrës.

Unë – tha Vetmohimi – megjithëse në pension paguaj rregullisht çdo muaj. Si mall në bazë të ligjeve të tregut e kam blerë atë. Për pjesën e likujduar ajo është pronë e imja. Por Keshi me çmenduri e ndërpret. Kjo është dhunë masive. Jam pensionist kurse ti urdhërues e ke pagën disa herë shumëfill me të madhe se unë. – Ç’kuptim ka likujdimi i faturave tash e mbrapa? Ju na detyroni të mos paguajmë. Ky është krim. Deri kur kështu?!

Ndëgjoje dritën tënde Vetmohim. Shkodra ka përballue fortuna të mëdha gjatë historisë. Hidroçentralët ishin një barrë dhe kontribut i jashtëzakonshëm i saj. Ata u ndërtuan në kohën e Monizmit me kontributin e gjithanëshëm veçanërisht të shkodranëve. Këto vepra më rritën trupin dhe më shumëfishuan forcat për të ndriçue çdo familje shqiptare. Unë në rradhë të parë jam krijesë – dhe pronë e bijëve të Shkodrës. Dhuna e ushtruar tregon se disa me forcën e pushtetit më kanë përvehtësuar duke u sjellur barbarisht me mue. Ata janë pushtues dhe ozurpatorë.

Të lumt goja moj drita ime e dashur. Ti për ne je gjëja më e kushtueshme në Botë. U rrite në duart tona. Edhe sot ato janë me kallo – tha Vetmohimi me fytyrë të qeshur dhe me sy që i ndriçonin nga respekti për bashkëbiseduesen e vet.

Si një engjëll i rrethuar nga një tufë rreze drite zbriti nga Qielli shpirti i Martir Shkëmbit. “Mirëseugjeta. Ju shohë të shqetësuar ashtu siç jam edhe unë. Kërkova leje të posaçme për të ardhur këtu. Edhe atje jam interesue për ju. A mund të flasë diçka edhe unë”.

“Mirëseerdhe vëllai ynë. Ah! Na dhemb zemra dhe shpirti për ty Martir Shkëmbi” – u përgjigjen njëzeri Drita e Vetmohimi. “Prej vitësh të kujtojmë. Fjala juaj ka vlerë më shumë se i gjithë floriri i Botës. Po të ndëgjojmë me respekt e dëshirë. Ti je krenaria dhe simboli ynë. Para teje përulet një komb”.

Siç e dini – foli shpirti i Martirit – në ndërtimin e hidroçentralit të Vau Dejes fati izi më mori jetën më 31 dhjetor 1965. Kam lanë dy fëmijë jetim. Ata u rritën pa babë. Djalin e lashë 7 vjeç në klasën e parë. Sa herë që vija në shtëpi më hidhej në qafë dhe nuk shkëputej prej meje. O babi – babi mos ikë në punë, mos na len vetëm. Rri me ne. Due me ardhë me ty. Mbas pak fillonte të qante. Përsëri më përqafont, më puthte dhe qante. Babi rri me mue, me mamin dhe me Stelen e vogël…

Po të bën me duar vajza. Shiko, don të përqafoj – më tha një ditë gruaja. Para një jave festuam njëvjetorin e lindjes. …Ti ishte në kantjer në krye të detyrës. E bëtë zap Drinin duke i ndryshuar shtratin e tij. Gjithë natën të kujtuam sidomos vajza. Ba-ba, ba-ba, ba-ba belbëzonte me ëmbëlsi shpirti i nanës.

E mora në krah dhe e afrova afër krahrorit duke e puthur pa-pushim. Vështrimi i syve dhe duart e saj të vogla në fytyrën time më kanë ndjekur gjithëmonë.

Atë ditë duke montuar disa makeneri të rënda më rrëshqiti këmba dhe rashë pingul mbi hekura dhjetë metër poshtë. Më çuan urgjent në Spital. Rrugës dhashë shpirt. Shqiptova vetëm këto fjalë: “I mjeri unë. Oh nana e ime. Djali. Vajza. E shkreta grue.

Ah! vëllai ynë i shtrenjt Martir. Ti je një hero i vërtetë. Mjerisht disa pushtetarë fuqiplot po spekullojnë me sakrificën dhe gjakun tënd. Nuk e di a kanë shpirt këta njerëz që abuzojnë me votën e lirë duke lenë në errësirë edhe familjen tënde e cila paguan rregullisht çdo muaj. Si mund të lihen në terrin e zi fëmijët tuaj. Po dënohet një popull i tërë. Një qytet më tepër se 100 mijë banorë pa drita. As diktaturat nuk veprojnë kështu.

Përditë po humbim nga vlerat tona kombëtare – tha me nervozizëm Vetmohim Shpati.

Eh! Medet! Si erdhi kjo kohë! – ndërhyri shpirt i Martir Shkëmbit. Një natë ndëgjova Pashën i cili tha: “Gjumi i natës nuk më zë. Sa për vehte “fluturoj” përtej reve. Me gjeneratorin tim në rast nevoje mund ti jap dritë edhe Evropës. Ai punon me ujin e rendë të oqeanëve dhe ka fuqi me e hedhë globin në erë. Më falni. Mos u shqetësoni. E kam fjalën për globin e zyrës. E bleva në një dyqan të Shitblerjes. Siç e shihni bëra një shaka”.

“Ndëgjoni – vazhdoi Pasha – pranoni një të vërtetë. Kujdesi dhe interesimi im është absolut. Kam folë me “Portën e Lartë”. Ajo është e pakënaqur me ju. Edhe energjia elektrike është mall. Paguani që të keni drita. Ju nuk paguani. Pa pagesë ajo nuk vjen”.

Jo “Pashë” i nderuar. Ndëgjoje një herë shpirtin tim – tha Martiri. Keshi po e denon Shkodrën. “Pashë” mos e lejo. Këtu duket burrëria dhe zotësia e juaj. Është e tmerrshme që drama të kthehet në tragjedi. Pasojat do të jenë të pariparueshme.

Shkodranët – vijoj ai – ishin ndër të parët që kontribuan për fitoren e pluralizmit politik partiak dhe të Kapitalizmit. Ky sistem mbështetët në mekanizmin e fuqishëm të tatimeve dhe taksave. Pa ato ai mbaron. Ata i njohin mirë rregullat e lojës, të drejtat dhe detyrat e tyre. Kurrë Shkodra nuk i ka mbetë borxh kurrkujt. Të tjerët janë debitorë ndaj saj. Një pjesë e qytetit paguan rregullisht. Kjo është baraz me disa mijëra. Megjithatë denohen të gjithë. Nesër edhe ata do të bashkohen me shumicën. I detyron Keshi. Ai nuk njeh ligj dhe as drejtësi. Është personifikimi i absurditetit paradoksal të dhunës masive shtetërore.

Ku i keni kontatorët modern elektrik mister Kesh? Çdo të thotë faturime aforfe për një produkt që ju e konsideroni mall? Me korrupsion si jeni me shëndet dhe si e kaloni? pyetën njëzëri Drita me Vetmohimin dhe shpirti i Martir Shkëmbit. Për ne Keshi ka anomali dhe difekte të rënda në drejtimin e tij. Pa ristrukturim deri në themele nuk ka të ardhme. Ky është shkaku kryesor i nivelit të ulët të arkëtimëve.

Ju deklaroni që energjia elektrike është mall. Dakort. Megjithatë pranoni një vërejtje. Vlera e mallrave përcaktohet nga mesatarja e punës shoqërore të nevojshme në proçEsin e prodhimit, e cila materializohet në tregun e shit-blerjes së tyre. Në Shqipëri tregu – i – energjisë elektrike nuk ekziston. Ai është krejtësisht monopol i shtetit. Së bashku edhe subjektivizmi i tij. Rezultati: diferenca të mëdha në mes çmimit dhe vlerës. Qëllimi të shkarkohët barra më e madhe e krizës shumëvjeçare të energjisë mbi shpatullat e gjithë shoqërisë veçanërisht të shtresave më të ulëta të saj. Vetmohim Shkëmbi e paguan atë. Megjithatë e denoni. Nuk e kuptoj. Çdo qytetar ka një kontratë me Keshin. Kuptohet ata që paguajnë. Pse duhet të përgjigjemi edhe për të tjerët. Në cilin ligj parashikohet ky dënim. Kjo është antikushtetuese.

Ndëgjo Vetmohim – tha Martiri. Keshi po ndryshket. Ai është oksidue shumë. Vetëm një reformë radikale e shpëton. Nuk e dij si ndjehën kur denojnë një qytet. – Çuditem si mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë me denime masive? A thue do ta lejoj Evropa?

Kam lexue në libër të rradhë të një poeti të mirënjohur. Shpresoj që do ta njihni. Aty ka një poezi për Evropën. Mendohet që të jetë himni i saj.

Ai ka shkrue – theksoi Vetmohimi – edhe për mue dhe shokët e mij. Titulli i poezisë “Njeriu Fisnik”, i cili çdo ditë goditët nga antivlera. Kulmi i saj penalizimi total i një qyteti.

“Për ty po shkruaj, o shoku im dallgët e jetës rrahin pa pushim. I ndershëm dje, prapë sot fisnik, gjithëmonë qëndrove i fortë çelik. Në tunele e diga një jetë kalove, dritës dhe jetës ti iu kushtove. Punove në vite në shkëmbinj e gurë, por një ankim nuk nxore kurrë.”

“Erdhi një ditë u rrit antivlera gurë e shkopinj mblodhi ndër plehëra. Mbi ty shpesh herë ajo vepron vrer dhe baltë egërsisht lëshon”.

“Njeri i mirë – Ante qëndro të gjitha mizat më dritë i verbo. Dikush kërkon, por është e kotë me bojë të zezë të lyejë një botë.

I shkreti ai shumë paska harrue dikur me “isha” ne ishim mësue. Këtë shtrigë të vjetër për turpin e vet nga moçali e nxjerr në breg e qet. Përsëri florini i pastër qëndron dhe mbas shiut ma mirë ndriçon.

Luigj Temali

Pesha e mallit të pashuar…

“Skllav i mërgimit” – poezi nga Amazona Basha, Asti-Itali

Një natë të vonë, autorja e këtij libri më mori në telefon. Fliste nga Asti i Italisë. Zëri i një vajze të re, gjithë emocion, më lutej që t’ia lexoja dhe t’i jepja mendimin për një tufë poezishë që ajo kishte shkruar atje në mërgim, duke shfryrë, siç më thoshte, “një mall që i digjte zemrën”. Unë i premtova zërit të panjohur se do t’ia plotësoja dëshirën dhe të nesërmen, babai i saj, Zef Hajdaraj, m’i solli poezitë që e bija ia kishte dërguar më parë.

Them të drejtën, kur nisa të shfletoj atë fletore të trashë ku poezitë qenë shkruar me dorë, mendova se do të kryeja një premtim rutine, të lexoja një nga ato përmbledhjet e shumta poetike që rëndom më sjellin autorët, e sidomos vajza të shumta autore që shkruajnë vjersha në bankat e shkollës së mesme, që botojnë vëllimet e tyre të para poetike, të cilët shpesh mbesin të parat e të fundit, sepse pastaj nuk shkruajnë më, fejohen, martohen dhe dallga e jetës ua ndrydh ose ua fshin dëshirën për poezi. Kështu pra, me këtë ndjesi fillova të lexoj vargjet e mërgimtares. Por, kur i lexova poezitë dhe mbylla fletoren, isha i emocionuar. Kjo vajzë e panjohur, (edhe sot që shkruaj këta rreshta nuk e njoh për fytyrë) më kaluan në paradë qindra dhe mijëra djem dhe vajza emigrante, ajo hemoragji e madhe dhe e dhimbshme që ende vazhdon të rrjedh gjak të ri tej detrave dhe qiellit shqiptar. Të rinj dhe të reja që ikin me shpresa të ndezura flakë, për një jetë më të mirë, për diçka që ndrit dhe vezullon në ëndrrat e tyre rinore. E mjerisht, për shumicën e tyre ëndrrat zverdhen, rropatja e shtegtimit në monopate të vështira, në një botë të panjohur, ku nuk je veçse një i huaj, një emigrant, i bën ta ndjejnë veten të braktisur, të përbuzur… ta ndjejnë veten “skllav të mërgimit”. Atëherë kujtimet të tundojnë, malli për atë që braktis të djeg shpirtin, dhe ky mall, këta kujtime ta bëjnë edhe më të vështirë realitetin që po jeton.

Autorja e këtij libri, së bashku me të shoqin, punojnë si shitës në dyqanin e një tregtari, atje, në Asti të Italisë. Vajza shet djathë. Pranon në poezitë e saj se tani jeton më mirë se ç’jetonte në Shkodër, se nuk vuan për ata gjërat elementare që gatuajnë jetën e një njeriu. Por, duke qenë shitëse, në kontakt të përditshëm me blerësit vendas; ajo e ndjen në shpirt ftohtësinë e tyre, përçmimin therës, e ndjen në shpirt se ata e shohin nga lart, me mëshirë, dhe brenda kësaj mëshire vajza ndjen notat e përbuzjes. Dhe, jo vetëm ajo, por shumica dërmuese e shqiptarëve si ajo, që rropaten në dallgët e jetës në mërgim. Atëherë, në zemrën e autores rritet embrioni i një mendimi të rëndë, por të vërtetë: “Atje, në vendin tim isha dikushi, kurse këtu nuk jam askushi!” Ndaj dhe malli rritet, bëhet mal, një mal i rëndë që shpërthen në poezi.

Mall dhe brengë, dashuri dhe pikëllim. Ja, kjo është tema e poezive në këtë libër. Nuk ka urrejtje, mllef, politikë, mallkim, përbetime ogurzeza. Asgjë e tillë në poezitë e saj. Bile, edhe në disa poezi ë zemra ia ka thënë t’i shkruaj në italisht, kur u drejtohet italianëve, nuk ka urrejtje, nuk ka revoltë apo moralizim patetik, nacionalist. Jo, ka vetëm përgjigje që u jep njerëzve, qyetit, vendit ku jeton: “Sono come te!”. Jam si ti, i thotë çdo njërit që e vështron nga lart-poshtë. Dhe përgjigja e saj është ajo që dëshiron të thotë çdo emigrant. “Mos më përbuz, jeto dhe më ler të jetoj, sepse edhe unë jam një qenie njerëzore, kam zemër, kam një prejardhje, kam një kulturë dhe një traditë njerëzore jo më të vogël se tënden. Pra jam si ti. Më prano si të tillë!”

Poezitë janë të thjeshta, pa ojna e zbukurime, mendime që dalin nga shpirti dhe ashtu siç dalin shkruhen. Dhe çdonjëra prej tyre pikon mall, një mall që merr flatra dhe të dërgon në vendlindje. Që të çmallesh. Një mall që të bën të ëndërrosh parajsën.

Por, atë, parajsën duhet ta meritosh. Edhe në mërgim.

Fadil Kraja

Mark Mrizi, akuzë kundër terrorizmit në Kosovë

UÇK-ja ka qenë një ndër bazat ku mjaft terroristë janë grupuar në të gjatë kohës së luftës në Kosovë. Duket se edhe segmente të besuara të Osama Bin Ladenit, janë stërvitur, bile edhe kanë kryer misione nën “autoritetin” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vizita e ditëve të fundit në Beograd, Podgoricë, Shkup e Mal të Zi e Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte, si dhe lajmi për arrestimin nga policia ndërkombëtare e dy personave të kërkuar nga Haga për krime lufte nën “autoritetin” e luftëtarëve të UÇK-së, si dhe procesi gjyqësor kundër katër ish pjestarëve të UÇK-së të zonës së Llapit, që po zhvillohet në Prishtinë, mes të cilëve edhe ish komandanti i UÇK-së Rustem Mustafa, i njohur me emrin e luftës “Komandant Remi”, flasin për një listë që gjatë që do përballen me drejtësinë, duke zbardhur ndoshta një pjesë të krimeve në Kosovë e ndoshta edhe më gjerë, në Ballkan. Gazeta jonë në vazhdimësi ka dhënë ndihmesën e saj në zbardhjen e fakteve, ku kësaj here një akuzë është edhe Mark Mrizi nga fshati Bajgore Mitrovicë. Gjatë luftës në Kosovë atij i bëhet thirrje për t’u rreshtuar në radhët e UÇK-së, por nga informacionet që grumbulluam atje ng burimet tona të besueshme, Mark Mrizi kishte qenë i terrorizuar nga masakrat që kish parë, ndaj nuk kish pranuar të luftojë. Ai kish parë me sytë e tij vrasje makabre nga UÇK-ja, veçmas të katolikëve. Dhe si i tillë, ai është larguar që aso kohe nga vendlindja dhe sot burimet e informacionit nuk i dinin adresë. Gjatë kohës së luftës, milicia serbe i kish vrarë me armë zjarri babën Fran Mrizi dhe i kish plagosur motrën e madhe Drane Mrizi, ku i është këputur këmba. Pak e ngatërruar bëhet çështja kur mëson se edhe para vrasjes, Fran Mrizi kish patur kërcënata edhe nga UÇK-ja, pasi sipas tyre, meqë ka qenë komunist, mund të ishte spiun i serbëve.

Megjithatë këtu kemi të bëjmë me tre probleme: 1- Të zbuloheshin kriminelët dhe të shkonin pranë drejtësisë; 2- T’u krijohej një siguri të afërmve të Mark Mrizit për të mos iu cënuar jeta nga terroristët; 3- Të vendoset normalitet në Kosovë dhe të minimizohet terrorizmi, ku Marku dhe shumë të tjerë të mos jenë persona të kërkuar, aq më tepër kur janë njerëz të mirë dhe pa probleme.

Sokol Pepushaj

Shqipëria mes demokracisë e anarshisë

Tranzicioni ka sjellë skena shumë të zymta. Ndeshja mes të resë e të vjetrës, mes demokratëve e komunistëve anarshistë, ka bërë të pushkatohen mijëra shqiptarë të pafajshëm. Madje në ditët e fundit anarshistët e parlamentit qëlluan me grushte gjatë një fjalimi të liderit demokrat Sali Berisha, deputetët Edi Paloka e Azgan Haklaj, duke reflektuar publikisht dhunë shtazarake edhe në kupolën e legjislativit. Tërë demokratët shqiptarë janë sot të kërcënuar, ndërsa veprimtarët janë të kërcënuar seriozisht me jetën. I tillë është edhe intelektuali Mehdi Teofik Qehaja, anëtar dhe veprimtar i PD-së që në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri. Ai kish krijuar e organizuar grupet nismëtare për përmbysjen e diktaturës, për largimin nga horizonti shqiptar të dhunës e padrejtësisë. Për disa kohë, në fillim të vitit 1997 Mehdi Qehaja ka qenë anëtar i kryesisë së partisë demokratike dega Shkodër, ku ka investuar intelektualizëm dhe guxim deri në zgjedhjet e 29 qershorit të atij viti, ku bandat e socialkomunistëve pasi shpërthyen depot e armatimit në tërë Shqipërinë, me revolucionin bolshevik uzurpuan pushtetin, të cilin padrejtësisht e kanë edhe sot. Demokrati Mehdi Qehaja është shquar edhe në zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë të 24 qershorit 2001, ku ka dhënë kontribut në stafin e kandidatit për depuet Mark Krroqi. Në atë zonë është përdorur dhunë dhe mandatin e mori socialisti Lekë Çukaj. Gjithsesi, sot demokrati Mehdi Qehaja ka jetën të rrezikuar. Ai është kërcënuar shumë herë me eleminim fizik, por fati e Perëndia kanë qenë me të. Ai sot nuk ka as adresë nga frika e anarshistëve.

Ja pra, me probleme të tilla është sot Shqipëria. Me trauma të tilla po përshkohet rruga mes demokracisë e anarshisë.

Albert Vataj

Përse u detyrua të largohet nga Shqipëria Genc Selmani, bashkëpunëtor i ngushtë i Azem Hajdarit?

Një tjetër shqiptar, një tjetër demokrat i flakt, një tjetër viktimë e terrorit, shënohet sot në analet e të pavarurës “Shqipëria Etnike”. Është demokrati i njohur Genc Selmani, lindur në qytetin antikomunist të Shkodrës më 08. 09. 1964. Ai, siç edhe po e prezantojmë në fotografi ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Azem Hajdarit të vrarë nga komunistët para selisë së PD-së në Tiranë në buzëmbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

Pas disa suvestigimeve tona na thanë se Genci ndodhet i fshehur bashkë me familjen në Mal të Zi. Por atje mësuam se kishte qëndruar që nga dhjetori i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2002. Mëpastaj nuk i dihet vendndodhja. Kjo kish ndodhur pasi demokrati në fjalë ka patur kërcënime për ta eleminuar, si mikun e tij Azemin. Komunistët nuk e kanë për gjë të vrasin, të dhunojnë, të bëjnë korrupsion, kontrabandë, diferencime të hapura politike. Se nuk i ka duruar këto, Genc Selmani është që në fillim të proceseve demokratike një antikomunist i flaktë, ku ka investuar shumë. Doni fakte? Ja, ai ka qenë antar i kryesisë së Shoqatës Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”. Duke qenë se rrjedh nga një familje antikomuniste, i ati Hyseni, në vitin 1955 është dënuar me 10 vjet burg politik. Pastaj internimi, konfiskim i pasurisë, lidhja me familjen e Kazazëve nga ka të shoqen, apo shumë larg, viti 1946, kur gjyshi i tij është pushkatuar si pjesëmarrës në luftën e Postrribës, janë përsëri fakte që normalisht komunistëve u tingëllojnë keq. Genci është dalluar në demonstratat e 14 janarit 1990, 16 qershorit 1990, 13 dhjetorit 1990, 2 prillit 1991, ku edhe u dhunua nga segmente të errëta të sigurimit famëzi të shtetit fashist. Më 1991 Genci kish krijuar Sindikatën e Pavarur në ndërmarrjen Lëkurë-këpuca Shkodër. Veprimtaria demokratike e dendur, është bërë shumë herë shkak për kërcënime me jetën. Në vitin 1997, në ato trazira që do mbesin për shumë kohë si shirit i zi në pamjen shqiptare, ky demokrat kish kërkuar vullnetarisht të angazhohet në forcat e armatosura për të ruajtur institucionet demokratike. Është shquar në revoltën e qytetit të Vlorës dhe në ruajtjen e presidencës shqiptare. Ditën e varrimit të deputetit Hajdari më 14 shtator 1998 demokrati Selmani kish organizuar mbrojtjen e personaliteteve të spektrit të djathtë politik shqiptar. Pas varrimit e pret dhunimi e arrestimi. Prova shteti fashist nuk kishte, ndaj edhe lirohet, por kërcënatat i rriten nga socialistët, bijtë e etërve diktatorë. Në vitin 2000 iu vunë gjoba nga banditë të panjohur me anë të letrave. Iu gjuajt mëpastaj me snajper banesa. Por e keqja nuk mbaron këtu. Meqë shteti jo vetëm nuk i mbron demokratët, por i terrorizon, në shkurt të vitit 2002, axha i Gencit, i quajtur Sabri Selmani, vret një hajdut, një grabitë në oborr të shtëpisë së tij, pasi duhej të vetmbrohej para se t’i përdhunonin, grabisnin, ndoshta edhe vrisnin. Kështu Selmani sipas kanunit shqiptar duhej edhe të ngujohej. Prandaj u largua nga vendlindja, se jeta i rrezikohet.

Vasel Gilaj

Shkelje të rënda ligjore në shërbimin shëndetësor në Shkodër

Edhe pse nga qeveria miratohet një seri vendimesh të rëndësishme në paketën e akteve ligjore, për përmirësimin e shërbimit mjekësor, ende ky institucion i shërbimit mjekësor është korruptiv. Dhe shkeljet fillojnë qysh nga Ministria e Shëndetësisë, dhe pse jo, edhe nga vetë Ministri, ku lejon dhe bashkëpunon me shkelësit e ligjit, në këtë institucion. Pothuajse i gjithë personeli mjekësor në Tiranë është i dypunësuar, pasi mjekët e specialiteteve të ndryshme, nëpër spitalet e Tiranës, kanë klinika shumë mondane, me aparatura nga më modernet, që mund të konkurojnë pa frikë edhe me klinikat më të mira private, si në Itali, Greqi, Turqi. Kush i ka provuar këto shërbime, ka provuar dhe shijet e hidhura të çmimeve të kripura në to. Dhe të gjitha këto komoditete profesionale, këta mjekë i posedojnë, duke shkelur mbi ndjenjën humane njerëzore, duke abuzuar dhe shfrytëzuar njerëzit e sëmurë. Megjithatë t’i largohemi Tiranës, pasi aty prodhohet dhe fabrikohet shkelja dhe korrupsioni, edhe pse egziston qeverisja e një shteti Shurdh-Memec, që lufton të mundurin, sepse s’mundet të “luftoj” të pamundurin, pasi e ka mik të “shëndetit” për xhepin e tij. Le të qëndrojmë në një episod të kronikës shëndetësore në qytetin e Shkodrës, ku gjithnjë është shquar për një shërbim profesional e human ndaj njeriut në shëndetësi. Por tani për fatin e keq, të Kohës mistrece e të paqëndrueshme gjatë tranzicionit të çmendur në Shqipëri, edhe njerëzit që me pasion kanë veshur bluzën e bardhë, kanë humbur ekuilibrin e shpirtit njerëzor, dhe janë bërë “Relativ” me Kohën, duke e Konvertuar, Humanizmin me Antihumanizëm, Profesionalizmin me Paaftësi, Shërbimin mjeksor falas me  Abuzim dhe Ryshfete. E spjegojmë më popullorshe tabllonë sociale të emërtuar; Antitezë. Sa herë jemi ndeshur me këtë fenomen, dhe kemi shfryrëme veteveten, duke thënë: “O Zot na jep shëndet, mos pafsha as armikun në spital, se s’u mbushen kurrë xhepat e bulshijtë këtyre të pangopurve…”. E kanë fjalën për punonjësit e shëndetësisë, pasi Paraja i çnjerëzon si njerëz. Sa më shumë të fitosh, më i pangopur bëhesh. Dhe pikërisht kjo pangopje ndodh në shërbimin shëndetësor edhe në Shkodër, sidomos në sektorin e specialistëve të shërbimit shëndetësor, si; Okulistik, Stomatologji, Farmaceutik. (Pa llogaritur abuzimet në Kirurgji, Obstetri-Gjinekologji, edhe në shërbimet spitalore, që po s’pagove para nëndorë, që nga infermieria e deri tek mjeku (paradhënie) s’të kap kush me dorë… Prandaj për këtë situatë “të prodhuar” qytetarët tashmë janë “disiplinuar” dhe kanë fituar “kulturën” e kërkuar për shërbimet mjekësore. Për një gjë është e sigurtë, ata që kanë para, do shërohen, ata, që s’kanë para ta bëjnë mirë llogarinë kur të sëmuren dhe nëse duan të shpëtojnë jetën e tyre, të shesin ç’ka kanë gjëra me vlerë, e nëse jo, s’ka asgjë të keqe të shesin edhe shtëpitë. “Jeta e njeriut është pasuria më e madh”, ka thënë ish komandanti legjendar i popullit shqiptar, Enver Hoxha. E, pra ju qytetarë në qytet dhe sidomos ju në zonat rurale që sëmureni më shumë, mos u sëmurni, që të ruani shtëpitë tuaja, nga “privatizimi” i shërbimit mjekësor… Ndoshta duket qesharak ky fakt, por ka ndodhur me të vërtetë, kjo paturpësi nga mjekësia jonë. Megjithatë s’dua të ndalem në raste të veçanta, edhe me emra po të doni, se fakte të gjalla kam arkivuar pranë redaksisë së gazetës nga qytetarë të ndryshëm, me identitet të konfirmuar për të tilla marrveshje të turpshme antinjerëzore, antihumane të mjekëve tanë, por dua që problemin ta trajtojmë parimisht dhe praktikisht në Paligjshmërinë e aktivitetit të dy punësimit në sektorin e shëndetësisë, në Shkodër.

      P.sh. në sektorin e Okulistikës. Mungesat e energjisë elektrike, këto vitet e fundit, kanë shtuar numrin e pacientëve nga miopia, (të “infektuar” nga errësira). Dhe nëse shkojnë për të bërë vizitë tek mjeku në spital ose në poliklinikë, specialisti, nuk të jep dot një recetë fikse, se çfarë numri do të përdorësh gjyslykët, pa bërë një vizitë në klinikat private që i kanë nëpër shtëpitë e tyre. Kështu ndodh edhe me mjekun Astrit Beci i cili fatkeqësisht është edhe Drejtori i Spitalit Civil në Shkodër.

      Dihet që i lejohet aktiviteti i dy punësimit në shëndetësi, vetëm mjekëve me tituj apo grda shkencore. Megjithëse këtu në Shqipëri këto 12 vjetët e fundit janë dhënë tituj e grada me tonelata, por në shëndetësi kanë qenë shumë të kufizuara, prandaj na vjen keq që s’ka shumë të tillë…

      Në sektorin e Stomatologjisë. Edhe këtu ka shkelje ligjore. Në këtë sektor, u liçensuan shumë stomatolog, morën liçensa edhe ndihmësmjekë, (mjerë ata pacientë që ranë në dorë të tyre). Shumë zhurmë u bë atëherë me shumë mjek i larguan nga klinika qëndrore. Megjithatë tashmë të gjithë janë rregulluar mirë, edhe pse punojnë, me dhe pa cilësi. Punë e madhe, se mos ka shtet që të kontrollojë punën e tyre, dhe të dëgjojë ankesat e qytetarëve. Por një gjë të bie në sy, shërbimi stomatologjik i fëmijëve, nga mosha 1-14 vjeç që pothuaj në Klinikë nuk funksionon fare. E di që ekziston një shërbim dy turnesh për fëmijë të mitur, por aty shërbehet me lekë. 2000 lek është pagesa e heqjes së dhëmbit të rriturit, 2000 lek do të paguash edhe për fëminë dy vjeç. Për mbushje s’bëhet fjalë, por vetëm gjen fjalët e ngrohta të mjekes, që thotë, – s’kena material, bjere fëminë në klinikën time private. Dhe kështu këta mjekë marrin rrogën e shtetit, pensionin për nesër, sigurojnë edhe pacientët për në shtëpi. S’ke ç’i bën të dashur lexues. Kështu e ka profesioni, pse i thonë mjek. Por të paktën këtu paguan dhe heq dhëmbin, ose e mbush, po s’pate lek i len krejt, por s’ke ç’i bën kur shkon në Farmaci, paguan një grusht lekë dhe ilaçet s’të bëjnë efekt. Po si do të bëjnë ato të shkreta efekt, kur pjesa më e madhe janë të skaduara. S’ke ç’i bën, s’ka kush t’i kontrollojë. Janë bërë mjekë farmacistë, infermierë, apo pastrues spitalesh. Ata të shkretë meqë kishin para, ta kishin blerë edhe një dipllomë fallco, të paktën, që mos të qerasin majmë policinë tatimore, që janë shumë të butë me shkelësit e ligjit. Mjafton një bakshish në dorë dhe bëhen “miq” bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtorë në shkelje të ligjit. E kush po pyet për ligje sot, ato i shkelin edhe vetë drejtuesit e institucioneve shëndetsore. Janë patholog, bëhen gjinokolog, (edhe pse s’kanë diplomë) mjafton të hypin në një karrige zyre. Si p.sh. Mjekja Vera Belinova, me specialitet pathologe (dikur mjeke ndërmarrjeje) më vonë u rrit diçka në detyrë, hapi një klinikë private në shtëpi, dhe s’ka nevojë për diplomë, se Egoja, t’i tregon të gjitha elementet që ka në barkun femëror.

      E kështu të nderuar miq të gazetës “Shqipëria Etnike” e përfundojmë këtë episod kronike, të shkrojtur ca me humor, për të vërtetat që na shqetësojnë në jetën e përditshme në këtë sektor me shpresën se dikush do ta marri seriozisht inisiativën për të ndryshuar rrënjësisht këtë institucion kaq të rëndësishëm për shërbimin mjekësor të njeriut.

Fatime Kulli

Qeveria socialiste në Shqipëri punon me moton: Korrupsion + Seks

Po formohet Partia Socialiste Reformatore në Shqipëri.

Në regjistrin e fëlliqur të historisë politike shqiptare, zhgarravitet pluralizmi në Shqipëri.

Në këtë periudhë tranzicionin në Shqipëri, Partitë politike lulëzojnë si këpurdhat pas shiut, duke u bërë kundërshtarë të fortë edhe brenda klanit të tyre. Në emër të alternativave të reja, copëtohen si me magji, në grupime të vogla, mjafton një grindje banale për prishje interesash, (e thënë ndryshe mospajtim idealesh dhe vrapim drejt “mëkatit” Korrupsion). Dita e hutuar, na përshëndet me një Parti të Re, ndër “duar”. S’është ndonjë habi e madhe, se kemi kohë që në regjistrin e fëlliqur të historisë politike shqiptare zhgarravitet pluralizmi në Shqipëri. Nga eksperienca e suksesshme, kur Nëna më e re Demokrate lindi shumë fëmijë të llastuar, që kërkonin privilegje nga nëna e tyre, dhe shpesh herë e kanë sulmuar keq nënën e re Demokrate. E kanë quajtur si të vjetëruar. Megjithatë Nëna demokrate është shumë është shumë zemërmadhe. Edhe pse “prehërcopëzuar” i fton sërish në gjirin e saj, i jep edhe ndonjë Copë të madhe në Shtëpinë e Përrallave me Ujqër në Parlament.

Por Plaka e moshuar socialiste, nuk është aq tolerante, sa nëna demokrate. Vetëm një herë në historinë e saj, ka pranuar të ndërroj identitetin, dhe atëherë jo nga dëshira, por e imponuar nga domosdoshmëria ndikuese e Kohës së “tërbuar”. Dhe kështu nga një Plakë e Punës, u shndërruar në një Plakë Socialiste. Filloi të ndodhë mrekullia… Për tu moderuar, për të hyrë në familjen e madhe Europiane, ndërrio “Lukun” e vjetër, përdori të gjithë “grimin” saqë njerëzia filloi të besojë tek “Nënëmadhja”. Pasi dhe ajo filloi të mblidhte në “konak” “viktimat” e Nënës së re demokrate.”Nënëmadhja” i do dhe i respekton më shumë Ata që janë të këqij, që shkelin ligjet, dhe që janë të lidhur me inteligjencën mafioze. Dhe çfarëdo që thuhet nga “Komshinjtë” për familjen e saj, ajo asgjë s’beson, asgjë pranon. Sepse, të gjithë ata që punojnë, vjedhin, fallsifikojnë, kanë një Qëllim të caktuar sublim: Të sakrifikojnë për “Nënëmadhen”. Ndonjëherë, kur disa nga bijtë e saj “luajnë bishtin”, ajo përdor të gjithë arsenalin e “Autoritetit” të saj përreth, dhe i ndëshkon me masa “të rrepta” i ndërron postet, kolltuqet, kostumet, por kurrsesi nuk i largon nga Oxhaku i saj. Kurse për disa bij të padisiplinuar, që nuk investojnë ose kundërshtojnë “Nënëmadhen”, ajo merr masa administrative, dhe i fshin nga lista e “trungut familjar” pra nga Partia Socialiste. Megjithëse rastet ndëshkuese janë shumë të rralla, pasi në përgjithësi bijtë e saj, janë shumë të sinqertë. Kur gjinden keq, përplasin dhëmbët e intimitetit, saqë nxjerrin në shesh të burrave edhe Emrat e dashnoreve në prezencë të “nënëmadhes”. Por “nënëmadhja” është shumë e civilizuar, dhe nuk zemërohet me ta, se edhe ajo kur ishte në kohë të saj ka bërë aventura nga më të bukurat, që nga brigadierët e kooperativave, e deri tek “të paarritshmet”. Ju kujtohen besoj, si buçiste zëri në kuvend të burrave të shtetit… Prandaj “nënëmadhja” i pranon të gjithë bijtë e saj si imoral, si hajdut, si kriminel, vetëm e vetëm mos t’i largohet pasuria, që e ka fituar me shumë “sakrifica”.

Por Nëna e re Demokrate, s’i beson dot “sakrificat” e “nënëmadhes” se kur ishte ajo në vend të saj, u mundua ta imitoj atë, dhe bëri edhe ca gabime trashanike, pasi nuk u tregua shumë e “zgjuar”. Prandaj djali i madh i “nënëmadhes”, Fatos Nano, i tha djalit të vetëm, të nënës së re demokrate; – Unë s’bëj më gabime si ti. Unë bëj gabime të tjera. E kuptoni pra sa i zgjuar është ai?… Pse është i zgjuar mund të aderojë në listën e Bosave më të mëdhej të Europës. Mund t’ia kalojë edhe Berluskonit. Meqë ra fjala tek Berluskoni, a e dini si u bënë “miq” diplomatik Fatosi me Berluskonin? Agjensia e “thashethemeve” të medias, na informoi, se ata u lidhën me ndërhyrjen e “biznesmenit” më të fuqishëm në Durrës, djali i “nënëmadhes”, i cili është mik me Fatosin.

E kuptoni pra sa të lidhur janë me njëri-tjetrin bijtë e Partisë Socialiste, dhe sa shumë bëjnë për “familjen” e tyre të madhe.

E pra miqtë e mij, skllevërit e Kohës së politikës antikape, që po na gërryen përditë jetën tonë si Mola (që biron teshat), dhe s’marrim guximin qytetar të kërkojmë të drejtat më njerëzore, për të jetuar e punuar si qytetarë të denjë të Shqipërisë. Të kontestojmë me qytetari, qeverisjen e Partisë Socialiste, që “e pamposhtur” punon me moton:

Korrupsion + Seks

S’kemi si të jemi të lirë në Shqipëri, pasi politika këtu luhet me telekomandë. Por ka disa socialistë, të zhgënjyer nga zhvillimi i politikës së Partisë Socialiste, që nuk pranojnë ta suportojnë këtë realitet të hidhur e vrastar në kurriz të Shqiptarëve. Ata të idealizuar drejt progresit në politikë, kanë marrë inisiativën të formojnë Partinë Socialiste Reformatore në Shqipëri. Dhe sipas burimeve tona, kjo lëvizje reformatore socialiste ka filluar në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës e Kukës. Kemi 12 vjet, që shohim dhe ndjejmë pjelljen e partive të vogla, nga “nënat” e tyre, të cilat mundohen të “kafshojnë” në “thelat” e mbetura… por nga “nënëmadhja” është hera e parë që ndodh një sfidë e tillë. Por kësaj here të shpresojmë se një frymë e re, një alternativë e re do të shfaqet së shpejti në politikën shqiptare, brënda mosbesueshmërisë të vet bijëve të Plakës së vjetër Socialiste.

Fatime Kulli

Historiku i Dioqezës së Sapës

Lokaliteti i Sapës

Qyteti i Sapës, të cillit në kohë të Hahn-it i u diftote vendi nder rranxat e Malit të Shë Mëhillit, e qi në nji pershkrim të vjetit 1685 thohet se zatetëte per brî malit të Shën Ejllit (alla consta del monte detto S. Angelo), ku atëherë i u shifëshin disá teprica të pakëta muresh (Vetigi delle sole muraglie della città di Sappa), 1) me shum giasë, edhe mbas gojëdhanet, dán se âsht kenë ndermjet Malit të Shë Mëhillit e Malit të Shën Ejllit, n’atë fushore qi i thonë Fusha Frange, tu Guri i Sumës, në Tanushe e sidomos në lagjen e Bardhej, ku âsht sod ipeshkëvija.

Don vû n’oroe se, sadò qi mali i Shë Mëhillit e Mali i Shën Ejllit nuk janë dy male por nji, edhe sod nenshatësit i dájnë me këta dy emna: e mali i Shë Mëhillit thirret aj krah ku âsht kisha e Shë Mëhillit, mali i Shën Ejllit krahi tjetër, ku thonë se në mâje ká kenë kisha e Shën Ejllit, e sod s’ká mbetë veç nji eltèr e ndonji shêj murit. Kjo máje, n’anë prej Hajmelit, emnohet Shita e Hajmelit, pse pak nen tê kâ nji rrshqitë. Kuer shita lahet, në vèr, krejt prej diellit, atëherë âsht pika e mjesditës, thonë katundarët.

Kalxon gojëdhana se tu kisha e Shën Ejllit âsht kenë thanë dikuer Mesha të Djellën e Rrëshajvet me pangjyr të madh. Këndej Zadrimësit të Djellën e Rrëshajvet e thrrasin E Djella e Shën Ejllit.

Ipeshkëvija

Ipeshkëvija e Sapës ka kenë n’n parë tu Kisha katedrale e Shë Mëhillit, ku shifen edhe sod disá germadha. Në ketë kishë kje thanë mesha, kà kund 50 vjett e para, diten e kremtes së këtij Arkêjell. Kjo kishë kà kenë motit edhe famullitare, perse në tê, deri sa si e pat rrenue nji pjesë Turku, pak para ipeshkëvit Gjergj Palma (1583) thohej mesha e bâheshin funkcjonet. Këtu kanë kenë edhe vorret e famullís së Nenshatit, ku mâ i mbrami Skarramani, deri vonë, kund sod 40 vjett, i ka njitë e shtî në dhè të dekunt e vett.

Prej këndej selija ipeshkënore nguli në Shkrep të Nenshatit, brî kishet të Shë Gjergjit, e cilla qyshë me kohë kà mbetë kishë katedrale e famullitare.

Së mbrami, ipeshkev Severini e shpernguli edhe nji herë ipeshkëvijn, e per rreth vjetit 1860 e nguli ku âsht sod, në rranzë të Malit të Shë Mëhillit, ku pat kenë lagja e Bardhaj.

Kjo lagje, kallxon gojëdhana, pat kenë dikuer 30 shpí: patëne kenë kapë me shoqishojnë per nji gjel qi shkote e bite me kullotë në kopshtë të njaj shoqit, u vranë e u rrenuene, e njenës asosh i mbeti mbiemni Cep prejsè u vrane per nji cep gjelit. Këta janë Cepajt sod në Shkoder. Në kohen e Severinit në lagje të Bardhaj nuk kishin mbetë veç 7 shpija, të cillat i shitëne vendin e trojet e veta këtij ipeshkev per ngrehjen e selís ipeshkëvnore.

Prej lagjes së Bardhaj kà edhe sod ndonji shpí në lagje të Sumaj e Bicaj të Nenshatit, ashtu edhe në Giader, por mbiemnin Bardhaj nuk e kanë. – Gjithashtu Bardhaj ndodhen edhe në Gashë, në Toplanë, në Shllak, në Buzhalë të Pukës e në Pej (Begollajt e Pejës). Por pse perpiqen në nji mbiêmen nuk don me thanë se janë të gjith nji fisit, mbassi emni Bardh âsht emen nierit në Shqipní e kà mujtë m’e pasë si nji si nji tjeter qi kà ngulë trungun.

Popullsí, famullina, kufî

I herëshmi qytet i Sapës, âsht zhdukë, por selija ipeshkëvnore e Sapes njehë sod nen veti 16.234 katolikë me 22 famullina, due me thanë 9 në Pukë: Dush, Këçirë, Qelëz, Koman, Iballe, Berishë, Kryesí, Dardhë, Firë; 13 në Zadrimë: Laç, Naraç, hajmel, Nenshat, Troshan, Blinisht, Kodhel, Giader, Dajç, Babë, Pistull, Pleshë (Shkjezë).

Nder famullina të Pukës trí janë të sundueme prej Etenve françiskanë (Berishë, Iballe, Firë), si edhe famullija e Troshanit në Zadrimë; tjerat të gjitha prej famullitarëve shekullarë të dieçezit. Kodheli administrohet prej famullitarit të Nenshatit, Plesha prej atij të Pistullit.

Në Troshan âsht edhe kuvendi i françiskanëvet, në Nenshat aj i Stigmatinevet.

Dekanate në dieçez janë dy: nji në Dajç, per fushë të Zadrimës e nji në Qelëz, per krahinen e Pukës.

Selija ipeshkëvnore nodhet, si gjith-herë në Nenshat, ku dikuer qyteti i Sapës.

Statistika ma e herëshmja qi dihet deri më sot âsht ajo e Shtjefen Gasparit, Visitator Apostulik (1671), prej së cillës permblidhet se dieçezi i Sapës m’atë vjetë numrote 1075 shpija me 9226 katolikë.

Vjen mandej ajo e Emz. Borçit (1832, 1834), qi e qet dieçezin me 2024 shpija katolike e 15.492 frymë.

Së mbramit statistika e Emz. Nevianit 1893, qi numron 17.550 frymë.

Nuk âsht nevoje të paraqesim statistika të tjera mâ të vone, kuerse qitëme në krye atê tê mbramen të sodshmen.

Tue krahazue statistiken e sodshme me atê të Nevianit, bjen në sŷ se popullsija e Sapës, jo veç se nuk kenëka në shtesë, por në mungesë të madhe. Shka nuk âsht e vërtetë, kuer të vêhet n’oroe se statistika e sòdshme nuk pershín Gryken e Giadrit, Shllakun e Mazrekun, qi mbas Nevianit i kjene shkputë këtij dieçez, si ká m’u pá mâ poshtë, e qi në kohen e Nevianit i perbâshin nji popullsí permbledhëse prej 1213 frymësh.

Per kah kufîjt dieçezi i Sapës, me nji syperfaqe km2 1270, sod ká per kufî të natyrëshem, kah veriprendimi lumin e Drinit; kah lindja-Jugu dieçezin e Mireditës e atè të Leshës.

Âsht e dijtun se rrethi i dieçezit në themelimin e vet nuk mujt me kenë ky i sodshmi, por kje nji rreth shum i vogel; mjeft me thanë se n’ato kohëna pat kenë themelue edhe dieçezi i Dêjës, e shum mâ jetik se këta të dy pat kenë ipeshkëvija e qytetit të Sardës.

Sarda

Posicjon

“Dý orë prej Shkodret, n’e shmâjten e Drinit, në nji gadishull të krepisun e të rrethuem në të trija anët prej atij lumit, gjinden germadhat e njaj qyteti me kështjel. Dájn edhe sod tepricat e njajë kullës katranëshe mbî múr të qytetit, dera e kështjelit e rrenoje kishënash; të gjitha nji puneset trashamane e të pá stolí.”2)

Kjo kje Sarda me selí ipeshkëvnore nen argjipeshkëvijn e Tivarit, ajo Sarda, Civitas perantiqua, e njoftun edhe prej geografëve të herëshem e qi nji shoqe n’emen të vet e ká n’Azí të Vogel, në provincje të Lydies, prej kah, kallxon Herodoti I, 94, patëne dalë Etruskët.

“Posicioni i Vjerdhës – shkruen P. Domenik Pasi S. J. (1893) – do të jetë kenë dikuer i bukur tejèt. Vû mbí kodra të hijëshme, tânë hardhija dy kilometrash gjanë e gjashtë giatë, e lagun prej Drinit qi i u sillëte rrokull per fund kodrave të grehuna per báll katundit. Në skâj të fushës, para se me hîe në tê, Drini pershkruen nji gjysë rrethit, tue rrëshqitë leht fundit të njaj malit të vogel e të hijëshme tejèt, qi prej verit kah veri-lindja ngrehet thik mbí lum e trajton nji kalá natyrore të páçasëshme; kah prendimi e jugu ulet leht e leht deri tu fusha e kandëshme; kah jug-prendimi me vargun e kodrave qi rreshtohen brî Drinit. Mbí at malth ngrehej qyteti tejèt-jetik i Sardës, i permendun prej Stefanit, Tolomeut e Plinit… Tesh prej qytetit të Sardës s’kanë mbetë veç pak shêje. Mbí nji të trete të së perpjetes së malit, sidomos kah mjesdita e prendimi, i shifen muret e rrenueme; âsht në kambë gjithnji nji derë qi qet kah mjesdita. Shifen tepricat e kater kishëvet. Kathedraleja, kushtue të Lèmit të Mërijs, nodhet e paprishme, por dán se i âsht ken rindertue nji pjesë: âsht e giatë 19 metra e e gjanë porsá 4.50; s’ka veç kater muret e pullasin gurit; i mungon shtroja, e permbrenda perdoret per vorrezë; permbî derë ká nji rrasë të shkrueme, por qi, çartë prej motit, s’mund të lexohet. Nen kishë të Zojës ká kenë ajo e Shë Pjetrit, së cillës s’i ká mbetë veç gunga me dý grima muresh në njenen anë e në tjetren. Prej germadhave mund të mendohet se do të jetë kenë mâ e ngushtë se katedralja (e prá kjo nuk ká veçse kater metra e gjysë gjanësí); âsht mâ e shkurtë, por mâ e bukur. Gjithnji mâ poshtë, kah prendimi, ngrehej kisha e vocer, me shka dán, e të Pátajvet (t’mytve thonë vendasit). I ká mbetë gunga e nji copë e giatë murit t’anës kah veri, prej kah hetohet se do t’jetë kenë mâ e vogel se kisha e Shë Pjetrit. Në jug-lindje të sajë, aty ku kodra e qytetit lidhet me kodra tjera, shifen tepricat e njajë kishe së tjeter të vocer, qi thonë se ká kenë e kushtueme Shë Nkollit. Në máje të malit gjindet nji copë múr i rrenuem, porsi nji kambë murit shum e naltë, e aty thonë se ká kenë kisha e Shejtes Triní. Kah prendimi, nji urë mbí Drî, bashkote kodren me mal të Mazrekut. Qyteti i Sardës kje rrenue në kohen e pushtimit Ottoman, e deri në këta vjett e mbrame kishin mbetë atje nalt trí shpija; por tesh nuk âsht mâ kurrnji. Katundi i Vjerdhës, edhe mbas pushtimit Turk, kje per shum kohë nji vend i këndaqëshem; por sod 33 vjett Drini, tue shperthye në 24 orë, e shkatrroi gjith atë fushë të bukur, i a mori dhèt me veti e mbloj në gur e në záll; q’atëherë e mbrapa ajo i paraqitet të pámit porsi nji âmë prronit, qi në kohëna të shijnavet, mblohet persrí me ranë…”3)

Dom Gasper Gurakuqi

Tragjedia e 4 shkurtit: Kishin dështuar në biznes

Lavdimir Prekaj, i anëtarësuar në PD që nga 20 dhjetori 1998, është kërcënuar me eliminim fizik nga segmente të shtetit diktatorial. Komunistët që fatkeqësisht janë në pushtet, që më 1997 kur morën pushtetin me armë e tanke, kanë pushkatuar rreth 2550 demokratë. Edhe Lavdimir Prekaj do ishte viktimë e eliminimit, po të mos kish marrë udhët për diku në perëndim. Por ajo që e vë shumë në rrezik jetën e Lavdimirit dhe fisit Prekaj është tragjedia e para pak ditëve, pikërisht e datës 4 shkurt. Atë mëngjes, axha i Lavdimirit, i quajtur Gjeto Prekaj, ka vrarë me armë zjarri Mark Nicajn. Sipas policisë, Prekaj dhe Nicaj kishin një biznes të përbashkët që prej pranverës së vitit të kaluar. Kishin nënshkruar një kontratë biznesi me një fabrikë salce në qytetin e Shkodrës. Fabrika do furnizohej me domate sipas kontratës ligjore. Gjeto Prekaj dhe viktima Mark Nicaj punësuan punëtorët dhe mbodhën sasi të konsiderueshme domatesh në ara. Punëtorët, sipas hetimeve, janë paguar normalisht. Prekaj merrej me dokumentacionin, viktima Nicaj me pagesën e punonjësve. Por në vjeshtë, kur kontrata u mbyll me fabrikën e salcës, biznesi i tyre doli me shumë humbje. Kështu Mark Nicaj akuzon Gjeto Prekajn se gjoja ka abuzuar me paratë. Që aty e ka zanafillën ngatërresa që përfundoi në vrasje. Gjeto Prekaj i kish shpjeguar se edhe ai kish humbur të njëjtën shumë parashë, por Marku i kish dhënë ultimatum: “ose dua paratë e mia deri në dhjetor (pra vitin e kaluar), ose më ke gjakun borxh”. Edhe një përpjekje e bërë në nëntorin e vitit të kaluar nga pleqtë e fshatit nuk ka dhënë rezultat pajtimi. Gjeto Prekaj s’ka mundur t’i grumbullojë paratë për t’ia dhënë, sipas kushtit, ndaj mëngjesin e 4 shkurtit viktima Nicaj ka marrë pushkën e ka shkuar të hakmerret. Pasi ka gjetur Gjeto Prekajn duke lëshuar delet nga kasollja e vet, ky i fundit e ka diktuar dhe është fshehur, ka dalë vëllai i tij, Ndreka dhe i ka bërtitur, Gjeto, ku je. Gjetoja që ish futur në kasolle, kur ka dalë, ka qëlluar mbi Mark Nicën, pasi kish menduar se po i vret vëllain. Gjithsesi, është bërë përpjekje për ta çuar në spital, por viktima kish humbur jetën. Është hapur një gjak ku hakmarrja tashmë nuk dihet ku e ka fundin. Fisi Nicaj nuk ka pranuar në varrim fisin Prekaj në Malësi të Madhe, zonë kjo e njohur për traditat fort të egra të gjakmarrjes. Përpjekjet për pajtim s’kanë asnjë sukses. Ligjet mungojnë, ndërsa sipas kanunit dy fiset janë në gjak. Është paradoks që një lagje në Shkodër, quhet lagjja e gjakut, pasi shumë vrasës janë strehuar atje dhe vetëmbrohen me armatim, si në lashtësi. Gjithsesi, vrasjet ndodhin gati përditë. Është Kirasi, ose i ashtuquajturi “Livadhet”, vendi ku as shteti, as njerëzit nuk mund të qarkullojnë. Sidoqoftë fisi Prekaj, paçka se i pafajshëm, pret viktimën e radhës prej fisit Nicaj, pasi Kanuni i Lekë Dukagjinit ka autoritet dhe efektivitet mbi shtetin.

Vasel Gilaj

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu