Nr. 43 i gazetës në print

0
Kokaweb
Toleranca dhe pranimi i të vërtetës i mbetur në tentativë

Përballë shumë të vërtetave gjithmonë kemi promovuar atë që karakterizon llojin tonë, njeriun, mospranimin. Fillesat çdo “kacafytje” i ka tek në realitet me të cilin nuk kemi qenë dhe nuk ka pse të jemi ndonjëherë dakord. Konkretisht bëhet fjalë mbi injorimin që i është bërë drejtpërdrejtë dhe tërthorazi komunitetit katolik, kjo kryekëput antagoniste me bashkëjetesën harmonike që ka ekzistuar mes njerëzve. Me sa duket ashtu si në pjesën dërmuese të rasteve edhe për fenomenin në fjalë nuk përjashtohet mundësia e një viktimizimi nga e pranuara si fondamentale atë që njohim sipërfaqësisht. Beteja pa triumfator, nëse mund të pranohet si e tillë beteja mes zënkash me karakter religjioni ka origjinë të kahershme. Kjo kaherësi nuk mund të përputhet me mendësitë që në raport me kohën e shprehin një kontradiktë. Nuk ka asnjë shkak që të vazhdojmë të veshim petkat e vjetra, dhe këtë ta bëjmë për të plotësuar orekset e atyre që shfaqin simptoma të manisë së pretendimeve infinit. Ajo që konstatohet është pranimi i të qënit i përfshirë në betejë. Kjo bëhet më kërcënuese kur palët nuk hapin shteg bisedimeve, pas të cilave të finalizohet me një konkretizim. Nëse për të vërtetat që kanë qenë zanafilla e hapjes së këtij fronti duhej që ju  që u ankuat në instancat më të larta të shtetit shqiptar, të jeni dakord, atëherë si fazë vazhduese të kërkoheshin bisedime, shteg për tolerancë. Nëse në një komunë 99% e përfaqësuesve të administratës i përkasin besimit musliman, duke pohuar hapur injorimin e asaj pjese të komunitetit që i përket një besimi tjetër, fajin për këtë nuk duhet ta merrni ju, sikurse nuk mbetet e motivuar roli i avokatit mbrojtës që guxoni të merrni. Si rasti i mësipërm fatkeqësisht popullojnë shumë hierarkinë dhe koefiçientin numerik të përballjes komunitare. Por të pranosh të vërtetën nuk do të thotë se po bën herezi. Herezi është injorimi i saj, për më tepër rekrutimin në radhët e një ushtrie që kërkon të na e servirë atë si të gënjeshtërt. Rrugëtimi në këtë logjikë ka përfundim të padëshirueshëm për palët e përfshira, sikurse në këtë temperaturë ngroh dhe çel vezët ai skifter që do të çokasë përsëri pavetëdijen tonë, të cilën duhet ta pranojmë si vetëdije.

Duke mos e konsideruar si fundin e botës asnjë kapërcyell të jetës, sikurse edhe këtë, ndjehemi të detyruar të propozojmë atë që konsiston si më civile dhe më larg indoktrinimit. Jo nga shantazhet, por nga morali i shpirtit tolerant propozojmë paqe si zgjidhje, me kusht të njohjes së vërtetë përgjegjës të së cilës nuk janë palët e përfshira në këtë betejë. Shqipëria etnike në vetvete është jo vetëm një nocion, apo një shprehje gjeografike, siç e ka cituar Bismark, në kohën që ky vend u thërmua fizikisht për të vazhduar nga këto meskinitete dhe nga beteja pa fitimtarë, të thërmohet shpirtërisht. Toleranca nuk duhet kuptuar si nënshtrim, apo heqje dorë nga shpalosja e së vërtetës apo pranimi i fatales si fatlume. Për më tepër në rastin konkret, ajo që guxojmë t’ua ofrojmë si këshillë është se mbetet pozitive nga ju së pari që të mësoni të lexoni mirë, të karakterizoheni nga fryma e debatit dhe polemikës, të cilat kanë patur vend dhe do të kenë në faqet e gazetës “Shqipëria Etnike”. Nëse me daulle deklarative domosdo kërkoni të mbytni kushtrimin e fjalës që trajtohet si krim, ajo që ju sugjerojmë është se kjo nuk është “Eureka”. Zgjidhjet nuk duhet kërkuar tek palët që fermentojnë të tilla konflikte, sikurse nuk duhet hequr dorë nga fashitje më pak zhurmëmëdha që keni përzgjedhur ju. Kemi qenë këta, jemi këta dhe do të jemi. Zoti është një, për kë e kujtojmë ne veten, që të marrim përsipër ta ndajmë.

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

 

Drejtuar:

Presidentit të Republikës

Kryetarit të Kuvendit

Popullor

Kryetarit të Këshillit të

Ministrave

Tiranë

Ankesa origjinale e myftinisë së Shkodrës drejtuar Presidentit Moisiu, Kryeministrit Nano dhe kryeparlamentarit Pëllumbi, e marrë në njërën nga zyrat në fjalë.

Shpresojmë që herë tjetër të mos i shqetësoni, pasi ata kishin shumë punë për ta integruar Shqipërinë në strukturat Euroatlantike. Shpresojmë gjithashtu të jetë hera e fundit që detyrohemi të merremi me problemi të tilla, pasi të jeni të sigurt, më afër keni ne se ata ku jeni ku jeni ankuar, më shumë ju duam ne se sa ata.

Redaksia

Ne, përfaqësues të institucioneve, shoqatave dhe besimtarëve myslimanë të Shkodrës, të indinjuar nga artikujt e vazhdueshëm antiislamë të gazetës “Shqipëria etnike”, deklarojmë:

Drejtori I kësaj gazete Sokol Pepushaj, duke sulmuar fenë islame me shkrimin “Hakmarrja ndjenjë zemërimi” botuar në nr. 41, dt. 18/03/2003 arrin deri në përgojimin e Kur’anit të Shenjtë dhe profetit Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të!

Histeria antiislame e të “pavarurës periodike gjithë shqiptare”, fyen rëndë dinjitetin e myslimanëve shqiptarë, cenon unitetin e popullit tonë, lëkund tolerancën mes feve në vendin tonë.

Për ironi në kokën e gazetës shkruhet: “bashkimi shpirtëror i shqiptarëve”! Kemi bindjen se pas këtyre artikujve fshihen duar antikombëtare që veprojnë kundër interesave të Atdheut, jo për Shqipëri Etnike, por për Shqipëri të coptuar.

Kredoja antiislame e disa numrave të gazetës, shkel nenet 3, 10 dhe 24 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, ndërsa fyerjet e përdorura konsumojnë figurën e kundravajtjes penale apo të krimit, konform neneve 45, 119, 120 dhe 265 të Kodit Penal. Urrejtja për muslimanët që shfaq gazeta kundërshton programin e saj, vendimin e miratimit numër 2562/2001 të Gjykatës së Tiranës dhe ligjin e shtypit.

Propoganda antiislame e gazetës shkel Kartën e Parisit të vitit 1990, nënshkruar nga 34 shtete të Evropës, përfshirë Vatikanin, SHBA dhe Kanadaja dhe “Deklaratën për eleminimin e të gjitha formave të intolerancës dhe diskriminimit që mbështeten në fe ose bindje” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 1981 (nenet 1, 2 e 3 të saj).

Kujtojmë se sulmet ndaj muslimanëve shqiptarë filluan me ardhjen e demokracisë kur disa personalitete filluan të hedhin baltë mbi fenë islame në kundërshtim me ligjin.

Përmendim se në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, në kundërshtim me çdo normë e moral të vendit apo të huaj, u dëbuan disa vajza muslimane vetëm se mbanin shaminë-simbol i fesë muslimane, ndërkohë që vajzat lejohen të frekuentojnë shkollat me veshje të papërshtatshme apo të mbajnë simbole të krishtera.

Dhe shteti I së Drejtës akoma hesht!

Nën preteksin e luftës “antiterror” dëbohen nga vendi qytetarë të huaj vetëm pse vijnë nga vendet islame, kurse të ardhurit që vijnë nga vende të krishtera gëzojnë liri të pakufizuara! Dikë shqetëson edhe thirrja e altoparlantëve e xhamive!

Para pak kohësh publicisti Gejxh deklaroi në Korçë se: “në spitalin që do të ngrihet do të kurohen vetëm të krishterë”, duke diskriminuar kështu popullsinë muslimane, e në vend që ndaj tij të mbahej qëndrim, ai u prit me nderim në instancat e larta të shtetit! Të habit fakti që sapo Falaci, e harruar në Nev York, zhgarravit diçka kundër Islamit, drejtues të institucioneve shtetërore nguten ta përkthejnë e botojnë pa I peshuar fare pasojat.

Faqe gazetash mbushen për “terroristë islamikë”, kurse për ata veriirlandezë, baskë apo korsikanë kurrë nuk u përdor epiteti katolikë, ndërsa agresioni, genocidi I shtetit të Izraelit kundër popullsisë palestineze quhet konflikt!

Njëherë u guxua të bëhej humor me Papën, por Komisioni parlamentar për median detyroi drejtuesit e TVSH të kërkonin ndjesë publikisht, kurse Islami sulmohet çdo ditë dhe gjithçka kalon në heshtje.

Megjithatë asnjëherë muslimanët shqiptarë nuk I cënuan simbolet e feve të tjera, jo nga frika, por sepse I konsiderojnë të krishterët bashkëkombës e bashkëqytetarë, se kështu I urdhëron Kur’ani I Shenjtë dhe I mëson Tradita e Profetit Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të! U kujtojmë autorëve antiislamë se Oso Kuka ra trimërisht në Kullën e Vraninës bashkë me sherbëtorin e tij Pjetër më 1862, se Kupe Danja vrau dy ushtarë turq për të mbrojtur nderin e një bashkëqytetareje të krishterë, se dy familje në rrethinat e Shkodrës (njëra muslimane e tjetra e krishterë) I rivarrosën sëbashku eshtrat e djemve të tyre, sepse së bashku I kishte pushkatuar diktatura. Ne, muslimanët, duam harmoni me të krishterët siç kemi patur deri sa komunizmi, pjellë e mendjeve çifute, ardhur tek ne nga vende të krishtera, e ndaloi besimin!

Ne e duam demokracinë dhe respektojmë Shtetin e së Drejtës, por kërkojmë më shumë respekt e drejtësi e jo nëpërkëmbje e fyerje! I kërkojmë Presidentit si symbol i unitetit të Kombit, i kërkojmë Kuvendit si organi më i lartë i zgjedhur nga populli, i kërkojmë Qeverisë si organi më I lartë ekzektutiv, të ushtrojnë kompetencat e tyre, për zbatimin e Kushtetutës e ligjeve në rivendosjen e të drejtave dhunuar muslimanëve, për të parandaluar pasojat e qëndrimeve denigruese antiislame!

Dyshojmë se dikush grumbullon benzinë për t’i vënë edhe një zjarr Shqipërisë së lodhur, por organet drejtuese të shtetit I kanë mekanizmat e nevojshme për zbulimin dhe ndëshkimin e zjarrvënësve!

Ne besojmë që Shteti I së Drejtës do të veprojë në kohë dhe ndershmërisht!

 

1997-a, vit i zi në historinë shqiptare

Viti 1997 është padyshim viti më i zi në tërë historinë e Shqipërisë. Shpërthimi i depove të armatimit, anarshia, vrasjet për hakmarrje politike apo larje hesapesh të vjetra, etj., janë substanca që edhe sot po reflektohet si rrjedhojë e pafuqishmërisë së shtetit për të vendosur autoritetin e ligjit. Që aso kohe e deri tashti janë vrarë mbi 5000 shqiptarë, janë plagosur mijëra të tjerë dhe kanë marrë udhët pa udhë shumë e shumë. Organet e drejtësisë, siç po apelon përditë opozita, janë të korruptuara, shteti është i lidhur ngushtë me krimin. Pistat e hetimeve para se të hapen mbyllen dhe kriminelët shëtisin të lirë. Ja, në kryeqendrën e Veriut shqiptar, Shkodër, që ka qenë dhe është zona më e nxehtë e konflikteve me pasojë vdekjen, me kohë e me vakt, por edhe sot regjistrohen krime të tipit siçilian. Më 20 shtator të vitit 2001 në një lokal të Parrucës, dy persona me kallashnikov, sipas burimeve, kishin qëlluar mbi katër njerëz që po pinin kafe në punë të vet. Të vdekur Edmond Beqiri, 20 vjeç, Naim Beqiri, 39 vjeç dhe Shefik Kodra 39 vjeç. Kish shpëtuar Hysni Beqiri, efektiv i policisë, por iu vranë djali, vëllai dhe një shok. Burimet tona thonë se në shënjestër ishte Hysni Beqiri, pasi vrasësit në fjalë i kish arrestuar një javë para ngjarjes, të cilët një zot e di di kishin arritur të dalin. Hysni Beqiri ish detyruar të braktisë edhe punën si shumë të tjerë. Po në fakt gjashtë vitet e fundit që kanë si pikënisje vitin 1997, janë vrarë 213 policë në krye të detyrës. Kjo tregon se shteti shqiptar jo vetëm nuk ndalon e dënon kriminelët, por nuk mbron jo vetëm shtetasit e vet, por as punonjësit e vet. Segmentet e krimit që fatkeqësisht janë të fuqishme përditë e përnatë po e mposhtin shtetin. Ato edhe kur prangosen, lirohen për “mungesë provash”.

Zog Hysenaj

 

 “Liria e shprehjes është e garantuar”

Zot ne token e shqiptareve, nuk mund te jete askush tjeter pervecse Kushtetutes se Shqiperise dhe ligjeve te ketij shteti. Neni 22 I kreut te dyte “Lirite dhe te drejtat vetiake” (Pjesa e dyte e Kushtetutes), thuhet shprehimisht “LIRIA E SHPREHJES ESHTE E GARANTUAR”. Eshte ky paragrafi per te cilin, gjate rreth 50 viteve diktature, u masakruan ne forma te ndryshme qindra mije shqiptare.

Nje e drejte universale e sanksionuar me ligj ne Kushtetute, qe vlen per te gjithe shqiptaret, edhe per gazetaret. Megjithate, ne te njejten pjese te Kushtetutes, I njejti nen por pika 2 e tij (neni 22,pika 2), thote tekstualisht: “ LIRIA E SHTYPIT, E RADIOS DHE E TELEVIZIONIT ESHTE E GARANTUAR”. Te njejtat te drejta, por tashme te specifikuara I njihen mjeteve te informimit public, rrjedhimisht edhe njerezve qe punojne ne to. Ligji themeltar I shtetit, shkon edhe me tej, me te njejtin nen por nje pike tjeter (neni 22, pika 3), e cila thote: “CENSURA PARAPRAKE E MJETEVE TE KOMUNIKIMIT NDALOHET”. Eshte e shkurter, e sakte dhe nuk ka nevoje per komente. Asnje organizem qe ushtron aktivitet ne token e shqiptareve, nuk mund te kerkoje censure te mediave.

Nderkohe, eksiston edhe nje “LIGJ PER SHTYPIN”, I miratuar nga Kuvendi I Shqiperise dhe qe ne menyre te qarte, percakton se:

 

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KUVENDI POPULLOR

LIGJ PER SHTYPIN

 

Në mbështetje të neneve 16 e 20 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese” me propozimin e një grupi deputetësh, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I: Neni 1Liria e shtypit

Shtypi është i lirë. Liria e shtypit mbrohet me ligj.

Shtypi kufizohet vetëm nëpërmjet dispozitave të kushtetutës

dhe këtij ligji.

Ndalohet marrja e çdo mase tjetër që prek lirinë e shtypit.

Eshte nje ekstrakt fillestar I ligjit, I cili per hir te realitetit duhet pranuar se nuk eshte I standarteve shume te larta, megjithate, ne baze te tij vazhdojne te operojne te gjitha mediat e ndryshme ne Shqiperi. Paragrafi me interesant eshte “SHTYPI KUFIZOHET VETEM NEPERMJET DISPOZITAVE TE KUSHTETUTES DHE KETIJ LIGJI”. E thene ndryshe, Zot I mediave ne token e shqiptareve, eshte Kushtetuta dhe ky Ligj. Sigurisht, qe ne rast te mungeses se profesionalizimit dhe te etikes se  njerezve te medias, parashikohen edhe sanksione, por qe nuk jane competence e cdokujt vendosja e tyre, pervec Gjykatave. Me fjale te tjera, nje permbledhje e gjithe asaj qe thame me lart, do te ishte “ASKUSH,PAVARESISHT NGA BURON PUSHTETI I TIJ (TOKA , UJI APO QIELLI), NUK MUND TI IMPONOHET MEDIAVE”.

Megjithate, duke shfletuar serish Kushtetuten e Shqiperise, ndalesh ne nenin 24 te saj, kreu II, pjesa e pare. Pika e pare e ketij neni, tekstualisht thote: “LIRIA E NDERGJEGJES DHE E FESE ESHTE E GARANTUAR”. Eshte nje lidhje mese interesante ne mes dy lirive, asaj te NDERGJEGJES dhe te FESE. Cdo qenie njerezore, mund te vendose ne pavaresi te plote vetiake dhe pa ndikim nga askush, per keto dy liri. Edhe pika 2 e ketij neni (neni 24, pika 2 e Kushtetutes), eshte nje tjeter hap ne kete drejtim: “SECILI ESHTE I LIRE TE ZGJEDHE OSE TE NDRYSHOJE FENE OSE BINDJET, SI DHE TI SHFAQE ATO INDIVIDUALISHT OSE KOLEKTIVSHT, NE PUBLIK OSE NE JETEN PRIVATE, NEPERMJET KULTIT, ARSIMIMIT, PRAKTIKAVE OSE KRYERJES SE RITEVE”. Pavaresisht se ketu perseri behet fjale perseri per BINDJE dhe FE, shkeputur njera nga tjetra. Me ndarjen e ketyre dy komponenteve, mund te perfitonim: “ SECILI ESHTE I LIRE TE ZGJEDHE OSE TE NDRYSHOJE BINDJET, SI DHE TI SHFAQE ATO INDIVIDUALISHT OSE KOLEKTIVISHT NE PUBLIK OSE NE JETEN PRIVATE”.  Ndersa duket se nuk ka rendesi shume ceshtja e ZGJEDHJES ose NDRYSHIMIT TE BINDJEVE, ka shume rendesi koncepti per SHFAQJEN e tyre. BINDJET mund te SHFAQEN ne PUBLIK ose ne jeten private. Nje nga menyrat e SHFAQJES se BINDJEVE ne PUBLIK, eshte PUBLIKIMI ose BOTIMI I tyre ne ORGANET e ndryshme te MEDIAS, sic mund te jene GAZETAT.

Perseri do te vijonim me citimin tekstual te pikes 3 te nenit 24 te Kushtetutes, (kreu II, Pjesa e Pare): “ASKUSH NUK MUND TE DETYROHET OSE TE NDALOHET TE MARRE PJESE NE NJE BASHKESI FETARE OSE NE PRAKTIKAT E SAJ, SI DHE TE BEJE PUBLIKE BINDJET OSE BESIMIN”. Edhe ketu vazhdon dualiteti ne mes BINDJES dhe BESIMIT. Po tentojme serish te bejme nje ndarje gjuhesore( me aq sa kemi njohuri), te ketij neni: “ ASKUSH NUK MUND TE DETYROHET OSE TE NDALOHET TE BEJE PUBLIKE BINDJET E TIJ”. Serish, ligji suprem I shtetit te shqiptareve, Kushtetuta, nuk I jep tager asnje institucioni qe zhvillon aktivitet ne TOKEN, UJIN apo QIELLLIN e shqiptareve te detyroje apo ndaloje publikimin e bindjeve personale.

Duke bere nje mbyllje te ketij shkrimi, qellimi I vetem I te cilit eshte zhdukja nga QIELLI, UJI dhe TOKA e Shqiperise e reve qe po mblidhen mbi koken e mediave dhe njerezve qe punojne ne to, duhet te jemi krenar qe Kushtetuta e Shqiperise dhe “Ligji per shtypin”, kane lene hapesira te mjaftueshme per nenvizuar se: “LIRIA E SHPREHJES ESHTE E GARANTUAR” (Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Pjesa e Dyte, Kreu II “Lirite dhe te drejtat vetjake”, neni 22, pika 1). TE TJERET, banore te QIELLIT, TOKES apo UJIT te Shqiperise, q e e konsiderojne veten qenie njerezore dhe nenshtetas te ketij vendi, nuk mund te shkelin ate qe eshte miratuar nga Populli Shqiptar, Kushtetuten. Nese kjo do te shkelet, atehere TE TJERET, do te jene nga ATA, qe ne nenin 27 te Kushtetutes, pika 2/c, parashikohet KUFIZIMI I LIRISE se personit : “2. LIRIA E PERSONIT NUK MUND TE KUFIZOHET, PERVECSE NE RASTET E MEPOSHTME:

C. KUR KA DYSHIME TE ARSYESHME SE KA KRYER NJE VEPER PENALE, OSE PER TE PARANDALUAR KRYERJEN PREJ TIJ TE VEPRES PENALEOSE LARGIMIN E TIJ PAS KRYERJES SE SAJ.

Blerti DELIJA

Kryetar I Unionit te Gazetareve te Veriut

Ambasadorit Amerikan:

Ndikoni për një Shkodër ndryshe

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë është tepër e shqetësuar pasi qytetarët e Shkodrës çdo ditë po jetojnë nën trysninë e mungesës së energjisë elektrike, nën mungesën e rendit dhe të qetësitë, mungesës së punës dhe perspektivës, mungesës së ndihmës ekonomike, mungesës së rrugëve, etj. Nëpërmjet kësaj deklarate gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje publike kryetarit të Partisë Socialiste të Shkodrës, z. Ndue Doda, të ndërhyjë pranë Kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano, për të përmirësuar situatën në Shkodër, pasi kjo mendojmë do sillte rezultat.

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë proteston hapur për heshtjen dhe neglizhencën që po tregojnë Kryetari i Bashkisë, Kryetari i Qarkut, Prefekti, të cilët janë të lidhur pas karrikes. Ata e kanë të siguruar zyrën, rrogën, makinën, shoferin, ndriçimin. Ata të mos harrojnë se Tetori po afron. Ata nuk kanë asnjë arsye që të kërkojnë votat e qytetarëve të Shkodrës. Ne protestojmë hapur dhe për neglizhencën që tregojnë subjektet politike që ata përfaqësojnë dhe këta ta dinë se Tetori po afron dhe çfarë do të thonë përpara elektoratit, premtimet që ata dhanë në Tetorin e vitit 2000 dhe që nuk i mbajtën. Perëndoi koha mishëruese.

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë është e vendosur për të denoncuar hapur dhe pa kompromis heshtjen e qeveritarëve dhe të deputetëve të Shkodrës, të cilët duken vetëm një muaj para fushatës. Koha mbaroi. Rezultatet shihen. Qytetari gjykon pastaj vendos se ku do të votojë, sepse me votën e tyre ata kanë kërkuar energji elektrike, punë, rrugë të shtruara, ndihma ekonomike, hapësira drejt botës së qytetëruar.

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë i bën thirrje Ambasadorit Amerikan James Jeffrey, për të ndikuar për një Shqipëri ndryshe, veçmas për një Shkodër ndryshe, pasi Shkodra ka shumë probleme.

Fran Dashi, Kryetar i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë

Sokol Pepushaj, Sekretar i Përgjithshëm

 

Vrasjet politike dhe hakmarrjet për motive të dobëta s’kanë të ndalur

Shumë drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë vrarë. I tillë është edhe rasti i zotit Tahir Zema së bashku me djalin dhe një kushëri të tij. Tjetër vrasje për arsye ende të paditura në komunën e Kaçanikut është vrasja e dy personave, Halil e Jetmir Berisha, të fisit të njohur të Berishajve. Ato kanë qenë ndër viktimat e para të regjimit dhe sistemit Millosheviçian. Por ajo çka na duket se përbën më shumë problem është fakti se vrasjet edhe sot nuk kanë pushuar ndaj fisit Berisha. Periudha e pasluftës ka qenë po aq e rëndë për ta sa edhe ajo e luftës. Burime jo zyrtare por të besueshme, bëjnë të ditur për gazetën “Shqipëria Etnike” se Besim Berisha sot kërkohet për t’u pushkatuar. Po këto burime bëjnë të ditur se Besim Berisha nuk ka asnjë adresë, porse mund të jetë strehuar diku në perëndim për ta shpëtuar jetën. Fisi Berisha ka humbur shumë njerëz. Vrasjet kryhen nga persona të paidentifikuar, killer të stërvitur, të cilët kërkojnë edhe Besimin.

Vëzhguesi i “Shqipëria Etnike”

Protestë e pensionistëve të Durrësit

z. Servet Pëllumbi – Kryetar i Parlamentit Shqiptar

z. Alfred Moisiu – President i Republikës së Shqipërisë

z. Fatos Nano – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Po ndjekim me vëmendje, pse jo edhe me shqetësim, angazhimin e organeve tona shtetërore ligjvënëse dhe ekzekutive, atë çka shkruhet e flitet në shtypin e median shqiptare, për të mos thënë se po “bëhet shumë zhurmë për asgjë”. Pensionistët durrsakë për nga numri janë të dytët pas Tiranës, të cilët për nga raporti numerik janë më shumë të dalë para vitit 1993, dhe për rrjedhojë nga Ligji mbi Pensionet të atij viti me Nr. 7703, dt. 11/05/1993, ndjehemi të diskriminuar për vlerën ekonomike. Shqetësimet tona jemi përpjekur t’i afishojmë në rrugë institucionale dhe për këtë i jemi drejtuar dyherë radhazi Parlamentit të viteve 92-96, me kryetar z. Pjetër Arbnori dhe z. Aleksandër Meksi, Kryeministër i Qeverisë Demokratike. Po kështu edhe parlamentit të vitit 97 e në vijim me kryetar z. Skënder Gjinushi dhe z. Fatos Anno Kryeministër i Qeverisë Socialiste.

Në të dy rastet përgjigja ishte sa fyese aq dhe diskriminuese. Në të dy peticionet tona kemi kërkuar po ato kërkesa si dhe tani kërkojmë:

1-            Ekuivalencën në % të pensioneve me të njëjtën kohë shërbimi, shkallë kualifikimi tekniko-profesional të specialiteteve tona.

2-            Zgjerimin e shkallës së rimbursimit të gamës së ilaçeve dhe të shërbimeve mjeksore dhe spitalore.

3-            Udhëtimet pa pagesë në transportet urban dhe interurban shtetërore dhe privat.

4-            Kompensim të inflacionit dhe të ngritjes së çmimeve.

5-            Kompensim të çmimit të energjisë elektrike, gazit dhe ujit.

6-            Përjashtim nga taksat lokale dhe kombëtare.

7-            Kompensim të çmimit të shërbimit telefonik.

8-            Krijimin e ambjenteve shlodhëse, institucionet shlodhëse në vendet klimaterike.

Për pikat 3, 5, 7 bëhet fjalë për individët dhe çiftet pensionistë gjë që vërtetohet me çertifikatën e gjendjes civile. Në të dy rastet kemi marrë përgjigjen e “heshtjes” dhe të “indiferencës” dhe po citojmë se 2/3 e Komisionit përfaqësues nuk rrojnë më! Pra e thënë ndryshe, duket pushtetarët dhe ligjvënësit, megjithëse janë fëmijët dhe nipërit tanë, presin që ne të shuhemi nga koha dhe pastaj të kujtohen si përralla e moçme “na ishte një herë…”.

Ne jemi ato që rininë dhe jetën tonë e sakrifikuam për dekada duke punuar dhe akumuluar në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, duke lënë të paharruar emrin tonë në fushën e shkencës dhe të arsimimit dhe në uzinat dhe fabrikat prodhuese duke i vënë në shfrytëzim. Sot jetojmë me një pension mjeran!

Nuk e dimë se ku është gjetur dhe ku e mbështetni formulën e rritjes 10% në vit?! Kjo rritje në raport me pensionin “mjeran” që marrim nuk plotëson as kafen e mëngjesit. Kur vetëm për energjinë elektrike dhe gazin harxhojmë 20-30% të pensionit. Shëno këtu prapësitë e vetë KESH-it.

Ka ardhur koha që duke u mbështetur në praktikën dhe dokumentat ndërkombëtare bashkëkohore ku shteti ynë është palë, të rishikohet politika ekonomike në planin e ngritjes së pensioneve dhe shërbimeve ndaj moshës së tretë. Po kështu ju kujtojmë angazhimin tuaj qytetar në politikë dhe për të dëshmuar vlerën e votëbesimit që ju kemi dhënë. Kjo fjalë është për vendosjen e drejtësisë sociale dhe angazhimin me përgjegjësi qytetare përkundër varfërisë, të trashëguar dhe të krijuar gjatë viteve të tranzicionit, për kthimin e borxhit ekonomik të shtresës dhe komunitetit tonë pensionist.Kjo është dhe një nga çështjet e para që ne pensionistët e kemi të vështirë që ta “gëlltisim” lehtë, diskriminimin ekonomik, sidomos pensionistët e dalë para vitit 1993. Me sa mësipër rikonfirmojmë kërkesat tona dhe shpresojmë në mirëkuptimin e plotë nga ana Juaj.

Për pensionistët durrsakë: Komisioni:

1. Daut Hoxha 2. Burbuqe Vogli 3. Omer Minguli 4. Jani Kedhi 5. Dylaver Vranja 6. Fatos Hyka 7. Ismail Cani

8. Rexhep Kalaja

 

Shqipëria drejt zhvillimeve te reja

Vështrim

Shqipëria  e nisi reformën e saj serioze larg nivelit të zhvillimit të Evropës Perëndimore. Që prej fillimit të tranzicionit të Shqipërisë në fillim të viteve 1990, ka patur një dukuri të re të shkallës së lartë të emigrimit dhe papunësisë dhe ka patur një rënie të madhe në veprimtarinë ekonomike, produkti i brendshëm bruto (PBB ra rreth 40% nga niveli i vitit 1989), të shoqëruar me një shkallë të lartë të inflacionit. Përpjekjet e hershme për të sjellë demokracinë dhe për të ndërtuar një ekonomi tregu u dëmtuan rëndë nga kriza social-ekonomike dhe trazirat e përgjithshme që pasuan rënien finaciare të vitit 1997. Pastabiliteti politik, ekonomik dhe social në vitet 1997-1998 çoi në humbjen e mbi 1.3 miliard dollarëve në kursimet private të shqiptarëve dhe ngadalësoi zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, aktualisht inflacioni është i qëndrueshëm, ndërkohë që ekonomia është rritur gradualisht që nga viti 1998. Rritja vazhdoi edhe gjatë krizës destabilizuese të vitit 1999 në Kosovë, e cila kërkoi ndërhyrje të mëdha të Shqipërisë nëpërmjet ndihmave humanitare. Rritja e popullsisë është parashikuar të jetë rreth 1% në vit dhe PBB-ja për frymë është rreth 1000 USD. Gjatë viteve të ardhshme pritet një shkallë e rritjes 7%.

Që nga viti 1998, përpjekjet për reforma të Shqipërisë kanë rezultuar më të frytshme: miratimi i një kushtetute moderne dhe kuadri legjislativ, përmirësimi i gjerë në stabilitetin makro-ekonomik dhe qëndrueshmërinë fiskale, zbatimi efektiv i proçesit të privatizimit, forcimi i konsiderueshëm i doganave dhe taksave të administratës si dhe përmirësimi në kuptimin e sigurisë dhe rendit publik. Për më tepër, Shqipëria u është përgjigjur pozitivisht krizave aktuale politike në ish Republikën Jugosllave. Duke lënë mënjanë përparimet ekonomike, kushtet e përgjithshme social-ekonomike në Shqipëri mbeten të ulta me gati 1/5 e popullsisë që jeton me më pak se 1.2 euro/ditë. Pengesat e mëdha apo kërcënimet ndaj investimeve të vazhdueshme dhe rritjes ekonomike po përfshijnë korrupsionin dhe institucionet drejtuese joefektive; mungesën e zyrtarizmit dhe konkurrencën e padrejtë, pasigurinë mbi pronësinë; infrastrukturën e dobët të ujit dhe të transportit, si dhe mungesën e vazhdueshme të energjisë; sektorin financiar të pazhvilluar në të cilin qeveria shmang huanë private; dhe varësinë e lartë në të ardhurat e paqëndrueshme të dërguara në shtëpi nga emigrantët. Ekonomia shqiptare mbizotërohet nga sektori i bujqësisë, i cili jep rreth 50% të PBB, përderisa sektori i industrisë së rëndë pësoi ulje në fillimet e tranzicionit, i kompensuar pjesshëm nga një rritje në industrinë e lehtë për eksport. Ndërtimi është përbërësi kryesor i sektorit të shërbimeve. Rritja mund t’i kushtohet gjerësisht investimit privat, një pjesë e madhe e të cilit vjen nga fitimet e dërguara në shtëpi nga emigrantët (remitancat). Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, e ndjekur nga Greqia; tregtia jashtë Bashkimit Evropian zë vetëm një pjesë të vogël të tregtisë totale. Defiçiti i madh tregtar është i barazvlershëm me 20% të PBB-së, i financuar kryesisht nga ndihma e huaj dhe dërgesat.

Statuti i zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri

Që prej reformës së Privatizimit, nisur në vitin 1993, Shqipëria ka ndeshur shumë pengesa në gjallërimin e sektorit privat, hartimin dhe zbatimin e politikave për nxitjen e zhvillimt të ndërmarrjeve të lira të biznesit, duke u përpjekur për nxitjen e sjelljes së teknologjisë së re në vend dhe për të dhënë një kontribut real në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Megjithatë, niveli i zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri qëndron larg standarteve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Gati të gjitha ndërmarrjet në Shqipëri mund të konsiderohen si SME (vetëm 2% e kompanive kanë më shumë se 100 punonjës), duke nënkuptuar se edhe politikat qeveritare të zbatuara gjatë një dekade kanë qenë politika të SME-së dhe vazhdojnë të jenë të njëjtat. (Vitet e fundit vëmendja është përqendruar në privatizimin e sektoreve strategjikë, si Kompania Shqiptare e Komunikimit Celular, Albtelekom, Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare, etj. kjo gjë tregon zhvillimet të reja në sektorin privat.)

Dy kriza (“Skemat Piramidale” në vitin 1997 dhe Kosova në vitin 1999) dhe pasojat e tyre kanë prekur zhvillimin politik dhe futjen në punë të burimeve në proçesin e reformës ekonomike dhe kanë goditur rëndë krijimin dhe mbijetesën e SME-ve. Është vlerësuar se 21,000 ndërmarrje u mbyllën gjatë asaj kohe, ose si pasojë e krizës së skemave piramidale të viteve 1996-1997. Për më tepër, rritja negative e PBB-së në vitin 1997 ka prekur në mënyrë të ndjeshme zhvillimin ekonomik në tërësi. Ka patur një rritje shoqëruese në papunësi në rreth 17% nga fundi i vitit 1999. Sektori i ekonomisë informale është rritur në të paktën 40% të PBB-së.

Duke lënë mënjanë mjedisin e pafavorshëm të biznesit, sektori i SME-ve është zgjuar gjatë tre viteve të fundit. Mund të vihet re prirja për zgjerim të veprimtarisë së sektorit tregtar me mbi 50% të numrit total të veprimtarisë ekonomike, ndërkohë që zhvillimi i industrisë mbetet një qëllimi mëtejshëm për Ekonominë Shqiptare me vetëm 2% të numrit total të ndërmarrjeve ekonomike.

Sidoqoftë, duke gjykuar nga struktura e PBB-së sipas sektorëve, mund të vihet re se tregtia nuk ka një vend të veçantë, por përfshihet në shërbimet. Asryeja e një shifre prej 50% të ndërmarrjeve ekonomike në sektorin tregtar që nuk prek rritjen ekonomike të vendit, vjen sepse madhësia e veprimtarisë së ndërmarrjeve dhe gjithashtu kapitali i investuar dhe qarkulluar prej tyre janë shumë të vogla.

Dikush mund të arrijë në përfundimin se prirja e zhvillimit të sektorit të ndërtimit po shkon drejt zgjerimit (nga 13.5% në 14.8% e PBB-së gjatë viteve). Kjo nënkupton se ndërmarrjet private që veprojnë në këtë sektor po ndeshin një konkurencë, e cila i lejon ata të zhvillohen më shumë dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve. Kjo do të thotë gjithashtu se, ata kanë më shumë mundësi për të siguruar fonde për shtrirjen e veprimtarisë së tyre.

Më tepër se sa përqendrimi vetëm në bizneset që sigurojnë lehtë fondet, në afatin e shkurtër, biznesmenët po i zhvendosin investimet e tyre drejt investimeve më të qëndrueshme dhe afatgjata, si në industri dhe ndërtim.

Shqipëria ndodhet aktualisht në fazën e krijimit të kompanive industriale dhe të ndërtimit, të cilat janë ende të dobëta, por me një të ardhme të mirë. Kjo nënkupton që mjedisi i biznesit dhe ai politik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e tyre.

Mbi sistemin e kredisë në Shqipëri

Nga një pikpamje klasike, i vetmi synim i financës dhe institucioneve financiare është ndihma ndaj rritjes ekonomike nëpërmjet faktorit kontribut dhe përmirësimit teknologjik. Mund të ketë shumë kursime që mund të përdoren për financim, që gradualisht do të kenë efektin e rritjes së prodhimit dhe nivelit të kursimit. Ky proçes përsëritet vetvetiu në një mënyrë që e bën atë të qëndrueshëm. Sidoqoftë, nëse një vend ka një nivel të ulët ekonomik dhe kursimi, atëherë nuk do të ishte e vlefshme përpjekja dhe mbështetja për zhvillim, edhe nëse ndihma ndërkombëtare do të ishte e mundshme.

Gjatë dekadave të fundit, të ardhurat e sjella nga emigrantët shqiptarë janë përdorur si një burim i jashtëm kursimesh. Këto kursime janë përdorur për fillimin e bizneseve të vogla, veçanërisht në sektorin tregtar dhe të shërbimit. Sidoqoftë, këto të ardhura të dërguara nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur zgjerimin e biznesit me veprimtari të madhe prodhuese.

Në Shqipëri, si pasojë e kthimit ekonomik, industrial dhe ligjor, institucionet financiare të vitit 1992 kanë qenë shumë pak në numër dhe të pazhvilluara nga këndvështrimi organizativ dhe ai i shërbimeve bankare.

Përpjeket fillestare për të harmonizuar veprimtarinë bankare me zhvillimet e reja në jetën politike dhe ekonomike filluan në vitet 1990-1991. Në prill dhe maj të vitit 1992, për hartimin e politikave monetare, krijimin e bankave tregtare dhe rregullimin e veprimtarive të tyre u përdorën bazat ligjore. Këto hapa u bënë nga miratimi i ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, si organi më i lartë i autorizuar për hartimin e politikave monetare dhe kontrollin e sistemit bankar, njësoj si ligji “Për Sistemin Bankar në Shqipëri”, ku mënyra e organizimit dhe funksionimit të bankave tregtare është e specifikuar. Në përputhje me këto ligje u krijua një sistem bankar i nivelit të dytë, i cili përfshinte Bankën e Shqipërisë, sikurse dhe Bankën Qendrore dhe bankat tregtare të mbikqyrura prej saj.

Sistemi bankar në Shqipëri karakterizohet nga segmente dhe specializime të tregut. Kështu, Banka e Kursimeve (BK) mban 85% të depozitave të kursimeve familjare, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) mban 70% të depozitave të kursimeve të ndërmarrjeve dhe rreth 90% të huave totale të dhëna ndaj tyre. Në të njëjtën kohë Banka Tregtare Agrare (BTA) zotëron pjesën më të madhe të financimit bujqësor në kreditimin bujqësor.

Në vitin 1996, u realizua fillimi i aktivitetit të disa degëve të bankave të huaja, të tilla si Banka e Greqisë, Banka e Pireut, etj. dhe u vendosën bazat ligjore për privatizimin e bankave me pronësi shtetërore. Fillimisht, deri në fillim të vitit 1998, u rishikuan dhe miratuan dy ligje bazë: “Për Bankën e Shqipërisë” dhe “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”.

Kriza financiare e vitit 1997 përkeqësoi treguesit e bankave shtetërore. Për rrjedhojë Banka Tregtare Agrare (BTA) u shpërbë, ndërkohë që Banka Kombëtare Tregtare (BKT) u privatizua. Ishte parashikuar gjithashtu privatizimi i Bankës së Kursimeve para fundit të vitit 2000. Dhe pse në një shkallë të vogël, sot është arritur situata e duhur për privatizimin e Bankës së Kursimeve, si banka e fundit me pronësi shtetërore.

Gjatë 3-4 viteve të fundit, në

treg kanë hyrë banka të reja private. Fundi i vitit 2000 tregon se mungesa në strukturën e sistemit bankar, e pranishme në të gjithë periudhën e tranzicionit, tashmë i përket së kaluarës. Gjatë këtij procesi, numri i bankave private që veprojnë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në fund të vitit 2000, sistemi bankar i Shqipërisë përbëhet nga 13 banka, prej të cilave 10 ishin të zotëruara privatisht, 2 ishin shkrirje dhe një ishte shtetërore.

Në përgjithësi bankat kryejnë një veprimtari të përgjithshme, përveç një banke, e cila vepron me parime bankare Islamike, duke mohuar depozitat me afat dhe duke mos dhënë gati kurrë hua.

Aktualisht, Banka e Kursimeve nuk lejohet të japë hua, sepse është nën procedurat e privatizimit. Huatë nga bankat e tjera private janë zakonisht ato individuale në shuma të mëdha dhe të përqendruara në ndërmarrjet e mëdha e të mesme, private dhe shtetërore të sektorit të industrisë. Të gjitha bankat i përdorin si tekonologji huatë individuale. Banka FEFAD u jep hua ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të vendosura në zonat urbane pranë qyteteve, ku ajo ka degët e saj. Ajo ka një përvojë 4-vjeçare në mikro-kreditë, duke vepruar fillimisht si një fondacion dhe aktualisht si një bankë që i jep klientëve llogari depozitash kursimi me afat, si dhe llogari të rrjedhshme dhe transferta parash.

Megjithëse Banka e Kursimeve zotëron pjesën më të madhe të tregut, e vërteta është se të gjitha bankat private po ecin përpara nga ky këndvështrim. Bankat private po tërheqin me shpejtësi depozitat në LEK dhe monedha të huaja. Ato po e arrijnë këtë gjë nëpërmjet dhënies së një sistemi aktual pagesash ndaj klientëve njësoj si rritja e depozitave me afat. Megjithatë, sistemi bankar është në mes të një procesi ndryshimesh. Kryerja e plotë e reformave është e vetmja mënyrë për të patur një sistem të mirë dhe efektiv bankar.

Një tjetër burim të ardhurash që rrjedh në Shqipëri kanë qenë fondet nga projektet e huaja ndërkombëtare (të tilla si FMN, BB, BERZH dhe USAID) për mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit. Këto fonde janë drejtuar nga bankat tregtare, si dhe nga fondacionet dhe organizatat jo qeveritare.

Donatorët kryesorë të Shqipërisë janë Komuniteti Evropian dhe Banka Botërore. Donatorë të tjerë të rëndësishëm janë Italia, Amerika (USAID) dhe Gjermania. Prej kohësh, pjesa më e madhe e ndihmës së huaj, është përdorur për të financuar projektet e zhvillimit. Projektet më të suksesshme kanë qenë ato në infrastrukturën e rrugëve të vendit; ndërkohë që më të pasuksesshmet kanë qenë investimet në termat e kredisë për projektet e sektorit privat, në veçanti ato në sektorin e bujqësisë. Sipas “Programit të Investimit Publik” 1998-2001, shpenzimet totale të parashikuara në programet e mikro-kredisë në zonat rurale janë 27,594,000 dollarë dhe objektivi është nxitja e krjimit të fondeve të kredisë rurale, për të financuar kështu fermerët e vegjël dhe çdo të ardhur që krijon veprimtari, duke nxitur gjithashtu vetpunësimin në zonat urbane nëpërmjet kredive të vogla.

Struktura e institucioneve financiare shqiptare

Bazuar në fakte historike dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, ofruesit e fondeve në sektorin financiar shqiptar mund të klasifikohen në tre grupe: institucionet formale (bankat), institucionet gjysëm-formale (disa fondacione dhe projekte) dhe sektori informal (huadhënësit individualë). Bankat e sektorit formal janë përqendruar kryesisht në zonat urbane. Fakt tipik lidhur me bankat është se ato e konsiderojnë sektorin rural si një sektor me rrezik dhe kosto transaksioni të lartë, duke zgjeruar prirjet e tyre drejt huave relativisht të mëdha. Programet e financimit të huasë sigurojnë një sasi të kufizuar të kredive “të lira” (d.m.th. të ulta).

Nga ana tjetër, sistemi bankar po ndesh nivelin e ulët të rolit ndërmjetës në treg, një konkurencë jo reale, mungesën e produketeve të reja në treg, mbizotërimin e rrjetit bankar, etj.

Kështu, është e mundshme që në të ardhmen bankat të marrin në konsideratë plane tërheqëse për zgjerimin e aktivitetit të tyre në kuptim të zgjerimit gjeografik të aktivitetit dhe cilësinë e sasinë e produkteve të ofruara duke sjellë shërbime dhe instrumenta të rinj, në përpjekje për të rritur rolin e tyre si ndërmjetës.

Pse bankat qëndrojnë larg shërbimeve mikro-financiare?

Shumë bankierë nuk e panë mikro-financën si një alternativë të vërtetë, meqenëse ata e konsideruan atë si një aktivitet jo fitim prurës. Kur ata u pyetën se pse nuk e parapëlqenin mikro-financën, bankierët e bankave tradicionale shprehën tre shqetësime bazë në lidhje me të:

Shumë e rrezikshme: Bankierët e shohin bizneset dhe ndërmarrjet e vogla si shumë të rrezikshme. Shumë falimentime që ndodhën në bankat bujqësore me pronësi shtetërore treguan se klientët e tyre, për shembull fermerët e vegjël nuk ishin në gjendje të shlyenin huatë. Pamja e përgjithshme është se klientët e vegjël nuk kanë qëndrueshmëri dhe besim në biznes, në mënyrë që të marrin hua dhe ta shlyejnë atë. Veç kësaj, klientët nuk e kanë fuqinë dhe kolateralin e nevojshëm për të garantuar huanë e marrë. Megjithatë, bankat nuk kanë një teknologji të duhur huadhënieje për t’i shërbyer klientëve të tyre. Shumë të kushtueshme (të shtrenjta): Bankierët besojnë gjithashtu se përderisa mikro-kreditë janë të vogla dhe me afat të shkurtër, veprimet e bankës do të jenë të kushtueshme dhe joefektive. Koha e shpenzuar për marrjen e një huaje të vogël është pak a shumë e njëjtë me atë për huatë e mëdha, por të paktën shkalla e kthimit të huave të mëdha është më e madhe se ajo e huave të vogla. “Atëherë pse duhet të japim hua të vogla?”

Pengesat kulturore dhe social-ekonomike: Sipas bankierëve, klientët e bizneseve të vogla kanë vështirësi në afrimin me bankat, sepse atyre u mungon edukimi i duhur. Një bankë tjetër që jep kredi bujqësore është Banka Amerikane e Shqipërisë. Por ajo po financon një numër klientësh mesatarë të vendosur kryesisht në zonat fushore perëndimore (ku ndodhen fermerët më të specializuar).

Institucionet gjysëm -formale -institucionet e vogla huadhënëse

Ekzistojnë 4 institucione të vogla kryesore që veprojnë në Shqipëri (persona fizikë dhe juridikë së bashku): Partneri Shqiptar në Mikrokredi (PSHM), Fondi i Financimit Rural (FFR), Fondi i Financimit të Zonave Malore (FFZM) dhe Fondacioni Besa. Detyra e tyre është mbulimi i veprimtarive të biznesit në zonat urbane dhe rurale. Përgjatë atyre që veprojnë në zonat rurale, duhet të ketë një ndarje të zonave të tyre të ndikimit: FFZM vepron në zonat më të izoluara të Shqipërisë Verilindore dhe FFR vepron në Shqipërinë e Jugut dhe Qendrore.

Institucionet gjysëm-formale ofrojnë të mira dhe shërbime, të cilat janë deri në njëfarë mase midis atyre të dhëna nga sektori formal dhe institucionet e sektorit informal. Qëllimi i kredive të tyre dhe prodhimeve të ofruara ka shpesh një tipar të përbashkët në të dy sektorët. Madhësia e kredive të tyre ka qenë relativisht e ulët ose mesatare, duke u luhatur nga 350 USD deri në 5000 USD e mbi 25,000USD. Ata të cilët investojnë në zonat rurale, priren për të investuar në blegtori.

Për më tepër, në raste të ndryshme mund të vihet se re OJQ-të kanë përdorur teknologjinë e huadhënies në grup. Kjo nënkupton se huatë u janë dhënë individëve, që krijuan një grup si garanci t tyre.

Land O’lakes dhe IFDC po japin aktualisht asistencë teknike ndaj bizneseve rurale. Ata organizojnë seminare me fermerët, gratë dhe grupe të tjera, ku përhapin informacion mbi teknologjitë e reja, standartet e përpunimit, etj.

AFADA po punon me inputet bujqësore dhe është specializuar në sjelljen e pesticideve të reja, IFAD I+II është përqendruar në problemet e ujit dhe infrastrukturës, veçanërisht të pjesën veriore të Shqipërisë.

Institucionet si PSHM, Lan O’lakes, veprojnë rregullisht me Regjistrin e Barrës Siguruese në Shqipëri. Ndërmjetësit financiarë të sektorit informal (siç janë huadhënësit privat, kursimet familjare që kontribuojnë në ndërmarrjet e vogla) veprojnë jashtë rregullores qeveritare dhe strukturës së kontrollit. Ata shpesh nuk veprojnë në përputhje me standartet e zakonshme zyrtare dhe nuk pasqyrohen në statistikat zyrtare të sektorit financiar zyrtar. Burimet nga ky sektor shpërndahen shpesh në mënyrë të mjaftueshme si rrjedhojë e paaftësisë së fermerëve për të marrë financime nga të dy sektorët.

Pamje e Kuadrit Ligjor

Ligji për Barrat Siguruese Nr. 8537, miratuar nga Parlamenti Shqiptar më 18 tetor 1999, është një sistem i ri që vepron me financimet e sigurta. Hyrja në fuqi e tij i jep Shqipërisë një ligj që përmban tiparet më të përparuara të sistemeve moderne të financimeve të sigurta. Burimi parësor i tij ishte sistemi Evropian dhe i Amerikës së Veriut, të cilët funksionojnë prej vitesh.

Synimi i Ligjit është krjimi i një sistemi që do të ulë rrezikun e dhënies së kredisë. Është planifikuar sigurimi i një sistemi ligjor të parashikueshëm, në mënyrë që kreditorët të mund të vlerësojnë rrezikun e kredisë së dhënë, në momentin e marrjes së vendimit për të ecur përpara me kredinë ose jo. Për më tepër, sistemi është hartuar thjeshtë, në mënyrë që zbatimi i tij të mos paraqesë rrezik në sistemin gjyqësor.

Thjeshtësia dhe njohja e këtij sistemi vjen nga fakti se të gjithë transaksionet që krijojnë të drejta reale në pronësinë e një personi qëndrojnë brenda synimit të ligjit. Kjo do të thotë se asnjeri nuk mund t’i shmanget kërkesës për të siguruar njoftim publik, nëse ai apo ajo dëshiron të përdorë pasuri të tundshme si siguri për përmbushjen e një detyrimi. Kjo përfshin një kreditor që siguron kredi dhe përdor pasuritë e tundshme si siguri, një shitës që është zotërues i një pasurie të tundshme dhe që ia shet dikujt tjetër dhe një qeradhënës që i jep me qera pronën një personi tjetër për një periudhë më tepër se një vit.

Ligji siguron për konsumatorët hua, njësoj si dhe lehtësi në kredinë e biznesit. Ndërkohë që kreditorët që u japin fond konsumatorëve mund të sigurojnë huatë e tyre në sistemin e ri dhe përdorimi parësor i sistemit është sigurimi i financimeve për biznes apo huave tregtare.

Për më tepër nga legjislacioni kryesor – Ligji për Barrat Siguruese – sistemi përmban përparësi midis kreditorëve të siguruar dhe atyre të pasiguruar. Ky sistem parësor përmbahet në Nenin 605 të Kodit Civil. Këto ndryshime u miratuan nga Parlamenti Shqiptar në vitin 1999.

Financimet me Bazë Aseti

Ligji është hartuar për të lehtësuar financimin me bazë aseti. Ky financim përfshin huadhënien e parave apo financimin e kredisë mbi bazën se rreziku i humbjes për shkak të mos pagimit të një transaksioni huaje apo kredie mund të ulet ndjeshëm. Asetet e paguara mund të konfiskohen dhe shiten dhe procedurat e shitjes mund të zbatohen ndaj pjesës së papaguar të detyrimit. Ripagimi i huave është një problem serioz, me të cilin përballen institucionet financiare në Shqipëri. Rreziku i mospagimit të huasë nga ana e kreditorit vjen si rezultat i kushteve të veçanta të tregut në Shqipëri. Kjo mund të përfshijë gjendjen e ekonomisë, të ardhurat e debitorit, rastin e mospagimit të huasë nga ana e debitorit, aftësinë e debitorit në zbatimin me sukses të planit të biznesit etj. Përveç sa u përmend më lart, një nga shqetësimet kryesore është dhe situata ligjore. Ligji po fillon të trajtojë këtë aspekt, në mënyrë që të bëjë të mundur që asetet me bazë financiare të jenë më të parashikueshme dhe ekonomikisht të mundshme.

Termat e rinj në sistemin e ri shqiptar

Një transaksion i siguruar është një marrëveshje kontraktuale (së cilës ligji i referohet si “marrëveshje sigurie”), sipas së cilës një person apo organizatë financiare ( së cilës ligji i referohet me termin “kreditor”), siguron një hua apo kredi për huamarrësin (së cilit ligji i referohet si debitor) dhe përfiton në termat e marrëveshjes së sigurisë një të drejtë reale (së cilës ligji i referohet si Barrë Siguruese) në pasurinë e tundshme (të cilës ligji i referohet si “kolateral”) të debitorit. Barra Siguruese siguron bazën ligjore për marrjen, tërësore apo të pjesshme, të pagesës së detyrimit nëpërmjet shitjes së kolateralit. Debitori mund të jetë huamarrësi apo një palë e tretë garantuese, që bie dakort me kreditorin se pronësia e tij apo e saj duhet të paguhet për të siguruar shlyerjen e borxhit nga personi që ka marë huanë apo kredinë.

Në ligj, termi “marrëveshje sigurie” përfshin çdo formë marrëveshjeje që krijon një të drejtë në pasurinë e tundshme, e cila siguron një ose më tepër detyrime. Përveç kësaj, ai përfshin disa lloje transaksionesh, të cilat teknikisht nuk krijojnë barra siguruese, por që janë përfshirë në ligj për qëllime funksionale.

Çdo lloj pronësie mund të jetë kolateral në sistemin e ri

Çdo lloj pronësie mund të përdoret si kolateral në sistemin e ri shqiptar. Kjo mund të përfshijë pasuritë (të mirat materiale) reale të tundshme dhe ato jo reale të tilla si llogaritë, aksionet dhe pronësitë intelektuale (markat tregtare, të drejtat ekskluzive etj.). Për arsye sociale, lloji i pronësisë që nuk mund të jetë subjekt i një barre siguruese gjendet në Nenin 529 të Kodit të Procedurës Civile. Një nga aspektet më të rëndësishme të sistemit shqiptar është mundësia e të paturit të një barre siguruese në pronësi të ardhshme apo pronësi që nuk ekziston kur palët nënshkruan paraprakisht marrëveshjen e sigurisë. Kjo është shumë e rëndësishme, atëherë kur pronësia apo pasuria për t’u paguar është inventar (ose pronësi që debitori zotëron, në mënyrë që t’ia shesë personave të tjerë si pjesë e veprimtarisë së tij të rregullt të biznesit) për t’u arritur, apo një prodhim që duhet rritur për të ardhmen. Padyshim që barra siguruese fillon vetëm atëherë kur debitori bëhet zotërues i pronës, që është kolaterali, por është e rëndësishme që t’u lejohet palëve që të hyjnë në një marrëveshje të tillë, edhe nëse debitori është që më parë zotërues i pronës. Pa këtë tipar, në Shqipëri financimi inventar do të ndalohej nga ana ekonomike dhe administrative, përveç rasteve kur madhësia e biznesit të debitorit është shumë e vogël. Është tërësisht e pamundur të kërkohet një kredidhënës dhe një tregtar që të zbatojë një marrëveshje sigurie të veçantë në lidhje me çdo artikull të inventarit të blerë nga debitori dhe të dhënë si siguri ndaj dhënësit të kredisë. Për shembull, një biznes shfaqjesh, i cili merr rregullisht pagesa për shfaqjet mund të dëshirojë të financojë blerjen e shfaqjeve. Këto të fundit mund të jenë kolaterali për huanë. Por duke menduar se shfaqjet jepen çdo ditë, do të jetë e pamundur për shumë kohë të realizohet një ëmarrëveshje çdo javë. Një marrëveshje mund të ndalojë shfaqje të tjera për sa kohë që debitori të bëhet zotërues i tyre.

Të drejtat e Pronës që nuk përfshijnë zotërimin e pronësisë

Para hyrjes në fuqi të sistemit të ri në Shkurt 2001, në Kodin Civil, e vetmja formë e një marrëveshje financimi të sigurtë që përfshinte pasurinë e tundshme, që kishte një domethënie praktike, ishte garancia. Nën një graranci, debitori ia kalon zotërimin aktual të kolateralit kreditorit, për t’u mbajtur si siguri për performancën e një detyrimi. Ky kalim i zotërimit të kolateralit ka dy funksione të rëndësishme. Së pari, ai i lajmëron palët e treta se prona është subjekt i një barre që do të ketë përparësi mbi çdo interes të paguar nga një palë e tretë. Së dyti, ai lehtëson zbatimin e asaj që ndalimi i pronësisë nuk është i nevojshëm. Kreditori mund të vazhdojë ta largojë atë në mënyrë që të marrë para për të aplikuar borxhin e debitorit.

Tashmë, pas ardhjes në fuqi të ligjit, kreditorët mund të kenë të drejta të vlefshme pronësie mbi pronën e tundshme pa qenë e nevojshme që të marrin zotërimin e pronës. Ligji nuk lejon vetëm barrat siguruese të zotëruara, por dhe barrat siguruese mbi pronën e tundshme, që është lënë në zotërimin apo kontrollin e debitorit. Nevoja për një gjë të tillë është e nevojshme. Pronësia mund të mbetet në zotërimin e debitorit, kështu që ai mund të fitojë para dhe të paguajë huanë. Debitori nuk do mund të përdorë financim të sigurtë, nëse ai apo ajo duhet të dorëzojë zotërimin e këtyre aseteve në mënyrë që ta arrijë atë.

Transaksionet e huadhënies

Si pjesë e politikës bazë të ligjit për të siguruar njoftim publik ndaj kreditorëve mbi çdo të drejtë prone lidhur me pasurinë e tundshme të debitorit, Ligji përfshin po ashtu lehtësirat e pasurisë së tundshme. Qeratë e përfshira në ligj ndahen në dy kategori: qeratë e sigurisë (në këtë kategori futen gjithashtu qeratë financiare sipas Nenit 849 të Kodit Civil) dhe qeratë reale. Qeratë e sigurisë përbëhen nga qeratë që janë në të vërtetë metoda alternative të sigurimit të financimit të sigurtë për blerjen e pajisjeve. Rezultati tregtar i marrëveshjes është se qeramarrësi do të ketë mjetet e tij për gjithë jetën. Në të tilla marrëveshje qeraje qeramarrësi do t’i paguajë qeradhënësit vlerën e kostos së kapitalit të paisjeve dhe një barrë kredie për pagesat e vona të kostos së kapitalit. Kategoria e dytë, qeradhëniet reale sigurojnë përdorimin e pajisjeve nga qeramarrësi për një periudhë kohe shumë të shkurtër se jetëgjatësia e tij. Si rrjedhojë, prona do t’i kthehet në mënyrë të pashmangshme qeradhënësit. Në përgjithësi, ligji nuk bën dallim midis dy llojeve të qeradhënies. Megjithatë, qeratë për periudha të shkurtra kohe nuk përfshihen në ligj.

Regjistri i Barrës Siguruese

Regjistri i Barrës Siguruese është një bazë qendrore të dhënash për të gjithë vendin dhe është i vendosur në Tiranë. Ai është shumë i mundshëm ndaj kreditorëve dhe personave të tjerë që mund të veprojnë me debitorët. Mundësia në këtë kuadër përfshin si mundësinë fizike, ashtu dhe atë financiare. Kostoja e përdorimit të sistemit nuk ka efekt në vendimin e palëve për të marrë pjesë në një marrëveshje të financimit të sigurtë. Aktualisht kjo kosto është 500 Lek, e barazvlershme me 3.3 USD.

Regjistrimi është i rëndësishëm për të zgjidhur diskutimet midis kreditorëve të ndryshëm. Rregulli i përgjithshëm i ligjit është se personi i parë i regjistruar ka përparësi mbi interesin e një personi të regjistruar më vonë apo që nuk ka regjistruar deklaratën e tij. Si rezultat, sot në Shqipëri është zgjidhur një problem shumë i madh i kreditorëve, përderisa ata janë në gjendje të vlerësojnë vlerën e të drejtave të tyre.

Sistemi shqiptar ka gjithashtu rregulla përparësie të veçanta për të mbrojtur kreditorët e pasigurtë (për shembull taksat e zotëruara nga debitori, apo të mbledhura nga debitori në emër të shtetit) apo deklaratat e punonjësve të debitorit.

Sistemi financiar i sigurtë shqiptar u hartua për të ekuilibruar në mënyrë të drejtë nevojën për të mbledhur taksat dhe huatë e tjera të papaguara nga shteti me nevojën për të dhënë kredi të sigurtë, përsa i përket garancisë që duhet të bëhet subjekt i kërkesave të shtetit.

Kjo u vendos nga ligji me numër 605 i Kodit Civil, i cili i jep shtetit përparësi mbi shumicën e kreditorëve dhe debitorëve që marrin hua nga shteti. Kushti për një përparësi të tillë është që të sigurojë një njoftim publik për ankesat e shtetit përpara se kreditori të regjistrojë ankesën e tij, ose të saj, ose përpara se kreditori të japë kredinë. Rezultati është se ankesat e shtetit janë të mbrojtura dhe informacioni mbi këto ankesa është i mundshëm për kreditorët që mund ta përdorin atë me qëllim për të analizuar vlerën e kredisë së debitorëve të mundshëm.

Ka edhe një kërkesë për të mbrojtur punonjësit në Shqipëri, edhe nëqoftëse kjo nënkupton përdorimin e garancisë për t’i shlyer atyre rrogat e papaguara. Prania e punonjësve zakonisht e tejkalon kërkesën e tregut, një situatë kjo e përshkruar në situatën aktuale të Shqipërisë. Kështu, buxhetorët përballen me një pozicion të dobët transaksioni që nga fillimi dhe zakonisht nuk mund të ndërhyjnë për siguri në të ardhurat e tyre. Buxhetorët në Shqipëri, të cilët mbeten pa u paguar, janë të detyruar të varen nga asistenca publike, duke rezultuar si punonjës-debitorë në financat e shtetit deri në masën ku shteti mbështet financiarisht buxhetorin e papaguar. Kjo rrethanë do të sigurojë një nxitje për të punësuarin që ky i fundit të preferojë t’i paguajë kreditorët e tjerë, duke ditur se fondet publike do t’i kompensojnë rrogat e papaguara të punonjësve.

Kur hartuesit e sistemit financiar të sigurtë shqiptar njohën rëndësinë e kësaj politike publike, ata gjithashtu u përpoqën të ruanin funksionimin e sistemit. Për këtë shkak, Neni 605 i Kodit Civil u rishikua për të siguruar përparësi të veçantë për buxhetorët deri në 1 vit rrogë të papaguar. Kjo përparësi përfshin pjesën më të madhe të pasurisë së debitorit, duke shtuar shtuar dhe pasurinë e përdorur për qëllime hipotekuese. Ndërkohë që politika publike për mbrojtjen e buxhetorëve është realizuar falë përparësisë së veçantë, parashikimi i sistemit ruhet me anë të kufizimeve të vendosura në këtë përparësi.

Mekanizmi i ri zbatues sipas ligjit shqiptar. Mekanizmat e balancuar të zbatimit.

Kolaterali është “siguria” e kreditorit për transaksionet e sigurta financiare. Gjithashtu është e rëndësishme që kreditori të jetë i aftë të kontrollojë dhe të shesë pasurinë pa vonesa të panevojshme. Paragrafi V i Ligjit është një mekanizëm i ri që është një përjashtim i atij ekzistues sipas Kodit Shqiptar të Procedurës Civile dhe siguron një mekanizëm të shpejtë për zbatimin e të drejtave të pasurisë kundër pasurisë së tundshme. Sipas këtij sistemi të ri pas mospagimit nga debitori, kreditorit mund t’i konfiskohet pasuria ose t’i jepet atij, kështu që mund ta largojë në një mënyrë të shpejtë, pra vlera e pronës si siguri ruhet dhe në këtë mënyrë nuk mund të zhvlerësohet ose të humbasë.

Sistemi shqiptar barazpeshon të drejtat e kreditorëve dhe atyre të debitorëve. Janë katër tipare që janë hartuar për të trajtuar këtë aspekt të rëndësishëm. Së pari, debitori ka të drejtë të rimarrë pasurinë nga kreditori në çdo kohë përpara shitjes së pasurisë. Së dyti, kreditori duhet të shesë pronën sipas vlerës së tegut. Së treti, kreditori duhet të lajmërojë debitorin rreth shitjes dhe çdo aksesi të vlerës monetare të fituar nga shitja e kolateralit që i paguhet debitorit.

Konflikte me Ligjet dhe Vendet e tjera. Rregullat e Ligjit Ndërkombëtar Privat

Në shumë raste debitorët dhe kompanitë i zhvillojnë bizneset e tyre në më shumë se një vend. Pra, nuk është e mjaftueshme të kesh një sistem që merr në shqyrtim debitorët që gjenden në territorin e tij. Për më tepër, shumë lloje pasurish janë tepër të lëvizshme, duke rezultuar në faktin që një pjesë e pasurisë mund të merret përkohësisht ose përgjithmonë nga debitori drejt një vendi tjetër. Gjithashtu, pasuria e tundshme që është sjellë në Shqipëri nga një debitor mund të bëhet subjekt i barrës siguruese të krijuar sipas ligjit të një shteti tjetër. Personat që nuk banojnë në shtetin ku debitori gjendet ose aty ku barra siguruese është marrë, mund të zotërojnë garanci të papërcaktuara si për shembull borxhet (llogari) kundrejt debitorit. Për të trajtuar këto çështje që lindin në këtë kuadër, ligji përmban një paketë të ligjeve private ndërkombëtare që përgjithësisht njihen në vendet e tjera të botës.

Ligji mbi barrët siguruese dhe ligji mbi falimentimin

Është e pamundur të kesh një sistem financiar të sigurtë funksional pa marrë parasysh legjislacionin e falimentimit. Arsyeja është se kredidhënësit shikojnë rezultatin përfundimtar. Ata duan të dinë nëse janë të sigurtë apo jo. Me qëllim dhënien e kredisë nuk është e rëndësishme për ta nëse huamarrësi do të falimentojë apo jo, ata duan të jenë të gatshëm për të ushtruar të drejtat e tyre mbi pasurinë e debitorit duke parë që ai nuk kryen pagimin edhe nëse kjo ndodhi si shkak i falimentimit.

Ligji shqiptar ekzistues mbi falimentimin nuk shqyrton qoftë edhe një rast të vetëm falimentimi. Kjo pavarësisht nga fakti që legjislacioni u miratua në vitin 1995 dy vjet përpara shembjes së skemave të famshme piramidale shqiptare. Pavarësisht nga fakti se gjatë periudhës së vitit 1997 shumë individë dhe kompani humbën paratë e tyre, nuk kishte raste falimentimi që dolën para gjykatave shqiptare. Problemi i ligjit mbi falimentimin në Shqipëri ndikon edhe financimin e sigurtë. Ashtu siç u përmend më sipër, mungesa e parashikimit të të drejtave të kreditorëve në rast falimentimi rrit rrezikun e lidhur me huadhënien.

Në vitet e fundit, legjislatura e Shqipërisë ndërmori një përpjekje të guximshme për t’u përballur me ligjin e falimentimit. Megjithatë mungesa e stabilitetit në studimin e projekteve të ligjit mbi falimentimin me një politikë që nënvizon Ligjin mbi Barrat Siguruese, kërcënoi përmbysjen e përfitimeve të sjella nga ky Ligj.

Drafti i parë mbi ligjin e falimentimit ishte në kundërshtim me mënyrën e ligjit mi barrën siguruese për arsyet e mëposhtme; së pari ai ndalonte kreditorin për të vendosur të drejtat e tij mbi pasurinë e tundshme të debitorit në një mënyrë të shpejtë. Gjithashtu kishte sistem me një përparësi të ndryshme, i cili ishte në kundërshtim me Nanin 605 të Kodit Civil dhe i dha administruesit të pasurisë së falimentuar të drejta, në mënyrë që ky i fundit të mund të kërcënonte të drejtat e kreditorëve të siguruar për të ushtruar të drejtat e tyre.

Me vazhdimin e punës mbi projektin, legjislatura shqiptare arriti të siguronte një projekt që është më i qëndrueshëm me ligjin e barrës siguruese dhe Kodin Civil. Sipas projektit final, kreditorët e siguruar janë ndikuar por në një mënyrë më të pranueshme dhe sistemi parëso që aplikohet përpara falimentimit aplikohet edhe pas këtij të fundit.

Sistemi i ri financiar i sigurt vepron

Është shumë herët për të vlerësuar kontributin e saktë që sistemi i ri financiar i siguruar ka në tregun e kredive në Shqipëri. Megjithatë, sipas reagimeve dhe analizave të të dhënave të nxjerra nga vrojtimet e drejtuara në mënyrë të hapur, rreziku që përfshin dhënien e kredive duket të jetë më i kontrolluar.

Regjistri i barrave siguruese

Regjistri i barrave siguruese e filloi veprimtarinë e tij në Shkurt të 2001. Gjatë periudhës Shkurt 2001-Maj 2002, ka patur mbi 2800 transaksione.

Ndërmjet institucioneve kryesore që kanë kontakt të rregullt me regjistrin e barrave siguruese (për të bërë regjistrime ose kërkime) janë Banka FEFAD dhe PSHM-ja, me afërsisht 90% të regjistrimeve në regjistër. Kjo është e lidhur me aktivitetin e mikro-kreditimit ndaj bizneseve të këtyre institucioneve. Kështu, efikasiteti i sistemit të ri financiar të siguruar është më i dukshëm në aktivitetet e mikrokredisë.

Është e rëndësishme që të theksohet se shumë kompani nuk e praktikojnë regjistrimin e llogarive bankare në regjistrin e garancive të sigurta. Kjo ka të bëjë më shumë me mungesën e informacionit mbi mundësinë e kryerjes së këtij regjistrimit, i cili nënkupton më tepër mungesën e informacionit në legjislaturë mbi barrat siguruese sesa vendimin e njohur të marrë mbi baza ligjore.

Sistemi i ri financiar i sigurtë nën mikro-vrojtim

Një nga rezultatet më të rëndësishme të vrojtimit është fakti se mekanizmat e regjistrave së bashku shmangin konfliktet ndërmjet kreditorëve. Kjo lidhet me faktin se si Regjistri i Tokës ashtu dhe Regjistri i Barrave Siguruese realizojnë qëllimin e tyre kryesor – duke siguruar informacion të besueshëm mbi të drejtat ekzistuese të kreditorëve duke paralajmëruar në këtë mënyrë persona që dëshirojnë të merren me pasurinë që deri më tani ka qenë e fshehur. Si pasojë, konfliktet parandalohen.

Regjistrimet kanë Ndikim Pozitiv mbi Shlyerjen e Kredive – është e qartë se regjistrimet kanë një efekt psikologjik mbi debitorët që të shlyejnë kredinë e tyre kështu që emrat e trye mund të hiqen nga bazat e të dhënave të Regjistrit të Tokës ose të Regjistrit të Barrave Siguruese.

Është e rëndësishme të kuptohet se infrastruktura ligjore dhe institucionet që përfshijnë një regjistër të tillë kërkesash kundrejt pasurisë së debitorëve, përfaqësojnë një hallkë të një zinxhiri ose pjesë që së bashku përcaktojnë rrezikun e dhënies së kredisë. Më poshtë paraqiten një numër shembujsh që përfshijnë rrezikun e dhënies së kredisë në Shqipëri:

Situata politike në Shqipëri

Paqëndrueshmëria politike ka luajtur një rol kryesor në shkurajimin e investimeve në biznes, industri, bujqësi dhe në hapësirat e konsumatorit. Perceptimi ekzistues në Shqipëri që shoqëroi trazirat e vitit 1997 dhe shtimin e zgjedhjeve të përgjitshme që nga ajo kohë përmenden nga investitorët si shqetësimi kryesor për investim. E njëjta situatë ndodh me kreditë që dhanë Bankat gjatë periudhës 1999-2001. Megjithatë numri i përgjithshëm i huave të dhëna në vitin 2002 u rrit në krahasim me vitin 1999. Në qoftë se ne marrim parasysh normën e rritur në terma absolute për këto vite, kjo normë në përgjithësi është më e madhe në vitin 2000 e krahasuar me vitin 2001. Situata politike (zgjedhjet parlamentare në qershorin e vitit 2001), si dhe disa çështje të tjera si mungesa e energjisë elektrike, niveli i ulët i besimit në biznes, etj, mund të konsiderohen si arsye të tjera.

Vlera kolaterale

Një aspekt tjetër i përfshirë në dhënien e kredive është vlera e kolateralit në Shqipëri. Vlera e kolateralit në zotërimin e debitorëve të mundshëm përfaqëson një element tjetër rreziku për kredinë. Parashikimi është se 98% e makinave në Shqipëri rezultojnë të vjedhura. Shembuj të tillë ekzistojnë edhe sipas të mirave të tjera materiale.

Kompetenca e gjykatave

Problemi është ai i rregullit të ligjit. Kreditorët nuk janë të sigurtë se gjykatat mund të njohin të drejtat e pasurisë të miratuara me ligj. Si pasojë, ata nuk janë të sigurtë se pasuria që siguron kredinë e tyre do të jetë e mjaftueshme për të shlyer kreditë, kur dhe nëse koha është e përshtatshme dhe detyrimi mbetet e vetmja mënyrë për të shlyer kredinë.

Duket se çështjet si sistemi juridik jo efektiv, në afate të gjata për të marrë vendime, paparashikueshmëria e vendimeve, si dhe zyra e taksave dhe zyra e detyrimit po karakterizojnë gjithë sistemin gjatë periudhës para dhe pas Regjistrit të Barrave Siguruese. (Ideja për të krahasuar të dy periudhat lindi sepse në Shkurt të vitit 2001, Regjistri i Barrave Siguruese filloi të funksiononte në Shqipëri). Ndërkohë kostoja e vendosur nga të dy regjistrat nuk ka ndikim në vendimin për dhënien apo jo të kredisë.

Kostoja për regjistrim te Regjistri i Barrave Siguruese është 3.5 US$. Kostoja e plotë e vendosur nga Regjistri i Tokës për një kredi ose për transaksion shitjeje nuk e kalon shumën prej 20 US$.

 

Zef Preçi Këshilltar pranë Presidentit të Republikës

Ledia Muço, Bashkëpunëtore e Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike

Letër në redaksinë e gazetës “Shqipëria Etnike”

I nderuemi Zotni Viktor Martini!

Falenderoj Z. Gjosho Vasinë që më bani me dijtë librin tuej auto-biografik “Dëshmoj (unë, hija dhe vuejtja)”. Ku skalitni si me daltë për t’i përjetue ato vuejtje të pa imagjinueshme, gjysëm shekullore të skëterrës komuniste…

Libri ka vlera të mëdhaja njohje, pasqyrimi rreal, që kaluet kalvarin e mundimeve me bashkë-vuejtësit, për të ia prezantue brezit të ri. Ky sistem hienash (si shkruen E. Pikolini) persekutoi e mjeroi edhe babën tuej të nderuem. U batë viktimë si familje tue jetue burgjet gjakatare të skëterrës së egër komuniste të pashembull në histori kryesisht anti-shkodrane e fetare (kristiane)… Burgosja e babës suej pa faj, se qe njeri i shkolluem në Itali, qe intelektual, dhe atdhetar. I Hotas derë e parë e mikpritëse. Qe fisnik, bujar e nji burrë tejet i ndershëm. Në vend që të kishte nderime e dekorata për detyrën e kryeme me ndërgjegje, burgoset pa faj e shkak!… Satant e kuq ju njeshën njollën në biografi, ju ndjekën familjen e nderueme tuejen si mordja vdekjen. Vllaun tuej Paçin e kam pasë shok klaset. Qe djalë i mirë, besnik, trim, që nji ditë na tha shokëve të ngushtë: “Nesër arratisem, ma bani hallallë”. U shtangëm! Me Linin kena kenë moshatarë, qe nji djalë shumë inteligjent. Mendojshe se do të shkruente… Ju dhe Rodolfin, ju kam njoftë ma pak, se ishit të rinj. Më asht gëzue zemra që ke shkrue librin, që ke përjetue familjen e veten në mbijetesën tuej mahnitëse… Nana e juej, Katrina, grue fisnike nga Bajza. E mendëshme, trimneshë e sokoleshë, që me heroizëm dhe dinjitet dijti me ju rritë, këto jetima të mjerë, të ndershëm e me virtyte fisnore e posaçërisht me divocion të madh për fenë Kristiane. Edhe pse pllakosë vorfnija deri në skamje dijti me dinjitet e nderë me jetue tue ja zbardhë faqen vetes e familjes.

Viktor, je nji dishmitar për me tregue ferrin zharitës të diktaturës së kuqe. Libri duhej të shkruhej me dialektin gegënisht, atë gjuhë që folën prinët tuej dhe 70% të shqiptarve, e jo në gjuhën e Enverit, sikur ka thanë Arshi Pipa “asht gjuhë mushke e partiake”… Po të flas me dorën në zemrën shkodrane, libri i juej asht mjaft i mirë. Ti din me shkrue. Libri ka mjaft brumë e shtjellue mirë, asht tërhjekës, lexohet me etje, nga kurreshtja. Ka emocione e momente prekëse. Ke nji pendë të mirë. Ke logjikë e shprehje të mira popullre, mjaft vlera artistike. Ka momente dramatike, që len mbresa tek lexuesi. Si nxitje për të shkrue, po ju thaem në konfidencë se je si nji Xhek London i vogël jo i mejhanave e alkolit, por i farkëtimit të vuejtjes, si Anteu që mbijetuet për me tregue. Ke mjaft besim në Zotin, që të ndihmoi për të jetue. Dashunija e juej për babën dhe nanën asht shembullore, që edukon të rijtë. Dashunija me vllaznit asht vllaznore, që e kundërshton proverbin shkodran: “Vllau me vllanë janë ortakë të këqij në jetë”. Ka mjaft momente prekëse, si vdekja e babës tuej të nderuem, pushkatue pa faj… Si edhe vdekja e Dom Ndre Zadejës që tha: “E çka mund të baj ma shumë, për me u qujtë shqiptar?!…” Pasthirrmat në restorant, që jetuet pa triska mjer kush i provoj… Ah! Sikur të ngopesha me buk thatë, edhe në vdeksha s’do të kisha gajle!… Moj nane… Kur nji dorë bujare preku në zemër ju lëshoi nji pare në dorë ilegalisht, nana tha: “Ah more Zef Martini u bame të na ngopë Bota… Kjo nanë e uritun atëherë e hangri nji supë sa me mbajtë shpirtin… A ka dhimbje ma të madhe, nana mos me pasë vladit të zemrës, mos me ja shue urinë… Kur nana erdhi nga Burreli me trishtimin e dhimbjen në zemër, e rraskapitun e dërrmueme, e këputun fshani e tha: Ah shpirt a dole, sa thellë paske kenë!… Fjalën e dhanë dhe amanetin e keni të shejtë. Jetuet tanë jetën të vuejtun dhe asnjiherë të gëzuem, nji jetë në skëterrë, se deshte me mbajtë nderin e dinjitetin. Torturat që i përshkrueni rrealisht të çohen flokët përpjetë nga trishtimi në zemër… Këto janë njohje, mësim dhe edukim për breznitë, se kush qe kulshedra e diktaturës e pa ngijshme me gjak… Shkodra qe terrorizue ma shumë, se kje djepi i kulturës, nxori majen e inteligjencës shqiptare, u quejt rreaksionare, se ka edhe priftërijt, që martirizuen këto vampir 200 priftërij… Komunizmi han edhe klysht e vet. Shkrueni se aristokracija e kuqe, burgosë nga E. Hoxha s’përziheshin me kend, ke inatë e fali hakun, qëndrimi qe burrnor. Mos bje në gabime, ato ishin të shokuem, dronin hijen e vet, do të vuenin mëkatet në ket jetë. Rrijshin të vetmuem nga frika e persekutimit, dronin hijen e vet. Pater Gardini, që ishte vërtetë si shejt, na pat thanë: “Krishti thotë me falë, por kush ka ba krime do t’i dënojë gjykata e Drejtësija e vërtetë, si në gjyqe të Nurembergut”. Edhe Zoti ka gjyqin e përjetshëm. Pater Meshkalla, që të deshti si babë, qe mësuesi (Aristoteli i jot) thoshte: “Komunizmi ka nji gja të mirë, se nuk ka asgja të mirë”. Qe filozof. Në ket ferrë të tokës plot me lot, mbijetuen, nga dashunija e nanës që ju ndej pranë, tue ju ndjekë nder burgjet… Ju mbajti gjallë forca Hyjnore e Zotit dhe Adhurimi në Konakun Shejt te Zojen e Shkodrës. Ju Viktor jeni arsimue e formue në burgje, se aty kishit profesorat ma të mirët e të arsimit kombëtar. Ky libër me plot vlera, duhet lexue nga tana moshat, për vlerat artistike, edukative dhe morale kristiane. Mësuesit duhet ta bajnë libër leximit jashtë klaset.

Nana e juej që jetoi me nderë, kishte nji fisnikri legjendare, qe nji heroinë që veçse zemra e saj dijti me i përballue, sikurse zoja Marije Mazrreku, motra e Dom Nikoll Mazrrekut, vuejten njimijë halle e meritojnë nji përmendore si përkushtim. Pater Zef Pllumbi thotë: “Rrno për me tregue”. Mos hezito dhe me kurrajo të shkruesh librin e dytë: “Burgu i Burrelit, Ferri i Tokës”. Ta shkruesh me të gjitha detajet se kujtesen e keni të mirë. Për të shkrue librin e ri, po porosis në Shirokë 5 pupla patet, e ti mprehi si pendë shkrimit dhe po të pregatis me blozë tush të zi, me ngjye pendat me shkrue librin tjetër… Libri i parë e kaloi provimin, suksese për të tjerët…

Ju uroj shëndete ju,  zojës suej dhe Paçit. Shumë shëndete

Gjovalin Muzhani    

Trieste-Itali

 

Shpresat e thyera të shqiptarëve

Dy vrasjet e fundit të dy prej biznesmenëve më të fuqishëm shqiptarë, Mirit të Xhikes dhe Flovian Vilës, me të drejtë u trajtuan nga opinioni shqiptar, por edhe shtypi ndërkombëtar si vrasje e biznesit. Pra edhe vrasjet, përdhunimet, grabitjet, plagosjet e ditëpërditëshme e natëpërnatëshme, para se të regjistrohen si të tilla, janë thyerje shpresash. Anarshia që ka mbërthyer për fyti jetën e shqiptarëve ka prapaskenë politike për ta vonuar tranzicionin e për të zgjatur jetën e pushtetarëve në karrigen e krimit. Demokratët e vërtetë, ata që aspirojnë për liri e të drejta njerëzore, për një Shqipëri pjesë e perëndimit dhe jo e lindjes postkomuniste, janë në qendër tëgoditjes së dhunëshme. Kështu Arbana Bleta e datëlindjes 05. 04. 1974, duke qenë se është bërë një eksponente e lëvizjes demokratike shqiptare, është dhunuar shumë her nga segmente të policisë sekrete. Arbana, si shumë shoqe e shokë u ndeshën që të reja me padrejtësitë e një sistemi të padrejtë, u përballën me të pamoralshmen, me të paligjshmen, me antinjerëzoren. Në trupat e njomë të rinisë shqiptare goditën shqelmat e policisë, shkopinjtë e gomës dhe bri emrave të tyre u shënuan fjalët makabre “Të vriten”. Që në lëvizjen studentore antikomuniste të viteve 1990-1991, Arbana Bleta u dallua mes të tjerëve si veprimtare. Na kujtohet edhe sot kur zgalemi i lirive njerëzore në Shqipëri, ish deputeti dhe miku ynë Azem Hajdari, i vrarë nga segmente të sigurimit të shtetit më 12 shtator 1998 në Tiranë, sa herë që vinte  në qytetin antikomunist të Shkodrës, takohej e konsultohej edhe me demokraten Arbana Bleta. Natyrisht, pasi edhe Azemi ishte një politikan i ri por me vizion të gjerë, diskutonin e projektonin ditë të bukura për Shqipërinë. Por sot që po shkruajmë këto pak rreshta, Azemi është në varr e Arbana diku rrugëve pa rrugë të perëndimit për të shpëtuar jetën që i rrezikohet seriozisht. Azemi e kish thënë edhe në Parlamentin shqiptar se e dinte se ishte i planifikuar të vritej, por edhe Arbana e kish shprehur një frikë të tillë, ndaj si duket ka parë të vetmen shpresë ikjen nga Shqipëria për të cilën investoi jo pak. Ajo në shumë veprimtari, në shumë tubime paqësore të opozitës shqiptare, por edhe si pjestare e stafit të Partisë Demokratike në fushata elektorale ka qe një një faktor i fuqishëm që ka ndihmuar proceset e zhvillimit. Gjithsesi, vjen një ditë që ndodhet të zgjedhë ose vdekjen, ose ikjen.

Sokol Pepushaj

Lodovik Saraçi është përjetësuar në histori

Si sot e njëqind vjet më parë në Shkodër lindi Lodovik Saraçi që do rritej e mëkohej nga familja me cilësitë më të mira të një njeriu. Ai do bëhej një patriot i shquar, një atdhetar i madh, një intelektual e demokrat i zoti, një nacionalist si ai, një figurë famoze që do i kalonte jo vetëm kufijtë e Shkodrës, por edhe të Shqipërisë.

Dekorimi i Lodovik Saraçit nga Bashkia e Shkodrës me titullin e lartë “Krenaria e Qytetit” është një vlerësim për këtë figurë shumëplanëshe. Unë e kam njohur nga afër Lodovikun e pavdekshëm. Ishte diplomuar me nota të shkëlqyera dhe kishte shpirt e veprim demokratik, pro-perëndimor. Fytyrë prej shenjtori, të pastër, të qeshur. Njeri i ditur, i kulturuar, i thjeshtë e krenar, por edhe i vendosur e trim. Unë dhe shokët e mij të rinj e prisnim Lodovikun në kryqëzim të Rusit që quhej rruga “Canej” dhe e shoqëronim deri tek rrugica e tij që quhej rrugica e Vogël e Nikës. Kur ndaheshim, na shpupuriste flokët, na puthte dhe na mësonte si të jemi fëmijë të mirë.

Lodovik Saraçi u bë shumë i njohur në të gjithë Shkodrën, madje fama e tij kaloi edhe kufijtë ekzistues si antikomunist. Ai kishte pikëpamje perëndimore dhe reflektonte aspirata për një Shqipëri të lirë e demokratike. Shkodra edhe aso kohe njihej si antikomuniste, por dy lagje shkëlqenin fort: lagjia Sarreq dhe Rusi Katolik. Këto dy lagje diktatori gjakatar Enver Hoxha i kishte emërtuar si “reaksionare”.

Nuk gjendej pra asnjë komunist për be, me përjashtim të atyre të importuar. Lagjia Rus Katolik ishte vërtetë e varfër, por fisnike, atdhedashëse, burrërore, krenare. Marrëdhëniet familjare ishin të shkëlqyera, saqë mbaj mend si sot që quhej “Familja e madhe rusiane”. E pra, këta njerëz të mirë, të mrekullueshëm, krenoheshin me figurën e Lodovik Saraçit. Dhe kishin të drejtë. Figura të tilla do i nevojiteshin çdo qyteti, madje edhe një qyteti evropian.

Intelektuali i shquar Lodovik Saraçi, kur u arrestua nga komunistët, megjithëse kishte një detyrë shumë të rëndësishme për kohën, ruajtjen e rendit e qetësisë, pra punën me komunitetin, për mungesë provash dhe frikën e një revolte, u lirua. Ai nuk u përlye në asnjë punë të keqe, megjithëse koha ishte shumë e keqe.

Më vonë, atdhetari i shquar Lodovik Saraçi, duke parë rrezikun serioz që po i kanosej Shqipërisë dhe krimet antinjerëzore që regjimi i Enver Hoxhës po i bënte këtij populli, vendosi të arratisej dhe t’u bashkohej atdhetarëve të tjerë trima e liridashës që po luftonin në malet e Veriut shqiptar kundër komunizmit. Miku i tij Gjon Mark Gjergji me të rinjtë e tjerë antikomunitë jo më pak se dy herë në javë shpërndanin trakte lagjeve të Shkodrës duke pasqyruar luftën dhe trimërinë e antikomunistëve. Eh, në ato trakte në të shumtën e herëve përmendej emri e vepra e Lodovik Saraçit.

Por trimat gjithmonë i merr plumbi në beteja. Kështu Lodovik Saraçi do vritej nga komunistët, për t’u përjetësuar në altarin e historisë shkodrane në luftë kundër diktaturës së kuqe.

Filip Gjergji

 

Të rinjtë shqiptarë të kërcënuar

Ardit Islam Peraj e ka jetën të rrezikuar. Është ky njëri ndër shumë të rinjtë e të rejat që segmentet e errëta të shtetit anarshist e kanë vënë në shënjestër, ndoshta edhe për ta eleminuar fizikisht. Ky djalosh me aspirata të qarta për jetën është anëtar dhe veprimtar i Partisë Demokratike që nga data 20. 08. 2002, ndërsa në Forumin Rinor të kësaj partie është aktivizuar që nga data 15. 05. 2000.

Gjatë fushatës së nxehtë elektorale të pushtetit vendor të 1 Tetorit 2000, Ardit Peraj u dallua si anëtar i stafit elektoral të Forumit Rinor të PD-së, në mbështetje të Ormir Rusit, kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës. Përballja me elementë anarshistë që u përpoqën të manipulojnë votat, bëri që edhe Arditi të dhunohet fizikisht. Por edhe në zgjedhjet për deputetë të 24 Qershorit 2001, ky djalosh ishte anëtar i stafit elektoral të deputetit demokrat Astrit Bushati në zonën elektorale Nr. 5. Ndërkohë gjatë procesit të votimit ka qenë vëzhgues i këtij deputeti në qendrën e votimit. Edhe këtu provoi shkopinj gome dhe presione fizike e psikologjike. Në vitin 2001 Arditi është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të PD-së për lagjen “Naim Gjylbegu”. Kështu, duke qenë se edhe familja e tij që në fillim të proceseve demokratike, kishin dhënë kontribut si demokratë, presionet u shtuan mbi të, deri një ditë që për të shpëtuar jetën, si të vetmen zgjidhje gjeti braktisjen e Shqipërisë.

Korrespondent i “Shqipëria Etnike”

 

Europa i ka hapur portat… ne kërkojmë çelësat!…

Që në fillim të Korrikut 1990, ambasadat europiane në Tiranë i hapër portat, për të pritur vërshimin e rinisë shqiptare e cila e kërkonte lirinë si i eturi ujin në shkretëtirë.

Marsi i vitit 1991 kulmon me një eksod të pa parë ndonjëherë, mjaft të ngjashëm me atë të arbëreshëve gjatë pushtimt osman. Brigjet perëndimore të Adriatikut pritën me bujarinë e tyre karakteristike bijtë dhe bijat arbërore të Gjergj Kastriotit, (si dikur arbëreshët). Sot, mbi 200.000 shqiptarë jetojnë në Itali dhe ajo që duhet parë me vëmendje dhe trajtuar me përparësi është se kemi plot tetëmij studentë që vazhdojnë studimet e larta në këtë shtet fqinj dhe mik, i shquar për kulturë dhe zhvillim, që rreshtohet në vendin e gjashtë, në tetë vendet më të zhvilluara të botës.

Duke patur parasysh se rreth një milion shqiptarë emigruan vetëm gjatë afro 13 vjetëve që në Europë, Amerikë dhe pothuaj në të gjithë globin, (duke përfshirë vendet më të zhvilluara dhe demokratike), na mbetet të shpresojmë se një ditë të afërt do të kthehen, duke na sjellë aromën e këndëshme të Lirisë dhe bashkë me të edhe eksperiencën për të ndërtuar një shtet modern. Le të shpresojmë se skalionit të fuqishëm të (8000) studentëve që do të kthehen nga Italia dhe atyre të vendeve të tjera, të cilave, duke i bashkuar me studentët e Universiteteve tona, do të krijojnë atë “Armatë” të fuqishme intelektualësh, që pa asnjë pikë dyshimi do t’i kthejnë atdheut krenarinë e humbur dhe do t’i japin vendin që i takon me Europën moderne.

Barrierat që na kanë penguar në ndërtimin e një shoqërie moderne do të mund t’i kapërcejmë vetëm me një vullnet të hekurt dhe duke çimentuar harmoninë dhe dashurinë mes njëri-tjetrit.

Për të arritur këto objektiva dhe për të dalë nga ky kolaps, në rradhë të parë duhet ndryshuar mentaliteti oriental dhe pastruar ose “luçiduar” ndryshku aziatik. Për këtë, në rradhë të parë duhet të merremi me të shkuarën, por të shohim vetëm përpara. Të kaluarën do ta “varim” në ndonjë muzeum si një “dosje” të zezë. Po ecëm me kokë mbrapa, na pret humnera. Të gjitha vendet e përparuara i kanë arritur standartet e zhvillimit përmes punës.

Duhet të bëhemi të integrueshëm dhe kjo arrihet vetëm në sajë të një vullneti të përbashkët duke shembur çdo “mur” që na ndan dhe duke lidhur “ura” të reja, të qëndrueshme dhe solide, siç e kërkon koha dhe interesat mbarë kombëtare.

Për të dalë nga ky tranzicion i dhimbshëm, duhet të kemi në qendër të vëmendjes referencat dhe “recetat” që na jep Europa dhe shtetet më të zhvilluara.

Ja se çfarë na servir Europa për Integrimin:

Integrimi europian fillon nga një ndërgjegje kulturore dhe qëndrim kulturor. Çdo sukses e përvojë e një bashkësie varet në mënyrë absolute e thelbësore nga këto të dhëna:

Formimi i shtetit demokratik të

standartit europian, është në radhë të parë një akt kulturor, i cili duhet të bëhet hapësirë e gjerë e lirisë së njeriut e që siguron lirinë e mendimit, të diskutimit dhe të veprimit, për të mos mbetur në stadin, vetëm të dëshirave të mira.

Organizimi intelektual kulturor dhe shija e përcaktimeve pozitiviste, të shtyjnë të kapesh mbas identitetit kombëtar. Çdokush dhe çdo komb dëshiron të jetë më shumë se ç’është. Kjo është baza e dialektikës së progresit.

Integrimi kombëtar, jo si marrëveshje për rregullat e lojës, ku dhuna fizike dhe ideopolitike të zëvendësohen me kompromisin e vetëdijshëm në tryezën e bisedimeve. Besnikëria ndaj komunitetit dhe ndaj shtetit nuk mund të jenë domosdoshmërisht kontradiktore; ato plotësojnë njëra-tjetrën;

Konvergimi forcërisht ka dështuar.

Koncepti teknokratik nuk përkon me përvojën kulturore e politike.

Zhvillimet e mëtejshme duhet të bëhen në frymën e gjykimit të shëndoshë, të mirëkuptimit dhe të konsensusit, si një proces diskutimesh, për kapërcimin e vështirësive, pa humbjen e identitetit.

Kultura është prioritare:

Ekspansioni pseudokulturor psikofant oriental arkaik, neutralizohet me kundërveprimin e organizuar komunitar etnokulturor të një bashkësie autoktone, shpirtërisht homogjene dhe e pozicionuar tradicionalisht kundër këtij rreziku.

Kultura si reflektim i formacionit shpirtëror është imagjinata, janë vlerat që i përcaktojnë çmimin e qenies dhe vetë këto përbëjnë themelin e vërtetë të konceptimit të jetës sociale.

Në një shoqëri civile të zhvilluar dhe të pavarur iedopsikologjikisht, duhet të bëhet formulimi i pavarësisë së problemeve kulturore në veçoritë dhe kompleksitetin e tyre, për të përcaktuar ekuilibrin standart të shoqërisë. Shikoni sa largpamës ishte Poeti ynë Kombëtar, At’ Gjergj Fishta, kur citonte para 65 vjetësh, dhe pikërisht në vitin 1938: “Nuk janë fetë ato që i ndajnë njerëzit në këet shekull. Janë kulturat që nuk i lejojnë me u bashkue”. Atë që na e thoshte i madhi Fishtë, dhe që veshët e “dyllosur” nuk e dëgjonin, sot na e thotë Europa, dhe përsëri veshët tonë të “dyllosur”! Deri kur?…

Shteti rregullator duhet të krijojë mundësimin e ndërgjegjësimit të asaj që përbën të vërtetën e fshehur të historisë dhe studimin e saj në përmasa antropologjike, psikologjike, filozofike, morale dhe historike. Besoj se do të mjaftonte ky kapitull, për t’iu dhënë zgjidhje atyre problemeve, të cilat disa herë i kam trajtuar në polemikat me Abdi Baletën. Ndjehem vërtetë i sadisfaksionuar, kur me kënaqësi konstatoj se, problematika që kam trajtuar në shtypin periodik që nga viti 2001, në gazetën “Ora e Shqipërisë” dhe disa herë në gazetën ku bashkëpunoj tash sa kohë (dhe që duhet respektuar për pavarësinë e saj reale), “Shqipëria Etnike”, përkon katërcipërisht me sentencat që na ofron Europa. Dhe padyshim këtë kënaqësi do ta ndajë bashkë me të gjithë stafin e gazetës dhe drejtorin e saj, Pepushaj.

Kjo tregon se, mendimi që i paraprin zhvillimit dhe që shprehet në një organ ku fjala e lirë gjen hapësirën e duhur gjithmonë do të sulmohet ose anatemohet nga segmente regresiste e konservatore, të cilat observojnë në mentalitetin e tyre, elementë që janë diametralisht me sens të kundërt me parimet e botës moderne dhe demokratike dhe veçanërisht me integrimin europian.

Por kjo nuk duhet të na shqetësojë shumë sepse me siguri rrjedha e kohës dhe evoluimi në progres i shoqërisë shqiptare do t’i marrë me vete dhe do t’i integrojë në Europën moderne. Dhe padyshim, këtë rrol integrues, brezi ynë i ri do ta ketë parësor për të kapur “majat” e Europës.

Përgatitja e studentëve tanë në universitetet e Europës dhe emigracioni (që përmendëm më lart) është një garant i fuqishëm, për të shpërbërë arkaizmin oriental dhe për t’i hapur rrugë progresit.

Realizimi i aspiratës së rinisë studentore të Dhjetorit të stuhishëm 1990: “E duam Shqipërinë si gjithë Europën”, do të kryhet me sukses, duan apo s’duan fanatikët.

Tetëmij studentët në Itali, janë tetëmijë “prozhektorë” të fuqishëm, që do të na ndriçojnë të ardhmen e atdheut, bashkë me “ndriçuesit” e tjerë që prodhojnë universitetet tona.

Europa i ka hapur portat, askush mos të “lodhet” për të gjetur çelësat. Askush të mos mundohet të vërë “barrikada”.

Jemi nacionalitet europian me elementë të lakmueshëm të kulturës europiane dhe asnjë pengesë nuk na vjen pse kemi disa besime, sepse të gjithë besimtarët e vërtetë besojnë një Zot.

Zoti është i të gjithëve dhe ata që e njohin dhe e besojnë e dijnë shumë mirë se Ai i Lumi nuk mban “Pasaportë” europiane apo arabe.

I ftojmë të gjithë bashkëqytetarët, të rrisin në maksimum frymën e tolerancës dhe të mirëkuptimit.

Vetëm një frymë mirëkuptimi dhe tolerance do të na afirmojë pra botës, si qytetarë të denjë të Europës. “Kush kërkon, armiq dhe përçarës, i bashkangjitet Nenit “55” – agjitacion-propagandë”. (reminishencë e së kaluarës).

Mark Bregu

 

Paulin Selimi në “Duel gjelash”

Ditën sot e fillova me “Duel gjelash”: Është titulli i librit me përmbledhje tregimesh humoristike, të shkrimtarit Paulin Selimi, të cilin e lexova me kënaqësi dhe interesim të posaçëm. Jo thjeshtë për kureshtje, por të mësoja më shumë përmbajtjen, stilistikën dhe nivelin artistik të dyzet e tre tregimeve në lëndën e librit, i pashoq në gjininë e krijimtarisë së humorit dhe të satirës, me të cilët është ushqyer skena e teatrit të estradës, gjatë më shumë se tridhjetë viteve, brenda të cilëve është madhështia krenare e krijimtarisë së tij.

-E lexove librin? – më pyeste Paulini fytyrë-qeshur.

-Sigurisht e lexova në mënyrë të përsëritur, të hyja në thellësinë e lëndës së shkruar.

-Dhe cili tregim të ka pëlqyer më shumë?

-Të them se më pëlqen, “Kur të ikë zogu nga duart”, do të zemërohet “Kursi më i lartë për gangsterë”. Të lavdëroj “Karriera letrare e Artan Fikut”, ka të drejtë të ulërijë i famshmi “Kola i dritave”, duke më thënë mos fol “Kodra mbas bregut”. Të kënaqem me “Dorëzim pa kushte”, zemërohet “Kunati i shokut Xhemal”, të cilit i lind e drejta ligjore të dalë rrugëve e shesheve, në protesta paqësore! Dhe më keq të veçoj “Bujë e lustër”, jap shkak padrejtësisht të ngrihen kundër meje, gazetarët dhe redaktorët e “Këshilla për gazetat e reja”. E sa rrufe do të lëshohen mbi mua nga “Fjalëkryqi”. Pa dashur kështu krijohej pështjellim i pakëndshëm! Ti e shikon Paulin, se truri im është fare pak më i madh se truri i trumcakut, aq sa nuk jam i aftë t’i përgjigjem pyetjes që më bëre, se cili tregim më pëlqen më shumë në librin tuaj “Duel gjelash”…

Ata qëndrojnë në lartësitë e merituara, si gishtërinjtë e një dore, të cilët së bashku përbëjnë atë që quhet dorë. Janë gatuar nga mendja e njeriut me talent të lindur, të lindur me Paulin Selimin e në të cilët pasqyrohet kultura, frymëzimi letrar, edukimi, humori dhe satira, krijesa të penës mjeshtërore. Unë flisja e ai më dëgjonte tepër i vëmendshëm dhe më shikonte drejtë e në sytë e mi. Me ata dy sy të qeshur e të ëmbël, të bukur e qerpikët e gjata. Ai trup i gjatë si selvi e rritur drejtë. Fytyra e rrumbullakët ndryshoi pamjen, ajo mori ngjyrën e kuqe, më e theksuar në dy mollëzat e faqeve. Buzët lëviznin lehtë e më dukej se diçka ishte gati të nxirrte, një fjalë për të qeshur. Edhe në biseda serioze, i rrëshqet humori… Humori, tragjikomikja, gërshetohen natyrshëm të shfaqura me vërtetësi e realizëm. Paulini, kultura e tij, jeta e ngjarjet me personazhe, në dialektikën e zhvillimit të tyre. Thurja konstruksioni artistik, fantazia krijuese, përbëjnë një të vetëm, shkrimtarin e lartësive për tregimet humoristike, adhuruesin e popullit, Paulin Selimi.

-Nesër mos harro, eja më merrë në shkollë, ora trembëdhjetë e njëzet minuta, – më linte takim Paulini.

E prisja jashtë derës së oborrit të shkollës, aty ku prisnin prindërit fëmijët e tyre, në mbarim të orëve të mësimit.

-Në cilin vit e ke fëmijën, nipin, mbesën?! – më pyeste seriozisht një shok, të cilit gjithashtu seriozisht i jepja përgjigjen:

-Në vitin pesëdhjetë e një…

Dikush i foli shokut, dhe nuk isha i sigurtë se veshët e tij e dëgjuan të plotë tingullin e zërit të përgjigjes sime.

-Në cilin vita më the? Nuk e dëgjova mirë, – përsëriti pyetjen.

-Në vitin pesëdhjetë e një!

-Profesor është?

-Po.

-Ke detyrë të veçantë?

-Po, po, tepër të veçantë!

-Më vjen keq për ty, erdhi kohë e frikshme, si ngjau?

-Mbaroi “Kursi më i lartë për gangsterë”, dhe e shqetësojnë duke e përshëndetur, në ecje rrugës, në kafene e kudo të ndodhet. Prandaj më duhet ta shoqëroj…!

-Si e ka emrin familja?

-Paulin Selimi!

Ha, ha, haaa!, shpërthyen të qeshurat në atë grumbull njerëzish të cilët vërtetë prisnin të shoqëronin njerëzit e tyre.

Ra këmbana e mbarimit të orës së fundit të mësimit, dera e oborrit të shkollës u hap e unë dalloja qartë, mes turmave të studentëve, truplartin Paulin.

-Ulemi pijmë nga një birrë, gjashtë orë mësim të është tharë goja, – i flisja unë.

-Vërtetë është tharë goja e më është zbardhur gjuha, shikoje!

Nxori pak jashtë atë dhe vazhdoi:

-Të kam lënë fjalë dje, rojës së shkollës, se isha njoftuar të shkoja në Tiranë për intervistë në studion e televizionit publik shtetëror.

-Pa e pyetur unë, roja i derës më foli: Profesor Paulinin e ke në Tiranë për intervistë.

Për ta bërë të flasë, rastësisht në rrugë e pyeta Lekë Planin, gazetarin e Radio-Shkodrës:

-Lekë, di gjë, a e ke parë sot Paulin Selimin?

-Paulin Selimin!, – dhe eci duke qeshur me të madhe, ha, ha, haaa…

Edhe ke gjetur cilin të pyesësh! Ai është gati të qeshet deri në kupë të qiellit, ka menduar se e ke pyetur për humor.

-Me siguri ashtu është, – plotësova mendimin e Paulinit.

Dhe sa të shumta janë rastet e ngjashme. Kuptoja se sa thellë ka hyrë në zemrat dhe jetën e njerëzve mendimi krijues i psikologjisë me mjeshtëri të rrallë si ai. I thjeshtë si vetë jeta e jetuar, në gjithë rrugën e gjatë, të vështirë, që nga zanafilla e shfaqjes së parë të talentit letrar për tregimet humoristike, të cilat i kapërceu me guxim, durim e vullnet shembullor. Të shumta janë arsyet për të cilat reflekton në memorjen dhe vetëdijen e shtresave qytetare.

Të pyetet skena e estradës të teatrit “Migjeni”, zëri i aktorëve humoristë, arkivi i radios, kanalet tona televizive, shtypi i shkruar. Të pyeten njerëzit kudo, në rrugët e qytetit, në shkollat e ciklit të lartë, në administratën shtetërore, në ushtri, në polici.

Një “referendum” popullor të bëhet, dhe e ndjej nga zemra se do të brohoritej e do të thërrisnin: Paulin Selimi, Paulin Selimi… rroftë Paulin Selimi, shëronjësi i brengave tona, i cili kthen hidhërimet në gëzime.

Ai është banor i skenës, ushqyes i aktorëve, ai është banor në shtëpitë e njerëzve, ai është qytetar i vërtetë nderi i të gjithëve, nga të cilët merr urimin mirënjohës:

-Tungjatjeta, o shkrimtar Paulin Selimi!

Osman Adem Reshma

 

Demokratët, të kërcënuar, detyrohen të lënë Shqipërinë

Largimi i shqiptarëve nga vendi i tyre për në vendet e ndryshme të botës e veçanërisht në drejtim të SHBA-së, ka qenë mjaft i madh gjatë viteve të fundit, e posaçërisht pas vitit 1997, kur në Shqipëri u kthyen dhunshëm në pushtet ish komunistët të koduar tani me emrin socialistë, të cilët, nëpërmjet strukturave të tyre shtetërore, vazhdojnë hakmarrjen politike kundër demokratëve, duke i kërcënuar deri edhe me marrjen e jetës së tyre për veprimtari politike kundër Partisë Socialiste dhe qeverisjes së saj, që e ka kthyer vendin në varfëri, krim dhe korrupsion, ku tani po vriten edhe biznesmenët, pa le më të tjerët që nuk kanë asnjë lloj mbrojtjeje, duke u persekutuar politikisht. Një i tillë është edhe rasti i zotit Zef Prekë Malaj, i datëlindjes 19. 03. 1966, lindur në fshatin Dedaj të qendrës Koplik, Malësi e Madhe.

Ai ka disa kohë që është larguar i kërcënuar me jetën e tij, nga Shqipëria për në ndonjë vend tjetër, për të siguruar mbijetesën, së bashku me bashkëshorten e tij Gjelina Malaj dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

E gjithë kjo ka ndodhur sepse zgjedhjet vendore të vitit 2003 po afrojnë dhe Zef Malaj, duke vazhduar aktivitetin e tij politik, është vënë re na forcat e sigurimit të shtetit socialist, të cilët kanë e kërcënuar duke i thënë se po vazhdove kështu, do të të zhdukim, duke u dhunuar edhe fizikisht nga persona që flisnin në emër të shtetit, mbasi Zef Malaj, që në vitin 1990 në mbarë Malësinë e Madhe është i njohur si anëtar dhe aktivist i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe si pjesëmarrës në shumë protesta paqësore demokratike, si dhe anëtar në komisionet e votimeve, duke përfaqësuar Partinë Demokratike, veprime të cilat Zefi ka filluar t’i kryejë edhe tani, kur kanë mbetur vetëm edhe 6 muaj nga dita e zgjedhjeve për pushtetin vendor, aktivist i të cilave, Zef Prekë Malaj nuk mund të jetë sepse i kërcënuar edhe me marrje jete është detyruar që të largohet nga Malësia dhe Shqipëria familjarisht.                                            

Vasel Gilaj

 

Takim mes kulturave, etnive, besimeve fetare të ndryshme

Megjithëse më ambicioz, Projekti Shtëpia dhe Fshati i Paqes, është ai që me kalimin e kohës, do të lërë prapa shenjën më të fortë. Në fakt, Shtëpia e Paqes përfshihet në Fshatin e Paqes mbi malin e Taraboshit dhe dëshiron të jetë vendi i takimit mes kulturave, etnive dhe besimeve fetare të ndryshme. Pak kilometra nga kufijtë me Malin e Zi dhe Kosovën, ai dëshiron të jetë shenjë pajtimi në Ballkan, të cilët dihet se kanë shekuj që martirizohen nga luftërat vllavrasëse.

Edhe vendi nuk është zgjedhur rastësisht: një kazermë e vjetër ushtarake, më vonë qendër e policisë kufitare mbi liqenin e Shkodrës ku rrjedh lumi Buna. Pikërisht, aty ka shekuj që është vendosur një komunitet rom, i cili nuk është pranuar kurrë plotësisht nga shoqëria dhe jeton në një gjendje varfërie jashtë kufijve njerëzor.

I lindur në bashkëpunim me Caritas i Darfo Breshës, dhe me ndihmesën e Qeverisë italiane (Presidencës së Këshillit të Ministrave – Administrimi i Fondeve Private) – Fshati i Paqes përbën një sfidë ndaj kulturës së dhunës e të armëve.

Prania në Shkodër e të rinjve të etnive, kulturave e besimeve fetare të ndryshme, të cilat arrijnë të bëjnë ecje të përbashkëta të rritjes e të bashkëndarjes, dëshiron të jetë shenjë e pajtimit në realitetin e martirizuar të Evropës Jug-Lindore.

Për realizimin e projekteve Shtëpia e Fshati i Paqes, janë futur e në mënyra të ndryshme kanë bashkëpunuar me Caritas e dioqezës së Shkodrës, organizatat në vijim:

Presidenca e Këshillit të Ministrave – Administrimi i Fondeve Private (Itali), Caritas Dioqezan i Darfo Breshës (Itali), Renovabis (Gjermani), Banka Popullore Etike (Itali), Provinca Françeskane e Shqipërisë, Assisi Pax International (Itali), Shoqëria Sociale Polis (Itali), Critas Dioqezan i Pizës (Itali), Critas Dioqezan i Kastelamares (Itali).

Sfida të tjera. Të shumta janë sfidat që na presin përpara; pra, është e nevojshme ta çojmë më tej procesin e profesionalizimit të ndërhyrjeve duke vazhduar formimin e përhershëm të operatorëve si dhe duke fuqizuar procesin e formimit të Caritas famullitare.

Të ndërgjegjshëm se duhet të bëhet përpjekje për t’u futur në kulturën e realitetit shqiptar, parimet drejtuese, të udhëzuara nga Arqipeshkvi ynë Metropolit në mesazhin e tij drejtuar dioqezës e të marra nga statuti i Caritas Dioqezan janë:

-Shqiptari të ndihmojë shqiptarin.

-Shqiptari të jetë i mëshirshëm me shqiptarin.

-Shqiptari i varfër të ndihmojë atë që është më i varfër se ai.

Megjithatë është objektivisht e pamundur të përjashtohemi nga ndihmat ndërkombëtare, para së gjithash të Kishave simotra; për këtë është e nevojshme të mbahet hapur ballafaqimi me Organizatat Ndërkombëtare që kanë ndërhyrë në territorin e Dioqezës sonë, bile duke përfshirë edhe organizata të tjera.

Për këtë arsye, pra për t’ua kaluar mesazhet dhuruesve, po kërkohet që të vlerësohen më mirë teknologjitë moderne si interneti. Ekziston tashmë një sit i Caritas Shqiptar (www.caritasalbania.org), brenda të cilit jemi duke kërkuar të mbajmë të përditura faqet e Kishës sonë lokale (www.caritasalbania.org/shkodër). Siti i parë ad experimentum i realizuar nga disa famulli gjermane (www.help-for-albania.org) ka dhënë rezultate të papritura: shpejt do të fillojmë të regjistrojmë adresat përkatëse të “Projektit Bottega” dhe të “Shtëpisë së Paqes”; një sit të lidhur me Network Shkodër, do të mund të përfaqësojë atë qendër të mundshme në të cilën do të vazhdojë procesi i zhvillimit dhe i rritjes së Caritas dioqezan të Shkodrës.

Për të mos u varur krejtësisht prej ndihmave nga jashtë, jemi duke kërkuar që të formojmë të rinj shqiptarë me njohje teknike të veçanta dhe të nevojshme për administrimin e siteve të internetit; një fuqizim strukturor, me qëllim arritjen e teknologjive moderne në një masë të gjerë të popullsisë shqiptare, i cili mund të hapë edhe në Shqipëri perspektiva të papritura. Megjithë vështirësitë i quajmë të rëndësishme përpjekjet e bëra në këtë drejtim. Vullneti i përsosjes së teknologjive bashkëkohore nga ana e Caritas të Shkodrës, ka si qëllim që t’u ofrojë Caritas të tjea Dioqezane shqiptare, e bile krejt Kishës katolike në Shqipëri, një shërbim të tillë përherë e më të nevojshëm edhe në veprën baritore të Ungjillëzimit.

Angazhimi i kalimit të informacionit përmes teknikave moderne ka një tjetër kthesë formuese: shpesh duke folur për Shqipërinë jashtë shtetit, e kuptojmë se është një realitet krejtësisht i panjohur në Bashkimin Evropian; njohja e varfërisë së skajshme të këtij vendi, mendoj se mund të sjellë në një pranim më të lehtë të emigrantit shqiptar, të parë gati gjithmonë me dyshim. Të ndërgjegjshëm për kufijtë tanë, të hapur ndaj të gjitha bashkëpunimeve të mundshme, shkojmë përpara në shërbimin tonë duke shpresuar se veprat e pakta që kemi bërë dhe prania jonë si realitet shqiptar, të mund të jenë dëshmi e vërtet e krishterë në jetën shoqërore të këtij vendi të martirizuar.

Angjelo Massafra

Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës

 

Vetëm pasaporta jonë mban dy emra!

(Albani, për përdorim të jashtëm; Shqipëri, për përdorim të brendshëm)

Spunton për të bërë këtë shkrim e mora nga përkujtimi i “Kuvendit të Arbërit” me rastin e 300 vjetorit.

Ky eveniment (vërtetë madhor), më shtyu të mendoj se para treqind vjetësh, emri shqiptar nuk paska ekzistuar.

Atëherë, vetvetiu lind pyetja: Kush na e ndërroi emrin dhe pse? Në qoftë se emrat islamë i morëm nga ndërrimi i fesë, po emrin e atdheut kush na e ndërroi? Këto pyetje duan përgjigje shkencore dhe bindëse, dhe këtu nuk kemi të bëjmë me tendenca fetare, por me një përkushtim specifik kombëtar.

Transparenca duhet të fillojë tek intelektualët dhe në veçanti tek Akademia e Shkencave. “Maskat e mendjes dhe të shpirtit, janë shumë më të rrezikshme se ato të grabitësve të rrugës”. Kurrë nuk do të jemi shtet-formues për sa kohë do të tentojmë të fshehim të vërtetat historike. Kurrë nuk do të ndërtojmë shtet, për sa kohë do të ndikohemi nga paragjykimet fetare (M.B.). Kam lexuar diku një shkrim, ku autori i referohej Sami Frashërit (afërisht me këtë citim): Shqiptarët na paskan lanë namë, në krye të ekspeditave ndëshkimore turke. Ata shquheshin në grabitjen e arit dhe të argjendit, madje edhe në grabitjen e kuajve në vendet arabe. Ndaj, turqit, tek shqiptarët gjetën njerëzit e besës. Ky argument na shtynë të “gërmojmë” dhe unë, si individ, konkludoj:Nuk është emblema e shqipes mbi flamur që na e mbush mendjen të quhemi shqiptarë, se edhe Gjergj Kastrioti e pati këtë emblemë, por ne quheshim Arbëri.

Me sa duket, turqit duke e ditur mirë se shqiponja është një shpend grabitqar, na ndërroi emrin nga Alban, apo Arbër në Shqiptarë, (ky është mendimi im).

Kam mendimin se emrat islamë, të cilët u vendosën, me ose pa dëshirë, janë çështje të individit, ndërsa ndërrimi i emrit të atdheut është akt arbitrar.

Të gjitha ambasadat tona jashtë, janë të prezantuara me emrin Albani. Në të gjitha instancat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara, na njohin Albani.Atëherë, përse ne vetëquhemi Shqiptarë?!

Nëse ekziston ndonjë fakt historik, jashët këtij mendimi, e kam atë kurajo qytetare të kërkoj të falur. Atyre që më kanë etiketuar si përçarës dhe “armik” të Islamit, do t’ju ofroj një fakt mjaft sinjifikativ, që hedh poshtë çdo shpifje, nga kushdo që të vijë, individ apo institucion.

Për të hedhur poshtë me përbuzje çdo shpifje apo insinuatë, do t’ju ofroj një foto të vitit 1965, ku kam pozuar bashkë me vëllanë tim të një gjaku (probatinin) Adem Mustafa.

Në të njëjtën kohë do të informoj të interesuarit, se Ademi është Arbër autokton dhe jo kolon i hedhur në Arbëri nga “zbatica” aziatike…

Ju falenderoj për mirëkuptimin.

Mark Bregu

 

Kopliku, vendi ku “fshihet” edhe një krim kundër njerëzimit

Në Malësi të Madhe, në Bashkinë Koplik, ngjitur me rrugën nacionale (Shkodër-Hot) në hyrje të qytetit, në krah të djathtë duke ardhur nga Shkodra ndodhet në vend sot i “harruar”, por para mbi një gjysëm shekulli ishte tmerri i Malësorëve nacionalistë dhe familjeve me zë të kësaj treve. Në këtë vend, në ndërtesën e ish pronarit të nderuar Ahmet Osja (mulli bloje) shteti komunist i ardhur në pushtet me grykën e pushkës, kishte instaluar një tip hetuesie apo dege të punëve të brendshme ku grumbulloheshin, torturoheshin dhe ekzekutoheshin pa gjygje, të gjithë ata nacionalistë e familje të mira e të pasura, që nuk e mbështetnin shtetin e komunistëve që na kishin instaluar armiqtë shekullorë sllavo-lindorë. Madje ky vend edhe sot që kanë kaluar disa dekada njihet nga banorët e trevave tona si Mat’hauzeni i malësorëve, që ndonëse nga përmasat ishte shumë më i vogël se kampi nazist, por nga krimet e mizorit jo vetëm u barazonte, por do të ishte një “shkollë” e pashoqe krimesh edhe për diktaturat më çnjerëzore. E mjerisht këto krime nuk u kryen nga të huaj pushtues, por nga bashkëkombas të malësorëve që pretendonin për një rend të ri më njerëzor. Madje ky vend i “harruar” edhe sot ka “aromë” gjaku “të freskët” malësorësh që u derdh vetëm se donin lirinë, demokracinë, malësinë e Shqipërinë, siç e kishte falur Zoti të lirë e pa pushtues e ideologji pushtuese. Ky mat’hauzen omunist ka një histori të tërë tmerri, ku kulmi arrin me datën 28 korrik 1948 që siç shkruan zoti Caf Januz Culaj në librin e tij “Krushqit e lirisë” në faqen 102: “… 56 burra të Malësisë së Madhe, nga të cilët 14 nga Reçi arrestohen befasisht nga sigurimi, në krye të listës figuronte emri i Taro Keqit, të tjerë qenë i ati Keq Sadiku e mandej: Mark Toma, Rexhep Lani, Ali Malja, Tom Gjoni, Gjekë Pjetër Dushi, Maç Deda, Ali Hajdari, Sait Lani etj…”. E këta burra jo vetëm u torturuan, por edhe u gjymtuan fizikisht derisa vdiqën kush në shtëpitë e tyre e kush në burgjet komuniste, por si krim pa ndëshkim mbetet vrasja tragjike nën tortura nga kriminelët e kuq të nacionalistit të paharruar Taro Keqi të cilin e “varrosin” në gropën e WC. Natyrisht në këtë vend krimesh të “improvizuara” u kryen edhe dhjetra krime e masakra të tjera që do të duheshin qindra faqe për t’i shkruar të gjitha, por unë për kërë radhë vendosa të zgjedh “një” krim të padëgjuar e palexuar as nga arsenali kriminal i klikave diktatoriale të Europës e më gjerë, të paktën të shekullit XX-të, por mjerisht për këtë krim edhe nuk flitet, por është lënë disi në harresën e kohës… pasi malësorët në këtë socializëm të dytë janë aq të varfëruar e diskriminuar as nuk iu bie ndërmend për asgjë tjetër veç për një copë bukë thatë sa për të mbajtur shpirtin gjallë, duke u bërë të urtë, të butë e pa fjalë ashtu siç i donte dikur komunizmi.

Pra, siç thamë më sipër, në verën e vitit 1948 gjatë “grumbullimit” e torturimit të malësorëve në Koplik, ishte grumbulluar në këtë “kamp” tmerri edhe familja e Mark Lek Pjetrit (Gjonaj) nga Prenikajt e Reçit, ku përveç vetë Markut ishte edhe bashkëshortja e tij Prena, por edhe pjestarët e tjerë të kësaj familje të madhe si Pjetri me Zogën e tjerë. E ky grumbullim ishte bërë që pasi të kalonin kalvarin e hetuesisë e kontrolleve, të internoheshin, sepse nga kjo familje e madhe ishte arratisur Lekë Pjetër Gjonaj për në Jugosllavi, ku edhe ka vdekur, pasi edhe ky kërkohej të arrestohej si shokët e tij nacionalistë, por arratiset edhe Gjekë Pjetër Gjonaj i cili edhe ky ka vdekur në Suedi. Gjithsesi në kushtet mizerabël të një dhome të vogl, në praninë e rreth 60 vetave, Prena, e shoqja e Markut kishte qenë shtatzënë dhe i erdhi dita për të lindur një fëmijë, ku për këtë u kërkua që të lejohej që të shkonte në një vend tjetër për të lindur. U mendua se sado mizorë të jenë në shpirt komunistët, njerëz ishin, madje malësorë disa, por ishin gabuar pasi me egërsinë e një bishe që nuk njeh as familje, as fëmijë, as grua, as nder, as erze, por as burrëri e njerëzi, nuk lejuan që Prena të largohet nga dhoma “kamp”. Mjerisht ata njerëz të pafajshëm që ishim mbyllur si majmunët apo minjtë në kafaz për eksperimente laboratorike, u detyruan që të rreshtohen në këmbë (si gardh), por me shpinë nga Prena e shkretë që duhej të lindte një fëmijë që vetë Zoti e kishte krijuar. E në këto kushte të paimagjinuara e rrethuar si më sipër, Prena lindi një fëmijë, ku me plaçkat e trupit të saj e të tjerëve u mundua ta mbështillte, ndërsa kriminelët e kuq jo vetëm qeshnin, por shpesh talleshin. Por fëmija i ardhur në jetë donte të ushqehej. Nënë Prena e kishte të pamundur pasi ushqimi në këtë vend tmerri ishte vetëm pak bukë e pak ujë sa për të mbajtur frymën gjallë. Fëmija i paushqyer, por edhe nga vapa e mizerja e krijuar bën që kjo foshnje e pafajshme të vdesë, duke iu drejtuar shpirti për në qiell, ndërsa trupi i njomë u mor për t’u varrosur nga njerëz të Prenës, sepse Prenn me të shoqin nuk i lejuan të lëviznin as për pak orë në këto ditë zie, që vetë komunistët ia kishin sjellë. Padyshim këto ditë tmerri nuk kanë të krahasuar me asnjë tmerr tjetër që kishin për regjisorë e aktorë komunistët shqiptarë. Mjerisht ne nuk arritëm të mësojmë plotësisht emrat e kriminelëve komunistë, por si protagonistë të këtyre ngjarjeve tragjike përmendeshin emrat e Zoi Themelit, Xhevdet Milotit, Llampo Nikos, Irakli Koçanit, Lilo Zenelit. Por për çudi si drejtues të masakrës së fundit që shkruam dilte emri i një komunisti malazez që kishte banuar në Malësinë e Madhe, i cili sipas mbiemrit thuhej të ishte “kushëri” i Miladin Popoviçit (atij shkjau që na mbolli farën e kuqe komuniste), ndonëse për t’u dukur sa më shumë i shqiptarizuar i kishte hequr mbiemrit prapashtesën viç, por për kompensim kishte shtuar urrejtjen dhe egërsinë ndaj çdo shqiptari nacionalist e patriot, gjë që e kishte vërtetuar edhe në këtë krim… E pas këtij krimi pa ndëshkim, më kujtohen fjalët e një burri tashmë disi të moshuar, i cili thotë: “Sa herë kaloj nga ku vend (Koplik), më duket se në veshët e mi buçet zëri i çjerrë i kriminelëve komunist, por edhe jehona e qëndrimit burrëror të këtyre malësorëve luanë malesh, që na “thonë”: Ja dëshmia e krimeve komuniste, mos i harroni ata që janë “gjallë” vetë, ose kanë lënë trashëgimtarët”. Dhe mua që po shkruaj këto rreshta disi më kërqethet trupi kur më shkon mendja tek ajo grua malësore (Prena) e cila provoi mbi shpinën e saj së bashku me familjen edhe internime të gjata dhe persekutim të pashoq, ndërsa duhet të kujtojmë me nderim Pjetrin me Zogën që nuk u kthyen më kurrë nga internimi, por vdiqën atje.

Tashmë duke i ardhur fundi këtij shkrimi “tronditës”, por edhe apel për të gjithë ata malësorë e shqiptarë të ndershëm që e kanë të shtrenjtë lirinë e demokracinë, ju drejtohem: boll toleruat, pasi vërtetë toleranca të fisnikëron shpirtin, por ama kur ajo është për ata që kanë shpirt të falur prej Zotit e jo prej djallit, siç e kanë komunistët.

E natyrisht, do të ishte më mirë që ky krim si dhe krime të tjera të denoncoheshin në gjykatën e Hagës si krime kundër njerëzimit, pasi krime të tilla (të nazizmit apo komunizmit) çdo ditë po denoncohen e gjykohen në botën e qytetëruar e demokratike, pjesë e së cilës                 kërkojmë të bëhemi.

Ndue Bacaj

 

Kontradiktat…

Është folur shumë për dy librat e shenjtë, Biblën dhe Kur’anin. Opinionet e studiuesve janë kontradiktore, por të gjitha në shërbim të së mirës. Bibla, fjala vjen njëmbëdhjetë kapitujt e parë i ka si një “përrallë” të bukur dhe kaq. Po Kur’ani i shenjtë?

Në Kapt. 4, Suretu en nisae, Ajeti 82, faqe 123 thuhet: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur t’ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në të kundërthënje.”

Sipas këtij citati, mjafton të gjinden disa kundërthënje për të provuar se Zbritja e Kuranit nga Allahu është pohim gratis i Muhamedit, dhe si i tillë i heq autorësinë Allahut… Me një fjalë kredibiliteti në autoritetin hyjnor do të binte poshtë vetvetiu pa asnjë rezervë!

Për ta provuar këtë ne po nisemi nga pohimet e Kuranit, kontradiktën e të cilave i mbetet detyrë autoriteteve islamike ta zgjidhin, sa për të përforcuar besimtarët në fenë Islame!

Të fillojmë nga autoriteti hyjnor: Allahu! Në kaptinën 57, Suretu El Hadide, Ajeti 25 lexojmë: “Ne i dërguam të dërguarit tonë me dokumenta të qarta dhe Ne zbritëm me ata Librin dhe Drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së Drejtës”… Pyesim autoritetet Islamike: Cilat janë këto dokumente të qarta?… Ne shohim vetëm pohime pa prova dhe asgjë tjetër!

Këtu dallojmë pohimin e Allahut…: “Ne i dërguam të dërguarit Tonë… Ne zbritëm… Ne e kemi zbritur…” Ndërsa në përfundim të Ajetit 25, lexojmë: “S’ka dyshim se Allahu është i Fuqishëm, Mbizotërues”… Këto fjalë me siguri matematike janë të Pejgamberit dhe jo të Allahut! Pra i janë shtuar Librit të Zbritur nga Allahu… Po të ishin të Allahut do të shpreheshin në vetën e parë… dhe jo në vetën e tretë: Ai…! Shprehja duhej të ishte kështu: “Ne e kemi zbritur… S’ka dyshim se Ne jemi të fuqishëm, Mbizotërues…” Por jo!… Shprehja në vetën e tretë heq autorësinë e Allahut dhe e zëvendëson me autorësinë e Pejgamberit! Prapë në Ajetin 28, thirrja bëhet prej Pjegamberit e jo prej Allahut: “O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe vazhdoni të besoni ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e Tij… Ju falë mëkatet tuaja… Allahu është mëkatfalës, mëshirues”… Pra, as këto shprehje nuk janë shkruar nga Allahu, por janë shtuar nga Pejgamberi!

Ajeti 29: “Le ta dinë ithtarët e Librit se ata nuk kanë asgjë në dorë dhe se e gjithë e mira (Pejgamberlleku, Shpallja) është në dorë të Allahut, e Ai ia jep kujt të dojë…”

Shënojmë: Këtë shprehje “Ia jep kujt të dojë…” shoqëruar nga tjetra: “Ju nuk mund të doni gjë pos nëse do Allahu… “Çfarëdo e keqe që ndodh nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të Allahut”… Kapt. 64/11: “Të gjitha këto e të tjera po me të njëjtin kuptim, njeriun e bëjnë si kukulla e si e tillë njeriu nuk duhet të mbajë përgjegjësi… dënohen kot… vlerësohen kot… xhehnet e xhehenem dalin jashtë kuadrit logjik… barazi si të gjitha kafshët që nuk mbajnë përgjegjësi për sa veprojnë!…

Në Kapt. 72/ Ajeti 18, thuhet: “Dhe (Mua më shpallet) se vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar Allahun, e mos adhuroni në të askë tjetër me Allahun”… Por… Ju pyesim: Kurani a u shkrua më përpara në qiell? Po atëherë xhamitë ku ishin, se në këtë tokë në fakt janë të vona?! Inkoherencë?!… anakronizëm?!… A po… Shtesë e Pejgamberit… E, kjo rrëzon kështjellën qiellore të Kuranit?! Sa kohë mbas marrjes së Qabes (Mekë e Medinë) u ndërtuan xhamitë e Islamit?!… A po do ta justifikojnë me Dijen e Allahut, i cili di çka bën e di si bën?!… Vetëm se atëherë na duhet t’i ndërrojmë personin folës: Jo Pejgamberi, por  Allahun… e, kjo sjell inkonsekuenca të reja, kongleneratizma të vjetra. Na duket se është logjike të pyesim: Bota arabike a i ka sjellë njerëzimit qoftë vetëm një kontribut konkret në ndonjë shkencë apo edhe një fushë? Konkrete gjërat.

Mos të harrojmë pohimin e vetë Muhametit (Pejgamberit) faqe 645, Kapt. 62/2: “Ai është që Arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’Ju lexojë Ajetet e tij”.

Këtë pohim gojor këtu e shohim në praktikë: “Ai i krijoi qiejtë pa shtylla, sikurse po e shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajnë vendit bashkë me ju…” Faqe 470, Kapt. 31, Suretu Llukman, Ajeti 10: Ai i krijoi qiejt… Pra flet Muhameti, jo Allahu! Dhe Muhameti flet sipas dijes së tij të pashkolluar: Krijon qiellin pa shtylla!… Më vonë kujtohet se ka lënë diçka mangut në kuptimin e drejtë të këtij Ajeti, dhe shton: “A nuk e bëmë Ne tokën e përshtatshme (Për jetë). Ndërsa kodrat e shtyllat.” (Kapt. 78, Suretu En Nebe’e, Ajeti 6,7, faqe 690).

Këtu fjalët janë në vetën e parë… pra të shqiptuara nga Allahu… Por duhet të pranojmë një “Allah idiot” që flet në këtë mënyrë idiote, duke i caktuar qiellit shtylla si pallateve me kontribut vullnetar. Atëherë duhet të pranojmë se Allahu nuk qenka i gjithëdijshëm… Kështuqë kështjella e imagjinuar prej Pejgamberit rrokulliset vetvetiu me autoritetin e Tora Boras apo Bagdadit. Materializmi fetar i paraqitur nga “Pejgamberi” del jo më pak i neveritshëm se materializmi dialektik në filozofi, në histori, në shkencë…, se edhe shkenca kineze ka ecur diçka!

Një tjetër pozitë akrobatike është ajo e betimeve të Allahut, deri tek Personaliteti Hyjnor: Pasha Allahun!… Allahu të betohet për Allah?… Të gjitha këto betime janë të pabesueshme e materializojnë konceptin hyjnor të Allahut, i cili pas këtij fakti nuk na habit më fakti i materializimit të vetë Allahut si: Allahu Arshit… që mbartet nga Engjëjt… Edhe personeli Xhehentit materializohet në një mënyrë krejt qesharake si: “Shpërblehen me petka të mëndafshta… Aty janë të mbështetur në kolltukë (faqe 685)… u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme… aty i sillen për shërbim djelmosha… Dëgjoni pra Muhamedin kur flet, (faqe 499): “O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun, e Allahu nuk ka nevojë për ju… (edhe ky citat nuk duket i ardhur nga qielli. Është koncept (i drejtë), por i Muhametit tokësor! Pasonie këtë me: S’ka dyshim se ata, të cilët e fyejnë Allahun… ata i ka mallkuar Allahu (faqe 487)… Prap: “Ju nuk mund të doni gjë, pose në do Allahu (faqe 486)… edhe këtu njerëzit dalin prap kukulla në dorë të Allahut… e përgjegjësia mandje fluturon në Erë!… Vazhdon lejtmotivi: “Allahu lë të humbur atë që do dhe e udhëzon atë që do!… (faqe 680).

Në faqen 647, Kapt. 63/Ajeti 4, lexojmë: “Allahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!… Kjo me siguri nuk është ulur nga qielli… por duhet ta pranojmë si thënie të Muhametit… E pra, e pa rënë nga qielli. Kjo rrëzon të gjitha premisat e Muhamedit për të mbrojtur Kuranin – Fjalë të Allahut. Një kontradiktë në këtë gjini në faqe 165: “… S’ka kush që ndryshon fjalët e Allahut… (Duhet të pohojmë se kjo e drejtë i mbetka vetëm Muhamedit…) e me këtë veti rrëzohet teoria e ardhjes së Kuranit nga Qielli (Allahu)… E duke qenë kjo pozita kryesore e Islamizmit detyrimisht duhet të mohohet mbi bazën e kërkesave të vetë Kuranit, siç thuhet në Suretu El Bekare, Ajeti 2: “Ky është Libri që nuk ka dyshim në të…” Kjo është një shprehje si të gjitha paraprirëset, të cilat nuk mund të pranohen mbi sa pohojnë ato vetë!

Nuk përmendën faktin e krjimit të tokës për dy ditë (faqe 547)… të cilat janë të vetkuptueshme nga premisa e sipërparaqitur!

Nuk përmendëm faktin e “Ligjit të mbulimit të grave islamike”… etj., të cilat do të vetkuptohen se padrejtësisht u udhëzuan ashtu prej vetë Muhamedit!… etj, etj, të cilat s’kanë nevojë për sqarime… Për të kuptuar dashurinë e madhe të Muhamedit për Allahun lexoni këtu faqe 645, Suretu El Xhumua: “O ju që i përmbaheni Jahudizmit, nëse pretendoni se ju jeni më të afërmit e Allahut, e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)”.

Po Muhamedi përse nuk i dha vdekjen vetes për të shkuar te Allahu, apo ka patur dashuri më pak se Jahuditë për Allahun?

Në Kapt. 2 Ajeti 87 lexojmë:

“Ne i patëm dhënë Musait librin, dhe pas tij patëm dërguar shumë (profetë) pejgamberë. Isait të birit të Mejremes i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjtë”…

Me fjalë të tjera kemi: Para-ardhësit Jehudi e të Krishterë, janë të Preferuarit e Allahut, të cilëve u dërgon Pjegamberët për t’i shpëtuar nga të Këqijat materiale dhe shpirtërore! Prandaj nënkuptojmë pa frikë gabimi se “populli i Israelit e Kristianët janë të ndimuar nga Allahu pse ishin të drejtë, se po të kishin qenë “zollumqarë” duhet të ishte hakmarrë me ta, dhe nuk do të kishte lidhë Aleancë!

Por këtë nuk na lejon ta pohojmë Kaptina 5 “Suretu El Maide” në Ajetin 51: “O ju që besuat! Mos zini miq as Jehuditë as të Krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.”

Për t’u habitur është fakti se “Isait, birit të Mejremes i dhamë Argumente,… që janë mrekullitë me të cilat Jezusi përforcoi si mësimet e dhëna ashtu edhe veprat e veta, për të cilat u pat thënë armiqve të vet: “Në mos më besoni mua, besojuni veprave të mia!”.

Në pasim të arsyetimit themi: “Përse Allahu nuk i dha Muhamedit mrekullitë?!… Apo ishte i “Vetëshpallur Pejgamber?!…”

Nga ana tjetër Sure El Bekare, Ajeti 99, thuhet:

“Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.”

Po ku janë këto argumente?!… Vetë thashethemet e Muhamedit? Me çka i përforcon këto pohime Muhamedi?! Pra, pohimet gratis, gratis, mohohen, i themi pa të keq konkretisht botës arabike.

Albert Vataj

Sokol Pepushaj

Vasel Gilaj

 

Asdreni – Letrar dhe atdhetar i shquar

Aleks Stavre Drenova është njëri nga shkrimtarët tanë me një veprimtari të gjatë letrare, prej më se dyzet vjetësh, është ndër ata që bëjnë lidhjen midis letërsisë së Rilindjes dhe letërsisë së viteve të Shtetit Shqiptar të krijuar mbas çlirimit nga Turqia. Personalitet i njohur i lëvizjes patriotike dhe demokratike të shqiptarëve të Rumanisë, i cili u bë përfaqësuesi kryesor i përpjekjes së tyre për kulturën amëtare.

Asdreni u lind më 11 Prill 1872 në fshatin Drenovë të Korçës. Mbasi mbaroi vitin e parë të gjimnazit grek të këtij qyteti, ai mbeti jetim. Në moshën 13 vjeçare mori udhën e kurbetit e u vendos në Rumani, tek kishin emigruar bashkëfshatarët e tij, dhe korçarë të shumtë. Krahas punëve të rënda (çirak dyqanesh, shërbëtor, qymyrxhi etj.) i riu ndihmonte në Bukuresht për redaktimin e gazetës “Shqipëtari” të patriotit demokrat Nikolla Naço. Atje e mbaroi shkollën normale romuno-shqiptare, të themeluar po prej Naços, dhe ndoqi fakultetin e shkencave. Pas vitit 1900 e gjer në shpalljen e Pavarësisë ai zhvilloi një veprimtari të dendur organizative e propagandistike, të nisur me kohë, tani edhe si publicist e poet.

Me pseudonimin Asdren, Aleks Drenova u bë gjerësisht i njohur në botën shqiptare si letrar e si një nga aktivistët më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare të mërgimit. Më 1904, Asdreni boton veprën e parë poetike, përmbledhjen “Rreze diellit” që u prit mirë. Në shkrimet e tij, autori i bën jehonë flakë për flakë hovit luftarak që merr lëvizja jonë kombëtare në prag të çlirimit nga pushtimi osman. Ai hap në Konstancë shkollën shqipe, mbledh ndihma për kryengritësit e Kosovës, bashkëpunon me Fan Nolin për shkëputjen e kishës shqiptare nga kisha greke, është sekretar i Mbledhjes së Bukureshtit, që kryesoi Ismail Qemali në vjeshtën e vitit 1912 dhe ku u morën vendimet e rëndësishme për shpalljen e menjëhershme të Pavarësisë. Këtë vit ka qarkulluar edhe përmbledhja e tij e dytë e vjershave, “Ëndërra e lotë”, botimi më i rëndësishëm i letërsisë shqiptare të asaj kohe që renditet pas “Baba Tomorrit” të Çajupit. Në vitin 1914, Asdreni erdhi në atdhe për të ndihmuar pushtetin e Vidit në forcimin e unitetit kombëtar, por u kthye i zhgënjyer në Rumani. “Ky fakt vërteton katërcipërisht se, qeveria e Vidit ishte plotësisht e ligjshme, se për të aspironin burrat më të shquar dhe më patriotë të kombit, ku mund të cilësojmë dy kolosët: Gurakuqin dhe Nolin. Krahu më përparimtar dhe më patriotik, antipod i Haxhi Qamilit, dhe të gjitha forcave që drejtoheshin nga mbeturinat e llumit aziatik” – shënimi është imi (M.B.). Që më 1937, kur ishte në Shqipëri për të fundit herë, poeti përgatiste vëllimin e tij të katërt e të fundit me titull “Kambana e Krujës” e cila u botua pas vdekjes. Asdreni ka dhënë një kontribut të vyer, duke përkthyer dhe përshtatur tekste për shkolla, si tekste historie, gjeografie, fabula e tregime, por që shumica mbetën në dorëshkrim.

Kështu mbeten edhe 23 këngë të shqipëruara në prozë nga “Iliada” dhe 3 nga “Odiseja”. Korespondenca e pasur që la Asdreni, ka vlerë të veçantë për njohjen e lëvizjes sonë patriotike e demokratike. Që në fillimet e tij, Asdreni ishte i qartë për rolin shoqëror dhe të pavarur të letërsisë. Në parathënien e librit “Ëndërra e lotë”, ai formuloi kështu pozitën e vet: “Është një fakt i pamohuar, se letërsia e ka veprimin e saj përmbi shtetin shoqëror e politik të një kombi”.

Tepër aktual ky mendim edhe për ditët dhe kohën që kalojmë. Largpamësia e poetit është e një shkalle tepër të lartë, duke vlerësuar kohën kur është thënë dhe shkruar ky mendim.

“Të flasësh për Asdrenin duhen shumë fletë, madje dhe volume, por në këtë shkrim mendova të shkëpus fragmente nga publicistika e tij, ku kundërmon “aroma” e këndëshme e patriotizimit dhe idealizmit. Aromë kjo tepër e nevojshme për brezin tonë të ri, të shpërndarë anekënd botës. Jam i mendimit se kjo “aromë” është më e këndëshme se ajo e trëndafilit dhe se kjo “aromë” shijohet vetëm me nuhatjen e shpirtit” (M.B.). Ja çfarë e shqetësonte letrarin patriot: Problemi specifik i lëvizjes shqiptare, lufta kundër rrezikut të përçarjes fetare, luftë që bëhej në emër të unitetit kombëtar dhe që përshkoi një pjesë të gjerë të krijimtarisë së poetit, u mpleks me antagonizmin, dhe në veçanti, me antishovinizmin, sidomos me antigrekomanizmin, që u shprehën së bashku.

Vetë rreziku i shovinizmit grek, që ishte përpjekur ta mbyste lëvizjen patriotike të shqiptarëve të Rumanisë, që nga Veqilharxhi, e hodhi Asdrenin në një polemikë të pandërprerë për çështjen e gjuhës dhe të arsimit kombëtar. Kjo polemikë luajti rol të veçantë krahas asaj të Çajupit, Gramenos, Petro Nini Luarasit me shokë, sepse pushteti i propagandës fanariote për t’i imponuar gjuhën e kulturën greke elementit ortodoks shqiptar, frikësonte dhe largonte nga lëvizja, në prag të Pavarësisë, një pjesë të

borgjezisë sonë.

Duke goditur qëllimet e shovinizmit fqinj, që priste t’i copëtonte tokat shqiptare fill pasi të shkëputeshin nga Turqia. Tehun kryesor të vargut (me poezi), Asdreni e lëshoi kurdoherë mbi pushtuesit dhe në çastet kur, gjatë Hyrrjetit, me demagogji dhe pseudo-reforma, Xhonturqit kërkonin të vinin në gjumë forcat patriotike të Shqipërisë. Në këto çaste, lirika e Asdrenit u bë pjesë e poezisë më përparimtare duke dhënë impulse luftës për t’u shkëputur nga zgjedha e pushtuesve turq. Aktiviteti patriotik i Asdrenit, largpamësia e tij e ndritur, duhet të vlejë si busull edhe në kohën që po kalojmë.

Shkrimi dhe mendimi i tij intelektual merr vlera të pakrahasueshme kur problemet e asaj periudhe janë prezente edhe në ditët tona.

Mbi mentalitetin e mykur mesjetar duhet të ngrihet i gjithë potenciali intelektual shqiptar në mënyrë që historia të mos përsëritet. Problemet që shtron koha duhen zgjidhur me maturi dhe me frymë mirëkuptimi e tolerance. Me këtë potencial intelektual që disponojmë, me shembujt negativë që na serviri e kaluara, mund të nxjerrim konkluzionet e nevojshme për të mos u bërë pre, e synimeve të huaja. Asdreni mbetet gjithnjë aktual dhe udhërrëfyes.

Mark Bregu

 

Letër një fëmije që kurrë s’u lind

Nga Oriana Fallaci

Eh bebush, vetëm në barkun tim ke liri.

Preva nga gazeta fotografinë ku ke dalë sapo ke mbushur plot dy muaj: një plan i parë i fytyrës sate zmadhuar dyzet herë. E vara në mur, dhe e shoh këtu nga shtrati: më mahnisin sytë e tu. Sa të mëdhenj janë në krahasim me trupin, sa të çapëlyer! Çfarë shohin? Vetëm ujin? Vetëm muret e burgut? Apo atë që shoh edhe unë? Një dyshim i këndshëm më turbullon: dyshimi mos shohin nëpërmjet meje. Më vjen keq që pas pak do t’i mbyllësh. Në anë të qepallave po formohet një lëndë ngjitëse që pas disa ditësh do ngjisë dy cepat për të mbrojtur bebet e syrit gjatë formimit përfundimtar. Nuk do t’i ngresh më deri në muajin e shtatë, qepallat e tua. Për njëzet javë do të jesh në terr të plotë. Mëkat! Apo ndoshta jo? Pa patur ç’të shohësh, do të ma vësh më shumë veshin. Kam ende shumë gjëra për të të thënë dhe këto ditë ngujimi më japin kohë, meqë tani s’bëj tjetër, veç lexoj e shoh televizor. Për shembull, duhet të të përgatis të dëgjosh ca të vërteta shumë të pakëndëshme. Shpresa se mos ti i di të gjitha që tani, madje më mirë se unë, nuk ma mbush shumë mendjen. Por është e vështirë të t’i shpjegoj disa gjëra pasi mendimi yt, nëse ekziston, ushtrohet sipas të vërtetash tepër të ndryshme nga ato me të cilat do të përballesh. Ti je fillikat, madhërisht fillikat aty brenda. E vetmja përvojë që ke është vetja jote. Ndërsa ne jemi shumë miliona, miliarda. Çdo përvojë jona është në varësi të të tjerëve, çdo gëzim yni, çdo dhembje jona, dhe…

Ja, po e nis nga këtu. Po e nis duke të bërë të ditur se nuk do të jesh më fillikat kur të dalësh dhe se, në do duash të lirohesh nga të tjerët, nga shoqëria e tyre e detyruar, nuk do ia dalësh dot. Këtu askush nuk arrin t’i bëjë ballë jetës fillikat, siç bën ti. Në guxon, çmendet. Në rastin më të mirë, dështon. Hera-herës ndokush guxon. Dhe merr arratinë e fshihet në mal a në det duke u betuar se s’ua ka nevojën të tjerëve, se të tjerët nuk do ta gjejnë kurrë. Mirëpo e gjejnë. Apo mbase kthehet vetë. Dhe kështu hyn e bëhet sërish pjesë e mizërisë, e rrotës me dhëmbëza: për të kërkuar më kot, dëshpërimisht, lirinë e vet. Do të dëgjosh të të flasin shumë për “lirinë”. Këndej pari bën pjesë në fjalët që shfrytëzohen thuajse po aq sa dhe fjala “dashuri”, që, siç të kam thënë, është më e shfrytëzuara nga të gjitha. Do të hasësh njerëz që bëhen copë për lirinë, u nënshtrohen torturave, arrijnë deri të pranojnë vdekjen. Dhe unë shpresoj të bëhesh si ata. Porse, mu në çastin që do të sfilitesh për lirinë, do të zbulosh se ajo nuk ekziston, se shumë-shumë ekzistonte ngaqë ti e kërkoje: si një ëndërr, një ide e lindur nga kujtimi i jetës sate para se ti vetë të lindeshe, kur ishe i lirë ngaqë ishe i vetëm fill. Unë vazhdoj të të përsëris se aty brenda je si në burg, vazhdoj të mendoj se je ngusht dhe se qysh sot e tutje nuk do të kesh as drita: por në atë errësirë, në atë ngushtësi, ti je aq i lirë sa nuk do të jesh kurrë ndonjëherë në këtë botë të stërmadhe e të pamëshirshme. Nuk ke pse i kërkon leje askujt, ndihmë askujt, aty brenda. Sepse nuk ke askënd përbri, dhe nuk e di ç’është skllavëria. Kurse, këtu jashtë, do kesh njëmijë padronë. Dhe padroni i parë do të jem unë vetë që pa dashur, mbase pa e ditur, do të të shtrëngoj të bësh gjëra që janë të drejta sipas meje, por jo sipas teje. Ato këpuckat e bukura, për shembull. Janë të bukura sipas meje, por sipas teje? Do të vësh kujën e do të ulërish me sa të ha fyti kur të t’i mbath. Por, do s’do ti, unë do të t’i mbath, mbase duke të mbushur mendjen se ke ftohtë, dhe pak e nga pak do të mësohesh. Do të përulesh, i zbutur, aq sa do të vuash pa to. Dhe ky do të jetë fillimi i një zinxhiri të gjatë skllavërie, ku hallkën e parë do ta përfaqësoj gjithmonë unë. Duke patur parasysh se ti pa mua nuk bën dot. Unë që do të të ushqej, unë që do të të mbuloj, unë që do të të laj, unë që do të të mbaj hopa. Pastaj do nisësh të ecësh vetë, të hash vetë, të zgjedhësh vetë ku të shkosh e kur të lahesh. Por atëherë do t’ia behin të tjera skllavëri. Këshillat e mia. Mësimet e mia. Porositë e mia. Vetë frika jote se mos më bën të vuaj duke u sjellë ndryshe nga ç’të kam mësuar. Ballë syve të tu do të rrjedhë shumë kohë, para se të të lë të nisesh si zogjtë që prindërit i shtyjnë nga foleja ditën kur kanë mësuar të fluturojnë. Më në fund ajo ditë do të vijë, dhe unë do të të lë të nisesh, do të të lë ta kapërcesh rrugën vetë, me semafor të kuq e të gjelbër. Do të të shtyj. Por kjo nuk do ta rrisë lirinë tënde pasi do të mbetesh i lidhur me vargonjtë e dashurisë, vargonjtë e keqardhjes. Disa e quajnë skllavëri familjeje. Unë nuk besoj te familja. Familja është një mashtrim i sajuar nga ai që e ngrehu këtë botë për të mbikqyrur më me lehtësi njerëzit, për të shfrytëzuar më mirë bindjen e tyre kokultazi ndaj rregullave. Ngrihet krye më lehtë kur je fill i vetëm, dorëzohesh më lehtë kur jeton me të tjerët. Familja nuk është gjë tjetër veçse zëdhënësi i një rendi që s’të lejon mosbindjen. Shenjtëria e familjes nuk ekziston. Ekzistojnë vetëm grupe burrash, grash e fëmijësh, të detyruar të mbajnë të njëjtin mbiemër e të jetojnë nën të njëjtën strehë: duke mos e duruar njëri-tjetrin, duke u urryesh, shpesh. Porse keqardhja për ta ekziston dhe lidhjet ekzistojnë, të rrënjosura te ne si pemë që nuk i epen as stuhisë, të pashmangshme si uria dhe etja. Nuk mund të çlirohesh dot kurrë, edhe nëse përpiqesh me mish e me shpirtë, me gjithë fuqinë e mendjes. Ka të ngjarë të të duket se e ke harruar porse një ditë ato çelin sërish, pandreqshmërisht, të pamëshirshme, për të ta hedhur në qafë lakun më keq se cilido xhelat. Dhe për të të mbytur.

Krahas këtyre vargonjëve, do të njohësh edhe vargonjtë që do të të shtrëngojnë të tjerët, mijëra e mijëra banorët e mizërisë. Zakonet e tyre, ligjet e tyre. Nuk e merr me mend sa mbytës janë zakonet e tyre që duhet t’i ndjekësh, ligjet e tyre që duhet t’i respektosh. Mos bëj këtë, mos bëj atë, bëj këtë e bëj atë… Dhe nëse kjo është e durueshme kur jeton mes njerëzish të mbarë që e kanë një ide mbi lirinë, bëhet ferr i vërtetë kur jeton mes përdhunësish që të mohojnë deri edhe ta ëndërrosh lirinë: t’i japësh jetë në fantazinë tënde. Ligjet e përdhunësve të lënë në dorë veç diçka: atyre mund t’i kundërvihesh duke luftuar, duke dhënë jetën. Ndërsa ligjeve të njerëzve të mbarë nuk u shpëton dot pasi të krijohet bindja se, t’i pranosh, është fisnikëri. Në çfarëdo rendi të jesh, nuk ngre dot krye kundër ligjit që thotë se, ai që fiton, është gjithmonë më i forti, më përdhunësi, më pak bujari. Aq më pak mund të ngresh krye kundër ligjit që thotë se për të ngrënë duhen parŕ, për të fjetur duhen parŕ, për të ecur me këpucë duhen parŕ, për t’u ngrohur në dimër duhen parŕ, se për të patur parŕ duhet të punosh. Do të të tregojnë një qerre me përralla mbi nevojën e punës, gëzimin e punës, dinjitetin e punës. Mos u zër besë, kurrë. Bëhet sërish fjalë për një mashtrim të sajuar për t’i lehtësuar punën atij që ngrehu këtë botë. Puna është një kërcënim që mbetet i tillë edhe kur të pëlqen. Punon gjithmonë për dikë, asnjëherë për veten. Punon gjithmonë me lodhje, asnjëherë me gëzim. Dhe kurrë atëherë kur do të ta kishte ënda. Edhe nëse nuk varesh nga askush dhe lëron ngastrën tënde të tokës, duhet të punosh kur ia do qejfi diellit e shiut e stinëve. Edhe nëse nuk je nën urdhërat e askujt edhe puna jote është art, domethënë krijim, çlirim, duhet t’u përulesh nevojave a nëpërkëmbjeve të të tjerëve. Ndoshta në një të kaluar shumë të largët, aq të largët sa nuk mbahet mend më, nuk ishte kështu. Dhe puna ishte festë, hare. Por kishte pak njerëz, atëherë, dhe mund të rrinin në punë të vet, vetmitarë. Ti vjen në botë njëmijëenëntëqindeshtatëdhjetepesë vjet pas lindjes së njeriut që e quajnë Krisht, i cili erdhi në botë qindra mijëra vjet pas një njeriu tjetër, të cilit nuk i dihet emri, dhe këso kohe gjërat venë siç të thashë. Sipas një statistike të fundit jemi bërë katër miliardë. Në atë turmë do të hysh. Dhe ke për ta parë si do t’i qash me lotë ditët kur pllaquriteshe në ujë vetmitar, o vogëlush!

Çdonjëri bën keq dikujt…

Të kam shkruar tri përralla. Ose më mirë, nuk i kam shkruar, sepse rri shtrirë në shtrat. I kam menduar. Do të tregoj njërën. Na ishte njëherë një vogëlushe e dashuruar pas një manjole. Manjola qëndronte në mes të një kopështi dhe vogëlushja kalonte orë të tëra duke e vështruar. E vështronte nga lart sepse banonte në katin e fundit të një shtëpie që binte nga kopështi, dhe e vështronte nga një dritare që ishte e vetmja dritare e hapur nga ajo anë. Vogëlushja ishte e vockël e vockël, për të parë manjolën, duhej të hipte mbi një karrike ku e gjente mamaja dhe i bërtiste “O, e mjera unë, do të bjerë, do të bjerë!” Manjola ishte e madhe, me degë të mëdha e gjethe të mëdha e lule të mëdha që hapeshin si shami të pastra dhe që askush nuk i këpuste pasi ishin shuuumë në majë. Vërtetë, ato plakeshin e zverdheshin e bini përtokë me një zhurmë të mbytur. E prapëseprapë voglushja ëndërronte që dikush të arrinte të këpuste një lule ende të pazverdhur, dhe prit e prit e rrinte në dritare: krahët mbështetur mbi parvaz dhe mjekrën mbështetur mbi krahë. Përballë e përreth nuk kishte shtëpi, kish vetëm një mur që lartohej thikë në anë të kopshtit dhe mbaronte në një tarracë ku ndereshin teshat për t’u terur. Kuptohej kur ishin terur, nga shuplakat që i këpusnin erës, dhe atëherë vinte një grua që i mblidhte, i fuste në një kanistër dhe i merrte me vete. Por ja kur një ditë gruaja erdhi dhe, në vend që të mblidhte tesha, u vu të vështrojë edhe ajo manjolën: thuaj se po kërkonte si t’ia bënte për të këputur një lule. Ndenji aty, gjatë, mendueshëm mendueshëm, ndërsa teshat e nderura përplaseshin në erë. Pastaj ia mbërriti një burrë që e përqafoi. Edhe ajo e përqafoi, dhe s’vonuan e u shtrinë të dy përtokë ku dhanë e morën e fërgëlluan për një kohë të gjatë e, së fundi, aty shtrirë i zuri gjumi. Vogëlushja mbeti e habitur, nuk kuptonte pse ata të dy flinin mbi tarracë në vend që të merreshin me manjolën, të përpiqeshin të këputnin një lule. Prit e prit se mos zgjoheshin, kur na erdhi një burrë tjetër: i bërë xhind krejt. Nuk tha një fjalë, por u mor vesh që ishte i bërë xhind krejt, pasi iu vërsul menjëherë të dyve. Në fillim iu vërsul burrit, porse ky ia bëri hop dhe i la shëndenë, pastaj iu kthye gruas, e cila zu të vraponte mes teshave të nderura. Vraponte edhe ai, për ta kapur, dhe më në fund, e mbërtheu. E ngriti peshë si të ishte pupël dhe e shkapeti poshtë: mbi manjolë. Gruas iu desh shumë kohë për të mbërritur te manjola. Por pastaj mbërriti, dhe u plandos mbi degë me një zhurmë më të mbytur se përplasja e luleve që binin të zverdheme përtokë. Një degë u thye. Dhe mu në çastin kur u thye dega, gruaja u kap pas një luleje. Dhe e këputi. Dhe mbeti palëvizur me lulen në dorë. Atëherë vogëlushja thirri mamanë. I tha: “Mami, mami, hodhën një grua mbi manjolë dhe ajo këputi një lule.” Mamaja erdhi, briti se gruaja kishte vdekur, dhe që prej asaj dite vogëlushja u rrit me bindjen se, sa herë që duhej këputur një lule, një grua duhej të vdiste.

Ajo vogëlushe isha unë, dhe dashtë Zoti mos e mësofsh siç e mësova unë se kush fiton është gjithnjë më i forti, më përdhunësi, më pak bujari. Dashtë zoti mos e mësofsh aq shpejt sa ç’e mësova unë, për më tepër me bindjen se është gruaja ajo që e paguan e para një kësi të vërtete. Por unë bëj gabim që e shpresoj. Duhet të uroj ta humbësh sa më parë atë virgjëri që quhet fëmijëri, iluzion. Duhet të të gatis që tani të mbrohesh, të bëhesh më i shkathët, më i fortë, dhe ta hedhësh atë, burrin, nga tarraca. Sidomos po të jesh grua. Edhe kjo përbën një ligj: o unë, o ti. Dy duar për një kokë. Dhe mjerë ti po e harrove: këndej pari çdonjeri bën keq dikujt tjetri, vogëlush. Po s’e bëri, bie. Dhe mos ua vër veshin atyre që të thonë se janë më të mirët ata që bien. Bie më i dobëti, që nuk është e thënë të jetë më i miri. Nuk kam pretenduar asnjëherë që gratë janë më të mira nga burrat, se, meqë qenkëshi më të mira, nuk e meritojnë të vdesin. Të jesh i mirë, apo i keq, nuk ka pikë rëndësie: jeta këndej pari nuk varet nga kjo. Varet nga një marrëdhënie forcash të bazuara mbi dhunën. Mbijetesa është dhunë. Do të mbathësh këpucë lëkure sepse dikush ka vrarë një viç dhe e ka rrjepur për t’i marrë lëkurën. Do të ngrohesh me një gëzof sepse dikush ka vrarë një shtazë, qindra shtazë, për t’i shkulur gëzofin. Do të hash mëlçi pule sepse dikush ka vrarë një pulë që s’i bënte keq njeriu. Madje as kjo nuk është e vërtetë sepse edhe ajo i bënte keq dikujt: përlante krimbat që shkonin në punën e tyre duke brejtur barishtet. Gjendet gjithnjë dikush që për të mbijetuar ha dikë tjetër, apo rrjep dikë tjetër: që nga njerëzit deri te peshqit. Edhe peshqit hanë njëri-tjetrin: më të mëdhenjtë gëlltisin më të vegjlit. E kështu me radhë zogjtë, po kështu kandrrat, kushdo. Me sa di unë, vetëm pemët dhe bimët nuk gëlltisin kënd: ushqehen me ujë, me diell, dhe kaq. Porse hera-herës, edhe ato, i rrëmbejnë diellin dhe ujin njëra-tjetrës duke u mbytur, duke u shfarosur. Dhe a ia vlen, vallë, që ti të njohësh lemeri të tilla, ti që ushqehesh e ngrohesh pa vrarë kënd?

Në çdo shoqëri do gjesh vogëlushë të poshtëruar

Edhe kjo është një përrallë. Na ishte një herë një vogëlushe së cilës i pëlqente çokollata. Porse, sa më shumë i pëlqente, aq më pak e hante. Dhe a e di pse? Sepse njëherëenjëkohë kishte ngrënë sa ia kishte pasur ënda. Atëherë kur banonte në një shtëpi plot qiell që hynte nga dritarja. Por një ditë ishte zgjuar në një shtëpi pa qiell. Nga dritaret, që gjendeshin gati ngjitur me tavanin, të mbrojtura me shufra hekuri, shiheshin vetëm këmbë që vejevinin lart e poshtë. Kishte edhe qen që kalonin, dhe aty për aty ishte kënaqësi, pasi qentë shiheshin të plotë: deri te koka. Porse pastaj menjëherë ngrini putrën e pasme dhe bënin çiçin te shufrat e dritares, ndërsa mamaja e vogëlushes qante: “Jo këtë, vetëm këtë jo.” Mamaja e saj, nga ana tjetër, e kishte zakon të qante edhe kur i drejtohej barkut të fryrë që i shtrëngonte përparësen, dhe i drejtohej dikujt që ishte aty brenda në bark duke i thënë: “E gjete edhe ti kohën e përshtatshme për të ardhur!”Me këto fjalë babai zinte të kollitej, në shtrat, një kollë që i merrte shpirtin. Babai rrinte në shtrat edhe gjatë ditës, me fytyrën si meit dhe me sytë që i flakërinin. Të trishtë. Sipas llogarive të vogëlushes, mbarimi i çokollatës përputhej me sëmundjen e babait dhe me shpërnguljen në atë shtëpi pa qiell e pa hare. Shkurt fjala, me mungesën e parave.

Për të gjetur paratë, mamaja e vogëlushes vente të pastronte shtëpinë e një zonje të bukur, së cilës i drejtohej me “ti” dhe e cila i drejtohej me “ti”. Ajo na ishte një teze e kamur, që ndërronte shpesh fustanet. Thuhej madje se kishte një çantë për çdo fustan dhe një palë këpucë për çdo çantë. Shtëpia e saj lartohej buzë lumit dhe nga dritaret hynte gjithë qielli i qytetit. E megjithatë zonja e bukur nuk ishte e kënaqur. Ankohej gjithmonë: o pse një kapele nuk i rrinte mirë, o pse macja teshtinte, o pse shërbyesja po bënte një muaj që kishte shkuar në fshat dhe s’kish sy të kthehej. Pra, mamaja e vogëlushes, zëvendësonte shërbyesen e pasjellë: çdo ditë nga ora nëntë në orën një. Largohej nga i shoqi vetëm për këtë, dhe e merrte vajzën e vogël me vete duke thënë se ajri i freskët i bënte më mirë se të rrinte pranë një njeriu me mushkëritë copë. E merrte për dore dhe ecnin më këmbë, nëpër ca rrugë që gjarpëronin dhe s’mbaronin kurrë. Tek ecte mendonte ç’lajme të tjera të hidhura do të dëgjonte asaj here nga zonja e bukur, dhe, para se t’i binte ziles, pëshpëriste vetmevete: “Bëj kurajë!” Kur binte zilja, përgjigjej një zë i zvargur, pastaj disa hapa edhe më të zvargur, dhe dera hapej duke lënë të shihej një këmishë e gjatë deri në fund të këmbëve: herë e bardhë, herë e trëndafiltë, herë e kaltër. Hynin duke shkelur mbi tapete, mamaja e vogëlushes e vinte vogëlushen mbi një stol: si të ishte pako. E porosiste të mos luante vendit, të rrinte sus, të mos bënte zullume, dhe pastaj zhdukej në kuzhinë për të larë enët. Ndërsa zonja e bukur rehatohej mbi divan, lexonte gazetën dhe pinte cigare me pipë. Dukej sheshit që s’dinte si të vriste kohën. Dhe vogëlushja nuk e kuptonte dot pse nuk i lante enët vetë, në vend që t’i lante mamaja e saj që ishte me barrë.

Atë mëngjes zonja e bukur ankohej për punë parash. “E merr vesh, – përsëriste, – vetëm aq do të më japë.” Dhe kur mamaja e vogëlushes i tha “Me aq para do ta ndieja veten princeshë”, ajo u nxeh. Tha: “Mua nuk më dalin as për taksi. Nuk mund të krahasohesh me mua, ti”. Mamaja e vogëlushes u skuq dhe, duke bërë sikur po pastronte qilimin, u përgjunj e uli fytyrën. Vogëlushja ndjeu si një lëmsh në grykë. Dhe mend i lëshoi lotët që i digjnin sytë, kur ia rrëmbyen vëmendjen do sende prej ari që farfuritnin në diell: një vazo qelqi, e mbushur me bonbone. Dhe jo bonbone dosido: bonbone dy herë, tri herë më të mëdha nga ato që ishte mësuar të hante në ditët e largëta të shtëpisë me qiell. Njëmend, sa hap e mbyll sytë, lëmshi në fyt u zhduk dhe ia la vendin një lëngu që kishte shijen e çokollatës. Mamaja e vuri re. I flakëriu një vështrim për ta vënë në beh: po të kërkosh gjë, do të pendohesh, ta dish! Vogëlushja e kuptoi dhe kryelartë ia hodhi sytë tavanit. Vazhdonte të shihte tavanin kur zonja e bukur u çua dhe si e bezdisur bëri drejt ballkonit ku qëndroi duke fërkuar kyçin e dorës. Ballkoni binte përballë një ballkoni të dytë, më të madh. Dhe në ballkonin e dytë ishin dy fëmijë të kamur. Vogëlushja e dinte, ngaqë i kishte parë, njëherë, dhe e kish kuptuar që ishin të kamur ngaqë ishin të bukur. E njëjta bukuri e zonjës. Gjithmonë duke fërkuar kyçin, kjo i vuri re. Buzëqeshi, e ngazëllyer, zgjati trupin duke u thirrur: “Bonjour, mes petits pigeons. Ça va, aujourd’hui?” E pastaj: “Attendez, attendez. Il y a quelque chose pour vous!” Hyri sërish në dhomë, mori vazon e qelqit, i hoqi kapakun, e mori në ballkon duke e mbajtur me kujdes, filloi të hidhte bonbone. I hidhte dhe thoshte: “Bonbone pour mes petits pigeons, bonbone për përllumbthat e mi!” Hodhi më shumë se gjysmën, mes kukurisjesh, sëfundi vuri vazon mbi tryezë dhe mori një bonbone tjetër. E zhveshi ngadalë letrën e artë që e mbështillte, e ngriti një grimë duke menduar kushedi çfarë, dhe e hëngri. Ndërsa vogëlushja shikonte.

Qysh prej asaj dite nuk ha dot çokollatë. Po ta ha, vjell. Por uroj të të pëlqejë çokollata, vogëlush, pasi dua të ta blej me okë. Dua të të mbuloj me çokollatë: që ti ta hash për mua, deri sa të velesh, deri sa ta harrojmë atë padrejtësi që unë ende e bart me vete gjithë mllef. Do ta njohësh padrejtësinë po aq sa dhe dhunën: duhet të të përgatis edhe për këtë. Dhe nuk e kam fjalën për atë padrejtësi që kryhet kur vret një pulë për ta ngrënë, një lopë për ta rrjepur, një grua për ta ndëshkuar: e kam fjalën për padrejtësinë që i ndan njerëzit në të kamur e të skamur. Padrejtësia që të lë këtë shije të helmatisur në gojë, kur nëna shtatzënë fshin qilimat e të tjerëve. Si mund të zgjidhet një problem i tillë, unë, për vete, nuk e di. Gjithkush ka marrë përsipër ta zgjidhë ia ka dalë vetëm të këmbejë me një tjetër atë që fshin qilimin. Në çfarëdo rendi të lindesh, nën çfarëdosoj ideologjie, do të gjesh gjithmonë një njeri që fshin qilimin e një tjetri, dhe do të gjesh gjithmonë një vogëlushe të poshtëruar nga dëshira për bonbone. Nuk ke për të gjetur kurrë një rend, kurrë një ideologji, që të mund të ndryshojë zemrën e njerëzve dhe t’ua fshijë mizorinë. Kur të të thonë andej-nga-ne-është-ndryshe, përplasja në sy: gënjeshtar. Pastaj sfidoji të të tregojnë që andej-nga-ata nuk ekzistojnë gjellë për të pasurit dhe gjellë për të varfërit, stinë për të pasurit dhe stinë për të varfërit. Dimri është stinë të pasurish. Po të jesh i pasur, s’e ke për gjë të ftohtët ngase blen gëzof dhe vete e bën ski. Porse, po të jesh i varfër, të ftohtët shndërrohet në mallkim dhe mëson deri të urresh bukurinë e një peizazhi të bardhë nën dëborë. Barazia, biro, ekziston vetëm aty ku ti gjendesh tani: njësoj si liria. Në vezë dhe vetëm aty jemi të barabartë. A thua vërtet duhet të vish e t’i njohësh padrejtësi të tilla, ti që aty jeton pa qenë shërbëtor i askujt?

U bënë mijëra vjeçarë dhe e ardhmja s’erdhi

Nuk e di nëse kjo është përrallë apo jo, por prapëseprapë po ta tregoj. Na ishte njëherë një vogëlushe që besonte tek e nesërmja. Dhe vërtet, të gjithë e mësonin që të besonte tek e nesërmja: duke e siguruar se e nesërmja është gjithmonë më e mirë. E siguronte prifti kur bubullinte premtimet e tij në kishë dhe shpallte Mbretërinë e Qiejve. E siguronte shkolla kur i tregonte se njerëzimi bën përpara dhe se njëherenjë kohë njerëzit jetonin nëpër shpella, pastaj nëpër shtëpi pa ngrohje, pastaj në për shtëpi me ngrohje. E siguronte i ati kur i sillte si shembull historinë dhe i thoshte se tiranët i pret gjithnjë fundi. Priftit, vogëlushja ia kish vënë vizën me kohë. E nesërmja e tij ishte vdekja, dhe vogëlushes nuk i hynte në punë të bujte pas vdekjes në një hotel luksoz të quajtur Mbretëria e Qiejve. Nga shkolla, besimi i ishte zvetënuar pak kohë më pas, gjatë një dimri kur duart dhe këmbët e vogëlushes qenë bërë plagë nga të mardhurit. Posi, ishte gjë e madhe që njeriu kishte kaluar nga shpellat te shtëpitë me ngrohje: por ajo nuk kishte ngrohje. I ati i vogëlushes, nga ana e vet, kish vazhduar të besonte verbtazi. Ai ishte burrë guximtar dhe kokëfortë. Po bëheshin njëzet vjet që luftonte kundër ca përdhunësve të veshur në të zeza dhe, sa herë që këta i thyenin kokën, ai guximtar dhe kokëfortë, thoshte: “E nesërmja do të vijë”. Bëhej luftë, në atë vite. Përdhunësit e veshur në të zeza dukej se po e fitonin. Por ai tundte kryet dhe thoshte, guximtar e kokëfortë: “E nesërmja do të vijë”.

Vogëlushja i besonte sepse kishte parë një natë korriku. Atë natë përdhunësit e veshur në të zeza ua kishin mbathur këmbëve e dukej sikur e kishin humbur davanë dhe me kaq do të merrte udhë e nesërmja. Por erdhi shtatori dhe ata u kthyen, me të tjerë përdhunës që flitnin gjermanisht: lufta u dyfishua. Vogëlushja e ndjeu veten të tradhtuar dhe pyeti të atin. I ati iu përgjigj se e ardhmja nuk do të vononte pasi tashmë nuk e prisnin të vetmuar, po mbërrinin miq të tjerë, një ushtri e tërë miqsh që u thoshin aleatë, dhe të nesërmen qyteti i vogëlushes u bombardua nga miqtë që u thoshin aleatë. Një bombë ra fill e para shtëpisë së saj. Vajza mbeti pa mend. Nëse ishin miq, pse bënin kësi punësh? Por i ati iu përgjigj se fatkeqësisht s’kishin ç’bënin, se kjo nuk e ulte aspak miqësinë e tyre, dhe, për ta bindur më mirë, mori e futi në shtëpi dy prej atyre që i bombardonin. Kishin pasë rënë në duar të përdhunësve dhe ishin arratisur nga një kamp përqendrimi. Duhej t’i fshihnin, sqaroi i ati, t’i ndihmonin. Vogëlushja u bind. I fshehu, i ndihmoi, i shpëtoi. Pastaj, e mbushur me shpresë, u vu të presë ushtrinë që do t’i sillte të nesërmen. Oh se ç’pritje e gjatë, ndërsa bombat vazhdonin të binin dhe përdhunësit e veshur në të zeza vazhdonin të rrijnin, arrestonin, torturonin, vrisnin… Një ditë edhe të atin e vogëlushes e arrestuan, e torturuan, mend e vranë. Porse as atë ditë ajo nuk hoqi dorë nga shpresa. Dhe kur vajti ta takonte në burg, sërish besoi tek ajo që ai sërish i tha: “E nesërmja do të vijë”.

Dhe e nesërmja, më në fund, erdhi. Ishte në të gdhirë të një dite gushti, dhe gjatë natës qytetin e kishin tronditur shpërthime të llahtarshme. Ishin hedhur në erë urat, rrugët, ishin vrarë të pafajshëm të tjerë. Pastaj kishte gdhirë ky agim, farfuritës si kambanat e pashkëve, dhe kishte sjellë miqtë. Ata bënin përpara të bukur, buzagaz, shend e verë, engjëj në uniformë, dhe njerëzit i ndiqnin nga pas duke u hedhur lule, duke u thënë faleminderit. Të atin e vogëlushes, tashmë të lirë, e përshëndesnin të gjithë dhe sytë e tij ndriçonin me dritën e atij që ka zbuluar besimin. Por iu afrua dikush dhe i tha të nxitonte në komandën aleate: po ndodhte diçka shumë e rëndë. I ati i vogëlushes nxitoi. Dhe gjëja shumë e rëndë ishte një burrë që po mekej së gulçuari mbi një lëndinë, me fytyrë zhgërryer në bar. Kishte veshur një kostum blu, dukej që e kishte vënë ngaqë priste mysafirë, në syth të xhaketës lulëzonte një trëndafil i madh, i kuq, prej letre, dhe përpara tij rrinte një engjëll në uniformë: me këmbët hapur dhe tytën e automatiku drejtuar burrit përdhé. I ati i vogëlushes kërkoi të fliste me kolonelin. Koloneli e priti duke fshikulluar një kamxhik: “Ju jeni një nga përfaqësuesit e popullit?” I ati i vajzës u përgjigj se po. “Atëherë po ju lajmëroj se populli juaj na ka uruar mirëseardhjen duke vjedhur! Ai njei atje ka vjedhur!” I ati i vajzës pyeti se çfarë pat vjedhur. “Një çantë shpine plot me ushqime dhe dokumente”, fërshëlleu kamxhiku. I ati i vajzës pyeti se çfarë dokumentesh ishi. “Libreza e lirimit e rreshterit që kishte çantën e shpinës”, fërshëlleu kamxhiku. I ati i vajzës pyeti nëse libreza ishte gjetur. “Po, por e grisur”, fërshëlleu kamxhiku. I ati i vajzës vërejti se ndoshta mund të ngjitej. Po ushqimi? Ishte gjetur edhe ushqimi? “Ushqimin e kishte ngrënë! Racionin e një dite të tërë!”, ulëriti kamxhiku si i tërbuar. I ati i vajzës u përgjigj se kjo ishte një gjë e papëlqyeshme: ndaj, do ta merrte ai në ngarkim vjedhësin, dhe do të kërkonte ta lante rreshterin me dëmet e luftës. Atëherë kamxhiku vizatoi një hark të madh në ajër dhe bubulloi se në ushtrinë angleze hajdutët pushkatoheshin. Ndërsa ti, përfaqësues i popullit, jashtë! Jashtë, vjedhësi vazhdonte të gulçonte me fytyrën zhgërryer përbar, o-nëne o-nëne o-nëne, engjëlli në uniformë vazhdonte t’i rrinte përpara me këmbët hapur dhe tytën e drejtuar. Këmbët ishin rrapashyte, leshatore, tyta drejtuar në zverk. Tek kalonte vajza dëgjoi një kërcitje metalike, kërcitjen që bën siguresa kur hiqet.

Pas ushtrisë angleze, erdhi ushtria amerikane. Të gjithë thoshin se amerikanët do të tregoheshin më të përzemërt, më të mirë, dhe vajza e besoi ngase shumë prej tyre gajaseshin së qeshuri. Shpejt dalloi që, ndonëse gajaseshin, edhe ata silleshin si padronë: e nesërmja ishte një frikë e re. Ndërsa uria ishte gjithmonë po ajo. Dhe për ta shuar, disa gra shisnin trupin, të tjera lanin rrobat e padronëve të rinj. Në çdo tarracë, në çdo oborr tundeshin e shkundeshin uniformat, çorapet, fanellat; njerëzit haheshin kush e kush të lante më shumë. Gjashtë palë çorape, një çyrek bukë. Tri fanella, një kuti mishi me fasule. Një uniformë, dy kuti mishi… I ati i vogëlushes nuk lejonte që e shoqja dhe e bija të preknin me dorë rroba të palara. Thoshte se mirë a keq, e nesërmja kishte filluar, se duhej mbrojtur me dinjitet, dhe për ta dëftuar këtë ftonte “miqtë” për dreka e për darka. U jepte racionin e tij të ushqimit të freskët. Një darke u dha deri edhe orën e tij prej ari, duke mbajtur një fjalim ku kujtoi dy të burgosurit që kish ndihmuar për të ardhmen, e cila mbetej kauza e përbashkët. Miqtë morën orën prej ari dhe, si përgjigje, lanë rroba për të larë. Vogëlushja u fye. Por uria është bishë plot tundime. Pak ditë më pas, fshehtas të atit, ndërroi mendim dhe pranoi të lante rrobat… Mbërritën dy thasë. Njëri mbushur me rroba të palara dhe tjetri me ushqime. Thesi me ushqime u hap menjëherë dhe nga aty u zbrazën tri kuti fasulesh me lëng, dy çyrekë buke, një kaush me kikirikë, dhe një kavanoz plotepërplot me akullore me luleshtrydhe. Thesi me rroba të palara u hap më vonë. Dhe kur vajza e zbrazi në govatë, u skuq nga inati. Ishin të gjitha brekë të pista.

Aty, duke larë brekët e pista të të tjerëve, u ftillova unë: e ardhmja jonë nuk kishte mbërritur dhe ndoshta nuk do të vinte kurrë. Do të vazhdonte përherë të na dëndte me premtime: si në një rruzare zhgënjimesh lehtësuar prej ngushëllimesh kallpe, dhuratash të mjerueshme, rehatimesh të mëshirshme për të mos bërë gëk. A do të mbërrijë vallë për ty e  nesërmja ime? S’ma merr mendja. U bënë shekuj, u bënë mijëvjeçarë që njerëzia sjell në këtë botë bij duke besuar tek e nesërmja, duke shpresuar që nesër ata të ndihen më mirë se prindërit. Dhe “më e mira” katandiset në blerjen e një ngrohësi të mjerueshëm. S’ke ç’i thua, ngrohësi bën goxha punë kur ke ftohtë: por nuk të jep aspak lumturinë dhe nuk e mbron aspak dinjitetin tënd. Me ngrohës, pa ngrohës, vazhdon t’u nënshtrohesh përdhunive, keqtrajtimeve, kërcënimeve, dhe e nesërmja mbetet një rrenë me bisht. Unë ta thashë qysh në fillim se nuk ka hiçgjë më të keqe se hiçgjëja, se nuk duhet t’i tutesh dhembjes, as vdekjes, ngaqë, po qe se njeriu vdes do të thotë që ka jetuar, të thashë se të lindësh është më mirë se të zgjedhësh boshin dhe heshtjen. Por, a ishte e drejtë, vogëlush? A është e drejtë që ti të lindesh për të vdekur nga bomba apo pushka e një rreshteri leshator, të cilit, i shtyrë nga uria, i ke vjedhur racionin e ushqimit? Sa më shumë rritesh, aq më shumë frikësohem. Gati është shuar krejtësisht entuziasmi im i fillimit, siguria e lavdishme se kisha kapur kuptimin e vërtetë të së vërtetës. Dhe në dyshim brehem shumë e më shumë. Ky dyshim që tinëzisht fryhet dhe shfryhet si batica dhe zbatica, herë duke mbuluar me dallgë plazhin e qenies sate, herë duke u tërhequr për të lënë pas plehurinat. Nuk dua të të kall frikën, më beso, nuk dua të të bind të mos lindesh, dua vetëm të ndaj me ty përgjegjësinë time, dhe të ta bëj të qartë tënden. Ke ende kohë për t’u menduar vogëlush, madje për të ndërruar mendim. Sa për mua, qoftë edhe me baticave a zbaticave, jam gati. Po ti? Të pyeta a je i gatshëm të shohësh një grua kur e flakin mbi manjolë, të shohësh çokollatën tek e merr me okë kush s’ia ka nevojën. Tani po të pyes në je i gatshëm të marrësh përsipër rrezikun e larjes së brekëve të të tjerëve dhe të zbulosh se e nesërmja është një e djeshme. Ti që rri aty ku çdo e djeshme është e nesërme, dhe çdo e nesërme një arritje. Ti që ende nuk njeh më të keqen e të vërtetave: bota ndryshon dhe mbetet ashtu si ka qenë.

Fajin e ka plogështia

Dhjetë javë. Po rritesh me një shpejtësi që të lë pa gojë. Pesëmbëdhjetë ditë më parë s’ishe as tre centimetra dhe peshoje katër gramë. Tani je gjashtë centimetra dhe peshon tetë gramë. Je i tëri dhe i bëri. Nga peshku të ka mbetur vetëm fakti që fut dhe nxjerr ujë nëpërmjet mushkërive.  (vijon)

Përkthyes Aurel Plasari

 

Histori sakate; shkolla e parë shqipe nuk daton me 7 Marsin 1887

Prej kohësh tek unë është “skicuar” mendimi ndryshe për 7 Marsin e vitit 1887; që kremtohet si dita e mësuesit, por mbi të gjitha si data historike e shkollës së parë shqipe, ku në analet e historisë njihet si Mësonjëtorja e parë e krejt kombit ton në tërësinë e trevave tona etnike. Padyshim, çdo komb në historinë e tij të zhvillimit e civilizimit e ka një datë sinjifikative që shënon “kultivimin” institucional të gjuhës së tij, nëpërmjet shkollave të niveleve të ndryshme, nga ku jo vetëm mësohet gjuha e bukur, por transmetohen vlerat jetike e historike nga njëri brez në tjetrin. Unë nuk kam asnjë dyshim se këtë rol e ka luajtur edhe shkolla jonë e tërë niveleve e lëvruar ndër shekuj, pasi po të mos ishte kështu ne shqiptarët, ku historia jonë ka kaluar në shumicën e moteve në mes rrebesheve e mbijetesës së imponuar nga sundues e pushtues të ndryshëm, do të kishim një fat aq tragjik, sa sot në shekullin e 21-të do të kishim humbur jo vetëm si komb, por mbi të gjitha gjuha jonë do të ishte një gjuhë e vdekur, si shumë homologe të gjuhës sonë, ku si shembull do të mbesë gjuha latine. Fatësisht kjo me ne, e gjuhën tonë nuk ka ndodhur, e si rezultat i mbijetesës sonë e gjuhës sonë tregohet qartë se fundi i shekullit 19-të (pra 7 Marsi 1887) nuk mund të jetë kurrë data kur shqiptarët hapën mësonjëtoren e tyre të parë në gjuhën shqipe, pasi kjo datë është tepër e vonë dhe korrespondon me “mëshirën” Otomane, kur kjo perandori për rreth katër shekuj rresht kishte kultivuar antimëshirën. Gjithsesi për kultivimin në shkolla apo mësonjëtore të gjuhës sonë ka dëshmi të pakontestueshme që në kohët që ne u quejshim Pellazgë, Ilirë, Arbër, Alban e deri së “voni” Shqiptarë. Unë si fillim për ta vërtetuar këtë po citoj pjesë nga libri (historik) me titull “Enigma” të historianit të njohur Robert d’Angeli ku në faqen 138 shkruhet “…Pas dhjetë vjetësh kur lufta mori fund, aeolet dhe rapsodët nuk mund të kompozonin dhe përdornin poemat e tyre veçse në Pellazgjishte. Dhe vetëm katër ose pesë shekuj pas Homerit dhe homerideve kanë filluar të përkthehen ato që tashmë ishin hartuar e shkruar në Pellazgjishten… Së fundi prova më e mirë që Iliada dhe Odisea janë përkthyer nga Pellazgjishtja në Greqisht është fakti që pjesa më e madhe e teksteve të tyre është mbushur me fjalë pellazge, të cilave u janë shtuar parashtesa ose prapashtesa apo mbaresa greke… Pellazgët janë ata, që duke e ngritur gjuhën pellazge, e cila mbijetoi në Shqipen e sotme…”. Ndërsa në faqet 224 dhe 225 të po këtij libri gjejmë të shkruar “…Më në fund kemi citimet e historianëve, që na mësojnë se Aleksandri i Madh, duke u folur gjeneralëve të tij “maqedonas”, iu drejtua në “gjuhën e vet amtare”, që nuk ishte tjetër veçse Pellazgjishtja ose Shqipja…”. Ndërsa po në këtë libër në faqen 245 ndër të tjera shkruhet se “…në Vatikan ishte alfabeti shqiptar glakolitik”. Padyshim duke u bazuar në shumë tekste të historisë sonë e të huaj vërtetohet se edhe prijës të mëdhenj të krejt Ilirisë (Epirit) si Pirroja flisnin po Ilirisht (d.m.th. Shqipen) e asaj kohe, po kështu flisnin edhe prijësit e Ilirisë si Teuta, Genci e tjerë, madje edhe shkollimet e para pa tjetër duhet të jenë bërë po në gjuhën Ilire, gjuhë e vetme me të cilën flisnin e komunikonin me bashkëatdhetarët e tyre. E nuk ka asnjë iluzion ndryshe se këto mbretëri të zhvilluara Ilire kishin rrjetin arsimor të kohës me gjuhën e ëmbël Ilire. E po të vazhdohet kështu me të gjithë mbretërit shqiptarë kur ishin zotër të vendit të tyre, por edhe të perandorive dhe hierarkëve edhe nën Perandorinë Romake (të Perëndimit e atë të Lindjes) në të gjitha analet e historive gjen se këta prijës Ilirë si gjuhë të nënës kishin po Ilirishten, të cilën e zotëronin për kohën, çfarë tregon se kishin njëfarë shkollimi në gjuhën amtare, duke dëshmuar kështu se kjo gjuhë (Ilirishtja) mësohej në nivelet arsimore të kohës. Gjithsesi duke mos qenë objekt i këtij shkrimi “Historia e gjuhës sonë” unë po mundohem të vërtetoj se në trevat Ilire jo vetëm është folur, por edhe shkruar gjuha e kohës (Shqipe), çfarë tregon se kjo gjuhë mësohej në “institucionet” arsimore të kohës. Për të vërtetuar këtë unë po filloj pas shekullit dhjetë kur doktrina kristiane kishte “pushtuar” e zhvilluar, por edhe civilizuar kombet kryesore të Europës e më gjerë, natyrisht, si një ndër kombet themel të Europës kjo kishte “ndodhur” edhe tek ne… Për të vijuar qëllimin e shkrimit unë po vazhdoj t’i referohem një libri shumë autorësh “Vlerësime për Mesharin e Gjon Buzukut”, ku Profesor Jahja Drançolli në temën e tij të referimit (fq. 18-19) ndër shumë argumente për shkrimet shqipe shkruan: “…Origjinalet e botimeve më monumentale nga kultura mesjetare shqiptare të thuash në përgjithësi ruhen sot në thesaret e arkivave, bibliotekave e muzeve të Italisë, Kroacisë, Francës, Gjermanisë etj… si p.sh. pasazhet nga kënga e Rolandit të Dioklesë (shek. XII), dokumenti i kançelarisë Raguziane i vitit 1285 si dëshmi në gjuhën shqipe, dëshmitë e Anonimit (1308) dhe të Brokardit (1332) për libra shqip, relacioni i Skënderbeut drejtuar princit të Tarantos si dëshmi për kronikat tona (1460). Formula e pagëzimit e Pal Engjëllit (1462), dëshmia e shkrimtarit Venedikas Tomazo de Mezzo për gjuhën shqipe të shkruar (1483), vepra e Martin Segonit, ipeshkëv i Ulqinit, kushtuar Skënderbeut, që hedh dritë në hapësirën e trojeve shqiptare (1480-85). Fjalori i Arnold fon Harfit (1496) etj… Dokumentet e ruajtura dëshmojnë për kontributin e shkollave pranë kuvendeve, katedraleve dhe qyteteve që nga mesjeta e hershme, si p.sh. veprimtaria e shkollave konventuale (studia conventualis), shkollave humaniste e Provinciale të shkathtësive dhe të filozofisë në Ulqin (prej vitit1258-1571), Kotorr (prej vitit 1266-1591), Durrës (prej vitit 1278-1498), Shkodër (prej vitit 1345-1487), dhe Lezhë (prej vitit 1483-1512), si dhe Veprimtaria e Universitetit Durrës nga gjysma e dytë e shekullit XIV-të… elementi shqiptar i vendosur në Venedik pas vdekjes së Skënderbeut, duke dashur të ruante gjithçka të vlefshme shqiptare në doket, zakonet, gjuhën etj. ngritën një godinë për seli dhe qendër të bashkëvëllazërisë së tyre të quajtur Scuola degli Albanesi (Shkolla e shqiptarëve), e cila ruhet edhe sot…”. E pas kësaj dëshmie që trashëgohet në Italinë fqinje edhe në kohën tonë, a ka dokument më me vlerë se në kohën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në Shqipërinë pa Otoman pas pasur Shkolla Arbënore (Shqiptare), përvoja e të cilave tashmë (pas invazioneve Otomane kishte “Emigruar” së bashku me banorët që përndiqeshin nga pushtuesi. Madje pas pushtimit të Otomanëve, si në gjithë Europën edhe ndër ne shqiptarët “lindën” një plejadë e tërë Rilindasish, që sado në kushte të vështira ndriçuan jo pak rrugën e errësuar të shqiptarëve që kishin rënë nën çallmën e verdhë.

E sipas Prof. Dr.  Jahja Drançolli në botimin që cilësuam më sipër “…Vargu i tyre (Rilindasve N.B.) është shumë i madh, por me këtë rast do të zëmë me gojë vetëm disa, si Gjin Gazullin me vëllezërit Pal e Andrea nga Zadrima, Martin Segoni nga Novoberda, Mikel Maruli nga Arbëreshët e Greqisë, Marin Barleti, Marin Biçikemi, e Leonik Nikoll Tomeun nga Shkodra, Mihal Artiotin nga Arta, Gjergj Spanin nga Lezha, Pal Hasin nga Hasi, Lekë Matrëngën nga Hora e Arbëreshëve të Siçilisë e tjerë…” (Shekujt XV-XVI N.B.). Ja disa nga veprat e këtyre rilindasve në gjuhën shqipe: “Tregim mbi Gjergj Kastriotin”, i shkruar në Ulqin nga Martin Segoni në vitet 1480-1485; “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut” e shkruar nga Marin Barleti dhe e botuar në vitet 1508-1510, “Komentar i çështjeve të turqve dhe Z. Gjergj Skënderbeut, princ i Epirit”, shkruar nga Dhimitër Grengu e botuar në vitin 1539 etj.

E mbi të gjitha “Meshari” i Gjon Buzukut i përkthyer e botuar nga ky rilindas në vitet 1554 dhe 1555, ku mendohet se është shtypur në shqip në Ulqin, Tivar apo Shkodër, por çfarë rëndësie ka kur kjo vepër është botuar shqip, dhe brenda trevave shqiptare, që gjithsesi flet për një njohje të gjuhës shqipe të kohës sipas kritereve të gramatikës e sintaksës së kohës, çfarë tregon më së miri se autori kishte një formim shkollor të gjuhës shqipe, diku në shkollat qofshin edhe ilegale (shqiptare), larg syrit “vigjilent” të dallkaukëve aziatikë. Por edhe nën presionin e pushtuesit turkoshak, shqiptarët në përgjithësi e ata të veriut në veçanti nuk reshtën së luftuari me pushkë, por edhe me pendë për lirinë, kulturën e dijen. Për ta përforcuar këtë unë po citoj pak rreshta nga Imzot Zef Simoni (në librin shumautorësh “Krishtërimi ndër shqiptarë”, fq. 369), ku ndër të tjera shkruan: “…Gjindeshin në Shqipni disa urdhëna rregulltarësh, Urdhëni i Shën Françeskut mer Provinçialin në Shkodër, urdhën i hershëm qysh në shekullin e XIII-të, që simbas traditës me ardhjen e Shën Françeskut në Lezhë. Një urdhën që mbante misionin edhe në zonat më të vështira të Dukagjinit. Lëvroi gjuhën shqipe e hapi njëfarë shkolle të mesme Pellanen e Zejmenit në shekullin e XVII-të, edhe dy shkolla, ajo e Trashanit dhe e Blinishtit. Në qytetin e Shkodrës Fretnit këmbëzbathë, me sandale hapën të parën shkollë publike (fillore) në Shqipëri, për të varfërit në vitin 1861…” Ndërsa studiuesi Stefan Çapaliku po në këtë libër shumautorësh në faqen 441 (qartëson N.B.) shkruan: “…Në këtë kohë Kisha Katolike Shqiptare si i vetmi Institucion vazhdonte të përkrahte mësimin në gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare. Kleri katolik kishte filluar punën për hapjen e shkollave, si ato në Kurbin më 1632, në Pllanë më 1638, në Blinisht më 1639, brenda në Shkodër më 1698 etj. (shih Orbis Seraphikus, tom. II, c III, nr. 49, nr. 50 etj.)…” Ndërsa në Malësi të Madhe tregohet për një shkollë shqipe në Rrjoll, ku në librin Pjetër Bogdani, letra e dokumente (të Odette Marquet) në faqen 305 (në një letër që Bogdani i dërgon Kongregatës së shenjtë më dt. 28. 12. 1675), ndër të tjera shkruhet “… të vitit 1675 me gatishmëri të madhe po merret me shkollën e Rrjollit…” Ndërsa po në këtë libër, në faqen 310 vijon “…Shkodër 3. I. 1676 Me Urdhënin e Kongregatës Shenjte, Don Marin Gjini u emërua si mësues në shkollën e Rrjollit. Ky prift 30 vjeçar ka qenë ish-nxënës i Kolegjit Fermos, ku ka treguar sjellje të mirë dhe është i pajisur me doktrinë të mjaftueshme. Prej gushtit të vitit 1677 në Rrjoll shërben me zell të madh në mesin e kësaj popullsie edhe një tjetër prift misionar… Ndërsa në faqen 311 të këtij libri vazhdohet me letrën 184 dok. 1 (pa datë N.B.). Kongregata e shenjtë i miratoi propozimet e Bogdanit që kanë të bëjnë me emërimet e Don Marin Gjinit dhe të Don Tomë Armanit: i pari mësues në Pult, i dyti misionar pranë Skllevërve të Ulqinit…” Pjetër Bogdani Meshtari i lartë Katolik, përveç meritave edhe në hapjen e shkollave në shekullin e XVII-të në Rrjoll, Pult, mendohet edhe në Kastrat e diku në Shkrel e tjerë, ka një meritë për gjuhën shqipe të lëvruar, si në përkthime në shqip, në përgatitjen e teksteve shqipe për këto shkolla e kuvende, por edhe për veprën e tij të shkruar në shqip që njihet si Çetë e Profetënve (Cuneus Prophetarum) që u botua në Venedik më 15. 12. 1685. Por në një Letër (mbledhja e “Die 17 decembris 1685 (dita e 17 dhjetorit 1685), ndër të tjera shkruhet “…Shpërblimi financiar për priftin Don Gjon Tiskoviqin, i cili shërben si mësues shkolle në Prokopi dhe i viziton të krishterët e Leskovcit…” (Pra siç edhe del në këto vende kishte edhe shkolla padyshim shqiptare. Për gjuhën shqipe të shekujve të kaluar ka edhe një material interesant nga Dr. P. Vinçenc Malaj, ku titulli i këtij materiali është “Kontributi i Klerit Katolik Shkrimeve Shqipe”, ku ndër të tjera lexojmë: “…Nga shkrimtarët e huaj që shkruajnë shqip po u përmendim vetëm emrat: P. Leo Cittadela, P. Bernardino Quinziano, P. Egidio Quinto d’Armento, P. Bonav, Prucher, P. Françesko Rossi da Monte, Ligure (Gramatikën e shqipes 1866 dhe dy fjalorë 1866 dhe 1875)…” Pra siç shihet këtë gjuhë të bukur të të parëve tanë e kanë mësuar me shkrim e këndim edhe studiues e shkrimtarë të huaj, të cilët janë munduar të ndihmojnë për mbarëvajtjen e kësaj gjuhe në konturet e evolucionit që kërkonte koha. Padyshim një ndihmesë të madhe në mbarëvajtjen e gjuhës shqipe edhe ndër popull e meshtarë kanë dhënë rreth 30 kuvende, të shpërndara ndër kohë nëpër Shqipërinë Katolike (Veriore), por themeli i këtyre Kuvendeve ka qenë ai që u zhvillua nën kujdesin e Papës me origjinë shqiptare (Papa Klementi i XI-të). Po edhe pas këtyre në tërë trevat shqiptare e veçanërisht në ato të veriut ku shërbenin Klerikë Katolikë, për asnjë çast nuk u ndalua përhapja e kulturës Europerëndimore, dhe mësimi i gjuhës shqipe (me shkolla dhe forma të tjera). Ku siç edhe u shkrua më sipër historia e Mësonjëtoreve (shkollave) shqipe është aq e hershme sa vetë jeta e qytetëruar e zhvilluar e kombit tonë. Ndërsa si data të hapjes së shkollave të para shqipe mund të gjinden me bollëk që na mesjeta e hershme (por edhe më herët) e deri në mesjetën e vonëshme. Padyshim si të gjitha gjuhë e tjera të botës që kanë evoluar duke iu përshtatur kohës edhe gjuha jonë ka kaluar në këto rrugë. Por t’i mohosh vetvetes arsimimin në shekuj, dhe ta zhvendosësh shkollën e parë shqipe me qindra vjet, duke e prurë vetëm në shekullin e 19-të, do të thotë t’i japësh argumenta “dashakeqit” që të thonë, hajt more se ju jeni një popull i pa kulturuem e shkolluem, pasi vetëm në fundin e shekullit 19-të keni hapur të parën mësonjëtore në gjuhën shqipe, duke dëshmuar kështu se paskeni qenë një popull çoban, apo endacakë që keni jetuar shpellash e larg qytetërimit. Madje me këtë vonesë mund të dëshmojmë se ne nuk qenkemi autoktonë, por ardhacakë që na lanë peshqesh këtu pushtues e sundues të ndryshëm. Natyrisht e vërteta nuk është kështu pasi jo vetëm jemi autoktonët e vërtetë të Gadishullit Ballkanik, por edhe populli i vetëm që u ka bërë ballë stuhive e rrebesheve që përshkuan papushim këtë copë Europe. E nëse ne nuk do të ishim një popull vital, i zhvilluar e me kulturë ne prej shekujsh do të ishim asimiluar, por kjo jo vetëm nuk ka ndodhur, por as nuk do të ndodhë kurrë… Së fundi unë e kuptoj se Jugu i Shqipërisë u nënshtrua keq nën Perandorinë Otomane, madje shkolla që u hap në Korçë më shtatë Mars 1887 ishte shpresa e parë e një arsimimi në gjuhën shqipe për këto treva pas shekujsh terri e tmerri që e kishte nënshtruar këtë copë Shqipëri. Por Shqipëria Veriore nuk ishte nënshtruar e mjeruar në këtë masë, ajo madje siç edhe vërtetohet jo vetëm qëndroi fizikisht e moralisht, por edhe arriti të mbajë gjallë mësonjëtoret e gjuhës shqipe (Gegnishtes). E me pak “droje” jam i detyruar të them se gjithë ato data të mësonjëtoreve shqipe në Veri të Shqipërisë jo vetëm u “harruan”, por u “injoruan” përpara një evenimenti që s’vlen as një grimcë të mësonjëtoreve të trevave veriore, duke na “detyruar” të kremtojmë si ditën e parë të shkollës shqipe një mësonjëtore pa “rëndësi” të fundit të shekullit 19-të, kur fqinjët tanë edhe pse të zbritur më vonë kishin qindra vjet që mësonin gjuhën e tyre, ndërsa ne sipas kësaj logjike Jo…e Pse. Apo mos vallë se këto shkolla që ishin shumë para kësaj mësonjëtoreje (me shekuj) ishin në Veri të Shqipërisë dhe të formuara e zhvilluara nga Kleri Katolik, e jo nga dëshirojnë “Dollibashët” e Jugut, pse jo shpesh të “joshur” edhe nga ne Fjalëpakët e punëshumët e Veriut. E si për ironi të fatit tonë një vendim i qeverisë komuniste i vitit 1960 e “forconte” me ligj e vendim se data 7 Mars 1887 duhet të jetë patjetër dita e Shkollës së parë Shqipe. Por nëse diskutohet alfabeti, për të gjitha mësonjëtoret e para Kongresit të Manastirit (1908), mund të thuhet se alfabeti ishte i diskutueshëm, pasi tek ne kishte të paktën tre alfabete që “qarkullonin”, ai Latin i cili përdorej në Veri të Shqipërisë dhe nga Kleri Katolik, alfabeti Turko-Arab në Shqipërinë e Mesme dhe ai Grek në Shqipërinë e Jugut, ku padyshim edhe shkolla e Korçës (1887) me këtë alfabet ishte më afër. Ndërsa Shqipëria Veriore që shumë shekuj më parë ishte më afër alfabetit të Kongresit të Manastirit, e këtë e ka përdorur edhe në shkollat apo mësonjëtoret që disa i paraqitëm në këtë shkrim. Gjithsesi nëse duam të shkruajmë historinë ashtu siç është, duhet të studiohet edhe mendimi ndryshe, që në këtë rast më duket më afër realitetit historik, ndërsa 7 Marsi 1887 që kremtohet zyrtarisht është thjeshtë një “krijesë” historike që nuk përfaqëson asgjë të përparimit e zhvillimit, veçse një vonesë historike, e cila ndonëse “artificiale”, pengon mjaft, prandaj si pengesë duhet të “largohet”… Por nga kusht, se ne shqiptarët tash disa breza e kemi marrë vesh që kur “mësohemi” edhe me një “pengesë” apo të pavërtetë, asaj i japim “Besën” e nuk e lëmë në baltë, edhe pse me baltë shpesh stërpikemi.

Ndue Bacaj

 

Gjykata e Hagës dhe brenga Ballkanike

Një paradoks historik, Europa u nda në fundin e mijëvjeçarit që sapo kaluam, në atë copë perëndimore ku mbizotëroi era e lirisë dhe në atë lindore ku mbizotëroi era vrastare dhe tani kaosi ose mbijetesa.

Tek shikon gjeografinë e krahinës lindore do të ndeshësh me copëza dhe pjesëza gjeografike dhe etnike autoktone dhe “ardhacake”, çka çuan në konceptime të ndryshme në kohë. Sot në politikën e ditës europiane do të ndeshësh në dy koncepte gjeopolitike që përballen me njëra-tjetrën: njëri term i ardhur nga stepat aziatike-anadollake “Ballkan” dhe njëri term i politikës bashkohore europiane “Europa Juglindore”. Kjo trevë në konceptin gjeografik përfaqëson një “gadishull”. Pra në këtë gadishull të quajtur “Europa Juglindore” në mijëvjeçarin e kaluar pati një dyndje marramendëse popujsh që duke gjetur kushte optimale gjeoklimaterike, u instaluan, kjo nëpërmjet dhunës dhe genocidit, në dëm të popujve autoktonë, në veçanti të atyre Iliriano-shqiptarë duke krijuar një rrudhosje lineare të pambarim nga vala e dyndjes së tyre barbare. Vitet dhe shekujt e bënë të tyren dhe këto instalime “barbare” u bënë evidente dhe çka çuan në krijimin e rrymave dhe shkollave gjeopolitike në justifikimin e “djepeve lindore” dhe të “domosdoshmërisë së mbijetesës kombëtare”. Në këtë plan nuk mjaftoi dyndja verilindore po njëherësh do të shfaqet me tërë barbarinë e tyre dyndja nga stepat aziatike juglindore që me forcën e shpatës dhe të zjarrit do të çojë në prishjen dhe në krijimin e koncepteve të reja religjioze që çuan herë pas here në luftëra dhe gjakderdhje dhe pse jo në evadime dhe çfarosje dhe dyndje biblike.

Në vazhdën e kësaj historie (këtu mentaliteti religjioz e bën të vetën) populli dhe kombi shqiptar pasardhës i pellazgëve dhe ilirianëve duke qenë zot në trojet e veta, pësoi rrudhosje dhe mizori makabre mbi kurrizin e tij.

Historia flet, ajo materializohet me fakte dhe elementë historikë, po mohohet nga institucionet dhe politika religjioze që dominuan fatkeqësisht në politikën europiane në shekullin e fundit të mijëvjeçarit që sapo kaluam. Ky mbizotërim u shoqërua me dhunë e genocid të popujve dhe kombeve kundër njëri-tjetrit duke ngritur deri në ekstazë urrejtjen etnike. Pikërisht kjo shëmtyrë politike religjioze ra me forcë drastike mbi popullin dhe kombin shqiptar si nga fqinjët veriorë ashtu dhe jugor e përkrahur dhe e mbështetur nga politika europiane e Fuqive të Mëdha, të cilët nuk munguan që pas tavolinave të rrumbullakëta apo bisedimeve kancelarike dy apo shumëpalëshe në dëm të popullit dhe kombit shqiptar, duke coptuar atë në favor të mbretërive shoviniste ballkanike dhe me forcën e armëve e mbështetën këtë copëtim.

Gjithë kjo e vërtetë historike do të afishohet dhe do të sjellë imazhet e kësaj barbarie një grua e madhe, që ngrihet mbi paragjykimet e kohës dhe të historisë së kanonierëve, Miss Edith Durham, një zonjë e paharruar e kombit shqiptar, që me veprën e saj madhore “Brenga e Ballkanit”, për të cilën populli dhe kombi ynë do t’i jetë mirënjohës në jetë të jetëve.

“Kriza Kosovare” e viteve 1998-1999 është një dëshmi historike për atë që parashtrova më lart, për atë parashikim gjenial të zonjës Durham dhe për atë që deklaron z. Toni Blair, kryeministër i Kurorës Britanike, gjatë vizitave të tij në kampet e refugjatëve të popullit martir të Kosovës: “… Se ka ardhur koha që ne bijtë dhe nipërit e gjyshërve dhe baballarëve tanë të korrigjojmë atë që ato nuk e bënë mirë…” (shtypi i kohës).

Tani pas një lufte shumëvjeçare, në këtë hapësirë të Europës Juglindore në veçanti në hapësirën ish-Jugosllave, e shoqëruar me dhunën më barbare, e prodhuar vetëm nga forcat e errësirës mesjetare të ardhur nga ftohtësia e stepave përtej Uraleve siberiane, që e ngritën në kult politik sa psikologjik dhe aq terrorist, qeverisjen në këto dyqind vjetët e fundit si rrallëherë në një divizë genocidi të formuar dhe të zbatuar nga politikanë e shkencëtarë vrastarë të tipit Grazhdanin Cuberlioviç! Sot, përkundrejtë kësaj politike të inkuizicionit mesjetar dhe genocidit që kërkonte të bënte asgjësimin e një populli dhe të një kombi, u ngritën bijtë e atyre që deri dje heshtën dhe e mbështetën këtë politikë. Sot ato po kërkojnë dënimin e fajtorëve të kësaj politike.

Dëshmi e këtij qëndrimi është ngritja nga ana e OKB, Këshillit të Sigurimit, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për dënimin e organizatorëve të krimit dhe genocidit në hapësirën Jugosllave, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Si për të vërtetuar atë çka dëshmon historia dhe në këtë çast historik i bie për barrë që ta dëshmojë, materializoi dhe dënoi një grua për nga besimi dhe nga aftësitë profesionale shkencore në fushën e jurisprudencës, të jep besim dhe shpresë në drejtësinë njerëzore, pse jo dhe siprane do të shkojë në vend. Martirët dhe të masakruarit në bllok do të ndjehen shpirtërisht të lehtësuar.

Ashtu si Mis. Durham në cakun historik të saj foli dhe denoncoi dhunën dhe genocidin në Ballkanin e trazuar nga po ato forca të errësirës aziatike si edhe sot në paralel të cakut historik po një grua me një portret sa njerëzor dhe profesional, z. Karla del Ponte, merr përsipër të dëshmojë dhe të dënojë dhunën dhe genocidin dhe për t’ia arritur këtij qëllimi sublim asaj do t’i duhet që një pjesë të jetës dhe kohës ta kalojë në shtegtime nëpër këtë hapësirë të Europës Juglindore, ku me këmbënguljen e admirueshme ka kërkuar dhe kërkon bashkëpunimin e shteteve në këtë hapësirë për të çuar në bankën e akuzës në emër të jetës dhe drejtësisë krimin dhe genocidin dhe autorët e tyre, kriminelët e tipit Sllobodan Milosheviç, Karaxhiç, Mlladiç e Sheshel. Po kështu sa këmbëngulëse ndaj këtyre shteteve, kjo grua e madhe është këmbëngulëse edhe ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe kancelarive vendimmarrëse sa herë që ajo ka raportuar për punën e gjykatës. Po kështu do të përmendim deklaratat e saj që në emër të atributeve të drejtësisë do t’i shkohet deri në fund arrestimit të personave përgjegjës pavarësisht nga nacionalitetet, ku dhe shqiptarët nuk bëjnë përjashtim. Kjo dëshmohet me arrestimin e bujshëm momental të Fatmir Lamajt, deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherazi “komandant Çeliku” dhe drejtues i lartë i P. Demokratike, po kështu dhe veprimtar i UÇK-së.

Kjo situatë e re çon në vlerësimin dhe qëndrimit të dyanshëm të klasës politike dhe drejtuese qeveritare kosovare që, së pari tregohet e gatshme dhe korrekte ndaj detyrimeve dhe respekton organizmat ndërkombëtare, këtu ajo nuk e orienton mirë veten në raport me opinoinin e brendshëm kosovar dhe mbarë shqiptar dhe së dyti për atë çka bën pak në vlerësimin e rolit çlirimtar të UÇK-së, dhe mbështetjes instrumentale të saj, në veçanti të figurave drejtuese duke i lënë këto figura të zhveshur nga një mbrojtje ligjore dhe shoqërore. Një paradoks dhe fetishizim të “direktivës” nga jashtë përkundrejtë teje nacionalist të serbëve, kroatëve dhe maqedonasve ndaj këtyre organizmave. Ende kriminelë me damkë si Kaxhiç, Mlladiç apo kroati Bebetko, të cilët ende janë të lirë dhe “mbrohen” për të mos iu dorëzuar drejtësisë njerëzore. Bosnja me Srebenicën, Kosova me Recakun thërrasin dhe klithin me dhembje për drejtësi.

Pra e parë në këtë plan arrestimi i deputetit Fatmir Lamaj, së pari duhej bërë diferencimi i tij me të tjerët, së dyti motivi i arrestimit të mos vijë si rrjedhojë e një propagande dhe dëshmi fallco të makinës propagandistike sllavo-komuniste të tipit bizantin, politikë e kahershme antishqiptare.

Pra këtu mungon korrektesa në zbatimin procedurialo-juridik të statusit të vet gjykatës, pra autoritetet kosovare duheshin lajmëruar, ashtu siç janë bërë me nacionalitetet e tjera.

Dihet që gjykata e Hagës mbështetet me ndihmën dhe bashkëpunimin e shteteve dhe organizmave ndërkombëtare për të kryer misionin e saj. Kjo nuk ka forca të caktuara policore, janë shtetet që e bëjnë këtë punë dhe e mbështesin atë. Ky detyrim justifikon veprimin e nxituar të KFOR-it, në rastin e arrestimit të deputetit Fatmir Lamaj.

Në rastin në fjalë shqiptarët akuzohen për krime lufte, e krime kundër njerëzimit që mendohet të kenë ndodhur në kampin e të burgosurve të Llapashnikut në periudhën Maj-Korrik të vitit 1998. Pra mbi Fatmir Lamaj, “komandant Çeliku” rëndon akuza e mosparandalimit të krimit dhe të mos ndëshkimit të fajtorëve duke njohur përgjegjësinë e tij si drejtues.

Arrestimi i komandant “Çelikut” ka dy anë të tij: së pari akuzat e tij janë shpifje propagandistike serbo-sllave dhe pse jo dhe të ndonjë bastardi shqipfolës në shërbim të kësaj propagande. Kjo do të vërtetohet nga dëshmitarë dhe gjykimi prej asaj gjykate, së dyti po kjo gjykatë mbi procedura juridike organizative që rrjedhin nga statusi i saj, do të vërtetojë se procedura e arrestimit të deputetit Fatmir Lamaj bie ndesh me vetë statusin e saj.

Në gjithë këtë procedurë zonjë e nderuar Karla del Ponte duheshin lajmëruar autoritetet kosovare, pra duhej më shumë transparencë dhe besim tek këto institucione gjë që do t’i jepte mundësinë vetë deputetit Fatmir Lamaj që duke u njohur me akt akuzën do të siguronte dëshmitë e mbrojtjes.

Po kështu zonjë e nderuar të jeni e sigurtë se komandant “Çeliku” nuk do të fshihej siç kanë bërë dhe bëjnë kriminelët e nacionaliteteve që i kanë lyer duart me gjakun e të pafajshmëve të popullit të tij.

Arrestimi i deputetit Fatmir Lamaj për forcat e caktuara antishqiptare ka pikësynime së pari të vërë në një plan kriminelin me viktimën, së dyti të përgojojë dhe të ulë vlerat moral-çlirimtare të UÇK-së. Ja pse sot e kësaj dite shtëpia e komandant “Çelikut” në Banjë të Malishevës është bërë qendër pelegrinazhi të opinionit mbarë shqiptar kudo që janë si shenjë solidariteti dhe dëshmie e pa kundërshtueshme dhe bindëse për pafajësinë e tij.

Atëherë kur pleq, gra e fëmijë ndiqnin rrugën për t’i shpëtuar artilerisë serbe, binin në goditjen e saj. Kujtojnë dëshmitarët për masakrën në fshatin Bellanicë, njëherazi zyrtarët e UNHR-së ku deklaronin: “Duhej bërë kujdes në të ardhurit nga Malësheva. Ata janë të vuajtur dhe të masakruar…”.

Pra në mbrojtje të këtyre njerëzve, të këtij populli që në këto dyqind vjetët e fundit do të pësonte mbi dhe ka pësuar mbi kurrizin e tij masakra, krimet barbare nga politikanë kriminelë serbë, u ngrit ky djalë 30 vjeçar, babai i katër fëmijëve që me shokët e tij si varrosën viktimat dhe ndihmuan të plagosurit, mori rrugën e nderit dhe të betejës për çlirimin e Kosovës, dhe njëherazi për t’u bërë dëshmori i saj. Ja për të dëshmuar atë betejë vigane ai mbijetoi si i gjithë populli martir i Kosovës. Si për ironi të fatit, sot ai akuzohet nga forcat e errësirës për krim dhe genocid kundër njerëzimit.

Më falni znj. del Ponte që t’ju kujtojmë, me gjithë respektin që kemi për Ju, këtë e bëjmë për të ndihmuar juve në punën tuaj fisnike dhe për respektin që kemi për Institucionin që Ju përfaqësoni.

Komandant “Çeliku” ka bërë vetëm një “krim”, ai mbrojti me gjakun dhe jetën e tij 85 mijë banorë nga masakra e ushtrisë vrastare serbe, ushtri e tipit nazifashist. Pra përpara se të formulohej akuza ndaj tij duhej mbajtur parsysh raportet juridike të diferencimit të viktimës nga krimineli.

E parë në këtë vështrim tashmë, përballë entiteteve që u shkëputën apo janë drejtë shkëputjes nga trupi i pa jetë i Jugosllavisë shtron sfidat e bashkëpunimit me gjykatën e Hagës, për të cilën ne shqiptarët dhe autoritetet qeverisëse të Kosovës si dhe organizmat ndërkombëtarë që operojnë në Kosovë si KFOR dhe UNMIK, do të dinin të ballafaqoheshin dhe të bashkëpunonin pa mëdyshje me Gjykatën e Hagës, duke lënë pas të kalurën gjakatare si kusht për integrimin euroatlantik.

Pra, detyrimi për bashkëpunim me këtë institucion rrjedhin njësoj për të gjithë anëtarët e OKB-së. Për të forcuar këtë bashkëpunim, perëndimi ka përdorur politikën e “shkopit dhe të karrotës” ndaj Beogradit, Zagrebit, Sarajevës, Shkupit, Prishtinës dhe Podgoricës. Kjo as më shumë e as më pak ka qenë në pajtim me rezolutat e herë pas hershme të Këshillit të Sigurimit.

Në analizë të fundit mund të thuhet se një bashkëpunim i suksesshëm me Gjykatën e Hagës redukton ndjeshëm paragjykimet dhe volumin e denoncimeve shterpe si dhe ndanë përgjegjësinë individuale nga ajo shtetërore.

Pra rasti i arrestimit dhe denoncimit nën hije të deputetit Fatmir Lamaj shpreh në vërtetësi nocionin “shterpë të akuzës”. Por gjithsesi pelegrinazhi në fshatrat Dukla, Bllacë dhe më pas në Bellanicë na kujton atë kohë krimesh dhe masakrash që ranë mbi popullin trim po të shumëvuajtur të Kosovës martire.

Prof. Daut Hoxha

 

Historiku i Dioqezës së Sapës

Rrethi i dikuershem

Prej shka u tha deri këtu merret vesht kjartas se rrethi i parë i dieçezit të Sapës do të jetë kenë i vogel mjeft, e jo veç nuk kŕ kenë i hapun pertej Dęjen, por as kŕ mujtë me pershî të gjith Zadrimen e sodshme, persé, me doemos, nji pjesë së kësaj Zadrimës s’eper do ta ketë pasë nen veti ipeshkëvija e Dęjës.

Per kundra, do të jetë kenë shtrî kah Mirëdita, në të gjith flamurin e Dibrrit, ku edhe sod i lusin festen Shë Mëhillit, pajtorit të dieçezit t’onë, që dikuer mujt me kenë edhe i tyne.

Thohet, e mund të jetë e vertetë, se Dibrri, qi shkon me bajrak të Kashnjetit, kŕ mârrë me lutë pergjithsisht festen e Bajrakut, tue kenë se Kashnjeti, qi kŕ kishen e Shë Mëhillit, lutë festen e këtij Arkęjell. Âsht edhe e vertetë se me 1638 e ndoshta edhe perpara, Kashnjeti shkote me dieçezin e Leshës. Por me gjithket un pves: kuerse në kurrnji famullě të dieçezevet të Shqipněs, me gjith atę të Tivarit e të Shkupit, nuk i lutet festa Shë Mëhillit porsi pajtuer famullijet (hiq Sebasten e Durrcit) veç në selěn ipeshkëvnore të Sapës, ku Shë Mëhilli, qi aty kŕ kishen, âsht pajtori i të tanë dieçezit, e në Firë e në Vig, famullina të këtij dieçez, pves, po tham, athue Kashnjeti s’i a kushtoi kishen këtij Arkęjëll, prej se kje pajtori i dieçezit të tij? Vjeti 1638, a thuej edhe 100 vjett perpara âsht shum mâ i vonë se vjeti 1291 i themelimit të dieçezit të Sapës. Kuerse Vigu, Mnela, Gryka e Giadrit, Gomsiqia kjene të Sapës, pse s’mujt me kenë edhe Kashnjeti?

Si do kjoftë, dieçezi i Sapës qi me permbledhje të dieçezeve fëqîj u rrit e u smadhue, mâ vonë e lypi koha e puna të voglohej bukur mirë.

Me dekret të Propogandës së Fés, 30 Shtatuer 1890, tue ndodhë ipeshkev Lorenc de Petrës, i u hoqëne Sapës trě famullina, Mnela, Vigu, Gomsiqia e i u lëshuene dieçezit të Mirëditës.

Me 1906, nen ipeshkëvin Emz. Jak Serreqin, Mirëditës i u lëshue edhe Gryka e Giadrit.

Por s’met me kaq. Dieçezit të Sapës, per me i lanë per kufě Drinin, me dekret të Papës Piut XI, 25 Kallnduer 1930, i u shkëputëne edhe Shllaku, Mazreku e Stajka, e i u bashkuene Arkdieçezit të Shkodrës. Nodhej ipeshkev i Sapës Emz. Zef Gjonali e argjipeshkev i Shkodrës Emz. Laze Mjedja. Shkodra i mori dieçezit t’onë edhe nji meshtŕr, Emz. Gasper Thaçin, të cillin me nji herë e vűni famulltŕr në qytetin metropolitan.

Ipeshkëvijt e Sapës

Radha e ipeshkëvijvet të Sapës, e fillueme me Pjetrin, 1291, si e pŕme, mbetet mjerisht e këputun per shum mote; a prej mungeset të dokumentavet qi ndoshta s’janë gjetë endé, a pse nuk kje vű ndonji prej pengimit të luftavet qi nodhëne n’ato kohëna, nuk dihet.

Ma i pari nder ta mbas Pjetrit del Pali; se në ç’vjetë s’dihet, veç dihet se kje, prej nji dokumentit të Papës Gregorit XI, qi në vjetin 1376 vűni në kambë të tij Bnevenulin, i urdhnit françiskan. Ky e mbâjti selěn per gati 20 vjett.

Mbas deket të tij, Bonifaci IX zgodh, me 1396, Pjeter Zakarěn.

Mbas Pjetrit vjen Nikolla (1414). Ky kje vjeti kuer u këthye Koy Zakarija në kishen romane, si e pŕme. Merret vesht se mârrdhanjet e Koys me Romë do të kenë fillue qyshë me Pjeter Zakarěn, i cilli mund të tjetë kenë ndermjetsi i këtij këthimit.

Nikollës, mbas deket, i a xuni kamben, (Marc 1422), Mikeli, kanonik i kishë së Sapës.

Në Korrik të vjetit 1425 u zgodh Pjetri III, qi kje abat i Shë Sergjit e Bacchut në dieçez të Shkodrës. Këtij i kje dhanë në kommendë edhe nji monastir në dieçez të Drishtit, qi dŕn se kje monastiri i S. Joannis de Strilalio1) perse ky monastir i kje dhanë edhe Mateut (1443) ndjekësit të tij, prejse dieçezi i Sapës kishte të mârruna teper të pakëta. Mateu kje i familjes së Hermolajit n’Arbëně e cilla familje i dha dieçezit të vet gjashtë ipeshkëvij. N’at dieçez kje çue edhe ky në vjetin 1446, mbassi nji vjetë para, tue nodhë n’Italě, vűni dorë në konçil të Firencës.

Me të shkuem të Mateut n’Arbëně erdh këtu ipeshkev, i zgiedhun prej Eugenit IV, Gjergji, arçiprift i kishës S. Michaelis de Plebe në Padovë. Deri me 1451 dihet se Gjergji sundote dieçezin e Sapës endé; por me 1460 kje shperngulë e prűe këtu prej Shkodret Emanueli, qi s’dihet sŕ sundoi, veç e ndoq nji Anonym të cillit vjeti i t’ardhunit nuk mund i caktohet. Kje shperngulë e çue njeti edhe ky me 1472, tue i a lirue selěn Marin Sumës, qi hypi në ketë selě në vjetin mbrapa (1473)2). Marini në ketë vjetë kje lirue prej pageset erarit të Papës, prejse kisha e Sapës, e rręthueme e e shkretnueme prej Turqve, nuk kishte gati kurrfar prodhimesh a te mârrunash.

Se kuer nodhi ky rręnim i kishës së Sapës nuk dihet; kŕ giasë të ketë nodhë n’atë kohë qi Turku pushtoi Dęjen, me 1431. Në ketë vjetë ishte ipeshkev Pjetri III, të cillit, ndoshta, prandej do t’i jenë kęnë dhanë në kommendë monastiri në dieçez të Drishtit, qi i kje dhanë edhe Mateut ndjekësit të tij, prejse dieçezi i Sapës kishte të mârruna teper të pakëta, si e pŕme mâ parë.

Me dekë të Marinit, mbas gjashtë vjettsh qi sundoi, i kje dhanë ipeshkëvija Gabrielit, françiskan (1479), por ipeshkev nuk u bâ pse dŕn se nuk e pranoi.

Në mbarim të Nandorit 1489 Sapa shkoi me administrimin e Leshës nen Blasin, i cilli u vű ipeshkev në ketë vjetë n’atë selě; por nuk i ngiati, pse Sapës, me 13 Kallnduer 1490, i u dha ipeshkëvi i vet. Ky kje Prosdocimi, nen të cillin u bŕ bashkimi i perjetëshem i Sardës me Sapë në vjetin 1491. Prosdocimi diq me 1500.

Me 1501 erdh Pieter Sterbinja. Ky në vjetin 1507 nodhi në Romë, e, si doli prej këtij qytetit, s’shkoi shum e diq, kah mbarimi i asajë vjetë a në fillim të vjetit mbrapa.

Mbas Pjetrit e xűni selěn, per gati kate vjett, qyshë me 1508, Domenik Garcia, françiskan, e me dekë të këtij u vű Ambros Montesini (1512), i cilli a diq a kje shperngulë shpejt nuk dihet; veçse me 1513 del Gjergji qi diq edhe ky shpejt fort; e prandej, në vjetin mbrapa (1514) u zgodh Didak Fernandez, domenikan. A erdh Didaku në ketë selě a jo nuk dihet, por dihet se administrimin e dieçezit e leshoi me  1516 a 16. Me 1516 shifet se do të vęhet nji Anonym, në mos kjoftë Pjeter Tallors, O. M. Mbas këtij ndjekë

Joannes Bonaventura de Valderame, O. Min.

Don Gaspër Gurakuqi, 1941

Referenca:

1) Permbi ket monastir shif “Diturija”, 1929 Nr. 3, fq, 85, e “Fletorja e Klerit Katolik”, 1931, Nr. X-XII, fq. 8.

2) Mbiemnin Sumë e kanë edhe dy ipeshkëvij tjerë të Sapës, qi ndjekin mâ vonë: Simon Suma e Lekë Suma. Ky mbiemen gjindet në shum vende: Në  rrethe të Shkodrës, permbi Drishtë e Boks, âsht katundi i Sumës, kund 520 frymë, të krishtenë e mohamedanë, prej kah kŕ rŕ në Shkodër shpija katolike e bujare e Kolë Sumës (Kolë Heqimi)

Në Nenshat âsht lagja e Sumaj. Banorët e kësaj lagje janë prej Gojanit t’eper, e kanë gojëdhanë se prej Sumet të Mbishkodrës kanë ardhënë Gojan e prej Gojanit në Nenshat. Në Gojan t’eper, në lagjen Martinaj, janë edhe sod Trojet e Sumaj. Në katund të Babës (Zadrimë) âsht lagja mohamedane e Sumaj, edhe këta prej Gojanit t’eper. Ndermjet të Baçlit e të Kodhelit (Zadrimë) thohet se âsht kenë nji katund Sumajsh, kund 60 shpija. Nji lagje Sumaj ndodhet në Barbullush – nji tjeter në Lurë – prep nji tjeter në Topizë të Krues. – Në Kalivaç të Mirëditës âsht shpija e Pjeter Voc Sumës, e ardhun prej Gojanit t’eper.

Fisi i Shoshit rrjedhë prej dy vllazensh: Gjol e Pepë Sumës. Në Giader (Zadrimë) gjindet nij sinjuer tokësh me emen Sumë – në Blinisht Plak-Sume – në Kallmet Boj-Sume. N’Arniet të Blinishtit, permbi nji vě, qindron endé sod në kambë qemeri i njajë ure fort të vjeter e të rrenueme Ura e Mari’ Sumës. Se ç’të perpjekun kŕ mujtë me pasë kjo urë me Marin Sumen ipeshkev nuk dihet; ndoshta Marini e kŕ goditë e i kŕ mbetë prandej emni i tij. Gjergj Suma “praesbiter Drivastensis (Mitglied der Familiae Summa, Thalloczy, v.q. I, 246) in sedem Scodrensem invasit eamque pertinaciter tenebat” mbassi në vjetin 1368 Urbani V pat emnue ipeshkev per Shkoder Antonium de Salutis. Por Papa, me nji leter të veten “Georgium ëxpelli, Antonium in Ecclesiae suae possessionem immitti iussit”.

 

Ekspresionizmi – revolucion arti gjerman

Stilin ekspresionist e përqafuan dhe e përpunuan letërsia, muzika, artet figurative. Por duhet shtuar se imazhe ekspresionishte përdorën edhe arkitektura dhe filmi.

Stili ekspresionist që u përdor në letërsi, muzikë dhe pikturë ndikoi fuqishëm në krijimtarinë e krijuesve. Përdorimi i tij në këto tri fusha të cilat kanë elementë të përbashkët, solli në krijimtarinë e kohës elementë modernë.

Letërsia me fjalën, muzika me tingullin por edhe artet figurative me ngjyrat dhe format ekspresioniste u bënë mjete të fuqishme komunikimi me publikun e kohës dhe brezat e ardhshëm. Ekspresionizmi ishte rrymë e rëndësishme dhe stil dominues në fillim të shek. XX, kryesisht në Gjermani. Stili kishte qëllim për të shprehur fuqitë mendore dhe shpirtërore të individit, të ndrydhura deri në atë kohë nga zhvillime të ndryshme politike, ekonomike dhe shoqërore.

Në pikturë dhe artet figurative bine në sy deformimet dhe kontrastet e forta të ngjyrave. Në letërsi merr përparësi e brendëshmja kundrejt përjetimeve sipërfaqësore. Muzika e kohës përdor sistemin a-tonal.

Vend të rëndësishëm, ekspresionizmi zuri në artet figurative. Termin e përdori H. Walden (Valden) për herë të parë në revistën “Stuhia”, e cila botohej në Drezden. Mjetet shprehëse të cilat i përdorën artet figurative ishin vizatimet pa komplikime, të thjeshtëzuara, linjat e qarta, ngjyrat me dritë dhe deformimet perspektive dhe anatomike.Skulptura ekspresioniste përdori format kubike dhe dritëhijet e forta. Pararendësit e stilit ekspresionist ishihn V. von Gogh (Van Gogu), Gaguin dhe E. Munch (Munç). Fillimi i përket vitit 1905, dhe pikërisht shoqatës së piktorëve të Drezdenit “Ura” (Brücke). Gjithashtu edhe punët e hershme të piktorëve të “Kalorësit blu” ishin ekspresioniste, ku përmenden W. Kandinski dhe Franz Marc (Mark). Më vonë shfaqen piktorët austriakë Oskar Kokoshka, Kubin dhe Beckmann. Bazat e ekspresionizmit abstrakt dhe pikturës abstrakte i vuri shoqata e “Kalorësit blu” nëpërmjet artistëve Klee (Kle) dhe August Macke (Make). Gjithashtu edhe Fauvizmi francez, me kufizime është paralel i stilit ekspresionist.

Në arkitekturë tendencat e

kësaj rryme u panë në punët e arkitektëve Poelzig dhe Mendelsonn (Mendelson).

Tregtari i veprave të artit Paul Cassirer (Kazirer) i ekspozoi punët e Eduard Munxh (Munsh) në kundërvënie të stilit ekspresionist, duke i karakterizuar ato si ekspresioniste. Libri i vitit 1926 me titull “Ekpresionizmi dhe filmi” i kushtohet artistëve Piet Mondrian, Wladimir Tatlin dhe May Ray (Mei Rei) ose Kurt Schwitters (Shviters). Vasili Kandinski ishte shembulli më radikal. Piktura e tij deri në vitin 1914, ishte konseguente në pikturën pa objekt të caktuar.

Hapësira kohore prej 1905 deri 1920, nënkuptonte vitet në të cilat situata politike dhe klima shoqërore gjetën shprehjen adeguate të stilit ekspresionist. Rezultatet e Luftës I Botërore, për lëvizjen ekspresioniste, u bënë një përjetim i rëndësishëm.

Max Beckman, Krichner, Heckel, Macke (Make), Mare, Kokoshka, Dix (Diks) e paraqitën veten si vullnetarë duke shpresuar se do të gjenin frymëzim të ri për artin e tyre. Shumica e artistëve rridhnin nga familje të ashtuquajtura “të mira borgjeze”.

Ekspresionizmi në muzikë

përfaqësohet nga kompozitorët e shkollës së dytë Vjeneze, Shchönberg (Shënberg), Alban Berg, anton Webern (Vebern).

Në fillim Shënbergu bëhet figura qëndrore e grupit të muzikantëve. Në mes të viteve 1903-1913, një brez i ri kompozitorëve si Vebern, Berg, Vellez, Stain (Shtain), Horovitz (Horoviz) u bënë anëtarë të këtij grupi. Idetë e propaganduara nga “Shkolla vjeneze” të cilat u sulmuan dhe u shpallën jashtë ligjit nga regjimi “nacional-socialist”, u sollën në Europë mbas 1945 “si shkolla e Shënbergut” dhe patën influencë të madhe në zhvillimet e pasluftës.Nga pikëpamja historike dy nxënësit e Shënbergut, Vebern dhe Berg patën influencë më të gjatë në zhvillimet muzikore. Vebern është vlerësuar si eksponenti më i rëndësishëm me format strukturore muzikore strikte.

Modelet e kompozimeve të Vebernit (përdorimi i teknikës së 12 toneve, jo vetëm tek intervalet por te dinamika dhe instrumentalizimi) u bënë model, ose doktrinë e krijuesve të tjerë të grupit. Por Alban Bergu (1885-1935) ishte i vetmi kompozitor, punët e të cilit arritën popullaritet të madh për dëgjuesit e këtij stili në të gjithë botën.

Krahas “Shkollës vjeneze” ekspresionist i madh ishte edhe Igor Stravinski.Ekspresionizmi gjen gjithashtu një vend të rëndësishëm edhe në letërsi. Të inicjuara nga K. Hiller në qershorin e vitit 1911 termi ekspresionizëm zëvendësoi shumë rryma të mëparshme në letërsinë gjermane (1910-1925), të cilat papritur hoqën dorë nga Natyralizmi, Impresionizmi, Jugendstil (stili i rinisë), Neoromantika dhe Neoklasicizmi. Protesta e ekspresionizmit në letërsi drejtohej kundër një vetëftohje të përgjithshme sociale si pasojë e strukturave shtetërore autoritare të kohës. Ekspresionizmi ishte kundër mekanizimit të jetës. Në këtë periudhë po “kërcënohej” ana shpirtërore dhe kishte shpesh parandjenja për një apokalips social (fundi i botës).

Lirika ekspresioniste përfaqësohej nga G. Trake. E. Stadler, më vonë nga Benn, Däubler (Diobler), K. Otten dhe Heym (Heim). Gjatë Luftës I Botërore u shfaqën proza e vogël dhe romani, me përfaqësues L. Frank, Max Brod. Werfel, dhe Döblin (Dëblin).

Dramaturgët ekspresionistë ishin Barlach, Toller dhe Werfel (Verfel). Gjithashtu edhe filmi u bazua në këtë stil. Në këtë fushë të njohur ishin regjizorët e rinj R. Wiene (Vine) dhe P. Leni.Krahas Gjermanisë një rëndësi të veçantë stili ekspresionist në letërsi pati edhe në Itali. Shkrimtari italian Filipo Tommaso Marinetti (1876-1944) paraqiti në “Manifestin e futurizmit” principet teorike të ekspresionizmit në letërsi.

Këto principe kishin në themel lirinë e plotë stilistike të poetit, e cila çonte në prishjen e sintaksës, trajtimin e temave politike në teatër dhe romani kishte si temë kryesore të tij teknikën dhe industrinë.

Ekspresionizmi në letërsi drejtohej kundër racionalizimit të shkencave pozitiviste dhe mbivlerësimit të shkencave natyrore. “Qëllimi i lëvizjes së re ishte rinovimi i njeriut”. Simbolistët francezë dhe filozofia e Niçes i hapën rrugë konsumimit të shpirtërores, duke qëndruar lart materiales, e cila çonte tek arti irracional. Ekspresionizmi kishte lidhje me Natyralizmin.

Ekspresionizmi qëndron në panteonin e artit dhe letërsisë botërore, duke u kthyer në themel një revolucion arti, i cili nuk ishte vetëm gjerman por edhe europian dhe më gjerë.

Qamil Gjyrezi

 

Zadrima në mesjetë

Në vitin 395 u bë ndarja e Perandorisë Romake më dysh: në të Perëndimit dhe të Lindjes. Pra u vendos e ashtuquajtura Vijë e Fodosit, që do të qëndrojë de fakto edhe në ditët tona në tërë zhvillimet ekonomike, shoqërore dhe pse jo edhe në konfliktet ushtarake. Iliria u përfshi në Perandorinë Bizantine me qendër Kostandinopojën dhe qëndroi nën të afro dhjetë shekuj. Pikërisht me Bizantin nis Mesjeta shqiptare dhe vazhdon deri më 1506 me pushtimin e plotë të Shqipërisë nga osmanët. Një nga të katër provincat në të cilat u nda Iliriku, ishte Prevali. Në këtë provincë me qendër në Shkodër, bënte pjesë Zadrima e asaj kohe. Në këtë periudhë u ndërtua një rrjet rrugor i rëndësishëm që vinte nga brigjet lindore të Adriatikut dhe vazhdonte në thellësi të Gadishullit Ballkanik, duke lidhur qytetet kryesore dhe zona me interes për kohën. Si kolonë kryesore që i lidhte ato ishte Via Egnatia. Degëzimet e saj ndiqnin luginat e lumenjve. Rruga nga Lezha në Blinisht, Sapë, Naraç, Danje, ka qenë një rrugë mjaft e vjetër, ndërtuar në fillim të erës sonë. Më vonë kjo rrugë do të riparohej dhe posa kalonte Blinishtin merrte drejtimin përmes fushës deri sa degëzohej për në Danje, vijonte më tej në Shkodër dhe më tutje deri në Zeta (Diakle), prandaj quhej Via Zeta. Meqenëse Perandoria Bizantine u dha leje sllavëve të vendosen në Ballkan, ata e sulmuan Ilirikun midis viteve 610-626 deri sa e shkatërruan plotësisht. Më shumë sllavë u vendosën në Ilirinë e Veriut, popullsia e së cilës nuk i bëri ballë asimilimit. Prevali humbi si emër dhe provinca u quajt Diakle dhe Zeta. Harta ekonomike ndryshoi shumë dhe shoqëria bëri një hap përpara. Në këtë kohë u zhdukën emrat e fiseve dhe formohen krahina jo vetëm me emra, por edhe me rite, zakone e norma të marra pothuajse nga tërë bashkimi i qendrave të banuara. U krijua një unitet mbi bazën e gjuhës, të territorit dhe të kulturës, por gjithnjë duke u mbështetur mbi një jetë të brendëshme ekonomike krahinore, duke u bazuar edhe në tregun dhe marrëdhëniet martesore, të cilat janë ruajtur deri vonë. Nga historia e Shqipërisë mësojmë se për periudhën historike nga shekulli VI-IX nuk gjenden dokumente dhe ilirët nuk përmenden më. Biles pati historianë e studiues të ndryshëm që i quajtën si të zhdukur ose të romanizuar, se në dokumentet bizantine popullsinë vendase e quajnë arbër dhe vendin Arbëri, por vazhdimësia Iliro-Arbëre-Shqiptare vërtetohet katërcipërisht nga të dhëna arkeologjike, gjuhësore dhe etnografike. Nëse në lashtësi ishte Gajtani nga kjo krahinë që rreshtohej nga vendet e rralla në Iliri që tregonte lashtësinë e banimit dhe në histori si “Kultura e Gajtanit”, tani duket se këtë detyrë po e kryen Kamani dhe ky hyri në histori si “Kultura e Kamanit”, duke dhënë kontribute të vlefshme në shkallë kombëtare dhe më tej.

Zbulimet arkeologjike tregojnë për pasurinë e një kulture unitare, e cila do të emërtohet si kultura arbërore e këtij qyteti të Mesjetës së hershme. Kjo kulturë u zhvillua në Arbërinë Veriore dhe të Mesme në shekujt VI-VIII. Është vërtetuar katërcipërisht se arbërit janë bartësit e kësaj kulture. Po cilët janë tiparet themelore të kësaj kulture?

Arkitektura e varreve, inventari i tyre dhe riti i varrimit. Këto zbulime na kanë dhënë një varg objektesh si: vegla pune, armë, stoli, enë prej balte etj. Stolitë janë me interes të veçantë, se lidhen mirëfilli me veshjen e sotme të gruas zadrimore, po ta zhveshim nga disa stilizime të thjeshta. Këto mjete zbukurimi janë prej bronxi, por edhe prej argjendi dhe të rrallat prej ari. Kjo tregon polarizimin ekonomik në Mesjetën e hershme edhe në trevat tona. Shumë na tërheqin vëthët, rrathët e qafës dhe gjerdanët. Motivet gjeometrike me të cilat janë zbukuruar stolitë arbërore vijnë nga fondi i kulturës ilire. Duhet të pranojmë se në të ka edhe elemente nga kultura e Romës dhe ajo bizantine, por e përpunuar nga ana e mjeshtërve vendas dhe e përshtatur me traditën arbërore. Në gjithë jetën ekonomike, në ndërtim dhe në përpunimin e bimëve, në veshje dhe në rite të jetës private të banorëve gërshetohen tradita e trashëguar vendase e influencuar nga ajo romake, bizantine dhe sllave në të gjithë jetën ekonomike të banorëve, në ndërtim e përpunimin e frutave dhe të perimeve, në veshje dhe rite të jetës private… Nga veshjet e antikitetit i arritën kulturës sonë të Mesjetës së hershme elemente me traditë mijëvjeçare. Zadrima ka një kontribut të veçantë në plan kombëtar në ritet e dasmës, të gëzimeve të ndryshme, duke pasqyruar lidhjet iliro-shqiptare nëpërmjet traditave të ruajtura në shekuj. Në dasmat në Zadrimë këndojnë të gjithë, ka valle masive, shkojnë të gjithë dasmorët meshkuj për të marrë nuse. Dasmorët lodrojnë mbi kuaj, lajmëtarët sjellin sihariqin në shtëpi të dhëndrit se po vjen nusja dhe gjithë gratë të shtëpisë dhe bijat e ardhura për dasëm dalin për të pritur nusen dhe e shoqërojnë atë me këngë në të gjithë fshatin, duke u kënduar këngë falenderimi atyre që qerasin krushqit me petulla, raki, mjaltë, djath, ullinj etj. A nuk përkojnë këto me dasmat e kreshnikëve si, p.sh. ajo e Zukut Bajraktar, i cili ka vetëm emrin të periudhës së myslimanizmit e të bajraqeve. Vallja e ngadaltë si dallga e detit e shoqëruar me fyej, zumare dhe bilbila është nga më të vjetrat në Ballkan. Ja dhe një kontribut tjetër që jep Zadrima në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë së kohës, por edhe në ruajtjen e traditave. Ritet e dasmës në këtë zonë na shpien thellë në lashtësi, kur nusja grabitej nga burri jo si plaçkë lufte, po si e zgjedhur e tij. Në këtë krahinë këndohet kënga humoristike që shoqëron vallen po humoristike masive, e cila është e pakët në Ballkan dhe në shkallë kontinenti.

Mijëvjeçari i dytë është i pasur me dokumente edhe për këtë krahinë. Diaklea filloi të zgjeronte territoret e saj edhe në Shqipërinë Veriore. Qendër kishte Shkodrën dhe kufiri i saj jugor ishte lumi Drin. Edhe rreziku norman u hap për Arbërinë. Pas shumë luftërash Buemudi u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe përsëri kufiri u vu në Drin. Krahinat në veri të tij mbetën nën shtetin serb të Zetës, kurse ato poshtë mbetën nën Bizantin. Shohim se shtete të fuqishme në periudha të caktuara kufizohen në Drin, duke e ndarë krahinën më dysh. Por zakonet e traditat, veshja e ritet e ndryshme ruhen me fanatizëm, duke mos pranuar kurrë asimilimin. Gjatë zhvillimit të marrëdhënieve feudale (shek. IX-XI) u shfaqën qendra të reja qytetare. Ndër ata qytete që përmenden në historinë e Shqipërisë është edhe Sarda. Në lashtësi kjo ishte themeluar si qendër banimi nga fisi i Sadeatëve, mendojmë se që në lashtësi ajo kishte qenë qytet, por ishte zhuar dhe zhvilluar përsëri si qendër qytetare si shumë qendra të tjera në këtë trevë. Principata e Arbërit ishte shteti i parë shqiptar. Epiqendra e kësaj principate qe familja feudale e Blinishtëve, domena kryesore e së cilës ishte fshati Blinisht i Zadrimës, emrin e të cilit e bartnin si mbiemër. Anzhuinët e arrestuan Vladi Binishtin dhe e dërguan në Brindizi për lidhjet e tij me serbët. Pasi ai u pajtua me Anzhuinët, këta i siguruan pronat, i dhanë një titull nderi që i siguronte më shumë privilegje se feudalëve të tjerë vendas. Më vonë, nipit të Vladit, Guljelm Blinishtit, i japin postin e marshallit të Arbërit. Kështu në shekullin XIV tradita shtetërore shqiptare u ngrit në një shkallë më të lartë. Pas vitit 1336 S. Dushani pothuajse pushtoi tërë Ballkanin. Ai shpronësoi pronarët shqiptarë dhe i largoi nga vendi, kurse pronat ua kaloi serbëve. Afërsisht në këtë kohë humbet familja feudale e Blinishtëve, se pas vitit 1319 nuk takohet më në dokumentet historike. Danja, Sapa, Blinishti, Shirgji etj., bëhen sheshe politike dhe ushtarake si dhe vende ku gërshetohen interesat e të fortëve të këtyre trevave. Kundër veprimtarisë së S. Dushanit u ngrit popullsia vendase e Diaklesë. Ajo ngriti krye për të mbrojtur pronat e trojet. Kryengritja drejtohej nga bujari zadrimor Dhimitër Suma. Bujarët shqiptarë dhe të huaj shfaqnin gjithnjë interes për këtë krahinë. Kështu Helena e Rashës (bijë e kontit Balduin të Flandrës, Francë dhe mbretëreshë e Serbisë) në gjysmën e dytë të shekullit XIII riparoi rrugën Lezhë-Shkodër, duke u kujdesur që t’u vinte objekteve të rëndësishme emra serb, si Ura e Shkinës, ndërtoi kishat e Balldrenit, të Kakarriqit dhe të Blinishtit. Ajo drejtoi një panair të madh në Shirgj, të cilin e frekuentuan tregtarë të ardhur nga të dy anët e Adriatikut. Më 1443 Nikolla Dukagjini çliroi së pari qytetin e Danjes për arsye të qarkullimit dhe të interesave doganore. Mesjeta e vonë është periudhë zhvillimi të suksesshëm për Zadrimën, por ajo ndodhet gjithnjë përballë rrezikut të pushtimit nga venedikasit, serbo-malazezët dhe feudalët shqiptarë. Republika e Shën Markut tregonte gjithnjë interes për këtë krahinë dhe qytetet e saj, se nëpër të kalonin mallra dhe gëlonte tregu i produkteve jo vetëm të saj, por i gjithë Veriut të Shqipërisë. Republika e Venedikut ngjante si gjarpër, herë ndihmonte dhe bashkëpunonte me shqiptarët, herë u fuste thikë pas shpine. Shohim se interesat e saj dalin herë hapur, herë fshehur. Ata janë të interesuar shumë për qytetet Shkodër, Lezhë, Danje, Sapë, Shirgj etj. Kjo republikë kërkon të lidhë miqësi me princër që zotërojnë këta qytete. Nga një dokument i muajit gusht 1399, mësojmë se Senati i Venedikut kishte aprovuar vendimin për të lidhur miqësi sa më të ngushtë me bujarin shqiptar nga Danja, Dhimitër Jonima. Bozhiqi bën përpjekje që këtë bujar ta bëjë malazez, duke cituar se ishte nga familja e Cernojeviqëve, por vetë akti burimor tregon se Dh. Jonima ishte bujar shqiptar nga Danja. Veprimtaria e Republikës do të gërshetohej me atë të rektorit të vet në Shkodër, që të lidhej me prijës e bujarë shqiptarë të zonës së Zadrimës, natyrisht krahas dhe disa zonave të tjera me interes. Kështu Republika miratoi veprimet e rektorit, i cili i premtoi Koje Zaharisë (prijës i Danjes) përkrahje dhe lidhi marrëveshje me Dhimitër Jonim Shqiptarin, siç shprehet dokumenti i kohës. Më vonë mësojmë se në këto treva sundonin Dukagjinët. Më 1417 rektori i Shkodrës hyri në marrëveshje me Gjergj Dukagjinin, i cili si zot i Sapës dhe i Danjes i dha Sinjorisë si prona fshatin Balldrini me 11 shtëpi dhe Kakarriqin me 15 shtëpi.

Në veprën e M. Shuflait mësojmë se Republika e Shën Markut ishte shumë e interesuar si gjithnjë për Danjen buzë Drinit dhe Shazin buzë Bunës. Asaj i kishte premtuar Gjergji II Balsha, por sundimtari i tyre ishte Koje Zaharia, i cili nuk pranonte t’i jepte kundrejt çfarëdo çmimi. Edhe në periudhën e Skënderbeut, Zadrima ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Pranë e pranë ishin dy principata të vogla, por me shumë interesa: njëri si pikë doganore e qarkullimit të dendur urban, ndërsa tjetra si vend i begatë për jetesë. Po ta vështrojmë që në lashtësi nëpërmjet gojëdhënave, Zadrima ka pasë gra e vajza të bukura, duke nisur nga Ashta e Zhavorrinës e deri te Irena që u përdor si pretekst në mes të Dukagjinëve dhe Zahariajve. Irena e bukur ishte bijë e prijësit të Zadrimës Lekë Dushmani, i cili nuk kishte fëmijë tjetër përveç Irenës, kështu që trashëgimia do t’i mbetej asaj dhe atij që do të martohej me të. Këto të dyja ishin principatat më të lakmueshme, jo vetëm për Dukagjinët e Skënderbeun, por kryesisht për venedikasit, të cilët duke përdorur në pamjen e jashtme bukurinë e Irenës e ndërsyen dukagjinët kundër pinjollit të vetëm të Danjes, Lekë Zaharisë, megjithëse vetë Irena, familja e saj dhe kleri vendas kërkonin që ajo të martohej me L. Zaharinë. Por Zadrima ishte principatë e begatë dhe Irena ishte e bukur, e zgjuar dhe i kishte hije derës së madhe të Dukagjinëve të kishin një nuse të tillë si ajo. Lekë Zaharia, Irena dhe të dy familjet që u bënë krushq qëndruan në të tyren për ta martuar Irenën me Lekë Zaharinë. Por a mposhtej krenaria e kthyer në mendjemadhësi e Nikollë Dukagjinit! A ndalej intriga e ndërtuar nga venecianët për të dobësuar Skënderbeun dhe për të pasë influencën e tyre në këto zona?! Kështu prijësit të Danjes iu ngrit prita, kur po kthehej nga kulla e Zadrimës, ku kishte nënshkruar kontratën e martesës me Irenën, u vra kur po kalonte pyllin e Kovinenit afër Drinit. Kjo vrasje ngjalli indinjatë te tërë popullsia shqiptare dhe te të gjithë prijësit e tyre, veçanërisht te Skënderbeu. Pas vrasjes së Lekë Zaharisë u kuptua fare qartë se kush ishin organizatorët e vrasjes dhe qëllimi e roli i Republikës së Venedikut. Në mes Venedikut dhe Skënderbeut pati një duel të gjatë se kush ta merrte Danjen dhe në fund pas shumë hilesh zotëruese e saj u bë Republika e Shën Markut. Zadrima në këtë kohë luante një rol shumë të madh në jetën politike dhe ekonomike të qyteteve Shkodër dhe Lezhë si dhe për tërë principatat e Lidhjes së asaj kohe. Ajo ishte furnizuesja kryesore e tregjeve të këtyre qyteteve me drithëra, perime, mish, ullinj, prodhime bulmeti etj. Duke pasur një veprimtari të gjerë antiturke të klerit të Dioqezës së Sapës dhe mbështetjen e Vatikanit për veprimtaritë politike patriotike pothuajse u bë epiqendra e princave të Lidhjes dhe e vetë Skënderbeut. Shumë nga takimet me princër shqiptarë i bënte në kullën e Zadrimës, shumë nga ditët e pushimit heroi i kalonte në kullën e Zadrimës. Pas vdekjes së Skënderbeut, si mbarë principatat shqiptare, u pushtua nga turqit. Qëndresa e kësaj krahine kundër pushtimit qe stoike dhe i kushtoi shumë humbje në njerëz, sa popullsia e saj u përgjysmua. Edhe ata që shpëtuan u detyruan të largohen në male për t’i shpëtuar ndëshkimit fizik. Kleri katolik, forca perëndimore antiturke dhe patriotët shqiptarë organizuan një lëvizje të fuqishme antiturke. Epiqendra e saj qe krahina e Zadrimës dhe drejtues qenë intelektualët euriditë të shek. XVII. E gjitha kjo veprimtari qe preludi i kuvendeve që do të organizoheshin në gjithë Arbërinë. I pari kuvend i organizuar për të konsoliduar dhe drejtuar kryengritjen antiturke u bënë kishën e Shënmërisë së Matit më 7 nëntor 1594, për të hartuar projektin e kryengritjes antiturke. Detyra të rëndësishme iu ngarkuan peshkopit Nikollë Mjekashi për të siguruar përkrahjen e papatit dhe të Perandorisë Austrohungareze. Kalorësve Tomë Plezha dhe Mark Gjini prej Zadrime iu ngarkuan detyrat e organizimit dhe të drejtimit të kryengritjes. Për të kërkuar aleatë dhe armë u dërgua në Venedik kalorësi Tomë Plezha. Më 3 shkurt 1595, fshehurazi venecianëve, Toma u takua me të dërguarin e Papës dhe i paraqiti atij projektin e kryengritjes dhe kërkesat e nevojat e kryengritësve. Nga një relacion i 4 majit 1596 mësojmë se kryengritësit kanë sulmuar Shkodrën dhe Lezhën, por kanë dështuar para forcave të shumta të Turqisë, por edhe nga përçarja që futën venedikasit ndërmjet kryengritësve si dhe nga informacioni që i dhanë perandorisë turke në lidhje me këtë kryengritje. Nga ky informacion turqit forcuan bregdetin. Për këtë arsye shqiptarët organizuan një kuvend tjetër në Blinisht të Zadrimës në manastirin e Shejtes Trini, e pagëzuar Shandertat (at. Santatrinitatem). Ky kuvend kërkoi ndihmë për shpëtim nga turku prej perandorisë Austrohungareze, një nga shtetet më të fuqishme të asaj kohe. Por përsëri venedikasit i kapën relatorët dhe çështja shqiptare pësoi humbje të madhe. Kuvendi i tretë ndërkrahinor u organizua në Derjan të Matit në vitin 1602. Pati përfaqësim tepër të gjerë. Nga 14 krahina të mëdha të Shqipërisë së Veriut, të Mesme dhe pak nga krahinat e Jugut. Ai vendosi t’i kthejë popullit lirinë si në kohën e Skënderbeut. Edhe këtë kuvend e drejtoi zadrimori Nikollë Bardhi nga Bardhajt e Sapës. Pas këtyre kuvendeve pati një lëvizje masive me propagandë e veprimtari tepër të organizuar nga partiotët dhe kleri katolik. U hapën shkolla në gjuhën shqipe dhe mësues në to u bënë priftërinjtë. Duhet të hynin idetë e Rilindjes për të emancipuar shoqërinë shqiptare të kohës, u botuan libra, u organizuan edhe kuvende të vogla në krahina e zona që idetë e kryengritjeve të shkonin deri te njeriu më i thjeshtë. Mund të themi se kjo lëvizje pati një organizim të përsosur e drejtim intelektualësh. Në vitet 20-30-40, kjo lëvizje arriti nivele të larta zhvillimi nën drejtimin e patriotëve e intelektualëve të ngarkuar me detyrat e ipeshkëvinjve Pjetër Budi nga Guri i Bardhë i Matit dhe Frang Bardhi nga Nenshati i Zadrimës. Në këtë kohë Shqipëria ka krijuar lidhje të afërta me disa vende perëndimore antiturke. Megjithë trysninë edhe presionet turke, zhvillohet tregtia, shkëmbehen mallra dhe qarkullojnë njerëz kryesisht nëpërmjet ndihmës së klerit katolik. Kolombi solli nga Amerika në Evropë farën e misrit. Ajo u mboll për herë të parë në Itali e pastaj u përhap në të gjithë Europën. Në Shqipëri u mboll për herë të parë në zonën e Blinishtit të Zadrimës. Këtë na e tregon Frang Bardhi në relacionet e vitit 1641 (6 prill), ku shkruhet se në fshatrat e Zadrimës është përhapur gruri dhe meli, kurse në zonën e Blinishtit edhe kultura e sorgos, që do të thotë misër. Kjo ishte krahinë e begatë në prodhime bujqësore dhe në pemtari. Këtu janë rritur të gjitha frutat, duke përjashtuar argumet. Këtu është rritur hardhia gjashore që për shumë kohë është quajtur “rrush vendi”, të cilin më vonë do ta kultivonin më mirë fshatarët e Kallmetit dhe do të pagëzohet me emrin “rrush Kallmeti”. Frang Bardhi na njofton se famullia e Shën Shtjefnit të Blinishtit ishte më e pasura në të gjithë famullitë e Veriut të Shqipërisë. Duhet mbajtur parasysh se Veriu i asaj kohe fillonte në Nish dhe vinte në afërsi të Zetës duke shkuar në juglindje deri në Vardar. Por presioni dhe dhuna e qeveritarëve turq nuk pushoi në këtë zonë. Edhe qëndresa e popullit ishte e pathyeshme. Kjo qëndresë shkaktoi humbje të mëdha në njerëz dhe në materiale. Një gojëdhënë na thotë se turqit dogjën një furrë gëlqereje me trupat e Zadrimorëve dhe të krahinave përreth në fshatin Mjedë për të detyruar popullsinë të kthehej në fenë myslimane. Mbase gojëdhëna është e hiperbolizuar, por njëkohësisht tregon edhe qëndresën stoike të popullit tonë për të ruajtur etninë dhe në këtë kohë ishte bërë një identitet “fe e atdhe” për shqiptarët, se të dy palët që të mbroheshin nga turku kishin nevojë dhe të gjithë këtë qëndresë e ideonin dhe e ushqenin me mendimin teorik klerikët shqiptarë.

Qëndresa e kësaj popullsie kundër turqve shkaktoi humbje të mëdha dhe në materiale. Gjatë luftës popullsia u përgjysmua. Edhe ata që mbetën, u detyruan të largohen në zonat malore përreth për t’i shpëtuar zhdukjes fizike. Tokat mbetën shkretë, u zhdukën vreshtat dhe u krijuan pyjet. U shpopullua edhe Shkodra, kurse Lezha u katandis në një fshat. Në këtë kohë vetëm nga fshati Blinisht janë larguar 13 fise, të cilët janë vendosur nëpër qytete, por edhe në fshatra të tjera nëpër Zadrimë, si në Gjadër apo Nenshat. Qendra e sundimit të Dukagjinëve u zhduk krejt dhe këtë fat pothuajse e pësoi edhe Danja. Pas vitit 1506 mësojmë se shumë shqiptarë largohen nga krahina për në qytetet, kryesisht në Ilirinë e Veriut, edhe përtej detit në Itali. Viti 1570 njihet si viti i hyrjes së myslimanëve në Zadrimë dhe në qytetet Lezhë e Shkodër. Në këtë krahinë ata vendosen në tokat e braktisura ose spostohen katolikët për t’u bërë vend atyre. Po në këtë vit tentohet për ta pushtuar, por nuk kishin rënë kështjellat e qyteteve dhe kështu sa hynin dhe iknin, se kishin frikë të qëndronin. Këtu erdhën edhe banorë të besimit katolik nga malet përreth dhe nga Kosova. Të ardhurit ishin edhe prej atyre që ishin larguar më parë, kur erdhën turqit dhe tani ktheheshin në trojet e tyre, por të asimiluar nga ana krahinore nga vendet nga vinin. Tani ishte hapur një kontradiktë e thellë në mes të banorëve vendas të mbetur në krahinë dhe feudalëve, njëra palë për t’u mbrojtur, kurse tjetra për të zhvatur. Nga shtimi i popullsisë me malësorë e shtoi qëndresën antifeudale në veçanti dhe antiturke në përgjithësi. Kjo vazhdon të jetë një krahinë urbane, biles me qarkullim të dendur për kohën. Më 1591 përmendet një han në Zadrimë (karvanara), ku bujtin udhëtarë e tregtarë të ndryshëm, kryesisht të viseve veriore që tregtonin në Durrës, Shëngjin, Lezhë, apo më larg. Ky han ka qenë në Blinishtin e vjetër shumë më parë se kjo datë e lartpërmendur. Themelet dhe rrënojat e këtij hani gjenden edhe sot në të njëjtin vend. Pranë tij është edhe sot një rrap i vjetër që ka qitë punila deri poshtë te rrënjët. Ai është mbi 600 vjeçar. Grindja në mes të banorëve dhe feudalëve vendas u thellua shumë pas ardhjes së malësorëve dhe bashkimi i interesave në mes të të ardhurve dhe vendasve. Kjo grindje e detyroi Sulltan Suljemanin e Dytë që t’i njohë kësaj krahine një pozitë më të privilegjuar. Kështu në fillim të shekullit XVII Zadrima u shpall “Vakëf” (pronë direkte e Sulltanit); Sulltanit i shkonin direkt të ardhurat e saj. A ishte vetëm kryengritja e banorëve që bëri këtë arritje për këtë zonë apo edhe ndonjë arsye tjetër? Dihet se kjo krahinë ishte e begatë në prodhime bujqësore dhe blegtorale. Prodhimet e bulmetit ishin nga më cilësoret në të gjithë perandorinë turke, mjalti, rrushi, bukëfiket kishin gjithashtu përqindjen më të lartë të sheqerit. Prodhonte të gjitha llojet e frutave si fiq, kumbull të butë e rrumbullake, ftua, pjeshkë, mollë, zerdeli, kajsi, ullinj, dardhë, kimçë, shegë etj. Verërat, djathi, bukëfiket, gjalpi, frutat që ruhen për dimër i shkonin si pronë direkte atij. Zadrima administrohej nga Xhabija dhe kadiu i krahinës të emëruar prej sulltanit për një kohë të caktuar, natyrisht e llogaritur në vite. Feudalët vendas dhe të huaj nuk ishin dakord me këtë ferman. Për t’u hakmarrë dhe për t’i detyruar zadrimorët të mos kërkojnë më tej këtë privilegj organizuan sulme grabitqare e shkatërruese siç qe ai i vitit 1610 dhe të tjera të mëvonëshme. Nga ky qëndrim i feudalëve, veçanërisht i atyre vendas, sulltan Sulejmani i Dytë dhe pasardhësit e tij u detyruan të nxirrnin për 100 vjet 500 fermane që e mbanin Zadrimën vakëf të sulltanit. Kjo tregon edhe rolin e madh ekonomik dhe politik që luante Zadrima në atë kohë si qendër shumë e rëndësishme e klerit katolik, të cilit turqit i trembeshin shumë, si krahinë e pasur për të cilën luftonin edhe feudalët vendas më me influencë, si krahinë që ishte në mes të dy qyteteve më të rëndësishme në Veri të vendit, se përshkohej nga një rrjet i mirë urban për kohën, si portë kryesore e zonës verilindore, duke filluar nga Kosova Veriore. Prandaj qe edhe një nga krahinat e pakta të Perandorisë Osmane që nuk u vendos sistemi i Timarëve.

Por feudalët vendas mbetën të papajtueshëm me këtë status dhe bënë të gjitha përpjekjet për ta futur nën zotërimin e tyre. këtë e realizoi veziri i parë shqiptar i pashallekut të Shkodrës, Mehmet Pashë Bushati nga bushatlinjtë e Shkodrës, nga fshati që i bartnin mbiemrin. Ai e realizoi këtë rreth viteve ’80 të shek. XVIII. Por mbas pak kohësh edhe ky qeveritar osman u detyrua t’i njihte kësaj krahine pozitën më të privilegjuar që kishte ajo me simotrat e saj, duke mos vendosur përsëri sistemin e timareve si më parë. Përsëri feudalët vendas nuk u kënaqën, kështuqë erdhën duke ia shtuar taksat dhe duke varfëruar jetën e fshatarëve. Rrethanat që kishin nisur rrugën e krijimit në fillim të shekullit XVII, u acaruan në kulm dhe u bënë shkak për një pakësim të popullsisë në Zadrimë. Shumë familje vajtën në qytetin e Shkodrës, por edhe në Durrës, Tivar e Dubrovnik (Raguzë). Pati edhe familje që kapërcyen detin dhe u vendosën në Trieste apo në Venecia. Nëse shpopullimi i fundit të shekullit XV dhe i fillimit të shekullit XVI u bë për një periudhë të shkurtër, se ishte i ngutshëm, kjo shpërngulje pati ngadalësi. Sigurohej vendi, puna e jetesa pastaj bëhej lëvizja. Kjo shpërngulje zgjati afro 200 vjet deri në fillim të shekullit XIX. Ky shpopullim nuk qe aq i madh sa i pari. Banorët që u larguan dhe u vendosën në qytetet shqiptare treguan se vinin nga një zonë e zhvilluar, se bartnin veçori mirësjelljeje të njerëzishme si fqinjësia e mirë, respekti, toleranca, dashuria për punën dhe për dijen. Familjet e ardhura nga Zadrima u bënë dominante në qytetin e Shkodrës. Emrat e të gjithë fshatrave të Zadrimës (duke përjashtuar Blinishtin) që nga sakji më jugor i saj Merqi, Raboshtë, Balldre e deri në rrethinat e qytetit familjet më të dëgjuara, veçanërisht ato intelektuale, kanë si mbiemër emrin e njërit prej këtyre fshatrave të kësaj krahine. Ndonjë i tillë gjendet edhe në Ulqin, Tivar apo Dubrovnik. Kjo shpërngulje solli rezultate mjaft negative për këtë krahinë, sa shumë fshatra u zhdukën si: Zhavarrina, Kangagjeli, Bundeja, Raska, Dukajt, Bunejt, Mjeda e Sipërme etj. Disa prej tyre edhe ndërruan vend për arsye të sëmundjeve shfarosëse si lija, kolera, mortaja, hasalleku (një sëmundje e panjohur) por edhe nga përmbytjet e lumenjve Drin e Gjadër. Të larguarit shkuan në kodra dhe në vende më lart mbi nivelin e detit si Blinishti, Pistulli, Pirajt, Paçrami, ose zbritën nga malet e kodrat më pranë rrugëve e shërbimeve si Nenshati. Në këtë kohë u krijuan edhe fshatra të tjera si Paçrami, Baqli, Fishta, Shelqeti etj.

Pjetër Gjoni

 

Amoraliteti i klasës politike në 12 vite tranzicion

Mbas 12 vitesh tranzicion, shoqëria shqiptare gjendet e zhgënjyer me klasën e vet politike e cila e ka përfaqësuar në mënyrë të pandershme. Ajo jo vetëm nuk e ka mbajti asnjëherë premtimin dhe kontratën, por jo rrallë, me pafytyrësinë dhe amoralitetin e saj ka vepruar kundër popullit të vet nga ajo ka origjinën. Ky realitet falso dhe mashtrues i ka rrënjët në të kaluarën e pashembullt që përjetoi shoqëria shqiptare në 50 vite të diktaturës.

Klasa politike shqiptarenë 12 vitet erdhi si rezultat i shpërbërjes ose copëtimit të partisë së punës mbas viteve 90-të. Ajo mban vulën e Ramiz Alisë, i cili është dhe ideatori i krijimit të saj sipas marrëveshjes së Katovicës të servirur nga Gorbaçovi. Dënimin kapital që e pësoi Nikolla Çaushesku dhe përkrahësit e tij besnikë ishte jo vetëm një mësim, por edhe një shans për Ramiz Alinë. Ky i fundit jashtë vullnetit të tij u tregua i moderuar për të shpëtuar veten dhe njerëzit e diktaturës. Ai dhe njerëzit e tij pranuan për momentin, marrëveshjen për kalimin e pushteteve në rrugë paqësore në duart e sigurta të njerëzve më të besueshëm të të njëjtit lloj. Këto të fundit do të shanin, do të mallkonin me tërë forcën e tyre të parët e tyre. Dikush edhe do të pranonte ndonjë dënim të vogël me qëllim që populli të qetësohej dhe më vonë si shpërblim i sjelljes të rifitonin privilegjet e humbura. Ndryshimi nuk erdhi papritmas. Çdo gjë ishte parashikuar në kohën e duhur dhe “baballarët e kombit” ishin përgatitur për këtë ndryshim. Kështu i zoti i shtëpisë ishte përgatitur për dasmën dhe nxitoi të ftonte dasmorët pasi tryeza ishte shtruar. Në krye të tryezës qëndronte i zoti i shtëpisë ndërsa në të majtë dhe në të djathtë qëndronin dy miqtë më të ngushtë të të zotit të shtëpisë të cilët ishin miq prej kohësh. Nuk e dio nëse qitën short në zënien e vendeve apo ishte preferenca e të zotit të shtëpisë pasi burri që rrinte në të djathtë kishte të njëjtën origjinë me të zotin e shtëpisë. Miku që rrinte në të majtë u quajt i majtë ndërsa ai që rrinte në të djathtë u quajt i djathtë. Pastaj në të majtë dhe në të djathtë vijonin miqtë e tjerë të cilët u vendosën me radhë sipas rëndësisë dhe miqësisë që kishin me të zotin e shtëpisë.

Burri që rrinte në të djathtë ishte i përzgjedhuri i të djathtëve dhe do të përpiqej që dasma të shkonte sa më mirë që i zoti i shtëpisë të nderohej. Kështu do të veprote edhe i përzgjedhuri i majtë. Kjo marrëveshje ishte bërë që në fillim dhe kishin rënë dakord edhe dasmorët e tjerë. I zoti i shtëpisë vuri re se në të djathtë kishin tepruar edhe shumë karrige të tjera dhe tryeza duhej mbushur plot. Atëherë ai dha urdhër që të thirreshin edhe të ftuar të tjerë të clëve ua kishte borxh prej kohësh. Ai donte që të gjithë të mbeteshin të kënaqur. Dasma u bë aq e madhe sa në tryezë erdhën edhe të paftuar. Por populli thotë: I paftuar, i papërcjellur. Tashmë dasma ishte gati për të filluar. Në mesin e tavolinës qëndronte një kulaç i madh i gatuar qysh më parë për të ftuarit. Kulaçi, sipas traditës së vjetër të baballarëve në mënyrë simbolike përfaqësonte mollën e Evës dhe të Adamit. Ata të cilët do të hanin nga kulaçi bëheshin vëllezër gjaku dhe e kishin për detyrë të nderonin të zotin e shtëpisë.

Kulaçi sipas zakonit të ri ishte ndarë në dy pjesë ku gjysma e majtë ishte shumë më e madhe se gjysma e djathtë megjithëse në të djathtë të tavolinës ndodheshin më shumë njerëz pasi aty ndodheshin edhe të paftuarit e shumtë. Këtu dukej qartë se ishte bërë një hile e madhe nga i zoti i shtëpisë duke i dalluar të ftuarit e dasmës. Në fillim mori gjysmën e vet burri që rrinte në të majtë të të zotit të shtëpisë dhe ua ndau racionet sipas radhës dhe nuk patën probleme mes njëri-tjetrit. Pastaj i erdhi radha dhe mori gjysmën tjetër burri që rrinte në të djathtë. Ai megjithëse i pakënaqur, filloi të bënte atë që bëri burri në të majtë, pasi ai kishte më eksperiencë në këto gjëra. Por pa shkuar tek gjysma e të ftuarve, kulaçi u mbarua dhe burri në të djathtë u gjend në hall dhe i turpëruar para të ftuarve të vet. Ai, për këtë shkak me gjithë premtimin e dhënë filloi të protestonte te i zoti i shtëpisë. Të ftuarit dhe të paftuarit u rebeluan dhe filluan të mbështetnin me protesta burrin që qëndronte në krye të tyre, rebelimi nuk ishte vetëm kundër të zotit të shtëpisë, por edhe kundrejt të majtëve që mbushën barkun plot dhe mbanin edhe teprica. Edhe të majtët duke mbrojtur të zotin e shtëpisë u treguan më besnikë ndaj tij e filluan t’ua kthenin të djathtëve me të njëjtën monedhë.

Njëri nga të paftuarit e djathtë i pakënaqur nga i zoti i shtëpisë, kërcënoi se do ta nxirrte nga shtëpia atë dhe do të bëheshin vetë zotër të shtëpisë, pasi ai u kishte shumë borxhe atyre. I zoti i shtëpisë ndërhyri menjëherë duke i thënë të paftuarve që të mos nguteshin pasi ata nuk i dinin të gjitha. Ata nuk e dinin marrëveshjen që kishte lidhur i zoti i shtëpisë me dasmorët. Të paftuarit ishin shumë. Disa e morën vesh marrëveshjen qysh në fillim, disa vdiqën dhe nuk e morën vesh asnjëherë, dhe disa të tjerë nuk e kanë marrë vesh ende këtë marrëveshje. Ata që e morën vesh në fillim u nxorën jashtë nga i përzgjedhuri i të djathtëve. Ka edhe nga ataq që preferuan të heshtnin pasi ato mund ta pësonin si të tjerët. I zoti i shtëpisë nga frika e të djathtëve i ftoi të majtët edhe për shkak të lidhjeve më të ngushta që kishte me ta, të merrnin nga pasuria e shtëpisë sa të mundnin, para se të zaptonin të djathtët e rebeluar, për shkak të borxhit të vjetër që u kishte atyre. Dhe ashtu u bë. I zoti i shtëpisë e la shtëpinë e shkretë dhe iku duke ua lënë bosh në duart e të djathtëve. Edhe të djathtët morën çfarë gjetën, atë çfarë u kishte tepruar të majtëve dhe u bënë zotër të shtëpisë. Të djathtët të gjendur me duar bosh filluan të kërkonin dhe të lypnin ku të mundnin, pasi ato premtuan se do të jenë besnikë ndaj bukës së dhënë. Por përsëri punët nuk po shkonin mirë. Të zotët e shtëpisë duke menduar më shumë për veten po tregoheshin egoistë dhe të padrejtë edhe me të majtët por edhe brenda anëtarëve të familjes së tyre. Kështu ata po tregoheshin mosmirënjohës dhe jo besnikë ndaj bukës së dhënë dhe bukëdhënësit për këtë shkak vendosën t’i ndërpresin ndihmat e tyre. Të majtët po tregoheshin më të kujdesshëm dhe po përfitonin nga sherri në mes të të djathtëve. Udhëheqësi i të djathtëve nuk po tregohej besnik as ndaj të vetëve, ndoshta për shkakun e premtimit të dhën dhe kjo u interesonte të majtëve. Udhëheqësi i të djathtëve i gjendur në krizë besimi vendosi t’ua mbyllë gojën të vetëve duke u dhënë letra me vlerë të cilat do t’ua kthente më vonë në pasuri. Por kjo nuk ndodhi asnjëherë dhe të djathtët u zemëruan më shumë ndaj udhëheqësit të tyre. Ky i fundit u mjaftua duke u dhënë pjesë të pasurisë vetëm atyre që mbante lidhje të vjetra dhe atyre që nuk po i nxirrnin probleme. Të tjerëve u tergoi forcën dhe i përçau për t’i sunduar më lehtë. Të majtët zotëronin pjesën më të madhe të pasurisë dhe e dëgjonin më shumë të zgjedhurin e tyre dhe për këtë shkak udhëheqësi i të djathtëve ua futi në burg të zgjedhurin e tyre. Por ata jo vetëm s’e braktisën të zgjedhurin e tyre, por qëndruan edhe më shumë pranë njëri-tjetrit. Të majtët duke përfituar nga nevoja e të djathtëve ua morën edhe atë pak pasuri që u kishte mbetur duke u premtuar shumëfish dhe për këtë të djathtët morën garanci nga udhëheqësi i tyre i cili përsëri i lanë baltë të vetët. Të majtët u forcuan aq shumë saqë ato ishin në gjendje t’ua merrnin edhe shtëpinë të cilën e kishin humbur në fillim. Dhe ashtu u bë. Edhe pse u bë luftë nga të djathtët, ata e dorëzuan shtëpinë lehtë duke ua lënë bosh ashtu siç e kishin marrë në fillim. Të majtët vazhdojnë të jenë të zotët e shtëpisë të trashëguar nga baballarët. Pasuria e tyre vazhdon të shtohet me shpejtësi pasi të ftuar janë pak ndërsa të korra janë shumë. Të djathtë vazhdojnë të punojnë si më parë në shërbim të të majtëve. Më në fund plani i të zotit të shtëpisë u bë realitet. Të zgjedhurit e mbajtën fjalën dhe e morën shpërblimin sipas premtimit të dhënë. Vërtetë që kulaçi u bë mollë sherri.

Tani udhëheqësit e këtij populli i sundon mëkati dhe s’ka asnjë mundësi për pendim. Plani i Katovicës, tashmë është realizuar me sukses. E ashtuquajtura e majtë tashmë përfaqëson kapitalizmin, shtresën e të pasurve në Shqipëri. E ashtuquajtura e djathtë përfaqëson të majtën shqiptare pasi ajo përbën shtresën e të papunëve dhe të varfërve të cilët kanë nevojë për përkrahje ekonomike nga shteti. Të ashtuquajturit të majtë do të vazhdojnë të mbajnë pushtetin pa shtet, deri sa ato të deklarohen të djathtë.

Të majtëve sot nuk u intereson shteti pasi ato s’mund të ngrenë armët kundra vetes. Pozicionimi i tyre djathtas do të bëhet vetëm atëherë kur ato të ndjejnë nevojën e mbrojtjes së kapitalit. Vetëm atëherë do të kemi një vizion të qartë mbi fizionominë e klasës politike shqiptare, ku partitë politike do të zënë vendet e veta sipas interesave të kapitalit. Dhe nëse arrihet kjo, të djathtët e ri do ta keni më të lehtë mbajtjen e pushtetit, pasi ato zotërojnë kapitalin dhe gëzojnë mbështetjen e Europës. Por amund të arrihet kjo me një kapital të krijuar në rrugë abuzive në kurriz të një varfërie ekstreme. Ndoshta nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi e majta shqiptare si trashëgimtare e partisë së punës kishte të lidhur rreth vetes maksimumin e inteligjencës, njihte mekanizmin e shtetit, kishte eksperiencë juridike dhe zotëronte kapitalin kolektiv në Shqipëri. Ndoshta këtë pati parasysh Gorbaçovi i cili u laurua edhe me çmimin Nobel. Por e keqja nuk qëndron këtu. E keqja qëndron te mëkati. E majta shqiptare vazhdon të jetë ateiste pa zemër, pa shpirt, në veprim. Ajo në vend që persekucionit t’i kthente borxhin dhe t’i kërkonte falje për të kaluarën, përkundrazi vazhdon ta diskriminojë jo vetëm ekonomikisht por edhe moralisht. Është kjo arsyeja që shoqëria shqiptare nuk mund të dalë nga gremina ku është fundosur.

Një borxh të madh i kanë shoqërisë shqiptare e ashtuquajtura udhëheqje e të djathtës të cilët na çuan nga triumfi në zhgënjim. Mëkatin e ka e gjithë klasa politike shqiptare. Mëkatin e kemi të gjithë ne që zgjedhim e pranojmë dhe e duartrokasim të keqen. Klasa politike është produkt i një qytetërimi dhe nëfund të fundit përfaqëson vlerat e atij qytetërimi. Është për t’u përshëndetur politika e jashtme europerëndimore që ndiqet sot, por që s’ka asgjë të përbashkët me politikat dhe ecuritë e reformave brenda vendit.

Vetëm zgjidhja e kësaj kontradikte do ta shpëtojë shoqërinë shqiptare nga kriza e besimit, zhgënjimi kolektiv dhe do të bëjë të mundur hapjen e portave për hyrjen e Shqipërisë në familjen europiane.

Ing. Vasel Zefaj

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu